• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Papa Francesku, në SHBA

September 22, 2015 by dgreca

Frank Shkreli

Papa do të pritet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me të cilin ishte takuar në Vatikan vitin e kaluar. Papa Françesku është vetëm Papa i tretë që viziton Shtëpinë e Bardhë. Çështjet mbi të cilat do të bisedojnë Presidenti amerikan dhe Papa do të jenë të shumëta dhe do të përfshijnë subjekte të ndryshme me të cilat sot përballet njerëzimi dhe të cilat shqetësojnë mbarë botën. Në një intervistë më heret, Presidenti Obama kishte deklaruar se, gjatë të vizitës së tij në Vatikan vitin që kaloi, ata biseduan, “mbi varfërinë dhe mbi mënyrta se si mund të ndihmohen të varfërit anë e mbanë botës. Mendoj se kjo është një temë për të cilën Papa do të jetë i interesuar të vazhdojë ta theksojë gjatë vizitës” në SHBA, tha Presidenti Obama. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se pret që ai dhe udhëheqsi I Kishës Katolike, Papa Françesku të biseodjnë në Shtëpinë e Bardhë gjithashtu edhe për ndryshimet klimaterike si dhe për çështje gjithmonë aktuale që janë lufta dhe paqa, përfshirë edhe mbrojtjen e të krishtervëe në zona lufte e konfliktesh. “Ne, shtoi Presdienti Obam, “këshillohemi shpesh me Kishën Katolike mbi mënyrat se si të mbrojmë minoritetet fetare në zona e prekura nga lufta dhe konfliktet”, ka theksuar më heret Presidenti ameirkan në lidhje mbi bisedimet aë qi do të zhvillojë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me Papa Françeskun.
Ndër aktivitetet e Papës në Washington, ai ka në agjendën e tij celebrimin e një meshe në Bazilikën Kombëtare. Kjo bazilikë e cila i shërben universitetit të njohur Katolik Amerikan (American Catholic University) në Washington, është kisha më e madhe në Amerikë dhe njëra prej më të mëdha në botë.
Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Papa Françesku do të mbajë një fjalim para dy Dhomave të Kongresit Amerikan, duke u bëre kështu Papa i pare që mban një fjalim të tillë para përfaqsuesve të zgjedhur të kombit amerikan. Papa e pranoi ftesën për të mbajtur një fjalim në Kongres, ftesë e cila i ihste dërguar atij nga udhëheqsi i shumicës republikane në John Boehner së bashku me udhëheqsen e pakicës demokrate, Nanc Pelosi, të dy të cilët i përkasin fesë katolike.
Pas vizitës dhe takimeve të ndryshme me udhëheqsit më të lartë të qeverisë dhe të shtetit amerikan dhe pas ceremonive të ndryshme në Washington, Papa Françesku do të udhëtojë për në New York ku do të mbajë një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me 25 shtator para udhëheqsve të mbarë botës, të cilët ndodhën në New York për takimin vjetor të radhës si çdo shtator. Edhe në këtë rast Papa Françesku i bashkohet një numëri të vogël të ish-udhëheqsve të Kishës Katolike që kanë folur para OKB-ës, Papës Palit të VI në vitin 1965, Papa Gjon Palit të II në vitin 1979 dhe Papa Benediktit në vitin 2008. Papa Françesku do të flasë para kryetarve të shteteve të qeverive të cilët do të marrin pjesë në takime të nivelit tëartë për të diskutuar mbi rritjen ekonomike dhe çështje të tjera të interest botëror. Papa Françesku është i interesua për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit dhe lidhjet e Papës me organizatën botërore u përforcua edhe më shumë gjatë një vizite që udhëheqsi i OKB-ës, Ban Ki Moon bëri në Vatikan prillin që kaloi, ku ishin ftuar një numër shkencëtarësh, udhëheqës fetarë dhe të zyrtarë të lartë të OKB-ës për të biseduar mbi ndryshimet klimaterike. Interesimi i Papës për mbrojtjen e ambientit rrjedhë nga Bibla. Papa Françesku kishte deklaruar në vitin 2013, me rastin e Ditës së Ambientit, duke thënë se, “Kur flasim për ambientin, mbi krimijim e botës,, mendimet e mia shkojnë tek faqet e para të Bibles, ku thuhet se Perëndia vendosi burrin dhe gruan në këtë tokë për ta kultivuar dhe për ta mbrojtur… A jemi ne me të vërtetë duke kultivuar dhe mbrojtur planetin tone dhe krijesat në tokë, apo jemi duke lënë pasë dore dhe duke i abuzuar ato? Pritet që në fjalimin e tij para udhlheqsve botërorë në OKB, Papa Françesku të bëjë thirrje për masa më të forta në mbrojtje të ambientit dhe të luftës kundër ndryshimeve klimaterike në planetin tonë.
Gjatë qëndrimit të New York, Papa Françesku do të vizitojë gjithashtu vendin e sulmeve terroriste kundër kullave binjake në Manhatan të 11 shtatorit, 2001, ku pritet të lutet për kurajo, mençuri dhe shpresë për të punuar siç është shprehur para-ardhësi tij Papa Benedikti, për një botë ku paqa e vërtetë dhe dashuria të mbretërojnë midis kombeve dhe në zemërta e të gjithë njerëzve.
as vizitës së tij në Katedralën e madhe të New Yorkut, Shën Patrikut, Papa Françesku do të udhëtojë për në qytetin historik të Amerikës, në Filadelfia ku për një javë tani po mbahet Mbledhja Botërore e Familjeve, dhe ku do të mbajë meshën e rastin në Sheshin Benjamin Franklin, një ceremoni kjo me të cilën udhëheqsi i Kishës Katolike do të përfundojë vizitën e tij historike prej pothuaj një jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Franka Shkreli, ne SHBA, Papa francesku

Programi i bursave në SHBA për gjimnazistët, ja datat e konkurrimit

September 15, 2015 by dgreca

Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES) Program është një program pa pagesë që siguron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kaluar deri në një vit akademik (2016-2017) në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane dhe duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane. Fokusi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.

Ky program mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Faza e parë e konkurimit:

Qyteti: Tiranë

Data: 4 nëntor 2015

Ora: 8:30 to 11:00

Adresa: Universiteti “Marin Barleti”, Rr. “Sami Frashëri”,

nr. 41 (pranë kompleksit të pishinave)

Qyteti: Fier

Data: 6 nëntor 2015

Ora: 8:30 to 11:00

Adresa: Shkolla e mesme “Flatrat e Dijes”

Lagjja 1 Maj

Të gjithë nxënësit duhet të regjistrohen personalisht ditën e testimit; nxënësit nuk mund të regjistrohen online, me anë të e-mail-it ose në telefon. Testi i parë do të bëhet në të njëjtën ditë dhe orë që do të përcaktohet në momentin e regjistrimit. Për të gjithë ata që kualifikohen, testi i dytë do të bëhet të nesërmen.

Një listë me pjesëmarrësit e raundit të dytë do të bëhet publike në mbrëmjen e ditës së parë të testimit.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kushte:

– Datëlindja nga 1 janar 1999 – 15 korrik 2001

– Nxënës në shkollë të mesme, klasa 10 ose klasa 11

– Nxënës me rezultate të mira

-Të kenë nota të mira

– Njohuri të mira të gjuhës angleze

– Të jetë shtetas shqiptarë

-Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të lindur nga 15 shkurt 1998-15 korrik 2001

Dokumentet që duhet të paraqiten:

Aplikanti duhet të paraqesë:

– Fotografi të kohëve të fundit 3 x 4 cm;

– Pasaportë, Certifikatë lindjeje; ose kartë identiteti

– një stilolaps

Për informacione më të hollësishme kontaktoni:

American Councils for International Education

Rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, 11-3, Tiranë

+355 4 2 235 347

tirana@americancouncilssee.org

www.ac-see.org

Filed Under: Komunitet Tagged With: bursa studimi, gjimnazistet, ne SHBA

“The Boston Globe” , shqiptarët sjellin traditën mesdhetare në SHBA

August 24, 2015 by dgreca

Motër e vëlla shqiptarë, me ushqimore dhe furrë buke sjellin traditën Mesdhetare në SHBA/
Motër e vëlla që emigruan nga Shqipëria janë bërë të njohur në SHBA si tregtarë dhe kuzhinierë të suksesshëm. Gazeta e famshme “The Boston Globe” ka botuar një lajm të titulluar “Market mesdhetar në Waltham”, ku përmbledhtas shkruhet:-Një paradë prodhimesh mesdhetare dhe të Evropës juglindore lidh raftet e “Alba Mediterranean Market & Bakery”, furrë buke e dyqan tipi “take-out” [ushqimore, ku gatuhen gjellë dhe shiten për t’u marrë me vete – “durreslajm.com”] që u hap në korrik 2015 në Moody Street, qyteti Uollthem (Waltham) në shtetin e Masaçusets-it (Massachusetts). Koleksioni eklektik përfshin vaj ulliri nga Greqia dhe Bullgaria, kafe nga Italia dhe Bosnja, si dhe paketa e biskota elbi, mjaltë, dhe çaj nga Greqia. Blloqe djathi kaçkavall feta greke dhe bullgare (6.99 deri në 8,99 dollarë për 454 gram), kos i freskët me yndyrë, fiq ose arra kokosi gjithë mjaltë (3,79 dollarë për 454 gram). Pronarët Kristina Zeqo, 48 vjeçe dhe Stavros Kondo, 34 vjeç, janë një skuadër motër-vëlla që u larguan nga Shqipëria 17 vjet më parë. Kristina zuri vend në Uollthem me familjen e saj, kurse Stavrosi emigroi në Athinë, pastaj erdhi në Boston tre vjet më parë. Dyqani ka marrë emrin e nënës së tyre Alba Kondo, 71 vjeçe, e cila jeton në qytetin e Njuton-it (Newton). Stavrosi mori mësime për pastiçeri në Greqi dhe pjek trekëndësha bakllavaje madhështore me mjaltë dhe kokos apo arra, llokume, tollumba, kadaif dhe lloj-lloj krem-karamele e ëmbëlsirash me peta dhe fije. Kristina, kuzhiniere me përvojë, bën sallata, japrak, gatime të ndryshme me oriz dhe perime, byrek me spinaq etj. Arkëtare është e bija e Kristinës, Greta, 23 vjeçe. Dyqani me hapësirë, me mure të gjelbra ngjyrë sherbelë, është dekoruar me fotografi të qyteteve evropiane, nga e kanë origjinën ushqimet që shesin, duke u kujtuar se ku ka qenë familja dhe ku është tani. Shkruan në fund “The Boston Globe”.
Shefqet Kërcelli

Filed Under: Komunitet Tagged With: dhe furrë buke, me ushqimore, Motër e vëlla shqiptarë, ne SHBA, sjellin traditën Mesdhetare

Kina, agjentë të fshehtë në SHBA

August 18, 2015 by dgreca

Gazeta the New York Times shkruan se administrata e Presidentit Barack Obama ka paralajmëruar Kinën për praninë e agjentëve të saj në Shtetet e Bashkuara, që po bëjnë fshehtas presion ndaj emigrantëve të njohur kinezë që të kthehen në vend, si pjesë e akionit anti-korrupsion të Pekinit. Njoftimi vjen mes tensioneve dypalëshe në rritje dhe vetëm disa javë para një vizite shtetërore të Presidentit kinez Xi Jingping në Shtetet e Bashkuara. New York Times që citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thotë se përpjekja e Pekinit është pjesë e betejës anti-korrupsion të Presidentit Xi, që ka gjetur mbështetje në opinionin publik kinez. Gazeta thotë se agjentët janë nga Ministria e Sigurisë Publike dhe nuk kanë hyrë në vend për shërbim qeveritar dhe ka shumë gjasa që të kenë ardhur me viza turizmi ose biznesi. New York Times shkruan se që nga viti 2014, mbi 930 të dyshuar janë riatdhesuar, përfshirë mbi 70 që janë kthyer me vullnetin e tyre këtë vit. Sipas artikullit, ata janë pjesë e një operacioni ndërkombëtar për të gjetur të arratisurit për arsye ekonomike dhe për t’i kthyer në vend.

Filed Under: Kronike Tagged With: agjentë, Kina, ne SHBA, të fshehtë

Njoftim për arësimim ushtarak në SHBA

July 23, 2015 by dgreca

Jane 6 (gjashtë) të drejta studimipër oficerë në “Shkollën e Kandidatëve për Oficerë (OCS)”, në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/
Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë kërkon të rekrutojë kandidatë për oficerë në “Shkollën e Kandidatëve për Oficerë (OCS)”, në Fort Benning, Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për 6 (gjashtë) të drejta studimi. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR-së për kandidatët brenda radhëve të Forcave të Armatosura është deri në 01 shtator 2015.
1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:
 Të jenë shtetas shqiptarë.
 Të jenë në zotërim të diplomës së arsimit të lartë, (minimumi bechelor) brenda ose jashtë vendit, të njohur dhe ekuivalentuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.
 Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.
 Në momentin e aplikimit të mos jenë më shumë se 25 vjeç e 6 muaj. Përjashtim bëjnë kandidatët për oficerë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura, të cilët në momentin e aplikimit duhet të mos jenë më shumë se 30 vjeç e 6 muaj.
 Të ketë notën mesatare të lëndëve të të gjitha viteve të arsimit të lartë, jo më pak se 7 (shtatë).
 Të zotërojë gjuhën angleze të lexuar, të shkruar dhe të folur dhe të sigurojë mbi 75 pikë në testimin ALCPT, të zhvilluar nga QGJH në KDS.
 Të jetë vlerësuar i aftë për të shërbyer në FA gjatë ekzaminimit mjekësor.
 Të ketë gjatësinë trupore jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 për femrat.
 Të mos jetë bartës i virusit HIV, Hepatit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike, për kandidatët për oficerë që nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.
 Të mos jetë larguar nga puna në administratën qendrore ose lokale (nëse ka qenë i punësuar para aplikimit), për shkelje të dispozitave të kodit të punës ose legjislacionit në fuqi. Kjo kërkesë aplikohet për kandidatët që nuk janë pjesë e FA.
 Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, skualifikohet.
2. Dokumentet për regjistrim:
Kandidatët për regjistrim duhet të paraqesin pranë Zyrës së Rekrutimit dhe Pranimit Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:
 Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati për ndjekjen e studimeve ushtarake në SHBA, ku të specifikohet institucioni arsimor dhe preferenca e degës për të cilën aplikohet.
 Formular me të dhënat personale sipas formatit të përcaktuar, ANEX A.
 Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar (diplomës) që vërteton përfundimin e arsimit të lartë së bashku me listën e notave të lëndëve.
 Fotokopje e kartës së identitetit.
 Certifikatë familjare 1 (një) copë.
 Fotografi për dokument (4×6), 2 (dy) copë.
 Fotokopje të pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.
 Dëshmi penaliteti.
 Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.
 Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.
 Vërtetim nga përmbarimi.
 Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Komandës Mbështetëse ku shprehet që kandidati është i aftë nga ana shëndetësore për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.
 Vendimin e Komisionit Mjekësor mjekësore të SUKM, ku shprehet për aftësinë apo paaftësinë e kandidatit për oficer, shoqëruar me ekzaminimet mjekësore nëse kandidati nuk është bartës i virusit HIV, Hepatitit B dhe SST (Sëmundje Seksualisht të Tran smetueshme) të tjera; të mos ketë kaluar apo të vuajë ndërkohë nga sëmundje të tjera të zemrës, veshkave, hepatike, pulmonare, neuropsikiatrike, sistemit lokomotor (sistemit kockor dhe lëvizjes) apo të ketë qenë ose jetë përdorues i lëndëve narkotike, për kandidatët për oficerë që nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.
 Formularët mjekësorë “Form DD 2807-1 dhe Form DD 2808” të cilët do të përdoren nga aplikanti për t’iu nënshtruar vlerësimit të gjendjes së tij shëndetësore në Komisionin Mjeko-Ligjor.
 Rekomandimi nga komandat përkatëse, sipas kërkesës së kandidatit, për të aplikuar si kandidat për oficer, për kandidatët që shërbejnë në FA.
3. Datat e testimit:
Testi Fizik: 07.09.2015
Testi Intelektual: 08.09.2015
Testi i Gjuhës së Huaj: 09.09.2015
Testi Psikologjik: 10.09.2015
(E dergoi: SHK)

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne SHBA, Njoftim, për arësimim ushtarak

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT