Alfons Grishaj/
NENA/
Ikona e Genesis* .
Lot’ i kristaltë…
Dy kromozome XX
Një gjurmë jete,
Një frymëmarrje…
Trokthi i zemrës
Në sinkron me sytë e shpresës
Në çdo kënd përtej imagjinatës.
Nëna, na afron pulsin e kohës,
Reflektimin fëminor prej nëne,
Mbrojtjen e një shqiponje.
Nëna ndan çdo gëzim me ne,
Por dhimbjen kurrë!
Kulmi i gëzimit të saj,
Thirrja e sakrificës sublime.
Nëna , blerimi i jetës sonë imortale,
Zemreku i Genesis,
Magjia e misterit të gjithësisë.
***
Genesis*= Bibël, fillimi i jëtës në tokë …, krijuar nga Zoti.
Saturday, May 7-Michiga
Nënave
Ti flë gruanënë ,por trupi është i zgjuar
Prej energjisë së udhëtimit shpirtëror,
Ku qelizat e mundit rriten në krahnor
Për punët tua që nuk kanë të mbaruar.
Dhe agimi është e njëjta ditë si më parë
Si ora e tokës rreth fuqisë diellore,
Nektari i djersës fryti i fuqisë ciklore
Gëzohet nga lodhja dhe kur hiqet zvarrë.
Dhe zemra punon mbi normën njeri
Për dashurinë e të gjitha dashurive,
Për familjen e shenjtë e lumturive,
Kur dimri ulërin si ujku në acar e veri.
Mosha zbret ashtu si rritej kur qe fëmi
Përditë nga një dhimbje përreth saj,
Sytë në venitje mbushen shpesh në vaj
Se shkrihet ngadalë sërish bëhet kërthi.
Dhe mëshira jonë herë e pamëshirë
Për zotin tonë që u beku nga i epërmi Zot,
Prej idhullit gastare e thyer , na vjen ndot
Prej rinisë gënjeshtër plandos në rrëpirë.
Shtegton energjia pattern, mbretëresha nënë
Mbi kokat tona buzëqesh dhe qan sëri,
Transparent shpirti i lehtë, i lirë e pa mëri
Bekimin, dashurinë mbi tokë lënë!