Çmimi Nobel për fizikën për vitin 2013 iu dha belgut Francois Englert dhe britanikut Peter Higgs.Komisioni i Çmimit Nobel i shpalli fituesit e çmimeve sot në Stokholm. Fizikanët Englert dhe Higgs u zgjodhën për “zbulimin teorik të një mekanizmi që kontribuon për të kuptuar origjinën e masës së grimcave elementare nënatomike”.
Dy shkencëtarët janë të njohur për zbulimin e grimcës Higgs, e quajtur edhe “grimca e Zotit” sepse vërteton një koncept bazë të fizikës së grimcave, që besohet se bën të mundur ekzistencën e vetë atomeve.
Shpallja e fituesve sot u bë me një orë vonesë, diçka e pazakontë për të cilën nuk u dha ndonjë sqarim.