• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takim me Kongresmenin Gary Peters

March 22, 2013 by dgreca

Nga PjeterJaku/

Në sallën Gjergj Kastrioti të Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, Michigan, me datën 11 Mars 2013, nga ora 7:00 Pm deri afer orës 11:00 Pm u realaizua një takim me Kongresmenin Gary Peters, prej kohësh një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve. Takimi ishte inicuar nga Konsulli i Nderit z. Ekrem Bardha, Dega e  Federates Panshqiptare “ Vatra” në Michigan, Kryetari i saj Alfons Grishaj,  dy Kishat Katolike Shqiptare ( e Shen Palit dhe  e ZojesPajtore, përkatësisht Don Fran Kola, famullitar i kësaj Qendre kombëtare dhe patriotike, Kryetari i Këshillit të Kishës Kolë Gjokaj dhe anëtaret e këtij këshilli Rrok Junçaj e Luigj Dushaj, Dom Ndue Gjergji dhe aktivisti i kësaj Kishe Valentin Lumaj me bashkëshorten Merushe Lumaj). Darken miqësore e hapi vatrani i vjeter, (ndonëse jo në moshë) Prof. Franz – Lleshi Grishaj,  i cili ia dha fjalën Konsullit të Nderit Ekrem Bardha. Në fjalën e tij mirëseardhëse, ai uroj Kongresmenin që të ngjitet në shkallën e Senatorit, pasi kjo është edhe deshira e shqiptarëve, si dhe premtoi ndihmën që do i jepnin shqiptarët për këtë arritje.

Në takim kishte te ftuar nga shoqatat: “ Malësia e Madhe “ , “ Lidhja e Intelektualve” “ Kastrati”, “Kosova”, “ Shoqata e Ndihmës”,   “ Vuksa  Gela”, “QendraBallkanike” etj…  si dhe disa nga aktivitstët më të njohur të komunitetit. Takimin e percollen edhe media te komunitetit si: ACTV përfaqësuar nga mjeshtri Paulin Palushi, Revista “ Kuvendi” që prej 12 vjetesh percjell aktivitetet ne komunitet dhe revista elektronike “Drini”, përfaqësuar nga pronari i saj Lush Popa. Të pranishëm ishin ga Familja Bardha, bashkëshortja Lumturi Bardha dhe e bija, aktivistja e njohur Donika Bardha. Darkën e  bekoi, Dom Ndue Gjergji, i cili edhe falenderoi Kongresmenin Peters per ndihmen që u ka dhënë dhe po u jep shqiptarëve, duke theksuar se edhe shqiptarët do ta ndihmojnë atë, pasi ata nuk e harrojnë kurrë të mirën që dikush u bënë.

Në këtë takim ishin edhe  biznësmenët e njohur Agim Lumani, Paulo Shkreli, Bujar Shehu, Mondi Rakaj, Kujtim Qafa, Gjeto Ivezaj etj. Një informim të shkurtër rreth problemeve të shqiptarëve në përgjithësi dhe  se çfarë ndihme mund të jepte Peters e bëri, vatrani dhe aktivisti i Kishës së Shën Palit, Prof. Franz – Lleshi Grishaj. Sekretai i  Degës së Vatrës, Mondi Rakaj e ftoi Kongresmenin Peters në dasmën e  tij. Në fjalën e tij Kongresmeni Peters falenderoi Bardhën, i cili e kishte ftuar në emër të disa miqëve  për një darkë me ta, por miqtë e  Ekremit dhe të mijtë janë gjithnjë të shumtë në gjithë teritorin e  Michiganit. Shqiptarët dhe Shqipërinë i njoh nëpërmjet z. Bardha, i cili më ka afruar shumë më tepër me ta, – tha Kongresmeni. E di se një nga problemet që u shqetëson më shumë është emigracioni, i cili dalëngadalë po shkon drejt zgjidhjes ligjore. E ndjej këtë problem, pasi edhe nëna ime ka qënë  emigrante nga Franca dhe të gjithë kanë vuajtur në fillimet e tyre. Gjëja më e bukur  që mund të ndjej secili amerikan, është prania e dy Flamujve në Shqipëri. Unë do t’i kemë në vëmndje shqiptarët  kudo që të jenë dhe do përpiqem me të gjitha mundësitë, që problemet e tyre të vijnë përherë duke u zvogëluar. Do kërkojmë për shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi dhe Serbi që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre që u japin konventat ndërkombëtare.

Alfons Grishaj kërkoi të ngriheshin  në këmbë e të çonin njw dolli për Gary Peters, mikun tonë të mirë, duke e falenderuar për aktivitetin e tij në të mirë të shqiptarëve.

Më pas , gjatë darkës, të pranishmit paten rastin të bëjnë  disa pyetje dhe të marrin përgjigje të drejtëpërdrejta nga Kongresmeni. Pyetje, sugjerime dhe përshëndetje bënë: Ndue Ivanaj, Nikollë Vneshta, Mark Prela Gjokaj, Martin Ulaj, Lush Popa, Gjovalin Kaçorri, Mondi Rakaj, Merushe Lumaj, Gjeto Ivezaj, Kujtim Meçe. Kujtim Qafa, një ndër aktivistët e njohur të këtij komuniteti, ndër të tjera theksoi: “ Të jemi mirënjohës për praninë tuaj në mesin tonë dhe krenar për miqësinë e sukseset tuaja. Shqiptarët e kanë merituar  dhe  e meritojnë lirinë dhe të drejtat e tyre e, sidomos vëmendjen e një vendi mik si Amerika, të cilen e përfaqësoni denëjsisht Ju. Bardha është miku Juaj dhe yni, ai ka një titull nderi që është fare pak, krahasuar me punën  që ka bërë për Shqipërinë dhe Kosovën.”

Kryetari i Shoqatws “ Malësia e Madhe”, Pashko Gjokaj i dorëzoi Kongresmenit Peters disa pyetje me shkrim, për të cilat  kërkoi t’i përgjigjej me shkrim.

Gjatë bisedave të lira, Hy Safran, Reprezentator i Kongresmenit Peters e falenderoi Alfons Grishaj për ndihmen e madhe që kishin dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore vëllezërve të tij Izraelitë, për t’i shpëtuar “shpatës” së nazizmit gjerman. Po ashtu edhe Kongresmeni i falnderoi zotin Bardha, Grishaj dhe Degën e “Vatrës” për darkën miqësore që e kishin organizuar në një vend të tillë si Kisha e Shen Palit dhe me miq si Bardha, Don Fran Kola e shumë të njohur të tjerë. Elinda Marku e falenderoi  Kongresmenin Peters per fjalën e ndjeshme që mbajti në 100 vjetorin e  Pavarësisë, fjalë që buronin  nga dashuria që ai ka për shqiptarët. Veteranët Julian Çefa dhe Vasel Ujkaj patën rastin të bisedonin konkretisht dhe të përshendeteshin me Kongresmenin.

Darka kaloi në një atmosferë të këndshme dhe miqësore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gary Peters, Pjeter Jaku, takim me kongresmenin

SHOQATA “MALËSIA E MADHE” NË DETROIT MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR

December 18, 2012 by dgreca

Nga Pjeter Jaku/

Me datën 16 Dhjetor 2012, nga ora 2:30 Pm deri afer orës 6:00 Pm, në një nga Sallat e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills Michigan u  bë takimi zgjedhor i Shoqatës “Malësia  e Madhe.” Në këtë takim merrnin pjesë më shumë se 100 përfaqësues të kësaj Shoqate, që për kohën funksionuese ka bërë disa aksione të rëndësishme, të cilat i përmendi në raportin zgjedhor, Kryetari i kësaj Shoqate, Gjergj Ivezaj, raporti i të cilit po publikohet bashkë me këtë informacion.

Siç shihet nga numri i të pranishmëve, ineteresi për këto zgjedhje ishte  më i madh se asnjëherë tjetër, që kur u krijua kjo shoqatë. Veç raportit që u ndëgjua me vëmëndje, të pranishmit i përshëndeti edhe Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola, i cili vuri në dukej rëndësinë dhe rolin që ka luajtur kjo shoqatë në ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë, jo vetëm ëpr Malësinë, por edhe për Pavarësinë e Kosovës. “ Pa Malësi të bashkuar, – theksoi Don Frani, – nuk mund të ketë Shqipëri të bashkuar.”

Më pas u kalua direkt në rregullin e zgjedhjeve, ku më parë kryetari i deritashëm Gjergj Ivezaj, si drejtues i takimit, theksoi përcaktimin e numrit të kryesisë, ku u ra dakort të ishin 19 anëtarë dhe, më pas u kërkua të ndigjoheshin anëtarët e kryesisë se deritashme, nëse donin prapë të kandidonin. “Gjithë ata që duan të kandidojnë, ta kërkojnë  publikisht dhe në mënyrë të hapur, – u tha nga drejtuesi i kësaj mbledhje.”  Ish të zgjedhurit e mëparshëm Ruzhdi Gjokaj dhe Rush Dragu u tërhoqën,  duke mos pranuar të kandidonin për një mandatë tjetër, ndërsa 27 tjerë u përcaktuan për kandidim, nga të cilët do të zgjidheshin me votë të fshehtë 17, pasi dy ishin të paracaktuar për pjesën e Malësisë që është në teritorin juridik të tanishëm të Shqipërisë.

Nga votimet rezultoi se:

Kryesia e re e shoqates me vota te fshehta per mandatin e ardhshem eshte:
1. Zef Gjonaj
2. Malot Ivezaj
3. Luke Juncaj
4. Marash Ulaj
5. Gjergj Ivezaj
6. Leke Gjonaj
7. Paloke Lulgjuraj
8. Gjergj Vulaj
9. Nreke Gjolaj
10. Tome Gjokaj
11. Prek Gjokaj
12. Nua Nikollaj
13.Pashko Gjokaj
14. Martin Ulaj
15. Viktor Camaj
16.Rrok Dedvukaj
17.Rrok Gjelaj

Mondi Rakaj dhe Ndue Gjekaj kalojne pa u votuar ne kryesi sipas nje rregulli te bere enkas per Malesine e Mbishkodres.Drejtuesit e Shoqatës do i zgjedh kryesia e sapozgjedhur Brenda 7 ditëve të ardhshme.

***

Fjala e  Kryetari Gjergj Ivezaj me rastin e Kuvendit Zgjedhor te shoqates atdhetare “Malesia e Madhe” e mbajtur me 16 dhjetor 2012.

Te nderuar te prenishem. I nderuari famullitari i Kishes se Shen Palit Don Fran Kolaj, e nderuara kryesi e shoqates “Malesia e Madhe” mire se keni ardhe ne kete qender te madhe fetare dhe kombtare ku sot do te mbajme Kuvendin Zgjedhor te kesaj shoqate.

Prandaj me lejoni qe ne emer te kesaj shoqate t’iu pershendes te gjithve  duke iu deshirue cdo te mire ne jeten Tuaj.

Sot do te mbajme  zgjedhjet e pesta te  shoqates tone  ku besoj dhe deshiroj te plotsohemi me antar te ri ku do te sjellin fryme dhe energji  te re qe kjo shoqate te vazhdoj me punen e saje per te mire te Malesise dhe me gjere.

Shoqata atdhetare “Malesia e Madhe” mision dhe qellim te vete ka: Te ndihmoj dhe te ndikoj ne permisimin dhe avancimin politik, ekonomik, dhe social kryesisht ne Malesi e mbetyr nen Male te Zi .Te ndihmoj njerzit ne nevoje, apo sic i kemi quajte  skamnoret, te ndihmoj te semurit, studentet si dhe raste tjera ne nevoje.

Per fat te keq nevojat dhe kerkesat e Malesise nuk kane ndryshue shume  prej atyre te para dhjete viteve kur ne jemi formue. Koha po verteton planin e kahmotshem te atye pushteteve sllave edhe pse munde te ndrrohen dhe te quhen edhe “demokratike” qe qellimi i tyre i vetem dhe kryesor ka qene dhe eshte moszhvillimi i trojeve tona te mbetura nen administrimin e shtetit malazez pa vullmetin tone, ndryshimi i struktures demografike, asimilimi i popullates shqiptare, shperngulja e tyre qe statistika  tregon se  dy pjese te popullates se saje gjinden jashte si pasoje  e ketyre rrethanave, si dhe kolonizimin me popullate jo shqiptare sic po nodhe tash sa vite  ne Malesi.

Per te vertetue  mos vullnetin politik te atije shteti karshi nesh si popull autokton ne trojet tona shekullore me se miri konstatohet me pamundesine e realizimit te kerkeses se Malesise per nje Komune si te gjitha Komunat tjera ne Male te Zi. Komune  qe i plotson te gjitha kushtet me pare se shtate komuna tjera ne ate shtet.

Komune e plote per Malesi eshte kerkese minimale sepse kerkesa e drejte  jo vetem e Malesise por e te gjithe popullit shqptar sot te shperndar ne 6 shtete eshte bashkimi i tyre ne nje shtet te lire etnik dhe demokratik qe i thone Shqiperi.

Prandaj duke marre per baze situaten atje, Malesia ende ka nevoje per ne, dhe ne qe e kemi leshue ate, nuk duhet te harrojme se prej kah kemi ardhe, nuk duhet te harrojme se jemi bijte e asaj Malesi dikur krenare dhe flamurtare.

Kurse sot, e perbuzur, e lodhur dhe e merzitur, ne rrezik per te ardhmen e saje si Malesi shqiptare. Qellimi i atij pushtetit eshte qe Malesia te jete multietnike  qe do te thote e gjithkujte dhe e askujte, por jo Malesi shqiptare.

Pra e kemi obligim moral dhe kombetar qe ta ndihmojme Malesin per te drejta njerzore, humanitare, politike dhe kombetare qe i garantojne te drejtat nderkombtare por te neglizhuara dhe te mos realizuara nga qeveria malazeze dhe disa njerez tone te shitur ne kete pushtet.

Shoqata jone prej fillimit te veprimtarise e deri sot mbrenda kapaciteteve dhe mundesive te saj  eshte mundue qe Malesise t’i vine ne ndihme me menyra te ndryshme si me protesta, peticione, shkresa, ankesa, takime dhe kerkesa   nga institucinet dhe personalitete te ndryshme amerikane, europiane shqiptare dhe malazeze.

Sikurse edhe me pare gjate mandateve tjera edhe gjate ketij mandati  kemi pase takime me personalitete te njohur te politikes amerikane qe jane edhe te njohur si miq te medhenje te popullit shqiptar si: Vllezrit Senator dhe Congresman Carl dhe Sander Levin, Congresmanet Eliot Angel  Gary, Peters dhe te tjere, qe shoqata jone i ka perkrah edhe financiarishte ne fushata te tyre zgjedhore.

Si pergjegjeje te kerkesave tona keta politikan amerikan iu jane drejtue per shqetsime te tyre per situaten  e shqiptarve nen Male te Zi institucioneve me te larta si Departmentit shtetror dhe sekretares  Clinton, si dhe Kryeministrit te Malit te Zi Millo Gjukanoviq.

Gjithashtu nje delegacion ne emer te shoqatave tona ne Diaspore ne gusht 2010 ka pas takim me zyrtarin e larte te departmentit shtetror z. John Buzbi ku i jane paraqite kerkesat dhe te pa drejtat qe po u bahen shqiprave ne shtetin malazez.

Si dhe ky delegacion ka pas takime me ambasaden e shtetit shqiptare, shtetit te Kosoves dhe Malit te Zi  ne Ëashington, ku po ashtu jane shtrue te gjitha kerkesat tona dhe iu eshte dorzue Elaborati i punuar prej experteve te ndryshem qe verteton se Malesia e meriton Komunen e Plote me pare se 7 Komuna tjera ne Male te Zi,

Shoqata jone me letra, deklarata dhe shkrime te ndryshme shume here ka kundershtue politiken e qeverise malazeze ku ne disa raste edhe jane pergjegje tue pergnjeshtrue gjoja akuzat tona te pa baza si me rastin e gazetes ne gjuhen shqipe Koha Javore.

Jemi deklarue se nuk perkrahim te ashtuquajturen“Shpija Malazeze”ne Neë York ku per fat te keq drejtues dhe kontributor jane edhe disa te pa ditur apo te shitur shqiptar.

Me shkrim iu jemi drejtue qarqeve shtetrore malazeze dhe opinionit te gjere ku ke mi kundershtue ligjin per ndarjen teritoriale ne Male te Zi ku Malesia parashihet pa Komune, si dhe te drejten per perdorimin e Simbolit kombetar Flamurin tone Kuq e zi ku ligji parasheh marrjes se lejes speciale nga organet kompetente per perdorimin e tije.

Me 24 Tetor 2009 ne qytetin Do Bois te Pensellvenise  u zhvillue takimi i kater shoqatave  dhe aktivisteve tjere te komuniteteve tona . Nga shoqatat pjesmarrse ishin: Shoqata “Malesia e Madhe”nga Detroiti, Levizja “Atdheu na Bashkon” “Shoqata Ded Gjin Luli” si dhe “Fondacioni Malesia” nga Neë Yorku.

Qellimi i ketije takimi ishte Uniteti i Diaspores tone per realizimin e kerkesave te drejta te Malesise si kerkesa per Komunes se Plote te saj e tjera. Si dhe ne vazhdimsi per intersa  te perbashkta tonat dhe te Malesise te veprohet ne emer te ketyre shoqatave qe eshte quajte keshilli per Komunen e Plote te Malesise.

Ne emer te ketyre shoqatave dhe Diaspores tone jemi drejtue shume institucioneve nderkombtare per problemet dhe kerkesat tona, si dhe  shtetit tone ame shqiptar dhe institucioneve me te larta te tije, ku kemi kerkue  vlersim te larte shtetrore per heroin tone kombetar Ded Gjon Luli dhe Malesine e Tije.

Po paraqes nje paragraf  qe ka te beje me kerkesen tone:

Citoj: I nderuari Kryeminister: “Ne kete kontekst, duke na kosideruar si pjese e kombit, ju lutemi pranoni propozimin tone qe krahas nderimit te shtyllave te shtetit shqiptar si I. Qemali, H. Prishtina, N. Kacori, I. Buletini, L. Gurakuqi e te tjere, te parashikoni  edhe vleresimin me dinjitetin qe e meriton te prijesit te Malsise se Madhe, heroin e popullit Ded Gjo’ Lulin, i cili me 6 prill 1911 ngriti flamurin kombetar ne Bratile te Deciqit duke i paraprire keshtu ngjarjes me madhore ne historine e re te kombit tone, shpalljes se pavaresise. Gjykojme se do t’i bente ndere kombit neqofte se ne nje nder qytetet kryesore te Shqiprise, per 100 vjetorin e pavaresise, do te ngritej nje monument per Kryengritjen e Malesise dhe prijsin e saj Ded Gjo’ Luli”.

Gjthashtu nga shteti shqiptar kemi kerkue  mirnjohje per z. Pjeter Ivezaj ku rasti i te cilit me 1986  me burgosjen  ne burgjet Jugosllave dhe lirimin e tije te detyrueshem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikej  bani buje te madhe nderkombetare dhe kombetare ne ate kohe  e sidomos per ceshtje e Kosoves.

Meqense per kete rast ne publikim per opinjon eshte be nje leshim-gabim pa fajin e publikuesit,  ku thuhet se kerkesa jone per Pjeter Iveza ka qene  “Nderi I Kombit” Per hire te vertetes ne kerkesen tone qe iu eshte dergue shtetit shqiptar  nuk ka qene kerkesa “Nderi  Kombit” por vetem dekorim nga shteti shqiptar.

Po citoj paragrafin qe sqaron thelbin e kerkeses:

“Dy shoqatat e lartepermendura vlersojne se me rastin e jubileut gjithekombetar-100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise te dekorohen per kontributin patriotik edhe shqiptaret e Amerikes. Ne kete kuader propozojme qe te dekorohet Z. Pjeter Ivezaj”.

Perpos perpjekjeve ne aspektin politik dhe kombetar per t’u ndihmue Malesia dhe me gjere shoqata jone per kete periudhe kohore ka zhvillue aktivitete  te ndryshme edhe shoqrore, letrare dhe kulturore.

Kemi organizue nje pritje madhshtore  per lirimin e dy burgosruve politik te rastit famekeq “Fluturimi i Shqiponje”  nga burgjet malazeze  Kole dhe Rrok Dedvukaj.

Kemi perkujtue burgosjen dhe lirimin e 25 vjetorit te Pjeter Ivezaj nga buegjet Jugosllave.

Kurse ne aspektin letrar kemi organizue promovime librash te ndryshem.

Kemi promovue romanin “Meshira e Pameshirshe” te Shkrimtarit Fran Camaj.

Romanin “Dosja e Tmerrit” poashtu te Fran Camaj.

Romani “Vdekja e Valeve” te autorit Anton Gjuravcaj

Kemi promovue librin “Pishtaret e Lirise” te autorit Gjylafer Avdiu.

Kemi kremtue Festat Kombtare kryesisht ne Bashkpunim me Qendren dhe Kishen e Shen Palit, si dhe me qendrat dhe soqatat tjera si per rastin e fundit te kremtimit te 100 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise.

Kurse  kryetari i shoqates une Gjergj Ivezaj  ka marre pjese ne mbledhjen komemorative  dhe ne vorrimin e Akademik dhe Gjeneral Tome Berisha ne Malesi ku pati edhe fjale rasti.

Per kete perjudhe kohore edhe pse jemi gjinde ne kohen e krizes ekonomike prap se prap shoqata jone kuptohet cdo here me ndihmen e perkrahesve tone dhe te Malesise kemi ndihmue njerez ne nevoje dhe projekte dhe aktivitete qe ne kemi mendue se jane ne interes te Malesise dhe ceshtjes tone Kombetare.

Megjithse nuk kemi pas mundesi t’u pergjigjemi te gjitha kerkesave qe na kane ardhe.

Megjithate prej vitit 2009 e deri sot shoqata jone ka dergue dhe shpernda ne Malesi dhe me gjere ndihmat ne vijim.

Ne vitin 2009 jane ndihmue njerzit te nevoje ne Malesi me $ 12,300

Shoqates “Kosove Malesi” Martin Dreshaj per punen e tyre  ne interest e Malesise dhe me gjere $2,000

Shoqates Rapsha ne Malesi  per mbajtjen e Festivalit kombetar ne Vitoje $1000

Shoqates Bashkimi Kombetar nga Neë Yorku per pjesemarrje ne Gjirokaster $ 500

TV Boin dhe Nikolle Nikprelaj per programin e Vitit te Ri $3500

Valltarve Prane kishes se Shen Palit ne Detroit per pjesmarrje ne Gjirokaster $1,500

Shoqates Gruda ne Malesi per pjesemarrje ne Gjirokaster $1,000

Shoqates Besa e Trieshit-Nikolle Nikprelaj per kremtimin e 28 Nentorit $1,000

TV Boin nen organizimin e antarit te kryesise Malot Ivezaj ne shtepi te tije $5,000

Per  Elaborat i punuar nga nje grup expertesh qe verteton qendrueshmerine  ekonomike per Komune te Plote te Malesise $2,500. Elaborat qe eshte shpernda Departmentit shtetror te SH B A, shume Senatorve dhe Congresmanve Amerikan, Institucioneve te Bashkimit Europian, si dhe institucioneve me te larta shtetrore te Shqiperis, Kosoves dhe Malit te Zi.

Do te vecoja ne menyre te vecante nje aktivitet te shoqates tone per te cilin te gjithe jemi ndije mire dhe te lumtur qe patem mundesi qe ne kohe te duhur ta realizojme.

Fjala eshte per nje familje te cilen ne ate kohe e kishin kaplue  problemet jo vetem te shkaktuara nga varferia, por te shumefishuara nga diskriminimi, burgosjet dhe torturat e policies malazeze qe ne menyre cnjerzore trajtoj keta dhe disa tjere me rastin famekeq “Fluturimi i Shqiponje” ne vitin 2006.

Rasti eshte i njohur per te gjithe dhe fjala eshte per familjen Berishaj ku shoqata Malesia e Madhe ia ndertoj shtepine e re e cila kushtoj $64,300, shfrytzoj rastin qe edhe nje here ne emer te shoqate dhe te gjithe atyre qe ndihmuen per te t’u them e gezofshin.

Gjithashtu shfrytzoj rastin te faleminderoj Z. Palok Vulaj qe ne ate kohe gjindej ne Malesi, qe ne emer te shoqates “Malesia e Madhe”  falas menaxhoj  dhe ndertoj shtepin e vllezerve Berishaj.

Vazhdoj me ndihma per  shoqaten “Ded Gjon Luli” ne Malesi per kremtimin e Kryengritjes se Malesise $500

Sokol Lulgjuraj per botimin e librit te tije $1000

Anton Sinishtaj i burgosur ne aksionin “Fluturimin e Shqiponjes” $2000

Viktor Sinishtaj i burgosur ne aksionin “Fluturimin e Shqiponjes” $1000

Fahrudin Orahovac ndihme humanitare $300

Per Kremtimin e 100 vjetorit te Kryengritjes se Malesise ne Malesi $5,000

Per mos extradimin e Gjon Lucaj ne burgjet malazeze nga shteti shqiptar i akuzuar ne Aksionin “Fluturimi I Shqiponjes” $7,500

Portalit Malesia.org- Robert Ivezaj $550

Muzeut Etnografik ne Lekaj Malesi me pronar Shtjefen Ivezaj $500

Shoqates Kosove-Malesi, Martin Dreshaj per Kremtimin e I00 vjetorit te Pavarsise se Shqiperise  $500

Romeo Gurakuqit- historian i njohur nga Shkodra per botimin e librit te tije te ri qe kryesisht ka te beje me historin e Malesise  $500

Shoqates Artistike Ded Gjon Lulu ne Malesi per pjesmarrje ne Vlore per 100 vjetorin e Pavarsise se Shqiperise  $1000

Celebrimin me rastin e marrjes “Nderi I Kombit”per Malesi i ndare nga Presidendi I Shqiperise Bujar Nishani  $2,200.

Nje grup biciklistesh qe nga Bratila e Deciqit cuen Flamurin ton kombetar  ne Flore, dhe ky flamur rrugetoj prej Bratilet dhe simbolikishte u dorzue ne Vloren heroike  $300

Te dashur bashkatdhetar,

Keto ishin aktivitetet kryesore te shoqates atdhetare “Malesia e Madhe”  per keto kater vitet e fundit te veprimtarise se saje,  megjithse ka pas edhe takime dhe aktiviteta  tjera por per te gjitha kerkohet nje raport me konkret dhe analize me e gjere.

Prandaj ne emer te shoqates Malesia e Madhe ndiej obligim moral t’i beje disa faleminderime per perkrahje dhe ndihme qe iu dha kesaj shoqate, ndihme pa te cilen ne si shoqate kurr nuk do kishim pas mundesi te arrijme as minimumin e ketyre ndihmave dhe  aktiviteteve  qe ne i kemi zhvillue.

Se pari nje faleminderim i madh shkon per qendren tone te madhe Fetare dhe Fombetare Kisha e Shen Palit, dhe udheheqsve  shpirtor dhe administrativ te saj Don Anton Kqira- tash ne pension  dhe famullitarit te tanishen Don Fran Kolaj.

Perkrahja e tyre nuk ka mungue dhe nuk mungon as sot. Sa per ilustrim po ceki vetem per darkat vjetore qe shoqata jone i mban per mbledhjen e fondeve. Perpos ndihmes te rregullt personale materiale te tyre   Kisha e Shen Palit na kan dhan falas sallen , ushqimet dhe pijet per darke qe eashte shtrue per kontributoret e shoqates tone, si vitin e kalur nga Don Frani, si vitin me pare nga Don Antoni, per cgje nga zemra i faleminderojme shume.

Gjithashtu faleminderim i posacem shkon te kontributoret tone te shumte qe gjate te gjithe ketyre viteve na perkranen  moralisht dhe materialisht pa te cilet shoqata “Malesia e Madhe” nuk do te ishte kjo shoqate qe eshte.

Per shkak te listes se gjate te kontributorve ne kete raste nuk munde t’i permendi te gjithe dhe u kerkoj ndjese,  por po vecoj vetem disa prej tyre si: Pjeter Stanaj, Konzullin e nderit te shtetit shqiptar Z. Ekrem Bardha, Zef Dedivanaj, Gjon Gojani, Pashko Gjolaj, Zef Vulaj,Palok Camaj, Marash Nucullaj, Malot Ivezaj, Nikoll Toma Lulgjuraj, Mark Kola Gojcaj,Martin Nikolla Berishaj, Gjoke Pjetri Gjolaj, Prele Dedvukaj, Gjon Lulgjuraj, Fran Pjetri Ivezaj e tjere qe ndihmuan  me nje shume te konsiderueshme shoqaten tone per keto vite.

Faleminderoj televizionet shqiptare te Komunitetit dhe ëeb faqet tona ketu dhe ne Malesi qe per keto vite falas  pasqyruen  aktivitetet tona.

Faleminderoj shoqatat  nga Neë Yorku:  “Fondi Humanitar Malesia” shoqaten “Ded Gjon Luli” si dhe “Levizja Atdheu na Bashkon” per bashkpunimin e tyre per keto kater vite si dhe per ndihma materiale qe e ndihmuen shoqaten tone ne disa raste per aktivitete te saj.

Faleminderoj kengetarin e mirnjohur shqiptar Z. Nikolle Nikprelaj qe nga Malesia ne perkrahje te  shoqates tone i dergoj 1000 Euro. Si dhe nje shoqate te komunitetit tone me emer Albanian Legasi apo Trashigimia Shqiptare me kryetar Muhamed Myftari per ndihme te shoqates “Malesia e Madhe” me $500.

Dhe se fundi nje faleminderim i sinqerte nga une si Kryetar i shoqates atdhetare“Malesia e Madhe” deri  ne kete moment, shkone per antaret e  Kryesine se  kesaj shoqate,  qe punuan pa u lodhur per keto kater vite edhe pse me sfida te ndryshme dhe jo te lehta gjate kesaj kohe. Por per fat tonin i perballuem.

Zoti ju bekofte juve ketu te prenishem, Zoti i bekofte shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Zoti i bekofte te gjithe  shqiptaret me nje mirqenje, mirkuptim dhe bashkim kombetar.

Ju faleminderit.

Gjergj Ivezaj,

Kryetar i Shoqates “Malesia e Madhe

Detroit, 16 – Dhjetor -2012

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i Shoqates, Kuvendi Zgjedhor, malesia e Madhe, Pjeter Jaku

SI MUND TE PERFAQESOHET KOMUNITETI?

December 6, 2012 by dgreca

Në mbarim të meshës së dytë të ditës së dielë, me  3 Dhjetor 2012, në Kishën e Shën Palit, në Rochester Hills, Michigan, Famullitari i kësaj Kishe, Don Fran Kola bëri dy falenderime e dha një mendim në të mirë të komunitetit.

Së pari: “Falenderoj Komisionin e përkujtimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili që në fillim të punës së tij e deri ditën që u mbarua aktiviteti kurorëzues, me mbrëmjën solemne të datës 25 Nëntor, punoi me përkushtim, që të nderohemi si shqiptarë  të denjë për raste të tilla. Gjithçka shkoi mirë dhe të gjithë ( tri qendrat fetare, të gjitha shoqatat e komunitetit) u aktivizuan për ta kremtuar, ashtu siç ndodhi, me vlerësimin maksimal, deri në përcjelljen e të ftuarit të fundit.”

Pikërisht për këtë, mendoj se  një komision përfaqësues të funksionojë vazhdimisht ne komunitetin tonë, për të gjitha rastet që na paraqiten.

Së dyti: Don Frani falenderoi Zotin dhe Drejtësinë Ndërkombëtare për lirimin nga të gjitha akuzat, të legjendës së gjallë të UÇK-së Ramush Hajradinaj, i cili që kur filloi lufta e deri në fund nuk u largua asnjë ditë nga Kosova.

Për nismën e përfaqësimit të komunitetit, një ditë më vonë u takuam pak minuta me Don Franin, i cili po kthehej nga vizita e një të sëmuri, për të na bërë më të qartë:

“Përfaqësimi i Komunitetit Shqiptar të Michiganit është shumë i nevojshëm,- vijoi sqarimin Don Frani,- pasi për shumë shqetësime që kanë shqiptarët u drejtohen vetëm qendrave fetare,duke kërkuar dokumenta të ndryshme në ndihmë të problemeve të secilit prej  tyre. Të qënit i përfaqësuar sa më mirë, është në të mirë  të çdonjërit prej nesh. Komisioni i këtij rasti e tregoi qartë se sa mirë mund të punohet bashkë dhe, se sa vlerësohet kjo mënyrë pune. Prania dhe mbështetja e shtetit shqiptar ishte që në hapat e parë të  punës së këtij komisioni, ku morën pjesë tri qëndra fetare ( duke u vetëpërjashtuar Imam Shuajb Gerguri me disa pretendime sa për të gjetur shkak), edhe pse Komisioni kishte planifikuar aktivitete edhe ne  Xhami. Ky komision, me ndonjë shtesë, mund të jetë një përfaqësim i përhershëm i këtij komuniteti tepër vital..”

Gjatë vazhdimit të bisedës për  çeshtje teknike te funksionimit, Don Frani mendon se në komision duhet të jenë vetëm përsona përfaqësues dhe, në ndonjë përjashtim të rrallë mund të jetë  ndonjë përsonalitet, që ka pasur histori përfaqësimi.

Komisioni mund të projektoi aktivitete dhe takimet e tij me përfaqësues të shtetit shqiptar, të Kosoves dhe shtetin Amerikan në nivele të ndryshme, të rekordoi takime me kongresmenë e senatorë, veçanërisht në raste zgjedhjesh. Institucionet shtetrore kanë një adresë për t’iu drejtuar këtij komuniteti deri para ketij jubilue jetim, ose me përfaqësim të parcelizuar.

Ashtu si erdhi propozimi i Don Franit për  festimin e këtij përvjetori, tani na vjen një propozim funksional në nivel përfaqësimi, i cili me një kujdes të posaçëm mund të bëjë shumë aktivitete, duke e organizuar e drejtuar jetën e  komunitetit drejt vizioneve të reja edhe  per brezat që povijnë, që sa më shumë ta ruajn shqiptarinë brenda vetes së tyre.

Pjeter Jaku

Filed Under: Opinion Tagged With: Don Frani, Komuniteti, Pjeter Jaku, Si mund, te perfaqesohet

FESTOHET ME MADHESHTI 100 VJETORI NE MICHIGAN

November 28, 2012 by dgreca

Akademi Shkencore dhe Mbrëmje Solemne në Michigan per 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë/

Nga Pjetër Jaku/

Komuniteti shqiptar në Michigan, me datat 24 dhe 25 Nëntor realizoi Akademinë  Shkencore dhe Mbrëmjen Solemne me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Impenjimi i Komisionit Organizativ të këtij jubileu funksionoi mirë dhe saktë, deri në realizimin  me  të mirë të këtij përvjetori historik në Diasporë.

Aktivitetet ishin  modeli i një organizimi  ekzakt  dhe domethënës.

Akadenmia Shkencore, sipas një programi të detajuar kohë më pare, u mbajt në   sallën e kulturës të Kishës Katolikë  “ Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, e cila drejtohet nga meshtari i njohur, Dom Ndue Gjergji. Që nga përgaditja e sallës për këtë Akademi, të binte në sy veçanësia e ngjyrave që përkon plotësisht me këtë përvjetor. Gjithë aktiviteti për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë ishte drejtuar nën patronazhin e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Michigan, aktivisti dhe biznesmeni i njohur Ekrem Bardha, i cili në ditët e këtij  përkujtimi ndodhej në Shqipëri i ftuar nga Kryeministri Sali Berisha.

Ideuar që në shkurt 2012 dhe shprehur publikisht nga Don Fran Kola, famullitar i Kishës Katolike të Shën Palit, gjitha veprimtaritë e këtij viti u realizuan në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, edhe pse pati ndonjë Instituciuon si Xhamia Shqiptare në Michigan, që nuk e përkrahu këtë organizim, duke pranuar të festoi në veçanësinë e saj.

Në Komisionin Organizativ për kremtimin e 100 Vjetorit të Pavarësisë në Michigan ishin:

Kisha Zoja Pajtore në Southfield, Teqja Bektashjane në Taylor, Kisha e Shën Palit në Rochester, Kisha Shën Thomai ( ortodkse ), Federata Panshqiptare “ Vatra” , Dega e Michiganit, Shoqata “ Malësia e Madhe”, “ Kosova”, “Dukagjini”, “ Kastrati”, Lidhja e Intelektualve, Qendra Ballkanike, Shoqata e Kultures, Revista “ Kuvendi”, Liga Shqiptaro-Amerikane, Organizata “ Çamëria”, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Cikagos, Shoqata e Ndihmes ne Michigan, Unioni Studentor ect…që përfaqësoheshin nga:

Ekrem Bardha   Konsull Nderi dhe Kryetar i Këshllit të Teqesë “ Baba Rexhepi”

Don Ndue Gjergji, Famullitar i Kishës “ Zoja Pajtore”

Don Fran Kola, Famullitar i Kishës së Shën Palit

Kisha Ortokse “ Shën Thomai” në Michigan, themeluar nga Fan Noli

Alfons Grishaj, Kryetar i Degës së Michiganit ( Federate Panshqiptare “ Vatra” )

Gjergj Ivezaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetaro-Patriotike “ Malësia e Madhe”

Nua Ivanaj, Kryetar i Lidhjes së Intelektualve ,

Mikel Demaj Kryetar i Shoqatës “ Kosova”

Taulant Kadiu, Drejtues i Qendres Ballkanike

Marash Nucullaj, Kryetar i Ligës Qytetare, Dega Michigan

Kolë Gjokaj, Kryetar i Këshillit të  Kishes së Shën Palit

Pjetër Jaku, Botues i Revistes “ Kuvendi”

Nikollë Vneshta, Kryetar i Shoqatës “ Kastrati”,

Julian Çefa, Kryetar i Shoqtës së Ndihmës

Arian Rexha, Organizata “ Çamëria”

Nikolin Shyti, Kryetar i Shoqatës “ Dukagjini”

Luvigj Stërbyqi, ish sekretar i Shoqatës “ Dukagjini”

Klementina Sula, Shoqata e Studenteve Ann Arbor

Ky përfaqësim  dinjitoz për një kremtim të tillë, u bë mbështetja  e të gjitha aktiviteteve për ta mbyllur sa më mirë me mbrëmjën solemne kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, siç edhe ndodhi.

Akademia Shkencore u mbajt  me datën 24 Nëntor 2012 në sallën kulturore të Kishës Katolike “ Zoja Pajtore “ në moderimin e një grupi specialistësh, të cilët ishin Dr. Gjekë Gjelaj. Dr. Lukë Junçaj dhe Valentin Lumaj, të  ndihmuar nga Albina Palushaj dhe Rita Gjelaj. Ky aktivitet filloi në orën 10:00 Am dhe përfundoi me promovimin e  kompleksit historik “ Kosova” të të njohurit Jusuf Buxhovi. Promovimin e drejtoi  Mikel  Demaj. Hapjen e aktivitetit e bëri me një fjalë të shkrutër, duke uruar mirëseardhjen dhe mbarësinë e këtyre punimeve, Dom Ndue Gjergji. Fillimin e manifestimeve e përshëndeti Donika Bardha, në emër të Konsullit të Nderit, Ekrem Bardha. Në këtë akademi merrnin pjesë edhe klerikët Don Fran Kola, Dom Anton Kçira dhe Dom Frederik Kalaj, si dhe mediat e komunitetit.

Referuesit kryesor në kësaj Akademie ishin: Prof.Dr. Jusuf Buxhovi, Dr. Ardian Ndreca, Monsinjor Antonio Belushi, Atasheu Ushtarak prane Ambasades Shqiptare ne Washington, Everest Haxhi, Shkrimtari  Naum Prifti, Publicisti i  njohur Nijazi Mehmeti, Prof. Dr. Skender Karaçica, Ing. Mergim Korça, Prof.Dr. Bahri Brisku, Ing. Gjovalin Kaçorri dhe shkrimtari nga Malësia, Fran Camaj, temat e të cilëve së shpejti do të kenë një botim të veçantë nga komisioni i këtij përvjetori, i cili do të vazhdoi të qënit edhe për raste të tjera.

Në veçanti ra në sy përgaditja serioze e  monsinjor Antonio Belushit, i cili edhe pse me ngarkesën e shumë viteve, kishte përgaditur një udhëtim vërtet historik në afro 600 vitet e fundit të historisë shqiptare, me një kuader filmik, të cilin e drejtonte vëllai i tij, Tomas Belushi,  Dr. Ardian Ndreces, Ing. Gjovalin Kaçorrit, Nijazi Mehmetit dhe Fran Camajt, që nuk “devijuan” nga tema, por që edhe iu përmbajtën kohës që kishin në disponim.

Falë bujarisë së kësaj Kishe dreka ishte falas për të gjithë të pranishmit dhe darka për të ftuarit u mbulua nga aktivisti i njohur i komunitetit tonë Marash Nucullaj, në restorantin e tij.

 

Mbrëmja Solemne

 

Salla e Qendrsë së njohur të Shën Palit kishte ditë që përgaditej për këtë natë madhështore. Famullitari i kësaj Qendre Don Fran Kola së bashku me kryetarin e Këshillit të Kishës, Kolë Gjokaj dhe aktivistë të tjerë, përgaditën sallën dhe moren masat organizative për sistemimin e afro njëmijë pjesëmarrësve që ishin drejtuar për këtë rast të papërsëritshëm. Moderator të kësaj feste ishin Franz Grishaj dhe  Rafaela Kondi ( për pjesën Historike) ndërsa pjesën kulturore e drejtonin Ndue Gjekaj dhe Manjola Degaj ( Tershana ). Sipas një projekti të detajuar çdo gjë do të shkonte sipas programit, deri në mbylljen e aktivitetit. Hymnet e dy vendeve ( Shqipërisë dhe Amerikës) u  interpretuan nga Ermelinda Paparisto në shoqërimin muzikor të  Gjergji Paparistos. Pas hymneve, si përherë në këto rasteve hynë flamurtarët më në krye të njohurin, veteranin Vasel Ujkaj. Folësi kryesor i kësaj mbrëmje ishte intelektuali i njohur në botën shqiptare e më gjerë, Rektori i Universitetit Evropian në Tiranë, Tonin Gjuraj .

Këtë mbrëmje  solemne e nderuan dhe përshëndetën Kongresmeni Gery Peters ( përshëndetja e të cilit do të publikohet e plotë), këshilltari i Senatorit Levin, Majori i qytetit Sterlind HTS, Menaxheri i Macomb Twp, i cili i dhuroi një mirënjohje të veçantë Don Fran Kolës. Ambasadori shqiptar në Washington, Gilbert Galanxhi, i cili ishte në këtë mbrëmje me bashkëshorten Eva Galanxhi  dhe Atasheun Ushtarak Everest Haxhi, në përshëndetjen e tij e theksoi më së shumëti miqësinë shqiptaro-amerikane dhe ndihmën që na dhanë amerikanët në forcimin dhe ruajtjen e  integritetit tonë kombëtar. Poashtu e përshëndeten mbrëmjen Don Fran Kola, i cili një rëndësi të veçantë i kushtoi Besëlidhjes së Lezhës në formimin e shtetit shqiptar, Alfons Grishaj, i cili përveç Degës së  Federatës Panshqiptare “ Vatra” të Detroitit që përfaqësonte, përshëndeti edhe në emër të Konsullit të Nderit, Ekrem Bardha ( me autorizimin e tij). Shkrimtari i njohur Fran Camaj, gjithashtu përshëndeti, duke dhënë një pasqyrë të detajuar të problemeve imediate që kanë malsorët nën Mal të Zi dhe nevojën për t’i mbështetur ata. Gjatë mbrëmjes u lexuan letrat përshëndetëse të  Genc Pollos, nënkryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Senatorit  Levin.

Pjesa artistike, të cilën e drejtonte Kryetari i Shoqatës kulturore të Michiganit, artisti i njohur, njëkohësisht mbajtësi i titullit “ Kalorës i Paqes”, Fran Gjoka ( me moderatorët e sipërpërmendur) u mirëprit dhe duartrokit pas çdo pjese nga të pranishmit. Minidrama për Pavarësinë realizuar  nga  trupa e New Yorkut si dhe vallet e drejtuara nga Joli Paparisto  i dhanë sallës një atmosferë të zjarrtë. Poashtu, grupi polifonik i ardhur nga Ohio u pëlqye dhe duartrokit nga të pranishmit.

Me urimin për takime të tjera, sidomos në bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, u mbyll kjo mbrëmje solemne kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.(Kortezia-Revista Kuvendi)

Filed Under: Kronike Tagged With: 1oo vjetorit, manifestim madheshtor, ne Michigan, Pjeter Jaku

TAKIM FINAL PER KREMTIMIN E 100 VJETORIT TE PAVARESISE NE MICHIGAN

November 2, 2012 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Në zyrën e Konsullit të nderit, z. Ekrem Bardha, të mërkuren me 31 Tetor 2012 u bë takimi për finalizimin e këtij jubileu historik në Komunitetin Shqiptar  të Detroitit.

Takimin e  kishte thirrur dhe e drejtonte, kryetari i Koimisionit për këto festime, Konsulli i nderit, z. Ekrem Bardha, i cili falenderoi të pranishmit për kontributin që kishin dhënë në këtë vit jubilar, si dhe  shfaqi disa mendime, që mbrëmja festive, si aktiviteti final i këtij aksioni historik të jetë ndryshe nga manifestimet e tjera.

Në takim mirrnin pjesë: Ekrem Bardha ( Konsull i Nderit dhe Kryetar i Këshillit të Teqesë Bektashjane), Dom Ndue Gjergji ( Famullitar i Kishës “Zoja Pajtore”, Don Fran Kola, ( Famullitar i Kishës së Shën Palit), Alfons Grishaj ( Kryetar i Degës  së Detroitit “Panfederata Vatra”), Gjergj Ivezaj ( Kryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe”, Ndue Ivanaj ( Kryetar i Lidhjes së Intelektualve), Taulant Kadia ( Drejtues i Qendres Ballkanike), Nikollë Vneshtaj ( Kryetar i Shoqatës “ Kastrati”), Mikel Demaj ( Kryetar i Shoqatës “ Kosova”), Luvigj Sterbyçi ( anëtar i Shoqatës “ Dukagjini” ish sekretar i Shoqatës në fillimin e këtij komisioni), Kolë Gjokaj ( Kryetar i Këshillit të Kishës së Shën Palit dhe Pjetër Jaku, botues i Revistës “ Kuvendi”.

Në takim u raportua nga secili për punën e bërë deri tani, ku ra në sy puna e mirë e  dy qendrave fetare më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Detroit, Kishës “ Zoja Pajtore” dhe Kishës së Shën Palit, ku përkatësisht do të bëhën aktivitetet kryesore të këtij 100 vjetori.

Dom Ndue Gjergji  sqaroi të pranishmit lidhur me  Akadaminë Solemne, që do të bëhët në Institucionin e tij me datën 24 Nëndor 2012, nga ora 10:00 Am deri në 4:00 Pm, me një pauzë një orëshe, nga ora 12:00 deri në orën 1:00, ku  për të pranishmit do të ketë një koktel të pasur edhe me ushqime.

Në këtë Akademi do të marrin pjesë me temat e tyre akademikë dhe profesorë të njohur, pothuaj nga të gjitha trevat shqiptare, për të cilët Dom Ndue Gjergji meriton një falenderim të veçantë. Me interes do të priten  kumtesat e Jusuf Buxhovit, At’ Anton Belushit, Sami Repishtit, Ardian Ndreces, Njazi Muhametit, Martin Berishes, Naum Priftit, Bahri Briskut,  Shaban Sinanit, Mergim Korçes dhe Gjovalin Kaçorrit.

Në përfundim të kësaj Akademia,  aktivisti i njohur Marash Nucullaj i fton organizatoret dhe referuesit në një darkë festive ne restorantin e tij. Përgaditja e kësaj Akademie Solemne  për 100 vjetorin e Pavrësisë së Shqipërisë është meritë e padiskutueshme e Dom Ndue Gjergjit dhe stafit të tij, megjithëse Dom Ndoi e  quan meritë e Komisionit të festës, pasi gjithnjë, sipas tij, është  konsultuar e bashkëpunuar me anëtarë të këtij komisioni.

Në dytën e dytë, ku edhe përfundon festimi  i këtij 100 vjetori, në Kishën e Shën Palit do të akomodohen afro një mijë pjesëmarrës, me një dekor festiv të parealizuar ndonjëherë, pa tavolinë nderi, pasi çdo pjesëmarrës do të ishte një i nderuar i veçanatë i asaj nate historike, me një meny shumë të pasur në tradicionalen festive të shqiptarëve të të gjitha trevave. Dekorimin e sallës e ka marrë përsipër t’a realizoi Donika Bardha. Kongresmenet, senatorët, majoret e bashkive me të njohura, me të cilët kanë të bëjnë shqiptarët, do të jenë në mesin e manifestuesve dhe do të përshendesin nga tryeza. Folësi kryesor do të jetë Dr.Prof. Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit Evropian në Tiranë, ish diplomat i njohur shqiptar. Në këtë darkë madhështore festive, përshendetjet do të regjistrohen dhe do të jenë koncize, për të mos u bërë të mërzitshme, të gërshetuara edhe me një program muzikor shumë të pasur, me këngëtarë të ftuar, që do të jenë surpriza e asaj mbrëmje madhështore, drejtuar nga aritstët e njohur të komunitetit tonë, të cilët muajt e fundin kanë finalizuar edhe shoqatën e tyre kulturore, si: Fran Gjoka, Arben Dervishi, Ndue Gejkaj etj.

Në këtë takim u diskutua edhe per Ditëtët e Letërsisë Shqipe, që organizon Revista “ Kuvendi” prej 11 vjetësh. Këtë vit , në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, që të jenë sa më afër me  manifestimin kryesor, do të bëhën me 17 dhe 18 Nëntor 2012 me frymën jubilare  të këtij pervjetori.

Pritet që në këta manifestim të ketë edhe surpriza të tjera, që kanë të bëjnë me komunitetin dhe aktivistë të veçantë të  çeshtjes shqiptare ndër vite.

Mbrëmjen festive do e transmetojnë disa Televizione Kombëtare e lokale, si dhe “Zeri i Amerikës”, pa përmendur këtu, gazetat e njohura” Dielli”, “ Illyria”, “Bota Sot” dhe Revista “ Kuvendi”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ekrem bardha, ne Michigan, Pjeter Jaku, takim final

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT