• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Aristokrati voskopojar Nikolaus Dumba

November 27, 2015 by dgreca

Aristokrati voskopojar Nikolaus Dumba, biznesmeni qe financoj dhe mbrojti vlerat e artit boteror/

Nga Pjeter Logoreci/

Komuniteti vllah i Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të njohura të rangut ndërkombëtar, njerëz që u bënë shumë të famshëm nga kontributi që dhanë në vende të ndryshme Europiane ku jetuan, personalitete të fushave të ndryshme si ajo financiare, e ndertimit, e artit dhe e tregëtisë. Një ndër  figurat më të njohura, që i përkasin këtij komunitetit,  është industrialisti multimilioner, vjenezi Nikolaus Dumba.Personaliteti i Nikolaus Dumbës është shumë dimensional. Ai përvec se një politikan liberal i suksesshëm ishte edhe një  industrialist i njohur dhe largpamës, përvec se një mbledhës i njohur veprash arti ishte edhe mbështetës i fuqishëm i artit bashkohor, ishte inisiator dhe finacues i shumë krijimeve të njohura artistike të cilat kanë mbetur në fondin e artë të kulturës botërore.

Për dijeni të lexuesit, shkaku për të cilin vendosa të bëj këtë shkrim nuk është vetëm përshkrimi i figurës madhështore të Nikolaus Dumbës, por edhe kurioziteti për të zbuluar lidhjet e kësaj familje aristokratësh dhe patricësh me trojet tona shqiptare. Ka shumë autor që kanë shkruar për prejardhjen, jetën dhe aktivitetin e pjestarve të familjes Dumba, sikurse janë të shumta variantet e prejardhjes së tyre në veprat e këtyre autorëve. Një punim shkencor nga dy autorë të cilët janë njohësit më të mirë të cështjes vllahe M.D. Peyfuss dhe E. Konecni, kanë shtjelluar disa risi mbi prejardhjen e familjes Dumba si dhe disa familjeve të tjera vllehe, të cilat lëvizen nga Voskopoja dhe rrethinat për ti u shmangur djegjeve dhe plackitjeve të pasurisë dhe bisneseve të tyre nga sundimtarët e zonës.

Familja Dumba

Emri i  familjes Dumba, e cila u vendos dhe jetoj në Vjenë, u dëgjua për herë të parë aty në vitin 1807 nëpërmes një vllahu të quajtur  Raphael Dumba, pjestar i komunitetit të madh grek të ardhur në Vjenë nga Maqedonia. Thuhet nga studiuesit që në mbarimin e shekullit të 18-të dhe fillimin e atij 19-të, kolonia e “grekëve” të Vjenës nuk ishte e përbërë vetëm nga pjestarë të një kombësie, por ishte një përzierje përsonash të besimit ortodoks me shtetësi të ndryshme, të cilët mblidheshin për të kremtuar meshën e tyre të shënjtë në kishën e njohur të TRINISE SE SHEJTE në Vjenë. Këtij komuniteti të madh që fillimisht u quajtën “Grekët dhe Vllehët” ju shtuan edhe ortodoksët serbë, bullgarë dhe shqiptarë.

Rreth mesit të shekullit të 18-të, grupi i tregtarve aromunë, të cilët deri atëhere së bashku me tregtarët grek-bullgare-shqiptarë kishin qarkulluar mallrat nëpërmes korridorit të Adriatikut, filluan të përdorin rrugë tokësore për qarkullimit e mallrave, tashma nëpërmes kontinentit, duke krijuar në vende të ndryshme (Serbi, Hungari deri në Vjenë) qëndrat e para tregtare. Përvec Thesalisë që ishte zonë e njohur për prodhimin e pambukut, një zonë tjetër në kufijtë në mes Maqedonisë dhe Epirit (Shqipërisë së sotme) jo larg nga Korca, kish filluar të lulëzonte. Ky ishte qyteti me popullsi vllehe i Voskopojës, që u bë qëndra tregtare më e njohur e rajonit dhe që  i pergjigjej plotësisht kërkesave në rritje të tregëtarve vllehë për mallra. Nga hovi dhe zhvillimi që pat (me Akademi, me shtypshkronjë) Voskopoja u quajt “Athina e kohës së turkut”. Në përgjithësi krejt zona në mes Beratit dhe malit të Gramozit deri në kufi me Greqinë, pat një zhvillim të madh ekonomik gjë që solli dhe rritjen e numrit të bandave që plackitnin bizneset e sukseshme. Djegja në 1788-tën e Voskopojës, plackitjet e mëdha detyruan banorët dhe tregëtarët të kërkonin vende të tjera më të sigurta për të jetuar dhe për të bërë biznes. Vllehët filluan të emigronin në masë nga fshatrat në malin e Gramozit, në zona aty afër (Manastir), të tjerë ndoqën shëmbullin e paraardhësve të cilët kishin dalë me kohë në perëndim (Vjenë) si në rastin e Dinastisë Sina apo të familjes Tirka. Edhe banorët e fshatit Vlastë / Blaci nga ku familja Dumba emigroj, u dynden aty nga Voskopoja dhe nga mali i Gramozit. Në studimin e M. Peyfuss thuhet që:…një rrymë e madhe të ikurish nga Shqipëria përmbytën Sanxhakun e Sirozit pashai i të cilit ishte konkurenti kryesor i Ali Pashës.

Si paraardhës i Dinastisë Dumba njihet bariu Celnic Dumba i cili pat 4 fëmijë: .. Mikelin, Nikollën, Rafaelin dhe një vajzë me emrin Peristera. Djali më i madh Mikeli përvec traditës familjare të mbarështimit të gjellëve, filloj të merrej dhe me tregëti. Ai pat 5 fëmijë, një vajzë (Maria, lindur 1796) dhe katër djelm: ..Teodorin, Nikollën, Rafaelin, Sterion i cili ishte i ati i  vjenezit të famshëm Nikolaus Dumba.

Sterio Dumba pasi kish dëgjuar për fitimet në tregëti të bashkëqytetarve të tij vlleh të cilët kishin emigruar në Austri e sidomos për suksesin e madh të Simon Sinës, vendosi që me familjen e tij ti drejtohej qëndrës së perandorisë, Vjenës. Kështu që në vitin 1817 së bashku me vëllaun e tij më të vjetër Nikolausin të shoqëruar nga një karvan me ngarkesë pambuku, pas një udhëtimi që zgjati tre muaj arriti në kryeqytetin Vjenë. Në vitin 1819, së bashku me vëllezërit krijuan shoqërinë “Vëllezërit M. Dumba” e cila për pesë vite pat një fitim të konsiderueshëm të cilin e vendosen në aksione të shoqërisë. Mbas vdekjes së vëllezërve, në vitin 1844 Sterio Dumba u ba drejtuesi i vetëm i firmës me prokurën e të gjithë familjareve. Pas 8 vitesh, në 1852-shin ai ja kaloj firmën djalit të tij të madh Michael, por mbet aktiv si mbikqyrës i firmës me të drejtë nënshkrimi. Talenti dhe zgjuarsia e Sterios në biznes e ngriti kapitalin e firmes në 2.048.143 Gulde. Megjithëse i pasur, ai nuk pranoi asnjëherë titujt aristokratik që i propozuan. Në janar të vitit 1828 u martua  në kishën e Trinisë Shejte në Vjenë me Maria Curtin, të bijën e tregtarit të madh Michael D. Curti i cili kishte lindur në vitin 1764 në Voskopojë. Me Marien, Sterio pat dy djelm: 1828 lindi Michael e pas dy vjetësh Nikolaus. Sterio vdiq dhe u varros me 31 janar 1870. Sipas një lajmi të kohës, në varrimin e tij morën pjesë me mijra qytetar, sikur të ishte një pjestar i familjes perandorake.Varri i tij gjindet në varrezën qëndrore të Vjenës në sektorin e varreve greke, parcela 30 A, strehimi 3.

Nikolaus Dumba

Industrialisti milioner Nikolaus Dumba (i biri i Sterios) lindi në Vjenë me 24 korrik 1830. Që në fëmijëri ai tregoj interes të madh për muzikën. Duke parë orientimin e fëmijës, familja e pasur e dërgoj në Gjimnazin Akademik, një shkollë shumë e njohur në Vjenë, nga ku mori kulturën dhe orientimin e duhur për karrierën e tij. I talentuar në fushën e tregëtisë, ai që i ri drejtoi fabrikën e përpunimit të pambukut, që ishte pronë e familjes, duke punësuar 180 punëtorë dhe duke i sjellë firmës fitime të mëdha. Nga kapitalet e mëdha që krijoj ai u bë zotërues i madh objektesh në Budapest të Hungarisë. Në vitin 1865, Nikolaus Dumba ndërtoj një pallat madhështor e përfaqësues në qëndër të Vjenës, në një nga rrugët më të famshme të quajtur Ringstrasse, i cili është në vetvehte një galeri arti. Për ndërtimin e këtij pallati ai ngarkoi dy arkitektë perandorak shumë të njohur. Pasioni i madh që Dumba kishte për artin, bëri që pallati të stolisej me veprat e piktorve më të dëgjuar të kohës të cilët ai i kishte edhe miq. Piktori i njohur Hans Makart është autori i tavanit të pikturuar, vepër e quajtur “Alegoria e Muzikës” në dhomën e punes së Dumbës. Piktori Friedrich Schilcher i pikturoi një tavan tjetër që sot quhet “Schubert-Apotheose”, ndërsa miku i tij i ngushtë Gustav Klimt i stolisi muret e studios (mbiportat) me veprat e njohura si “Muzik” dhe “Schubert am Klavier”.

Dhoma e famëshme e punës e Dumbës në Vjenë, ishte një vend kontaktesh për shumë artistë të famshëm si Johannes Brahms, Richard Wagner, Johann Straus, Franz Schubert, Johann Herbeck, apo njerzit më të përmendur të financave të perandorisë. Pallati u dëmtua gjatë luftës së dytë botërore, por u restaurua nga fondi i Bankës së kursimeve të Austrisë. Në vitin 1870, Dumba u zgjodh antar i parlamentit të landit Austrisë së ulët, si dhe nënkryetar i komisionit të financave. Më pas u zgjodh si kryetar i komisionit të arsimit. Nga viti 1870 – 1885, ai u bë deputet i parlamentit austriak dhe pjestar i komisionit të financës. Ai i përkiste partisë së krahut liberal dhe ishte kryetar i  “Klubit të së majtës”në parlament. Në shtator të 1885-sës, i propozuar nga perandori, ai mori titullin e përjetshëm “Pjestar Nderi i Shtëpisë Mbretërore”, një titull që i jepej burrave të shtetit, njerzve të mëdhej të shkencës, të kishës, apo ndokuj për merita të vecanta. Në oborrin mbretëror, Dumba ishte pjestar i komisionit të buxhetit, në fillim si nënkryetar (1892) me pas (1895) si kryetar.

Ajo që e bënte Nikolaus Dumben vecanërisht të njohur në rrethet e aristokracisë vjeneze, ishte deshira e tij për të mbledhur, ruajtur dhe restauruar objekte arti. Duke qënë njohës dhe mbrojtës i mirë i artit, ai ishte pjestar i shumë shoqërive dhe organizatave të përmendura kulturore si: nga viti 1870 ishte Pjestar Nderi i Akademise Kombëtare të Arteve të Bukura, si dhe i Klubit të Artistëve të Arteve të Bukura.  Ishte Kryetar i Lidhjes së Artit¸ Pjestar i Komisionit të Artit në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës Austriake, Anëtar i Komisionit Kujdestar të Muzeumeve të Artit dhe Industrisë të Austrisë, Nënpresident i Shoqerisë Kombëtare të Muzikantëve, Drejtues i Bordit të Shoqërisë së famëshme “Kori Vjenez i Burrave”  për të cilin Johann Straus (biri) kompozoj valsin e njohur për kor “An der schönen blauen Donau”. Dihet nga të gjithë që për mbijetesën e këtij kori, Dumba i dhuroj shoqërisë 50.000 Gulde.

Si një personalitet me pasuri të madhe, industrialist i njohur, politikan i respektuar, Nikolaus Dumba kishte kontakte miqësore dhe bashkëpunimi me shumë yje të artit, financave e fushave të ndryshme në Austri, nga të cilat pat influencë të madhe në planifikimin, në ndërtimin dhe zbukurimin e qytetit, “të Vjenës së Re”.  Vecanërisht emri i Dumbës është i lidhur me ndërtimin e shumë institucioneve apo ndërtesave të cilat janë monumentale për Austrinë si: …Godina e Shoqërisë së Muzikës ose sic njihet nga populli “Salla e Koncertit të vitit të ri, koncertit të Vjenës” ; dhe me Godinën e Parlamentit austriak.

Edhe në varrezat qëndrore të Vjenës, Dumba u kujdes që të ketë një parcelë monumentale me varret e artistëve botëror Beethoven, Brahms, Makart, Mozart, Radetzky, Raimund, Schiller, Schubert. Me rastin e 60 vjetorit,  për kontributin e tij në mbrojtjen dhe mbështetjen e artit dhe shkencës, Bashkia e Vjenës vendosi ta shkruaj emrin e Nikolaus Dumbës në Librin e Arte të qytetarve të nderit. Dumba u zgjodh nga Bashkësia  ortodokse greke e Vjenës, si udhëheqës i saj. Në mes të dekoratave dhe nderimeve të ndryshme ai pat: Kryqin perandorak të urdhërit të Leopoldit, Kurorën e Hekurt të Klasit II-të, Kryqin e Kalorësit të Franc Jozefit, urdhërin turk Mecidiye të Kl. II, Kryqin e madh ushtarak Grek, Kryqin e madh ushtarak Rumun, Kryqin e Komandantit të Dukës së Sachsenit të Kl. I.

Me 23 mars 1900, ndërsa gjindej në Budapest në mbledhjen e redaksisë të gazetës “Monarkia Austrohungareze në fjalë e shkrim”, ai pat një  goditje në zemër e cila i shkaktoj vdekjen. U përcoll nga Budapesti drejt Vjenës me nderime të mëdha. Në Vjenë, arkivoli me trupin e tij i shoqëruar nga mijëra vjenez u varros në varrezat qëndrore të Vjenës në parcelen e quajtur “e grekve” deri sa në vjetin 1903 u vëndos në një varr nderi në parcelen që ndërtoj vetë për përsonalitetet e famëshme. Varri i tij monumental është vepër e skulptorit Edmund Hellmer. Dumba njihej si admirues i Franc Schubertit. Ai këndonte vete me një zë të bukur tenori pjesë të Schubertit për rrethin e tij miqësor. Ai u kujdes që monumenti i Schubertit të vendosej në parkun e qytetit, bëri me shpenzimet e tija restaurimin e varrit të Schubertit dhe i vendosi eshtrat e tij në parcelën e përsonaliteteve të nderit. Ai u interesua për mirëmbajtjen dhe grumbullimin e veprës së plotë të Schubertit. Mbas vdekjes së vëllaut të Franc Schubertit, i cili zotëronte të gjitha dorëshkrimet e kompozitorit (1859), Dumba u kujdes që trashigimia e lënë nga autori të mos shpërndahej e të humbiste. Më pas Dumba arriti të blejë nga përfaqësuesi ligjor i familjes së Schubertit, që ishte një nip i tij, me cmim të arsyshëm shumë dorëshkrime, por edhe mblodhi nga miq e të njohur të kompozitorit origjinale të mbetura apo të falura. Nikolaus Dumba zotëroj një koleksion të madh të objekteve origjinale të trashëguara nga Franc Schubert.

“Koleksionin tim me objektet përsonale dhe dorëshkrimet e Franc Schubertit, këtij mjeshtrit të mrekullueshëm vjenez të muzikës, unë vendosa të ja lë trashëgim Vjenës sime të dashur, me deshirën që ky koleksion të paraqitet me emrin tim kur të ekspozohet. Nqs grueja dhe vajza ime dëshërojnë të kenë ndonjë këngë nga ky koleksion, ti jepen lirisht atyre”, kto ishin rreshtat që Dumba para se të vdiste shkroj në testamentin e tij, për ti lënë qytetit të Vjenës një trashëgimi të pacmuar që përbëhej nga 200 objekte origjinale dhe partitura muzikore të Franc Schubertit.I gjithë ky koleksion, por edhe disa gjetje të mëvonëshme, sot gjinden në bibliotekën e qytetit të Vjenës.

Dëshëroj të theksoj për lexuesin që, ndërsa po kërkoja varrin e Sterio e të Nikolaus Dumbës në varrezën qëndrore të Vjenës, u ndodha përpara një surprize të bukur, që i bëri mirë krenarisë sime shqiptare. Në parcelën e personaliteteve të artit dhe shkencës e cila u ngrit me inisiativën e shpenzimet e Nikolaus Dumbës, ai ishte kujdesur që së bashku me figurat më të mëdha botërore të vendosë edhe varrin monumental të gjeniut të hekurudhave, shqiptarit Karl Ghega. Nuk mendoj se është një rastësi, që eshtrat e Nikolaus Dumbës prehen përjetësisht në krahun e djathtë të varrit të arkitektit Karl Ghega.

 

 

Wien, me 12 nandor 2015

Filed Under: Histori Tagged With: Aristokrati voskopojar, Nikolaus Dumba, Pjeter Logoreci

Për ty atdhe, ma të bukurën këngë……

October 4, 2015 by dgreca

Pjeter Gaci…, instrumentisti virtuoz, krijuesi dhe burri që nuk mund të harrohet…/

Nga Pjeter Logoreci/

Ishin vitet e vështira të represionit komunist, kur njerzit kishin frikë „edhe me folë me vehte“. Ishte koha kur partia – shtet, mori rolin e “radiologut”, duke kaluar në rontgen e duke nxjerrë të prekur dhe me hije në biografi, me dhjetra viktima të pafajshme ndër atdhetar dhe intelektual. Ndër plenumet dhe kongreset e kohës, diktatori, porosiste që arti dhe kultura të ruheshin të paprekur “nga influencat borgjezo revizioniste” që kërkonin të corodisnin “kulturën tonë socialiste”. Nën zë, filluan tëqarkullonin fjalë për largimin nga Tirana,(kupto dëbimin) tëdisa personaliteteve të mirënjohur,për arsye të ndryshme ideologjike apo pse ishin të martuar me graruse që i njohën gjatë kohës së studimeve në Bashkimin Sovjetik.

Kujtoj që në këto rrethana, diku rreth vitit 1976, në qytetin e Shkodresra në sy prania e një cifti¸ i vecantë nga të tjerët. Kurioziteti i jetës monotone të periferisë u“ngacmua” nga dy figura për të cilat u fol shumë, nganjëherë me simpati (kush i njihte nga afër), por edhe me fjalë të ashpra e agresive nga njerëz qëjetonin me parimin e luftës sëklasave apo që ishin të porositur të flisin ashtu.Një burrë dhe një grua në moshë të mesme, të veshur thjeshtë, të shkurtë nga shtati, që rrezatonin kulturë e tolerancë, që kalonin të heshtur në itinerarin e përditëshëm që ishte “i percaktuar” nga vendi i punës deri në pallatin ku banonin.Ishteartisti shkodran Pjeter Gaci me gruan e tij ruse Tamara, te cilët “zgjodhën” qytetin e Shkodres për të (mbi)jetuar.

E kush nuk kishte dëgjuar për artistin Pjeter Gaci, i cili ishte pjesë e pandarë e jetës muzikore shqiptare?. Artist i kompletuar, me të gjitha premisat e një virtuozi – gjeniu, si instrumentist – solistnë violinë, kompozitor i një sërë veprash që mbetën trashigimi me vlerë në fondin e muzikës shqiptare. Kush nuk kishte dëgjuar për artistinqëe karakterizontendjenja e hollë kombëtare, burrin e vogël plot sharm e humor të kandshëm, zbuluesin dhe edukuesin e shumë talenteve me të cilët Shqipëria krenohej në botë?

Pjetri, ashtu si emri që mbante (Lat: Guri), ishte një gurë i fortë në tabanin kombëtar. Ai lindime 27 mars 1931, në një familje të thjeshtë nga fshati Shirq, por u rrit në Shirokë. Qysh fëmijë shfaqi shenjat e para të talentit si muzikant dhe instrumentist. Në familjen e tij, në cdo festë këndonin të gjithë dhe përdoreshin shumë vegla muzikore. Babai i tij Gaci, ishte rapsod i njohur. Ai i kompozonte, luante dhe këndonte vetë këngët e tija. Pjetri që mundohej të ishte si babai i tij, që fëmijë përdorte shumë vegla (kitarën, violinën, mandolinën, fisarmonikën), aq sa ra në sy të disa qytetarëve italian që atë kohë banonin tek Vila e Zogut, pranë shtëpisë së tyre në Shirokë. Italianët i patën kërkuar Gacit që ta dergonin në Itali djaloshin e talentuar, por i ati për arsye moshe nuk e lejoj.

Nëna e Pjetrit, Mrika, e cila ishte shtëpijake, pat tre femijë: Ndocin, Luken dhe Pjetrin. Prindërit¸ për të zhvilluar talentin e djalit, e dërguan atë në Kolegjin e Jezuiteve në Shkoder. Deri sa u hap konvikti shtetëror i shkollës 28 Nentori, ku u njoh edhe me mikun e tij Rifat Teqja, ai së bashku me shokun e fëmijërisë Ernest Volaj, rrugëtonin në këmbë cdo ditë nga Shiroka në Shkoder. Pas mbarimit të gjimnazit, Pjetri hyri në Liceun e kryeqytetit në degën e violinës ku falë talentit të tij si instrumentist ra në sy të artistëve rus të cilët e ndihmuan të shkonte në Konservatorin P.I. Tchaikowsky të Moskës.

Kur Pjetri u paraqit para komisionit të pranimit në konsevator, ka treguar ish studenti dhe kolegu Cesk Zadeja (i cili luante dhe rolin e përkthyesit për studentet e rinj në Konservator), teknika e egzekutimit të tij në violinë tërhoqi vemendjen e profesorit tënjohur Jan Polski i cili e dëgjoj rastësisht tek po kalonte atypari. Ai e quajti interpretimin e Pjetrit – BRILANT – dhe kërkoj ti shikonte dorën violinistit shqiptar. Më pas Polski i rekomandoj komisionit:…. pranimin e konkurentit dhe planifikimin në grupin e studentëve të tij.

Pjetri ishte një instrumentist i lindur. Natyra i kishte dhuruar atij një dorë të vecantë nga të tjerët, tek ai dy gishtat e mesëm të dorës kishin gjatësi të njëjtë, gjë që cuditi pa masë Prof. Polski-n, dhe që e favorizonte shumë violinistin Pjeter Gaci. Ai filloj studimet në vitin 1953 deri në fund të vitit studentor 1956. Më pas Pjetri kthehet në Shqipëri për pushime dhe nuk lejohet nga shteti komunist për tu kthyer mënë Moskë. Lidhja me Tamaren, vajzën nga Moska, nuk u pa me sy të mirë nga rregjimi i cili nëvazhdim nuk i aprovon Pjetrit kërkesen për të bërë specializimin një vjecar dhe mbrojtjen e diplomës.

Në Tiranë, punësohet si violinist i thjeshtë pranë orkestrës simfonike, ku ra në sy virtuoziteti i tij. Me kërkesen e diplomatëve të huaj të cilët e vlersonin për talentin e tij, ai ishte i pranishëm si solist nëshumëkoncerte prestigjiose. Po me këmbënguljen e ambasadorëve të huaj, Pjetrin e emruan udhëheqës artistik në estraden e shtetit (ku përfshihej Cirku e Teatri i Kukullave), ku qëndroj afro dy vite, për të punuar më passi pedagog në liceun artistik të Tiranës.Këtu, ai u mundua të stimulonte tek nxënësit e talentuar të liceut, që i zgjidhte vetë, mundësitë që regjimi komunist ja privoj atij.Pjetri nuk mjaftohej me elementët që vinin për të konkuruar në Lice, por dilte vetë ndër zona të ndryshme të atdheut për të kërkuar e zbuluar talente për shkollën. Mbas periudhës së Liceut 1959 deri 1976, ai u la në profesion të lirë ku u muar me kompozime të ndryshme, krijime këngësh për koncertet e majit dhe festivalet kombëtare, pjesësh muzikore për violinë, duke pasuruar kështu fondin kombëtar të RTSH-së.

Dëshiroj të theksoj që prishja e mardhënieve me BS-në, shkaktoj një termet ekonomiko – psikologjik edhe për violinistin më të famshëm të kombit tonë, Pjeter Gacin. Ai u bë viktimë e egërsisë, terrorit e hakmarrjes komuniste. I parë si “filo-rus”, pedagogu i Liceut Pjeter Gaci u dërgua dhunëshëm në Kavajë si ushtar i thjeshtë duke braktisur familjen, gruan dhe prindërit pleq që jetonin së bashku në Tiranë. Ishte zemërgjerësia, por edhe simpatia për kulturën dhe talentin e virtuozit “ushtar”, që e shtyu Gjeneralin Abaz Fejzo për ta ndihmuar në heshtje Pjetrin “për ti ruajtur duart e gishtat e artë që prodhonin muzikë” duke e vendosur atënë bibliotekën e shtëpisë së ushtarakëve në Durrës. Nën presionin e ngjarjeve të kohës dhe shtetit diktatorial, Tamara kërkon shtetësinë shqiptare. Me marrjen e shtetësisë, partia vendosë të kthejë Pjetrin në gjiun e familjes duke e liruar nga ushtria para kohe.

Pat edhe njerëz që na deshën dhe që u perpoqën të na ndihmonin (por duke na qëndruar larg), me tregon gjatë bisedës tonë gruaja e shumëvuajtur Tamara Gaci. Një herë një nënpunes i lartë në ministrinë e arsimit (Ma.Ba) e këshillon Pjetrin, fshehtas në një cep rruge, që të largohet nga Tirana, pasi është nëqendër tëvemendjessë ekzekutivit. Ndër kohë që presioni politik mbi artistin shtohej. Tamaren e largojnë nga puna nëradio Tirana dhe e dergojnë në repartin e sixhadeve të ndermarrjes Migjeni, ndërsa Pjetrin për ta pasur “nën kontroll”, e komandojnë në Vlorë. Edhe ndër këto momente frikë dhe denigrimi, humori i Pjetrit nuk u shterrua. Janë të njohura batutat me të cilat ai i pergjigjej ndonjë provokatori apo ndonjë miku që mundohej ta ngushëllonte. Kur kuadrot e partisë në Vlorë, ku Pjetri nuk ndjehej mirë, e këshillonin të mos largohej por të qëndrojë aty, Pjetri i pergjigjej me humorin e tij plot sharm…..Nuk kam si rri ktu! …A keni ndi ndoj herë qi ka ndonji lab nga Shkodra?

Shkodra ishte qyteti ku familja Gaci, në vitin 1976, vendos të transferohet për të(mbi)jetuar, mbasi ndjeheshin më mirë, ishin në mesin e njerzve që i njihnin dhe i vlerësonin, në mes të familjarve, që ja zbutnin sadopak dhimbjen shpirtërore bashkëshortëve. Megjithatëedhe këtu rrethi dhe takimet me njerzit ishintë kufizuar. Shpesh herë i duhej të bënte sikur nuk i shikonte shokët apo miqtë që i kalonin pranë. Një herë – tregon Tamara¸ u përballëm me Doktor Sandër Ashtën i cili po vinte perballë nesh bashkë me gruan e tij. Kur na pau, nga gëzimi, hapi krahët dhe me za të lartë e mall filloj të gëzohej për këtë takimin. Pjetri, i cili kishte verejt nga krahu tjetër i rrugës, një“tip partiak” nuk reagoj, por i kaloj afër duke i përshpëritur: ….largohu Sandër, kalo se nuk asht mire të më takosh, …sapo kam ra prej fikut….. e mund të jetë keq për ty….Doktori me shpirtmadhësinë që e karakterizonte, duke e marrë në krahë Pjetrin i thotë:….. ku e merr atë fat,……me na ra fiq puca si ti në Shkoder.

NëShkoder,Pjetri filloj të punonte si pedagog i violinës në shkollën e muzikës ndërsa Tamara si llogaritare në Befetrof-in (Shtëpia e foshnjës) e qytetit. Gjendja e rëndëshpirtërore e muzikantit nuk i linte hapsirë për frymëzimin e domosdoshëm për një kompozitor. Një ditë – kujton Tamara, ai erdhi shumë i tronditur nga rruga. Nuk e kuptova se cka kishte ngjarë, por mu drejtua me këto fjalë:…….Une jam gjallë, por Pjeter Gaci ka vdekë.….

Vështirësitë e mëdha ekonomike e izoluan artistin nga rrethet e larta të artit, ku homologet e tij, jo aq për merita se sa si servile të politikës së kohës, gëzonin favore të pamerituara. Edhe pse i varfër dhe i lënë në harresë, ai ishte kurdoherë dinjitoz dhe nuk pranoj kurrë të lëpijë kockat e diktaturës, që disa nga ish studentët e Moskës, i kishin gëdhtitur me kohë. Madhështia e veprave e puna e pashëmbullt e tij, penguan më të rëndën, burgun politik. Lufta e klasave, por më shumë keqdashja dhe ambicja në mes kolegësh, sollën shumë viktima¸ ndër to edhe burgosjen e supertalentit Luk Kaçaj. Për asnjë moment, Tamara, nuk vërejti tek Pjetri “lodhjen” apo “ftohjen” bashkëshortore, si rezultat i presionit e intrigave të klanit të muzikantëve të kuq.

Ndërrimi i sistemeve nuk solli ndonjë ndryshim të madh në jetën e artistit tonë. Puna me nxënësit mbetej kënaqësia e vetme e jetës artistike për Pjeter Gacin. Shpesh i thoshte shokëve ”.. do ti dërgoj Tiranës dy talente shpërthyes që do të zotërojnë skenën kombëtare…Lorenc Radovanin dhe Elisabeta Qyrsaqin Dodmasej… “

Ekonomikisht, Pjetri merrte një pension prej 8800 lekësh që nuk i plotësonte as nevojat për “cingare partizani”. Ai, për të plotësuar nevojat e familjes, u detyrua të shesë pianon, mjetin e vetëm të punës që ishte gjysma e shpirtit të tij. Për të mbijetuar përpiqej të bënte punë dytësore duke u aktivizuar në projekte të ndryshme artistike në qytet, por edhe kombëtare. Kohën e lirë e kalonte në natyrë ku gjente edhe burimin e frymëzimit. Peshkimi ishte hobby i tij, por edhe kontakti me shokë e miq. Kalonte shumë kohë me kallamin e tij së bashku me artistët Danish Jukni e Ferid Kola, ndër brigjet e Velipojës apo të liqenit. Tamara më tregon që:….nga dëshira për me pasë një mjet ma të sofistikuem në gjuetinë e peshkut, Pjetri kishte ndertue (projektue) vetë MAKINETEN të cilën ja realizuan miqtë e tij mekanikë në oficinën e NSHRAK-ut.

Fliste gjithnji me simpati për shokët e tij Rifat Teqja, Gjon Simoni, Gasper Curcia, Nikolla Zoraqi, Pavlin Shtjefnin e Zef Coben. Kujtonte shpesh me nostalgji miqësinë me piktorin Guri Madhi, dekanin e fakultetit të historisë Ali Ostrenin, tenorin Latif Hoxha, kompozitorin Tonin Harapi, piktorin Kel Kodheli. Me Kel Kodhelin që ishte komshi i tij (në Tiranë), Pjetri kishte shumë episode humori. Tregojnë qëKeli të gjithë bisedat i fillonte tuj permendë gruen e tij Rozen, gja qi e bezdiste shumëPjetrin:….Po lene Rozen, të paktën nji ditë, pa e permendë he burrë…!!! i lutej ai. Vjen rasti me ly apartamentin e Pjetri tuj kenë që ishte Dalton e nuk dallonte ngjyrat, i kërkon ndihmë Kelit që si piktor ti jepte nji ide bojaxhiut për ngjyrën e dhomës sëgjumit…. Keli që priste me u “hakmarrë” me Pjetrin që nuk mund të ja duronte Rozen e pranon kërkesën…

Kur vjen në shtëpi, Pjetri e gjen dhomën e ndejës të lyer me një ngjyrë rozë që nuk i pëlqeu. Po cka asht kjo marri mor Kel, as unë e as grueja nuk jena “tipa rozë” , a nuk kishte ndoj ngjyrë tjetër?

Keli: … provoje edhe ti se cka don me thanë me ndejë tanë kohën vetem me Rozen….

Nuk mund të la pa treguar historinë e këngës PER TY ATDHE. …kishim dalë për nji udhëtim pune ndër malet Kacinarit në Pukë ku malesorët me nderim e respekt po na pregaditshin ca gatime tradicionale që më mrekulluan, tregon Tamara Gaci. Pjetri kishte hypë mbi një shkëmb të naltë ku shihej krejt lugina dhe po shijonte pamjen madhështore që i hapej përpara. ….Eja i thashë, se dona me hanger drekën. Knaqnju ju tuj hangër speca të mbushun, se unë e kam gjetë vendin me u knaqë. Prej ktu ku jam shoh tanë Shqipninë. Unë me të tjerët u ulem në tryezën e shtruar për drekë, ndërsa Pjetri mbasi ndenji një copë herë i fiksuar nga pamja mahnitëse, u zhduk në dhomën e hotelit për 4 orë rresht. Unë e dija,ai po shkruante dicka. Mëvonë, ai doli nga dhoma duke tundur në duar shënimet e kompozimit të këngës Për Ty Atdhe e duke më thënëi gzuem:….ky do të jetë hymni që i kam kushtue atdheut¸ ka për të pasë jetën gjatë….

Mjeshtri Pjeter Gaci, i la kombit te vet një trashëgimi të madhe. Rreth 500 krijime, 45 vepra muzikore, koncerte për violinë apo tabllo koreografike, romanca, disa opera nga të cilat 7 u vlerësuan me cmime, rreth 175 këngëndër to 45 fituan cmime. Ishte laurant i cmimit Naim Frasheri kl I, cmimit Flamuri i kuq i punës kl. II, titujve:Artist i Merituar, Artist i Popullit, Cmimit të Republikës kl. I, Nderimit …Krenaria e Dajcit. Edhe pse pat një aktivitet të gjatë e të suksesshëm, ai vdiq i varfër aq sa edhe për shpenzimet e varrimit ndihmuan miqtë e tij, jashtë kujdesit të një shteti që i mori cdo gjë.

Në të vërtetë ai me muziken e tij hymnizoj jo vetëm atdheun, por edhe dashurinë për gruan e tij Tamaren, e cila për Pjetrin kishte të njëjtën madhështi. Qëndresa e Tamares ndaj vështirësive, diskriminimit, përndjekjes, sjelljes arrogante të shtetit; mëndyra se si ajo grua nuk lëshoj asnjë fjalë ankese që ti prishë frymëzimin apo gjendjen shpirtërore bashkëshortit, i ngjan shumë atdheut tonë Shqiptar. Ajo qëndroj si vigane dhe e papërkulur në rrëbeshet e jetës që kaloj, pa humbur asnjë cast dashurinë për familjen e saj.

Filed Under: ESSE Tagged With: ma të bukurën këngë, Për ty atdhe, Pjeter Gaci, Pjeter Logoreci

Dyshja gjeniale: Baroni Gjergj Sina dhe Arkitekti Karl Ghega

August 2, 2015 by dgreca

Miqësia dhe bashkëpunimi në mes dy kolosëve nga trojet shqiptare,/
Ne Foto:LokomotivaVindobona, tecilenGjergj Sina e ndertoj per Karl Ghegen/
Nga Pjeter Logoreci-Vjene/*
Me largpamësi, Baroni Gjergj Sina, kapitalin e fituare vendosi nëblerjepasurish të patundëshme, kryesisht në blerje tokash dhe ndërtesash(kjo rreth viteve 1840). Në mesin e shekullit të 19-të, ai njihej si pronari më i madh i tokave në Hungari, por jo vetëm. Edhe në Austri dhe Vjenë, ai arriti të blejë pjesë të mëdha tokash dhe trojesh, fshatra të tërë, si në Mauerbach pranë Vjenës, në Welehrad tëMoravi-së (Wellehrad in Mähren, që atëkohë ishte Austri), Gföll, Fahrafeld, Leopoldsdorf.Në vitin 1814, Gjergj Sina kishte blerënjë truall gjigand në Rappoltenkirchen, për të ndërtuar vëndqëndrimin e familjes, që ishte pjesëe ultësirës së Tulnit afër Vjenës. Aty ai ndërtoj residencën si dhe varrezën (Mausoleum) e famëshme të familjes.Egziston një listë e objekteve në pronësi të Baronit Sina në Vjenë, e formuluar në vitin 1841, e cila përmban rreth 12 objekte (pallate), adresat e tyre si dhe vlerat e blerjes.
Numri i madh i trojeve që Sina bleu nëVjenë, bëri të nevojshme krijimin enjë zyrje për admnistrim dhe ndërtim, ku Baroni punësoi si drejtor të firmës një arkitekt dhe ingjinier ndërtues të njohur, Josef Stauffer-in.
Si qëndër e kësaj firme shërbej ndërtesaqë në Vjenë njihej si Pallati Sina e qëngrihej në qëndër, në bashkinë e parë ose sic thonë vjenezët në “Innere Stadt” (qytetin e vjetër), në një zonë shumë të njohur të quajtur Hoher Markt, me numer 8. Ky pallat që më parë quhej Pallati Fellner u rikonstruktua nga arkitekti i famshëm Theophil Hansen me kërkesën Gjergj Simon Sinës dhe përfundoj së ndëtuari në vitin 1859. Për herë të parë në Vjenë,sipas kërkesës së Gjergj Sinës, arkitekti Hansen ndërtojkëtë pallat në stilin Neorenaissance për qiramarrës,gjëqëmë pas hyri si modënë ndërtimet nëkryeqytet. Pallati kishte një oborr ndërmjet dhe të gjithë katet ishin të stolisur me afreske nga piktorë të njohur si Karl Rahl apo Eduard Bitterlich. Sot ai nuk egziston, pasi u shkatrrua nga bombardimet e aleatëve gjatë luftës së dytë botërore dhe më vonë u shëmb për të ndërtuar një pallat të ri banimi.
Pronë tjetër shumëe njohur në Vjenëështë dhe pallati në Fleischmarkt 20-22, ku fillimisht Simon Sina i vjetri, kishte zyrat dhe filloj aktivitetet e tij tregtare dhe bankare, të cilin Gjergji e rinovoj në vitet 1825. Në vitin 1827 ai ndërtoj aty një Kafe – Restaurant me emrin “Zum weißen Ochsen” (Te Lopa e Bardhë), qëishte shumëefrekuentuarnga vjenezët, që sot mban emrin “Cafe Restaurant Vienna”.Pallati ishte i ndertuar për banim me qiradhënie. Në këtë pallat kishte dhe një sallë teatri që sot njihet si Drachengasse Theater.Shumë ngagodinat në pronësi të familjes Sina ishin në qëndër të qytetit, në“zonën greke”, pranë njëra tjetrës, për rreth kishës ortodoksetë ritit grek TRINIASHENJTE, e cila u ndërtua me financimin familjes Sina.
Për ne shqiptarët, ndërtesa me e rëndësishme që patën Sina-jt, që na lidhë me një prej figurave mëtë ndritura tëshqiptarve të Austrisë dhe konkretisht me figurën e arkitektit me famë botrore Karl Ghega, është pallati GROSSER FELDERHOF 1. Ky pallat është i vendosur në sheshin me histori të famshme Lugeck. Godina njihet historikisht që në vitin 1497 dhe dikur quhej Tirnahof (emër që vinte nga familja Tirna) dhe më vonë Federlhof, sipas emrit të tregtarit vjenez Georg Federl, që e zotëronte në vitin 1591. Ndër kohëra, ky pallat ishte vizituar apo banuar nga njerëz të mëdhej dhe shumë të njohur. Në vitin 1588 kishte jetuar aty kontesha Philippine Welser nga Dinastia e Habsburgëve, më pas Paracelsus njvmjek i përmendur nga Salzburgu që njihej edhe si Alkimist, Astrologe dhe Filosof. Edhe e dashura e Kaiserit Karl i V, Barbara Blombergkishte jetuar në këtë pallat. Më pas politikani Wallenstein (1633), akademiku Leibniz, historiani anglez William Robertson.
Pronari më i madh dhe më i pasur i shtëpive në Vjenë, Baroni Gjergj Sina, në vitin 1847 e rindërtoj krejtësisht këtë godinë të cilën e pat blerë në vitin 1825, duke e sjellë në pamjen që ka sot. Objekti gjindet në regjistrin e bashkisë në Vjenës me numër inventarit 768. Ajo që duhet të theksoj është se në këtë pallat ka banuar dhe miku i Baronit Gjergj Sina, arkitekti i hekurudhës së Semmeringut, ingjinieri me origjinë shqiptare Karl Ghega. Karli kishte një apartament në katin e parë të pallatit me pamje nga rruga kryesore (Rotenturmstrasse). Poshtë parvazit të dritares ndodhet një tabelë që tregon vendin ku vdiq burri i famshëm. Deri vonë qarkulluan fjalët që ai në momente depresioni dhe merzie u hodh nga kjo dritare për ti dhënë fund jetës, për shkak se presioni që pat duke pritur bashkimin e tunelit që po ndërtonte ishte shumë i fortë. Miqësia me Gjergj Sinen ishte arsyja që Karli banonte në këtë pallat. Njihen disa projekte në ndërtimin e hekurudhave austriake ku ato punuan së bashku, Karli si konstruktor dhe Gjergji si financues.

Autori J. Sachslehner në librin e tij mbi historikun e hekurudhave të Austrisë shkruan: ….mbretëria e Habsburgeve, për pak vite arriti vendin e parë ndër shtetet me hekurudha në Europë, falë personave si Franz Xaver Riepl, Carl Ritter von Ghega, Baroni Georg Simon Sina dhe arqiduka Johann…..(1)
Në një raport të UNESCO-s për hekurudhen e Semmeringut shkruhet:….historia do ju njohë me persona të cilët janë të lidhur ngushtë me ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut si Arqiduka Johann, Kalorësi Karl Ghega, Franz Riepl e Baroni Gjergj Sina….
Pra dy burrat me origjinë nga toka shqiptare ishin miq, bashkëpunëtore si dhe shumë të përmendur për ndihmesën e tyre në të mirë të zhvillimit të Austrisë dhe tëshkencës në përgjithësi.

Dihet nga historia e ndërtimit tëhekurudhës më të famshem në botë, asaj të Semmeringut, që Karl Gheges i nevojitej një lokomotive e përshtatëshme, e fuqishme për tu ngjitur në lartësinë deri 898m. Lidhur këtë, në librin biografik mbi Karl Ghegën, autori W. Straub shkruan:…..Ghega shpalli një konkurs nga ku dolën 4 modele lokomotivash, ndër të cilat dhe ajo Vindobona të cilën Baroni Gjergj Sina mori persipër ta ndërtojënëfabriken e tij“Wien Gloggnitzer Eisenbahn Gesellschaft”. Lokomotiva u paraqit në takimin konkurrues të datës 31 korrik 1851 së bashku me tri të tjerat. Pas disa provave që u bënë nga 20 gushti deri me 16 shtator, u përzgjodh modeli Bavaria i prodhuar në Firmën Maffei në Mynih.
Për projektet dhe investimet e Baronit Gjergj Sina në fushën e hekurudhave, pozicioni i Karl Gheges si kryeinspektor i hekurudhave të perandorisë, si nënpunësi me i lartë përgjegjës për hekurudhat në qeverinë e Vjenës (pranë ministrit Baumgartner), ishte një mbështetje e vlefshme dhe e pakursyer.Le të mos mburren vetëm grekët me Gjergj Sinen dhe italianët me Karl Ghegen, pasi kjo dyshe gjeniale Sina – Ghega vjen nga viset shqiptare dhe është krenari legjitimepër cdo shqiptar kudo që ndodhet.
Shenime:
1.Libri: Auf Schinen durch das alte Österreich meautor Johannes Sachslehner
Vjene, me 23 korrik 2015
*Pjesa e dytë

Filed Under: Histori Tagged With: Arkitekti Karl Ghega, Dyshja gjeniale: Baroni Gjergj Sina dhe, Pjeter Logoreci

Gjeniu Gjergj Sina nga Voskopoja dhe perandoria e tij finaciare në Austri

July 19, 2015 by dgreca

Nga Pjeter Logoreci-Vjenë/
Në vazhdim të ciklit me shkrime për dinastinë Sina, mbi historinë e suksesëshme të kësaj familje nga Voskopoja, në Austri, po sjell disa informacione mbi jeten dhe aktivitetin shumë dimensional të një prej burrave më në zë në xhiron e bizneseve dhe të parasë, bankierit Gjergj Sina.
Po të kërkosh për Gjergj Sinen në arkivat e shtetit, por edhe ato private austriake, nga sasia e madhe e informacionit që gjindet, mund të krijosh një ide fillestare për xhiron gjigande të aktiviteteve tregtare, bankare, prodhuese, ndërtuese por edhe shoqërore të Bossit Gjergj Sina. Perandoria finaciare të cilën Gjergj Sina trashëgoj nga i ati Simon Sina dhe që e fuqizoi me tej, kalonte kufijtë e disa shteteve të fuqishme të kohës si perandoria osmane dhe ajo austrohungareze, duke u përhapur në të gjithë Europën e zhvilluar.
Të njohim Gjergj Simon Sinen.
Gjergj Simon Sina lindi në Nish me 20 nandor 1782, nga martesa e Simon Sines (plakut) me vajzën nga Nish-i, Irene Czippe. Për të vërtetuar vendin e lindjes së tij nuk pat ndonji dokument, pasi në perandorinë osmane nuk lejohej një dokument pagëzimi. Vetë Gjergji e ka deklaruar më vonë, Nish-in si vendlindjen e tij, përsëri pa e pasur të dokumentuar, por të vërtetuar gojarisht nga pesë dëshmitare që ishin miq të familjes dhe “që e njihnin ate që fëmijë”. Kur Gjergji ishte në moshën 10 vjecare, pas vdekjes së parakohëshme të nënës, babai vendosi që të largoheshin nga Nish-i për tu vendosur në Vjenë, kryeqendrën e fuqishme tregëtare e finaciare të perandorisë.
Sipas informacioneve të asaj kohe, (rreth viteve 1800) mendohej që numri i tregtarve “grek”(1) me shtetësi turke të cilët kishin firma të mirëfillta me aktivitet tregtar në Vjenë, ishte rreth 217-të.
Duke filluar nga viti 1803, Gjergj Sina ishte aktiv dhe drejtonte firmen bashkë me babain e tij, firmë që ishte pjesë e SHOQERISE së tregëtarëve “grekë” në Vjenë. Me 3 prill 1818, tre nga Sina-jt, babai i tij Simon, vëllai Johann dhe ai, morën titullin BARON. Thuhet që, si Gjergji ashtu edhe Simoni (i vjetri), që nga viti 1811 deri me 1818 përdorën në të mirë të tregtisë së tyre, shtetësinë e dyfishtë (turke dhe austriake). Në vitin 1822, për të nderuar figurën dhe veprën e babait (një vit pas vdekjes së tij), Gjergji, ja ndryshoj emrin e firmës që trashëgoi (që dikur quhej PAPA NAUM, SINA & CO) në SIMON GEORG SINA, duke marrë mbi vehte cdo detyrim si dhe kontaktet që babai kishte në zonat e perandorise osmane. Biografja austriake A.Lanier, e cila ka bërë historikun e bankës dhe bizneseve të familjes Sina, mendon që një gurë i fortë në themelin e kapitalit të FIRMES SINA ishin edhe disa situata që u krijuan në favor të Voskopojarëve. Ajo i referohet për këtë tregimeve që vetë Gjergj Sina ju ka shprehur bashkohësve e miqve të vet:……. ne familjarisht duhet ti falenderohemi,…. rritjes së kërkesës për lëndën e parë, pambukun (në fillimin e prodhimit të tij industrial), ….një lufte , … disa vdekjeve që pasuan,…. si dhe rrotacionit të zyrtarve në disa organe shtetërore të perandorisë osmane….
Gjergj Sina hapi në Vjenë një firmë ku tregtonte mall me shumicë nga Ballkani, e cila “gëzonte mbrojtjen dhe privilegjet” e pashait vendas. Sipas historianëve, ishte koha kur akoma nuk kishte filluar eksporti i pambukut nga Amerika, ndërkohë që në zonat e Ballkanit, sidomos në Maqedoni, prodhimi i pambukut ishte në kulmin e lulëzimit. Pashai vendas, Ali Pasha, e ndaloj popullsinë që prodhimet ti tregtonte diku tjetër dhe mori për vehte monopolin mbi pambukun, duke e mbledhur për të ja shitur më pas bashkëatdhetarit Sina, i cili kishte nënshkruar në Manastir një kontratë të rregullt me pashain. Tregtia në mes tyre do të funksiononte si një Shoqëri e mirëfilltë. Pashai duhej ti dërgonte pambukun Sines me një cmim për të cilin ishin kuptuar bashkë, ndërsa Sina duhej ta shiste. Nga fitimi i përbashkët, sipas marrveshjes dy palëshe, Sina ishte i detyruar të administronte edhe pjesën e fitimit të ortakut. Ali Pashai trembej që Sulltani një ditë do të hakmerrej dhe për cdo gjë që mund të ndodhte, bankieri Sina ishte i detyruar që, sipas kontratës, ti jepte familjes së pashait pjesën e fituar. Për vite me radhë, kjo tregëti solli fitime të mëdha. Edhe luftrat që po bënin francezët, sollën një ndikim pozitiv në shitjen e lëndës së parë, pambukut që i duhej ushtrisë për veshmbathje. Por erdhi një ditë, që Sulltani arriti të ndëshkojë Ali Pashain, duke e vrarë atë vetë, si dhe djemtë e tij. Ai arriti të fshijë nga faqja e dheut të gjithë familjen e pashait rebel. Kështu që Gjergj Sina u bë trashigimtari i vetëm ligjor i shumës stërmadhe të fitimit që i përkiste Ali Pashait. Kjo gjë është konfirmuar edhe në gazetën e mbrëmjes Pester Lloyd, e cila me rastin e vdekjes së Gjergj Sines, në numrin e saj të 20 maj 1856-es, në një kronologji që botoj mbi jetën dhe karrieren e Gjergj Sines shkruante: …Ai (Gjergj Sina) duhet ti falenderohet …..të famshmit e të plotfuqishmit Ali Pasha nga Janina, me të cilin në atë kohë zhvilloj një tregti të përmasave të mëdha, nga ku i vjen një pjesë e madhe e kapitalit bazë të firmës…. Thuhet që për këtë arsye, rreth vitit 1847, qeveria turke i kërkoj Vjenës që ta ekstradojë Gjergj Sinen, një kërkesë që nuk u realizua kurrë.
Gjenialiteti i Gjergj Sines si afarist dhe financier bëri që pjestarët e tjerë të familjes Sina të mbesin “në hije” edhe pse patën një aktivitet të mirëfilltë tregëtar dhe social. Në mbretërinë e financave të perandorisë, ai filloj të thirrej “Gjergji i madh” ose “para-lija Sina”. Talentin për të bërë tregëti që trashëgoi nga babai e zgjeroj dhe me tej duke vendosur kontakte pune në tërë Europën. Me fillimin e eksportimit të pambukut si lëndë e parë për industrinë europiane nga Amerika, Sina humbi monopolin dhe tregëtia me këtë mall u dobësua shumë. I prirë nga nuhatjen e tregëtarit të lindur, ai filloj të kërkojë mëndyra të tjera biznesi. Gjergji nuk vonoj të futej me sukses në tregtinë e duhanit, ku në vitin 1851 pat monopolin e tij në Hungari, por pa lënë pas dore edhe tregtinë me mallrat e tjerë si; druri, qymyrigurit dhe krypa, që i sillnin fitime të mëdha. Gjergj Sina nuk ishte vetëm burri më i pasur i perandorisë, por krahas bankës Rothschild, ai ishte zotëruesi dhe drejtuesi i bankës më të suksesshme të Austrisë, e cila pat kulmin fitimeve në vitin 1848 nga obligacionet e shtetit dhe nga dhënia e kredive për ndërtimin e ujësjellësit, bashkisë së Vjenës. Duke praktikuar letrat me vlerë, kambialet (urdhër xhirimi), dëftesa borxhi, banka Sina arriti të fitojë shuma marramendëse. Nga aftësitë e tija të vecanta si burrë i financave, në vitet 1825 deri 1849 ai u zgjodh si drejtor i bankës kombëtare të perandorisë dhe nga 1849 deri 1856 (deri sa vdiq) zëvendës guvernator i po kësaj banke.
Gjergj Sina me një inteligjencë të pashoqe drejtonte bizneset dhe rriste zotërimet e tija. Puna ishte për të si oksigjeni. Edhe pse në moshën 70 vjecare, punonte nga mëngjesi deri vonë në darkë. Qëllonte që kalonte netë të tëra në zyrë.
Tregojnë që një herë në një mëngjes të bukur me diell, teksa zbriste shkallët e ndërtesës së bankës, një i njohur që banonte në pallatin pranë tij i habitur e pyeti:… si zotni Baron, nuk keni shkuar mbramë në fshat (ku ishte vila e tij familjare)? Baroni i milionave u pergjigj i shkujdesur: ….Nuk kam kohë…
Gjergj Sina edhe pse drejtor dhe pronar i bankës, priste me përulësi këdo: …si bankierin superpasanik që i propozonte lëvizje të mëdha parash apo fitime të mëdha, ashtu dhe tregtarin e thjeshtë që i ofronte veprime të vogla biznesi. Me secilin bisedonte dhe negocionte vetë. Ishte pasioni i tij të bënte ”tregtarin”. As përfitimet finaciare dhe as mëndyra e fitimit nuk ishin qëllimi i jetës së tij, por kushtet e jetesës, realizimi i dëshirave dhe elementeve të jetës aktive. Ishte i saktë dhe i vëmendëshëm deri në detajet me të vogla në jetën e tij private dhe profesionale……
Tregojnë që,… shërbëtori i kërkoj leje të blejë një dry që i nevojitej ….
– “Shiko në katin e sipërm, atje gjinden disa, të vjetër por funksional – ju pergjigj baroni Sina”. Por, shërbëtori nuk arriti ti gjejë dhe u kthye nga lart duar bosh. Atëherë multimilioneri Gjergj Sina, i dyti burrë i pasur i perandorisë, u ngjit vetë në papafingo dhe u kthye duke sjellë me vehte një dry të përdorur, por në gjendje pune.
Vemendja, ishte një nder dhuntitë e rëndësishme në aftësitë dhe karakterin e gjeniut GJERGJ SINA….
Ky serial shkrimesh per dinastine Sina vijon në numrat e ardhëshëm….
Shenime:
(1)Voskopojarët të cilët ishin me besim kristian ortodoks shiheshin nga popullsia e Vjenës si GREKE…
Vjenë, me 10 korrik 2015
Foto : Gjergj Simon Sina

Filed Under: Histori Tagged With: Gjergj Sina, në Austri, nga Voskopoja, perandoria e tij finaciare, Pjeter Logoreci

Dinastia e Baroneve Sina nga Voskopoja dhe ndikimi i saj ne Vjene, Austri

June 14, 2015 by dgreca

Nga Pjeter Logoreci/

Ne Foto: Stema e familjes aristokrate te Baroneve Sina ne Vjene (foto P.Logoreci)/

Ndërsa së bashku me ish presidentin Alfred Moisiu po vizitonim bustin e Aleksandër Moisiut të vendosur në Vjenë, vërejta që rrugica Moissigasse (ku ndodhej busti, vepër e skulptorit të talentuar durrsak Qemal Kërtusha), kryqëzohej me rrugicën Sinagasse. Emri Sina ishte i njohur për mua pasi miku im Gaqo Qyfeku, gjatë një takimi në Tiranë, më kishte treguar për disa familje të emigruara nga Voskopoja, të cilat ishin shumë të njohura në Austri, nder to edhe familja SINA. Menjëherë mendova se nuk ka qënë e rastësishme që zyrtarët e bashkisë së Vjenës i kanë vendosur këto dy emra së bashku. Idea e tyre është historikisht dhe gjeografikisht funksionale, pasi të dy këto figura (Moisi dhe Sina) kanë lidhje me Shqiperinë.

Me qëllimin e evidentimit dhe të ndricimit të figurave të rëndësishme me origjinë nga trevat shqiptare, që patën aktivitet në Austri / Vjenë, të cilët ishin të njohur në mbarë botën e përparuar dhe atë shqiptare si:  Karl Gega, Aleksander Moisiu, Gjergj Pekmezi, Kolë Rrota, Federik Shiroka…etj, dëshëroj të sjell për lexuesin shqiptar informacione mbi prejardhjen dhe aktivitetin e një ndër familjeve më të famëshme në gjiron finaciare, tregtare e industriale në Austri, të familjes SINA.

Të njohim familjen Sina….

Në mesin e “Patrizëve” më të pasur të Vjenës, qendrës së perandorisë së fuqishme Austro-Hungareze, vendosej edhe familja me origjine nga trevat shqiptare SINA. Historia e dinastisë së kësaj familje fillon me zotëruesin e madh të tokave, finanzuesin dhe ndërtuesin më të rëndësieshëm, ajkën e perandorisë austro – hungareze nën Franc Jozefin I, Freiherr Simon Georg von Sina (1753 – 1822) (1).

 “Familja Sina ka ardhur nga Voskopoja, vendi i origjinës së tyre, që sot është një fshat po me këtë emër në Juglindje të Shqipërisë, ndërsa dikur ishte një krahinë e begatë nën perandorinë osmane. …Këtu përshkoheshin rrugë të rëndësishme tregtare që e kthyen Voskopojen në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe kulturore, me disa kisha, biblioteka si dhe me shtypshkronjën e saj. Qyteti ishe një qendër e Aromuneve….., të cilët tradicionalisht ishin nga zanati tregëtarë, udhëheqës të karvaneve me mallra apo ustallare lëvizës”, shkruan zonja J. Ecker në studimin e saj mbi familjen Sina.

Njohja e familjes SINA, jashtë kufijve të perandorisë osmane (Shqipërisë), fillon me Simon Gjergj Sinën të vjetrin, i cili nga cereku i tretë i shekullit të 18 vendosi kontate tregtare me Vjenen. Ndër dokumentat e pakët që janë gjetur, ka paqartësi  për kohën e lindjes së Simon Sinës, filluesin e historisë së suksesëshme të kësaj dinastie, paqartësi të cilat vijnë nga periudha kohore  nën perandorinë osmane si dhe vendodhja administrative ku u lindën dhe filluan aktivitetin e tyre personazhet e kësaj familje.

Për të kuptuar qartë arsyet e lëvizjes së familjes Sina nga vendlindja duhet ti referohemi një studimi  të autorit Max Demeter Peyfuss i cili është marrë  me studimin e prejardhjes, lëvizjes, kulturës, dhe aktivitetit të Vllehëve të pasqyruara këto në librin e tij „Ceshtja Vllahe“:

… fiset e vllehëve, kanë lëvizur rregullisht në grupe të mëdha për arsye politike apo ekonomike duke krijuar koloni të mëdha në vëndbanimet shqiptare të Maqedonisë. Ato filluan të qarkullonin në të gjithë Ballkanin si tregëtar, transportues e shoqërues malli. Në shumë qytete të gadishullit ballkanik ato njiheshin si mjeshtra artizanë, ndërtues shtëpishë, argjendar.  Në Shqipëri fiset vllehe gjindeshin të përqendruar në zonën e Myzeqesë, në qarkun e Permetit dhe në Korcë….

Levizjet dhe aktiviteti tregtar i Vllehëve filloj të lulëzoje sidomos  pas paqës së Beogradit të vjetit 1739, me aktivitetet e tyre tregtare drejt Selanikut, Serbisë, Hungarisë deri në Vjenë, ku krijuen edhe baza të mëdha për magazinimin e mallrave me shumicë. Për familjen Sina, kjo levizje u kushtëzua vecanërisht pas trazirave, plackitjeve dhe zjarrvënieve që ndodhen në Voskopojë në shtatorin e vitit 1769, por edhe më vonë me shkatërrimet e vitit 1788, për të cilat u bë përgjegjës Ali Pasha. Për të mbrojtur aktivitetin e pasurine e tyre, ato u detyruan të largoheshin drejt zonave përendimore të gadishullit. Simon Sina (i vjetri) pas vendosjes në Nish në vitin 1782 u martua me Irene Czippe me të cilën pas një viti pat një fëmijë: Gjergj Sinën (1782-1856). Gjergji ishte 10 vjec kur i vdiq nëna dhe kur i ati vendosi të transferohej me familje në Vjenë.

Shumë familje të larguara nga Voskopoja në atë kohe u vendosën në Vjenë, ku ju bashkangjiten komunitetit grek që gjindej në qytet. Edhe pse ishin shtetas të perandorisë osmane, bashkësia ortodokse e vllehëve nga Voskopoja filloj të shihej nga popullsia e Vjenës si …“grekët”. Quartieri ku ishte vendosur komuniteti grek i asaj kohe ishte në qëndër, nga pjesa verilindore e qytetit të Vjenës dhe vendasit shpreheshin për të ardhurit me humor: ….Ballkani fillon sapo mbaron zona e Rennweg-ut (atëkohe një lagje periferike e Vjenës).

Sipas studiusve, Simon Sina i vjetër, fillimisht njihej si bashkëpronar i disa shoqërive tregtare të mallrave me shumicë, por  në vitin 1798 ai krijoj firmën e tij për tregtimin e mallrave si dhe një bankë tregtare, e cila u muar fillimisht me aktivitetet dhe levizjen e parave të bizneseve të tija. Kjo periudhë, quhet si koha e artë e rritjes së pasurisë së dinastisë dhe rreshtimit të familjes në serën e patrizëve të qytetit. Ndërkohë, në vitin 1802, Simon Sina martohet për herë të dytë me Katharina de Gyra me të  cilën pat një djalë (1804), Johann Sinën (1804-1869).

Pjestarët e familjes Sina ruajtën traditën e vendit të tyre, atë të trashegimit të emrave dhe po të vërehet, ato kanë përdorur për fëmijët pasardhës emrat e gjyshave të tyre, si psh: Simon Gjergj Sina (plaku), Gjergj Simon Sina, Johann Simon Sina, Simon Gjergj Sina (junior), Gjergj Simon Sina (junior).

Punën në Vjenë, Simon Sina e filloj me importin e pambukut me shumicë nga Maqedonia, ku dërgonte në këmbim pelhurë dhe punime metali apo qelqi. Ai ishte i pari tregtar që futi në kufijtë e perandorisë osmane si mjet këmbimi (pagese) monedhën Taler me figurën e Maria Theresës, që ishte mjeti zyrtar i pagesës i perandorise austrohungareze. Një vështirësi e madhe për punën e perditëshme të bizneseve të tij ishte statusi i shtetësisë së tij, pasi ai ishte shtetas i perandorisë osmane. Për këtë, shpesh ai detyrohej të përdorte për blerjet e objekteve të mëdha (shpijave), emra të përsonave nga rrethit familjar i gruas së tij. Meqenëse ishte zotërues i madh tokash në pjesë të ndryshme të Europës (Hungari, Rumani, Serbi) dhe tregtar me pasuri të madhe, në vitin 1818 familja e tij mori statusin e aristokracisë hungareze, që e lehtësonte shumë në aktivitetin e tij tregtar. Simon Sina i vjetër vdiq në moshën 69 vjecare në vitin 1822, duke lënë pas një pasuri dhe një karriere të pashoqe.

Në numrat e tjerë të kësaj gazete do të keni mundësinë të ndiqni dhe shkrime të tjera për dinastinë Sina dhe projektet gjigande në infrastrukturen dhe jeten ekonomike të Austrisë, që vazhdoj burri më i suksesshëm i kësaj familje, Gjergj Simon Sina.

Vjene, 7 qeshor 2015

 

  • Freiherr – titull nderi per aristokratet, i barabarte me titullin Baron, Kont.

Referencat: A. Deak, M. Peyfuss, J. Ecker

Filed Under: Histori Tagged With: Dinasti Sina, Pjeter Logoreci, Vjene

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT