KRYETARIT TË DEGËS SË VATRËS NË JACKSONVILLE-FLORIDA,Z. ADRIATIK SPAHIU, IU DHURUAN LIBRA PËR SHKOLLËN SHQIPE QË DO TË HAPET SË SHPEJTI NGA DEGA E VATRËS/
Ditën e hënë me 14 Prill, kryetari i degës së Vatrës në Jacksonville-Florida, z. Adriatik Spahiu i shoqëruar nga editori i Diellit Dalip Greca dhe drejtori i TV Kultura Shqiptare, Adem Belliu, u pritën në Konsullatën e Kosovës nga ambasadori Bekim Sejdiu dhe ndihmësi i tij, Konsulli Korab Mushkolaj. Ambasador Sejdiu i uroi mysafirit nga Florida mirëseardhjen dhe e përgëzoi për punën e palodhur në cështjen Kombëtare, për veprimtaritë e degës së Vatrës, si dhe për inisiativën që kjo degë dhe kryetari i saj kanë marrë për hapjen e shkollës shqipe në Jacksonville, ku jetonë më shumë se 7-8000 shqiptarë. Ambasadori u ndal edhe në regjistrimin e domosdoshëm të shqiptarëve kudo që ndodhen në SHBA. Më pas ai foli për përparësinë që merr hapja e shkollave shqipe për të ruajtur gjuhën e Kombit nga vijmë, kulturën dhe traditat kombëtare.
Kryetari i degës së Vatrës në Jacksonville informoi për punën atdhetare që po bën dega e Vatrës atje, duke plotësuar një boshllëk të ndjeshëm në komunitetin shqiptar atje. Ai tha se insiativa për krijimin e degës pat filluar që në 100 vjetorin e Vatrës, por ditëpërditë ajo u rrit dhe tash ka rreth vetes një komunitet të shumtë, që po vjen duke u shtuar. Spahiu informoi edhe për festimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në Jacksonvillë, tha Spahiu, jetojnë rreth 150 shqiptarë të Kosovës. Ata po i afrohen përditë e më shumë Vatrës. Vetëm në ditën e festës për pavarësinë e Kosovës, u anëtarësuan në Vatër 15 veta. Shkolla shqipe që do të hapet së shpejti do ta gjallërojë akoma më shumë degën e Vatrës dhe do t’i bëjë më të intëresuar shqiptarët e atjeshëm.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro Amerikan, z. Martin Shkreli. U bisedua gjatë për cështjen Kombëtare dhe bashkërendimin e shoqatave që veprojnë në Amerikë.
Duke i dhuruar librat për Shkollën Shqipe në Jacksonville, ambasador Bekim Sejdiu, falenderoi edhe një herë për inisiativën, ndërsa zoti Spahiu falenderoi shtetin e Kosovës për librat e dhuruara.
VDEKJE TRAGJIKE E 20 VJECARIT VETON SEJDIU NE NEW YORK
Me pikellim te thelle njoftojme miqte, shoket dhe dashamiret se me date 6 prill 2014 humbi jeten tragjikisht, ne moshen 20 vjecare, biri yne Veton Besim Sejdiu, i lindur me 29 maj 1993. Funerali per te ndjerin do te jete i hapur diten e marte, 8 Prill, nga ora 2 pas dite deri ne 9 te mbremjes ne shtepine mortore RUGGIERO & SONS, 732 Yonkers Avenue, Yonkers, NY 10704, ndersa varrimi behet diten e merkure, 9 Prill ne ora 11 para dite ne KENSICO CEMETERY, 273 Lakeview Avenue, Valhalla, NY 10595
Me pikellim të thelle, Familja Sejdiu.
Tel 914-844-8810
Arrinë në tetë numëri i të vdekurve nga shpërthimi në Nju Jork
Gjithashtu, ka edhe dy të huaj një qytetar grek dhe një qytetare japoneze- Një grua japoneze e cila është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze në Nju Jork/
Nga BEQIR SINA, New York/
MANHATTAN NEW YORK – Raporti më i fundit nga shpërthimi që ndodhi në mërkurën në New York, tregon se tetë persona janë konfirmuar të vdekur nga shpërthimi i cili shkatërroi dy ndërtesa në lagjen Harlem të Nju Jorkut për shkak të një rrjedhjeje gazi dhe të paktën 63 vetë thuhet janë të plagosur.
Shpërthimi ndodhi pak pasi dikush në një ndërtesë aty pranë u telefonoi autoriteteve për të raportuar se kishte nuhatur gaz. Kompania furnizuese Consolidated Edison dërgoi dy ekipe në zonë, por ata arritën pasi ndodhi shpërthimi.
Një tym i dendur nga ndërtesat mund të shihej nga një pjesë e mirë e Manhatanit. Mbetjet nga shembja kishin mbuluar trotuaret dhe rrugët e zonës dhe një pjesë të shinave të trenit rajonal, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e trafikut hekurudhor.
Zyrtarët e qytetit të Manhattanit në New York, sot kan lëshuar emrat e shtatë njerëzve që vdiqën në shpërthimin që rrënoi rrafshë me tokën dy ndërtesa në lagjen e sipërme të qytetit të Nju Jorkut – East Harlem .Sipas tyre ende ekipet e shpëtimit vazhduan të “gërrmojnë” nëpër rrënojat, edhe të premten në mëngjes .
Deri, kur një person i tetë u nxorrë nga vendi – ku ndodhi shpërthimi duke rrëzuar për tokë dy ndërtesa pesë kateshe shumë të vjetra – ndërtuar sipas regjistrit të hipotekës qysh në vitin 1910. Zyrtarët, thanë se hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, ka thënë një zëdhënës i NYPD , duke shtuar se nuk ka asnjë gjasë që ky të jetë ndonjë akt terrorist.
Të gjithë të lënduarit dhe tetë të vdekurit u gjetën nën rrënojat e dy ndërtesave numër 1644 dhe 1646 në Park Ave. – Dy ndërtesat përmbanin apartamente banimi, ndërsa ngjitur me to ishte Kisha spanjolle e krishtere dhe një dyqan veglash muzikore – pianosh – të cilat papritur shpërthyen të mërkurën në mëngjes, nga rrjedhja e gazit sipas dyshimeve paraprake .
Të mbeturit të vdekur nga ky shpërthim përfshijnë, pesë gra mes tyre një kuzhiniere dhe nënën e saj , një muzikante e pasionuar , një asistente dentar dhe një roje të sigurisë në kolegjin aty afër Hunter College.
Gjithashtu, ka edhe dy të huaj një qytetar grek dhe një qytetare japoneze- Një grua japoneze e cila është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze .
Të vdekur janë :
► George Ameado , 44 vjeç
► Rosaura Barrios , 44 vjeç-
► Rosaura Hernandez – 21 vjeç –
► Griselde Camacho , 44 vjeç
► Andreas Panagopulos , 44 vjeç-
► Alexis ” Jordy ” Salas , 22 vjeç
► Carmen Tanco , 67 vjeç-
► Një grua japoneze është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze .
NEW YORK : Diskutim mbi Ballkanin dhe Bashkimin Europian në Institutin Peace Island
Katër ambasadorë nga vendet ballkanike, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Kosova, diskutuan në Panelin : “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”. Kurse, Serbia, e bojkotojë atë si shkak i pjesmarrjes së Republikës së Kosovës /
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Në qytetin e New Yorkut, “Peace Islandas Institute”, Qendra për Çështjet Globale – mbajti një diskutim për :”Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian” , i organizuar nga ky institut me pjesmarrjen e studenteve të gazetarisë dhe pedagogve, dhe diplomtave ballkanik akredituar në OKB.
Në diskutim folën përfaqësues të Bullgarisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe ekspertë për çështjet e Ballkanit. Pjesëmarrësit në diskutimin me temë: “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian” , ishin të një mendimi, se të gjitha pasojat e trazirave në Ballkan – (luftrat) gjatë këtyre dy dekadave të fundit erdhën si shkak e sundimit të egër komunist, të cilat aplikuan gjatë sundimit të tyre në këto vende ndarjet e tmershme mes popujve të Ballkanit, madje si në Shqipëri egzistojë ndarja e thellë edhe mes vetë shqiptarëve të njërës anë të kufirit me anën tjetër. Sipas tyre çdo gjë në këto vende u finalizua me atë regjimit ultranacionalist të Millosheviqit. Zbatimi i demokracisë në Ballkan, ekonomia, shteti dhe rendi janë një faktor përcaktues i përparimit të vazhdueshëm të këtyre vendeve drejt Bashkimit Europian – forcimit të urave të lidhjes, mes vendeve Ballkanike”.
Diskutimi Paneli 2 për “Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis kombeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian ” trajtojë gjithashtu integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian , kohezionit politik për përfitim reciprok , zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik dhe ruajtjen e paqes së gjatë, dhe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit dhe të kontributeve të këtyre vendeve tek paqja botërore . Është gjithashtu e rëndësishme për tëpërmendur se diskutatët adresuan në kumtesat e tyre nevojën e bashkëpunimit rajonal për tranzicion demokratik , performancat financiare , dhe modelet e tregtisë, duke përfshirë sektorin privat në vendet Ballkanike, marrëveshjet ndërshtetrore dhe ndërkufitare që janë arritur për këtë qëllim”.
Diskutantët folën për rolin e qeverive të këtyre vendeve, si dhe rolin e popujve tek një forcim lidhjesh dhe marrëveshjesh ndër-ballkanike, sfidat para dhe pas antarësimit në familjen Europiane – Bashkimin Europian aty ku të gjitha këto vende, thonë se e kanë qëllimin e tyre dhe mënyrat se si komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve”.
Eshtë e rëndësishme të ceket se ky ishte i pari diskutim i këtij lloji – që u mbajt në Nju Jork, të mërkurën mbi Bakllanin dhe Bashkimin Europian mes këtyre vendeve, ku për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, ndërkohë, që Serbia e bojkotojë atë si shkak i pjesmarrjes së ambasadorit të Republikës Kosovës . Megjithatë, ishin katër ambasadorë nga, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia dhe shteti më i ri Kosova që përfaqësojnë diplomacinë e vendeve të tyre në Kombet e Bashkuara, të cilët për tre orë iu bashkuan diskutimit në Institutin “Ishujt e Paqes” në panelin 2 : ” Marrëdhëniet Ndërqeveritare midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”
Diskutimin e moderoi Dr Aras Konjhodziç President dhe CEO nga Federata e Shoqatave Amerikane – Ballkanike Amerikane, ndërsa mbajtën kumtesa : H.E. Stephan Tafrov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm i Bullgarisë në OKB , H.E. Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, , H.E. Goce Karajanov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Maqedonisë në OKB, H.E. Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.
Kurse mirëseardhjen ua uroi mikëpritësi i këtij diskutimi Professor Mehmet Kilic Drejtor i Qendrës për Çështje Globale nga Instituti “Ishujt e Paqes” në New York.
Ambasadori i Bullgarisë Tafrov, tha se roli i Bullgarisë në Ballkan, duhet ndjekur me shumë vëmendje dhe duhet t’i kushtohet rëndësi edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, vende këto që aspirojnë për në Bashkimin Europian. Tafrov me një karrierë të shquar diplomatike, i kushtojë vemendje të veçantë gjatë diskutimit të tij – ndarjes një herë e përgjithmon nga e kaluara komuniste të Bullgarisë, me reformat në vend që e çuan atë drejt integrimit të saj Europian, duke e bërë Bullgarinë anëtare të Bashkimit Europian.” Bullgaria ishte e para që e ka njohur Kosovën – në Ballkan, dhe ishte me fat që qëndroi larg luftërave Ballkanike gjatë dy dekadave të fundit, duke dhënë kontributin e saj për të shërbyer vetëm paqes dhe sigurisë në Ballkan”.
“Unë jam shumë i kënaqur për këtë mundësi , tha në fillim të fjalës së tij Ambasadori Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, për të pasqyruar një ekspoze të gjerë, dhe sa më shumë të jetë e mundur fotografia e marrëdhënieve tona me BE-në dhe perspektivat e gjetjes së rrugve për të qenë sa më afër BE-së . Dhe për këtë do të doja të falënderoj Institutin Ishujt e Paqes që na e sigurojë këtë platformë të diskutimit tonë”.
Ajo që ka ndodhur dhe ku jemi tani, tha ambasadori Hoxha është se : “Shqipëria është pjesë e Stabilizim Asociimit – ose , i njohur ndryshe si :”Versioni i shtrirë i procesit të zgjerimit të BE-së”, ku Shqipëria si çdo vendi shkon drejt BE-së nëpërmjet një seri hapash , ku secili është i kushtëzuar në përparimin në reformat që është monitoruar nga afër nga Komisioni Evropian .
Rajoni ynë, tha ambasadori Hoxha, është plot me histori , por nuk është “tretur” plotësisht, duke na bërë ne të gjithë më të pjekur , mbasi ne të gjithë kemi mësuar nga e kaluara dhe ne të gjithë shikojmë me besim në të ardhmen; “Perspektiva e përbashkët të integrimit të BE-ja. E cila na ka ndihmuar në masë të madhe për të kapërcyer sfida të ndryshme dhe historike dhe padrejtësitë “.
“Kjo është ajo që ne e quajmë fuqia transformues të BE-së . kjo është pra, e qartë se Ballkani nuk mund të zhvillohet plotësisht në paqe dhe harmoni pa BE-në , BE-ja , nga ana tjetër , nuk do të ndjehen plotësisht e plotë dhe e sigurtë dhe pa Projektin e saj të krijimit të një zone të tërë evropiane të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, e cila nuk do të kompletohet pa Ballkanin Perëndimor . Ballkani Perëndimor nuk është oborrin e shtëpisë të Evropës , por ajo është padyshim një pjesë përbërëse e tij . Procesi i integrimit nuk mund të zvarritet përgjithmonë . lodhja nga zgjerimi mund të marrë një taksë e rëndë në procesin e reformave dhe për të prodhuar një lodhje të reformës në rajonin . Procesi duhet të jetë konkretë , me objektiva të matshme dhe të jenë të arsyeshme në kohë të përshtatur . BE-ja ka qenë dhe duhet të mbetet një motor i fuqishëm për zhvillimin ekonomik , qeverisjen e përmirësuar , dhe përparimin në sundimin e ligjit në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor .”
Në fund të diskutimit të tij Ambasadori Ferit Hoxha Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Shqipërisë në OKB, konkludoi se ” Është e rëndësishme për të shmangur ndarjen e rajonit në dy nivele . BE duhet , për të hapur negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur , me të gjitha vendet – pa marrë parasysh se sa kohë procesi mund do të marrë – bazuar në faktin e njohur se negociatat e pranimit kanë vetëm një ndikim të vërtetë transformues në institucionet shtetërore ”
Për Ekselencën e tij Ambasadorin Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork. Instituti Ishujt e Paqes meriton një kredi të veçantë për organizimin e këtij debati për Ballkanin , këtu në Nju Jork .
“Ballkani ka rënë gradualisht nga axhenda politike ndërkombëtare dhe ajo është duke u bërë gjithnjë e më shumë një çështje rajonale, përkatësisht [ështje e BE-së dhe NATO’s, tha ambasadori Sejdiu duke shtuar se kjo është kryesisht për të mirë , sepse tregon se rajoni ynë ka bërë një rrugë të gjatë , që nga koha e luftërave të tmerrshme , gjenocidet dhe spastrimit etnik , në një moment tjetër ku çështja më e rëndësishme në agjendat politike të vendeve të rajonit, është përmbushja e standardeve për procesin e anëtarësimit në BE”.
Përshtypja, tha më tej ai është se ” Ballkanizimi “, term ky i përdorur për të përshkruar fragmentimet të përgjakshme politike përgjatë vijave etnike , i kanë lënë hapësirë “Evropianizmit” një koncept ky që mishëron procesin e integrimit në BE përmes përqafimit të standardeve politike të demokracisë dhe ekonomisë së tregut”.
Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, raportet e progresti tëe Komisioni i BE-së, lëshuar çdo vit duke janë bërë një pikë referimi për matjen e transformimit të suksesshëm politik dhe socio – ekonomik të shoqërive ballkanike . Megjithatë, theksoi ai sfidat janë të mëdha dhe pikat e nisjes , unë do të thoja , nuk janë të njëjta tha ambasadori Sejdiu, ne të gjithë kemi kaluar ose jemi duke kaluar nëpër tranzicion.
Ai përmende faktin se Republika e Kosovës i takon një grupi vendesh , të Ballkanit, e cila kishte për të kaluar nëpër një tranzicion të trefishtë : 1 . Nga komunist në një sistem demokratik ; 2 . Nga të shkatërruar nga lufta në një shoqëri të pasluftës ; 3 . Nga para- pavarësisë me status të pavarur politik, në pavarësi dhe shtet të lirë dhe sovran .
Rruga jonë e lirisë dhe pavarësisë ishte e vështirë dhe e dhimbshme ceku Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës, në Neë York.
Ai tregoi më pasë se ku jemi sot ? “Kosova, tha ambasadori Sejdiu festoi gjashtë vjetorin e pavarësisë së saj javën e kaluar . Gjatë gjashtë viteve të fundit si shtet i pavarur , Kosova ka treguar vizion, kapacitet dhe angazhim për të përqafuar dhe për të avancuar standardet e demokracisë , multietnicitetit , të drejtat e njeriut dhe ekonominë e tregut të lirë. Me politikën tonë të fqinjësisë së mirë dhe orientimin e fortë Evro-Atlantik, ne treguam se jemi një shtyllë e fortë e stabilitetit dhe përparimit në rajonin tonë . Me 106 anëtarë të OKB-së, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe të tjerë që pritet të njohin , Kosova në mënyrë të pakthyeshme është duke marrë vendin e saj të plotë në familjen e kombeve sovrane” .
Integrimi Euro – Atlantik për Kosovën është një aspiratë kombëtare dhe rrjedhimisht një objektiv politik i dorës së parë i shetit të Kosovës . “Në perspektivën tonë , kjo përfshin anëtarësimin në BE dhe NATO . Pra , edhe pse BE-ja dhe NATO janë dy organizata të pavarura , ne shohim ato si dy shtylla të një ombrellë të vetme euroatlantike ” ka potencuar në diskutimin e tij H.E. Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.
Ai më tej ka dhënë katër arsye të përgjithshme që e bëjnë projektin Evro-Atlantik të pazëvëndësueshën për Kosovën dhe rajonin. Zoteri Sejdiu iu referua edhe integrimit te pakicës serbë në Kosovë si dhe dialogut Kosovë-Serbi. Për këtë të fundit, ai potencoi se populli i Kosovës ka vuajtur shumë, në vite dhe dekada, nën pushtim dhe politika shtypëse dhe shfarosëse. Ai nënvizoi se historia nuk mund të ndryshohet, siç nuk mund të ndryshohet as realiteti gjeografik, përktësisht se Kosova dhe Serbia janë shtete fqinjë dhe si të tilla ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet si shtete fqinjë dhe të barabarta.
Diskutantët ju përgjigjën edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Një prej tyre ishte dhe ambasadori Maqedonas në New York, Goce Karjanov, i cili iu përgjigjë pyetjes së veprimtarit Uk Gjonbalaj mbi shqetësimin e devijimit të lumit të Radikës. “Me sa dije unë tha ambasadori maqedonas ende nuk ka një planë për Radikën, duke shtuar se me vjen keq por unë nuk kamë kompetencë të falsë për këte çështje, megjithatë do të jemë më se i kënaqur të ju njoftojë në të ardhmen mbi këtë çështje” tha në përgjigjen e tij H.E. Goce Karajanov Përfaqësues i Përhershëm Misioni i Përhershëm e Maqedonisë në OKB.
PËRKUJTOHET ME NDERIM ABAZ KUPI NË NEW YORK
Nga Dalip Greca/
Të shtunën me 11 Janar në Kew Gardens, Queens, New York, anëtarët e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, familja Kupi dhe miqtë e saj, përfaqësues të shoqatave të komunitetit, si çdo vit, përkujtuan ditëndarjen nga jeta të Gjeneral Abaz Kupit. Veprimtaria përkujtimore nisi me një takim përkujtimor në një nga ndërtesat që ndodhet në Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens. Salla për shërbime publike ishte e dekoruar me flamurin shqiptar dhe atë amerikan, portretin e heroit të 7 prillit, Gjeneral Abaz Kupi, i rrethuar nga kurora me lule shumëngjyrëshe.
Ndërsa pjesmarrësit takohen me njëri-tjetrin, pijnë kafe apo pije, më tërheq vëmendjen një voglëush, që ledhaton portretin e heroit. Ai është Abaz Kupi i ri,i lindur në Nju Jork, i biri i djalit të Fatbardh Kupit. Kur i kërkoj vogëlushit që të qëndrojë për një fotografi aty pranë stërgjyshit hero, ai qëndron dhe pozon serioz, ndoshta pa e kuptuar ende se është para heroit antifashist, të cilit i trashëgon emrin. Veçse qëndrimi pranë portretit, përkëdhelja e tij, dhe vetëdija e vendosjes së luleve tek varri, janë shenja se gjyshi Bardhi dhe Gjyshja Liri, si dhe prindërit e tij, ia kanë spjeguar historinë e emrit që mbanë. Kësisoj përcillet historia tek brezat…
Takimin përkujtimor e ka hapur numri dy i Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega e Amerikës, z. Ahmet Hoti, i cili u ka uruar mirëseradhjen pjesmarrësve dhe ka falenderuar familjen Kupi. Ai ka ftuar të pranishmit që të përcjellin së bashku Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Hymnin Kombëtar Shqiptar.
Me një minut heshtje është nderuar heroi i 7 prillit, Gjeneral Abaz Kupi. Më pas z. Hoti ka prezantuar folësin e takimit përkujtimor, z. Isuf Kurti.
GJENERAL ABAZ KUPI E KREU ME NDER DETYRËN NDAJ ATDHEUT
Përfaqësuesi i brezitë të ri të legalistëve, z.Isuf Kurti, evokoi jetën e heroit të 7 prillit 1939, duke u ndalur në momentet kyçe të jetës së tij. Është normale, tha ai, që çdo njeri që e don Atdheun dhe Kombin e vet, bën sakrifica në momentin që i kërkohet, pa pritur urdhër. Kështu dhe Gjeneral Abaz Kupi e udhëhoqi sulmin kundër pabesisë fashiste në të premten e zezë të 7 prillit, i prirur nga shpirti dhe vetëdija Kombëtare. Si një ushtarak dhe besnik i Mbretit Zog, heroi u gjet në vendin e duhur dhe kohën e duhur.Ai dhe forcat e organizuara prej tij e zmbrapsën ushtrinë Italiane në det për dy herë rresht.
Jeta e Abaz Kupit dhe kontributi i tij lidhen me çaste kulmore të historisë së Shqipërisë. Pas shpalljes së Pavarësisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë, e deri në janar të vitit 1920, vendi kaloi çaste të vështira. Direkt pas Kongresit të Lushnjës dhe vendosjes së kontrollit mbi të gjithë territorin nga qeveria e dalë prej Kongresit historik, për të parën herë në historinë e saj, Shqipëria njihet nga Lidhja e Kombeve. Folësi u ndal në konferencën e Paqes në Paris, ku dihet kontributi madhor i shqiptarëve të Amerikës, konkretisht i Vatrës, që gjeti mbështetje tek Presidenti i atëhershëm amerikan Wilson.
Të gjithë patriotët shqiptarë, duke përfshirë edhe Abaz Agën u angazhuan për t’i dalë zot atdheut në çastet e vështira. Viti 1924 u karakterizua nga një luftë e ashpër politike. Triumfi i Legalitetit i bindi, si Konicën e madh këtu në Amerikën e largët,edhe Abaz Kupin atje në Krujën e Skënderbeut, se ai djaloshi 25 vjeçar i Kongresit të Lushnjës,Ahmet Zogu, e kishte vendosë ta bënte Shqipërinë shtet, tha z. Kurti.
Kështu qeveria e Ahmet Zogut i dha mundësitë reale çdo shqiptari të punonte për Kombin. Abaz Kupi si një udhëheqës popullor dhe ushtarak i respektuar, diti t’i shërbejë Atdheut, si një nga bijtë më të mirë të tij.
Duke u ndalur në aktin më kulmor të jetës së Abaz Kupit, z. Kurti tha: Jehona e qëndresës shqiptare të 7 prillit e mahniti botën. Ai tregoi akte heroizmi në krye të forcave të organizuara nga ai vetë. Por ndeshja me ushtrinë e madhe qe e pabarabartë. Abaz Kupi largohet përkohesisht nga vendi, familja internohet nga pushtuesit, dhe pasuria i konfiskohet. Kur vendi e kërkoi sërish, ai u kthye nga mërgimi dhe ia nisi luftës kundër pushtuesëve. Ai pranoi që të bashkohej me çdo shqiptar që e urrente fashizmin, pavarësisht nga pikpamjeve ideologjike. Në Pezë është ndër njerëzit kryesorë. Por shpejt do të dukej se komunistët kishin më për zemër sllavët se sa pjesët e Atdheut, siç ishte Kosova. Vjen Mukja e 2 Gushtit 1943 bashkë me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, kërkon Shqipërinë Etnike dhe çështjen e regjimit t’ia linin vullnetit të popullit. Por marrëveshja prishet nga influenca Jugosllave tek komunistët. Forcat e Abaz Kupit bashkë me nacionalistët matjanë e bajraqet e Lurës e Selitës kishin sulmuar garnizonin fashist të Burrelit vetëm dy ditë përpara Mukjes më 31 korrik. Pas prishjes me komunsitët organizon monarkistët dhe brenda dy muajësh krijon Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit. Shumë shpejt lufta kundër pushtuesëve do të kthehet në luftë civile nga komunistët e Abaz Kupi nuk e donte një gjë të tillë, tha z. Kurti në kumtesën e tij përkujtimore.
Vjen fundi i luftës dhe Abaz Aga, duke iu shmangur luftës vëllavrasëse, largohet nga Atdheu duke u bindur se pushtimi komunist po triumfonte. Iku me mendimin për t’u rikthyer sërish duke menduar se aleatët do e ndihmonin, Shqipërinë, iku për t’i shërbyer vendit të tij duke sakrifikuar një pjesë të familjes. Bardhit, të birit, i kërkoi besën që të ishte zot shtëpie e Bardhi e mbajti fjalën; megjithëse komunistët e burgosën për bindjet antikomuniste, e internuan, por ai qëndroi i papërkulur.Familja Kupi u dënua nga të dy diktaturat, nga ajo fashiste dhe diktatura komuniste. Sapo largohet hidhet në veprim në mërgim. Mbreti Zog i përdori të gjitha mundësitë për organizimin dhe bashkimin e emigracionit antikomunist. Krijimi i Komitetit Shqipëria e Lirë nën drejtimin e Mithat Frashërit, ishte një shpresë për çlirim nga diktatura komuniste. Abaz Kupi si kryetar i OKL, dhe një nga drejtuesit e Komitetit Shqipëria e Lirë, përkrahur edhe nga shteti amerikan, nuk pushoi në përpjekje për të përkrahur popullin shqiptar. Jeta e tij ishte një luftë të cilën ia vlen ta kthesh në frymëzim Kombëtar për çdo shqiptar e për çdo kohë. Kanë kaluar thuajse 70 vjet që kur Abaz Kupi e la vendin e tij, që e deshi aq shumë dhe amaneti i tij mbetet aktual: “Shqipëria ka nevojë për ju, kurrë mos e mendoni se detyrimet ndaj vendit i keni shlyer.”
ABAZ KUPI IA ZBARDHI FAQEN SHQIPËRISË
Veprimtaria përkujtimore pati si moto përfundimin e përbashkët se :Abaz Kupi me aktin e tij trimëror në 7 prill ia zbardhi faqen Shqipërisë. Vende të fuqishme të Europës nuk arritën që të zbraznin një pushkë në pushtimet rrufe të nazi-fashizmit.
Zv/ kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, ishte i pari nga përfaqësuesit e komunitetit që përshëndeti pjesmarrësit, organizatorët dhe familjen Kupi.Ai tha se Gjenerali Abaz Kupi është figurë qëndrore në historinë e Shqipërisë, veçanërisht gjatë luftës së dytë Botërore. Ai analizoi figurën e Abaz Kupit, si udhëheqës i luftës për liri. Bashkëpunimi i tij me nacionalistët e tjerë dhe Frontin, pjesmarrja në Konferencës së Pezës, tregon vizionin e tij të qartë kombëtar. Distancimi nga fronti pas Konferencës së Mukjes, e qartëson akoma më shumë vizionin e tij Kombëtar. Për z. Bushati, reputacioni ushtarak i Abaz Kupit duhet të tërheqë vëmendjen e studiuesëve. Më pas ai trajtoi lidhjet e Abaz Kupit me Vatrën, të cilën vetë heroi e konsideronte –Vatër Kombëtare. Z. Bushati i ftojë legalistët e rinj, ashtu si të vjetrit t’i bashkëngjiten Vatrës, si një organizatë e sprovuar kombëtare, që ka më shumë se një shekull aktivitet e qëndresë kombëtare.
Më pas kanë shprehur opinionet dhe konsideratat e tyre rreth figures dhe kontributit të Abaz Kupit; Sali Bollati, përfaqësues i Shoqatës Çamëria, veprimtaret Merita Shkupi dhe Mimoza Dajçi, Adem Saliui si dhe editori i Diellit, Dalip Greca.
Në emër të familjes Kupi, përshëndeti nipi i Abaz Kupit, djali Fatbardh Kupit, Sokol Kupi, i cili falenderoi pjesmarrësit që patën mundësi të bëheshin pjesë e përkujtimit dhe nderimit të gjyshit të tij, Gjeneralit Abaz Kupi në këtë përvjetor të 38 të vdekjes.
GJANA: PËRKUJTIMI I ABAZ KUPIT MERR DIMENSION TË RI
Për këtë veprimtari përkujtimore, Kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, z. Sulejman Gjana, kishte dërguar një mesazh që u duartrokit nga pjesmarrësit. Ja teksti i mesazhit:
Inderuar Kryetar i degës PLL në ShBA, z. Hakik Mena
E nderuar familja Kupi
Ndjej keqardhje të madhe që nuk mund të jemë sot i pranishëm në mesin tuaj në ceremoninë përkujtimore të 38-vjetorit të vdekjes së heroit të rezistencës së 7 prillit 1939 dhe figurës së shkëlqyer të patriozmit shqiptar, Gjeneral Abaz Kupit. Njëherazi, ju falenderoj për ftesën tuaj, por angazhimet dhe axhenda jonë e ngarkuar në Tiranë në këtë fillim viti dhe pas Kuvendit tonë të XVIII nuk na lejuan që të jemi fizikisht në mesin tuaj, ndonëse zemra dhe mendimet tona janë gjithnjë pranë jush sidomos në këto moment që përkujtojmë humbjen e udhëheqësit historik të gjithë legalistëve dhe nacionalistëve shqiptar.
Tradita që ju keni ndjekë ndër vite duke organizuar një ceremoni tek varri i Gjeneral Abaz Kupit ju lartëson dhe është një shembull për të gjithë, aq më tepër në kushtet aktuale, kur në Shqipëri sundojnë ata që shtrembëruan historinë tonë Kombëtare. Planet e tyre të fundit për të përkujtuar sivjet 70 vjetorin e të ashtuquajturit çlirim të vendit dëshmojnë se qeveritarët aktual nuk janë shkëputur nga mentaliteti dhe praktikat sllavo-komuniste që shkaktuan një luftë civile gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila kishte për qëllim eliminimin e patriotëve shqiptar dhe që rezultoi në pushtimin e Shqipërisë nga diktatura më e egër dhe ideologjia komuniste.
Në këto kushte, përkujtimi i jetës dhe veprës së Gjeneral Abaz Kupit merr një dimension krejtsisht të veçantë e që na nderon pa masë, sepse u përket djemve dhe vajzave të atyre që ndërtuan shtetin shqiptar dhe e mbrojtën pavarësinë dhe nderin e Shqiptarëve që të tregojnë të vërtetën historike dhe të mbrojnë vlerat morale, politike dhe Kombëtare për të cilat dhanë jetën mijëra dhe mijëra Shqiptarë.
Nëse ne do të dimë të ndjekim shembullin e Gjeneral Abaz Kupit dhe të patriotëve të tjerë me në krye mbretin Zog, besoj se do të kemi bërë detyrën tonë ndaj Atdheut dhe Kombit dhe do të kontribuojmë që brezat e ardhshëm të gëzojnë një Shqipëri të lirë, të sigurtë, të zhvilluar dhe të bashkuar,-atë Shqipëri për të cilën lindi dhe jetoi Gjeneral Abaz Kupi.
I paharrueshëm qoftë kujtiumi i Tij!
HOMAZHET E PËRVITSHME NDEROJNË HEROIN E 7 PRILLIT
Ka 38 vjetë që në Varrezat në Kew Gardens në Queens, New York, legalistët, familja Kupi dhe komuniteti shqiptar në New York, organizojnë homazhe në kujtim dhe në nderim të aktit burrëror të atij, që i zbardhi faqen Shqipërisë, Abaz Kupit.
Kështu ndodhi edhe këtë herë. Pas tubimit përkujtimor pjesmarrësit shkuan tek varri i heroit dhe zhvilluan homazhe. Abazi i
vogël mban një lule simbolike dhe e vendos tek mermeri, ku është gdhendur emri i stërgjyshit. Kështu dhe familja, dhe të afërmit, legalistët, miqtë.
Pak fjalë, i thotë për heroin, legalisti dhe vatrani i kahershwm, Ndrec Gjergji, një nga të paktët, që e kanë jetuar atë ditë të përcjelljes së Abaz Agës, 38 vite të shkuara.
Sokol Kupi, sërish i falenderon ata që patën mirësinë të bëjnë homazhe tek varri i Abaz Kupit dhe ndanë me familjen Kupi këtë ditë përkujtimore. Fotografitë pranë varrit i japin fund ceremonisë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- …
- 15
- Next Page »