• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vetëm me kushtetutë zgjidhet Çështja Shqiptare në Maqedoni

March 13, 2017 by dgreca

Vetëm me Kushtetutë mund të zgjidhet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni/

Fillim i debatit:Flet Skënder Karaçica,/
drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago/
Faktori politik,bota intelektuale,organizatat joqeveritare dhe tempulli i dijes së universitetit shqiptar në Maqedoni,duhet të dalin përtej(platformës politike)dhe të kërkojnë ndryshimet e Kushtetutës që të vëhet shenja e barazisë kombëtare(shtetformues)e jo pakicë kombëtare.
Pse po vonohen proceset kombëtare?Pse faktori politik shqiptar përmes partive politike më shumë është i përcarë se sa në udhën e unifikimit për të vënë kauzën e populli shqiptar aty ku e meriton dhe e ka vendin(lexo:hisën e vet të barazisë kombëtare,-nënvizimi im)përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës.
Ata që mendojnë e flasin jashtë këtij koncepti kushtetues të kohës,për ndryshimet e Kushtetutës (vetëm)me shënjën e barazisë kombëtare(shtetformues)nuk besoj se do të zgjidhet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.
 Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association 

of Intellectuals Businessmen and Activists

Filed Under: Komunitet Tagged With: ceshtja shqiptare, Kushtetute, ne Maqedoni, Skender Karacica

Zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën në Maqedoni

March 9, 2017 by dgreca

1 MaqedoniNga:Zërijeta Hajro Jajaga/Kriza politike në Maqedoni nuk mund të zgjidhet me zgjedhje të reja parlamentare, siç insiston VMRO DPMNE-ja, por vetëm duke respektuar shumicën e re parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, thonë njohës të çështjeve politike.

VMRO DPMNE e Gruevskit ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të reja në të cilat sipas saj “qytetarët duhet të deklarohen nëse janë ose jo për platformën e partive shqiptare të cilën e ka pranuar LSDM-ja”.

Partia Social-Demokrate thotë se ‘zgjidhja e krizës qëndron në dhënien e mandatit liderit të saj Zoran Zaev i cili ka siguruar shumicën parlamentare për formimin e qeverisë’.

Mitko Gaxhovski ligjërues i shkencave politike, thotë se është i pakuptimtë insistimi i VMRO DPMNE-së që të shkohet sërish në zgjedhje përderisa zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar u pranuan nga të gjitha partitë politike të cilat u përfshin në to.

Ai thotë se “duke imponuar nevojën e zgjedhjeve, VMRO DPMNE dëshiron ta faktorizojë veten si faktor i rëndësishëm politik pa të cilin nuk mund të ndërmerret asnjë hap që çon kah zgjidhja e krizës politike”.

“VMRO DPMNE dëshiron të përfitojë kohë dhe njëkohësisht të imponohet si faktor në zgjidhjen e situatës andaj insistojnë në organizimin e zgjedhjeve edhe pse e dinë se zgjedhjet nuk paraqesin zgjidhje për situatën. Veçanërisht pas retorikës së fundit të zyrtarëve të kësaj partie kundër avancimit të të drejtave të shqiptarëve, asnjë parti shqiptare nuk do të mund të marr guximin për të bashkëpunuar me VMRO DPMNE-në”, thotë Gaxhovski.

Sipas tij, me rëndësi të veçantë është ajo se partitë politike shqiptare nuk i përgjigjen gjuhës nacionaliste të shprehur nga zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së “kështu që partia e drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski mbetet gjithnjë e më e izoluar me politikat e saj destruktive”.

Ndërkohë, Arsim Sinani, drejtues i Institutit për Studime Evropiane, konsideron se Maqedonia ka humbur shumë me politikanë që kanë imponuar problemet ndëretnike duke e mbajtur vendin larg procesit të integrimit në strukturat euroatlantike për të fshehur aktivitetet kriminale.

“Nuk mendoj se zgjedhjet janë çështja që do t’i zgjidh problemet në Maqedoni. Maqedonisë si shtet ajo që i duhet, për momentin, është një qeveri e re properëndimore, me program të qartë reformues që do ta rikthejë vendin në rrugën e integrimeve euroatlantike. Zgjedhjet në një situatë të këtillë vetëm do ta komplikonin situatën dhe përmes zgjedhjeve, ish kryeministri Gruevski dhe disa zyrtarë të lartë të partisë së tij, nuk do t’i përgjigjen drejtësisë për veprat kriminale për të cilat tanimë ka ngritur padi dhe zhvillon hetime Prokuroria Speciale Publike”, tha Sinani.

Diplomatët e vendeve perëndimore kanë intensifikuar thirrjet që presidenti Ivanov të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, me këtë dhe konsolidimin e institucioneve për t’i hapur rrugë procesit të reformave si kusht për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Maqedoni, nuk e zgjidhin krizën, zgjedhjet

Përse duhet të takohen përfaqësuesit e politikës shqiptare në Maqedoni?

December 29, 2016 by dgreca

1-arben-llalla-250x299Nga Arben LLALLA/Problemi i bashkimit apo gjuhës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni ka bërë që klasa politike të mos ketë një program koordinimi afatgjatë për zgjidhjen e problemeve që ndeshin shqiptarët e këtushëm. Mëritë personale të udhëheqësve partiakë reflektohen në inate kolektive. Mëritë për unin, kryeneçësinë individuale kanë çuar në acarrime të thella mes krerëve të politikës shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë, duke bërë që shpesh herë shqiptarët të jenë të papërgatitur përballë ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në Europë dhe Ballkan. Ajo çka është shqetësuese sot janë marrëdhëniet e e egra që gjallojnë midis liderëve, të cilat me dasje apo padashje përcillen tek anëtarësia e thjeshtë.

U fol e u përfol shumë takimi i disa liderëve të partive shqiptare në Maqedoni si Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Vejsel Mehmeti dhe Gëzim Ostreni për unifikimin e një programi politik shqiptar për krijimin e qeverisë në Maqedoni. Nuk ka asgjë të keqe, nëse përfaqësuesit shqiptarë takohen, diskutojnë me sho-shoqin, por duhet që në këto takime të gjithë të jenë të barabartë. Në takimin në fjalë u duk se diçka nuk ishte e barabartë, pasi Ali Ahmeti ishte bashkë me Teuta Arifin e cila prej disa motesh i qëndron mbi kokë si çekiç, ndërsa Sela, Vejseli dhe Ostreni ishin bashkë.

Do të ishte më e ndershme që në takimin e radhës mes përfaqësuesve të shqiptarëve të jenë edhe përfaqësuesit e “BESA” dhe PDSH, duke mos u bërë bisht bisedave për unifikimin e qëndrimeve kombëtare, sepse nuk është fundi i botës, nëse pinë një kafe për të diskutuar për të mirën e shqiptarëve. Kjo, pasi çdo herë pinë kafe bashkë, kur bëhet fjalë për të mirën e sllavo-maqedonasve, duke i buzëqeshur Brankos dhe Gruevskit e herë Sashenkos e Zaevit.

Çështja është që në takim të gjithë të ndihen të barabartë, ku Sela dhe Vejseli duhet të jenë vetë i dytë ashtu sikurse kishte marrë me vete Aliu çekiçin. Ndërsa prania e Gëzim Ostrenit është e tepërt, sepse partia e tij nuk ka ndonjë ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, ndaj nuk ka pse të qëndrojë atje, sepse në politikë nuk ekziston parimi “rëndësi ka të marrësh pjesë në garë”.

Koha kërkon që drejtuesit politikë shqiptarë të Maqedonisë të  zhvishen nga paragjykimet, të jenë më seriozë, të ndahen nga padronët politikë sllavo-maqedonas. Të shohin mundësinë e krijimit të Këshillit të koordinimit të politikës shqiptare mes forcave politike, shoqatave, të iniciativave qytetare e më gjerë. Për të jetësuar të drejtat e shqiptarëve; zgjedhjen përfundimtare të çështjes së gjuhës, flamurit, invalidëve të luftës së 2001, ekështu me radhë, liderët shqiptarë në Maqedoni duhet të çlirohen nga ndikimet e Shqipërisë dhe Kosovës, por të funksionojnë në mënyrë institucionale, pra nëpërmjet funksionimit shtetëror. Në rast të kundërt injorimi i strukturave shtetërore do të shfrytëzohet nga politika përçarëse.

Ka ndonjë lider partie që çirret që është më “patrioti”, se paska luftuar me armë në tre luftëra, patriot që punon për “Shqipërinë dhe shqiptarët” e natyrisht ëndërron që një ditë emri i tij të lartohet krah burrave të shquar të kombit shqiptar si Skënderbeut, Hasan Prishtinës, Fan Nolit, Faik Konicës, Frashëllinjëve, Ismail Qemalit, Adem Jasharit. Kjo është e drejta e çdokujt të mendojë si të dojë, por radhitja në listën e emrave të lartpërmendur nuk bëhet duke hedhur gurin dhe fshehur dorën. Duke dalë shpëtimtar i një qeverie, në momentin kur ajo është mospërfillëse ndaj kërkesave themelore të shqiptarëve.

Liderët e sotëm politikë duhet të udhëhiqen nga shembulli i etërve të Kombit, pra të jenë të bashkuar e jo të përçarë.

Meqenëse disa politikanë të këtushëm janë të ndjeshëm ndaj opinioneve të mia, të jenë të qetë e të mos shqetësohen, nëse mizën nuk e kanë nën kësulë.

Prandaj uroj që në takimi e radhës tryezës së bisedimeve t’ju shtohen edhe të tjerët sa nuk është vonë e mos të luajnë rolin e të vështirit. Të ulen e të bisedojnë të gjithë tok, sepse kjo nuk do të thotë që kanë ulur kryet përpara njëri-tjetrit, por të merren vesh njerëzishëm e të punojnë për mbarësibe e shqiptarëve të Maqedonisë.

Në këtë shkrim mund të flisja edhe me fakte më konkrete, por interesi kombëtar e kërkon që të bashkohemi dhe jo të përçahemi.

I shkruajta këto rreshta dhe mendime për ata që kanë dy pare mend e duan mend, e jo për ata që nuk kanë mend e nuk duan mend.

Filed Under: Politike Tagged With: arben llalla, ne Maqedoni, shqiptare, Takimi i politikes

Çfarë u thuhet vizitorëve për shqiptarët në Maqedoni?

August 22, 2016 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Në këtë verë shumë vizitorë nga vendet e ndryshme të Evropës e kanë vizituar edhe Maqedoninë për të parë për së afërmi tërë bukuritë natyrore dhe segmente tjetra të jetës në këtë vend multietnik.Të gjithë vizitorët që ia mësyejnë këtij vendi ata së pari takohen me zyrtarët e drejtorive turistike dhe të qendrave kulturo-historike nëpër komunat me shumicë shqiptare dhe maqedonase,në mënyrë që të marrin në dorë buletinet informative me të dhënat relevenate për tërë fokusin nga rrafshet kulturo-historike për Maqedoninë dhe së kendejmi për traditën,gjuhën dhe doket ento-kulturore të dy popujve dhe të tjerëve që jetojnë në këtë vend.Mirëpo,nëpër qarqet e ndryshme ,,kulturore,,në Shkup dhe në vendet tjera,disa kujdestarë që po i presin dhe po i përcjellin vizitorët nga vendet e Evropës,nuk ngurrojnë që të flasin (vetëm)për ,,historinë,,e popullit maqedonas(sic!)dhe duke anashkaluar me propagandën e njohur antishqiptare se këtu jetojnë edhe shqiptarët si ,,pakicë,,që përmes shpalimit të ,,enciklopedisë,,të ASHAM se ,,shqiptarët erdhën nga malet,,ata erdhën këtu  dhe janë shumë ekstrenmistë,,për të vazhduar me diskursin antishqiptar të fshehur pas perdës politike aktuale në Maqedoni.Kjo e dhënë është vërtetuar fare mirë kur në prag të fillimit të Festivalit,,Këngë Jeho,,që mbahet për çdo verë në Strugë,aty kishjn ardhur dy vizitorë nga Nju Jorku(SHBA)që të vizitojnë këtë vend dhe në bisedën kalimthi me Mahmut Skenderi,veprimtar dhe sekretar i SHSHA-së në Çikago,ata rrëfejnë se si disa zyrtarë turistikë maqedonas në Ohër paskëshin folur për shqiptarët si problematikë këso kohe,krejt kjo,sipas tyre për gjoja ,,ekstremizmin,,që kanë këso kohe në mbeshtetjen fetare(!).

Tërë kolovajza e propagandës antishqiptare që bëhet prapa perdeve politike,ka për qëllim që shqiptarët në tokën e vet etnike të shpallën (fajtor)kujdestar në Maqedoni dhe ndaj tyre të vehet mbishkrimi turistik për vizitorët që të kenë kujdes gjatë marshutës nëpër vendet atraktive,thuhet ndër të tjera në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Për fund duhet theksuar se pushteti me shumicën shqiptare dhe institucionet shkencore të botojnë sa më parë buletinin turistik me të dhënat relevante historike,kulturore,gjuhësore dhe të fushës së traditës e të riteve shqiptare në këto hapësira në gjuhën angleze,që do të ndihmojë dhe do të hedh poshtë skenarët e kurdisur ndaj shqiptarëve,kur e kur,kanë të bëjnë me vizitorët e huaj që ia mësyejnë për të parë nga afër Maqedoninë dhe informimi me kompetencë zyrtare për praninë dhe hapësirën etnike të shqiptarëve.

Skënder Karaçica

 Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Filed Under: Politike Tagged With: Çfarë u thuhet, ne Maqedoni, per shqiptaret, Skender Karacica, vizitorëve

Ekspozitë fotografike në New York mbi shpëtimin e hebrenjve në Maqedoni

May 13, 2016 by dgreca

Në këtë ekspozitën e hapur në New York, u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente, ekspozita do të jetë e hapur nga data 12 maj deri më 20 maj./

Nga Beqir Sina/

13151932_983177495132417_6295958328854714412_n.jpg
NEW YORK CITY : Dje,  më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në ora 19:00 (Adresa: Gallery MC, 549 West 52nd Street, 8th Floor, New York NY 10019), u hap një ekspozitë me fotografi “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period”, paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi.
Ekspozita me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të qendrojë e hapur nga data 12 deri më 20 maj.
Eksopozita e hapur dje në New York, thuhet në një njoftim të saj është një ekspozitë me fotografi dhe dokumente nga arkivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë që përshkruajnë përpjekjet e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period” e paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi,
thekson bashkëjetesën dhe afërsinë e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike.
Përmes këtyre materialeve arkivore të Maqedonisë dhe Shqipërisë duam të theksojmë rëndësinë e paqes dhe të jetës së njeriut, ka thënë duke folur për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës, Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Zëri i Amerikës, gjithashtu paraqiti një raport në emisionin e saj Ditari, nga gazetari i saj Festim Gashi, kur kjo ekspozitë u hap më parë në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C.
Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke folur nga Washingtoni për Zërin e Amerikës, thotë se:“Fatqekësia që i goditi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç dhimbjes që ende është e gjallë në zemrat e njerëzve, shërben edhe si mësim i mirë se çfarë mund t’i ndodhë botës nëse jemi të shkujdesur. Madje, sipas meje, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve”.
Ekspozita, tha Zëri i Amerikës, është rezultat i punës dy vjeçare të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Institutit Kombëtar të Historisë, Qendrës së Holokaustit dhe Komunitetit Hebraik në Maqedoni.
“Ne kemi bërë kërkime në arkivin shtetëror në Tiranë, në Izrael dhe në Maqedoni. Ky është një projekt dy vjeçar kërkimesh. Për 70 vite askush nuk ka folur për këtë temë. Mendoj se Qendra e Kujtimit të Holokaustit është një qendër e bashkimit ku të gjitha grupet etnike dhe fetare në Maqedoni janë të mirëseardhur të bashkëpunojnë me ne për një të ardhme më të mirë”, ka thënë për Zerin e Amerikes,  Maja Susha, përfaqësuese e Fondit të Holokasutit të Hebrenjve nga Maqedonia.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente. Përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Historisë, Aleksandar Manojlovski thotë se përmes tyre, përshkruhet jeta e komunitetit hebraik në Maqedoni në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
“Synimi i këtij projekti është kapja e momenteve të bashkëjetesës në kohët e shkuara dhe afërsia e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike”.
Ndërsa, Dr. Skender Asani thotë se përmes kësaj ekspozite organizatorët duan të japin mesazhin se “vetëm të bashkuar mund ta mundim të keqen”.
“Prandaj Instituti ynë ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha komunitetet fetare në vend dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë. Sepse vetëm duke pasur këtë guxim, si këta njerëz në fotografitë e ekspozitës, mund të shpresojmë për një të ardhme të ndritur të popujve që jetojnë në këtë vend”, trasmetojë Zëri i Amerikës.
Ndëesa në vazhdim të vizitës së tyre delegacioni i klerikve musliman nga Maqedonia, në medien sociale Facebook, thuhet se edhe Reisul Ulema  po viziton Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kongresin Amerikan.
Në njoftimin e tyre, thuhet se këto ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron një delegacion nga Maqerdonia në përbërjke të së cilës është edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Vizita e delegacionit të klerikve shqiptar musliman nga Maqedonia, simbas njoftimit, po  realizohet në vigjile të Ditës së ngadhnjimit mbi fashizmin në të cilin rol vendimtar pati sidomos populli dhe ushtria amerikane.
Me këtë rast, më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në nder të 9 Majit, u organizua, hapja e një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kësaj ekspozite, në New York, në njoftimin e tyre shkruajnë këta klerikë,  i ka paraprirë edhe takimi me shumë intelektualë e akademikë amerikan.
Vlenë të theksohet, sipas tyre, sidomos takimi me pastorin Dr.Mark Dever, teolog dhe shkrimtar i njohur amerikan, i cili me mjaft kujdes e kurreshtje ka përcjellë fjalët e efendi Rexhepit, teksa ka folur lidhur me rolin e shqiptarëve myslimanë që e kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në strehimin, fshehjen dhe në shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë.
Në këtë aspekt, kryetari i BFI-së ka vënë në spikamë sidomos institucionin e besës shqiptare e cila është shprehur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri gjatë shpëtimit të pjesëtarëve të popullit hebre.
Përmes 34 fotografive dhe dokumenteve të ekspozuara në fakt është vënë në spikamë rrafshi human i popullatës sonë në periudhën më të rëndë. Veç kësaj, ky aktivitet arkivor ka shpalosur edhe vlerat e çmueshme të popullit shqiptar, traditën dhe besën shqiptare.
Po ashtu, gjatë këtij qëndrimi në Uashington, kryetari i BFI-së ka vizituar edhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve si dhe Kongresin Amerikan, me ç’rast ka realizuar mjaft takime me përfaqësues të jetës politike amerikane. Vlenë të nënvizohet sidomos takimi me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilit i shprehu mirënjohjet e thella për tërë atë përkrahje dhe ndihmë të cilën shqiptarët e gjejnë tek shteti dhe populli mik amrikan.
Reisul Ulema e njohtoi z. Aderholt për bashkëpunimin permanent në mes të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane në Shkup si dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes të këtyre dy faktorëve në krijimin e kushteve sa më të mira për një bashkëjetesë në mes të komuniteteve të ndryshme, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare e racore, në Maqedoni.
Në këto evente kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Maqedonia që përbehet nga kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj. Berta Romano, etj.
Delegacioni në fjalë, në njoftim thuhet se do të qëndrojë edhe në Nju Jork ku, me rastin e hapjes së ekspozitës, pritet të realizojë sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm të jetës amerikane si dhe me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet amerikan.
11111.jpg

13174054_983177431799090_8592399784553206559_n.jpg

7E180F3C-FA8A-45F3-B578-F2AAB07C8B68_w987_r1_s.png

041912_holocaust_remember_16.jpg

4420569.jpg

13151932_983177495132417_6295958328854714412_n.jpg

13164202_983177435132423_6999690755661060294_n.jpg

13178767_983177428465757_5177108942873668492_n.jpg

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Ekspozitë fotografike, mbi shpëtimin e hebrenjve, ne Maqedoni, ne New York

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT