Parlamenti Evropian (PE), ka aprovuar me 645 vota pro, rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për progresin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Kjo rezolutë i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit.
Ndonëse ka patur debate të gjata gjatë së martës, deputetët e miratuan projekt-rezolutën e paraqitur nga raportuesi i Shqipërisë në PE, Knut Flackenstein.
Rezoluta me 30 pika, përmbledh ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
Marrëveshja e dekriminalizimit, e cila është nënshkruar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, situata e medias publike dhe asaj private, si dhe ndihmesa e Shqipërisë në stabilitetin e rajonit, janë disa prej ecurive dhe problematikave të paraqitura në këtë rezolutë.
Gjatë prezantimit të progres-raportit të 2014-ës për Shqipërinë, Knut Flackenstein tha se duhet mbështetje nga të gjitha palët për plotësimin e 12 prioriteteve kyçe.
Sipas tij, 5 nga pikat kryesore të rezolutës nuk janë përmbushur ende nga Shqipëria. Ai theksoi se pikat kryesore të pazgjidhura janë: lufta ndaj korrupsionit, reforma në administratën publike si dhe lufta ndaj krimit të organizuar.
Eduard Kukan, duke folur rreth progres-raportit të Shqipërisë, tha se politika konfrontuese është pengesa kryesore për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit, dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim politik.
Ndërkohë, deputeti Kukan, nënvizoi edhe rolin e Shqipërisë në rajon, ku theksoi se takimi i Edi Ramës me homologun e tij serb Aleksander Vuçiq, ishte një shenjë e mirë bashkëpunimi rajonal.
Gjithashtu z. Kukan theksoi se zgjedhjet lokale do të jenë një test i rëndësishëm për reformën e re territoriale, si dhe faktin se sa forcat politike do t’i respektojnë parimet demokratike.
Ndërkaq, edhe shumë deputetë të tjerë që folën rreth progres-raportit, vunë theksin tek plotësimi i pikave kryesore të rezolutës, dhe theksuar se është ende herët që Shqipëria të aderojë në Bashkimin Evropian.
Duke kërkuar një burrë shteti për Shqipërinë
Opinion nga ARTUR AJAZI/
Shqipëria ka vite që kërkon një burrë shteti, një autoritet që të ndërlidhë shumë komponentë për të mundësuar ekuilibrat politikë e shoqërorë në këtë vend. Vendi ka vite që përjeton krizën e autoritetit, dhe pozicionin e burrave të shtetit e kanë pushtuar anonimët politik, të pamoralshmit, të korruptuarit, të ngriturit në majë sipas “shkatërrimokracisë”. Shqipëria në këto momente historike, ndjen nevojën e një burri të vërtetë shteti. Por eksperienca e 25 viteve të fundit, ka treguar se mosnjohja e vetes, i ka shtyrë shumë politikane të synojnë vetëm majën. Deliri i madhështisë mbetet një epidemi që ka prekur politikanët e këtij vendi, duke kultivuar mitin e vetvetes. Kjo garë që nuk njeh kushte dhe barriera ka “lojtarë” vetëm nga klasa politike ku shumica përbëhet nga mediokrit. Duke mos njohur veten, ata deklarojnë dhe ripërsërisin gjithmonë dhe kudo që “Jemi të Parët”. Paradoksi dhe absurdi, amoraliteti dhe anormaliteti, mediokriteti dhe miti i vetvetes përbëjnë një realitet. Sikur politikanët të votonin në mënyrë të fshehtë për presidentin e Shqipërisë, ne do të ishim dëshmitarë të absurdit, ku në fund secili prej tyre kishte fituar nga një votë. Një dukuri e tillë kur shfaqet në jetën politike të një vendi është mbushur me dhimbje, dramë, fatkeqësi, dhe fatalitete. Turrja pas karrierës, pushtetit, për të kapur majën , është tragjedia më e madhe e një populli që kërkon të ndërtojë dhe begatojë jetën e tij. Asnjë popull nuk mund të përparojë nëse në krye të drejtimit të tij, nuk ka burra shteti. Mungesa e këtyre burrave në drejtimin e vendit, përbën krizën më të rëndë politiko-shoqërore, duke prodhuar kriza të tjera si ajo ekonomike, e morale. Situata mbetet sa e zymtë dhe e trishtuar, pasi janë karrieristët dhe aventurierët , që deliri i ka çuar në marrëzi, në konflikte e armiqësi. Kriza politike që përsëritet shpesh , është rrjedhojë e krizës së autoritetit, e mungesës së një klase politike me mentalitet të ri , idealistë, demokratë dhe europianistë. Dhe mungesa e një klase të tillë politike, ka sjellë pasoja që kanë reflektuar direkt në jetën tonë, dhe kanë sjellë drama dhe fatkeqësi, më tepër se lumturi. Shpura e politikës që kanë zënë vendin e burrave të shtetit, kanë ndërtuar sistemin e tyre që funksionon si një rrejt i sofistikuar merimangash, duke hequr shpresën e shumicës së shqiptarëve. Krimi godet në mes të ditës, në qendër të qyteteve, mjerimi dhe varfëria është bërë e pranishme në shumicën e shqiptarëve, kurse pasuria shënon rritje të përvitshme tek të korruptuarit. Shtresa e intelektualëve ka vite që ka marrë rrugën e mërgimit, dhe këtu po mbeten “të parët” dhe pasuria e tyre e pamerituar. Në Shqipëri ata që merren me trafik dhe korrupsion, janë shtresa e pasur, një paradoks sa absurd dhe alarmant për fatet e një vendi. Në një situatë të tillë, vendi padyshim kërkon burrin e shtetit, të bëjë revolucionin, ndryshimin, progresin. Në një gjendje e tillë, çdo qeveri do të jepte dorëheqjen ose do të merrte mbi supe një mision të madh. Kushdo që jeton sot në Shqipëri e sheh të vërtetën objektivisht dhe jo i ndikuar nga ideologjia partiake, duke dalluar kaosin dhe mungesën e normalitetit. Deri tani korrupsioni po luftohet me slogane, deklarata, konferenca shtypi, komisione parlamentare, me akuza në dukje të rënda, dhe në fund , shumë zhurmë për asgjë. Akuzon opozita qeverinë si të korruptuar, pa asnjë kallëzim në prokurori për ndjekje penale. Vetë kryeministri Rama e pranon se “jemi zhytur në korrupsion, ndonëse na e la peshqesh PD”- përsërit ai shpesh. Megjithatë asnjë kallëzim për ndjekje penale, as për ish ministrat, as për ministrat e kabinetit të tij. E vërteta është se lufta me të korruptuarit është e vështirë për të mos thënë e pamundur . Përpara kësaj sfide ndodhet sot kjo qeveri. Por ata akoma nuk e kuptojnë këtë të vërtetë, akoma operojnë me praktika të vjetra, shumë zhurmë për asgjë, pasi sot disa pushtetarë dhe parlamentarë, na bëjnë të gajasemi kur deklarojnë se kanë një shtëpi me një dhomë e kuzhinë, kur flitet se janë pronarë të pallateve, resorteve, ortakë me biznesmenë etj . Korrupsioni është i vështirë për tu luftuar, kur janë të implikuar ata që do ta luftojnë atë nga pozita e qeveritarit, korrupsionin mund ta luftojnë vetëm ata që deri sot kanë dhënë prova që nuk janë implikuar, duke ndërgjegjësuar popullin, duke krijuar psikologji realiste, për të mbështur lëvizjet e guximshme politike, dhe për ti gjetur Shqipërisë Burrin e Shtetit.
Zbulohet raporti i SHBA për Shqipërinë në OKB në 1955
Ne Foto:Rudina, vajza e gjenerali Hysni Dema me nënën dhe një bashkëvuajtëse në një nga kampet e internimit/
*Raport i qeverisë amerikane në OKB për të drejtat e njeriut./
“Më e tmerrshme situata në 10 burgjet politike, ku 10.000 fatkeqë trajtohen në mënyrë çnjerëzore të pabesueshme”/
“Kolonitë e Burrelit, Bedenit, Maliqit e Vloçishtit, geto çnjerëzore”/
“Kampet e vdekjes për kundërshtarët e regjimit”/
“Qeveria shqiptare nuk bën as orvatjen më të vogël për të fshehur punën skllavëruese që zbaton me kundërshtarët politikë dhe të tjerë, shumica e të cilëve u përket ish-borgjezëve dhe pronarëve të tokave”. Jo rastësisht raporti që qeveria e SHBA i adresonte OKB-së në vitin 1955 për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, fillonte me një konstatim të tillë.
Ndjeshmëria e qeverisë amerikane për dallimet klasore dhe dhunimin e lirive themelore në përgjithësi përbën shtyllën kryesore të këtij dokumenti, që shqyrton me imtësi realitetin shqiptar në diktaturë. Në morinë e raporteve vjetore të qeverisë së SHBA për situatën globale, ai i vitit 1955 e rendit Shqipërinë në kreun e vendeve që dhunojnë brutalisht të drejtat dhe liritë e njeriut, duke tejkaluar madje edhe simotrat e saj të Europës Lindore. Vendosja me ligj e punës së detyruar për shtetasit nga 16 deri në 70 vjeç, mobilizimi ushtarak për plotësimin e brigadave të punës, sanksionimi në Kushtetutë i punës vullnetare, alias punës së papaguar, çelja e kampeve të punës për pinjollët e familjeve të shpallura kundërshtarë të regjimit, ekzistenca e kolonive të punës skllavëruese, janë ndër çështjet kryesore të kapitullit “Punë e detyruar në Shqipëri” të raportit të Departamentit të Shtetit. Për herë të parë, zyrtarët amerikanë arrijnë të zbulojnë krijimin e kampeve të vdekjes, siç i cilësojnë ata vendizolimin e të burgosurve politikë, që përfshijnë ministra, deputetë, nëpunës të tjerë të qeverive të para luftës, të kohës së luftës, të pasluftës dhe njerëz të tjerë që kanë kundërshtuar ose kanë qenë të dyshimtë si kundërshtarë të regjimit komunist. Në raportin e vitit 1955 bie në sy panorama rrëqethëse në kampet skllavëruese të Burrelit, Bedenit, Tepelenës, Maliqit, Vloçishtit, ku punohej në kushte çnjerëzore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për tharjen e kënetave, për fortifikimin e rajoneve ushtarake, për ngritjen e qytezave urbane etj. Të dhënat e publikuara, konfirmon raporti, janë siguruar nga burime katërçipërisht të besueshme, ndër të cilat veçon ato nga trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, nga shtypi zyrtar e Radio Tirana, por edhe nga burime konfidenciale, sikundër kanë qenë kontaktet dhe bisedat me të arratisurit shqiptarë, viktima të luftës së klasave. Gazeta “Panorama” ka siguruar kopjen e raportit që përfaqësuesi shqiptar në OKB ia ka dërguar të përkthyer ministrit të Jashtëm menjëherë pas publikimit zyrtar. Në numrin e sotëm po zbardhim kapitullin “Puna e detyruar në Shqipëri”, që është pjesa e parë e dokumentit…
PUNË E DETYRUAR NË SHQIPËRI
A-Legjislacioni
1-Varietete të punës me përdhunë që zbatohen.
Qeveria e sotme shqiptare nuk bën asnjë orvatje të fshehtë faktin se ajo kërkon punë me detyrim nga personat kundërshtarë të politikë dhe “dembelë”, shumica e të cilëve janë klasa ish-borgjeze ose pronarë tokash. Veç kësaj, ajo imiton dhe tejkalon shembullin e zakonshëm satelit në ushtrimin e kontrolleve të saj mbi punën dhe përdorimin në masë të së ashtuquajturës “punë vullnetare” (në të vërtetë me dhunë) në projektet industriale, të ndërtimit dhe ato bujqësore.
PUNA E DETYRUESHME ME KUSHTETUTË
Si punëtorët e krahut, ashtu edhe të mendjes janë të detyruar të punojnë për shtetin në bazë të ligjeve dhe rregullave të përshtatura qëkur regjimi erdhi në pushtet në fundin e vitit 1944. Principi kryesor i punës së detyrueshme u mishërua në Kushtetutën komuniste të vitit 1946, neni 22 i së cilës, në një vend thotë se: “Në Republikën Popullore të Shqipërisë puna është nder dhe detyrë”. Kjo u përforcua akoma më shumë edhe në Kushtetutën e vitit 1950, neni 13, në të cilën thuhet se: “ai që nuk punon, nuk ha”. Disa dispozita u vendosën edhe para se të botohet Kushtetuta e 1946-s. Kështu, më 15 dhjetor 1944, pak javë pas çlirimit të Shqipërisë nga komunistet, të gjithë të aftët për punë dhe profesionistët u deklaruan të mobilizuar nga shteti dhe në prill 1945, ligji Nr. 48 parashikonte që të gjithë personat e emëruar në çdo zyrë publike dhe shtetërore, qoftë përkohësisht ose të përhershëm, të ishin të mobilizuar.
POLICIA DHE KAMPET E PUNËS
Mbasi gjithë ndërmarrjet ekonomike u shtetëzuan më 1945-1946 dhe u vunë në funksionim nga shteti, gati çdo punëtor u bë nëpunës shteti. Njëkohësisht, kontrolli i fortë iu vu të gjithë punëtorëve në Bashkimet e Punëtorëve, të cilat në vetvete janë organizata fronti për plotësimin e politikës dhe programit të partisë e qeverisë në fushën e punëve. Ligji për mbrojtjen e punëtoreve dhe mbrojtjen e punës përshtatur më 9 korrik 1945 dhe i rregulluar më 20 prill dhe 31 gusht 1946 u siguronte Bashkimeve të Punëtoreve fuqi të plota të rregullonte orët, rrogat, konditat e punëve dhe mëditjet e pushimet nga puna, si të punëtorëve të krahut, ashtu edhe të mendjes. Veç kësaj, statuti i bashkimit të punëtoreve dhe urdhëresa për rregullimin e punës në të gjitha ndërmarrjet parashikonte disiplinë të fortë për të gjithë punëtorët dhe vinte në dukje me hollësi detyrat dhe detyrimet e tyre. Ligji nr. 372, i 12 dhjetorit 1946, mbi krijimin e Policisë Popullore, autorizonte policinë të arrestonte individë dhe t’i dërgonte nëpër burgje apo kampe për pune të detyrueshme. Një vendim qeveritar karakteristik i marrë më 30 korrik 1947 parashikonte që në të gjithë administratën qeveritare, në fabrikat dhe në të gjitha qendrat e punës, puna që mund të bëhet nga gratë nuk duhet të bëhet nga burrat dhe burrat duhet të bëjnë pune që nuk mund të bëhen nga gratë.
URDHËR USHTARAK PËR PUNË
Më 13 gusht të këtij viti, Radio Tirana njoftoi se qeveria ishte vendosur të vinte në veprim punën e detyrueshme, sipas së cilës gjithë personat që u kishin shërbyer regjimeve antipopullore dhe ishin pa punë, do të mobilizoheshin dhe futeshin në punë ndërtimi. Përsëri më 28 shkurt 1948, Radio tha se qeveria sapo kish nxjerrë urdhrin që parashikonte futjen në punë të të gjithë qytetarëve të aftë 16-50 vjeç, të cilët si rezultat i dembelizmit i largoheshin punës.
Drejtoria e Punës së Shqipërisë më datë 6 maj 1947 u ngarkua të mobilizonte dhe grumbullonte ushtarakisht gjithë punëtorët me anë të zyrave të punës. Funksioni kryesor i këtyre zyrave u përkufizua në “Gazeta Zyrtare” e 16 janarit 1948, si shpërndarja e punëtorëve në ndërmarrjet, institucionet ekonomike etj., si shtetërore, ashtu dhe private në bazë të planit ekonomik shtetëror.
Sipas ligjit, ndërmarrjet ekonomike mund të gjejnë punëtorë vetëm nëpërmjet Zyrës së Punës. Ligji nr. 726 i gushtit 1949 zgjeroi fuqitë e grumbullimit të punëtorëve nga ana e qeverisë. Neni 1 i këtij ligji thotë se disa kategori të punëtorëve të aftë dhe profesionistë, duke përfshirë edhe mësuesit, specialistët e tjerë e gjithë punëtoret e kualifikuar që janë të aftë për punë, mund të urdhërohen të punojnë në qendra prodhimi, ndërtimi ose në shërbim të shtetit. Punëtorëve që nuk u binden këtij urdhri, u janë ngarkuar gjoba të rënda.
Ligji nr.747 i 30 dhjetorit 1949 parashikon mobilizimin e gjithë popullsisë mashkull 18-45 vjeç për një numër ditësh për ndërtim e për mirëmbajtje rrugësh. Ligje të tjera që merren me disiplinime të rrepta në punë, parashikojnë dënime të renda për punëtoret që ikin pa leje nga puna, thyejnë disiplinën ose vijnë vonë në punë.
PROCESE GJYQËSORE PËR PUNË
“Gazeta Zyrtare” e Shqipërisë është mbushur plot me thirrje gjyqi ose vendime që thërresin punëtoret për t’i gjykuar dhe i kanë dënuar me dënime të renda për thyerje kaq të vogla për vajtje në punë me 20 minuta vonesë.
Midis dekreteve që merren me zhvendosjen e detyrueshme ose mbërthimin e punëtoreve në vendet e tyre, është vendimi nr. 137 i 2 marsit 1950 i Këshillit të Ministrave, mbi kontratën e përbashkët, e cila thotë se me qëllim që të plotësohet plani ekonomik i shtetit për vitin 1950 para kohe, është i nevojshëm një mobilizim i përgjithshëm i masës punonjëse. Një vendim i tillë i njëllojtë u lëshua edhe më 30 qershor 1951, i cili parashikonte:
1-Gjithë punëtorët e specialistët duhet të mbeten në projektet e ndryshme industriale pas 1 korrikut, pavarësisht nga kontratat e tyre derisa të mbarohen këto projekte.
2-Gjithë nëpunësit civilë dhe punëtorët 16-55 vjeç në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Elbasanit duhet të punojnë në një minimum prej 10 ditësh në muaj në disa projekte të veçanta industriale shtetërore dhe duhet të plotësojnë normat më minimale të punës.
3-Ministria e Kontrollit të Shtetit ngarkohej të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi. Nga 6 korriku 1952, gjithë grave 18-55 vjeç u është kërkuar të punojnë në projekte pune të ndryshme, sidomos në hidrocentralin “Enver” në lumin e Matit.
PARADOKSET E KODIT PENAL
-Parashikime për punë në Kodin e ri Penal.
Kodi Penal i ri i Shqipërisë, i cili u përshtat nga Kuvendi Popullor më 23 maj 1952 dhe hyri në fuqi më 1 shtator 1952, është bazuar, ashtu siç tha ministri i Drejtësisë Bilbil Klosi, kur ia paraqiti për miratim Kuvendit Popullor, “me parimet e luftës së klasave” dhe “drejtësisë revolucionare” dhe mishëron parimet kryesore të drejtësisë sovjetike. Kodi është në dy pjesë, që përmbajnë përkatësisht parashikimet e përgjithshme dhe të veçanta.
Parashikimet e përgjithshme (nenet 1 – 63) shtrojnë qëllimet e Kodit e si atë që i shërben dhe ruan “diktaturën e proletariatit” dhe cakton si elementin kryesor të krimit “rrezikun e shoqërisë socialiste”, “rrezikun shoqëror”, më tej është përcaktuar si një aktivitet i drejtuar kundër bazave ekonomike e politike të shtetit socialist kundër pushtetit popullor dhe pasurisë socialiste. Mosha më e vogël përjashtuar nga përgjegjësitë e përgjithshme penale është vendosur 14 vjeç, por përgjegjësia penale për krimet kundër shtetit, dëmtimit të pasurisë shtetërore dhe sabotimit ekonomik është vendosur mosha 12 vjeç (neni 6). Shumica e dënimeve të parashikuara nga Kodi janë me vdekje, burgime dhe internime në punë korrektonjëse (neni 16). Internimi përcaktohet si “heqja e të pandehurit nga vendbanimi dhe detyrimi që të jetojë në një vend të caktuar me ose pa “punë korrektonjëse” (neni 21). Internimi si një dënim i rëndë, shton ky nen, jepet për një kohë 1–10 vjet. Dënimi për punë korrektonjëse numëron nga 15 ditë–1 vit dhe e vuajnë në një punë të caktuar nga vendimi i gjyqit, ose në vende të caktuara nga organet ekzekutive të shtetit (neni 23).
Parashikimet bazë që merren me punën, janë përmbledhur në pjesën e dytë të Kodit, sidomos nenet nga 90–205. Neni 90 thotë se prodhimi i sendeve industriale me cilësi të dobët, jo në sasi të mjaftueshme, ose kundër standardeve të caktuara nga drejtori, inxhinieri ose ndihmësi dhe përgjegjësi të ndërmarrjes industriale, dënohet me punë korrektonjëse ose burgim deri në 5 vjet. Neni 201 thotë se ikja nga puna pa leje e një punëtori ose nëpunësi nga ndonjë ndërmarrje shtetërore ose shoqërore ose institucioneve dënohet me punë korrektonjëse deri në 6 muaj dhe, në rastet e rënda, deri në burgim me 4 muaj. Neni tjetër parashikon se mungesa në punë e një punëtori ose nëpunësi shteti, ose ndërmarrje shtetërore, ose institucioneve pa arsye të justifikueshme, dënohet deri në 6 muaj punë korrektonjëse. Neni 203 parashikon dënime që arrijnë nga 0.6–4 vjet burg për punëtorët ose nëpunësit që nuk i binden urdhrit që e zhvendos atë nga një ndërmarrje në një tjetër. Dënime më të rrepta që përshijnë deri në 2 vjet punë korrektuese, parashikohen nga neni 204 kundër atyre që nuk u binden urdhrave, që i ngarkon ata të punojnë vazhdimisht ose përkohësisht për kryerjen e planeve shtetërore të prodhimit e ndërtimit.
PUNA NDËSHKUESE
Kampe përqendrimi dhe punë e ndëshkueshme 1-Punë nga të burgosur politikë. Në Shqipëri nuk bëhet asnjë dallim i mprehtë midis të dënuarve me punë të rëndë, si pasojë e veprimeve gjyqësore dhe atyre të grumbulluarve kot dhe të vënë në punë. Shumica e mijëra të burgosurve politikë që sot janë vënë në punë të rëndë, janë dënuar para botimit të Kodit Penal të ri të 1952, në bazë të nenit 18 të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake (janar 1945), i cili dënonte persona të akuzuar si “bashkëpunëtore fashistë” me gjobitje në të holla ose me punë të detyrueshme deri në 20 vjet. Të tjerët kanë qenë mobilizuar nga veprime administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në bazë të parashikimeve të të famshmit dekret të 26 shkurtit 1951, lëshuar pak ditë më vonë se hedhja e bombës në Legatën sovjetike në Tiranë, dhe parashikonte dënimin kapital ose të tjera pa formalitete të nevojshme ligjore, për secilin që merret me aktivitete terroriste. Burgjet politike në Shqipëri që përfshijnë ministra, deputetë, nëpunës të tjerë të lartë qeveritare të para luftës, të kohës së luftës dhe të pas luftës dhe shumë njerëz të tjerë që aktualisht kanë kundërshtuar ose kanë qenë të dyshimtë kundërshtarë të regjimit komunist, janë internuar në vende të tilla vuajtjeje, si në Burrel, Beden, Maliq dhe VLoçisht (të quajtura kampe vdekjeje) dhe kanë qenë të futur në punë kryesisht për hapje kanalesh, ndërtime hekurudhash dhe portesh, ngritjen e barakave ushtarake, fortifikimin etj. Madhësia e këtyre kolonive është lëkundur që nga mbarimi i luftës sipas nevojave lokale. Drejtori i Byrosë së Statistikave të Shqipërisë në zyrën shtetërore të hetimeve, i cili u arratis nga burgu më 1948-n, ka deklaruar se në fund të vitit 1947 ishin 18 mijë të burgosur politikë, veç kampeve të përqendrimit. Disa si këta, Kostaq Kotta – kryeministri i fundit para pushtimit fashist më 1939-n, kanë vdekur si rezultat i jetës së keqe në koloninë e famshme në Burrel. Të tjerë si Kolë Kuqali, një nëpunës i Legatës amerikane më 1922–1938, i cili në fillim u përpoq të bashkëpunonte me Frontin dominuar nga komunistët, vrau veten në burgun politik të Tiranës.
Midis deklarimeve të kategorisë së parë rreth kolonive penale, ajo e dhënë nga Skënder Dume, i cili kaloi 5 vjet në këto kampe para ikjes së tij në Greqi në prill 1951. Sipas tij, deri në atë kohë kishte 10 burgje politike në Shqipëri, prej të cilave 10 mijë vetë jetonin në kushte tmerruese. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pabesueshme. Vetë Dume shërbeu në dy koloni ndëshkuese në kampin e vdekjes në Vloçisht, afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht njerëz të ligjit, doktorë, studentë, ish-oficerë të lartë, klerikë katolikë dhe myslimanë, tregtarë dhe në kampin e Bedenit në Kavajë. Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e shpallur të Maliqit, ndërsa ata të tjerët në kanalin kullues Peqin–Kavajë. Në kampin e vdekjes në Vloçisht, të burgosurit zgjoheshin në orën 3:30 dhe fillonin punën në kanal në orën 6:00, ktheheshin në kamp ora 20:00. Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë, aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin edhe prifti Josif Papamihali – kryetari i kishës unite në Korçë, nënkolonel Sulejman Vuçiterna, hoxha Qazim Melçani, nënkolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga rojet e burgut me një kolonë dhe u la aty për 72 orë.
Kampi në liqenin e Maliqit mund të preket si një shembull tjetër, që tregon se si kalojnë të burgosurit politikë në Shqipëri. Të burgosurit në këtë kamp janë organizuar në 12 brigada pune, secila e përbërë nga 120–140 burra. Secila përbëhet nga 3 kompani dhe secila prej tyre prej 3 skuadrash. Personeli që komandon njësitë e ndryshme, përbëhet nga shokë të tyre që quhen të dëmshëm nga komandanti i kampit, megjithëse çdo brigadë është nën mbikëqyrjen e fortë të një oficeri të Policisë. Të burgosurit banojnë në baraka dërrasash, me një brigadë në secilën barakë. Ato nuk janë të ndara në dhoma, gjatë mureve janë dy rreshta koçekësh me dy krevate, njëri mbi tjetrin, ku flenë të burgosurit. Shteti nuk i jep ndonjë mbulesë dhe ata të burgosur që nuk kanë, duhet të flenë ashtu siç janë, mbi kotecin e zhveshur. Barakat nuk janë të mbrojtura prej kohësh. Çdo të burgosuri i kanë dhënë vetëm një palë rroba pune të përbërë nga një pallto, pantallona dhe një këmishë, të cilat shpejt grisen, se puna e të burgosurve ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe duhet që ata shumicën e kohës të punojnë në ujë. Nëse i burgosuri nuk ka rroba të tij për t’u ndërruar pas pune, duhet të mbetet me veshjen e punës së lagur. Si rregull, punojnë 10 orë punë në ditë, nëse nuk shtohen me urdhër të komandantit të brigadës. Në gërmimin e kanalit për tharjen e liqenit të Maliqit, shumica e të burgosurve janë zakonisht në ujë që arrin deri në gjunjë, e disa herë deri në brez. Në kundërshtim me këtë kusht, puna vazhdon pa marrë parasysh kohën ose stinën e vitit. Një rrezik tjetër i punës është numri i madh i shushunjave në kanal, që sulmojnë të burgosurit. Si rezultat, shumë të burgosur u sëmurën dhe shpesh rreth 150 syresh kishin nevojë mjekësore të përditshme. Vetë doktori i kampit është i burgosur përjetë. Megjithëse është doktor i mirë, ai nuk ka as veglat dhe as barnat e nevojshme.
Veç skenës së punës së rregullt, që fillon nga ora 4:00 dhe përfundon në orën 16:00, me dy orët që nevojiten për ecje nga barakat në punë, puna shpesh vazhdon për 1 ose dy orë më shumë. Pushimi jepet 3 herë në ditë. Racioni i bukës është 500 gramë, një përzieje gruri dhe thekre, zakonisht e papjekur, që u jepej në drekë. Ushqimi i zier u jepet vetëm për mëngjes dhe darkë. Zakonisht përbëhet nga një supë uji me makarona, fasule ose kunguj. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gramë mish në ditë, megjithëse kjo ndodh rrallë. Kohë pas kohe, të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime për të shtuar dietat e tyre.(Kortezi AFRIM IMAJ-PANORAMA)
ABAZ ERMENJI- PUSHKË E PENDË PËR SHQIPËRINË ETNIKE(1913 – 2003)
Shkruan Eugen SHEHU/
Historitë e kombeve,janë në vetvete historitë e njerëzve të shquar të tij. Këto histori mbeten të pavdekshme,pothuajse të përjetshme duke u përcjellë nga brezi në brez, pikërisht sepse mbrohen me jetën,mendimin dhe veprën e burrave të shquar të vet.Në këto histori plazmohen jo vetëm të vërtetat e mëdha por edhe dramat dhe emocionet e mëdha,luftërat dhe përpjekjet, klithmat e nëntokës dhe gjurmë te vetëtimave në qiej. Një dimension i tillë do të përcillte të 90-të vitet e Abaz Ermenjit deri para pak viteve,kur ai do të mbyllte sytë përgjithmonë.Jeta mendimi dhe vepra e tij, gjithsesi do të mbeten të shenjta për të gjithë ne,pasi ato nën simbiozën e një bashkimi organik iu blatuan kurdoherë ardhmërisë shqiptare. Një jetë e jetuar vetëm me dashurinë e madhe për kombin, është e denjë të vendoset në piedestalet e nderit të këtij kombi.
Abaz Ermenji lindi më 24 dhjetor 1913,në fshatin e vogël e të largët të shtetit amë, në Gërmenj,midis maleve e krojeve të Skraparit e Gramshit. Midis atyre pyjeve e legjendave të kaçakëve shqiptarë,Abazi i vogël do të hidhte shtat me të vetmen ëndërr të bëhej kaçak,tëhidhte pushkën në krahe të luftonte çdokëmbë të huaji në viset etnike shqiptare. Prindëri u kujdesën që djali i tyre të shkonte në shkollë dhe ai mësimet e para doti merrte në shkollën pranë fshatit, në vitin1920. Qielli shqiptar flakëronte prej vetëtimave .Duhe shporrur italianin ga Vlora. Me qindra ishin edhe burrat nga Skrapari të cilë trrëmbyen armët dhe zunë kodrat e Vlorës.Kështu ndërsa mendimtarët shqiptarë përpiqeshin në Paris e gjetkë, për t’umbushur mendjen Fuqive të Mëdha të Evropës , se kufijtë shqiptarë nuk mund të cënohen mëtej , trimat në shtetin amë kanë rrëmbyer armët.Së toku me burrat e Ermenjit tëlargët, kaqenë edhe i jat i i Abazit tëvogël.Kur ai u kthye fitimtarë nga Vlora, e mori Abazin dhe e ngjiti lartë në Teqenë e famshme të Kulmakut në atë strehë trimash e burrash të vërtetë Babai i teqesë bektashiane, duke parë se si ndriqonin sytë e djaloshit 8 vjeçar nga Ermenji e mor pranë vetes duke pyetur ; Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? -Kaçak!-Po pse nuk bëhesh mësues ?-Se dua të çliroj Atdhenë!
Burrat nuk kishin qeshur. Burrat ndjenin dhimbje për Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë Shqiptare ndaj u vinte mirë që kjo dashuri e shenjtë përcillej nga gjenerata në gjeneratë . Abaz Ermenjii qe lutur të jatit që nëse do të shkonte sërish në Vlorë, ta merrte me vete dhe atë. Ndërsa vite më vonë lidhur me këtë luftë penda e mençur e tij do të shkruante: “Pasi krisi topi i Italisë,shqipot u hodhën në sulm më 5 Qershor të rreptë si breshëri , dhe i kapën një nga një postkumandat dhe pozicionet e jashtme të italianëve.Por këta u mbyllën brenda vijave të fortifikuara duke u mbrojtur me anë të mjeteve dhe të armatimit të rëndë. Morali i tyre u trondit që në fillim, sepse shqiptarët sulmuan befas dhe nga të gjitha anët menjë guxim të atillë që italianëve siukishte vajtur nëpërmend. Luftime heroike ngjajtën në Kotë, ku fshatarët trima të komanduar prej Ahmet Lepenicës u hodhën mbi tela duke vënë guna përsipër dhe iu hynë kazermavet brenda.Po në atë mënyrë u muarrën të gjitha pozicionet e forta të italianëve , Gjormi, Llogaraja , Tepelena, Drashovica. Në Tepelenë lufta vazhdoi e rreptë gjatë pesë ditëve,por me fuqitë që erdhën prej krahinave rreth e qark dhe disa qindra burra që komandonte Ali Këlcya u lirua më në fund edhe qyteti i Ali Pashës. Komisioni ushtrak shqiptar ngrehu qendrën e tij në Drashovicë. Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” i kërkoi edhe një herë gjeneral Piacentinit dorëzimin e Vlorës. Mbasi ky nuk dëgjoi,uvendos që të sulmohej qyteti. Natën duke u gdhirë 12 qershori u hodhën si shqiponja mbi bregoret e Babicës në qafën e Koçiut,në fortesën e Kaninës dhe fitorja e tyre u vulos në ullishtat e Vlorës me gjakun Selam Musajt” (Abaz Ermenji“ Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë” botim i Komitetit “Shqipëria e Lirë ”në mërgim vitit 1968, faqe 377 )
Në fillim të viteve 20-të në shekullin që lamë pas,Abaz Ermenji vazhdon mësimet në gjimnazin e qytetit të Shkodrës ku për hirë të sëvërtetës duhet thënë se gjimnazi në fjalë ishte shndrruar në vatër të lëvizjes kombëtare shqiptare. Idetë që shpalosnin aty mësuesit shqiptarë për ti përcjellë tek gjeneratat e reja,përpiqen të artikulonin zgjimin e një fryme demokracie e prosperiteti në vetëdijen nacionale. Reformat arsimore të udhëhequra mençurisht prej ministrit të athershëm Mirash Ivanaj synonin të edukonin breznitë,së pari me dashurinë e shenjtë të trojeve etnikë shqiptarë. Abaz Ermenji do të edukohej e mëkohej pikërisht me këtë dashuri, duke qenë i bindur se vetëm
bashkimi i tokave të ndara shqiptare do të ishte ardhmëria e lume e kombit tonë. Në të njëjtën kohë rezultatet e larta të Ermenjit në gjimnazin e Shkodrës e detyruan shtetin shqiptarë të asaj kohe, ti akordonte djaloshit nga Ermenji i largët, bursë për të vazhduar studimet e larta në Francë.
Në Sorbonë, Ermenji nis studimet në fakultetin e letërsisë. Studimet do ta tërhiqnin së tepërmi dhe do të fitonte shumë shpejt admirimin dhe simpatinë e profesorëve francezë. Por sa më shumë mrekullohej prej historisë së letrave frënge, aq më shumë ideja kombëtare shndrrohej në forcë lëvizëse brenda tij. Në vitin 1933 i takon të njihet rastësisht me atdhetarin e shquar Mehdi Frashëri. Ky duke qenë ekspert i shkëlqyer në fushën e të drejtave ndërkombëtare, ishte dërguar aty nga vetë Mbreti Zog, për të marrë pjesë në debatin me përfaqësuesit e qeverisë greke, lidhur me dëbimin e shqiptarëve etnikë nga Çamëria, për në Anadoll. Studenti Ermenji do të mësonte nga goja e Mehdi Frashërit, jo vetëm tragjedinë e dhimbshme të banorëve të Çamërisë, por edhe të kaluarën e lavdishme të arvanitasve të djeshëm, të cilët i patën falur pavarësisë së Greqisë dhjetra mijra zemra shqiptare,ndërsa tani nëpërkëmbeshin për turp. Në kujtimet e tij, Mehdi Frashëri shkruan se i vetmi student shqiptari cili ishte i pranishëm në bisedimet e replikat e ashpra tonat me grekët, ishte Abaz Ermenji.Pamvarësisht se protokolli i bisedimeve e ndalonte studentin e letërsisë të fliste, unë e shihja në ndonjë rast se si i ndizeshin sytë nga zemërimi e urrejtja.Mbas mbarimit të studimeve në Sorbonë, Abaz Ermenji merr titullin “Akademik licencie as lettres” dhe dërgohet në Liceun francez të Korçës për të dhënë mësim. Nxënësit shqiptarë të këtij liceu, mbajnë mend mirë mësuesin e rreptë të letërsisë franceze, i cili dinte mjaft mirë dhe fliste rrejdhshëm edhe për letërsinë dhe sidomos historinë e Shqipërisë. Por këta nxënës nuk do të harrojnë kurrë profesorin e tyre,Ermenjin, në demostratën e organizuar në Korçë, më 28 nëndor të vitit 1939, i cili me flamurin kombëtar në
duar u printe nxënësve të vet duke kënduar vargjet e famshëm të këngës “Për Mëmëdhenë!” Ka qenë kjo arësyeja që vetëm katër ditë pas kësaj demonstrate,autoritetet italiane të pushtimit e arrestojnë Abaz Ermenjin dhe së bashku me Safet Butkën, Stavro Skëndin, Llazar Fundon, Selman Rizën, Fazlli Frashëri etj, i dërgojnë në burgun e Barit. Disa muaj më pas,duke i paraparë si element turbullues të regjimit të vendosur, gjykatat italine i internojnë këta burra në ishullin famëkeq të Ventotenës. Por vuajtjet aty nuk mundën ta ligështonin shpirtin e paepur të nacionalistit të madh. Prej Ventotene, Ermenji ndjek me vëmendje ngjarjet e trazuara në Evropë dhe parasheh në krejt këto trazime lëvizjet e mundshme të shqiptarëve drejt lirisë dhe prosperitetit të tyre.
Në vjeshtën e vitit 1941, ka qenë Mustafa Kruja, e cili ka detyruar palën italiane të çojë në Shqipëri dhjetra nacionalistë të ndershëm të cilët kishin mbushur burgjet italianë. Abaz Ermenji shkon së pari për tu shmallur me prindërit dhe dy javë më pas, në nëndorin e vitit 1941, takohet me Skënder Muçon, Hysni Lepenica dhe Safet Butkën. Midis këtyre burrave të shquar të Shqipërisë së jugut lidhet besa për të organizuar popullin e për tu hedhur në veprime luftarake konkrete kundër pushtuesve italianë. Në pranverën e vitit 1942, Ermenji thirret në Tiranë nga kreu i nacionalistëve shqiptarë Mid‘hat Frashëri dhe së bashku me Skënder Muçon e Zef Palin, përcaktojnë
në mënyrë përfundimtare veprimet luftarake e politikë sipas Dekalogut të Ballit Kombëtar. Ky Dekalog do të mbetet për burrin nga Ermenji, bibla e përjetshme deri në çastet e mbramë. Një prej pikave të këtij dekalogu parashihte çlirimin e trojeve shqiptare etnike nga thundra e huaj dhe vetvendosja sipas parimeve të Kartës të Gjenevës. Në këtë pikë, po realizohej profecia e tij, kur në moshën 7 vjeçare i thoshte babait të teqesë së Kulmakut se “do të çliroj Kosovën!”Abaz Ermenji, 30 vjeçar i doktoruar në Sorbonë në fushën e letrave, i apasionuar pas letësisë dhe historisë shqiptare, tani do të kalërojë nëpër jugun e Shqipërisë dhe së bashku me Muharrem Kapllanin, Tefik Çfirin ,Maliq Dusharin, Pasho Kolanecin dhe Nezir Muzhaqin në dimrin e vitit 1942-1943 do të ndërmarrin një varg luftimesh kundër forcave italiane. Pushka e nacionalistëve të Shqipërisë së jugut do të shkrepte për lirinë e shenjtë në Vlorë, Mallakastër, Tepelenë,Përmet, Skrapar, Kolonjë e Starovë. Profesori i dikurshëm i liceut të Koçës ishte vënë tani me radhët e para të këtyre formacioneve luftarake. Atdheu mbrohej me pushkë dhe pendë. Trimi i bën të dyja edhe
pushkën edhe pendën. Një varg dokumentesh italianë,na bëjnë me dije rreth luftimeve të ashpra të forcave të tyre me ato nacionaliste të komanduara prej Ermenjit, sidomos në vitin 1943. Këto beteja do të mbeteshin shëmbuj të shkëlqyer të historizmit në historinë e luftrave të kombit tonë.I orientuar drejt një civilizimi perëndimor, Abaz Ermenji do të bënte çmos të ndalonte gjakderdhjen e kotë midis shqiptarëve, sidomos midis nacionalistëve dhe komunistëve. Ai do të dinte të falte kurdoherë,kur fjala ishte për realizimin e ëndrrës së kahershme Shqipërisë Etnike. Rreth kësaj tragjedie më vonë ai do të kumtonte: “Balli Kombëtar ishte ndën kryesinë e Mid‘hat Frashërit, udhëheqës i provuar që përfaqësonte traditën e vërtetë nacionaliste dhe aspiratat e drejta të kombit shqiptar. Balli Kombëtar mundohej t‘i tregonte popullit se si qëndronte e vërteta se si paraqitëshin problemet dhe mundësitë e tij dhe si parashihej e ardhmja e Shqipërisë. Kurse partia komuniste i tregonte ëndrra fantastike, përralla fëmijësh, dhe gënjente në mënyrën më të paturpshme duke i thënë së bardhës “e zezë” dhe së zezës “ e bardhë”. Balli Kombëtar që mundohej të ruante kasollen e bujkut dhe të kursente deri pikën e gjakut shqiptar-prandaj e godiste armikun nëpër vende ku s‘mund të dëmtohëshin shtëpia dhe popullsia civile-ishte gjithmonë në kundërshtim me taktikën e komunistëve të cilët quanin “luftë” disa pushkë që hidhnin mbi forcat fashiste nëpër qendrat e populluara,me qëllim që armiku të bënte për hakmarrje djegjen e vrasjen në masë mbi popullin rreth e qark, se ashtu mund të shtohej numri i “proletarëve”, i të arratisurve që do të shumonte rradhët komuniste. Një tjetër problem që e vinte Ballni Kombëtarë në kundështim të papajtuarshëm me Partinë Komuniste ishte çështja e Shqipërisë Etnike. Dihet se Kosova dhe Çamëria kishin qenë shkëputur nga zgjedhja Jugoslave e greke prej fuqive të Boshtit, dhe se bashkimi i tyre me Shqipërinë nuk mund të quhej çështje e rregulluar. Balli Kombëtar ishte i pari që e kuptonte atë punë,dhe çlirimin e këtyre krahinave nuk e lidhte me rrethanën e një fitoreje të përkohshme të Gjermanisë naziste, por me të drejtën e vetvendosjes së popujve që mbahej si parimi themelor i Kartës së Atlantikut,shpallur prej Rosvelt-it dhe Churchillit më 14 Gusht 1941. Që popullsia e Kosovës edhe e Çamërisë, të ishin në gjendje për ta kërkuar dhe për ta mbrojtur atë të drejtë, duheshin organizuar dhe ndihmuar prej vëllezërve të tyre të Shqipërisë politike. Nëpër këtë rrugë e kuptonte Balli Kombëtar çlirimin e atyre krahinave dhe kjo ishte lufta që ky desh të bëntepër Shqipërinë Etnike”.(Abaz Ermenji “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” botim i Komitetit “Shqipëria e lirë” në mërgim 1968, faqe463-164).
Kapitullimi i ushtrisë italiane në shtatorin e vitit 1943 u duk se do të ndryshonte fatet e shqiptarëve të lidhur luftërash të pandërprera. Por në horizontet shqiptare u dukën ushtritë gjermane, të cilat ndonëse në qëllimet strategjike nuk përfshinin pushtimin e shtetit amë shqiptar, sidoqoftë nuk mund të mos kishin pasoja në trazirat ballkanike dhe ato evropiane. Pikërisht në atë shtjellë të fuqishme ngjarjesh, do të shfaqej dimensioni atdhetar i Abaz Ermenjit i cili do të prirej kurdoherë nga shqiptarizma. Në momentin kur klika komuniste e Tiranës, e udhëhequr nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, urdhëroi të hapej zjarr i fuqishëm kundër nacionalistëve shqiptarë të cilët kërkonin Kosovën, Abaz Ermenji duke ruajtur formacionet e veta, iu shmang sa më shumë kësaj lufte.Në ndikimin e drejtpërdrejt dhe të mëdh të Mid‘hat Frashërit, burri i shquar i Ermenjit do të mund të ndalte flakën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri, aq sa mundëte për të përcjellë në rreshtat e luftëtarëve nacionalistë, mesazhin e madh se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e ortodoksve serbosllav apo grekë.Dhe kur lufta kundër gjermanëve po përfshinte shumë vise të Shqipërisë, duke i dhënë Evropës të kujtohej se nacionalizmi i kulluar shqiptar nuk kishte asgjë të përbashkët me nacionalsocializmin e Hitlerit, Abaz Ermenji ndërmerr një varg aksionesh kundër forcave gjermane, sidomos në Shqipërinë e Mesme. Pamvarëisht se historiografia shqiptare e ideologjizuar e ka lënë qëllimisht në harresë kët fakt, kjo nuk parakupton në asnjë moment parullën famëkeqe sipas së cilës Ermenji ka bashkëpunuar me armikun” Unë do të doja t‘iu sillja lexuesve tanë, vetëm një pasazh të shkurtër të librit të Julian Amerit,të këtij misionari britanik i cili kajetuar në vitet 1943-1944 në Shqipëri. Pos të tjerave ku autori shkruan: “ Me shpirt reformator, Abaz Ermenji gjente një farë shpëtimi në luftë, kundër komunizmi dhe pikërisht, për faktin që Balli Kombëtari ofronte një alternativë të tillë, Ermenji nuk e kursente as veten as njerëzit e tij. Mid‘hati dhe Abas Ermenji kishin ardhur si delegatë politik dhe ushtrak të Ballit Kombëtar për të na informuar zyrtarisht se gjithë Komiteti i tyre Qëndror ndodhej tani në mal dhe se kishin vendosur të fillonin operacionet kundërgjermanëve,qyshditënenesërme.AbazErmenjipërgatitej të fillonte betejën në një pritë në rrugën Tiranë-Shkodër ndaj, kërkoi që t‘i jepnin një oficerë britanik, për të parë qëndrimin e njerëzve të tij dhe për të vërtetuar rezultatet e aksionit. Ne pranuam përnjëherësh kërkesën e tij dhe Mereti u zgjodh si oficer ynë ndërlidhës pranë forcave të Ballit Kombëtar. Ditën e nesërme Abaz Ermenji zuri pritë ashtu siç ishte vendosur dhe, me një forcë prej dyqind burrash sulmuan papritmas një autokolonë gjermane të përbërë prej dyzetë kamionësh. Mereti na lajmëroi pastaj se tre kamiona ishin djegur, tetëmbëdhjetë plaçkitur dhe dëmtuar, tetë motoçikleta u shkatërruan dhe më tepër se tridhjetë gjermanë kishin mbetur t ëvrarë”. (I.Amery “Bijtë e Shqipes” shtëpia botuese“LumoSkëndo”Tiranë2002,faqe329-330)
Në nëndorin e vitit 1944, atëherë kur në Shqipëri vendosej pushteti i bolshevikëve ortodoks rusë, Abaz Ermenji do të shpallte përpara prijësve të nacionalizmit shqiptarë kredon e tij:”Pushkën nuk do t‘a lëshojmë, kush të dojë le të ndjekë!” Ç‘prej atij momenti e deri në vitin 1946, plot dy vjet me radhë,në bashkëpunim të ngushtë me vëllezërit Kazazi, Abaz Ermenji do t‘i bashkangjitej lëvizjes antikomuniste shqiptare, duke u shndrruar në interpret të aspiratave kulmore të popullit të vet për liri e demokraci.Luftimet në Bajzë e Koplik, në Postribë e Shalë, Orosh e Peshkopi, në Çerem e Golaj, do të ushëhiqeshin trimërisht nga Abaz Ermenji, i shpallur “kriminel lufte” prej regjimit komunist të Tiranës. Paradoksi qëndron në faktin se shpallej “bashkëpunëtor i italianëve dhe gjermanëve” pikërisht ai nacionalist i cili pat marrë titujt akademikë francezë, duke luftuar me armë në dorë, për vite të tërë, kundër italianëve dhe gjermanëve.Në vjeshtën e vitit 1946, atëherë kur repartet e divizionit të Mbrojtjes së Popullit po digjnin shtëpitë e Skraparit e Kolonjës ( pasi aty ish
strehuar Abaz Ermenji) nacionalisti i madh vendos të hidhet në Greqi. Ç‘prej vitit 1946-1949 Ermenji do të vuaj nëpër kampet famëkeq të Greqisë, madje jeta e tij do të virej në rrezik nga komunistët grekë. Ka qenë sigurisht ndërhyrja e angloamerikanëve me ç‘rast Abaz Ermenji dërgohet në Itali, posaçërisht për t‘u vënë në krye të forcave antikomuniste shqiptare në mërgim. Aty sërish fiton dimensioni i vet human, për t‘u rrethuar të gjithë në frontin antikomunist, pavarësisht se çfarë partie përfaqësoje apo çfarë ideje shpalosje.Viset etnike shqiptarë do të shërbenin kurdoherë për burrin e Ermenjit ashtu si konstelacione yjore që u rrëfenin në lashtësi udhën, detarëve trima. Edhe në vitin 1954 kur Abaz Ermenji viret në krye të Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” në Paris,vizioni për Shqipërinë Etnike do të mbetej i pandryshueshëm për të. Në mjaft takime, konferenca, biseda me politikanë të shquar perëndimorë, Ermenji do të përcillte idenë se një Shqipëri Etnike është faktor stabiliteti në Ballkan ose në të kundërt, një Shqipëri e copëtuar do të reflektonte një nënqiell të trazuar ballkanik për decenie të tëra.I ftuar nga organizma të paqes në Evropë e SHBA,profesor Abaz Ermenji do të kontribuonte duke rrëfyer se komunizmi kjo sëmundje e urryer për shqiptarët nuk kishte asgjë të përbashkët me kontinuitetin shpirtëror të bashkëkombasve të vet, përkundrazi ishte instaluar atje përmes lumenjve të gjakut të derdhur midis vëllezërve të një nëne. Ai do të merrte në New York dekoratën “Ajzenhaur” dhënë nga Presidenti i SHBA për luftën dhe përpjekjet e pandërprera kundër komunizmit.Por energjitë e këtij burri nuk mund të gjenin paqe edhe pas këtyre nderimeve, të vetmet që i bëheshin një shqiptari. Në kuvendin me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në New York pos të tjerave professor Ermenji do të kumtonte: “Duhet të themelojmë një shtet shqiptarë të plotë që të jetë një faktorë përparimi dhe paqeje krahas me popujt e tjerë të Ballkanit. Në Shqipërinë politike dhe jashtë saj kemi sot afro pesë milionë shqiptarë që kanë një vetëdije kombëtare shumë më të zhvilluar se e kishin në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Që e shikojnë me helm në zemër se Prizreni e Shkupi qëndrat e Shqipërisë së atëhershme nuk bëjne pjesë në Shqipërinë politike të sotme. Këta shqiptarë nuk do t‘i lëshojnë kurrë armët nga dora derisa të gjithë bijtë e kombit të mblidhen nën një atdhe të përbashkët. Me të gjitha mjetet brutale që përdorën armiqtë tanë, drita jonë nuk do të shuhet kurrë sepse nuk shuhet shpirti i një kombi. Jemi regjur me të gjitha vuajtje dhe përpjekjet prandaj vullnetin tonë s‘ka forcë që e thyen. Do të luftojmë të papërkulshëm derisa të kemi frymë dhe kanë për ta vazhduar luftën
të papërkulshëm ata që vijnë pas nesh. Drita jonë dhe armët tona do të shkojnë dorë më dorë, populli do e luftojë brez pas brezi gjersa parimet që vuri Lidhja e Prizrenit të bëhen realitet, derisa i tërë kombi shqiptar, kombi më i vjetër në Ballkan, të bashkohet në një shtet të plotë, në një shtet të lirë, që ta drejtojë vetë jetën e tij dhe të bëhet zot i fateve të tij”. (Marrë nga fjalimi me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit” New York, 24 qershor 1978).
Nga fundi i viteve 80-të, të shekullit që lamë pas, kur e kam takuar për së pari profesor Abaz Ermenjin në Paris, më ka habitur jo vetëm kthjellësia e tij politike, por sidomos energjitë e mëdha dhe guximi për t‘i shkuar deri në fund ëndrrës së rinisë të tij,bashkimit të trojeve shqiptare. Në zhvillimet e reja evropinae, nacionalisti i madh, parashihte jo vetëm rrëzimin e komunizmit, si sistem i kalbëzuar ekonomik por edhe një frymë lirie e demokracie, ç‘ka nënkuptonte parashtrimin e ideve të Shqipërisë Etnike.Gjithashtu në fillim të viteve 90-të, Abaz Ermenji do të virej në krye të punëve të mëdha, për rikrijimin e Partisë “Balli Kombëtar” si në shtetin amë ashtu edhe në Evropë e ma gjërë. I fundmi nacionalist i madh i cili e pa Shqipërinë të lirë prej telave me gjemba të komunizmit, gjatë këtyre viteve u përpoq me mish e me shpirt, jo vetëm të evokonte të kaluarën e lavdishme të nacionalizmit shqiptar, por edhe të provonte se idetë e mëdha të Ballit Kombëtar, kanë qenë dhe mbeten tejpamëse deri në këto vite të milleniumit të ri. Ato ide mbijetuan dhe përcillen
ende sot, pasi janë shpresa e krejt shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë në çdo çep të globit.Në kulmin e vrasjeve dhe dhunimeve serbe në marsin e vitit 1999, Abaz Ermenji kryetar i Partisë “Balli Kombëtar”, nëpërmjet adresës elektronike të tij në internet do t‘u drejtohej bashkëkombasve të vet:
“Thirrje gjithë shqiptarëvet!Sikurse e parashikonim serbët po zhdukin me rrënjë popullin e Kosovës duke vrarë burrat dhe duke hedhur jashtë kufijve gra, pleq e fëmijë në kushtet më barbare që mund të mendohet kanë shpërngulur gjer tani prej vatrave të tyre lart nga 1 000 000 frymë që banonin në ato vende qysh nga koha e ilirëve. Iu kanë marrë gjithçka kishin, iu kanë djegur shtëpitë, fshatrat dhe qytetet, i kanë hedhur në rrugë pa i lejuar të merrnin me vete as një copë
bukë. Prej këtyre, mbasi kanë kaluar ditë e net nëpër pyje me dëborë, më se 200.000 kanë ardhur në Shqipëri.Të tjerë kanë hyrë në Maqedoni dhe Mal të Zi, ku po heqin të gjitha të zezat. Të tjerë fshihen akoma në pyjet e Kosovës pa ushqim dhe veshmbathje.Jam kryelartë që po bën ç‘është e mundur për t‘i ndihmuar këta të mjerë, duke i marrë nëpër familje dhe duke e ndarë me ta kafshatën e bukës. Ky është një zgjim i ndjenjës kombëtare, një dashuri e hovshme për
Shqipërinë.Por duhet të bëjmë më shumë se kaq. Duhet të bëjmëtë gjitha përpjekjet tona, duhet të japim tërë ndihmën tonë për çlirimin e Kosovës dhe kthimin e këtyre vëllezërve të mjeruar në vendin e tyre. Kosovën duhet ta çlirojmë me doemos, ose duhet të vdesim të gjithë.
Një gjëmë kaq e rëndë sa kjo rrallë herë e ka goditur kombin shqiptar. Duhet ta përballojmë me guxim burrash.Ka të ngjarë që fuqitë e NATO-s të zbresin në tokën e Kosovës. Por tani për tani duhet t‘i japim tërë ndihmën tonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Iu bëj thirrje të gjithë atyre kosovarëve që janë anëtarë të Ballit Kombëtar të bahskohen me UÇK-në. është koha o sot o kurrë, të sakrifikojmë gjithçka për Shqipërinë dhe për shpëtimin e kombit Shqiptar.Për çlirimin e Kosovës, “autonomia” e kosovarëve nuk do të ketë më asnjë kuptim, sepse këta nuk mund të jetojnë në një kuadër me Serbinë që po kërkon t‘i shfaros me rrënjë. Kosova do të bëhet e pavarur. Duhet të luftojmë dhe të punojmë të gjithë në këtë drejtim.Duhet ta mbajmë të bashkuar popullin e mërguar të Kosovës që të kthehet në vartrat e tij mbasi të çlirohet toka kosovare, nuk duhet të pranojmë asnjë ndarje të asaj toke që ka qenë përjetësisht e shqiptarëve. Mundohuni burra e gra ta arrijmë këtë qëllim të lartë kombëtar. Sepse vetëm atëhere do t‘i kemi kryer detyrat tonat të shenjta dhe do ta kemi ndërgjegjen të qetë.Abaz Ermenji” (Gazeta “Balli i
Kombit”, Tiranë 11 mars 1999) Në të njëjtën kohë ndonëse mosha po e mundonte së tepërmi Abaz Ermenji do të mbështeste pa rezerva edhe luftën e shqiptarëve etnikë në Maqedoni, në mbrojtje të të drejtave elementare dhe shtetformuese të tyre. Shqiptarët në Kumanovë,Shkup, Tetovë, Gostivarë, Kërçovë, Ohër dhe Strugë do t‘u jenë kurdoherë mirënjohës nacionalistit të madh Abaz Ermenjit. Ata si krejt shqiptarët do të dijnë të çmojnë veprën e komandanti legjendar të tyre, prijësit tejpamës politik, luftëtarit të pamposhtur për çështjen shqiptare. Muza e tij ashtu si kundër muza e Orfeut të lashtë gjallëron tashmë shpirtrat e trazuar të shqiptarëve kudo që janë. Prandaj krejt nacionalistët shqiptarë, që në Hagë të shekullit të kaluar e deri tek gjenerata e sotme do të dijnë të ndajnë jetën e tij fizike, nga ajo e përjetshmja e luftëtarit Abaz Ermenjit. Prandaj të gjithë Ballistët, duke përcjellë për në banesën e fundit do të rreshtohen me nderim duke i thënë :ishim dhe jemi krenar me veprën tënde patriotike e atdhetare,tani pusho i qetë,nën dheun që të lindi dhe për të cilin jetove dhe luftove tërë jetën,nacionalizmi yt është fanar për gjeneratat e sotme e të nesërmet.Kisha nderin dhe privilegjin të isha nën direktivat tuajanën mësimet e juaja,nën udhëzimet e juaja,dhe jo vetëm unë personalisht por dhe gjithë antarët e rimëkëbur të Ballit Kombëtar.Amanetet e juaja se “Penda e Pushka bëhen binjake kur e don Liria” mbeten të gdhendura në memorien e gjithë “Shërbestarëve të Shqipërisë”.
Bern-Zvicër, mars 2013
EKSPOZITE PER 100 VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERISE NE GALWAY, IRLANDE
Në 23 Nëntor 2012 në bashkinë e qytetit Galway të Irlandës u hap ekspozita fotografike “100 Vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë komuniteti shqiptar në Galway dhe miq e të ftuar irlandezë.
Hapjen zyrtare të kësaj ceremonie e bëri Z. James Harrold, drejtor i Kulturës dhe Artit pranë Bashkisë së Galway. Në fjalën e tij ai shprehu falënderimet e tij të sinqerta për Ambasadën Shqiptare në Londër për dhurimin e këtyre fotografive që mundësuan hapjen e ekspozitës dhe prezantoi disa momente të historisë së Shqipërisë dhe ngjashmërinë e saj me historinë e Irlandës. Ai falenderoi gjithashtu edhe z. Ndrek Gjini, asistent i artit në drejtorinë e trashëgimisë kulturore pranë kësaj bashkie.
Me pas Nënkryetari i Parlamentit të Irlandës, deputeti Michael Kitt i pranishem në këtë ekspozitë në fjalën e tij u ndal në rrënjët Kelto-Shqiptare si dhe në perspektivën e marrëdhënjeve shumë të mira midis dy vendeve. Anëtari i bordit të drejtorëve të shoqatës “Miqtë Irlandezë të Shqipërisë ” z. Samir Beganji prezantoi historinë e Shqipërisë dhe veprimtaritë festive të organizuara me rastin e festës së Pavarësisë si dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Nënkryetari i bashkise Fank Fahy vuri në dukje kontributin e vyer të shqiptarëve në qytetin Galway.
Në këtë ceremoni përshëndeti edhe doktor Jack McCann President i Shoqatës, Miqtë Irlandezë të Shqipërisë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur një muaj. Drejtori i trashëgimisë kulturore të kësaj bashkie Dr. Jim Hiins propozoi që kjo ekspozitë të hapet më pas edhe në qytete të tjera të Irlandës.