Menjëherë pas publikimit të rezultateve Kryetari i Partisë Moderate, Frederik Reinfeldt dhe njëherit Kryeminister aktual i vendit, tha se ofron dorëheqje nga posti i të parit të partisë për shkak të humbjes që pësoi në këto zgjedhje /
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Geteborg- 15 shtator- Zgjedhjet e djeshme nacionale, rajonale dhe komunale në Suedinë e largët përfunduan me një rezultat pothuajse të balancuar ndërmjet dy blloqeve për shkak se fituesi është në përparësi me vetëm rreth katër për qind. Sipas rezultateve të deritashme dhe pothuajse përfundimtare blloku i partive majtiste i fitoi zgjedhjet pasi që mori mbi 43 për qind të votave të përgjithshme. Këtë bllok e udhëheq Partia Socialdemokrate që fitoi 31.3 për qind të votave, pastaj partia për Mbrojtjen e Ambientit 6.8 dhe Partia e Majtë që fitoi 5.7 për qind. Ndërkaq, Aleanca e partive konzervative që udhëhiqej nga Partia Moderate dhe që ishte në pushtet tash e tetë vjet arriti që marrë 39.4 për qind të votave. Shikuar nga ky rezultat paszgjedhor asnjeri koalicion nuk e ka shumicën për ta formuar qeverinë dhe shi për këtë blloku fitues duhet ta gjejë një partner nga aleanca. Sipas disa informacioneve të para deri me tash Partia Demokristiane ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Partinë për Mbrojtje të Ambientit, mirëpo është në pikëpyetje se sa stabile do të mund të jetë qeveria me këtë parti e cila ka fituar vetëm 4.6 për qind të votave.
Befasi e këtyre zgjedhjeve është renditja në vendin e tretë të partisë më të madhe në vend të Demokrateve Suedezë SD, e cila fitoi 13 për qind të votave. Megjithatë, për shkak të orientimit dhe programit të saj kundër të huajve asnjëra parti nuk dëshiron të bashkëpunoj dhe të krijoj farë koalicioni me këtë parti ekstremiste.
Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve lideri i Partisë Socialdemokrate, Stefan Lofven, do të jetë Kryeminister i ardhshëm i Suedisë. Ndërkaq, Kryetari i Moderatëve, Frederik Reinfeldt, dhe njëherit Kryeminister aktual, në një konferencë për medie që dha menjëherë pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve tha se ofron dorëheqje nga posti i të parit të partisë për shkak të humbjes që pësuan në këto zgjedhje. Edhe pse elektorati dëshiroj të bëj ndryshime në formën e qeverisjes, megjithatë, moderatët dhe partitë tjera në koalicion, pos tjerash, arritën që me sukses t’i bëjnë ballë krizës financiare që pati përfshi të gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare.
Shtim i aktivitetit të spiunazhit rus në Suedi
Situata e përgjithshme e sigurisë në Europë ka ndryshuar në mënyrë dramatike prej momentit kur Rusia aneksoi një pjesë të një shteti tjetër dhe nga ai moment jo vetëm në Suedi, por edhe në vende të tjera ka shtuar aktivitetin e spiunazhit/
NGA XHAVIT ÇITAKU/Suedi/
Geteborg, 7 prill- Në mjetet e informimit suedez sot në mënyrë sensacionale opinioni e këtushëm u njoftua se shteti fqinjë Rusia ka ngritur shkallën e gatishmërisë luftarake dhe se ka shtuar aktivitetin e spiunazhit në këtë vend skandinav. Shefi për analitikë i Shërbimit Sekret të Suedisë SEPO WIlhelm Unge tha në një konferencë për shtyp se: shteti ynë fqinjë ka shtuar aktivitetin e spiunazhit në vendin tonë nga fillimi veprimeve për e rreth Krimës. Mirëpo, ai për shkak të rrethanave të sigurisë nuk deshti të përmend detaje të këtij aktiviteti. Kjo ka ngjashmëri me një atak simulativ të aeroplanëve luftarak kundër Suedisë që Rusia kishte zhvilluar kundër Suedisë vitin e kaluar.
-Një gjë e kemi të qartë dhe ky është se Shërbimi i fshehtë ushtarak rus gjendet në vendin tonë dhe zhvillon aktivitet dhe, po ashtu, është fakt se gatishmëria luftarake e Rusisë është në veprim, tha ai. Megjithatë, SEPO nuk beson se do të këtë invadim rus në këtë vend. Me një fjalë, nuk ka grumbullim të tankeve luftarake në kufirin ndërmjet këtyre dy shteteve, të cilat do të hynin brenda territorit suedez, theksojnë mjetet e këtushme të informacionit bazuar në të dhënat e këtij shërbimi.
Një gjë është e qartë se situata e përgjithshme e sigurisë në Europë ka ndryshuar shumë dhe në mënyrë dramatike për shkak se Vladimir Putini i dha vetës të drejt që të aneksoj Krimën, një pjesë të një shteti tjetër të njohur ndërkombëtarisht. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është rritur shkalla e kërcënimit kundër Suedisë.
Rusia në fakt aktivitetin e spiunazhit ushtarak e ka shtrirë edhe në disa shtete tjera. SEPO bën me dije, po ashtu, se nuk është vetëm Rusia që zhvillon aktivitet spiunazhi në këtë shtet, por një gjë të tillë e bëjnë edhe 15 vende të tjera duke përfshi me këtë rast Kinën dhe Iranin. Po ashtu, sulmet armiqësore elektronike kundër institucioneve të ndjeshme shtetërore dhe firmave të ndryshme suedeze janë shtuar në mënyrë markante. Me këtë rast Katarina Sohlberg, nga SEPO, hedhi në dritë edhe faktet e “ gjalla” që dogana suedeze kishte arritur të zbuloj. Në fakt, doganieret e kishin kapur në flagrancë një iranian duke bartur disa ventila të vlefshëm, apo më mirë me thënë të atillë që mund të përdorën për pasurimin e Uranit.
Se kur e ka ndërmend të ndalet Rusia me këto provokime që po fusin panik në shumë shtete mbetët të shihet, por edhe qëndrimi jashtëzakonisht pasiv i perëndimit sikur po i jap krah regjimit të Moskës që të zhvilloj aktivitete çfarë ai dëshiron dhe i shkon për shtati liderit rus që i ka duart e lira për të ndërmarrë edhe aktivitete spiunazhi, edhe luftarake, por edhe të gllabëroj pjesë të territoreve të shteteve sovrane.
ME JUSUF BUXHOVIN NE SUEDI
MËRGATA NË SUEDI NUK ËSHTË E MADHE NUMERIKISHT, POR ËSHTË SHUMË E MADHE NË PARAQITJE SI NJË KOMUNITET UNIK/
Nga Soko Demaku/ Suedi/
Intërvistë me prof. Jusuf Buxhovin, i cili kishte ardhë nga Republika e Kosovës, i ftuar si mysafir në Sesionin e Parë Shkencor të Shoqatës se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi 11-të Albani” në Suedi, në të cilin Sesion Shkencor u bë edhe promovimi i librit të njohur të profesor Jusuf Buxhovit KOSOVA 1, 2 e 3”, e né do i shtrojmë disa pyetje, në të cilat, besojmë se z. Buxhovi do na përgjigjet, dhe është interesant opinioni të njihet më shumë mbi këtë vepër, e cila është ndër veprat më voluminoze, njëra ndër veprat e cila pasqyron Historinë e Kombit tonë, Historinë e Popullit Shqiptarë në ato rrjedhat në të cilat né deshirojmë ta kemi Historinë e Popullit tonë, për arsye se deri tash kemi pasë një histori, mirëpo e kemi pasë, siç thoshte një mësuesi im: ”histori laramane”.
Prof. Jusuf, së pari, si e ndieni veten këtu në Suedi?
Ndihëm mirë këtu, ku kam qenë para 20-të e sa vitesh dhe erdha që veprës s’ime t’i hapi shtigje të reja, si çdo autor ndjehëm mirë dhe, aq më tepër, Suedia është një vend që u ka ofruar strehim shqiptarëve, është një vend shumë demokratik, shumë human dhe këto dy arsye më bëjnë që të ndjehëm mirë.
Me siguri se Ju jeni një ish-diplomat, një njeri që ka përjetua edhe mërgimin, një njeri që ka përjetua edhe Evropën edhe në kohërat më të hershme, kur Evropa Perëndimore ka qenë si ëndërr. Me siguri që ju e ndjeni veten ashtu, si ju thatë, mirëpo, është interesant çka e shtyri profesorin Jusuf Buxhovi që të hulumtoi historinë e Kombit, historinë popullit shqiptarë; duhet të ketë një bazë nga e cila prof Jusufi është nisur që ta prezantojë këtë histori?
Po, janë shumë arsye! E para është, sepse unë si shkrimtar, vazhdimisht si profesion e kam pasë historinë. Historia te unë si shkrimtar, e ka pasë një funksion tjetër, dmth, ka pasë një funksion që fakti të jetësohet, që të marr përmasat e një fakti jetësor, i cili do të mbetet i kryer dhe i përhershëm. Dmth, këtë çasje më historinë për temat të cilat mbeten – me zënë një vend shumë të rëndësishem, që nga vepra ime e parë, të nivelit pak më serioz, siç janë ”Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ”Historia e të mallkuarve”, ”Teologjia, prap vdekja” deri të libri ”Bllastit” që i kushtohet krye-kreje Luftës se fundit (në Kosovë). Pra, në të gjitha këto vepra, historia i ka ndihmuar krijimtarisë s’ime. Në këtë rropatje me historinë kam parë, megjitatë, se historia nuk mjafton vetëm se të lexohet, veçmas historia jonë, e cila ishte e anatemuar, e ndaluar, histori e sakrifikuar, etj.etj., por ajo edhe duhet të shkruhet. Para së të shkruhet, ajo duhet të hulumtohet. Kështu ka lindur edhe interesimi im që historia të hulumtohet, interesim kah mesi i vitetve të ’70-ta (të shek.20-të), kur do shkruaja një Felton për Lidhjën Shqiptare të Prizrenit, atëherë ishte 100 vjetori dhe si korrespodent që isha në Gjermani, të hy në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe aty, për herë të parë, ndesha atë që preokuponte parimet e mia, dhe iu kanë dhënë një çasje magjike, që unë kisha çasje në dokumentet e Kuvendit të Berlinit, nënshkrimin e Abdylit (Frashërit) e qindra shqitparëve tjerë. Kjo për mua ishte domethënëse. Kjo ka qenë ajo që, jo më të merrem më historiografi nga pikëpmaja e një shkrimtari e një publicisti, po të një historiani. Kjo ishte ajo që së pari më shtyri që të merrem më të dhe vazhdova. Kam pasë fatin që kam qenë korrespodent i ”Rilindjes” n’atë kohë më akreditimin e institucioneve tjera të Kosovës, nga Akademia e Shkencave deri të Instituti i Historisë, por edhe Arkivi Historik dhe të institucioneve të tjera dhe punova për disa vite… Kështu, në njëfarë mënyre- gadi të ”dhunshme” si shkrimtar, kalova në histori. Kjo për mua ishte më e rëndësishme e që ka të bëjmë më pyetjen që shtruat ju, që Kosova shkonte kah shtetësia dhe kjo ndodhi në vitin 2008, pikërisht më 18 shkurt 2008. Kosova duhej të kishte historinë e vet, jo vetëm si shtet, por edhe të një etnie, e cila duhej të kishte një histori që nga Antikiteti. Dhe, aty ishte një detyrë që ia vura vetit që, sa më shpejt të rrepatëm me këtë temë. E kjo është ajo Historia e Kosovës, kjo që kemi sot në 3 vëllime. Është edhe një Histori e Shqipërisë se natyrshme – nuk është Histori e Kosovës në kuptimin gjeografik. Kjo është Histori shpirtërore e popullit shqiptar nga Antikiteti e tutje, e kjo hap tash rrafshe të tjera – pse kjo histori është e kontestueshme në njërën anë dhe më dilema shumë të mëdha për shumë kë!? Kjo do të thotë se këtu bëhen rishikime: rishikimi në planin kohor dhe rishikimi në planin hapsinor. Dmth, këtu unë shkoj te antikiteti dhe gjenezën ilire e barti te Pellazgët. Te gjeneza ku qytetërimi antik është si djepi, na jemi qytetërimi etnik e kjo nuk e dëmton, përkundrazi e fisnikëron historinë tonë lidhur me të dhe kujtoj se edhe këtu në Suedi dhe kudo që janë shqiptarët, do ta lexojnë këtë histori dhe do të mburren me krenari, sepse, nëse deri dje kanë thënë se jemi pasardhës të Ilirëve, tash hiqen disa dilema që kanë mësuar prej historisë dhe sot thonë se janë pasardhës të pellazgëve dhe këta mund të krenohen dhe me Homerin, me veprat e Antikitetit e që në to qëndron shpirti i ynë. Kjo është ajo. Janë edhe disa teza tjera, të cilat i ka imponua çasja e lirueme nga kthetrat e ideologjisë ku për 50 vjet janë defekte shumë të mëdha dhe shumë nga çasjet, qofshin edhe të një natyre kompetente shkencore, por kanë humbë në objektivitet dhe historia jonë këtë duhet ta bëjë domosdosshmërisht: ka filluar Jusuf Buxhovi, por ta bëjnë të gjitha të tjerët. Kjo që kam bërë unë është një nismë, është diçka personale, ku janë hapur vetëm pistat ku do të shkohet më tutje. Këto hapje të pistave, u pajtuan apo s’u pajtuan të tjerët më mua, kjo është çështje tjetër. Duhet të nënshtroehen, ta zëmë teza e Antikitetit, çështja e Bizantit, çështja e rishikimt të shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe deri të kjo koha e jonë. Këtë rishikim e imponpon ideologjia. Këtu është diçka e dhimbshme, sepse shumë shkrimtarë punojnë sot e gjithë ditën, që ju kanë nënshtruar atyre kornizave, të cialt ua kanë ndryshuar edhe konceptet, të cilat duhet t’i lëshojë më, po kjo nuk është ndonjë fatkeqësi gjithëaq, sepse është në kuptimin hulumtues, por fatkeqësia më e madhe është që shkencëtarët nuk kanë punuar. Megjithëate, më disa kritere profesionale që ideologjia na i ka imponua do të ishte fatkeqësi që të mbeteshin/ngelnin në kurthin e kësaj, sepse pjesa shumë e ndershme që të pranohet rezultati dhe realiteti dhe kjo nuk ka asgjë të keqe në këtë drejtim.
Unë pres prej kolegëve që t’i nënshtrohen kësaj logjike dhe të punojmë të gjithë bashkërisht dhe të shikojmë qe historia jonë të jetë sa më realitet, e vertetë – në përputje me argumentet, me dokumentet, në përputhje me një trajtim gjithëpërfshirës, sepse këtu ka nevojë për studime. Shkruarja e historisë është në një gjë kur janë studimet tjera e mund të disiplinohen nga arkeologjia deri të antropologjia. Të gjitha ato kanë të bëjmë me një strehim dhe neve na presin punë shumë të mëdha…Duhet të bëjmë përpjekje shumë dhe gjithëpërfshirëse dhe gabon ai që thotë se historia mund të rishkruhet me një Dekret Politik. Historia mund të rishkruhet vetëm më konceptet që krijojnë rrethanat që historianët punojnë në mënyrë profesionale: nga vjelja e arkivave, nga studimet arkeologjike, nga studimet e filologjisë, të folklorit, të antropologjisë dhe deri të ato të shkencave tjera. Kjo është një punë komplekse që shtrohet para botës sonë, por në këtë nuk e kemi gadishmërinë që institucionalisht t’i çasemi kësaj. Akademitë e Shkencave, ato në Shqipëri e në Kosovë, jo vetëm që janë largë, por po ngecin, dhe kjo është brenga shumë më e madhe, bile, bile si u pa nga disa reagime, ato (akademitë) janë edhe kundër hapjes se kësaj çasje, sepse disa stereotipe ideologjike, ku janë murosë disa njerëz, disa autoritete dhe nëse kështu sillen, deshirojnë t’i bëjnë piramida, të cialt janë të pambrojtura dhe kjo është kujt t’i bëjnë një dëm, por kjo është shkencë dhe nuk kanë mundësi ta ndalin këtë proces!
Kjo do vazhdon dhe do shkon deri në atë distancën e fundit, ku do del realiteti çfarë né e kemi dhe çfarë do të duhej ta kemi. Ju e përmendet se ka reagime edhe nga ana e fqinjëve. Cili është ai pozicioni i juaj në këto reagime dhe brenda etnitetit tonë shqiptarë, por edhe nga fqinjët tanë atje në Ballkan?
Po! Reagimet e para kanë ardhë nga Akademia e Shkencave Serbe, sepse ata janë autorë të memorandumeve, autorë të gjenocideve etj.etj. që, fatkeqësisht sot e gjithë ditën po ballafaqohemi më to. Dhe, ky është një reagim, sepse ata për herë të parë po dalin më fytyrën e tyre të vërtetë të shkencave të tyre dhe ky reagim diskrediton aty edhe hapë mundësinë që bota dhe të gjitha ata që i kanë besuar deri dje, në një farë mënyre, se s’kanë pasë argumente të tjera, e tash kemi Çështjen Shqiptare, që është në kundërshtim të plotë me ato reagime! Kjo është e para! E dyta, që është, po ashtu një problematikë, është kjo: se Institucionet shkencore të Kosovës dhe ato të Shqipërisë nuk kanë reaguar, kjo do të thotë se ato pranojnë një pjesë të fajit, sepse mosreagimi do të thotë- pajtim më të. Këtu nuk është çëshjta që kam shtruar unë, për mbrojtje të një autori, por për çështje konceptuale, se do ta pranojmë né dhe më tutje tezën hegjemoniste serbo-madhe më të cilën:
SHqiptarët janë popull endacakë, se janë:
Popull pa histori, popull më bisht etj.etj.
Apo do ta pranojnë një çasje reale historike që:
Ne jemi popull antik,
Popull që ka ndërtua Bizantin,
Popull që ka luajtur rol të rëndësishëm në Pradnorinë Osmane,
Popull që tragjikisht ishte ndarë,
Që ka pësuar 100 vite në saje të kësaj politike,
Në saje ku shkenca serbomadhe i ka dhënë ata binarët antihistorik e antishqiptar këtu shkenca jonë duhet të reagojë. Nuk ka reaguar, pra është një brengosje. Kanë filluar disa reagime nga disa mediokër dhe kvazi-historian, të cilë për fat të keq tonin, plotësisht e mbrojnë. Tezen hegjemoniste sllave.
Kjo është ajo brenga ime më e madhe! Sa mund të pajtohem se mund të kritikohem nga aspekti shkencor ose pa vend, më siguri mund të ketë vend, sepse ndonjë autor nuk mund t’i absorbojë të gjitha gjërat, nuk mund të japi përgjigje në të gjitha lëmitë dhe kjo është shumë e natyrshme dhe, do kisha deshiruar që përnjëmend t’i kisha, s’do u nënshtrohem mënjëherë atyre kritikave dhe do t’isha shumë mirënjohës.
Por këtu kanë ardhë kritikat pikërsiht nga këndvështrimi i pikëpamjeve hegjemonsite serbo-mëdha, do të thotë unë quhem nacionalist, urrejtës i serbëve, etj.etj. dhe të njejtën gjë e përdorin edhe disa mediokër të kruzhoçeve shqiptare, për fat të keq të lidhur dhe më Qeverinë e Kosovës.
Ndoshta këtu është ajo arsyeja se vet Ministria e Arsimit ka hyrë në disa aranzhmane anti-shkencore dhe anti-kosovare, siç është ajo, veçmas vendikinimi i rolit të Perandorisë Osmane, që iu dhanë premtime ministrit turk para disa kohe, ku unë kam reaguar më ashpërsi të madhe, por janë edhe disa pika tjera që kanë të bëjmë më Planin e Marti Ahtisarit, ku është pranuar Trashëgimia fetare, kulturore, që nuk është e vërtetë që është e tyre (e kishave, manastireve, serbëve), pasuri e krishtene, që shqiptarët i kanë tapiat, etj.etj. do të thotë këtu është një pozicionim politik, sepse, nëse né e pranojmë, do të thotë ta shkruajmë historinë objektive, do të thotë të lirohemi prej kurthit të koncepteve hegjemoniste, automatikisht ndryshojnë edhe disa çasja ndaj politikës dhe kjo politikë si duket nuk është e interesuar që t’i ndryshojë ato.
Unë do të vazhdoj të punoj dhe është interesant se libri për 3-4 muaj ka pësuar katër ribotime. Deri tash ka rreth 15 mijë ekzemplarë dhe pritet që deri në shtator (2013) të ketë 6-7 ribotime dhe mbi 30 mijë ekzemplarë.
Kjo është përgjigjeja ime më e madhe se populli e ka parë se ku është e vërteta dhe se populli e do realitetin, do të ketë historinë nga Antikiteti, sepse deri dje janë mësuar që historinë t’ua shkruajnë të tjerët dhe sot e dinë se një autor shqiptar na tregon se:
Jemi popull antik,
Jemi popull që kemi ndihmua qytetrimin përendimor,
Jemi popull që nuk kemi rrënuar, si thonë në historiografin serbom amdhe.
Këto janë ato që çdo njeri i rendomtë në Kosovë i ka në librin që Kosova konsiderohet pjesë e identitetit të vet dhe ky është problemi që Qeverinë e vë para një situate shumë absurde: deri dje kemi luftuar për Shtetin e Kosovës, për një liri, për mendimin e lirë, që nënkupton edhe shkencëne lirë, sot po luftohet kundër kësaj të vërtete, e kjo është brengëgosëse!
Sa shoh unë, ju më Librin e juaj jeni paraqitë edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, por nuk kam dëgjaur, nuk kam hasur në ndonjë shkrim që është bërë prezantim i lbirit tuaj, librit për Kosovën dhe në tjera vende, mirëpo, jehonë të madhe ka pasë në Diasporë, dhe këtë e pamë edhe në qytetin Ängelholm të Suedisë. Çfarë janë opinonet e juaja për Diasporën në Librin e juaj, për vendlindjen u muarr vesh!?
Desha të ju plotësoj se në Shqipëri do të shkojnë disa ekzemplarë, atje janë më vonesë, por ata janë më disa probleme tjera dhe janë disa historianë që për ta lexuar librin ju duhen 3-4 muaj, por libri ka filluar që më parë në Shqipëri, dhe kjo është ajo që shkon.
Sa i përket Diasporës, në Diasporë është një interesim shumë i madh. Kemi fillua më Zvicrën, kemi pasë 3-4 promovime atje, në Gjermani kemi pasë disa promovime, po sot këtu (në qytetin Ängelholm). Dmth, është bërë një rrugëtim nga Jugu deri tek Veriu, është fillua më një Diasporë që është mjaft e koncentrueme edhe në Zvicër dhe shumë e fuqishme dhe shumë e madhe dhe numerikisht edhe në Gjermani, po ashtu e rëndësishme, por e pa organizuar sa duhet… deri tek ’Diaspora – në Suedi, ku nuk është e madhe numerikisht, por është shumë madhe për nga paraqitja si një komunitet në Suedi, dhe kjo është punë e mirë dhe fort e mirë që unë kam pasë mundësinë të komunikojë më këtë komunitet që është në një shtet shumë demokratik, që është shtet shumë human, që ka bërë shumë për këtë komunitet dhe janë shumë të interesuar që shqiptarët këtu ta kenë historinë e vet nga autorët e tyre e jo ta kenë atë që ua kanë mësuar që 50 vjet e sa!
Kjo për mua është shumë domethënëse dhe uroj që ky komunitet të integrohet, ta ruaj identitetin e vet dhe në të njejtën kohë të bëhen qytetarë të ndershëm e të përgjegjëshëm të Suedisë, te jenë ata të cilët do të janë ambasadorët tanë këtu në të gjitha fushat dhe kjo të jetë e dobishme për Kosovën!
Profesor Jusuf, ju faleminderit për intervistën. Besoj se do kemi rast të shihemi!
Ju faleminderit edhe juve!
KUVENDI VJETOR I SHOQATES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË ÄNGELHEOLM TË SUEDISË
Nga Sokol DEMAKU/
Në qytezën e vogël të Krahinës së Skånës në Ängelholm të Sueisë u mbajt Kuvendi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi Pappa Klemnti i XI Albani.
Fillim viti cdo herë është koha kur bëhen rezymet e punës së shoqatave, asociaocioneve të ndryshme për vitin që lem pas, e kjo është një kënaqësi e vertetë për të gjitha ata të cilat në këte apo atë mënyrë kanë kontribua në arritjen e rezutateve të kolektivit të cilit ata i takojnë.Edhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Suedi mbajti Kuvendin e saj vjetor në të cilin Kuvend në menyrë kritike u paraqitë puan e bërë dhe rezultatet e arrituran ë vitin që lam pas. Raportin mbi punën e kësaj Shoqate e paraqitit para Kuvendit Kryetari Hysen Ibrahimi, i cili mes tjerash theksoi se viti që po lëm ishte një nder bvitet më të suksesshme të kësaj shoqate në tre vitete e egzistimit të saj. Këtë vit tha ai arritëm që ne të nxjerrim në dritë librin dy të ”Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi”, cka është një e arritur shumë e madhe e anëtareve të kësaj Shoqate, e në bazë të angazhimit dhe punës së palodhshme të anëtarvë ne arritem që promovimin e këtij libri dhe librit numer një ta bëjmë në Republikën e Kosovës e edhe me më shumë suskes në Republikëne Shqipërisë falë baashkëpunimit që kemi me miqtë tanë poetë e shkrimtarë atje.
Në raport u tha se anëtarët e Shoqatës janë shumë aktiv dhe me punën dhe vullentin e tyre poetët dhe shkrimtarët kanë arritur që lexuesit dhe opinionit ti dhurojnë libra të reja për lexim, piktorët dhe skulptorët të jenë prezent me punimet e tyre artistike si dhe në lamin e muzikës mos të ngelim prapa me konserte dhe prezentimin e këngës dhe valles shqipe në mërgatë. Është bërë punë e madhe në thellimin e bashkëpunimit me shoqtat kulturore këtu por edhe jashta Suedisë e njëherit kemi marrë pjesë aktive në themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Europë me seli në Gjermani. U tha në raport se mungon bashkëpunimi me shoqatat e shkrimtarëve në Kosovë e në ketë drejtim duhet shtuar kontaktet atje.
Kryetari i shoqatës paraqitit edhe planin e punës për vitin vijues në të cilin sic u pa vend i posaqëm nga ana e anëterev këtë vit do ti kushohet prezentimit të Shoqatës në gjithë teritorin e vendit ku vepron me anë të orëve letrare, prezentimit të veprave të botuara nga ana e anëtarëve si dhe kontaktet me artdashsit. Do shiqhet mundësia e spornzorimit të botimit të veprave letrare, të ndihmohen artistët në hapjen e ekspozitave vetiake e kolektive, te ndihmohen grupet artisike në vend, hulumtohen mundësit e finansimit të evenementeve kulturoe e letrare.
Raportin finansiar për vitin që lam pas e paraqiti arkëtari i Shoqatë, ku në bazë të raportit dhe punës së bërë nga ana e komisonit mbikëryes del se Shoqata ka një bilans pozitiv finansiar dhe se egzisotjne të gjitha parakushtet se edhe ky vit do jet vit i suksesshem në aspektin finansiar duke falenderuar anëtarësin si dhe sponzoret që nuk kursejnë ndihmen e tyre që kjo Shoqatë të jetë e suksesshme.
Në bazë të propozimit të anëtarësisë së shoqatës u propozuan edhe ndryshime në Statutin e Shoqatës, kështu që me vendimin e Kuvendit mbajtur me datë 18 janar 2014 në Ängelholm të Suedisë Shoqata do thirret:
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar Papa klementi i XI Suedi
Miku, biznismeni dhe anëtari i Krysisë së kësaj Shoqate nga Ängelhom Mursel Shkupolli, shtroj drekë në restorantin e tij për të gjithë të pranishmit.
PËRSHËNDETJE, NË 5-VJETORIN E RADIOS “DITURIA”-SUEDI
Prof. MURAT GECAJ-Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarwve të Shqipërisë/
Ma.KOZETA HOXHA-Moderatore dhe gazetare, në Radiotelevizionin Shqiptar-Tiranë/
Ne Foto:Nga e majta: V.Kona, K.Hoxha, S.Demaku e M.Gecaj(Boras-Suedi, prill 2012)/
-Të dashur kolegë e vëllezër të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, /
-Anëtarë të Redaksisë së Radios Lokale “Dituria”, në Boras-Suedi/
-Te nderuar miq suedezë!/
Në këtë ditë të shënuar për Bashkësinë Shqiptare, në Boras e më gjerë në Suedi, por dhe për ju miq suedezë, ju dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të përzemërta, me rastin e festimit të 5-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën amtare shqipe, në Radion Lokale “Dituria”! Në vetë emërtimin e kësaj Radioje, shprehet kaq bukur përmbajtja dhe detyra kryesore e saj, të cilën ajo e ka kryer dhe po vijon ta kryejë: me sukses të plotë, me atdhetarizëm e profesionalizëm.
Ne jemi të gëzuar e të kënaqur, kur kujtojmë me emocione se, një vit më parë, festuam aty së bashku me ju, 5-vjetorin e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe të Revistës “Dituria”. Kështu, edhe manifestimi juaj sot, është në vazhdimësinë e veprimtarive të bukura, që organizohen nga Bashkësia Shqiptare në Suedi. Sigurisht, kjo është meritë edhe e shoqatave tjera atdhetare e kulturore shqiptare, të cilat veprojnë në Suedi dhe e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI”.
Ne, kolegëve, miqëve dhe dashamirëve në Shqipëri, na gazojnë dhe na entusiazmojnë arritjet tuaja, duke përhapur e propaganduar historinë dhe traditat tona të lashta shqiptare, si përmes valëve të Radios “Dituria”, me shfaqjet kulturore e artistike dhe me anën e botimeve të shumta të autorëve shqiptarë atje.
Duke u ndodhur me mendje e zemër ndërmjet jush, në atë festë të bukur të 5-vjetorit të Radios Lokale “Dituria”, ju urojmë sinqerisht për punën fisnike, që keni bërë deri tani. Njëkohësisht, jemi të bindur që, edhe në të ardhmen, ju do të ecni në në këtë udhë të drejtë, duke vazhduar të jeni misionarë të popullit shqiptar, në mjedisin e ngrohtë dhe mikpritës demokratik suedez, ku keni gjetur mbështetje dhe ndihmë bujare e të pakursyer.
Me shumë respekt për të gjithë ju, dëshirojmë të keni kurdoherë:
Shëndet të plotë, arritje në punë e begati, gëzime dhe lumturi në familjet tuaja!
Tiranë, 29 mars 2013