• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA- SHQIPERI:Garda kombëtare e New Jersey-it, dhuroi dy projekte të reja për komunitetin në Shqipëri

July 22, 2016 by dgreca

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe FA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ambientet e Shkollës së Mesme Mjedë,  këto ditë u zhvillua ceremonia e përurimit të dy projekteve të reja për komunitetin, ai i ristrukturimit të Shkollës së Mesme Mjedë dhe Qendrës Shëndetësore Laç, Vau i Dejës. Realizimi i këtij projekti u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit midis ushtarakëve të Forcës Ajrore të Gardës Kombëtare të New York-ut dhe New Jersey-it, si dhe ushtarakëve shqiptarë. Projekti, i cili filloi më 20 qershor 2016, është vijimësi e projekteve të Ndihmës dhe Asistencës Humanitare për komunitetin, (HCA). Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm Zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv.Ambasadori i SHBA, z.Munis, Komandant i Gardës Kombëtare të New Jersey-it, Gjeneral Brigade Cunnif, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Nazmi Cahani, Drejtoresha e Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, kolonele Manushaqe Shehu, Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila, përfaqësues të zyrës së ODC në Ministrinë e Mbrojtjes, përfaqësues nga Korpusi i Paqes, nxënës, mësues, mjekë dhe infermierë të qendrës, si dhe banorë të shumtë të zonës. Zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se, ishte krenar që merte pjesë në këtë ceremoni të veçantë, në inagurimin e një pojekti të rëndësishëm, që është pjesë e asistencës humanitare për komunitetin. Ai theksoi se ky projekt realizohet me ndihmën e Gardës Kombëtare  të New York-

ut dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it.”  Kjo, vijoi më tej zv. ministri Koçi dëshmon se, bashkëpunimi, sidomos ai ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, është në nivelet më të larta se sa ndonjë herë tjetër”. Gjithashtu pjesmarrësit i përshëndeti dhe  Gjeneral brigade Cunnif, i cili falënderoi të gjithë specialistët dhe ushtarakët që realizuan këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin. “Është nder për mua që jam këtu dhe mar pjesë në këtë ceremoni. Mbështetja dhe lidershipi që keni ofruar ju gjatë gjithë këtij procesi janë të lavdërueshëm dhe për këtë ju falënderoj. Partneriteti në projekte asistence humanitare janë mbështetje e drejtpërdrejtë e thelbit të strategjisë sonë kombëtare dhe nismave për bashkëpunim në fushën e sigurisë, si dhe ofrojnë mundësi të rëndësishme trajnimi për personelin ushtarakë amerikan, duke i përmbushur njëkohësisht nevojat bazë ekonomike dhe sociale të popullit shqiptar”, u shpreh ndër të tjera gjeneral brigade Cunnif. Më tej gjeneral Cunnif, pasi  vlerësoi punën e bërë në realizimin me sukses të këtyre dy projekteve, të cilat do ti shërbejnë komunitetit në përmirësimin e jetës sociale dhe ekonomike, vuri në dukje faktin se Qendra Shëndetësore, e vetmja në këtë zonë, do ofrojë shërbim 24 orë dhe do u shërbejë më shumë se 13 mijë banorëve, dhe përfundimi i ristrukturimit të saj,  ndihmon stafin mjekësor për t’i shërbyer më mirë banorëve të këtij komuniteti, ashtu si dhe Shkolla e Mesme Mjedë, e ristrukturuar tashmë, do i shërbejë 400 fëmijëve, ku shumë prej tyre janë fëmijë ushtarakësh. “Forcat e Armatosura shqiptare kanë dhënë një mbështetje  të fuqishme për realizimin me sukses të këtyre projekteve, të cilat mundësuan makineri të rënda xheniere, mbështetje me trupa xheniere, transportin gjatë gjithë misionit, strehimin e më shumë se 30 personave gjatë gjithë misionit, përkthyes, siguri përmes Policisë Ushtarake si dhe Marrëveshje për Mbështetjen e Dyanshme, për kontrata ushqimi dhe nevojat e transportit, përfshirë këtu dhe mikpritjen e qytetarëve, mundësuan suksesin tonë këtu. Faleminderit”, ka përfunduar përshëndetjen e tij gjeneral Cunnif. Nga ana e tij, zv.ambasadori i SHBA në Shqipëri z.Munis, në emër të popullit amerikan. e konsideroi marjen pjesë në këtë inaugurim, jo thjesht si një inaugurim ndërtese por si një investim për të ardhmen e Mjedës dhe Shqipërisë. Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila, pasi falënderoi të gjithë pjesmarrësit për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme në ndihmë të komunitetit, nënvizoi faktin se, ka shumë për t’u bërë për përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve tanë, për të ndërtuar shkolla më të mira, duke u shprehur se, këto projekte humanitare i shërbejnë dhe krijojnë lidhje të forta mes SHBA dhe Shqipërisë. Projekti amerikan  “Ndihmë dhe Asistencë Humanitare ndaj komuniteteve” (HCA), në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës dhe në Shkollën e Mesme Mjedë, Shkodër, u zhvillua dhe realizua në dy faza:
Në fazën e parë (20 qershor deri 01 korrik 2016),  u realizuan këto punime: Qendra Shëndetësore, Rikonstruksion i plotë i çatisë, termoizolimi i saj, riparimi i ndarjeve të brendshme, vendosja e dyerve e dritareve duralumini, riparimi i rrjetit elektrik dhe hidraulik, ngritja e fiksimi i rezervuarit të ujit, realizimi i shkarkimeve të jashtme dhe lyerja e ndërtesës nga jashtë. Shkolla e Mesme Mjede: Riparimi i mureve të brendshme, riparimi i dritareve, sistemimi i ambienteve të jashtme, lyerja e një pjese të ambienteve të brendshme, përfshi tualetet. Gjithashtu u bë lyerja, vendosja e dyerve dhe sistemimi i këndeve sportive.. Në fazën e dytë (2 deri 16 korrik 2016),  për realizimin e projektit,  ju sigurua pjesëmarrësve mbështetje me strehim, akomodim dhe mbështetja logjistike. Fillimisht ushtarakët amerikanë u njohën me zonën, traditat, kulturën, historinë, etj. Mbas punës u zhvilluan aktivitete kulturore-turistike si: Vizitë në Hidrocentralin Vau Dejës, Vizitë në Kalanë e Shurdhahut (në afërsi të Komanit), vizitë në kalanë dhe qytetin e Shkodrës, udhëtim me anije në liqenin e Vau Dejës, etj. Theksojmë se Garda Kombëtare e New Jersey-it, për mëse 20 vite ka realizuar dhjetra projekte në ndihmë të komunitetit në Shqipëri, një pjesë e të cilave janë pasqyruar në gazetën “Dielli”.{SH.K}

Filed Under: Komunitet Tagged With: dy projekte, Garda e Nju Xhersit, per Shqiperine, Shefqet Kercelli

‘Torino lexon…për Shqipërinë’

April 12, 2016 by dgreca

‘Shqipëria në letërsinë e udhëtimit’ është titulli i takimit të propozuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare në Itali dhe Pro Albania, në edicionin të dytë të veprimtarisë ‘Torino që Lexon’, që do të zhvillohet në kryeqendrën e rajonit të Piemontit nga data 18 deri në 24 Prill 2016. Nisma e organizuar nga Bashkia e Torinos dhe Forumi i Librit, në kuadër të ditës botërore të UNESCO-s kushtuar Librit dhe Leximit është konceptuar si një javë e tërë veprimtarish letrare në biblioteka, librari, shkolla e hapësira të tjera të kulturës, por edhe në metro e autobuzë, si edhe në rrugët dhe sheshet e qytetit. Shumë prej eventeve do ti kushtohen dy figurave të mëdha të letërsisë botërore, Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare, me rastin e katërqindvjetorit të ndarjes së tyre nga jeta.

Takimi kushtuar Shqipërisë do të zhvillohet në Bibliotekën Primo Levi të Torinos në datën 19 Prill, ora 18:30. Gjatë mbrëmjes, publikut torinez do ti paraqiten librat ‘Hotel Albania’ dhe ‘Viaggio in bianco e nero’ të autorëve Francesco Vietti dhe Alessandra Altamura. Me autorët do të bashkëbisedojë mbi temën e letërsisë së udhëtimit gazetari Benko Gjata, drejtues i Qendrës Shqiptare dhe bashkëautor i udhërrëfyesit turistik ‘Tirana e Albania’, një nga librat më të shitur në Itali kushtuar vendit tonë. Veprimtaria kushtuar Shqipërisë synon, ndër të tjera, të paraqesë ofertën turistike të vendit bazuar mbi trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore.

Biblioteka Primo Levi i shërben publikut të lagjes Barriera, një prej konteksteve më multietnike të Torinos dhe Italisë, shembull i bashkëjetesës dhe integrimit, si edhe model i ndërhyrjeve të suksesshme të rikualifikimit urban nga ana e Bashkisë së drejtuar nga kryetari Piero Fassino. Në Barriera shënohet gjithashtu edhe një prani e lartë e bashkësisë shqiptare. Falë projektit ‘Via Egnatia – Passaggio a Est’ të Qendrës së Kulturës Shqiptare, në këtë bibliotekë, si edhe në të gjitha selitë e tjera të bibliotekave të Torinos, gjendet prej vitesh një fond i pasur me libra në gjuhën shqipe, në dispozicion të qytetarëve dhe familjeve shqiptare që dëshirojnë të kultivojnë leximin e gjuhës së tyre amtare.

Torino është një prej qendrave kryesore europiane të librit dhe letërsisë, ku kanë selinë disa prej shtëpive kryesore botuese italiane. Qyteti organizon gjithashtu çdo vit Panairin Ndërkombëtar të Librit, eventin më të madh të këtij lloji në Itali dhe njëkohësisht një prej më të rëndësishmëve në Europë. Shqipëria dhe letërsia e saj përfaqësohen prej disa vitesh në Panair me një stendë të posaçme, të organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare. Në edicionin e ardhshëm të Panairit, që do të zhvillohet në Maj të këtij viti, letërsia shqiptare do të jetë një prej protagonisteve kryesore, falë bashkëpunimit me Ministrinë shqiptare të Kulturës.

Per me shume informacion:

Qendra e Kultures Shqiptare

Via L. L. Colli, 12, Torino
Tel. +39 339.33.76.951
www.culturaalbanese.it

***

Martedì 19 Aprile 2016, dalle ore 18:30, presso la Biblioteca Primo Levi, in Via Leoncavallo, 17, a Torino, il Centro di Cultura Albanese e Viaggi Solidali presentano l’incontro ‘L’Albania nella letteratura di viaggio’. La serata, parte della rassegna ‘Torino che Legge – Settimana della Lettura’, è dedicata alla scoperta della terra albanese come meta turistica, attraverso la letteratura di viaggio dedicata al Paese. Al pubblico di Torino saranno presentati i volumi ‘Hotel Albania’, dell’antropologo Francesco Vietti e ‘Viaggio in bianco e nero’ di Alessandra Altamura. Con gli autori interviene anche Benko Gjata, presidente del Centro Albanese e co-autore con Francesco Vietti della guida turistica ‘Tirana e Albania’.

 

 

 

 

 

 

 

Per troppo tempo sconosciuta al resto del mondo, l’Albania si sta trasformando rapidamente in una destinazione turistica molto attraente. Il ricco patrimonio culturale, la natura incontaminata, le spiagge vergini del suo lungo litorale, la calorosa accoglienza dei suoi abitanti sono solo alcuni degli elementi che stanno contribuendo a trasformare il Paese in una meta preferita dai viaggiatori di tutto il mondo.

Viaggiando tra le pagine dei libri presentati, il pubblico avrà l’occasione di esplorare l’Albania, terra di grande storia e tradizione, alla scoperta dell’anima di una regione sospesa tra i colori del Mediterraneo e quelli dei Balcani. Letture, fotografie e testimonianze animeranno una serata per gli amanti dei viaggi e delle culture!

La guida turistica TIRANA & ALBANIA

Tirana & Albania è la prima guida appositamente scritta per gli italiani che intendono recarsi nel “Paese delle Aquile”: il volume presenta ai lettori un ritratto completo del paese, con un ampio approfondimento sulla capitale Tirana, una serie di gite giornaliere e di itinerari di più giorni che abbracciano l’intero territorio albanese. La guida accompagna i lettori nella scoperta di quanto di meglio il paese ha da offrire ai visitatori, e al tempo stesso permette loro di osservarlo attraverso gli occhi e la sensibilità degli stessi albanesi. “Tirana e Albania” è infatti il frutto della collaborazione tra una coppia italo-albanese di autori: Francesco Vietti, antropologo, e Benko Gjata, giornalista e direttore del Centro di Cultura Albanese

HOTEL ALBANIA

Navi cariche di albanesi solcano il mare. Tuttavia, a distanza di vent’anni, la direzione del loro viaggio è inversa. Se nel 1991 migliaia di profughi approdavano a Bari in cerca di una nuova vita, oggi da quel porto salpano i traghetti su cui gli albanesi residenti in Italia partono per le loro “vacanze al paese”. Un’esperienza che per i giovani di seconda generazione si avvicina a un vero e proprio “turismo delle radici” e che sta rapidamente trasformando numerose località albanesi in centri di turismo balneare e culturale. Il libro ripercorre le molteplici forme di mobilità che hanno coinvolto l’Albania e la costruzione dei diversi immaginari sugli albanesi e degli albanesi sull’estero: dai viaggi dei pittori orientalisti nell’Ottocento alle spedizioni archeologiche fasciste negli anni Trenta del Novecento, dal periodo del “turismo stalinista” sotto il comunismo alla lunga storia di migrazioni interne e di emigrazione che ha portato alla formazione di una diaspora di oltre un milione di persone. La ricerca etnografica, condotta tra l’Italia e diverse città albanesi attraverso una serie di viaggi al seguito di migranti in occasione dei loro rientri estivi, segue gli intrecci tra turismo e migrazioni sulle due sponde dell’Adriatico illustrando i cambiamenti dell’Albania postsocialista e al contempo mettendo in luce un aspetto inedito dell’immigrazione nel nostro paese.

VIAGGIO IN BIANCO E NERO

Celeste è una donna bianca, ma la sua anima si è formata nel cuore dell’Africa. Vive a Firenze, qui insegna danza e percussioni africane.  Bamba è un uomo nero, ma è cresciuto a Milano, dove fa il giornalista. Entrambi viaggiano per lavoro, ma soprattutto per l’instancabile desiderio di ricerca, di conoscenza, di verità. Drissa è un bambino originario di un piccolo villaggio della Costa d’Avorio. Arriva sulle coste italiane come profugo a bordo di un barcone e, rimasto orfano, viene accolto in una Comunità per minori. Queste tre vite si incontrano attraverso il viaggio…

Filed Under: Emigracion Tagged With: ‘Torino lexon, per Shqiperine

Një kartolinë speciale për Shqipërinë dhe shqiptarët

January 2, 2016 by dgreca

Nga Aurenc Bebja, Mediapart (France)/
Në qoftë se ekziston një festë që bashkon unanimisht shqiptarët, është pikërisht ajo e natës së ndërrimit të viteve. As festat fetare si Krishtlindjet, Bajrami apo Pashkët nuk arrijnë të kenë të njëjtin nivel festimi, atmosfere, dhe të të gëzuarit bashkë, ashtu siç ndodh me 31 dhjetor.
Si në qytetet e mëdha, të mesme apo të vogla, ashtu edhe në fshatrat më të izoluara të vendit, shqiptarët i përgjigjen solemnisht këtij takimi. Kur akrepat e orës shënojnë « 00:00 », qielli shqiptar shkëlqen nga dritat e fishekzjarreve. Zhurmat e gëzimit qarkullojnë në ajrin e freskët të natës. Disa gjuajnë fishekzjarrë dhe të tjerët (njerëz të të gjitha moshave) thjeshtë admirojnë spektaklin.
Ndoshta ky është momenti i vetëm i vitit ku njerëzit arrijnë të harrojnë për pak kohë hallet e tyre të cilat fatkeqësisht janë të numërta. Kështu, për Vitin e Ri 2016, duke shpresuar të privilegjojmë interesin publik para atij individual, uroj për popullin shqiptar:
• një qeveri më përgjegjëse, e cila të jetë në gjendje të matë impaktin e vendimeve që merr ;
• një opozitë më të bashkuar, më të pjekur dhe forcë propozuese ;
• një sistem drejtësie të drejtë ashtu siç edhe mban emrin ;
• një sistem policie i cili pëfaqëson denjësisht shërbimin e rendit publik ;
• tolerancë zero (të pamëshirë) kundër korrupsionit ;
• një sistem më të mirë shëndetësor apo thjeshtë një sistem shëndetësor ;
• një sistem më të mirë edukimi, si në nivelin profesional dhe në atë material ;
• një sistem më të mirë transporti publik urban dhe ndërlidhës me qytetet e tjera të vendit ;
• më shumë investime në ndërtimin dhe /ose rindërtimin e rrugëve ;
• zbritjen e papunësisë, sidomos te të rinjtë (32,3 % e të rinjëve të moshës 15 – 29 vjeç janë të papunë në Shqipëri) ;
• ardhjen e shumë turistëve të huaj falë peisazheve tona të bukura, klimës sonë mesdhetare dhe standartit jetësor jo të lartë për vizitorët ;
• një media të shkruar dhe/ose televizive më pak të politizuar, e bazuar sidomos në kritikën konstruktive dhe që eviton kopjimet (copy/paste) ;
• një diplomaci të huaj europiane dhe amerikane më të angazhuar, që nuk kënaqet vetëm me nxjerrjen e konluzioneve, por që anagazhohet të luajë një rol këshilltari – udhërrfyesi ; 
• një përparim më të shpejtë në dosjen për integrim në Bashkimin Europian ;
• që paqja dhe harmonia fetare (një vlerë e madhe e popullit tonë) të zgjasin përgjithmonë ;
Po u realizuan këto urime që vënë në pah interesin publik (lista mund të ishte akoma edhe më e gjatë) do të jetë më e lehtë për të realizuar në të ardhmen dëshirat (qëllimet) tona individuale.
Uroj që modestia dhe mendjemprehtësia të fitojnë ndaj egoizmit dhe egocentrizmit.
Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm, si nga ana personale dhe ajo profesionale, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen !

Filed Under: Komente Tagged With: Aurenc Bebja, dhe shqiptaret, Një kartolinë speciale, per Shqiperine

Kosova feston për Shqipërinë

October 11, 2015 by dgreca

-Për fitoren historike të futbollit shqiptar/
-Urojnë Mustafa, Veseli, Thaçi/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Tetor 2015/ Kosova feston për Shqipërinë, për fitoren historike të kombëtares së futbollit, të sportit shqiptar, qielli mbi Prishtinë përflaket sonte nga fishekzjarret, kryeqyteti kosovar jehon nga thirrjet e gëzimit e sirenat e automjeteve që defilojnë me flamuj kuqezi.
Fishekzjarret në sheshet plot njerëz e kudo para ekraneve televizive janë imazhet e kësaj mbrëmje gëzimi të madh edhe nëpër qytetet e tjera të Kosovës. Në sheshe ishin bërë organizime dhe vendosur ekrane të mëdha.
“Shqipëria shkruan historinë, kualifikohet në Euro 2016”, “Kuqezinjtë shkruajnë historinë”, “Shqiptarët janë në Francë”, janë tituj të raportimeve të medias kosovare.
“Shqipëria ka mposhtur Armeninë me rezultat të thellë 3 me 0 si mysafire për të siguruar kualifikimin direkt në Evropianin 2016, që mbahet në Francë”, theksojnë raportimet, përfshirë transmetimet e emisionet speciale të radiotelevizioneve kosovare.
Në këto momente në Prishtinë theksohet ideja që heronjtë kuqezi të futbollit shqiptar të kthejnë nga Armenia drejt Shqipërisë nëpër Kosovë e rrugës së kombit drejt Tiranës dhe të gjithë t’i presim dhe t’i urojmë nga afër.
“Ju lumtë djemve të kombëtares, gëzuar të gjithë shqiptarëve”, shkruan në ‘facebook’ kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Urime kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anë e kënd!”, shprehet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas fitores historike në Armeni.
“Ishte ky një moment i shumëpritur dhe tani një kualifikim meritor për në Franca 2016. Për këtë u punua shumë, dhe një kontribut të spikatur e dhanë edhe futbollistët kosovarë, me lojën e të cilëve ndjehemi krenarë të gjithë shqiptarët”, thekson ai.
“Dekadat e ardhshme në sport do të jenë padiskutueshëm në favorin tonë, sepse tani edhe Kosova po depërton fuqishëm në skenën sportive ndërkombëtare dhe ne zotohemi se përkrahja institucionale nuk do t’u mungojë asnjëherë për sukseset e tyre të mëtejme”, përfundon kryeministri Mustafa.
“Kombëtarja kuq e zi shkruan historinë e futbollit shqiptar me shkronja të arta, kualifikohet për në Evropianin 2016 në Francë”, shprehet sonte zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Festë e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët anembanë botës. I uroj djelmoshave kuq e zi shumë fat në EURO 2016”, thekson ai.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova feston, per Shqiperine

Gjermania, 107.5 milion euro për Shqipërinë

July 6, 2015 by dgreca

Dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, qeveria gjermane nënshkroi gjashtë kredi dhe grante me vlerë të përgjithshme prej 107.5 milion euro, për të përmirësuar sektorët e energjisë dhe furnizimit me ujë në Shqipëri.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të hënën se Gjermania ka qenë një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë që nga koha kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1988, duke i dhënë Tiranës mbi 1 miliard euro kredi për sektorë të tillë si energjia, uji, arsimi si dhe zhvillimi rural dhe urban.
Marrëveshjet e njoftuara të hënën përfshijnë grante prej 1.5 milionë eurosh dhe kredi me vlerë 106 milion euro. Kushtet financiare të kredive nuk janë bërë të ditura.
Tirana e sheh vizitën e Kancelares Merkel të mërkurën si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë.

Filed Under: Rajon Tagged With: 107.5 milion euro, gjermania, per Shqiperine

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT