(Kujtime të një “armiku të klasës”)/
NGA EUGJEN MERLIKA/
“Ktu vaji e trishtimi/
Veç ndihet ndër shpija/
Ktu ndihet tingllimi /
I hekrave të mija/
E gjama e nji të shkreti/
Qi bjen vala e detit.”- NDRE MJEDA/
Më duket një detyrë morale ndaj vetvetes dhe nevojë e domosdoshme informimi ndaj atyre që patën fatin e mirë të mos i jetonin dhjetëvjeçarët e gjatë të sistemit monist shqiptar, të shkruaj disa faqe nga historia e jetës sime, thjesht për të bërë të njohura disa pamje nga një realitet, që kushtëzoi shumë jetë njerëzish. Eshtë një realitet, që sot është vënë në tehun e kritikës nga shumë njerëz të sferave të ndryshme të jetës kulturore të Kombit. Pa pretenduar të bëj pjesë në ato sfera, mendoj se jap një ndihmesë sado të thjeshtë në shpalosjen e disa të vërtetave të pakundërshtueshme, të pësuara drejtpërsëdrejti.
Vetë fakti që po shkruaj këto rradhë, më detyron t’i filloj ato me një nderim të sinqertë ndaj gjithë atyre faktorëve e forcave që bënë të mundur ardhjen e këtyre ditëve të reja në të cilat e vërteta, e masakruar deri tani, shpaloset në të gjithë gjërësinë dhe thellësinë e saj. Nderimi im i veçantë shkon te populli i Shkodrës, i Kavajës, i Tiranës e qyteteve të tjera e, mbi të gjitha, tek studentët e Universitetit të Tiranës që, me guxim deri në vetmohim, luftuan për demokracinë e ditëve të sotme, duke i bërë një shërbim të madh kombit tonë. Mendoj, se për këtë shërbim, ky komb duhet t’ju jetë mirënjohës në jetë të jetëve.
Gjatë jetës sime nuk kam mbajtur një ditar të rregullt, siç ndodh shpesh tek njerëzit. Kjo ndodhi jo për përtaci apo lënie mbas dore, por thjesht prej një ndjenje vetëruajtjeje, që dhjetëvjeçarë me rradhë m’u imponua nga kushtet e një jete të pasigurtë, me shpatën e Damokleut mbi kokë (rreziku i arrestimit në çdo çast). Ky ditar do të kish paraqitur si një dokumentar shumë çaste të një jete të gjymtuar nga diktatura. Ndërsa sot, në moshën 47 vjeç, ( jam binjak me diktaturën që, për ironi të fatit, quhet “çlirim”) më duhet t’i drejtohem vetëm kujtesës së fashitur nga një mori faktorësh…
Kam lindur në Tiranë në prill 1944, bir i një çifti intelektualësh me shkolla të larta. Babai ka qenë inxhinjer elektrik, i diplomuar në Grenoblë të Francës ndërsa nëna mësuese letërsie, e diplomuar me 30 me lavdërim në një nga universitetet më të vjetra të Evropës, në Napoli të Italisë. Ky ishte një fat disi i pazakontë për stadin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare t’asaj kohe. Jetën e kam nga Zoti dhe nga Dr. Hamdi Sulçebeu, i cili në asnjë mënyrë nuk pranoi të kryente dështimin e propozuar nga mjeku gjinekolog, kur nëna ishte shtatzënë, duke u përgjigjur: “Mua më kanë mësuar në shkollë t’i shpëtoj, jo t’i vras fëmijët.”. Por shumë herë gjatë jetës sime më ka munduar mëdyshja nëse duhet t’i isha mirënjohës dhuratës së tij…
Në klinikën e Dr. Sadedinit, ku ka qënë shtruar nëna ime, gjenin strehë edhe partizanët apo guerilasit e Tiranës. Kontrolleve të gjermanëve iu dilte para shprehja “un kam të shtruar të renë e Mustafa Krujës” dhe qetësia në klinikë sigurohej. Ndofta ky ishte një sinjal i largët, pararendës i pluralizmit që do të vinte pas pothuaj gjysëm shekulli, apo ndofta ishte një llogaritje e hollë e mundësive të mbijetesës në një kohë që do të vinte me emrin e revolucionit socialist. Këto hollësi i mësova më vonë nga nëna, jeta e së cilës është një roman më vete, me përmasa tragjike, e denjë për një penë dostojevskiane, për përshkrimin e së cilës nuk e ndjej veten të aftë. Do të mjaftonin, për t’a mbushur atë roman, dëshmitë e shokëve e shoqeve të atij kalvari të gjatë gjysëm shekullor që sot janë shpërndarë gjithkund, në Shqipëri e në botë.
Ndodhia e parë, e ngulitur çuditërisht në kujtesën time (kam qenë tre vjeç e nuk di a pranohet shkencërisht një fakt i tillë), ka qenë kacavjerrja në hekurat e portës së burgut të Tiranës me fjalët: “babi, hajde me ne” që shqiptoja i përlotur dhe me ngulmimin për të mos u shkëputur nga babai brënda saj. Aty ishte njohja ime e parë me absurditetin që nuk më lejonte të përqafoja babain, si dhe takimi i parë me policin, shkaktar të kësaj ndalese, një figurë që ndryshoi vetëm fytyrat e që më shoqëroi gjatë gjithë rrjedhës së lumit të jetës sime. “Kjo është jeta jote Faust! Dhe këtë m’a quan jetë…” Gëte
Ballafaqimi i parë i ndërgjegjshëm me jetën u bë nëpërmjet arrestimeve të babait e të xhaxhait. Mbeta vetëm me gjyshen dhe nënën time të re, asokohe 26 vjeçe. Banonim në Tiranën e re, në një shtëpi me qera, sepse shtëpia jonë ishte zënë nga Spiro Moisiu, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë “nacional-çlirimtare”; ende sot nuk më jepet e drejta të banoj në të… Një ditë të bukur të vitit 1947 vjen urdhëri i shpërnguljes nga Tirana për në Shijak. Në të njëjtën ndërtesë ku banonim ne ishte dhe një vajzë jugosllave me emrin Nada. Ishte me gradë kolonele, por nuk di se ç’funksion kishte. Fliste frëngjisht me nënën dhe ishin miqësuar edhe prej muzikës. Nëna i binte pianos, këndonte shumë këngë italiane dhe arie nga operat që asaj i pëlqenin shumë. Urdhëri i shpërnguljes sonë e dëshpëroi Nadën. U mundua t’a anullonte me të gjitha mundësitë, ndërhyri vetë tek ministri i brendshëm, por përgjigja ishte negative: “ Vetëm për atë familje nuk mund të bëj gjë.”
Kështu po atë ditë u gjendëm në kasollen e një evgjiti, në katër rrugët e Shijakut, un gjyshja dhe nëna. Babai kish filluar odisenë e tij të gjatë në kampet e punës. Ai ishte dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burgim, sepse kishte marrë pjesë në një mbledhje me pak shokë, për të krijuar ligjërisht një parti opozitare, në kohën që ato “lejoheshin” zyrtarisht nga “ demokracia popullore”.
Nuk ruaj kujtime të veçanta nga kasollja e Shijakut, por mbas pothuajse një viti xhaxhallarët e babait na morën në Krujë, qyteti ynë i origjinës. Aty mbusha pesë vjeç. Nga që kisha zell e dëshirë të madhe për të mësuar, një mësuese shpirtmirë më regjistroi në klasën e parë. Por vendimi i marrë nga Ministria e brëndshme, së bashku me degën e Krujës ( ndofta disi i vonuar, sepse familjet e tjera kishin vite që qëndronin në kampe interrnimi ) u vu në zbatim dhe ne u detyruam të banojmë për disa muaj në qelitë e degës së Krujës.
Para syve më del si nëpër mjegull figura sa e bukur aq dhe njerëzore e mësueses sime të parë, që më merrte përdore e më sillte nga shkolla në burg, ndërsa çdo mëngjes polici hapte portën në të njëjtën orë, për të më lejuar të shkonja në shkollë. Më vjen shumë keq që nuk i mbaj mënd emrin e asaj vajze dhe nuk di a rron… Por i jam shumë mirënjohës, jo vetëm se më mësoi shkronjat e para, por se me kujdesin e dhëmshurinë e saj prej nëne m’u bë shumë e afërt. Nuk di a pagoi çmimin për njerëzinë e saj, sepse tallazet e ashpra të luftës së klasave nuk lejonin një qëndrim të tillë dashamirës kundrejt një fëmije “armiqsh”. Për mua ajo qe si një rreze drite në tunelin e gjatë nëpër të cilin do të kalonte jeta ime, një shembull që më tregoi se në jetë ka dhe njerëz të mirë, gjë të cilën do t’a vërtetoja herë pas here në vitet që pasuan.
Aty, në qelitë e seksionit të Krujës, së bashku me dy familje të tjera ishte dhe një grek, monarkist, i ardhur këtej si pasojë e luftës. Ai shikonte filxhanët e kafesë. Një ditë i pa gjyshes filxhanin dhe i tha këto fjalë:” Që këtej do të ikni së shpejti. Do të shkoni larg, do të kapërceni male, fusha e lumenj e do të qëndroni në një vend mes malesh.. Aty do të vuani shumë, shumë dhe mbas disa vjetësh do të ktheheni përsëri nga ajo rrugë, por jo më këtu. Do të qëndroni në mes të rrugës në një fushë. Aty jeta juaj do të përmirësohet, por mirë siç keni qenë ju nuk do të bëheni kurrë më, kurrë…” Ato gra e vajza, që e dëgjuan, qeshën e thanë se fall është e nuk i dihet, por greku kishte qenë si Kalkanti. Falli i tij u vërtetua me një saktësi të habitëshme…
Një ditë nëntori të vitit 1949 na vunë në një kamion e na nisën për një rrugë të gjatë, të gjatë, që kalonte fusha, lumenj e male dhe përfundonte në Tepelenë. Tepelena… e famshme në historinë shqiptare si vendi nga nisi veprimtaria e njerit nga personalitetet më komplekse e më të diskutueshme të Kombit shqiptar, Ali Pashës, Vezirit të Janinës, do të bëhej, në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, simboli më i gjallë e më rrënqethës i tmerrit që vetëm stalinizmi shqiptar mund të shpikte. Tepelena, zyrtarisht Kampi i dëbimit, në fakt ai i shfarosjes së njerëzve, pa dyshim barabitej me Mathauzenin, Aushvicin, Bukhenvaldin. Është e vërtetë se nuk pati krematoriumet e tyre por, puna e detyruar, mungesa e ushqimit, mizoria e aparatit policor e bënin vdekjen çdo ditë më të dëshiruar se jetën. Vdekja qëndronte pezull mbi kampin tonë, e kishte pothuajse çdo ditë prenë e vet mes një turme të larmishme shqiptarësh, nga të gjitha moshat e nga të gjitha krahinat, të futura në pesë kazerma të mëdha ushtarake me qindra vetë secila.
Tepelena dhe kampet e tjera të punës ishin varrezat e hapura mbi trupin e Shqipërisë, dëshmitë më të fuqishme, më tronditëse e më të pakrahasueshme të diktaturës së komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut etj. Tepelena është një njollë turpi e pashlyeshme në ndërgjegjen e Kombit. Është detyrë e veçantë e demokracisë shqiptare t’i kujtojë me një përmendore madhështore viktimat e pafajshme të asaj tragjedie të madhe. Është edhe një detyrë e letërsisë së lirë shqiptare t’i japë botës një Arqipelag Gulag të markës shqiptare. Tepelena ka aqë shumë lëndë nga kujtimet e njerëzve, sa një pendë e fuqishme ( besoj se demokracia do t’i nxjerrë ato) do të krijonte një vepër madhore me përmasa botërore. Tragjeditë shpirtërore e jetësore që janë zhvilluar në atë kamp nuk kanë të numuruar.
Dita në kamp fillonte me natë, në orën tre të mëngjesit. Policët analfabetë e nisnin në atë orë leximin e apelit një për një të të internuarve dhe e mbaronin në ora pesë. Pastaj fillonte marrja e mëngjesit, një ujë i zierë që kishte emrin çaj. Më pas vargu i gjatë i grave, burrave, të rinjve nisej për në mal, për të plotësuar normën e druve- prerje e ngarkim në kurriz- nën vrojtimin e policëve me pushkë në krah. Do të furnizonin me dru ushtrinë, kampin për gatim, komandën për ngrohje, degën e punëve të brëndëshme, familjet e oficerëve e të policëve, të nëpunësve të komitetit të partisë dhe atij ekzekutiv… Njerëzit ishin kthyer në rolin e mushkës, episodet e dhimbjeve të kësaj pune arrijnë maja të tilla therëse, që do të fyenin ndërgjegjen e çdo qenieje që quhet njeri.
Mbaj mënd sesi natën e Vitit të Ri 1951, sëbashku me gjyshen, prisnim të kthehej nëna nga mali. Gjyshja kishte gatuar diçka, një si qull me pak miell, që do t’a hanim për të “festuar” Vitin e ri. Nëna ime u kthye sëbashku me tri shoqe të saj, vajza të eksponentëve politikë të njohur antikomunistë, të ashtuquajtur “tradhëtarë”. Pasi u kthyen të gjithë në kamp, ato polici i ngarkoi përsëri me dru dhe i nisi për në qytet, për të çuar dru në shtëpinë e një oficeri të policisë. Afër mesnatës ato u kthyen në kazermë. Ç’vit i ri i bukur, ndërsa të tjerë, të “përkëdhelur të fatit”festonin me gjithë të mirat në Hotel “Dajti” apo në Pallatin e Brigadave…
Ajo punë shtazore përballohej me një ushqim që përbëhej nga gjashtëqind gram bukë, nga bollguri me krimba që notonin në lëngun e tij, e plotësohej nga lakrat e egra, kungulli, lendet e lisit, goricat, këto kur kishim mundësi t’i gjenim jashtë kampit. Po t’i shtoje kësaj tabloje kushtet higjenike të tmerrshme, mungesën e banjove të mjaftueshme, të ndërtesave, të vendit për të fjetur (gjithsej tridhjetë cm. gjërësi për person e njëzet për fëmijët), të krijohet pamja e vërtetë e torturës së përditëshme në atë vend të mallkuar, që quhej Kampi i Dëbimit.
Atje, që në moshën gjashtëvjeçare, u njoha me qelinë apo “birucën”, siç përdoret rëndom. Një ditë, duke luajtur si fëmijë, bëra një “gjynah” të madh. Kisha gjuajtur me gurë derrat e komandës që kullosnin të qetë në liri, jashtë telave me gjemba të kampit. Polici më kishte parë. M’u afrua, më kapi për leckash e më futi në birucë. Ende sot më rrënqeth kujtimi i atyre orëve të kaluara në errësirën e birucës, i vetëm, duke qarë prej frikës së gogolit. Jashtë më fliste gjyshja ime e mirë: “ Mos ki frikë, e mbyt nona gogolin!”. Edhe ajo i rezistonte policit që i kanosej për t’a larguar. Në orën dy të natës një tjetër polic m’a hapi derën e birucës dhe un rifitova “lirinë”.
Ndofta fakte të tilla duken pak të pabesueshëm, por e vërteta është se pati dhe të tjera raste të tilla, krahas qindrave që përbënin ligjin mizor aty brenda. Njëri ndër to, që më vjen ndërmend tani, është ai i një gruaje të sëmurë që rënkonte nga dhimbjet në veshka e i “prishte qetësinë” policit i cili, për pasojë, e lidhi në një shtyllë për njëzetekatër orë. Mbas kësaj ajo mezi erdhi në vete për dhjetë ditë. Cinizmi dhe sadizmi i personelit të komandës besoj se ja kalonte shumë herë figurave të esesëve, që vite më parë shihnim në filmat tanë apo të vendeve të tjera të Lindjes.
Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin këta ish partizanë në marredhëniet me të internuarit e çfarëdo moshe, njerëz të pafajshëm, krimi i vetëm i të cilëve ishte se u përkisnin familjeve të të arratisurve ose të kundërshtarëve të diktaturës së kuqe. Emrat e toger Hakiut, aspirant Syrjait, kapterëve Selfo e Tomi, policit Ismail e sa e sa të tjerëve janë shëmbëlltyra të së keqes njerëzore në mëndjet e ish banorëve të kampit dhe kujtohen ende mbas dyzet viteve, kur jeta ka fshirë nga kujtesa emra kryetarësh shtetesh e qeverish.
Gratë dhe vajzat e reja që vinin nga mali nëpër shi me rroba të lagura deri në mish, duke mos patur ndërresa ( në çastin e internimit nuk u ish lejuar të merrnin asgjë veç rrobave të trupit), detyroheshin të mbuloheshin lakuriq nën batanije, mbasi rrobat e shtrydhura i ndenin për t’u tharë. Ruajtësi “ vigjilent” i “rendit më të përparuar të njerëzimit”, kur e pikaste një gjë të tillë, shkonte dhe ia tërhiqte batanijen duke e lënë të zbuluar shqiptaren “ armike” në sytë e dhimbshëm të të pranishmëve. Prej cilit armik ndër shekuj shqiptari do t’a priste një kob të tillë? Ku t’i kërkojmë krahasimet? Ndoshta në rrëfimet e kuvaitianeve të përdhunuara nga idhtarët e Sadam Hysejnit.
Puna e detyruar, uria e vuajtjet i kishin kthyer në skelete të gjalla mijëra njerëz. Mbi pleqtë, fëmijët e sëmurë, vallëzonte përditë kosorja e vdekjes, që rrinte e gatshme të merrte pjesën e saj. Në një kamp pune, një të burgosuri, kur i thanë se të vdiq vëllai, pyeti a e kish marrë racionin e bukës për atë ditë…. Të tilla episode ndodhnin edhe në kampin e Tepelenës.
Një tjetër kapitull më vete, i llahtarshëm ishte ai i fëmijëve. Fëmijët e vegjël, që nënat e reja detyroheshin t’i linin lidhur në djep gjithë ditën, rriteshin në mëshirën e ndonjë plake të huaj. Qëllonte që mbasi kishte shkarkuar barrën e druve, natën, gruaja e re e gjente krijesën e saj duke u prehur në paqen e pasosur, me një pamje engjëllore… Lotët dhe mallkimet ishin shumë pak për të shprehur dhimbjen; të nesërmen, që në mëngjes, e priste rrjeshti me shoqet për në mal…
Fëmijët që mbetën të vetëm u rritën për mëshirë nga të afërm e madje herë herë dhe të panjohur, sepse nënat u çuan në kampet e punës, për të ndërtuar falas “veprat e socializmit”. Më kujtohet ajo ditë e hidhur, kur u ndava nga nëna. Mundohesha t’i kacavirresha kamionit ndërsa polici më godiste duart. Lotë rridhnin nga sytë e atyre grave bujare malësore që ishin ofruar vullnetarisht për të zëvendësuar nënën time në këtë transferim, por urdhëri ishte i prerë: ajo duhej të ndahej nga un. Polici duhej të zbatonte këtë urdhër të eprorëve, duke goditur duart e fëmijës që nuk donte të shkëputej nga nëna… Ç’skenë e bukur për një pikturë të denjë për Gojën, subjekt i bukur për të ilustruar “humanizmin socialist”, të trumbetuar me zell në këtë gjysëmshekulli.
“Lufta e klasave” ishte sistematike dhe me të vdekurit. Tri herë u ndërrua vendi i varreve, deri sa e çuan buzë Vjosës, që eshtrat t’i gëlltiste lumi, mbasi jetën ua shkurtoi ajo, e famshmja “vija e demarkacionit”, “guri i provës për marksistë-leninistët shqiptarë”. Dikush edhe sot i quan të drejta e, madje të dobishme, këto përbindshmërira, i përligj me “luftën e ftohtë”, me diversantët. Më vjen ndërmend personazhi i Hamletit, në bisedë me t’ëmën, kur shprehet:” Do të ve një pasqyrë ku të shohç të zit e zemrës tënde…”. Këtë pasqyrë e ka për detyrë çdo njeri i lirë t’ua verë para strategëve “të lavdishëm” t’asaj lufte, që mishëronte në vetvete gjithshka mefistofelike kishte në natyrën njerëzore, skutat e errëta të së cilës i kish njohur aqë mirë kollosi Dostojevski, duke parahikuar edhe rrezikun, njëqind vite më parë.
Dy vite shkollë në qytetin e Tepelenës. Vetëm nxënësit lejoheshin të dilnin jashtë rrethimit të telave me gjemba, për të vazhduar shkollën shtatëvjeçare. Vetëm në arsimin e detyrueshëm nuk u bë dallim, atë mund t’a merrnin të gjithë. Më dalin parasysh skenat e vajtjes dhe kthimit nga shkolla. Më merrte për dore një vajzë mirditore, Bardha. Ishte më e madhe se un, më e rritur, megjithëse ishim në të njëjtën klasë. Ajo ishte kushërira e Pal Mëlyshit, familjen e të cilit e kishim karshi për karshi në kazermën e parë. Mësonim të gjithë ne, fëmijët e kampit; megjithëse t’uritur e të zhveshur, ishim më të mirët në mësime. Ç’ishte ajo fuqi që na jepte krahë të përballonim çdo ditë atë skëterrë? Ç’forca madhore viheshin përkrah nesh, për të na siguruar mbijetesën? “Zot i madh na ndihmo!”, kjo ishte ofshama nga thellësia e shpirtit, vetvetiu në çdo çast dhimbjeje e ligështimi…
Mbas dy vitesh qëndrimi në kampin e Tepelenës erdhi urdhëri që fëmijët të liroheshin nga interrnimi. Kush pati familjarë të lirë vajti tek ata. Un mbeta i vetëm me gjyshen, deri sa xhaxhai i babait, mjek i dëgjuar i fëmijëve në Korçë, më mori në shtëpinë e tij. Ai me të shoqen u bënë për mua prindër të dytë, më trajtuan me dashuri e dhëmshuri të madhe, u kujdesën për fatin tim gjithë kohën, u përpoqën me të gjitha mënyrat të ndreqnin sadopak jetën time të nisur keq. Por plaga në shpirtin tim ishte shumë e thellë. Kushtet materiale të jetës sime ishin si dita me natën me të shkuarën, por mungesa e prindërve nuk mbushet me asgjë, sado që un gjeta prindër të dytë që i desha me gjithë shpirt. Mëndja ime shkonte përtej telave me gjemba, ku veç e veç qëndronin gjyshja, nëna dhe babai. Pasiguria, ankthi për jetën e tyre, malli, dhimbja më bënin që fshehtas të derdhja lotë të hidhur. Ata lotë fëmije tetë vjeçe, ashtu si të mijëra fëmijëve anekënd Shqipërisë ishin perla që “stolisnin” kurorat e të fuqishmëve të botës. Por në atë moshë të njomë ne fëmijët nuk i kuptonim gjërat, kurse sot ata nuk e kanë naivitetin tonë të atëhershëm.
Prindërit tanë asokohe nuk bisedonin në sytë tanë për gjendjen e tyre e të vendit, apo problemet politike. Terrori kishte depërtuar deri në qeliza dhe askush nuk guxonte të thoshte të vërtetën. Kështu që ne brumoseshim me dashurinë e “pafund” për Partinë, xhaxhi Enverin, mbi të gjitha për xhaxhi Stalinin. Këta iluzione, që na fuste shkolla, binin ndesh me trajtimin tonë në jetë, por ne nuk ishim në gjëndje të mendonim me kokën tonë. Më kujtohet një episod sa qesharak aqë dhe i dhimbshëm. Kisha vajtur për takim tek nëna që ishte në kampin Nr. 3 tek Fabrika e tullave në Tiranë. Ishte vera e vitit 1953. Nëna dhe shoqet e saj punonin në kaminat e tullave brënda telavet të kampit. Mua më lejoi oficeri të qëndroja dy ditë brënda në kamp. Në bisedë me gratë dhe vajzat që banonin në një dhomë me nënën (mund të ishin rreth njëzet veta) un i pyeta ato pa të keq nëse kishin qarë kur vdiq Stalini. Ato filluan të qeshin dhe thanë se e vetmja gjë e mirë që përfituan ishte se patën dy ditë pushim. Un, i indoktrinuar nga shkolla dhe jeta jashtë, ju përgjigja me inat: “Mirë ja u bëjnë juve që ju mbajnë këtu brënda”. Ato shpërthyen përsëri në gaz. Kishin të drejtë të qeshnin me mua, që kisha harruar Tepelenën dhe s’kuptoja autorët e vërtetë të tragjedisë. Në krahasim me fëmijët e sotëm, që ngrenë dy gishtat lart, ne duhet të pranojmë se kemi qënë shumë naivë, për të mos thënë të marrë e ndoshta kjo spjegon dhe jetëgjatësinë e dogmave staliniste për dhjetëvjeçarë të tërë.
Por dua të kthehem përsëri te Tepelena, një gozhdë e ngulur thellë në ndërgjegjen, zemrën dhe trurin e shumë bashkatdhetarëve të mi të mesit të shekullit njëzetë. Strategjia e shfarosjes fizike shoqërohej me një tjetër, ende më djallëzore, atë të prishjes së njeriut, për të cilën nuk kurseheshin mjetet e mënyrat më të ndryshme. Në kushte jashtzakonisht të vështira fizike, morale e psikologjike, shumica dërmuese e asaj bashkësie e mbajti ballin lart, nuk e nxiu faqen, ruajti dinjitetin, karakterin, respektin e dashurinë për njëri tjetrin. Në kazerma të mëdha, me dy rradhë shtretërish flinin mbi pesëqind vetë e për çudi të “arkitektëve të ndritur” të asaj poshtërsie njerëzore asnjë skandal moral nuk ndodhi. Të gjithë u quajtën motra e vëllezër e të tillë mbetën në kujtimet e njëri tjetrit, duke sfiduar diktaturën dhe ligjet e saj mizore. Pa asnjë ndihmë, ata njerëz mes të cilëve jetova dy vjet, përballuan ata vite të gjata derisa më 1953, si pasojë e “qiejve të hapur” dhe trysnisë së opinionit të jashtëm, Qeveria vendosi mbylljen e kampit famëkeq të Tepelenës.
Për “çudi”, mbasi “morën vesh” nga gazetat dhe radiot e huaja praninë e metodave të shfarosjes në praktikën e përditëshme të kampit, oficerët e Ministrisë së Brendëshme, që erdhën për të komunikuar prishjen e tij, si zëdhënës të denjë të padronëve të tyre, shprehën “habinë” për çka kishte ndodhur. Hipokrizia kriminale shkonte deri në ngarkimin e përgjegjësisë viktimave, mbasi “nuk qenkëshin ankuar më lart”, një mënyrë sa e ndyrë aq dhe cinike për të fshehur ata që kishin projektuar deri në detaje krimin e që drejtonin fatet e vendit. Ishte një përpjekje trashamane për të shpëtuar “faqen e larë” të udhëheqësve, për të cilët ”njeriu është kapitali më i çmuar”. Është për t’u habitur fakti që ende sot e kësaj dite ka njerëz që me ndërgjegje thonë se “uji vjen i kulluar nga lart, por turbullohet poshtë”, se Qeveria mendonte për njerëzit por kuadrot poshtë vepronin simbas dëshirave të tyre. Çfarë naiviteti për të gjetur spjegimin e aqë shumë të këqijave!
Mbas strategjisë së shfarosjes së kampit të Tepelenës udhëheqja projektoi një sistem të ri për atë masë njerëzish që përfaqësonte “opozitën” ndaj socializmit. Kish vdekur Stalini dhe themelet e veprës së tij kishin filluar të lëkundeshin në endin e tij; përgatitej takimi i Gjenevës i Katër të Mëdhenjve, Nikita Krushovi filloi të fliste për kurs të ri. Udhëheqja staliniste shqiptare mendonte se nuk ishte më i dobishëm terrori masiv, i ushtruar për dhjetë vite me rradhë. Shembujt e tij janë fakte bindëse e të shumta. Mjafton të kujtojmë Bedenin, Orman-Pojanin, Vloçishtin, Vlashukun e të tjerë kampe pune të detyruar, ku kanë vdekur me qindra të dënuar politikë, ku njeriu varrosej i gjallë në llucën e kanalit nga çizmja e policit. Të kujtojmë gjithë ata të pushkatuar për bombën e hedhur në oborrin e Ambasadës Sovjetike, represionin e pashëmbullt mbi popullin e Mirditës mbas vrasjes së Bardhok Bibës e të tjera shfaqje mizore të diktaturës komuniste në ata vite të kobshme.
Tani duhej ndryshuar taktika. Internimi merrte një formë tjetër dhe vendi i zbatimit të tij u
caktua Lushnja, një qytet në qendër të Shqipërisë, pranë kënetës së Tërbufit. Aty do të ndërtohej një fermë e re dhe kishte nevojë për krahë pune. Këtu u grumbulluan shumica e t’internuarve, të shpërndarë në kampe të ndryshme. Këtu edhe un u bashkova me gjyshen, nënën dhe xhaxhain që kishte kryer dënimin e tij me burg.
Kushtet e jetesës u përmirësuan në krahasim me Tepelenën. Familjet u strehuan në baraka e dhoma të veçanta, me një minimum komoditeti e me një varfëri të skajshme. Por t’internuarit i vunë gjoksin punës në bujqësi e, me djersën e tyre, filluan të ushqehen të shkëputur nga kazani me bollgur. Me mund e sakrifica themeluan sektorët e fermës më të madhe në Shqipëri. Në sajë të punës së tyre Lushnja u bë hambari i Vendit.
Populli i Lushnjes, megjithë trysninë e vazhdueshme psikologjike e propagandën e egër partiake, që i paraqiste të “tërrnurit” si armiq, nuk u soll keq me ne. Pjesa dërmuese e lushnjarëve e kuptonin se ne ishim viktima të pafajshme. Ndryshe nga qëndrimi armiqësor i tepelenasve, ata shfaqën karshi nesh mirëkuptim e në jo pak raste simpati e miqësi.
Me Lushnjen lidhet gjithë jeta ime, nga mosha dhjetë vjeç e këndej. Aty vazhdova shkollën shtatëvjeçare e më vonë të mesmen në gjimnazin që u hap më 1956, ku pata fatin të bëja pjesë në maturën e parë. Koha e shkollës, kujtimet e saj janë ndoshta pjesa më e bukur e jetës së një të riu. Sa keq që këtë kohë e kushtëzonte gjithmonë pozita shoqërore, “fati” i të lindurit me një mbiemër të caktuar, fakti i të qënit bir i një të burgosuri dhe i një të internuareje. Dhe frymëmarrja ngushtohej, kur çdo ditë të rrinte mbi kokë, si shpata e Damokleut, shprehja ” a e din se kush je ti?”. Kështu u rritëm un dhe shokët e mi, pa pretendime, pa ëndrra, të cunguar shpirtërisht, të kënaqur me një copë bukë me gjizë apo sheqer, të ndrojtur për të treguar të vërtetën e jetës sonë.
Ne jetonim mes njerëzve, në shkollë kishim marredhënie me mësues e nxënës. Para ekranit të kujtesës kalojnë të gjithë e një pjesë e mirë e tyre më ringjall respekt e konsideratë të thellë. Si mund t’i harroj mësuesit e mi, që nuk bënë karshi meje dallim me të tjerët në ndërgjegjen e tyre, që më dhanë notën që meritoja, që nuk m’i vunë orë e çast para syve muret e luftës klasore, që shfaqën mirëkuptim, dhëmshuri, konsideratë, dashamirësi, dhe atëhere kur ju kërkohej e ju bëhej presion për të kundërtën?
Emrat e drejtorit Llazar Prifti, të mësuesve Thoma Papa, Liri Kazazi, Pirro Risilia, Rexhep Ballhysa, Shefqet Karaj, Niko Deda, Hajro Babameto, Pëllumb Omari, Myfit Juka etj. i kujtoj me dashamirësi dhe sot, mbas tridhjet e një vitesh të mbarimit të shkollës. Një pjesë prej tyre nuk janë më, i nderuar qoftë kujtimi i tyre, një pjesë janë në pension e ndonjeri vazhdon punën e tij. Mbas kaqë vitesh ata ndoshta nuk më kujtojnë, por un i sjell ndër mend dhe uroj të kenë mbetur ashtu sikurse i njoha, të mos jenë bërë robotë të ideologjizuar të një politike që bie ndesh aqë shumë me profesionin e tyre fisnik. Ishte një fat për mua që pata të bëj me ata mësues, shumica të brezit të vjetër, sepse kam parë dhe mësues të ditëve tona, për të cilët do të kishte qënë më e përshtatëshme puna e policit apo oficerit të sigurimit.
Marredhëniet me shokët e shoqet e shkollës, sidomos të klasës, kanë qënë, me përjashtime të rralla, shumë të mira. Un nuk e di se ç’kanë thënë ata në mbledhjet e tyre të rinisë, ku s’mora pjesë asnjëherë, ku lektorë të ndryshëm u predikonin pa pushim thellimin e luftës së klasave, pra shkëputjen prej nesh, por me mua ata ishin gjithmonë të sjellshëm e njerëzorë. Vitet që pasuan e vunë në provë akoma më të fortë shoqërinë tonë. Për disa prej tyre si Goni, Xheni, Berti, Halili, Lakja e të tjerë shokë e shoqe të klasës e të shkollës uroj që të jem ndonjëherë në gjendje t’ua shpërblej miqësinë, ashtu siç e meritojnë dhe siç dëshiroj un.
Kanë kaluar tre dhjetëvjeçarë nga mbarimi i gjimnazit. Ne të gjithë po i afrohemi ose i kemi mbushur të pesëdhjetat. Secili ka problemet e tij familjare e personale, por vazhdojmë t’a ruajmë konsideratën për njeri tjetrin; sa gjë e bukur! Rrugët tona në jetë qenë të ndryshme. E imja dhe e disave si un qenë thikë të përpjeta, me hone të tmerrshme anash, por dhe ajo e shokëve të mi me “biografi të mirë” nuk qe fushë me lule. Pati ndonjë prej tyre që bëri karjerë e, nga lartësia e saj, pati raste që nuk denjoi as të më jepte të njohur sepse un isha i internuar, ose ndoshta pati frikë se dikush mund t’i kërkonte llogari se mbante “lidhje” me armiqtë. Por pati dhe nga ata që përmenda më sipër që shfaqën shenja miqësie në ditët më të vështira për mua, që në heshtje sfiduan diktaturën, duke i lënë të kuptojë asaj se ndjenjat njerëzore nuk mund të prangosen nga parimet e urryera të saj.
Ndërkaq vazhdonte odisea e shpërnguljeve nga një sektor në tjetrin, simbas nevojave të fermës dhe dëshirës së drejtuesve të Degës P.B. të Lushnjes. Deri më 1957, për katër vite, qëndruam në një dhomë të vetme në Plug. Flinim përtokë sepse nuk kishim krevate. Na ndriçonte bishtuku, një kandil i vogël, derisa të afërmit tanë na sollën një llambë me vajguri. Ngroheshim në flakën e krahneve të pambukut apo të degëve të krasitura të ullirit, që nëna ime i sillte në kurriz, mbasi kishte punuar gjithë ditën në fushë. Megjithë vështirësitë e mëdha materiale, na e mbante lart moralin dashamirësia për njëri tjetrin, ideja e vuajtjes së përbashkët, e qëndresës ndaj së keqes që na imponohej.
Sjell ndër mënd netët e Vitit të Ri që festonin së bashku njëzet apo tridhjet veta. Urimet bëheshin me nga një gjysëm gote vere e shoqëroheshin me ndonjë karamele apo në rastin më të mirë me ndonjë mollë apo portokall. Prisnim mesnatën duke kënduar e duke treguar anekdota për të qeshur. Nuk kishim as radio e as muzikë, as dritë elektrike e as tavolina, por ngushëlloheshim me njëri tjetrin e me ëndrrat që secili ne vetvete thurte për ditë më të mira.
Më 1957 në Savër qëndruam afërsisht një vit, porse më 1958 hapej sektori i Gradishtës. U caktuam gjithësej, si fillim, pesë gjashtë familje, ato me laps të kuq, siç shprehej me sinqeritet Kryetari i atëhershëm i Degës, Nuçi Tira. Dy baraka dhe dy shtëpi, pa ujë, pa dritë dhe pa rrugë; ky ishte sektori i ri që do të ngrihej në mes të ish kënetës së Tërbufit. Kënetën e thanë të burgosurit, mes të cilëve dhe babai im. Por mbi torfën shekullore të kënetës duhej ngritur ferma e re. Ky ishte misioni që u ngarkohej të inerrnuarve. Duhej të sakrifikoheshin ata të parët, siç duhej të punonin të burgosurit politikë në të gjitha “ veprat e mëdha” të socializmit, që regjimi i trumbetoi me bujë, gjatë gjithë kohës si “arritje” të klasës puntore. Këto arritje ngriheshin mbi jetën, djersën, gjakun , urinë e qindra e mijra vetëve, skllevërve modernë të një shoqërie, që kishte për mision “zhdukjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu”…
Një polic, një brigadier, një agronom, këta ishin drejtuesit e sektorit të ri, padronë të plotfuqishëm, që diktonin nga mëngjezi në mbrëmje jetën e përditëshme. Buka vinte çdo ditë me një qerre, herë herë dhe në mbrëmje vonë, e qerrexhiu i shkretë, xha Hidajeti, vuante nëpër baltra rrugë e pa rrugë. Një natë ai nuk u kthye më…Kanali që nxori trupin e tij të mbytur mori emrin Kanali i Hidajetit…(Marre nga libri”NJË JETË NË DIKTATURË”….Vijon neser)
”Një jetë …disa histori ” dhe Albanian Culture TV në New York
Nga Marjana Bulku/New York/
Po bëhet pothuajse një vit nga bashkëpunimi me Albanian Culture TV këtu në New York cka përkon me 18 vitet e ekzistencës së këtij televizioni që mbulon cështjet shqiptare në SHBA dhe më gjërë. Pa dashur të bëj histori dua të specifikoj disa epërsi që komunikimi televiziv sendërton duke bashkuar njerëz, ide, mendime pavarësisht distancave që na ndajnë.
Kur u ula për herë të parë në atë studio mes një arkivi të dendur 17-vjecar, në kujtesë më mbeti një personazh, do ta quaj kështu qytetarin Paqësor Hasanaj , i cili u bë shtysë për ndërtimin e formatit të ciklit ”Një jetë…disa histori”. Paqësori kishte emigruar në prag të viteve 90 -të në SHBA dhe mbante me vete enigmat e një persekutimi të padrejtë në Shqipëri që këtu ishin shndërruar në një të drejtë jo vetëm për të jetuar ,shkolluar,punuar,por edhe për të qenë sipërmarrës dhe ndihmuar të tjerët sic njeriu me emrin Paqësor kishte bërë në këto vite. I heshtur dhe punëtor ai mbante mjaft brenga në shpirt ku vetëm pak arriti të artikulonte ,me një fisnikëri që përshkon jo rrallë herë njerëz që regjimet ndëshkojnë padrejtësisht. Ai dëshmoi se nuk e kish merituar persekutimin,mosshkollimin, dhe trajtimin e pabarabartë ,pa e ngritur kurrë zërin,por duke punuar, falenderuar të parët njerëz që i kishin dhënë ndihmën e parë në këtë vend të madh, duke mos u lodhur, duke ndihmuar të tjerët.
…Duke ndjekur rrugëtimin e këtij njeriu të thjeshtë dhe fisnik përmes kronikës së larmishme të të papërtueshmit Adem Belliu, bujarisë dhe vizionit të bashkëshortes së tij Moza Belliu, kreativitetit dhe gadishmërisë të Vera Belliut që më duket herë si bijë, herë si nxënëse dhe padyshim bashkëpunëtorja më e afërt për mua që mundëson shumcka aty , arritëm të formatonim ” Një jetë…disa histori”.
Nuk di të them me saktësi nëse ajo studio u dha jetë historive të shqiptarëve apo historitë e tyre i dhanë jetë asaj ( historia e Albanian Culture TV daton me 28 nëntor 1997),por një gjë mund ta them me siguri : rrugëtimet tona(shqiptaro-amerikane) kanë udhëkryqe të përbashkëta dhe qëllimi i këtyre komunikimeve nuk ka qenë prezantimi vetëm i suksesit,shkëlqimit që të fal fama dhe paraja, jo aspak…Përmes komunikimit mediatik kemi dashur të prezantojmë udhëtimin që përshkon një qytetar shqiptar në SHBA -në ku jo gjithmonë hapësira është e shtruar me mundësira dhe shkëlqimi është i garantuar dhe doemos nënkupton sukses.Rrugëtimi si proces ku sakrifica është sublime dhe nxit të tjera hapa janë edhe fokusi ynë i vazhdueshëm. Historitë e Lumi Hadrit ku forca dhe brishtësia frymëzojnë, dhimbja -forcë e dr.Shpresa Xhaklit, humanizmi me emrin e Ismail Ketës & Ambra Medës, tingulli -peneli i Luka Hajdinit, humori i zgjuar dhe botimet e Pëllumb Kullës, Gjilberta Luca ,vajza që më bën të pëlotem por edhe të qesh shkodrance , zërat e rinj të Pranvera Cobës, kënga e Era Hoxhës,saktësia precize e sistematikut Dalip Greca,prezenca Vera Kurtit,ekselenca e Enea Jankos, Aleksandër Micit, dhurata historike në studio Tinka Kurti, pjekuria e parakohëshme e Granit Limanit, filmi shqip i Ariot Myrtaj, shkathtësia e Rina Lilës, vargu meditativ i Veneta Callpanit , qytetaria e Pandeli Simsias, historitë fisnike të Beqir Sinës autorit të lajmit ,Dielli i Vatrës, platformat dhe ekspertiza bankare e financierit Nick Markola si dhe vezullimet e eksperiencave të jashtëzakonshme diplomatike të Mal & Donika Berishës…janë kaq shumë dhe pas cdo komunikimi me ta ka një tërësi cështjesh të hapura nga të cilat mund të mësosh shumë. Jo më kot televizionet janë konsideruar universitete …tryeza të mendimit , debatit, vizioneve rreth një realiteti që për ne ,shqiptarët që jetojmë në Amerikë është shumë i madh edhe gjeografikisht. Jeta jonë zë fill atje në atdheun e shtrenjtë dhe degëzohet këtu, por me rrënjët atje, kujtimet, frymëzimet por edhe shqetësimet ,ankthin , enigmat në kushtet e një stabiliteti të munguar. Eshtë vetëm një jetë tek gjithsejcili nga ne, brenda të cilës jetojnë kaq shumë histori, ku theksoj suksesi nuk është i vetmi qëllim, por procesi i ecjes, vështirësive, përvojave nga ku mësohet , janë historitë shpesh edhe të përbashkëta ku fatet na bashkojnë duke na bërë edhe më solid në kushtet e heterogjenitetit. Ndodh që edhe në një studio të vogël të jetojnë tema të mëdha ,mendje e njerëz që fatet e tyre personale i kanë inspiruese dhe udhëzuese për të tjerët. Nuk janë vetëm librat ato që na udhëzojnë por edhe njerëzit, veprat mendimet të cilat urojmë ti takojmë e pse jo ti kemi miq të përjetshëm.
Marjana Bulku (shkurt 2015)
New York
VATRA, NJË JETË PËR HARMONINË FETARE- EKSTREMIZMI I PAPRANUESHEM PER SHQIPTARET
Nga Dr. Gjon Buçaj/Kryetar i Fderatës VATRA/*
Ne Foto: NË FOTO: KLERIKËT SHQIPTARË NËN DREJTIMIN E PRIFTIT ARBËRESH Antonio Bellusci duke bekuar darkën e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me 29 Prill 2012 në prani të 1180 pjesmarrësve./
Lajmet se në luftimet në Siri dhe në Irak marrin pjesë edhe shqiptarë, përkrah organizatave terroriste siç janë ISIS dhe Al-Nusra, kanë shkaktue shqetsime të thella në botën shqiptare në përgjithësi, si mbrenda trojevet ashtu edhe në diasporë. Prandej aktivizimi konkret i organevet ligjore e të sigurisë, sidomos këto ditë në Kosovë, asht përshëndetë me vlerësim si nga organet institucionale ashtu edhe nga publiku i gjanë.
Mediat njoftojnë se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka cilsue arrestimin e 40 personave të dyshimtë, si akt me qellim “që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurtë, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë”.
Edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksue se “Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular”.
Ka premtime se ndjekja ligjore do të vazhdojë, me qellim për të shpëtue Kosovën nga rreziku i pallogaritshëm që mund t’i sjelli kjo doktrinë e hueja, e cila nuk ka të bajë me islamizmin e vërtetë, por përkrahet dhe financohet nga ambjente anmike të Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Përvoja tregon se doktrinat ekstreme munden me u mjellë ma letë në mjedise ku vorfnia dhe papunësia janë të nalta; mjerisht të dyja janë të dukshme jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipni, kurse në botën arabe shto edhe primitivizmin; atje vrasin njeni tjetrin në menyrnat ma barbare, në emën të të njajtin Zot. Nuk asht punë për shqiptarët me u ndimue atyne në këtë lloj krimi të pakuptim.
Nji fjalë e urtë thotë: “Në se nuk të ndigjohet zani për mirë, asht ma mirë mos me t’u ndigjue aspak”. Mirëpo, asht edhe nji proverb tjeter negativ që,mjerisht, gjenë jehonë te nji pakicë: “Burri e ka me borxh me iu ndigjue zani, për mirë ja për keq”. Te kjo pakicë asht rrezik se mund të krijohen idhuj të gabuem, prandej rroli edukues i medias së shkrueme dhe i asaj elektronike asht me shumë randësi, krahas me vendosmëninë në veprim pa ekuivoke të institucioneve ligjore dhe fetare.
Përsa u përket besimevet tona, VATRA i ka dhanë randësi harmonisë ndërfetare, prandej ka ba thirrje që ajo të ruhet, tue përkrahë dhe tue mbrojtë institucionet dhe klerikët që e ushqejnë këtë ndjesi fisnike kombëtare. Kemi porositë mbrojtjen e tyne pse janë vrejtë raste violence nga radikalët agresivë kundër klerikëvet që mbajnë rrugën tradicionale të fesë e të kombit. Në fund të këtij shkrimi po sjellim për lexuesat disa citate që pasqyrojnë këtë qëndrim të Vatrës.
Kosova ka përballue probleme shumë ma të mëdha gjatë historisë së vet, prandej nuk ka dyshim se edhe këtë problem shqiptarëtdo t’a kalojë me dinjitet.
New York, 20 gusht 2014
“…..për interes të nji Shqipnie të lirë e të pavarun, të radhitun pranë kombeve tjera t’Europës, me një demokraci të modelit perëndimor ku respektohen liritë themelore të njeriut, ku ruhen e kultivohen traditat e mira civilizuese dhe harmonia mes shqiptarëvet vëllazën të një gjaku….”. (Kryeministrit Berisha me 23 shtator 2007).
******
“….Kombi ynë karakterizohet nga tri fe tradicionale dhe secila ka vendin e vet, pa i hyrë në pjesë tjetrës. Kombi nuk mund të identifikohet as me njërën, as me tjetrën më vete, por me të tria bashkë. Kjo përbën thelbin e shkueshmërisë fetare dhe ne duhet të krenohemi me harmoninë tonë fetare. Kjo është pasuria me të cilën trokasim për të hyrë në dyert e Europës. Është fakt se kombi ynë është në Evropë dhe po shkon drejt saj me dy shtete shqiptare. Nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë se në këtë shekull, por harmoninë duhet ta ruajmë fort, si pasuri Kombëtare. Ata që veprojnë kundër nuk punojnë përKombin….”.
(Editorial igazetës “Dielli” – 3 gusht 2013)
******
“….Kremtimet kryesore në New York do t’i fillojnë klerikët udhëheqës të besimevet tona me me nji lutje ndërfetare, për të dishmue harmoninë e bashkëjetesës së shqiptarëve të nji gjaku me besime të ndryshme…”. (Nga Libri Përkujtimor (Zhurnal) i 100 vjetorit, 2012)
******
“….në Vatër i apim shumë randësi bashkëjetesës në harmoni të shqiptarëvet me besime të ndryshme. Harmonia ndërfetare te na asht trashigue nga rilindësat, si nji shtyllë me randësi në themelin e kombit tonë të përbashkët….. Besojmë se në trojet shqiptare duhet kushtue ma shumë kujdes këtij subjekti dhe duhen përkrahë klerikët që shërbimin shpirtnor e ushtrojnë me përkushtim edhe në frymën kombëtare….Përkitas me temën e besimevet, po lejohem të theksoj se Vatrën e shqetson zbehja graduale e Autolqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila u realizue me nismën e Fan Nolit dhe me përpjekjet e shumë të tjerëve, si arritje me vlerë të randësishme kombëtare.”.
(Intervistë me revistën “Shenja”, Viti III, Nr. 27. Korrik 2013).
******
“….Këtë herë po përqendrohemi tek randësia që harmonia ndërfetare e shqiptarëvet ka për stabilitetin dhe për mirëqenjen e kombin tonë. E shohim nevojën që, organet shtetnore e kulturore, të tregojnë ma shumë vlerësim, përkrahje dhe mbrojtje, për institucionet fetare dhe për klerikët të cilët, shërbimin shpritnor, e ushtrojnë me përkushtim për besimin përkatës dhe, në të njejtën kohë, ia njofin vleren dhe i dalin zot vëllaznimit të gjakut shqiptar….”
Presidentit Nishani, 24 shtator 2013).
******
“Kërkojmë vëmëndje dhe vëlerësim më të madh për rëndësinë që ka harmonia ndërfetare te shqiptarët, e cila është halë në sy të armiqvet, por gur në themelin e trollit të përbashkët kombëtar. Nuk është e domosdoshme të jeshë besimtar për të njohur këtë vlerë që kemi trasshëguar nga Rilindësat. Klerikët dhe institucionet që shërbimin fetar përkatës e ushtrojnë në frymën kombëtare, kanë nevojë për vëlerësim e përkrahje ma shumë, ndonjëherë edhe për mbrojtje, nga organet shtetërorë, qeveritare e kulturore”. (Kryeministrit Rama – 26 shtator 2013).
* NË FOTO: KLERIKËT SHQIPTARË NËN DREJTIMIN E PRIFTIT ARBËRESH Antonio Bellusci duke bekuar darkën e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me 29 Prill 2012 në prani të 1180 pjesmarrësve.
* U botua ne DIELLI, gusht 2014
Prof. LUAN GASHI-NJË JETË NË SHËRBIM TË KOSOVËS
Shkruan: Eugen SHEHU/
Atdheut i shërbehet me jetë.I shërbehet me pushkë e me pendë.I shërbehet me dëshira të ndezura në gji dhe me shpresa që nuk fiken asnjëherë.I shërbehet ndoshta me të gjitha këto,pa gjetur askurrë prehje.I tillë është prof.Luan Gashi,biri i Kosovës martire,që e shpëtoi emrin e shenjtë të vendlindjes,ç’prej fëmijërie e deri më sot,kur deceniet janë veç dëshmi e një trimërie pa skaj.
Lindi në qytetin e Elbasanit,në vitin 1922.Baba i tij ,Ahmeti ka qenë ndër figurat e rralla të intelegjencës shqiptare,në fillim të shekullit të 20-të.Ai pat lindur në Prishtinë,ngase familja e tij kish zbritur prej Leskocit,për t’iu shpëtuar barbarizmave sllave.Pasi pat mbaruar shkollën e mesme në Prishtinë,Ahmeti ka shkuar në Stamboll duke përfunduar kualifikimet e larta.Ka qenë një prej studentëve më të shkëlqyer shqiptar.Ka nisur punën si mësues në Prishtinë,për të shkuar në Vlorë në vitin 1912. Ahmet Gashi,pak punon në strukturat e shtetit të parë të shqiptarëve.Me porosi të Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit,shkon në Elbasan,në detyrën e drejtorit të shkollës,shkollë të cilën e pat udhëhequr pak më parë vetë Luigj Gurakuqi.Ai ka mbetur në mendjet e normalistëve shqiptarë,si pedagogu që fliste shtruar,i rreptë në orën e mësimit,por edukator shembullor në çdo pikpamje.Këtë edukatë,natyrisht do ta merrte edhe Luani.
Shkollën fillore dhe ate të mesme Luan Gashi i vazhdon në qytetin e lindjes në Elbasan.Rezulltatet i ka tejet të larta.Në mbrëmje,Ahmeti,anipse dukej i lodhur nga ngarkesat mësimore dhe administrative,gjente kohë t’u fliste djemve Fatonit dhe Luanit,për Kosovën martire,për betejat madhore të saj kundra hordhive serbo-malazeze dhe Portës së Lartë.Por gjente gjithashtu kohë,t’u fliste edhe për bukuritë e mëdha natyrore të krejt viseve shqiptare.Në fillim të viteve 30-të,Ahmet Gashi transferohet në Tiranë në detyrën e drejtorit të Institutit Femëror „Nëna Mbretëreshë“,me ç’rast merr me vete edhe familjen,Tani djemtë e tij,Fatoni dhe Luani janë më të rritur dhe profesori-baba,përpiqet të bisedojë se si me miqtë vet,ai ka ditur gjithmonë të repsektojë të tjerët dhe nxënësit i ka parë kurdoherë me syrin se sa do të mund t’i shërbenin nesër atdheut të tyre.Me po këtë këndvështrim shihte kurdoherë edhe e bija e vet.Në vitin 1937, Luan Gashi nis mësimet në Gjimnazin e Tiranës.Duhet thënë se gjimnazi i asaj kohe në Tiranë,ishte jo vetëm vatër e dijeve por edhe e shqiptarizmës.Drejtori i këtij gjimnazi,atdhetari i shquar Safet Butka,kurdoherë ka qenë përpjekur që nxënësit e tij,përpara se të ishin të dalluar në dije,vlente të ishin të parët,që të sakrifikonin kur thërriste zëri i atdheut.Luan Gashi,që në vitin e parë të gjimnazit,dëftehet si djalë më vullnet të çeliktë dhe intelegjencë të spikatur.Ngase i jati,Ahmeti,kishte miqësi të veçantë me profesorin e gjimnazit Eqrem Cabej,Luani merr aty mësimin e gjuhës Gjermane.Por së toku me gjermanishten,shkencëtari Eqrem Cabej transmeton tek nxënësit e tij etnogjenezën e ilirëve, paraardhësve tanë.Me dokumenta e fakte historike,mësuesi i gjermanishtes i spjegon sidomos marëdhëniet e lashta me sllavët,të mbushura me mllefe ballkanike.Ndërsa në vitin 1940, Luan Gashi ndonëse gjimnazistë,përqafon idetë nacionaliste të cilat parashihnin pos të tjerave,bashkimin e trojeve shqiptare të coptuara padrejtësisht në Londrën e vitit 1913.Tashmë ai është bërë mik i madh i librarisë „Lumo Skendo“ madje është në grupin mësimor të të rinjëve nacionalist të Tiranës.Për më tej,këta të rinj kishin filluar të debatonin edhe me „profesorët“ komunist.Kështu,vite më vonë,për këto debate,Luan Gashi do të kujtonte :
„Më 13 mars 1940, në kafe „Kursal“ kishim shkuar nga 10-15 studentë të pinin nga një gotë birrë,ashtu fshehtaz,sepse ishin tepër të rinj.Aty erdhi Enver Hoxha i cili ate kohë kishte mbetur pa punë dhe shiste duhan në një qoshe,tek Pusi i Zlizit.Talat Karagjozi që e kishte të afërt i tha Enverit ;More profesor,sikur të merreni vesh me anglezët,t’u biem italianëve nga të dy anët dhe të çlirohet njëherësh Shqipëria dhe Greqia,të bëjmë një Vlorë të dytë ? Enver Hoxha iu përgjigj :Lere more,mos u merrni ju me ato punë.S’i kuptoni juve ato gjëra.Nuk e shihni ju se kjo që bën Italia është një luftë e drejt,sepse lufton kapitalizmin ndërkombëtar ?“.(Luan Gashi , Dëshmi , autentike e Historisë Shqiptare,“Zëri“6 mars 1993 ).
Anipse gjimnazist,Luan Gashi tashmë i pjekur dhe nacionalsit me vizion të gjërë,vazhdon të punojë për shtimin e radhëve të rinisë të cilët nuk mund të duronin as zgjedhën e huaj por as komunizmin që disa mjeranë shqiptarë po e importonin prej Moske.Ndonëse mjaft gjëra ata nuk i kuptonin si duhet,ndofta nuk mund të parashihnin ngjarjet e trazuara në Evropë e Ballkan ,studentët tiranas të asaj kohe,së paku e kan patur kuptuar një gjë : se ata duhej të ecnin nga hidhte këmbët idhulli i tyre Mid’hat Frashëri.Po në revistën „Zëri“ më 6 mars 1993,Luan Gashi kumton ; „Unë bëja pjesë në rininë e Ballit Kombëtar.Ne ishim një grup studentësh që i shërbenim direkt Mid’hat Frashërit.E siguronim, e fshihnim dhe e shpinim nga një vend në tjetrin.Sa e sa herë kam kaluar lumenjtë duke e bartur në shpinë Mid’hat Frashërin“.Këtij apostulli të shqiptarizmës , Luan Gashi do t’i detyrohej deri në fund,ngase mori prej pjekurisë dhe gjakftohëtissë së tij,aftësinë për t’i përceptuar realisht ngjarjet,pa emocionet e çastit.
Luan Gashi,në krye të rinisë nacionaliste merr pjesë edhe në kuvendin e Mukjes.Ai,do të njihej me përpjekjet e Frashërit,Orollogait,Dostit,Andonit e të tjerëve për të futur në proklamatë idenë e luftës së çlirimit të Kosovës nga pushtuesit.Dhe natyrisht që do të ligështohej kur përfaqsuesit e Partisë Komuniste kundërshtonin.Por e vërteta është se proklamata u firmos,me ç’rast forcat politike shqiptare e shihnin Kosovën si problem parësor kombëtar.Gëzimi i Luan Gashit nuk kish të sosur.Ai bir i denjë i Kosovës martire,parashihte të realizuar ëndrrën e mijëra kosovarëve për t’iu bashkuar shtetit amë përfundimisht,si edhe ëndrrën madhore të babës së vet Ahmetit.Por krejt ndryshe i patën bërë planet,komunistët e Tiranës.Dihet se këta i mblodhi,organizoi,madje i vendosi në poste komunizmi ortodoks sllav,nëpërmjet të dërguarve të tij Dushan Mugosha e Milladin Popoviq.Ata kurrsesi nuk mund të pajtoheshin me çka u arrit në Mukje ngase i trembeshin fatit të Kosovës,me ç’rast mund t’iu shpëtonte nga duart e tyre të përgjakura.Lidhur me Mukjen,komunsitët mëndej pas tradhëtisë dhe vëllavrasjes e patën kuptuar se kishin rënë prlotësisht në kthetrat e Serbosllavëve. Kështu vetë diktatori komunist,Enver Hoxha,në plenumin e Beratit në vitin 1944 ka pohuar me gojën e tij ; „Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar.Nga oportunizmi i parë u hodhëm në një sektarizëm të egzagjeruar,nga një qëndrim luajal,u hodhëm në një qëndrim të ashpër,ne u hodhëm në luftë me Ballin… Labinoti ishte mbledhaj karakteristike që tregonte panikun tonë përpara situatës së krijuar dhe njëkohësisht mospërfilljen as të Ballit,as të popullit,i cili ishte vënë në korent të vendimeve që ishin marrë në Mukje dhe priste me padurim rezulltatet“.(A.Q.Sh. –Tiranë,Fondi 14,dos.2/9,fl 7).
Nga tetori 1943 e më pas Luan Gashi,nisi të jetojë në kushte ilegale.Më pas në marsin e vitit 1944,kur mjaftë mësues nga shteti amë kishin ardhur të përhapin arësimin shqip në viset e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare,ai shkon në Prishtinë.Në ate kohë,drejtor i gjimanzit të Prishtinës „Sami Frashëri“ ishte profesor Ahmet Gashi i cili me dashuri e priti birin e vet.Por në detyrën e kujdestarit të këtij gjimanzi,Luani do të forconte lidhjet sidomos me profesor Vasil Andonin,Adem Gallavicën, Ymer Brishën dhe Haki Tahën.Ndërkaq ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore po ridhnin me shpejtësi të madhe dhe komunizmi sllavo ortodoks po vendoste shtylla të hekurtë në Ballkan.Një re e zezë, si murtajë po pllakoste trevat shqiptare të cilat ishin futur paradoksalisht në rrjedhat më të rrezikshme ç’ka përgaditej sërish coptimi i Shqipërisë.Disa muaj të qëndrimit të Luan Gashit në gjimnazin „Sami Frashëri“,se si ai mundi të grumbollojë rreth vehtes dhjetra nxënës me bindje nacionalsite,të cilët më pas udhëhoqën çetat e nacionaliste shqiptare.Por edhe vetë Luan Gashi,nuk mundi të rrinte duarkryq,përballë halleve që kalonte Shqipëria.Në krye të disa qindra bijëve të Kosovës,ai për disa ditë me radhë luftoi në pikat më nevrallgjike të konflikteve etnike shqiptaro-bullgare,vetë Luani, kujton ; „Në shtatorin e vitit 1944,ne kemi luftuar ushtrinë bullgare në Gjilan,në Preshevë dhe në Prapashticë,ku edhe i rrënuam dhe i mundëm,duke iu dalë befas.Kam dalë me 800 vetë në Prapashticë ku kishte një divizion bullgar.Ata nuk dinin se po dilnim ne.Me mua ka qenë Abdyl Henci,Adem Selimi,Ibrahim Kelmendi,Ymer Berisha.Me një të rënë,i dualëm,dhe ata ikën“. (Luan Gashi,Dëshmi autentike e historisë shqiptare „ Zëri“ 20 mars 1993 ).
Më pas,Luan Gashin,Ymer Berishën,Abdyl Hencin dhe Adem Selimin,do t’i shohim në Drenicë,me ç’rast i vijnë në ndihmë Shaban Polluzhës.Në drejtim të Drenicës,Shabani pat zbuluar se ishte kryer një plan i fshehtë i cili donte të rrënonte krejt këtë kështjellë të antikomunizmit të Kosovës.Ata ndërrmarin aty veprime të përbashkëta luftarake dhe pas dy javësh luftime të rrepta,në tetorin e vitit 1944,nacionalçlirimtarët shqiptarë e serb,tërhiqen duke rikthyer në masakrën e madhe 3-4 muaj më pas.Në verën e vitit 1944,ngase komunistët e paktë të Kosovës po shihnin reputacionin e madh tek Luan Gashi,i përgaditin atij një kurth,duke e denoncuar në GESTAPO-n gjermane si komunist.Ata e dinin se me të dëgjuar emrin komunist,gjermanët vërsuleshin menjëherë pa pritur gjykime e fakte.Në qeli,ate e mori në pyetje njëri prej kolonelëve gjerman,me anë të një përkthyesi shqiptar. Pyetjeve të para,Luani ju përgjigj qetësisht por kur pa se përkthyesi shqiptar po shtrembëronte qëllimisht përgjigjet,atëherë iu kthye kolonelit gjerman në gjuhën gjermane,se mund të bisedonin vetëm.Koloneli esesit,u çudit nga gjermanishtja e bukur e Luanit dhe e pyeti se ku e kishte mësuar ate.Ky i foli për gjimnazin në Tiranë dhë mësuesin Eqrem Cabejn.Koloneli gjerman, me ç’rast pat dëgjuar për Cabejn i shprehet „veç një nxënës i Cabejt s’mundet me kenë komunist !“.Pas edhe disa verifikimeve të tjera gjermanët e lirojnë Luanin nga burgu.Firmën dhe trimërinë e Luan Gashit,mban edhe çelja e burgut të Prishtinës ku gjermanët patën mbyllur bijtë e Kosovës martire si nacionalistë ashtu edhe komunistë.Shumicën e këtyre të burgosurve gjermanët i patën çuar në kampin famkeq të Dahaut e tashmë,këta që patën mbetur donin t’i pushkatonin.Pikërisht mëngjezin që u hapën gropat kolektive brenda burgut,një xhandarm shqiptar njoftoi guerilët të cilët vrapuan tek Luan Gashi.Ky së bashku me Shefqet Shkupin dhe Adem Selimin (Gllavica) në krye të 300 burrave kryen aksionin kundër garnizonit gjerman,efektivi i të cilit nuk bëri ndonjë rezistencë të madhe.Të burgosurit,shumë syresh miq të Luan Gashit përqafuan plot mall vllaun e tyre.E vërteta është se Luani kish bërë gati për këta të burgosur të drobitur edhe konviktin e shkollës Normale të Prishtinës ku kishte rezervuar veshje dhe ushqime për disa ditë.Po në vjeshtën e vitit 1944,guerillët nacionalsitë të udhëhequra prej Luan Gashit dhe Abdyl Hencit,kryejnë aksionin e marrjes së armatimit dhe municionit gjerman që ndodhej në Fushë-Kosovë.Rreth 200 vagone me materiale luftarake,ishin të destinuar të hidheshin në erë prej gjermanëve,meqë rrezikonin të binin në duar të ushtrisë së kuqe bollshevike.Luan Gashi me ndihmën e disa miqve bënë një takim me komandën ushtarake gjermane të vendit duke iu spjeguar atyre se krejt ky municion do t’u duhej nacionalistëve shqiptarë që nuk kishin asgjë të përbashkët me komunizmin,përkundër,ishin në luftë të papajtueshme me ta.Gjermanët pas disa bisedave,dërguan oficerët e tyre i hoqën minat prej vagonëve duke i dorëzuar nacionalistëve një material luftarak shumë të madh.E vërteta është se në këto armatime luftoi plot 4 muaj Shaban Polluzha në krye të 200 burrave.Për më tej,këtu u furnizuan me armatime,municione dhe veshmbathje edhe çetat e Xhem Gostivarit,Mefailit të Madh dhe Mulla Idriz Gjilani,Sylë Hotlla etj,me ç’rast shkruan epopenë e lavdishme antikomuniste të Maqedonisë shqiptare.I bindur se krahas luftës me armë në dorë kundër çetnikëve serbosllav,bullgarëve e sllavomaqedonas,duhej gërshetuar me një propagnadë konkrete,gjatë kësaj kohe Luan Gashi dhe Ibrahim Kelmendi organizojnë marrjen e Radio – Shkupit dhe fillojnë aty emitimin e emisioneve në gjuhën shqipe.Për rreth 3 muaj,deri në ndërhyrjen e nacionalçlirimtarëvë komunist sllavo-shqiptar,Radio-Shkupi i drejtuar prej këtyre dy burrave nacionalsit,jo vetëm që foli në gjuhën shqipe,por u kumtoi krejt banorëve të Maqedonisë shqiptare,të ngriheshin në këmbë për të fituar të drejtat elementare njerzore të tyre drejt bashkimit me shtetin amë. Përkitazi me tërë këto veprimtari,Luan Gashi në bashkëpunim të ngushtë me atdhetarët e tjerë të Kosovës formojnë Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare,me urdhër të Mid’hat Farshërit. Për këtë flasin shumë dokumenta burimore.Po citojmë vetëm njërin :„Themelues i kësaj organizate ishin :Profesor Ymer Berisha,ideolog i lëvizjes për ruajtjen e tërësisë etnike shqiptare dhe inicues për formimin e organizatës ilegale në Kosovë e Maqedoni,pastaj profesorët e gjimanzit „Sami Frashëri“ në Prishtinë,Luan Gashi,Hajdar Maloku – Pllana,Gjon Sereqi,agronomi Adem Selimi,gjykatësi Limon Staneci,që të dy kryeshefa të rretheve…“( S.Basha „Lëvizja Ilegale Patriotike Shqiptare në Kosovë 1945-1947“ faqe 38 ).
Organizata në fjalë,lindi si die e një kundërvënie që i duhej bërë komunizmit i cili po zaptonte krejt trevat shqiptare.Programi i saj ishte tejet i qartë dhe vlen të thuhet se në këtë program ishte edhe mendja e guximi i Luan Gashit.Për më tej,ai ka qenë ndër hartuesit e thirrjes së Komunitetit të Rinisë së shkollave në Kosovë e cila kërkonte prej krejt shqiptarëve,të shtërgonin radhët e ONDSH-ës,ngase vetëm kjo do të mund t’i mbronte të drejtat e popullit shqiptar që në mënyrë të pashmangshme po shkonte drejt kthetrave serbosllavomaqedonase.Organizator i talentuar,por edhe konspirator i mrrekullueshëm,Luan Gashi do të dinte të vepronte më së miri në radhët e udhëheqjes së ONDSH-ës si për shtimin e radhëve të saj,ashtu edhe për organizimin e aksioneve të ndryshëm.Gjatë vitit 1945-1946,vepron ilegalisht ngase OZNA ka rënë në gjurmë të veprimtarisë së tij dhe ndjek ate këmba – këmbës. Për dy – tri muaj,Luan Gashi shkon në Itali ku mban lidhje të vazhdueshme me nacionalsitët që patën shkuar aty si Mid’hat Farshëri,Vasil Andoni,Hasan Dosti etj
Energjitë djaloshare,vizioni largpamës i një nacionalisti veprues,i shfrytëzon për të mbajtur lidhje të vazhdueshme e për të vepruar aktivisht në radhët e ONDSH-ësë.Në pranverën e vitit 1946 e shohim sërish në Kosovë.Është ndër organizatorët e guerilës shqiptare në viset e Kukësit dhe Gjakovës, mandej duke shfrytëzuar artin e konspiratorit vazhdon të mbledhë rreth vehtes,të tjerë gueril duke i armatosur në shërbim të ideve nacionaliste.Ngase OZNA pat rënë në gjurmë të ONDSH-ës,ngase udhëheqësit e saj po gjendeshin çdo ditë përballë pritave vdekjeprurëse,në pranverën e vitit 1946,mbahet në Maqedoninë shqiptare kongresi i IV-të i ONDSH-ës ( ngase dy të parat u quajtën ata të Ballit Kombëtar). „Nga ky kongres doli një udhëheqje e re e ONDSH-ës. Kryetar u zgjodh Halim Orana,Qemajl Skenderi u zgjodh zëvendës kryetar dhe Azem Morana,sekretar organizativ… Kongresin e përshëndeti edhe Luan Gashi që enkas kishte ardhur nga Perugja e Italisë dhe njëherit ishte sekretar i komitetit të Ballit Kombëtar“. ( Dr.S.Basha , „Lëvizja ilegale shqiptare në Kosovë 1945 – 1947 „, faqe 74 ).
Me udhëheqësit e rinj të ONDSH,Luan Gashi do të ndante jo vetëm detyrat por edhe hallet e brengat.Treva e Maqedonisë shqiptare,çdo ditë e më shumë do t’i nënshtrohej dhunës,organizimit serbosllavomaqedonas të pushtetit,me ç’rast do të humbiste të drejtat më elementare të një kombi të qytetëruar.Luan Gashi,në Shkup,Tetovë,Gostivar e Strugë,u përpoq së bashku me Halim Oranën dhe Azem Moranën,të ngrinte lart moralin e popullit.Për më tej,ky bir i Kosovës u përpoq sa mundi edhe për organizimin e guerilëve nacionalistë në këto treva të cilat ishin tulatur pas vrasjes së Xhem Gostivarit.Veprimtaria e thellë e tij nacionale,bëri që ndjekjet prej OZNËS të shtohen nga dita në ditë.Në arretsimet e Azem Moranës dhe të Halim Oranës,veçmas vazhdojnë pyetjet për Luan Gashin.Ndonëse të dy këta burra nuk flasin asgjë,tashmë OZNA ka në duar shumë dokumente që vërteteojnë se Luan Gashi është ndër udhëheqësit kryesor të ONDSH-ës e për më tej ai mban lidhje të vazhdueshme me liderët dhe ideologët e Ballit Kombëtar.Për të gjitha këto,dënohet me vdekje në mungesë si prej gjyqit të Prishtinës ashtu edhe atij ushtarak të Shkupit.Në fund të vitit 1946,së bashku me dhjetra nacionalsitë të tjerë,Luan Gashi u drejtohet kufijve grek.Ata patën marrë porosi nga Mid’hat Frashëri e Muharrem Bajraktari,të hidhen në Greqi për t’u riorganizuar e për t’i shpëtuar vdekjes së sigurtë në male,ku për të kapur rreth 200 nacionalistë ishin vënë në ndjekje mijëra ushtarë e oficerë të formacioneve të rregullta serbo-sllavo-maqedonase natyrisht të ndihmuar edhe nga shërbetorët e tyre shqipfolës.Nga 200 vetë që u nisën për të kaluar kufirin grek,vetëm 30-40 mundën të realizonin qëllimin.Të tjerët metën në pritat e„nacionalçlirimtarëve“serboallave dhe atyre shqiptare,duke vaditur tokën arbërore me gjakun e tyre të pafajshëm.
Pothuaj dy vjet,Luan Gashi i kalon nëpër kampet e punës në Greqi.Shpresa e tij tashmë është thyer.Në Shqipëri ka lënë prindërit të cilët përndiqen,ngase djemtë e tyre Fatoni e Luani janë „ballistë“.Bashkëvuajtësi dhe burri tjetër i nacionalizmit të Kosovës,ndër miqtë e çmaur të Luanit,Adem Gllavica kujton ; „Në vitin 1948, IRO (Internacional Refuges Organization) i rregjistroi të gjithë shqiptarët dhe i transportoi për në Itali.Neve si intelektual,si oficerë dhe nënpunës të lartë në Shqipëri,na mbajti qeveria greke… Por ne s’donim të jetonim si parazitë,ndaj gjetëm punë.Unë e Luan Gashi,gjetëm punë në një lavazh amerikan“.(A.Gllavica, kujtime nga Kosova , „Rilindja“ 12 dhjetor 1995 ).
Mbas shumë peripecis,Luan Gashi emigron në Evropë e prej andej shkon në Amerikë.Gjatë qëndrimit në Greqi dhe në Evropë,ky burrë i shquar jo vetëm mësoi disa gjuhë të huaja por mbaroi disa kualifikime duke jetuar me moton se librat nuk duhen harruar askurrë.Në fillim,detyrohet të bëjë punë të rënda edhe në Amerikë e mandej i kushtohet tërësisht veprimtarisë intelektuale.Në fillim të viteve 60-ta,Luan Gashi së toku me Jusuf Azemin,Ajet Rushitin etj,formojnë organizatën „Lidhja Kosovare“ me ç’rast Luani zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj.Për vite e vite më radhë,kjo organizatë është përpjekur të bëjë sa më shumë të njohur problemin kosovar në opinjonin publik amerikan.Janë me qindra takimet që Luan Gashi ka bërë me personalitetet e larta të administratës amerikane për të sensibilizuar ata lidhur me tragjedinë kosovare.Në shtypin e shqiptarëve të Amerikës,diku në festimin që i ishte bërë datës simbol të 28 Nëndorit , lexojmë ; „Kryetari i mbledhjes,paraqiti pastaj zotin Luan Gashin,folësin e ditës.Zoti Gashi është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Kosovare dhe një nga të rinjtë intelektual të mërgimit.Zoti Gashi i mallëngjeu të gjithë në fjalimin e tij të goditur që u mbajti në gjuhën anglishte.Fjala e tij u pre nga duartrokitjet e gjata“.( Gazeta „Flamuri „ më 28 Nëndor 1962 ).
Intelektual me horizont,Luan Gashi do të jetonte kurdoherë me shpëtimin e vazhdueshëm të kombit të vet.Por ndërsa në shtetin amë,sundonte egrësira komuniste,këtej kufirit hermetik shqiptarët jetonin terrorin e vazhdueshëm serbosllav.Në nëndorin e vitit 1968,në Tetovë e Gostivar me rrethina u shkëndijua një revoltë tejet e madhe për liritë themelore,por ajo u shtyp me masa dragoniane,si aty edhe në Shkup e Prishtinë.Luan Gashi,ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me këtë revoltë dhe në verën e vitit 1969,kur me dhjetra organizatorë të saj u dënuan me burgime të rënda,ai bëhet inicues i një mitingu të madh në Cikago ku marin pjesë mijëra vetë. Zëri i fuqishëm i Luan Gashit,në këtë miting proteste,pos të tjerave do të kumtonte ; „Mbas largimit të Rankoviqit dhe të veglave të tija,terrori policuer kundrejt shqiptarvet u qetsua disi,por nuk u qetsuan provokimet e Serbo-Malazezëve dhe Sllavoqedonasvet.Sepse ishin këta vetë simbas dëshmisë së shumë gazetarëve të huej që i provokuen manifestimet e rinisë shqiptare në Prishtinë e në Tetovë,më 27 nanduer dhe 23 Dhjetuer 1968,për me nxitë ndjekjet policore kundrejt kësaj popullsie.Tue marrë si shkak disa manifetsime të thjeshta,gjyqet e Prishtinës dhe të Shkupit kanë denue me burgim të randë qi shkon deri me shtatë vjet 36 shqiptarë,të zgjedhun midis qindrave t’arrestuem.Kjo masë dragoniane kunder menifestimesh të thjeshta,në nji shtet t’shtuquajtun socialist e demokratik,asht edhe më pak e justifiukueshme kur dijmë se asnji masë e tillë nuk muer kundrejt studentëve serb qi kishin ba demostrata në Belgrad e gjetiu disa muaj ma parë.Kjo provon në mënyrë të pakundërshtueshme dallimin anmiqsues që iu bahet vazhdimisht shqiptarvet nën Jugosllavi „. ( Gazeta „Flamuri“ nr.169-172, 28 gusht 1969 ).
Edhe vitet që rodhën më pas,ai do të mbetet një luftëtar i palodhur i kauzës së popullit të rrobëruar.Krejt veprimtaria e Lidhjes Kosovare dhe ajo e Ballit Kombëtar,do të shihet e kuptohet kurdoherë realisht,përmes punës vetmohuese të Luan Gashit.Ai ndikoi vrullshëm në proceset demokratike në Shqipëri dhe në Rimëkëmbjen e forcimin dhe vetë organizatës më të vjetër nacionalsite Ballit Kombëtar,duke mbledhur rreth vehtes nacionalistë të gjenereatve të reja,duke iu ndarë detyra dhe duke i mbështetur ata në kryerjen e detyrave gjatë viteve 1989 – 1994.I lodhur nga lutërat,brengat,mallëngjimi,krenaria dhe dëshprimi,vitet e fundit do ti kalonte në një skaj dhome në spital atje larg atdheut,për të mbyllur jetën më 10 qershor të vitit 2005,dhe ende sot brenda varrit të atij burri gjallon shpresa për rilindjen e Shqipërisë Etnike.
Bern-Zvicër
XHAFER DEVA,NJË JETË LUFTË PËR NJË SHQIPËRI ETNIKE TË LIRË DHE DEMOKRATIKE
Nga SEJDI PEKA/
Është shpallur dita e 26 Janarit,si dita përkujtimore e viktimave të holokaustit në mbarë botën.Për neve shqiptarët kjo përkujtimore ka një rëndësi dyfish të veçantë.E para se ne jemi ndër ata popuj që në vendin tonë nuk është vrarë asnjë njeri me kombësi hebreje nga fashistët gjerman dhe për këtë kemi përse të jemi krenarë.Kemi humbur shumë kohë që të themi të vertetën historike se mbrojtja e hebrenjve i takon në rradhë të parë kontributit të Xhafer Devës,ish Ministër i Brendëshëm në qeveritë e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit.Dhe e dyta me këtë rast neve përkojtojmë holokaustin e diktaturës komuniste që për 50 vjet ushtroj kundër popullit tonë;për marrjen e pushtetit deri në vitin1944 dhe për mbajtjen e pushtetit pas këtij viti deri në rënjën e komunizmit.Sa të marrë duken me këtë rast“historianë”të tillë që janë produkt i katedrës së shkollës famkeqe të Partisë Komuniste si Paskal Milo,Pëllumb Xhufi a ndonjë tjetër,që bëjnë përpjekje të shtrembërojnë historinë tonë kombëtare.Duke përkujtuar 70 vjetorin e të ashtuquajturës “masakër e 4 Shkurtit”,përsëri lukunia e propogandës bolshevike u vërsul ashpërsisht dhe Ilir Meta më idiotësinë e një njeriu të sëmurë nga edetë komuniste hodhi idenë më agresive antikombëtare:të heqë emërin e një rruge në Tiranë që mban emërin e më të madhit të mbëdhenjëve të historisë tonë kombëtare, Ibrahim Rugovës dhe të zëvëndësojë atë me “dëshmorët e 4 Shkurtit”.Një paturpësi e tillë dhe përdhosje e këtijë kollosi të Kosovës martire duhet demaskuar.Por a ka patur një masakër të 4 Shkurtit apo një maskaradë të propogandës komuniste të asaj kohe,historia dhe faktet historike duhet të flasin në dritën e të vertetës.
Historia jonë,e një populli të vogël por “mjaft fatkeq” siç shkruan Abdyl Frashëri,është një histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje,prandaj edhe meriton të shkruhet ashtu siç është.Para do kohësh, kur ish Kryeministri Berisha hodhi idenë se “historia e popullit tonë duhet të rishkruhet”,nga të gjitha anët në median e shkruar dhe të folur,një gjurulldi e madhe u bë,duke e kundërshtuar këtë ide me një ide tjetër që vinte nga katedrat e historisë së marksizëm-leninizmit se “historinë e kan shkruar fitimtarët”,me institutin e studimeve marksiste.Edhe argumentet historike të historianve Beqir Meta e Muharrem Dezhgiu,u sulmuan egërsisht dhe paturpësisht nga mediat e majta që dominojnë mjetet e informimit në Shqipëri.Por në asnjë mënyrë neve ish të përndjekurit politik nuk mundet të pranojmë që historinë tonë kombëtare t’a shkruajnë sipas idesë së tyre të marrë dhe meskine historianët e sëmurë me ideologji komuniste.Është e vertetë se populli shqiptar i strehoj dhe i mbrojti ata,ashtu siç duhet të pranojmë të vertetën historike se hebrejt i mbrojtën edhe qeveritë e ashtuquajtura “kuislinge”sipas historiografisë komuniste,në rastin konkret qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit.Ishte një marveshje e nënshkruar nga qeveria shqiptare e asaj kohe me përfaqsuesin e qeverisë gjermane për Europën juglindore Fojerbah, “se ushtria gjermane ishte kalimtare nëpër Shqipëri dhe nuk kishte asnjë të drejtë të ndërhynte në punët e brendëshme të shtetit shqiptarë”.Në zyrat dhe institucionet nuk kishte flamurë gjerman.Nuk kishte në Shqipëri të formuar Parti Naizste.Në këtë kohë ministër i brendshëm ka qenë po sipas historiografisë komuniste “kuislingu”Xhafer Deva. Deva,ishte negociatori më kryesorë i marveshjës që Shqipëria kishte një “status specifik”në krahasim me vëndet e tjera të Europës që ishin të pushtuar nga fashizmi.Në vitin 1949,menjëher me formimin e Aleancës së Atlantikut të veriut NATO, “kuislingu”sipas komunistve,do të ishte një bashkpuntor i ngushtë i kësaj aleance.Deva me përkushtim dhe vendosmëri, si njeri i traditës dhe besës së vendit që e kishte lindur,i mbrojti hebrejt me nderë dhe dinjitet nga çfarosja e gjermanve.Me këtë rast ky fakt i rëndësishëm nuk mundi asnjëherë me u përmendë si e vertetë historike.Kundër Xhafer Devës dhe të gjith nacionalizmit shqiptar në përgjthsi, është hedhur kaq shum baltë nga komunistët, sa që është mjaft e vështirë të përgatitet opinjoni për të mësuar të vertetën e historisë tonë kombëtare sidomos në periudhën gjysmë shekullore të regjimit komunist.Me emrin e Xhafer Devës është e lidhur e ashtuquajtura masakra e 4 Shkurtit 1944,që po sipas historiografisë komuniste “ishte një vepër mizore e Xhafer Devës”,si nata e Shën Bartomeleut.Po a është e vertetë masakra e 4 Shkurtit në Tiranë ashtu siç e kan shkruar komunistët?Kjo mbetet për t’u parë nga historianët në të arthmen dhe gjithsejcilit i duhet dhënë “haku”që i takon me faktet që duhen shikuar në dritën e diellit,pa emocione të natyrës komuniste.Por sipas fakteve historike rezulton se komunistët në luftë për marrjen e pushtetit dhe për të përligjur vrasjet dhe masakrat e tyre anë e kënd Shqipërisë, gënjeshtrën dhe propogandën i kishin parësore.
Në faqen e internetit është i publikuar një shkrim i autorit Erion Habilaj sipas rrëfimeve të historianit Kadri Dingu, një dëshmitarë “okularë” i kësaj ngjarje,botuar në gazetën “Tirana observer”,në pervjetorin e kësaj masakre.Që në fillim të rrëfimit,megjithse historiani ka qenë pedagog i katedres së historisë P.K.Sh. dhe sekretar i komitetit partisë punës në Lushnjë,bëhet fare i pa besueshëm. “Atë natë dimri të ashpër”,e fillon rrëfimin e tijë Dingu,kur dihet se në Tiranë nuk mundet të ketë dimër të ashpër kur trëndafilet çelin gonxhe edhe në dimër; “duke tërhequr zvarrë nëpër rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerëz,u arrestuan dhe u internuan 500 të tjerë”.(Po aty,E.Habilaj sipas rrefimit të K.Dingut.)Po se kush ishin këta njerëz që u internuan dhe ku u internuan asgjë nuk është vertetuar. Dhe duke cituar tregimin e një nënë që ja kishin pushkatuar djalin atë natë të 4 Shkurtit 1944,autori shkruan se “Lidheni qenin bertisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi”.Është përsëri fare e pa besueshme që prefekti i Tiranës ne atë kohë të shkonte shtëpi në shtëpi dhe rrugë në rrugë duke pushkatuar dhe tërhequr zvarrë njerëz.Por historiani Dingu nga 84 njerëz që sipas tijë u pushkatuan atë natë,megjithse ka patur më shum se një gjysmë shekulli kohë në dispozicion,nuk ka mundur të grumbullojë më tepër se 30 emra edhe këta ka shum mundësi të jenë vrarë në rrethana të tjera dhe jo me 4 Shkurt si pretendon propoganda komuniste.
Nga ana tjetër një tjetër autor në gjurmët e së vertetës së masakrës së 4 Shkurtit,Astrit Jegeni,na jep në dosierin e dt.04.02.2002 në “Forumi shqiptar”disa fakte që hedhin dritë mbi të vertetën.Duke cituar gazetën “Bashkimi”të dt.03.02.1945,që në atë kohë ishte organi më i besueshëm i komunistëve shqiptar, ishte shkruar një njoftim se “ftohen familjet,far e fis,ose shokët dhe çdo qytetar,që di emrat e martirve të 4 Shkurtit 1944,të njoftojë brenda ditës së sotme pranë këshillit N.çl. të qytetit të Tiranës”.Siç shihet edhe një vit nga koha e kësaj ngjarje,komunistët megjithse ishin ustallarë në fushën e propogandës,nuk kishin mundur të plotsonin emrat se kush ishte vrarë në “natën e Shën Bartolemeut”.Po sipas këtij autori përsëri gazeta Bashkimi,në dekleratën e Komitetit Qendror të P.K.Sh.me rastin e 4 Shkurtit,jepen vetem emrat e katër personave të vrarë.Dhe ky është versioni më i besueshëm se natën e 4 Shkurtit mundet të jenë vrarë vetëm 4 njerëz me urdhër të Xhelal Stavelecës,ish komisarë i Brigadës parë partizane dhe më vonë i dënuar në vitin 1947 në Romë për krime lufte në Shqipëri nga gjykatat italiane.Me dt.9.Shkurt po kjo gazetë shkruan se Ali Visha po në këtë datë të një viti më parë “kishte vdekur nga torturat e xhelatve të popullit”.Ndërkohë historiani K.Dingu,dr.i shkencave historike, në listën që paraqet me të vrarët e 4 Shkurtit 1944 është edhe Ali Visha.Është fare e pa kuptim që i njejti person të jetë vrarë me 4 por edhe me 9 Shkurt.Duke e parë në këtë këndvështrim dhe shum fakte të tjera,në të njejtën kohë duke ndjerë mjaft keqardhje në se me të vertetë ka patur të vrarë,një gjë është shum e vertetë;se 4 Shkurti ishte sajesë e propogandës komuniste për të diskredituar Xhafer Deven dhe në të njejtën kohë për të justifikuar vrasjet e masakrat e tyre kundër popullit në të katër anët e vendit.
Po kush është Xhafer Deva për të cilin shqiptarët jan të informuar vetëm me propagandën komuniste,si njeri kuisling në shërbim të fashizmit,injorant,katil dhe trathëtar i interesave kombëtare.Dhe për këtë njeri që për një kohë ka bërë emër në historinë tonë kombëtare,e verteta mbulohet me natë në mënyrë të qëllimshme.Unë personalisht nuk e kam njohur Xhafer Deven.Por kam patur fatin të njoh dhe të bisedoj gjatë me dr.prof.Rexhep Krasniqin në vitin 1995 në Amerikë,ish n/kryetar i asamblesë kushtetuese të Shqipërisë në vitin1943,n/kryetar i Lidhjes së dytë të Prizrenit në vitet1943-44,ministër i arsimit në qeverinë e Mehdi Frashërit, dhe Kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë në Neë-York nga viti 1956-1992.Edhe këtë fakt duhet të njohin shqiptarët, se Komiteti Shqipëria e lirë ka patur atributet e një qeverie previzore në mërgim,me përkrahjen morale dhe materiale të qeverisë amerikane.Qindra mijra shqiptarë të ndjekur nga regjimi komunist dhe që strehoheshin në kampe,si në Itali,Jugosllavi,Francë,Austri etj.,me ndërhyrjen personale të Krasniqit pranë qeverisë amerikane erdhën në Amerikë.Komiteti Shqipëria e lirë,me këtë përkrahje ka punuar pa u lodhur në fushën diplomatike,politike dhe ushtarake për përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë ne Shqipëri.Dhe në këtë përpjekje një vënd të rëndësishëm zen Xhafer Deva.Tani,kollosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar,Rexhep Krasniqi nuk jeton më,por unë i jam shum mirnjohës z.Idriz Lamaj,për një kohë të gjatë gazetarë dhe spiker i “Zërit të Amerikës”në gjuhën shqipe dhe z.Hysen Biberaj një luftëtarë i papërkulur për një Shqipëri etnike demokratike,që më mundësuan të njohë këtë personalitet,këtë shkencëtarë të letrave shqipe.Gjatë një muaj të qendrimit në New-york,nuk kishte pothuaj asnjë ditë që nuk bisedoja me Krasniqin.Nuk është për t’u çuditur kur ish Kryeministri Berisha ju drejtua kohë më parë deputetve të Prlamentit shqiptar duke i pyetur: “e njihni ju kush është Rexhep Krasniqi”dhe heshtja në sallë.Përsëri përgjigjet pyetjes së tij Kryeministri “e shikon se nuk e njihni”.Rexhep Krasniqi ka qenë bashkpuntori më i ngushtë i Xhafer Devës gjatë luftës së dytë botërore dhe më vonë në kuadrin e “Komitetit Shqipëria e lirë” dhe përgatitjën e ushtarve të lirisë në “Kompaninë 4000” nw Mynyh TW Gjermanisw Pwrwndimore,për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës .Deva ka qenë Kryetar i Lidhjes së dytë të Prizërenit në vitin 1943 dhe Krasniqi N/Kryetar i kësaj lidhje, që organizoj popullin e Kosovës në luftën e armatosur për jetë a për vdekje kundër instalimit të regjimit kriminal bolshevik serb në Kosovë.Më vonë bashkpunimi i tyre do të vazhdonte në emigracion në kuadrin e Komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë.Arkivi i këtij Komiteti,veprimtaria e të cilit përfshinë një kohë më se 35 vjeçare,hedh dritë edhe në veprimtarinë e Xhafer Devës.Rexhep Krasniqi në shkrimet dhe kujtimet e tijë tregon se Deva ka mohuar gjithnjë në mënyrë kategorike për ndonjë masakër që mundet të jetë bërë me urdhërin e tijë për sa kohë ai ka qenë Ministër i Brendëshëm në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Xhafer Deva ka lindur në Mitrovicë në vitin 1904,nga një familje gjakovare qytetare që kishte zbritur në Gjakovë me origjinë nga Deva e krahinës së Hasit.Një njeri i shkolluar në Stamboll,me profesion inxhinjer,ishte një poligliot në njohjen e shum gjuhve si anglisht,gjermanisht,turqisht,frëngjisht dhe italisht.Në librin “Isa Boletini”,autori Skender Luarasi,duke bërë fjalë për kreshnikun e Kosovës shkruan se “vetëm për atë natë që me trimat e Kosovës e ndali ushtrinë e Xhavit Pashës në kodrat e Levanit për të mos hyrë në Vlorë,duke mbrojtur flamurin dhe shpalljen e pavarsisë,asnjë vepër tjetër mos të kishte bërë,Isa Boletini është Hero i Popullit”.Në këtë kuptim.gjith jetën e tijë,Xhafer Deva e ka shkrirë në luftë dhe përpjekje të jashtzakonshme për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimi me Shqipërinë i të gjitha trojeve të mbetura jasht shtetit amë.Në fushën diplomatike dhe ushtarake,edhe në emigracion me përkrahjen e qeverisë amerikane,përpjekjet e tijë nuk kan pushuar asnjëher për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë.Me 09.Prillë.1950,Xhafer Deva i shkruan Rexhep Krasniqit i cili në atë kohë ndodhej në Australi: “Shperthimi i një lufte në Ballkan dhe ma gjanë nuk duhet të na gjejë të pa përgatitun.Na nuk mund të bajmë mrekulli,por me një bataljon,të cilin mund ta krijoj dhe udhëheqi,do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty mund të thejmë një pikë sa me hy në Rrafsh të Dukagjinit dhe për të ngritur në këmbë mbarë Kosovën e trojet tona etnike”(Idriz Lamaj,Angazhimi i Xhafer Devës për përfshirjen e Kosovës në planin ushtarak të Ëashingtonit fq.2).Dhe po aty,Lamaj shkruan se, “ me 26 Qeshor 1950,pak para mesnate filloj hedhja e parashutistëve të Xhafer Devës në Shqipëri.Ata ishin të gjith kosovarë dhe të veshur me uniformë ushtarake amerikane.Ata ishin përgatitur në një kamp ushtarak amerikan duke patur Devën ditë për ditë në fushën e stërvitjes”.-Në këtë kohë komunistët në Beograd dhe në Tiranë u alarmuan si ata e njihnin mjaft mirë se kush ishte Deva.Gazeta “Zëri i Popullit”në Tiranë dhe si motra e sajë në Beograd “Veçjerrne Novosti”shkruanin artikuj të gjatë se “Xhafer Deva ishte në lëvizje”.Duke hequr një paralele me atë që ndodhi 49 vjet më vonë në Kosovë,kur U.Ç.K. shpërtheu kufirin pikërisht në Tropojë në drejtim të Koshares duke hyrë në rrafshin e Dukagjinit,tregon atë strategji dhe aftësi të Devës si prinjës ushtarak shum i zoti.Qeveria e Rexhep Mitrovicës,në të cilen ministër i brendëshëm ishte Deva,akuzohet nga historiografia komuniste si qeveri kuislinge.Duhet shkuar më tej strategjisë së kësaj qeverie e cila kishte për qëllim të çfrytzonte konjukturat politike të kohës për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. “ Asnjëher në këtë kohë në Shqipni nuk ka ekzistu një parti naziste,as nuk ka patur formacione të organizuara të rinisë shqiptare.Në asnjë godinë shtetërore ose qender publike,përveq flamurit kombëtar, nuk është ngritun flamur i huej”.(Rexhep Krasniqi, “Xhafer Deva,jeta dhe veprimtaria,fq.73”.)
Ago Agaj, “i quajturi krenaria e Vlorës”,bashkluftëtar i Devës në luftë për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër komunizmit, prefekt i Mitrovocës,ministër i ekonomisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës,në kujtimet e tijë në shkrimin “Si e njofta Xhafer Devën”shkruan se, “Shkruaj si njeri në moshë të kaluar por edhe si njeri para Zotit.Zoti dhe kombi nuk duhet të gënjehen.Xhafer Deva kishte këto vetijet e kosovarit dhe hidheshe në luftë pa i vënë gurë ballit si asnjë tjetër për të mbrojtur popullin e tijë.Ishte burri,shqiptari më i shkëlqyer i gjeneracionit të tijë”.(Po aty,fq.1 dhe 116).Është me të vertetë për të ardhur shum keq kur të gjith ata që gjith jetën e tyre luftuan për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër instalimit të murtajës komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri të mos vlersohen por përkundrazi të injorohen.Kjo tregon se shoqëria jonë dhe politika në Shqipëri është tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist.Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara.Trathëtia kombëtare nuk ka qenë kurrë dhe asnjëher në anën e nacionalistëve.Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë,të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913. Shqipëria dhe çeshtja kombëtare u trathëtua nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar. “Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.”(Shih Tajar Zavalani,Historia e Shqipërisë,pjesa e dytë,fq.278/79,Londër 1966).Duhet hedhur poshtë me neveri ideja e historianve komunistë që ulurijnë nëpër TV e kapura nga Edi Rama se nacionalistët shqiptarë me Mitat Frashërin,Xhafer Devën,Abaz Kupin etj e kan humbur luftën.Eshtë një gënjeshtër monstruoze.Duke u larguar nga Shqipëria pas marrjës së pushtetit nga komunistët, Mitat Frashëri do të deklaronte:”ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën por për të vazhduar luftën për përmbysjën e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri”.Ata kishin humbur një betejë por nuk kishin humbur luftën.Dhe me të vertetë,pas shumë përpjekjesh,gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë ,komunizmi u përmbys dhe ka fituar ideja e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë,ideja e Mitat Frashërit për një Shqipëri të lirë,demokratike të bashkuar me Europën dhe kundër murtajës bolshevike.
Lidhja e dytë e Prizrenit e udhëhequr nga Deva dhe intelektualët të tjerë më të spikatur të Kosovës ,do të mbetet në kapitujt më të shkëlqyer të historisë tonë kombëtare.Në këtë kohë populli i kosovës që po luftonte për jetë a për vdekjë kundër brigadave serbo-malazeze,në mbrojtje të kufijve etnik,në vjeshtën e vitit 1944,u sulmuan pabesisht edhe nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës.Forcat ushtarake të Lidhjes së dytë të Prizrenit tani më kishin mbetur ndërmjet Shillës dhe Karibdës.Edhe Shaban Polluzha me trimat e Drenicës legjendare kishin mbetur të rrethuar,nga brigadat serbo-malazeze të Titos dhe në anën tjetër nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës.Egërsia komuniste nuk kishte të ndalur.Më tepër se 44 fshatra u bënë shkrumb e hi. “Numuri i të vrarve dhe i viktimave të pafajshme që u pushkatuan nga komunistët në Kosovë dhe vise të tjera në Maqedoni e Mal të Zi,arrinë në 47.000 deri në 50.000 shqiptar. Më se ¾ e burrave,ajka e trimave dhe patriotve të vertetë ranë në sheshin e luftës,”shkruan Tahir Zajmi,sekretari i komitetit qendror të Lidhjes së dytë të Prizrenit,në veprën e tijë “Lidhja e dytë e Prizrenit”Bruksel,1966.Drejtuesit e Lidhjes,ata që kishin mbetur gjallë,bashkluftëtarët e Xhafer Devës,oficerët dhe luftëtarët që kishin luftuar trimërisht në formacionet e kësaj lidhje, u dorzuan në brigadat partizane shqiptare “si shqiptari në besë të shqiptarit”, por që ata menjëher u dorzoheshin forcave jugosllave që i prisnin me thikë në dorë duke i ekzekutuar menjëher.Në listën e gjatë me qindra mijra dëshmorësh po shënojmë vetëm disa prej tyre:Musa Shehi,Kryetari i kuvendit të Lidhjes së dytë të Prizrenit,Prof.Kol Marxhini,nën kryetar i komitetit qendror të Lidhjes,Aqif Bluta n/kryetar i Lidhjes,djemt e Isa Boletinit,Asllan Boletini,Mujo Boletini,Pajazit Boletini;nipat e Isa Boletinit,Kapllan Boletini,Skënder Boletini,Bedri Peja,sekretari i Lidhjes;Uk Sadik Berisha dhe Shaban Berisha dy djemt e Sadik Ram Berishës,udhëheqsi i kryengritjes së rrafshit të Dukagjini,Skender Curri,Esat Berisha,Mulla Idriz Gilani etj. “Një vend nderi të posaçëm lypset dedikue batalionit “Hasan Prishtina të përbame prej të rijve në një moshë fare të njomë,që u shkri në tansi prej 300 vetësh në grykat e Podujevës në mbrojtje të një pike strategjike,kundër ushtrisë bullgare e udhëhequr prej komisarve komunist.Këtë betejë të përgjakshme poeti shqiptar e ka quejt “Termopilet e Kosovës”.Brigadat partizane shqiptare u dorzuan forcave komuniste jugosllave që po pushtonin Kosovën edhe shumicën e oficerve të Lidhjes si:kol.Fuat Dibra,komandant i forcave ushtarake të lidhjes dhe shtabin e tijë,kol.Asllan Vela,n/kol.Sidki Shkupi,kapiten Hajdar Planeja,kap.Rasim Dajçi,kap.Gjon Destanishta,major,N,Hoxha,kap.Mark Thani,toger Nush Dobruna,n/toger Qazim Gostivari,asp.Reshit Kaçaniku etj.Të gjith këta oficerë jan dorzue në komandën e brigadës partizane në Prizren,e cila menjëher i ka dorzue në autoritetet komuniste jugosllave që i kan ekzekutue pa vonesë.”(Kosova në vjetët 1941-1945 dhe Xhafer Deva.-R. Krasniqi,fq.67/68).Masakrat vazhduan edhe pas vendosjes së regjimit komunist serb në Kosovë.Në pranverën e vitit 1945,8000 luftëtarë të Lidhjes së dytë të Prizrenit dhe patriot të tjerë,lulja e djalërisë kosovare, u grumbulluan në Prizren dhe në internarin Kukës,Pukë,Shkodër,në marrveshje me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës u dërguan në Tivar dhe u ekzekutuan.
Xhafer Deva dhe emri i tijë,nuk mundet më të mbulohen me natë dhe të mbeten peng i historianve të institutit të studimeve marksiste leninste.Personalisht unë ndjehem shumë krenarë se Babaj im Iljaz Peka ka qenë bashkluftëtari dhe miku më i ngushtë i Xhafer Devës si dy bij të trevës së Krahinës së Hasit,në “Lidhjën e dytë të Priërenit”në luftw pwr kundërshtimin e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri dhe Kosovë por edhe më vonë në kuadrin e komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë.-Xhafer Deva vinte nga Polo Alto e Kalifornisë ku banonte, për t’u takuar në New-York me Iljaz Pekën që e kishte mikun e tijë më të mirë-tregonte Rexhep Krasniqi. Emigracioni politik antikomunist në Europë dhe Amerikë,kan bërë përpjekjet e duhura pranë qeverisë së Kosovës,dhe së shpejti eshtrat e Xhafer Devës,nga Amerika,do të pushojnë në Mitrovicën e tijë legjendë të Isa Boletinit,në tokën shqiptare,për të cilën gjith jetën luftoj me nderë e dinjitet.