• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ODISEJA E BATALIONIT SHQIPTAR TOMORI NË GREQI

June 10, 2017 by dgreca

Tregim nga Naum Prifti/

Qeveria Greke edhe sot e kësaj dite vazhdon të thotë se Shqipëria I shpalli luftë Greqisë më 1940 ndaj pretendon se është akoma në gjendje lufte me Greqinë.Pretendim më absurd as mund të gjendet nga që bie ndesh me faktet e njohura historike, por ata vazhdojnë të pretendojnë mbasi nuk kanë hequr dorë nga synimet e tyre aneksioniste ndaj territoreve shqiptare të cilat I quajnë VorioEpir, shqip domethënë Epiri I veriut që shtrihet nga skajet më jugore të Shqipërisë që shënojnë kufirin e sotëm me Greqinë deri në lumin Shkumbin.

Dihet se Shqipëria u okupua nga Italia fashiste me 7 prill 1939 dhe dihet mirëfilli së paku në këto 2000 vjet të historisë as një shtet I okupuar nuk I ka shpallur luftë një shteti Sovran për arsye të pamundësisë ligjore dhe praktike. Shqipëria më 1940 s’kishte as ministri të Jashtme, as konsullata në vendet e tjera për arsye se të gjitha veprimet me shtetet e Jashtme kryheshin vetëm nga Italia. A ka qeveria greke ndonjë notë a deklaratë nga Ministri ynë I Jashtëm se Shqipëria I shpall luftë Greqisë. Nëse e ka një deklaratë të tillë duhet ta bëjë publike që të argumentojë pretendimin apo vërtetësinë e atij fakti tronditës. E vërteta historike e njohur është se qeveria shqiptare duke parë disfatat e njëpasnjëshme të ushtrisë italiane në tokën greke vendosi t’I vinte në ndihmë Italisë duke dërguar në frontin e luftës Italo-Greke një Batalion me emrin e malit Tomor, malit më të dëgjuar e më të famshëm të Shqipërisë. Dhe batalioni Tomori hyri në tokën greke nga një zonë malore e pyjore që  prej kohësh njihej me emrin Varr Çoban ,idis Kolonjës dhe Leskovikut dhe marshuan në drejtim të Konicës. Qëllimi ishte që t’u tregonin italianëve si duhej luftuar me grekët. Mirëpo nuk qe e thënë të ndesheshin mes tyre, as të tregonin artin e tyre luftarak . Nëpër faqet e maleve dukeshin disa grumbuj shtëpijash të fshatrave greke të asaj zone, emrat e të cilave nuk I dinin, por as që u duheshin. Kur ja papritur dalluan para tyre një kope me dhën e dhi, e shelegë dhe tek tuk edhe ndonjë dash. Ç’qe ky sheqer kësmet që u doli papritur në rrugë? S’kishin pse shkonin më tutje. Çfarë u duhej, e gjetën aty në rrugë. Kësmet I tyre. Komandanti urdhëroi dhe ata e vunë kopenë përpara që ta kalonin brenda kufirit shqiptar. Pritën mos delte dikush t’u kundërshtonte a t’u kthente pushkën, por askush s’u duk kurrkund. Duket se kopeja do të ishte e ndonjë çelniku vëllah dhe ai nuk ndodhej aty. Dhe pa perënduar dielli ata bashkë me kopenë e gjetur në rrugë arritën në Varr Çoban, vend I bekuar për njerëz dhe bagëti, i pasur me pyje e livadhe dhe burime me ujë të ftohtë. Komandanti ia mori këngës së njohur të komitave që këmdohej asaj ane. “Të më ngresh moj Nënë me Yll e Karvanit/Se më presin shokët, Te varri I Çobanit! O ta dish moj Nëno, se ç’më kanë pritur, me Mishra të pjekur më kanë gostitur! O ta dish moj Nënë se ç;më kanë pritur, me raki prej mani më kanë selitur!

Dhe menjëherë iu vunë punës, se thikat dhe hanxharët I kishin me vete. Dhe kështu filloi festa e madhe, që zgjati gati dy javë. Aroma e mishit të pjekur në hell, përzihej me aromën dehëse të kukurecit dhe ata hidhu e përdridhu  me opingat me xhufka mbi barin e vesuar, ndërsa tallaganet u shpaloseshin mbi kërcij dhe fustanellat u fluturonin rreth belit sikur do ngriheshin fluturim. Festë, po festë, këngë e valle plot gaz e hare e mbushën tejembanë hapësirën e larmishme të Varr Çobanit në pyjet e Germenjit, të Leshnjës, Shalësit e Podës dhe të fshatrave që shtrihen më tej. Kjo qe beteja e tyre e lavdishme. Kjo festë zgjati aq sa u ther dhe berri i fundit,  sa u kapërdi dhe llokma e fundit e kukurecit, sa u pi edhe pika e fundit e rakisë që u ble me bashkat e leshit të bagëtive të rrëmbyera në rrugë dhe me lëkurët e tyre! Festë aq e gjatë, aq e gëzuar dhe aq e pasur si ajo e batalionit Tomori  nuk ka patur kurrë atje, ndaj ka mbetur në kujtesën e pjesëmarrësve si një xhevahir i shndritshëm vezullues tiposur thellë në palat e trurit.

New York 23 gusht 2016, e martë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Naum Prifti, ne Greqi, ODISEJA E BATALIONIT SHQIPTAR TOMORI, Tregim

DIASPORA- U mbajt seminari i mësueseve shqiptare në Greqi

May 16, 2016 by dgreca

Anila Kila: “…bashkë bëjmë mrekulli”  …dhanë shumë për seminarin: Ilira Ndrio Bakalli, Mimoza Hida, Ermira Morina, Alma Zekollari.  Përpjekja madhore e mësuesve obligon institucionet e shtetit shqiptar të zgjohen nga agonia./

Nga Hazir Mehmeti /
       8 maj 2016, Kallabaka. Organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, u mbajt seminari me temë “Shkëmbim përvojash”, ku morën pjesë shumica e mësueseve në Greqi.

Nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë ishin të pranishëm Anila Ferizaj dhe Besnik Rama,  Dr.Olimbi Velaj, pedagoge nga Durrësi. Nga MASHT së Kosovës Nuhi Gashi dhe nga Ministria e Diasporës e Kosovës ishte prezent Ymer Avdiu, Nga stafi konsullor shqiptar mori pjesë  Moira Metani, konsull  në Greqi. Nga vendoret e pranishme  ishte Lila Badeka, nënkryetarja e Bashkisë së Kallabakes,dhe përgjegjëse për arsim, ajo mes tjerash tha: ”Është më rëndësi gjuha amtare dhe dua ta falënderoj mësuesen e vyer Merita Ymeri për përpjekjet e saj në kultivimin e vlera gjuhësore e artistike. Ndihem mirë që seminari mbahet në bashkinë tonë. Kjo na obligon në respekt ndaj gjithë asaj çka mësuesit arrijnë në punën e tyre”

Hapjen e punimeve të seminarit i beri .Anila Kila, kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptare në Greqi e cila përshëndeti në emër të organizatorit, kure mësuesja në Kallabaka, Merita Ymeri në fjalën e saj falënderoi mysafirët dhe seminaristet. Ajo e filloi programin me nxënësit e saj. Ishte emocionuese përshëndetja e seminaristëve nga fëmija katër vjeç, Dashamir Ymeri i cili u përcoll me duartrokitje. Me programin e tyre të bukur u paraqiten nxënësit Anita Sinajlaj nga Shkodra; Marinela Sina, Brisa Ymeri dhe Erika Ymeri nga Elbasani; Silvia Elezi nga Berati ,Evita Coku nga Tirana. prezantuan me disa pika të këndshme artistike, valle, recitime dhe këngë. Kostumet e tyre kombëtare krijonin kolorit tërheqës në sallën e bukur. Disa nxënës të cilët për shkaqe të ngutshme familjare mungonin recituan në monitorin e përgatitur me shije,  pak që dallohej nga loja në skenë,  Ada, Sadihe e Sami Dervishi nga Berati dhe Sara Agalliu nga Mallakastra.
“Do të mbështesim aktivitete të mësuesve në Greqi me mundësitë tona të kufizuara. Për kuizin e diturisë ndajmë donacion dhe për disa shpenzime të kufizuara të seminarit që po mbahet. Diaspora shqiptare është e pandarë pa marr parasysh nga cili cep shqiptar vjen” u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse Ymer Avdiu, drejtor dikasteri në Ministrinë e Diasporës. Gazetari i njohur Rexhep Rifati nga Zvicra u paraqit para seminaristëve me pamje fotografike nga disa treva historike shqiptare deri në Kalabrinë përtej Adriatikut nën përcjelljen e zërit madhështor të Vaçe Zeles. Ishte kjo temë sa çlodhëse aq inspiruese e frymëzuese në punën madhore me gjeneratat e reja në ruajtjen e gjuhës shqipe. Shembulli i shkëlqyer ishin pamjet nga arbëreshet në Kalabri ku e ruajtjen gjenin e tyre shqiptar shekujve. Mësuesja nismëtare e mësimit shqip në Greqi, tani jashtë procesit mësimor, Mimoza Dako kishte dërguar letër përshëndetëse emocionuese nga larg.  U lexua nga biografia e hkrimtarit të njohur Iljaz Bobaj, i cili përshëndeti punimet e seminarit.  Pjesëmarrësit i përshëndeti aktivisti i njohur dhe njëri nga themeluesit e mësimit shqip në Greqi, Jovan Mëhilli. Me pajtimet e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri dhe Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me tyre. Ky do ngritë shkallën e kontakteve, informatave, materialeve mësimore me rëndësi për mësimdhënie e afirmim gjuhësor.
Me kumtesë nga praktika mësimore “Orë mësimore në klasën heterogjene” u paraqit mësuesi nga Austria, Hazir Mehmeti,  “Mësimi në klasat heterogjene kërkon angazhim të veçantë. Puna në grupe mësimore me tekstet e reja nga projekti i përfunduar ka përparësi didaktike e metodike. Puna e pavarur e nxënësve është e konceptuar në strukturën e teksteve me të cilat punojnë shumica e mësuesve në mërgatë” Çdo fazë e orës mësimore ishte e ilustruar me foto krahas tekstit. Nuhi Gashi (MASH e Kos.) mbajti kumtesën “Shkolla shqipe dhe kompetenca ndërkulturore”. Tema shtjellon efektet pozitive të hapësirës shumë-kulturore ku nxënësit shqiptarë janë pjesë aktive, roli i mësuesit, aktiviteteve kulturore prezente etj.Dr.Olimpi Velaj, zv.dekani në Fakultetin e Edukimit “Aleksandër Mosiu” u paraqit me temën “Metodika bashkëkohore në mësimdhënien e lëndës së letërsisë”. Mësuesja në Selanik, Aurela Konduri dhe Nasta Paraskeva, mësuese dhe shkrimtare, u prezantuan me temën: “Nëna ime: Si një libër me ilustrime, hap rrugën për një projekt, takim gjuhësh dhe kulturash në mjedisin dygjuhësh të shkollës shqipe, pranë shoqatës së emigrantëve shqiptarë “ Nënë Tereza”, në Selanik.”
Ishte ky një seminar shembull edhe për vendet tjera, se si duhet shkëmbyer përvojat në mësimdhënie, aktivitete kulturore, qëndrim ndaj shkollës shqipe, ndaj integrimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Porosi seminari: Formimi i personalitet të së ardhmes është i plotë vetëm me ruajtjen e identitetit të tij kombëtar.

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, i mësueseve shqiptare, ne Greqi, U mbajt seminari

DIASPORA- Mësimi i shqipes në Greqi

March 9, 2016 by dgreca

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi hapi një tjetër shkollë të gjuhës shqipe në qytetin e Artemisës, në zonën e Atikës në Greqi.
Në Ditën e 7 Marsit, Federata tha se, shkolla ishte kontribut i mësuesve të komunitetit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këtë zonë. “Është detyrim i të gjithëve ,u shpreh Kryetari i Federatës Edmond Guri, të përpiqemi për hapjen e sa më shumë kurseve të mësimit të gjuhës shqipe dhe të ruajmë identitetin kombëtar shqiptar “. Disa kurse të mësimit të shqipes funksionojnë prej 15 vitesh në disa qytete të Greqisë, ndërkohë që nevojat e fëmijëve të komunitetit të emigrantëve shqiptarë për të ruajtur gjuhën amtare janë të mëdha. Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi dhe organizata të tjera kanë shprehur nevojën e mbështetjes me tekste mësimore dhe bazë materiale nga Ministria shqiptare e Arsimit. Në qytetin e Selanikut, Shoqata Nënë Tereza organizoi një ceremoni festive me prindër dhe fëmijë për 7 Marsin. Mësuesit e gjuhës shqipe u kërkojnë autoriteteve shqiptare që të kthejnë vëmendjen nga mbështetja e këtij komuniteti. Kriza ekonomike në Greqi e ka vënë në vështirësi komunitetin e emigrantëve shqiptarë që emigroi në këtë vend pas viteve nëntëdhjetë. Brezi i parë i fëmijëve të emigrantëve shqiptare është përballur me sfidën e ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, vlerësohet se në dhjetëra kurse të mësimit të shqipes të hapura ne Greqi nga vetë komunitetet e shqiptarëve mësojnë çdo vit rreth 1500 fëmijë shqiptarë. Gjithsesi duhet të na shqetësojë numuri i pakët i fëmijëve shqiptarë që mësojnë shqip në Greqi, pasi këtu ndodhet shumica e emigrantëve shqiptarë mbas viteve ’90, ndërkohë që afërsia me fqinjin jugor, favorizon transportin e teksteve me cdo mjet e rrugë, s’është njëlloj si të cosh një abetare në SHBA dhe në Greqi.

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, Mësimi i shqipes, ne Greqi

Ka hyrë në fuqi Ligji i Nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve në Greqi

August 31, 2015 by dgreca

Pas botimit në Fletoren Zyrtare, në Greqi ka hyrë në fuqi Ligji për Nënshtetësinë për fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë. Ndonëse vendi fqinj ndodhet sërish në një fushatë zgjedhore, autoritetet greke kanë siguruar mbështetjen e ligjit edhe me qarkoren përkatëse për zbatimin e tij. Qarkorja e sapo dalë nga Ministria e Brendshme ishte kërkuar nga organizatat e emigrantëve shqiptarë për funksionimin normal të procesit të zbatimit të dispozitave të reja për emigracionin, që u miratuan muajin e kaluar nga Parlamenti grek. Ligji i ri, përveçse i hap rrugën dhënies së nështetësisë fëmijëve të brezit të dytë, vlerësohet nga analistët në Athinë, pasi jep mundësinë e legalizmit edhe të shumë kategorive të tjera të emigrantëve. Në kriteret e njoftuara nga Ministria e Brendshme greke në Qarkoren e fundit përcaktohet se të drejtën për përfitimin e nënshtetësisë e ka çdo fëmijë i lindur në Greqi, kur një nga prindërit e tij provon se ka patur një status të ligjshëm qëndrimi prej 5 vitesh në Greqi. Po kështu prindi aplikues duhet të jetë mbajtës i lejes afatgjatë të qëndrimit lejes 10-vjeçare, apo lejes pa afat. Sipas autoriteteve greke, taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro. Vendimi i autoriteteve greke i hap rrugën, sipas analistëve nga Athina, lehtësive për fëmijët shqiptarë .Shumë prej fëmijëve te emigranteve gjenin probleme si në integrimin në sistemin arsimor grek, edhe në lëvizjen në kufi, sidomos prej problemeve që u krijuan me shkrimin në gjuhën shqipe të emrit të vendlindjes në Greqi, në pasaportat e tyre shqiptare. Por dhënia e nështetësisë greke fëmijëve shqiptarë shton vështirësitë për mijëra familje shqiptare që duan të kthehen në Shqipëri, të detyrura nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqine. Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi thonë se vetem fëmijët i mbajnë ata të detyruar të qëndrojnë në Greqi, megjithëse kanë humbur vendet e punës dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë ekonomikisht. Fëmijët, sipas emigrantëve, janë të integruar në jetën greke dhe e kanë të vështirë të përshtaten, nëse kthehen në Shqipëri. Fëmijët kanë probleme jo vetëm të përshtatjes ne jetën shoqërore shqiptare, por sidomos me sistemin arsimor shqiptar, pasi nuk njohin gjuhën shqipe. Organizatat e emigrantëve shqiptarrë në Greqi u kanë bërë thrirje autoriteteve shqiptare të ndihmojnë në çeljen e kurseve të mësimit të shqipes në Greqi dhe të ndihmojnë me tekste dhe materiale mësimore që fëmijët të ruajnë gjuhën amë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ka hyrë në fuqi, Ligji i Nënshtetësisë, ne Greqi, për fëmijët e emigrantëve

NË 10-VJETORIN E FEDERATËS SË SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI

November 21, 2014 by dgreca

Kronikë/
Ndërsa Federata shënon dhjetëvjetorin e bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Greqi, njëra nga Shoqatat, më e vjetra me emër të përveçëm, Shoqata “Vëllazërimi” vitin e ardhshëm do të shënojë njëzetvjetorin, ndërkohë që mërgata shqiptare në Greqi do të shënojë njëzet e pesë vjetorin…
Kohë rritje, kohë bashkimi, kohë hedhje rrënjësh në një truall tjetër, truall që nuk mund ta mohojmë se; pavarësisht fshesave, dhunës, racizmit-pjellë e ekstremeve të përbotshme, u bë dheu i dytë i jetës së afro një të tretës së popullsisë shqiptare. U bë burim jetese e rritjeje në Atdhe, në familjet që morën dhe marrin jo thjesht bukën dhe gjellën e ditës nga “djemtë në mërgim” por edhe mirëqenien modeste, shtëpitë dhe bizneset, rrjedhën një miliard dollarësh remitancash, postimi parash…
Salla e Bashkisë diku sipër “Evelpidhon”, e hapur gjithnjë për veprimtaritë e tubimeve shqiptare, ishte mbushur sa nuk gjej vend për tu ulur…
Midis mërgimtarëve të inkuadruar në shoqata, e këto të bashkuara në Federatë, ndodhesh edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë Dashnor Dervishi, drejtues së bashkisë dhe të prefekturës, të Forumit të Emigrantëve të Greqisë, organizatës ASANTE, të organizatave jo qeveritare, përfaq1ësues të grupimeve të ndryshme nga e gjithë Greqia etj.
Festimi dhe Elona me respekt do të ngjisnin në podium të zotët e shtëpisë dhe mysafirët, fjalën përshëndetëse dhe mendimet e bluara mirë për të ardhmen e bashkimit të shqiptarëve në Greqi.
Etmont Guri, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, në përshkrimin historik të Federatës dhe të shoqatave do të vlerësonte nismëtarët, veprimtarët, zonjat dhe zotërinjtë që punuan dhe punojnë me përkushtim në vlerë të mërgatës shqiptare në Greqi.
Pyetjes nga salla se çfarë ka bërë Federata për emigrantët do t’i përgjigjej ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi z. Dashnor Dervishi. “Pyetja është për mua, tha ai, dhe jo për Etmondin edhe Federatën. Shoqatat dhe Federata nuk kanë fuqi ekzekutive, nuk i zgjidh ajo problemet e emigrantëve por shteti…”
Ishte një hyrje në fjalën e ambasadorit që nuk e kishim dëgjuar herë tjetër, një marrje përgjegjësie (të paktën me fjalë) për detyrimet kushtetuese të shtetit shqiptar për shtetasit e vet në mërgim, mbase një autokritikë për t’i parë emigrantët ndryshe nga sa është parë deri tani.
Do të ngjiteshin në foltore drejtuesit e parë të Federatës zotërinjtëAbilekaj eMëhilli të cilët përcollën momente të veprimtarive të shoqatave dhe Federatës në skena protestash për të drejtat e mërgimtarëve dhe në festime të ngjarjeve të mëdha që lidhen me vendlindjen.
Midis përshëndetjeve do të vinin melodi me iso dhe me çifteli, isoja e grupit “Lotë kurbeti” dhe “Vëllazërimi” dhe çiftelia dhe kënga e maleve mbi tela çiftelie e grupit “Zëri i vendlindjes”
Emocione solli ngjitja në skenë e “Kombëtares në emigracion” djemve futbollistë që përfaqësojnë mërgatën shqiptare në takimet me skuadrat vendase.
Në fund, për 14 vetë, në vlerësim të punës së tyre gjatë dhjetë vjetëve në radhët e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi u shpërndanë paketa mirënjohjeje.
Pas ceremonisë kënga dhe urimet do të shpërnguleshin në koktejin e organizuar me këtë rast ku të pranishmit shijuan ushqimet e përgatitura nga duart e amvisave shqiptare në Athinë, ushqime nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Një ditë e bukur, një veprimtari që mbushi me gëzim të pranishmit…
Abdurahim Ashiku
Nëntor 2014

Filed Under: Kronike, Mergata Tagged With: E FEDERATËS SË SHOQATAVE, NË 10-VJETOPRIN, ne Greqi, shqiptare

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT