Namik Selmani/
-Tregim-
Pasi kishin dërguar lule të freskëta dhe ishin përulur me nderim te varri i Fan Nolit dhe Faik Konicës, grupi i delegacionit të drejtuar nga Kryeministri i Kosovës zoti Albin Kurti, ambasadori i Kosovës në SHBA zoti Ilir Dugolli etj bënë takimin me shqiptarë të Kosovës të Shqipërisë të dy tre brezave në Kishën e Shën Gjergjit të Bostonit ku dikur ka meshuar Fan Noli dhe ka hapur dyert Federata Panshqiptare VATRA. Ishte kësaj radhe Shoqata “Kosova” që kishte organizuar takimin e zotit Albin Kurti.
Kur ishin mbaruar fjalimet përshëndetëse të Atë Theofan Koja, të zotit Albin Kurti ishin bërë fotografitë e rastit, në drejtimin e zonjës Neka Doko përgjegjsja e misionarja e Bibliotekës “Fan Noli” nisi një procesion jo i zakonshëm që nuk kishte lidhje me ritet e zakonshme fetare.
Që nga viti 2012 që ishte dhe viti I 100-vjetorit të Pavarësisë në mjediset e Bibliotekës “ Fan Noli” ajo ka ngritur dhe një Qender Kulturore ku kryhen mjaft aktivitete me grupmosha për edukimin patriotik, po ajo ditë maji ishte krejt e veçantë për të.
Ballë entuziazmit që kishte sjellë fjalimi i kryeministrit Kurti dhe I Atë Theofan Kojës, ra pak qetësi Një qetësi sublime që ta japin flamujt aq më tepër kur ti je pjesë e emigrimit e flamuri është pjesë e identitetit tënd kombëtar
Të gjithë e kuptonin se ishte më shumë se kaq.
Pranë altarit u shpalos një flamur krejt i ndryshëm në dezainj nga ato që kemi parë e shohim zakonisht. Kjo ishte e papritura e parë. Me dhjetra duar të pjesëmarrësve u drejtuan nga ai dhe zonja Neka me qetësinë, maturinë e kulturën që ka nisi të rrëfejë. Me një zë pak të dridhur. Ishte në rolin e një cicëroneje mjaft të aftë të shqiptarizmit, tregoi historinë etij . Kishte majft emocion
Kujtonte vitin pak të largët 2008 kur ajo ishte një ndër organizatoret e meshës së 100-vjetorit të Meshës së parë shqipe. Rrëfente për gruan qëndistare që askush nuk ia ka mësuer emrin. Regjsori, poeti Fuat Memelli nxitonte që të fiksonte momentin.
Pas librave, fotografive, dukej se flamuri 114-vjeçar është krenaria e Kishës, e mbarë shqiptarëve të Bostonit dhe Amerikës. Pa dyshin dhe vlerë e historisë së kombit tonë.
2.
Këmbanat e gëzuara të kishës së Shën Gjergjit më 22 mars të vitit 1908 ishin nga më të gëzuarat e atij qyteti të vjetër të mençur. Që do të bëhej në shekullin që do të vinte “Kryeqyteti i shqiptarëve” Po bëhej mesha e parë e në krye të saj ishte ai i madhi, i urti, vizionari, diplomati i ardhshëm politikani, oratori, përkthyesi, poeti studiuesi Fan Noli. Ishte vetëm 26 vjeç e të gjithë e besonin në atë që do bënte. Në atë që po jetësonin në vite e që më vonë do të bëhej vatra e shqiptarizmit.
Patjetër veç flamurit amerikan duhet dhe identiteti i kombit, të cilit iu përkisnin.
Duhej një flamur I madh, i bukur, dallues qoftë edhe nga kombet e tjera që kishte Bostoni.
E këtu do të dilte krah burrave një grua që mbeti anonime në historinë e kishës e të shqiptarizmit. Po e quajmë Elvira këtë grua që kurrë nuk ia ditën emrin.
Kishte ditë që e dinte atë datë-festë për kishën e mbarë shqiptarinë në Boston e në mbarë Amerikën Nuk ishte vështirë që në dyqanet e Bostonit të gjeje një copë të kuqe të zgjedhur për të bërë një flamur.
Po cilën shqiponjë do të vendoste në këtë cohë kaq të madhe?
Pa dyshim nuk do të kishte mbaruar një shkollë pikture ër ta bërë një gjë të tillë
Historia e mëvonshme na tregon se ajo kishte pyetur burrat patriotë të Korçës për flamurin që kishte bërë Shoqata e Shqiptarëve të Bukureshtit në Rumani
Me ditë të tëra “ Marigoja“ bostoniane e ka qëndisur si shqiponjën krejt të veçantë nga të gjithë flamujt që janë bërë edhe në këto 114 vite më pas.
Në atë ast duke e parë duke e prekur unë dhe tërë ata shqiptarë që kishin ardhur nga Njy Jorku, nga Kosova, nga Shqipëria e ishim bashkuar në një kishë ku valëviteshin flamuri amerikan ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, përfytëronin punën disaditore të asaj zonje emigrante të parat që vinin në Boston. Sytë e saj do të kenë qenë të mbushur ne kaltërsinë e diellin e brigjeve amtare, këngët e kurbetit që këndoheshin te Lëndina e Lotëve apo dhe këtu në shtëpitë e ulta të Bostonit.
Pa dyshim dhe Himnin e Flamurit me një tekst që vinte po nga një poet që jetonte në Rumani.
Nuk tregojnë kronikat se çfarë i tha për flamurin atë ditë Fan Noli. Nuk dimë të ketë shkruar për të në veprat e tij. As për atë grua ptriote që me të hollat e saj po I bënte Kishës një nga dhuratat nmë të vyera që edhe sot mbetet relikja më e bukur.
Për 100 vite me radhë flamuri shoqëroi ceremoni të shumta në festat fetare, në mortet e mërgimit, në Festat e Flamurit.
Në 30 vitet e fundit mjaft udhëheqës e personalitete të larta të Shqipërisë të Kosovës, Maqedonsë së Veriuit, Malit të Zi etj janë njohur me të e kanë prekur kanë medituar me një peng vitesh që nuk ia mësuan dot emrin asaj gruaje të mirë që e qëndisi atë. Edhe miqtë amerikanë janë befasuar nga kjo punë arti dhe patriotizmi.
.. Dhe erdhi 22 marsi I vitit 2008
Drejtoresha e Bibliotekës së pasur noliane pranë Kishës së Shën Gjergjit zonja Neka Doko që vjen nga Berati ku Noli dikur gati 100 vite më parë, më 1922 do të themelonte Kishën Autoqefale Shqiptare, kishte përgatitur një të papritur mjaft të bukur dhe emocionuese.
Atë ditë ceremona bëhej nën kujdesin e madh të Peshkopit Atë Artur Liolin një vazhduesi te denjë të Fan Nolit. Bashkë me meshën e 100-vjetori iu folën shqiptarëve të asaj feste të vërtetë kombëtare dhe fetare historinë e flamurit.
Disa ditë më parë zonja Neka me një mision të ri, si një vazhduese e denjë e mentarisë noliane, po dhe për ta bërë më të njohur punën e asaj qëndistareje anonime, shkoi në disa studio dhe bëri pastrimin e tij. Një lloj restaurimi pas një shekulli jetë në këtë kishë. në këtë qytet. Ishte bekimi i së ardhmes dhe një amanet i pashkruar i gruas anonime.
Duart e saj që kishin shfletuar libra të mjaft gjuhëve, atë ditë kishin marrë misionin e përkëdheljes së flamurit në emër të qindra e mijëra nënave emigrante të Amerikës.
Akoma dhe sot kujtohen fjalët e përndritura të Atë Liolinit atë ditë:
“Në botën dhe kohën që ne jetojmë duhet kuptuar fort mirë që dialogu, ndjesa, mirësjellja, autokritika dhe gjakftohtësia janë shumë të rëndësishme për vetë njeriun. Jo vetëm fetare, shpirtërore e hipotetikisht kanë edhe rezonanca vitale në shoqëri e në qeverisje. Shërimi që vjen me përulësi ndihmon jo vetëm kur falet tjetri, por forcon urtësinë për të tjerët, i jep njeriut perspektivë për të ardhmen”.
Atë ditë ishte Shoqata Shqiptaro-Amerikane MASSBESA nikoqire e aktivitetit.
…Duke folur me të pas përcjelljes së delegacionit të Kosovës, emocionet na dërguan në kohët e shkuara, po dhe në ato që vijnë. Na dukej ende se kishim zgjatur duart te ai flamur. Na dërguan dhe në Njy Jork kur në ato çaste bëhej varrimi i dy shqiptarëve të shquar të Federatës Panshqiptare VATRA ish-kryetarit të Shoqatës VATRA dr. Gjon Buçaj dhe të ish-kryeredaktorit të gazetës “Dielli” Dalip Greca që ndërruan jetë këto ditë. Një minutë zi para atij flamuri ishte kujtesë e bukur.
3.
…Neka na thotë se së shpejti flamuri do të jetë me një paraqitje tjetër më sublime. Diçka me teknikën luvriane e të muzeve më të mirë e më të mëdhenj të botës.a
Ai do na zgjojë Noliadën për të cilën kemi e do të kemi nevojë në shekuj.
Dhe ka të drejtë. Përvjetori i Pavarësisë besoj se do e realizojë këtë gjë. Mbase dhe shpirti i larësuar i gruas nikoqire qëndistare patriote do jetë më i qetë në botën e përtejme.
Me dëshirën e saj dhe tonën që të mbesë pjesa më e vyer e shqiptarizmit.
Nuk u dëgjuan këmbanat në atë ditë maji, po “këmbanat” e kujtesës për atë grua për flamurin, sikur dëgjoheshin në çdo zemër të atyre që u bënë dhe pjesë të kësaj historie të bukur.