Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton mund të ketë bërë 89 milion dollar duke folur pasi ai la zyrën në Shtëpinë e Bardhë/
Nga Beqir Sina/
NEW YORK : Bill Clinton me më shumë se 89 milion dollar mund të mbaj rekordin e depozitimit të parave të tij, që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2001, sipas vlerësimeve të CNN. Ky stacion televizivë prestigjozë thotë se Klintoni i ka mbledhur këo para duke mbajtur fjalime dhe duke dhënë leksione në SHBA, anembanë botës. Çmimin më të madh për një fjalim ish- Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara – Bill Clinton e ka fituar në një paradhënie me 500.000 për të dhënë një fjalim 45 minutësh në ditëlindjen e 90 për presidentin izraelit Shimon Peres – Çfarë i takon Clintonit afërsisht 11,100 dollar për minutë sipas llogarive .
Ish presidenti Clinton është paguar tashmë, thanë televizionet Amerikane, dhe ka “caktuar” tarifën e çmimit për të siguruar pjesëmarrjen e tij në festë për politikanin numër një izraelit më 17 qershor në Rehovot.
Sipas disa burimeve anonime thotë CNN, parat për të folur për Presidentin Bill Clinton janë paguar nëpërmjet bankës nga Keren Kayemeth LeIsrael (KKL) Fondi Kombëtar i hebrejeve në Izrael, e cila është ndarë nga Fondi Kombëtar i hebrejeve në SHBA
Zyra e Bill Clinton në Manhattan New York, njofton se nga kjo shumë Partia Demokratike nuk do të përfitojnë, mbasi këto janë përfitime personale nga shuma e tij e rezervave bankare, Kjo shumë raportohet se do të i drejtohet për Fondacionit William J. Clinton. Ndërkohë sipas shtypit amerikan, Fondacioni Klinton nuk i është përgjigjur një kërkese për koment të gazetarëve amerikan.
Kurse të dhënat financiare e Bill Clinton, thotë zyra e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Rodham Clinton, tregojnë se burri i saj i ka bërë në një shumë të konsiderueshme që kur ai la Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2000.
Fillimisht, për të siguruar gjysmë milion dollar për fjalimin e Bill Clintonit në Izrael, u kërkua nga mysafirë që ishin të ftuar të paguajnë një tarifë hyrje 800 për person. Por, Presidenti Peres e nuk e pranoi këtë “bilet” kaq të shtrenjët,, duke thënë se ai nuk do të marrë pjesë në Darkën në nder të Ditëlindjes së tij në qoftë se ajo ka për t’u kthyer në një darkë mbledhje fondesh.
‘Presidenti Bill Clinton do të jetë e ftuara e nderit në cilësinë e një mysafiri të veçantë, nga Qendra Rehovat e cila do të mbajë këtë darkë nderi për Presidentin e Izraelit”, tha zyra e Presidentit të Izraelit Simon Perez në një deklaratë, sipas gazetës Globes në Tel Aviv.
‘Raportet e mëparshme, thanë se është vendosur se nuk do të ketë asnjë mbledhje fondesh në këtë ngjarje, dhe njerëzve që janë të ftuar nuk do të u kërkohet të paguajnë për pjesëmarrjen e tyre.’
Në vitin 2011, të dhënat tregojnë se ngjarjet më fitimprurës të ish Presidentit Clintonit ishin jashtë shtetit. Ai ka fituar 750,000 dollar në nëntor 2011 për të mbajtur leksione në Hong Kong për të folur për të punësuarit në superkompaninë suedeze të telekomit Ericsson . Atë vit, ai gjithashtu ka fituar 700.000 dollar për një seri komentesh në një kompani botuese gazetës në Lagos, Nigeri, dhe 550,000 dollar për një fjalim në një konferencë biznesi në Shanghai, Kinë.
Pas fjalimit në Ditëlindjen e Presidentit të Izraelit Simon Peres këtë verë, ish-Presidenti Clinton do të qëndrojë në Izrael përsëri këtë verë për të folur në Konferenca e Presidentëve nga e gjithë bota, më 19 qershor në Tel Avivë, me titull: “Udhëheqjet që e bën dallim”
Ish-Kryeministri britanik Tony Blair dhe Mikhail Gorbachev, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, gjithashtu do të jenë të pranishëm për të folur në Konferencën e Presidentëve.
Ndërkohë thuhet se Fizikanti i Universitetit të Cambridge Stephen Hawking tha se edhe ai ishte ftuar për të marrë pjesë në konferencën e Presidentëve më 19 qershor, por ai tha në maj se ai ka për t’a bojkotuar ngjarjen në solidaritet me palestinezët.