• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Dënesa në qiell” e Dhori Thanasit

October 1, 2014 by dgreca

Esse nga Përparim Hysi/
Kisha kohë pa e takuar mikun tim, Dhori Thanasi. Kish qenë tek djali në Amerikë dhe, porsa u kthye, u takuam tek “Taiwani”. Atje kisha ftuar dhe miken time, Meri Lalaj. Pra,qe një takim miqësh dhe miq letrash. Që të tre shkruajmë dhe, për të qenë më i drejtpërdrejtë, më rrallë nga të tre, shkruan Dhori. Pra, më rrallë duket në shtyp. Sa u takuam, ai tak dhe nxori nga çanta e tij e vogël një libër të vogël, me format xhepi. Kur vjen puna për librin, Dhori, pothuaj, është një profesionist i vërtetë. Ai jo vetëm shkruan në prozë e poezi ( me profesion të parë: mësues gjuhë-letërsie dhe për shumë kohë, në postdiktaturë, gazetar në A.T.SH. apo dhe në organe të tjera të shtypit), por i modelon, i korrekton, i redakton ose ca më shumë: me një gjuhë kulinare: është amvisa që merret jo vetëm me përgatitjen e brumit, por dhe e pjek bukën me aq terezi, sa mund ta ketë zili çdo njeri që merret me përgatitjet e librave për botim. Nga kjo anë, Dhori Thanasi ka një përvojë të çmuar se jovetëm është administrator i Website “fotjonart.com, por edhe si Editor në botimin “Antologji me poezi të shqiptarëve në Amerikë”. Sado që më shumë ka qenë i angazhuar me “hallet e botës”, ai, megjithatë, si krijues në prozë e poezi gjen kohë të dalë para lexuesëve me krijimet e veta. Biografia e tij si krijues dhe si editor është e tillë që ia rrit vlerat, por ai në jetë dhe, sidomos, në jetën krijuese i ngjet atij kallirit të grurit me plot kokrra që kokën e mban ulur a për të patur një përfytyrim pak më intim: si një adoleshente që do t’u shpëtojë syve të botës. Më thjesht se kaq nuk ka se ku të vejë. Më thoshte dikur:- Dua të nxjerr një libër dhe e di me sa kopje? Ndërsa prisja që të bëja pyetjen:- Me sa kopje? Pa më lënë t’ia bëja atë të shkretë pyetje, më tha:- Vetëm me një kopje!!!! Se aq më ka xhepi. Natyrisht, e prita si me të qeshur, por ja që qenka e vërtetë. Ma zgjati librin formatxhepi dhe më tha:- Donatore qe imeëmë! Dhe u përlot. E ngushëllova se e ëma ka ndërruar jetë para ca kohësh dhe trupi m’u mbush me mornica. Poetët… krijuesit: nga më të vobektit! Botuesit: nga më të pasurit. NJë raport diskret. Në Myzeqe, nga jam, ende, shetit gojë më gojë një proverb: “Punon Shabani dhe ha Kahremani!”. Dhori Thanasi është një nga ata, Shabanët, ku bëj pjesë dhe unë e qindra krijues shqiptarë. Se shteti as që do të dijë për njerëzit e letërsisë dhe të artit. Dhe, në ka prej këtyre “Shabanëve” që e kalojnë mbroth, dihet që janë nga ajo lloj specie amorfe që kanë zënë “myk” në tempuj, kur thoshte Migjeni.

* * *
Po Dhori Thanasi nuk është as puthadorë dhe as nuk di të zvarritet. Është nga ata që nuk ka turp nga varfëria e vet. Sado i papunë, prej kohësh, ai di ta shfrytëzojë kohën me racionalitet. Në Websiten “ftojonart.com ai u lë vend gjithë krijuesëve dhe kujdeset që atje të gjejnë veten krijues nga gjithë viset shqiptare apo dhe më tej: në emigrim. Veç këtyre vlerave, ai është një fotograf, pothuaj, profesionist. Kudo që i ka shkelur këmba, ka sjellë me aparatin e tij: bukuritë e natyrës dhe aktualen. Pa frikë, si fotograf, ai mund të hapë qysh nesër një ekspozitë ku shikuesi do të mbetë me gojë hapur. Se dhe në fotografitë, Dhori Thanasi, ka patur intuitën e një poeti apo të një njohësi të mirë arti. Vetëm me një vështrim, kalimthi, mund të them: Dhori Thanasi nuk është fotograf amator, por një profesionist që, edhe në këtë fushë, nuk grefoset e të rrahë gjoksin për ta bërë vrimë. Është natyrë prej babaxhani. Më i thjeshtë se thjeshtësia, mund të thosha.

* * *
Libri “Dënesa në qiell” me këtë titull kaq simbolik, nuk të lë që “dënesën” ta dërgosh larg e lart në qiell, por të dënesësh këtu, në tokë. Ke shumë arsye që të “dënesësh: a nuk është krejt unikal ky donacion? Nëna, pensioniste, ashtu si një pikë që bie nga çatia dhe i vë tepsinë për të shpëtuar prej saj, e mblodhi thërrime-therrime atë të shkretë pension dhe ia bëri darovë të birit, poet!!! Darovë më të dhimbshme zor se gjen në faqet e gjithë letërsisë së shkruar. Dhe Poeti e ka “gdhëndur” si të gjallë në një kornizë që aq bukur di ta modelojë vetëm ai. Tek e sheh ashtu si të gjallë, në këmbë, me atë veshjen tradicionale të jugut, tak dhe mbërthehesh nga mbresa të gjalla e të dhimbshme të atij raportit nënë-bir! Vetëm kaq, nuk mjafton. Qëndro dhe shikoje me syrin e një vëzhguesi skrupuloz dhe ke për të arritur në atë përfundimin aq domethënës: dashuria e nënës- mbi gjithë dashuritë. Kur them për librin, se është një libër xhepi që ta “shqyen” xhepin, mos kujtoni se metafora është hiperbolike. Jo. Përkundrazi: metafora është krejt e qëlluar. Poezitë jo vetëm që janë plot mesazhe, por dhe me figura të goditura artistikisht. Poeti nuk bën llafollogji dhe as nuk zgjatet e strërzgjatet për arritur atë që do të thotë. Flet shkurt, por sakt: me shumë domethënie. Ja një poezi e tillë! Titullohet “Pasqyra”
Kam parë tek ti, pasqyrë/ atë që dëshiroja të shihja/ Pashë vetëm njëherë veten/ u prapësa, i trembur!!!/ Ose sa dhimbje përciell poeti në poezinë “Çorapet e leshit”. Nuk ke si mes “ngrohtësisë që sjellin këto çorape në dimër, s’ke si mos vësh re vargun sinjifikativ: “qe dimri i parë pa timeëmë!? Dhori Thanasi gjatë jetës në Amerikë ka pësuar një dramë familjare. Djali i madh i tij, Fotjoni, një nga dyqindstundentëthonorë të Amerikës, para 10-vjetësh, vdiq aksidenatlisht.. Ky shok i rëndë psikologjik e ka shoqëruar atë tërë jetës. Poezia”10-vjet pa ty, biri im” është një homazh i madh dhimbjeje. “Brenda meje male dhe shkëmbinj vërtiten më kot/ të shkërrmoqin dhimbjen e ta nisin në portat e amshimit/ a ca më shumë: “… kur flas me të tjerë, është aty përreth kurdo/ kur jam fillikat/ i qesh e flas pa belëbëzuar/

* * *
Poeti Dhori Thanasi nuk dënes vetëm për hallet e tij apo të familjes. Gjeografia e dhimbjes, në mund të shprehem kështu, ka shtrirje hipotetike më të madhe. Si poet ai zë dënes edhe për çka ndodh në Atdhe, por dhe jashtë kufijve gjeografikë. Syrit të tij prej poeti, nuk i shpëton as rrënimi i monumenteve historikë dhe as “karshillëku” po historikë ndaj të huajëve. Tek poezia “Rrënim” ai vë re se, ndërsa prishen lapidarët, ngrihen “varreza madhështore” për të rënët e huaj( në jug e veri) dhe, metë drejtë, poeti shtron pyetjen aq retorike: “… do mbesi ndonjë ngastër për ne, për nesër? Po për pasnesër?!
Natyrisht, sado libërxhepi, por mos kujtoni se i tillë është. Jo. Ashtu si një ferrë e vogël që fsheh një lepur të madh, Dhori Thanasi ka trajtuar tema të ndryshme. Aty gjen dhe poezi të peizazhit, gjen lirika të mirëfillta ku i këndohet dashurisë me pathos të vërtetë ashiku.
Shikoni poezinë “Shushatje”: “Me dredha, me ledha/ ma mbështolle trupin/ me fëshe, me pëshe/ ma shkërrmoqe turpin/ dhe mund të vazhdoja me vargje të tjerë plot ëmbëlsi. Me sa konçizitet dhe me sa bukuri e jep dashurinë për gruan: “Shkëndijë të mora/ M’u bëre diell, nuse moj!/ dhe më tej: “Tani venitur/ me dritëhëne/ por ndrit njëlloj. Nuk ka se si jepet gjithë ai densitet real dashurie me 6 vargje që kanë aq domethënie.
Vlerë të veçantë marrin poezitë kushtuar Atdheut apo dhe ato me temë sosciale-shoqrëore. Me pak fjalë, poeti thotë: në Atdhe është një pemë/larg Atdheut- një gjethe! Dy fjalë ndajnë detin. Më bukur nuk ka se si i këndohet.
Marrë në tërësi ky libërxhepi mirë do të qe të ishte botuar në qindra e qindra kopje. Jo vetëm se është lehtësisht i përdorshëm, por, mbi të gjitha, për vlerat artistike- letrare të tij. Për fat të keq, “darova” kaq qe. Mbasi e lexon, s’ke se si përjeton të njëjta përjetime me autorin. Dhe të vjen keq që të ndahesh me të. Në se nuk qëndrova në vlerat gjuhësore e letrare të autorit, kjo ndodhi se m’i dogji “letrat nga duart” mikja ime, Meri Lalaj. E impresionuar nga libri, ajo shkroi për këto vlera. Unë, duke e mbyllur shkrimin tim, e falnderoj zonjën Meri Lalaj për shkrimin aq të goditur dhe, njëkohësisht, poetin Dhori Thanasi për librin. Në se sot ky libër është i kufizuar për lexuesin, nesër ai do gjejë vendin e vet në memorien e lexuesëve shqiptarë.

Tiranë, 1 tetor 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: denesa e Shiut, Dhori Thanasi, perparim Hysi

PETOVA -IME NJË ANDËRR E PËRPARIM HYSI

September 22, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Petova është një katund në Myzeqe.Ku gjëndet aktualisht Petova?Themi në Myzeqe . Pa kërkuar adresë.Por aerodrom nuk ka ,udhë sigurisht fushë dhe jetë ka gjithashtu frymon në të gjitha jetët. Dhe atje ku vagëllima e diellit dhe perëndimi i tij puthen ëmbëlsisht.Sipër është manastiri.Ky katund i vogël por shpirtërisht pa përmasa gjeografike ka qenë epiqëndra e një rrëfimi të tërë të shkrimtarit fierak, Përparim Hysi.
2.
Përparim Hysi është një tregimtar shqiptar.Përparim Hysi është një rrëfimtar i shkqlyer.Sapo kam përfunduar rrëfimet e tia, dhe ndjehem se kam lexuar Milto Sotir Gurën,Mitrush Kutelin,Sotir Andonin,Dhimitër Xhuvanin etj,ky rrëfimtar në penën time është Jakov Xoxe, i kohëve të sotme ,ky rrëfimtar i një mënyre shpjeguese. Qasja narrative, më shumë se çdo tjetër,u ofron shkrimtarëve një shans për të menduar dhe shkruar për veten e tyre. Ne të gjithë kemi përvoja të paraqitura në kujtesën tonë, të cilat janë të denja për ndarjen me lexuesit. Por nganjëherë ato janë ndërfutur kështu me kujtime të tjera, që vijnë nga kohët e largëta.Ky rrëfimtari ynë, Perparim Hysi na rrëfen në mënyrën më të bukur, po aq lirike dhe po thjeshtë ,jetën e e një katundi në zemër të Myzezqesë.Quhet Petovë.
3.
Tendencat e sotme e kanë lënë në hije librin.Një arsye e gjetur si shkak është zhvillmi i fuqishëm i internetit dhe mjeteve të tjera audiovizive.Një arsye tjetër është se botimet sidomos ato shqiptare të cilat thyejnë çdo rekord , janë vërshime ujërash në stinë dimëri,ujërash të trubulluara. Rrallë e tek në këtë përmbytje nëse kërkon si kërkuesit e arit,mes kësaj turbullire, nëse gjen si ata gurët e çmuar,ka vec pak botime.
Autorët e sotëm vargëzojnë shumë , por poezi të vërtetë nuk shkruajnë. Rrallë dhe për mall do të gjesh në këtë përrua të rrëmbyeshëm,poezi që të lënë mbresë dhe ndenjë. Ngase vjen kjo?Parëndësia e fjalës?Apo pathellësia e kërkimit,ka nxjerr botime të shterpëzuara!
Autorët e sotëm shkruajnë kilometra të tëra në prozë,por tregim të mirë apo roman nuk ka .Ku letërsia e viteve të hershme shqiptare, ajo e viteve “30 deri diku nga vitet50- 60 ,kur u ngritën murre.
4.
Një ndër ato botime, që dua ta krahasoj jo vetëm lëndën, por edhe mënyrën e të shkruarit me divët e letrave shqipe është botimi i fundit i autorit Përparim Hysi:”Një mesh për rrobaqepësin e Konti Monte Kristo”.
Në të vërtetë ky titull është i rremë për mua. Unë do ta kisha quajtur thjeshtë dhe bukur Petova .Ose dicka që fillon me Petovën ose dicka që përfundon me Petovën. Kjo Petova mu shfaq në ëndërr. E përfytyroj atje,diku C’frymë mistike kishte gëlltitur në vite? A është Petova si Gororneci ynë ku nëpër peragmente të zverdhur flitet se në katundet me pyje e ahorë hijerëndë,me burime e ujëra që pëlcasin në hënë të ngrënë dikur gatuhej edhe magjia.Në Goronecë ndryshe nga të tjerët ujërat rridhin në të kundërtë.Në Goronecë vashat laheshin në vivar gollomesh.Në Goronecë ,druri pritej vetëm në hënë të plotë.Me pak llafe ky iëhstë porterti i Goronecit.
Nga shkon udha o udhëtar i botës për në Petovë? Përvijojnë kërkimet e tyre në rrafshin gjatësor,për të gjetur ku bie Petova dhe dua të them se diku ajo bie është si katundet e tjerë të sofrës së madhe të begatë të Zotit.Petova është në Myzeqe.Është një katund në përfytyrimin tim si të gjithë katundet shqiptare.Por Petova ngjanë nga pena e këtij rrëfimtari, krejt ndryshe.Lexo Kutelin apo Milto Sotir Gurën,lexo rrëfimtarët e hershëm shqiptarë për të kuptuar ku bien katundet tanë dhe si jetojë atje,në kohë të kohës,
E quajta të rremë titullin e botimit. Petova është zemra e gjithë kësaj lënde apo zahire që ka prerë,shkundur e grumbulluar të bërë dëng nga rrëfimtari ynë. Përmasat e saj nuk kanë hapësira gjeografike, por vetëm shpirtërore. E pamatshme është Petova në sytë dhe mëndje të rrëfimtarit tonë. E gjithë kjo shtëllung shpirtërore ka ardhur tek ne,nga pena e këtij rrëfimtarit. U skriptua çdo ndryshim i frekuencës së shpirtit.
” Një zë,që ndal vrullin në mes.Fatin,lereni në vorbullën e vet!Fati është parathënë.Cdo copëz e ndryshuar.Për njeriun më mire, le të vdesë.Askund se gjejmë dot thelbin e së vërtetës.Dhimbshëm na lënë të presim. Rrëfimi është gjetur në të gjitha format e krijimtarisë njerëzore dhe artit, duke përfshirë atë të fjalës, shkrimit, këngës, filmit, televizionit, lojrave, fotografisë, teatërit.
Nëse autori del jashtë Petovës, tregon se ai diku ka ngecur,nëpër lluc apo baltë,pluhur e shi,jashtë asaj hapësire gjeografike edhe pena thyhet .Prandaj edhe rrëfimet që vijnë jashtë Petovës,që nuk kanë frymën dhe mirësinë saj i lexova shpejt dhe mu dukën pa ndenjë. Ndryshe ishte me tregimet ku autori mollohis çdo herë nga një rrëffim të ri . Është finë.Ka varg të bukur. Përdorë doza humori.Mjaftë kuptimplotë.Për të gjithë brezat.Këto janë rrëfimet e Perparim Hysit. Sigurisht jo nën hënë të ngrënë, por mes ditës me diell,në një katund të Myzeqesë,në Petovë.
Njihet fakti që letërsia e sotme vuan nga e njëjta temë. Shiko mik,se vetëm Petova ka prodhuar kaq tema ,ku mërfilli bëhet letërsi.
Dhe lexohet letërsi. Petova është si Gororneci ynë.Ku plakat e mëhallës mollohisnin historira për vashat,dhe nur e bukuri u ndrisnin kur shkonin në qish,veshur me atë bukuri e seriozitet o Zot,lemë të shoh!Kur ujërat e moqillës përmbysnin sofan,plakaria lëshonin kujën :C’bëni kështu o të shkretë,në natën xixëllëk,ku verbohej i verbëri,dhe vashat në Gjomitë, ëndërroheshin të shkoni nuse në fshatrat pranë detit.
Petova nuk është në një kohë, por në të gjitha kohët. Prandaj ,rrëfimet për Petovën tregojnë se çfarë diademi ka gjetur rrëfimtari. Shumë autorë shqiptarë kanë gabuar ngase kanë zgjedhur si tema vende, që kurrë si kanë parë apo si kanë njohur,për të bërë letërsi të madhe. Të mëdhenjtë e kësaj fushe u bënë të këtillë,ngase e kanë sjellë gjithë mademin e saj me po atë shkëlqim,bukuri e lezet si e kanë përjetuar në kohët e tyre.Pra kanë sjell atë, që kanë përjetuar dhe njohur. Nuk ka nevojë të krijosh fabula. Aty fabula flet vetë,ngase katundi shqiptar gjithë kohës ka vuajtur nga pesha e dhimbjes, dhe era të eklipsuara në mjegullnajën e shpirtit . Shtresa e parë shtëllung, përzihet. Por enigma mbyt të çarën, aq shpesh sa mëngjeseve ato i shikon me një ngrysje mistike. Ekzistencë e kufizuar. Nëpër itinerarin enigmatik të “këtij botimi ….Bëjmë rrugëtimin e mbrëmjes. Befasisht. Ngecim në vend. Rruga një siluetë e ngrirë. Cili tregim është ky zotëri?
5.
41 rrëfime të autorit Përparim Hysi, tregojnë nivelin e lartë krijues në botimin e fundit. Tregimet janë të shkurtra janë shkruar qartë dhe me finesë. Fabula është e gjetur për çdo tregim. Personazhet janë real.Cfarëdo të mbeten në kujtesë?Farua,apo mësuesi i fshatit,kulaku,mbledhje e partisë,zbori,prishja e objketeve të kulteve,besnikëria e qenëve, arixhofka,gjyshja hanko Hazbua,dhe të tjerë të rrëfyera me ndenjë nga rrëfimtari Përparim Hysi.Kur lexon këto rrëfime mëndja të gjesdis tek rrëfimtari i madh M.Kuteli.Proza e mirë është poezi dhe rrëfimtari është një llojë këngëtari,që rrëfen mirë,bukur dhe sinqerisht .
E njësova këtë autorë më të tjerë, që sot punohen nëpër shkolla në lëndën e letersisë ,por besojë do të kem të drejtë, sepse rrfëimet e këtij autori nuk bien poshtë atyre emrave, që kanë bërë letrat shqipe ndër kohëra.
Duke rrëfyer histori. Rrëfimi nga një pikë e caktuar e mendimit, shpesh autorit, e përcjell këtë ndenjë si dhe detajet specifike dhe të ofruara për ti marrë lexuesit duke përfshirë edhe elementet.Tregimet e këtij autori kanë një bazë dhe kjo pikë është përcaktuar shpesh në fjalinë hyrëse, por mund edhe të gjenden si të fjalisë së fundit në paragrafin e hapjes. Që një tregim mbështetet në përvojat personale, ajo shpesh është në formën e një historie. Kur shkrimtari e përdor këtë teknikë, ai duhet të jetë i sigurt për të përfshirë të gjitha konventat e tregimit: komplotin, karakterin, vendosjen, kulmin dhe sigurisht përfundimin. Tregimet ekëtij autori janë të mbushura zakonisht me të dhënat, që janë zgjedhur me kujdes për të shpjeguar, mbështetje, apo të tregoj të bukur një histori. Të gjitha detajet lidhen me pikën kryesore ku shkrimtari është duke u përpjekur për të bërë.Dhe në të fakt rrëfimtari Përparim Hysi e ka bërë.Disa nga elementët e përdorur nga autori;është thënë nga një këndvështrim i caktuar,e bën dhe mbështet njëbazë , është i mbushur me detaje të sakta,përdor fjali me kuptim, përdor konfliktin ,fare pak dialogun,të gjitha këto kanë sjell një prurje që rrall e ndesh ndër botimet e shumta,që bëhen sot. Dihet, që qëllimi i një raporti rrëfimi është për të përshkruar diçka.. Është teksti për dashurinë? Jeta në korsi të shpejtë? Shoqëria? Pasuria dhe pushteti? Varfëria? Me fjalë të tjera, raportet narrative shpesh dalin nga qëllimi i autorit apo nga pikëpamje të shprehur përmes libërit.Dihet gjithashtu se komponenti kryesor i një tregim është historia, të dhënat që duhen të jenë të zgjedhura me kujdes të shpjegojë, për të mbështetur, dhe të rritur këtë histori. Tregimet që ka sjell autori Përparim Hysi,janë përgjithësisht janë të shkruara në vetën e parë. Tregimet mbështeten fakte në konkrete, detaje shqisore për të përcjellë pikën e tyre. Këto detaje të krijojnë një efekt të unifikuar me forcë, një përshtypje dominuese.Dhe të gjithë këto,kaën një bazë ,fshatin myzeqar,Petovën dhe një rrëfimtar të shkëlqyer si Përparim Hysin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, perparim Hysi, Petova ime

PRURJE POETIKE NE “SOFREN E DIELLIT”

September 1, 2014 by dgreca

NE SOFREN E DIELLIT: LLEMANDO, SOKOL DEMAKU, Xhuli Spahiu, Asllan DIBRANI, Perparim HYSI, Ramiz LUSHAJ,Kristaq TURTULLI, Luan Çipi…./
Foto ilustruese: Pikturë nga Asllan Dibrani motiv një nxënëse kosovare që braktisi shkollën nga barbaria serbe dhe iku në kurbet!/
LLEMADEO – Bohum, Gjermani
TË SHTRENJTËS KOSOVËS MARTIRE
– Kushtim mikut tim, poetit Rrustem Gecit, me rastin e botimit të 3 librave të tij, “Heroika”, “Rogana”, dhe “Atdhetarët”
Krenar jam për ty o Mik Poet,
O ti që në zemër e ngjyen pendën
sa herë shkruan vargje për Atdheun,
dhe diellit ja merr rrezet për Heroikën…
tek me lot e dhembje e thur vargun tënd!

U pamë bashkë sot o Mik i mirë,
Dhashtë Zoti që të shihemi përsëri
dhe ashtu të gëzuar të buzëqeshur të pafsha sërish,
me librat e tu ndër duar,
dhe me gëzimin e suksesit në sy…!

Ti këndoj Atdheut sërish o Mik,
dhe ruaja tehun e mprehtë fjalës shpatë të vargut atdhetar,
se asaj ane kah rrjedhat e Danubit shkojnë përgjakur shekujve të Ilirisë…
nuk flejnë kurrë te pabesët e vjetër barbar…!

E në fjeteshin në punë të tyre, ti vargje të bukura thur përsëri,
këndoj asaj, të shtrenjtës Kosovë martire,
të shkuarës së paharruar dhe të ardhmes,
ashtu me mendimin tënd të mprehte, dritë dhuroju të mirëve…!

E diku Legjendave Iliriane do te shihemi bashke…
e atje ne hijen e Lisave te mallit do te rrime,
do tu këndojmë Zanave hyjnore për te përhirshmet Hire,
e do te ua përjetësojmë se bashku madhështinë…!

E vargu Gecian do këndohet nëpër kohëra
nder lëndinat e Kosovës nga të bukurat shtojzovalle,
e bijtë e së ardhmes do të thonë;
I këndofte zemra poetit, Rrustem Geci
të bukura ja paska lëne kohës këto vargje…!

Copyright-©LLemadeo
31 Gusht 2014
Germany

Sokol Demaku/

LUNDRA IME/

Notoj në thellësi uji,
Lundroj në msheftësin e detit,
Udhëtoj në errësirën e natës,
Fluturoj në krahët e ylberit.

Fluturoj si shqiponjë,
Dhe dukem në rrëpirë,
Kërkojë përrallën,
Që nuk arrijë ta di.

Kërkoj foton e ëndërres sime,
Me krahët e mi në fluturim,
Por trupi i mekun,
Krahët e mi nuk përballojnë këtë.

Udhëtoj mbi thellësitë e detit,
Në errësirtën e mesit të natës,
E me të zbardhur agu,
Me flakë e zjarrë në krahëror.

Kur unë mora përgjigjen time,
Se mund të jem në përqafimin tënd,
Besojë se lundra ime,
Do ankorohet në gjirin tënd.

DETI PLAK

Kjo lundër imja,
Udhëton në detin e trazuar.
Nëpër valët e zemruara,
Të detit plak.

O ti det, o zemrak,
I trazuar nga pak,
Kujdesu të lutëm,
Për mua se jam plak.

O det i kaltër,
Me shumë avaze,
Shumë vëllezer të mi,
Kërkova të mi falje.

Të bëra lutje,
Por jo me shkrim,
O det i hapur,
Kujdes shpirtin tim.

YLLI QË TI PRET

Ylli që ti pret,
Është yll fisnik,
Si zogu magjik,
Që jetës i jep dritë.
Ka marrë rrugëtim,
Me vargun magjik,
Kërkojnë sy shkruarën,
Që e mban në shpirt.
Rrugëton ylli,
Me vargun magjik,
Përballon dallgët e detit,
Kërkon sytë magjik.
Ulur në kopshtin e blertë,
Mes lulesh në blerim,
Aromë trëndafili,
Nga shpirti im.
Këtu ti gjënë atë që kërkon,
Dritën e syrit,
Shpresën e jetës,
Që për te lengon.
Të ndjej në çdo kënd,
E di se këtu je,
Ta njoh ngjyrën e zërit,
Aromën që ke.
Ky yll që bën dritë,
Që shumë kohë e ke prit,
Është dhuratë për jetën,
Për ëndërren në shpirt.

ZOG SHTEGTAR

Hijet errësohen,
Në terrin e natës,
Ylli pran yllit,
Shndritë nga lart,
Dhe një dëshirë të madhe,
Në këtë natë e ndjejë.
Në detin e ëndrrave,
Fluturon shpirti im,
Është zog shtegtar,
Fluturues pa pushim,
Larg në tokat e huaja,
Larg përtej detit,
I humbur në pa kthim.
Udhëtar i palodhur,
Si zog në shtegtim,
Me zemër të gjerë,
Plot admirim.
Ja së fundi,
Tani ka ardhur këtu,
Për ju,
Për jetën e re,
Për jetën në amshim.

ËNDËRRAT FLUTUROJNË

Shumë gjëra në jetë
Ndryshojnë aq shpejt
Por dashuria mbetet e njejtë.
Nëpër bregdetin e qiellit
Ndërtojë ëndërrat e mia
Në fluturim e sipër.
Endërrat fluturojnë
Shuajnë etjen time
Në ato thellsi magjepse.
Te atij lumi të kaltër
Të kopshti të gjelbertë
Ku të gjithë duan njëri tjetrin.
Ajo dashuri si valë deti
që në ëndërr me vjen
Besoj realitet të jetë.
Por jeta qenka e brishtë
E dobët shpirtërisht.
Êndërr, ëndërr
Por …
Moj Kosova Lindore, Sanxhak e Toplicë!

Nga Xhuli Spahiu/

Moj Kosova Lindore
Si të kanë lanë pas dore
Më mbyti malli për nënë e për baba
Motër vëlla e gjithë çka ka!
Malli për dashurën vatër
Malli për sofër e oxhak
Kam mallin për shtegtarët
Zogjtë e pranverës
Më kujtohen gjysh e stërgjysh
Oxhaqet e tymit që i skaliten
Pellazget,Ilirët në kullën e babait tim
Eh ta dini sa mall kam
Kam derdh lot sa një oqean
Me mungon ai qielli dhe lulet e tij
Vendlindjen e kujtoj si fëmijë
Ai vend mbeti nën Serbi
Me dhunë na ndoqën në fëmijëri
Jam në Kosovën e vogël që e prenë
Nga Sanxhaku e në Medvegje
Nga Nishi e në Preshevë
Atje koka më ka mbet
Një zë në gjumë po me thërret
Më zgjoj nga gjumi dhe më tha
Hej motër mallit i erdhi fundi
Eja shkojmë i takojmë njerëzit e tu
Në Preshevë Medvegjë e gjetiu
Varret e të pareve ti vizitojmë
Atje në Toplicë e Sanxhak
Zëri i zanës lëshoj kushtrim
Atë pjesë ta bashkojmë me Shqipërinë
Të valoj flamurin kuq e zi
Të lulëzojmë Shqipërinë
Ta mallkojmë Serbinë!

Gusht 29.08 .2014
Shkolla ime të kujtoj nga kurbeti!
Nga Asllan Dibrani/
Mendimet e mia për ju nuk pushojnë
As fillimi nuk ka as fund
Në mendjen time , ti je ngulitur
Kur kujtoj lotët e se kaluarës
Buzëqeshjet e mia në atdhe i kujtoj
Lotët e derdhur për ty shkolla ime s’me pushojnë
Duke lundruar e lodhur në fushën Iliriane
Ëndrrat me kaplojnë edhe në mesin e natës
Nuk do të kënaqem në vend të huaj
Lumenjtë dhe fusha të pa panjohura
Të gjitha majat e kodrinave në vendlindje
Ari atje mu kanë duk
Kujtoj vendin që kem lerë
Kujtoj lojërat me shokë e shoqe
E përgjakshme ishte ajo botë
Në këtë vend skam ku të shtrihem
Nuk më nxehë as dielli kam të ftohtë
Do të jetë varri im pa ty
Shkolla ime që të lash
Pa ta thënë lamtumirën
Atje na prisnin helme e vdekje
Nuk kam qeshur kurrë që nga ajo ditë
Që shkela në kurbet
Ti shkolla ime mu kujtove
Abc-në qe ma mësove
Ti qëndro pranë meje me admirim
Ma kujton vendin tim me plot gëzim
Shpirti lakuriq përpëlitet
Përmes lotëve ujis tokën time
Përjetësisht të dua nga larg shkolla ime

Shkruar 30.08.2014 Shtutgard
Thyhet vapa, thyhet gushti…
Nga Përparim Hysi/

Letër për Lejlanë

Isha në shkollë të mesme, në vitin e tretë
Ç’do lexoni më poshtë, është krejt e vërtetë.
Muhabetin fjollë me mua Lejlaja
Por, për pak fare, më gjeti belaja!!!

– Qasu tytje! Qasu nga unë!
(kuptohet që tani iu qasa më shumë)
Duartë mbi timin gjoks e më dha të shtymën
Sa gati nga e keqja, kapërceva mbështymën.

Po vërtet Lejlaja me mua çfarë pati?
Mu përmbi hundë më hipi inati!
Më pa një shok e me mua buzëqeshi:
– Nuk ke faj ti, po e ka dialekti!!!

Në Elbasan thonë qasu, d.m.th. largohu!
Ju nga jugu e kini për “afrohu!”
Ah, moj Lejla, që tani je bërë gjyshe
-Qasu, Lejla! Po veç ” toskërishte”…

22 gusht 2014

Klarita !

” Eh, Klarita! Klarita! Klarita!
Pse s’nis këngën e gëzueshme, Klarita?”

Këngë ruse

Aty mesviteve pesëdhjetë kish ardhur në Tiranë
Një ruse e bukur, me emrin Klarita!
Sa nur që kishte! Sa sharm!
E bukur qe rusja siç është drita.

Vinte mbrëmjeve tek bar “Sahati”
Se mbrëmjeve aty kishte muzikë
Nën tinguj tangoje, foksi a valci
Sytë tanë mbi ty nguleshin, e bukura Klaritë.

Se qe e bukur si një tulipan
Tek kërcente sikur shkelte mbi thua
Djemuria e Tiranës pas saj si në “alarm”
Ajo sikur thoshte: më vështroni mua!

Tek rri, nuk di pse më kujtohet
Ajo ruse e bukur me emrin Klarita!
Portreti i saj, sikur vjen e më afrohet
Se një kohë, djalërisë, dhe unë u mahnita.

Portreti i saj m’u bë si i gjallë
Sa dëgjova këngën për rusen e bukur
E dëgjova dhe, sado, tash, kokëbardhë
Si njëherë e një kohë, u bëra turbull.
19 gusht 2014

Thyhet vapa, thyhet gushti

Thyhet vapa, thyhet gushti; thyhet mosha dalëngadalë
Po s’më ndhet mua syrrushi, fët me sy, fët me qëpallë
Fët me sy, fët me qepallë dhe më fton mua në mejdan
Po më ha me sy të gjallë, sa mëdysh ky imi xhan.

Sos më fton në mejdan, po më bën dhe isharet
Sikur gjasme mua “s’ma mban” ( vallë ka faj ai që “vret?!!!”)
Nisem unë e përvesh mëngët, se beteja është e sertë
Ende unë vringëllij dhëmbët, për “atë punë” jam dreqi vet!

Vërtet që ajo është taze (unë “riosh” e mbi shtatëdhjetë)
I njoh mirë ato “avaze” (kam “licencë” e kam “patentë”)
Dhe filloi “dyluftimi” (“dyluftimi” trup me trup)
E ku pyet, Përparimi? Turpin unë kam ngrënë me bukë.
16 gusht 2014
RROK NIKÇI SI NJË YLL, ISHE BURRË, MBETE NJERI I MIRË
Nga RAMIZ LUSHAJ/
Edhe yjet shuhen ne Qiell
Po Rrok Nikçi mbetet Rreze
Bahet Prill…
Ishe Burrë,
Mbete Njeri i Mirë.

Lanë sytë me ujët e Limit e te Cemit
Rrok ‘ guret e maleve te Kelmendit
Të qesh syni skej Vermoshit e Plavës…
Të rreh zemra me të Jusuf Gërvallës.

Rrok Nikçi e hape kullën mes Nju Jorkut.
N’emër të Kombit, me të Drejtë të Zotit.
Aty hynin e dilnin misionarë si malet
Shqiptarët e klubit të Jusuf Gërvallës.
Idealistë pë Shqipërinë e të Nesërmes,
UDB-ja i kishte në maje të shënjestrës.

Kisha e madhërishme: Zoja e Mirë e Shkodrës
Po të pret për Meshën e dritës,
Po të përcjell tek Qielli, tek Yjet.
Po na ik si Burrë i Rrallë,
Kelmendas Vigan.
Me dy Flamuj Kombëtar: Shqiptar e Amerikan.
Njëri ka Shqipen, tjetri ka Yjet.
Në 100 vite me këto dy flamuj mbrojtëm vatrat,
Hodhëm hapat,
Ngritëm lartësi.
Mbajtëm Kosovë e Shqipëri.
Nga koha e Ismail Qemalit e Wilsonit,
Nga koha e Prek Calit e Klintonit…
Nga koha e Nanë Terezës e Bushëve e Obamës,
Në mes Uashingtonit e Nju Jorkut dhe Gucisë, Shkupit,
Preshevës, Tuzit, Prishtinës, Camërisë, Mitrovicës, Tiranës
Hark i madh Triumfi mbi Atlantik
Miqësia Shqipëri Etnike – Amerikë.

E nga Qielli po vjen një Yll,
Po kërkon ditë me Diell…
Ai erdhi…kurrë nuk iki..
Mirë se erdhe o Rrok Nikçi…
S’po të flenë syni e të rri zgjuar shpirti yt atdhetar.
Gurët e kullës po rrijnë si shkëmbinjtë e trollit amtar.
Kemi detyra pa krye për Kombin Shqiptar.
Tungjatjeta, Rrok Nikçi, Burrë i Kelmendit, yll i ri.
Jusuf Gërvalla i shekullit XXI.
Fjalë, vepra e jetë – dritë për Shqipëri!
KRISTAQ TURTULLI
E DASHUR…

E dashur…
Sa herë të ledhatoj,
Me flladin dhe erën luaj.
E dashur, sa herë…
Lag buzët në mushtin e puthjeve,
Tutje flak petkun e vjetër të viteve.
E dashur, sa herë…
Gishtat në gjinjtë e tu ngatërroj
shtegun e koraleve kërkoj.
E dashur, sa herë…
Me imazhin tënd hapësirave fluturoj,
Planetë të tjerë zbuloj…

ELEGJI PËR GJUHTARIN SHABAN DEMIRAJ
(Në motivin popullor)
Nga Luan Çipi

Nga krahu, o shokë, më mbani,
Më mbërtheni fort nga dora,
Shumë më pikëlloi Shabani
I Demirajve, nga Vlora.

Doktor profesor në grada,
Me karrierë akademike,
Hulumtues në shumë dekada,
Studjues gjuhësh ballkanike,

Shqipen ëmbël përpunoi
Me sintaks e gramatikë,
Gjini, emra e përcaktor.
Dhe leksikë e fonetikë,

Historian i gjuhësisë,
Për Shqipëri dhe Ballkan
Lidhjet, pleksjet e miqësisë
Gjurmë indoevropian.

Zbuloi rrënjët Pelazgjike,
Trakishte dhe Ilirishte,
Albanologjinë antike,
Ishujt gjuhsor që kishte.

Iku, na la, mençuria,
Shkencëtari, gjuhëtari,
I veçantë nga dituria
Nga urtësia, i pari.

Vlorë, më 31.08.2014

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: asllan dibrani, Luan Cipi, NE SOFREN E DIELLIT: LLEMANDO, perparim Hysi, Ramiz Lushaj, Sokol Demaku, Xhuli Spahiu

Hije e “rëndë” të “Blirëve të Pejës”

August 29, 2014 by dgreca

Romani “Blirët e Pejës” të Fatmir Terziut/
(esse)/
Nga Përparim Hysi/
Sado pak i “lodhshëm” për mua që të qëndroj paksa gjatë në poltronin para kompjuterit, por, në fund të fundit, ia vlejti. Ma kish dërguar qysh në “llixha” me postë e elektronike, Fatmir Terziu, romanin e tij të fundit, por nuk më premtoi aq koha për t’u marrë me të. Kur u ktheva në Tiranë, zura që të “hipja” në këta “Blirët e Pejës”. Zura të hipja dhe tek, sa “zbrisja”, zura të “rihipja” sërish. Dhe kështu: hip e zbrit dhe zbrit e hip, pothuajëse, u “lodha”. Për t’u “çlodhur”, u shtriva nënë hijen e madhe të këtyre blirëve dhe, për çudi, hija e tyre qe e “rëndë”. A kini provuar që gjatë gjumit, sa zgjoheni, ndjeni një trysni, pesha specifike e sëcilës, është tepër e rëndë? Kështu ndodh me çdo lexues që tenton që t’u ngjitet këtyre blirëve historikë të Pejës.
Pyetjes se përse ndodh kështu, nuk është aq e lehtë që të përgjigjesh. Se autori nuk ka shkruar një roman ku ngjarjet të trajtohen vetëm artitikisht dhe aq? Jo. Përkundrazi: tek hipën e zbritën në këta blirë, has në një mori ngjarjesh edhe rrethanash. Sado që autori nuk shkruan me apriori, por bazohet në një ngjarje reale të vitit 1936 ( pothuajëse në qiejtë e Evropës dhe botës po ravijëzohen re të zeza që sollën luftën e dytë botërore). Hasë në një ngjarje dramatike, por Terziu nuk është kronikan apo gazetar që vetëm ndal tek ngjarja. Jo. Ai, si një investigues serioz, kërkon jo vetëm të tregojë, por dhe ta formojë lexuesin: me shkakun dhe me pasojat. Në fund të fundit, në optikën time, Fatmir Terziu na ka dhënë një roman jo vetëm artistik, po dhe me vlera të tjera aq të çmuara sa nuk ke pse bën sikur nuk e vë re.
Evidentimi i këtyre vlerave, siç mendoj unë, është në radhë të parë objekt i kritikës së mirëfilltë letrare, por, ndërsa kritika e mirëfilltë letrare në gjithë “kontinentin letrar shqipfolës e shqipshkruar” i ngjan atij gjumit dimror të ariut (pra: më shkoqur fle gjumë), unë do mundohem të jap opinionin tim rreth romanit “Blirët e Pejës”.

* * *
Fatmir Terziu është krijues disaplanësh. Gjeografia krijuese e tij është aq e gjërë, sa nuk është fare e lehtë që ta hedhësh në “hartë”. Sikur në këtë “hartë” të përdorësh simbole ngjyrash, këto simbole nuk dalin. Nodh që mbarohen “ngjyrat” dhe “peneli” të mbetë në dorë. Ndodh kështu se Fatmri Terziu lëvron edhe prozën, edhe poezinë. Siç di të shkruaj me lehtësi një tregim, po aq lehtësi ka për të shkruar një poezi.
Di të shkruaj një novelë, por dhe një roman. Sa lehtë e ka për një poezi, po aq mund të shkruaj një poemë. Di të shkruaj si gazetar, po aq mirë di të bëj dhe një skenar apo një dokumentar (sidomos me metrazh të shkurtër). Si kritik letrar është për mua në hierakinë e Kritikës Letrare Mbarësshiptare! Nuk dua të flas për të, si erudit e me formim të tillë sa ka arritur statusin e Akademikut. Dhunti të tilla atij nuk i kanë rënë nga qielli, por në optikën time (gjithmonë i hamendësoj gjërat si nga fshati, se fshatar jam), ai më ngjetë me atë kaun punëtor që kur një ditë e pyetën: se pse e kish qafën aq të rrjepur, u përgjigj: – Se zgjedhën e mbaj vet. Edhe Fatmiri “zgjedhën ” e ka mbajtur vet dhe ky njeri me kaq atribute, në dijen time ( qofsha unë i gabuar), nuk di të jetë vlerësuar ashtu siç meriton. Kur shkruaj kështu, kam parasysh se kam parë lloj-lloj vlerësimesh të pamerituara, sa zënë e më fryhen mushkëritë aq sa mund të pëllcasë. Është njësoj që në një pyll lisash, të barazosh lisat me shkurret. Po. Po. Shkurret kanë marrë lartësitë. Dhe ky “inflacion antivlerash” ka marrë aq lartësi, sa nuk iu lë gjë mangut atyre “diplomave fallco” të univeriseteve që shesin e blejnë si sharlatanë të vërtetë , dëshmi e një kazme gjigande që i bëri gropën arsimimit e kulturës. Por të heqësh petet e një lakrori të tillë nuk është objetkti i kësaj essesë sime modeste. Në u ndala paksa gjatë,e bëra se dua që haka të shkojë tek i zoti. Shkurt: Fatmir Terziu meriton nga të parët që t’i fitojë ato atribute që janë bërë sikur nuk i kanë vënë re.
Fatmir Terziu është investim me vlera deri tani të mohuara. E, sa për mua, me që po ndalem pak gjatë, them se kushdo që investon vetëm me nismën e vet në fushën e letërsisë, kuturës dhe artit, duhet vlerësuar. Gjeografia e investuesëve të tillë është e gjërë dhe shtrihet në të gjitha anët e globit. Pa shikoni se sa “Website” janë hapur dhe administrohen, pa qenë i zoti që t’i lakoj të gjithë, unë mendoj se misionarë të kulturës, letërsisë e shtypit si: Agron Cami në Amerikë, Fatmir Terziu e Gëzim Marku në Angli; Skënder Buçpapa në Zvicërr; Paul Tedeskini në Itali, Ajet Nuro në Kanada. Petraq Pali në Amerikë ,Preng Jaku e Rush Dragu në Amerikë e për mos vazhduar me të tjerë, patjetër që duhet të jenë në optikën e vlerësimeve të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës.

* * *
Pse ndalem tek “Blirët e Pejës”? Ndalem me këtë roman jo se si temë qëndrore e tij është një dramë alla kanun, por ajo që i jep vlera të epërme romanit është fakti investigues i autorit: cilat janë shkaqet që ndodhi kjo dramë dhe kush janë autorët në sipërfaqe dhe në të. “Loja” gjakësore, potuhuaj, zhvillohet në “kuinta”, në surdinë: pas perdeve. Aty, pas perdeve, autori kthehet në një Shorllok Holms mitik. Hulumton dhe zhbiron. Gjurmët të çojnë në “qelë”. Jo në atë “qelën” e kishës ku rrëfehehn besimtarët, po në atë “kupolën” shtetërore ku bëhen plane ogurzeza për të shfarosur e dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre. Kjo është merita e autorit. Vrasja e vëllezërve Brahimoviç dhe e motrës së tyre, Zade, nga ana e Suloviç e Co…., nuk është aq sinjifikative për këdo lexues që njeh sadopak ato “nene” të Kanunit që, ndonjëherë, “lexohen” dhe zbatohen anapolla. “Banja e gjakut”, po të shprehem kështu, sado që ka përngjasim me ato tragjeditë e Shekspirit, e rrit densitetin e saj duke kërkuar shkaqet. Këto po: janë rrënqethëse. Lexo aty dhe gjithë “shpura” me hetues, gjyqtarë, prokurorë e njerëz të “drejtësisë” është e mbushur me sërbë që duan si e si të vërtetat të humbasin mjegullave. Dhe vërtet që kështu ndodh. Por Fatmir Terziu nuk e kthen veprën e tij në një “pastë të thatë”. Se si autor, futet tutje në “surdinë” e pas “perdeve” dhe ta jep në pëllëmbë të dorës atë që fshihet: as ka rëndësi në cilin hotel apo kafene ku përgatitet “skenari”, por ti, pasi lexon, shikon açik: luftohet për ta shpopulluar Kosovën (një formë: duke blerë tokat e kosovarëve nga sërbë). Ky mision i kamufluar i shtrin panxhat deri në jug: në Sarandë. Rush Dely, ky gjasme agronom, u shkruan atyre në Beograd: “… kujdes, se këtej nuk asht si në veri…”.

* * *
E lexon romanin dhe ndeshesh me një fakt historik. Marveshja Zog-Pashiq në 1924. E shkruar e zezë mbi të bardhë kjo marveshje, tregon se sa në thellësi ka hulumtuar Terziu kur e ka shkruar romanin. Majfton të presësh ca faqe të kësaj dëshmie ogurzezë dhe të vesh e ta vendosësh jo më larg, po përmbi bustin aq të “merituar” të Zogut që njihte, tjetërsimin e pavarësisë së Shqipërisë në favor të Pashiqit e Co dhe. veç kësaj, edhe të Kishës së Pavarur dhe kulteve të tjera.
Nga ana tjetër, Fatmir Terziu, duke patur një formim goxha të lakueshëm, zë dhe hamendëson në roman, edhe në një fushë paksa të njohur, siç është filozofia. Aludimet në roman përmjet Sokratit, Aristotelit, Platonit dhe duke zbritur ca më afër me Ajnshtajnin e Zhan Pol Sartrin, flasin për një penë që nuk shkruan revan. Mshimi që i bën asaj thënies proverbiale të Sartrit që armiku është “Tjetri”, është shumë domethënës. Aq është marrë me këtë “risi” në roman, sa, ndonjëherë, autori bie në “grackën e dijeve të veta”. “Harron” se me kë i shkëmben batutat filozofike ( kam parasysh batuta dajo-Suleviç, ku lakohet Aristoteli).
Ka dhe diçka që nuk dua ta lë pa nënvizuar: nga romani mund të mbushin “trastat” plot të gjithë ata që qëmtojnë për doket e zakonet tona. Riti i lopës apo i bletëve që zë vënd në roman, dëshmon për një hulumtues të mirëfilltë në ritet e herëshme. Dhe me Terziun nuk është herë e parë që ndodh kështu. E kam hasur tek ai atë ritin për korbat tek “Grykës” apo atë të kaut. Pra, është ndryshe. Fare ndryshe ky roman i Terziut. Aty sa ka art e letërsi, ka dhe histori e gjeoografi. Po ka dhe filozofi. Ka dhe dhimbje. Të gjitha këto nuk janë pak që mos ia zbukurojnë ballin autorit.
Duke përfunduar, i uroj atij krijimtari të mbarë!
Tiranë, 29 gusht 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatmir Terziu, Hije e "rëndë", perparim Hysi, të "Blirëve të Pejës"

FIRMA E RRAHMANIT

August 3, 2014 by dgreca

Kujtimit të Sejfulla Maleshovës/
Tregim nga Përparim Hysi/
– A ndalesh një dekikë, mor jaran?!/
Ktheva kokën dhe, kur pashë që ky që po më thërriste qe Rrahmani, frenova këmbët dhe për t’u bërë disi më i afërt me të (në të vërtetë kisha të njëjtën afinitet që kisha për timatë), po në të folmen e tij, iu përgjigja:
– Nji ku më ke mixha Rrahman! Dhe, për të shuar kuriozitetin e të gjithë atyre që do ta lexojnë, paraprakisht u them: Mixha RRahman Maka , se për të dhe do tregoj, ishte komshiu ynë në fshat, me origjinë prej Bosnjeje. Qe nga ata bosnjakët që nuk kishin vështirësi ta flisnin shqipen: kishin jetuar në NOVI PAZAR, ku,siç thoshin, kish shumë shqiptarë. Por… dhe, nën këtë trysni që ushtron kjo lidhëse qeshë dhe unë, kur frenova që të dëgjoja pse duhet të ndaloja.
Erdhi drejt meje (unë njëzet vjeçar dhe ai i kish kaluar gjashtëdhjetë) dhe, tek rrokëm duarët për t’u përshëndetur, më tha:
– Hej, more jaran, kam ra në nji “usta” shkollet që ku-ku për ty! Medet me të vu ty përballë atijna? A ndjen ça po të them? Qebesa veç aj dhe Pejkamberi dijnë aq. E kurse ti dhe shokët e tu veç u grahni cullëve dhe ça di veta.
Unë e dëgjoja me politesë dhe as më rëndej, në më shante se si mësues as që i hyja më në sy, sa kish hasur në këtë “usta” që vinte fill e pas Pejkamberit të tij.
– Mixhë,- e ndërpreva,- po si ke ra në këtë “usta”, ani unë nuk ta mbush synë.
– Siiiii?- e zgjati pyetjen, sikur do të fitonte kohë. Por nuk rashë unë, jaran, por qe ai që më gjeti. Më gjeti dhe, tak- fap, sa hap e mbylli sytë, ma ka msue firmën, ore.
– Po kur ta mësoi kaq shpejt firmën, kur ti as di që të shkruash dhe as të lexosh?
– Eh, allahile, kështu qe dje more jaran, po nga soti tash po e sheh ti Rrahman Makën kur po e hedhi frimën tak-fap, siç heq e vë këtë “plisin” e bardhë mbi kokë. Tek më pa që e vështroja dyshues, më erdhi në ndihmë.
-A nuk beson,a? Qit, more nga ajo çanta jote e mësuesit nji fletore e tash po e sheh sa pare të ban nji ajo shkolla jote dhe çfarë “ustait” kam gjetur veta. Bëra sikur i besova dhe për t’ia bërë më të lehtë “firmën”, i them: – Mixhë, mua më mjafton fjala jote, po a mundesh me m’tregue si të “gjeti” dhe si ta mësoi firmën “ustai”?
* * *
U ulëm mu aty ku u takuam, se mixha RRahman nuk ish nga ata burra që duhet të flisje në këmbë. Qe vjeshtë. Vëndi qe i thatë dhe, ndërsa prisja rrëfimin e tij, e pashë që, tek zuri vënd mirë e mirë, nxori kutinë fafont të duhanit dhe, pasi e drodhi si një terjaki i vërtetë, nxori nga xhepi i brëndshëm i xhaketës një cigarishte të gjatë, punuar me ornamente që qe, me të vërtetë, e bukur. Cigarishtja e gjatë tek buzët kishte një pjesë të qelibartë që qe verdhur nga nikotina. Mbasi mbaroi punë me anën “teknike”, as që e hapi gojën deri sa tymosi tërë kënaqësi. Mua nuk ma zgjati, se e dinte mirë që, dhe po ta pija, në sy të tij as që do guxoja, kur sapo kisha vënë brisk në faqe. Unë prisja, por dhe ai nuk po ngutej.
– Ndodhi dje, more jaran! Kam shkue në Fier me e dorëzue dohanin në magazje të ngrumbullimit. E kam çue kierren bash tek dera e depos. Asht çue aj, makaziu, dhe po vren disi kualiteitn dhe, pasi e peshon, më ban za:
– Kosov, hajde me hudh firmën! Më thirri kosov nga plisi mbi krye. I them:- Jam bosnjak, jaran! Ani,po më thotë, se dhe ju burra të gjatë jini si kosovarët. E më pyet apet:- Si të quajnë. more burri nga Bosnja?
-Rrahman Maka!- i jam përgjegj veta.
– Afrohu, bosnjak, me vu firmën!
Kur kam hy në makzje, ia kam zgjat gishtin me ma lye me bojë si punë firmet dhe aj:
-Pse ma zgjat gishtin?
-Se nuk di as me shkrue dhe as me lexue.
– Po as për firmën?
-Qebesa, jo-e!
Eh, more bosnjak që më je i gjatë sa një lis dhe don të firmosësh me gisht!- e ndjeva që e tha ashtu ulti. U mendua nja dy dekika dhe më ka thanë:
– Afrohu këtu! Jam afrue. – Pa hiqe një vijë të drejtë,por të shkurtë. E kam ba. Tash,- më ka thanë apet,- mbi nji këtë vijën e drejtë, ma baj nji tjetër, po kryq. E kam ba dhe njiat! Tani edhe nji tjatër,edhe nji tjatër, bash si ai psheshi i tërhanasë kur ta ban jotshoqe. Dhe, për njiat Zot, kam ba si po më thojte. Doli nji farë zhgarravinet, jaran.
-Sa vija hoqe, poshtë e përpjetë?- më ka pvet.
-Gjashtë!
– Mbaje mend! Kjo asht firma jote mbas sodit,- më ka thanë. – Ha dhe dishka më ka thanë:- Rrahman, mbaj mend gjashtë vizat dhe vrej këtuna: firma sa më e keqe me kanë,aq ma mirë asht. E kam rrok në qafë atë farë ustait dhe, prej sodit, Rrahman Maka po ta “psheshi” firmën bash si ma ka mësue “ustai”. Natyrisht, unë qesha me firmën “pshesh” të RRahmanit dhe tek e urova për këtë firmë, e pyeta:
– Po si quhej ai “ustai” aq i ditur që punonte makazinier?
Mixha Rrahman, solli sytë rreth e rrotul, dhe, kur pa, që nuk “rrezikonte” për më tej, ma priti:
– Sejfulla Maleshova e quejnë, jaran. A ia ke dëgjuar emnin se, qebesa, nji miku jem në Fier po ma tregonte si profesor të madh, por nuk di pse ky “tatari” e ka ndëshkue randë. Unë, sa dëgjova emrin e makazinierit të duhanit, kalova në asosacione të tjera, por mixhës RRahman nuk iu hapa. Tek do ngrihehim, përsëriti:- Eh,çfarë burrit! Sa i dijshëm! U përqafuam dhe u ndamë.

* * *
Për “ustanë” e firmës së mixhë Rrahmanit, kisha dëgjuar që në shkollë, në Elbasan. Libri i tij me vjersha, me pseudonimin Lame Kodra kalonte dorë më dorë, se ende “tatari ” i Rrahmanit nuk e kishte “ndëshkue”. Që në fillore, pa e ditur sekush ishte, unë dija përmëndësh vjersha të tij. Si sot më vjen ndërmënd, veç tjerash: ” këmbëzbathur, bythëçjerrë/ punoj vetëm për të tjerë/”. Vjershat “Pse e dua Shqipërinë” apo “Plaku dhe i riu” dhe kushedi sa dija aso kohe. Dhe, kur ndodhi që “tatari” i RRahamanit e solli makazinier në ndërmarrjen e grumbullimit, e shihja nga larg me kërshëri. E shihja me sy, po nuk guxoja që t’i afrohesha. Ai, sikur qe i ndërgjegjshëm për këtë “izolim” dhe kurrë, deri sa vdiq në qershor të vitit 1971, nuk e pata parë që të shoqërohej me njeri. Të gjithë ata që pretendojnë për takime me të, të më falin në nuk i besoj. Nga gjithë të “ndëshkuarët nga tatari i RRahmanit” në Fier, vetëm dy veta nuk u panë në shoqëri me të tjerë: Sejfulla Maleshova dhe pianistja e bukur dhe fisnike, hungarezja, Maria Rafael. Është lehtë të krijosh takime imagjinare me të vdekurit, se të vdekurit kanë një të mirë: nuk flasin. Por ç’ka shkruaj, nuk e luan topi. Pa vajtur tek “takimet” e mia me Lame Kodrën, mund t’ju bie një shëmbull që vërteton atë që shkruaj unë.

* * *
Nexhmi Bllaka ka qenë mik i Sejfullait. Ka qenë zvëndës ministër kur Lame Kodra qe ministër. Edhe Nexhminë “tatari i RRahmanit” e ndëshkoi. Ka qenë nga ata të grupit të Riza Danit. Me këtë grup, “tatari I Rrahmanit” pushkatoi xhaxhanë tim, Hilmi Hysi,ish-jurist. Nexhmiu qe me fat: u dënua me burg. Kur doli nga burgu, këmbëve dhe në Fier ku rronte Sejfullai. E kish marr malli. E pashë,- tregon Nexhmiu,- dhe i thirra. Jo vetëm s’ qëndroi, por u dha këmbëve, sikur ta ndiqte dikush nga prapa. Po dhe unë nxitova dhe në një vënd pa njerëz, më thotë:- Të pashë Nexhmi! Por çfarë do? Nuk e di hallin?… Pse kot e quante RRahmani, Usta! I tillë qe. Por ja që mua m’u dha mundësia ta takoj. Në se quhet i tillë,de.
* * *
S’kish mbasdite vonë që mos shkonte në kinema. Le ta kishte parë filmin, atë do ta gjeje diku sipas biletës që kish prerë. Rastisi që ta kisha ngjitur. Kur u bë pauza e dokumentarit, mora guximin dhe e pyeta:
– Porfesor,- i thashë. Kam gjetur një vjershë që nuk ka emër (qe e modës që për armiqtë e “tatarit” nuk vihej emri), mos është juaja?
– Pa ta dëgjojmë,- tha.
Fillova të recitoja aq sa dëgjonim të dy. Ai më ndërpreu: – Jo. Nuk është imja. Është e Petro Markos. Po ku shkruaj dot unë aq mirë sa Petro Marko?!!! Filmi filloi e mbaroi dhe me kaq qe dhe takimi me “ustanë” e firmës së RRahmanit.
* * *
E shihja që çdo ditë që linte punën, bënte të njëjtën rrugë mu midis mapos së vjetër dhe gastronomit. I vetëm me kasketë me strehë dhe, tek ecte i përplaste këmbët fortë. Thuaj sikur ecte me çap parade. Askënd nuk përshëndeste rrugës. Por ja tek sheh një fëmijë me akullore në dorë:
– Sa lekë e more atë akullore?
-Dhjetë lekë dhe iku duke e lëpirë
-Kështu e bën dhje…,-tha “ustai”
Ndodhi, para se të vdiste, të shtrohej në spital. Askush nuk i shkoi për vizitë. Doli gjallë dhe kur shkoi atje tek dhoma ku punonte bashkë me një tjetër, i thotë:
– More, B… e more vesh që qeshë ca ditë në spital?
Unë,- më tregonte B…, kokën ulur,se nuk ma mbante,pa isha dhe komunist. Dhe ai përsëriti:
-More B… në spital nuk qe Sejfullai, por qe një njeri!
Dhe, kur vdiq qe i vetëm. E varrosën në një vënd ku e shkelnin me këmbë kur vinin në varreza.
* * *
Në vitet e demokracisë kur punoja si inspektor në Drejtorinë Arsimore të Fierit, mbaj mend që poeti i burgosur, Nuredin Boriçi erdhi për të bërë thirrje për donacione për një qivur për Lame Kodrën. Natyrisht, sado që kisha dëshirën, nuk pata mundësinë dhe, në u arrit sadopak për këtë personalitet të kulturës shqiptare, tek shkruaj nuk kam se si mos e lakoj Nuredin Boriçin dhe, po të ishte gjallë mixha Rrahman, me siguri që do ia kish ngritur me shpenzimet e tij këtë qivur. Sidoqoftë, gjithë kjo “mori” ngjarjesh nuk më erdhën fare rastësisht. Qeshë para ca kohe në ish-fshatin tim, në Petovë të Fierit, dhe, tek takova dy nipoj të mIxhës RRahman, u mbusha me emocione malli. Aty, ngjitur me Petovën e Fierit, është një fshat (Rreth Libofshë) ku gjëllon një “komunitet” sërbësh. I njoh që të gjithë: kanë qenë bosnjakë,tani të konvertuar në sërbë. Natyrisht,as që i paragjykoj, por “nipojtë” e mixha RRahmanit, Bajramit, Hasanit, Manos, Ismailit dhe më tej me mbiemrin “Maka” më deklauran: jemi shqiptarë dhe nuk kemi punë me ata. Siç duket, “ustai” i frimës kish bërë punën e vetë. Dhe të them të drejtën, më erdhi mirë,siç më ka ardhur mirë që edhe “ustai” i frimës së RRahmanit po zë vëndin e duhur në historinë e arsimti dhe kulturës shqiptare.

Tiranë, 30 korrik 2014

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: kujtimit te Sejfulla Maleshoves, perparim Hysi, Tregim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT