-Imzot Dodë Gjergji:Për festën e sivjetme të Pashkëve, me gjithë zemër ju shtrij dorën e urimit të gjithëve duke e përcjellë atë me përshëndetjen e të Ringjallurit: Paqja qoftë me ju! Ajo mbretëroftë në zemrat e të gjithëve, në familjen e secilit në Vendin tonë dhe në botën mbarë/
PRISHTINË, 15 Prill 2017-B.Jashari/ Ipeshkvia e Kosovës ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2017. Në vigjilje të ditës së festës, sonte në orën 21:00 mbahet Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Të dielen, në orëb11:00 zhvillhet Mesha e ditës së Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
Në mbarim të meshës, rreth orës 12:00, Katedralja Nënë Tereza ka përgatit 1.000 vezë të pashkëve që do t’iu dhurohen fëmijëve të qytetit të Prishtinës.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.
Në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë-Prishtinë mbahet mesha në ora 17:00 anglisht
e në ora 18:00 shqip.
Nga 0ra 19:00 deri 20:00 në axhendë është pritja Solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
“Për festën e sivjetme të Pashkëve, me gjithë zemër ju shtrij dorën e urimit të gjithëve duke e përcjellë atë me përshëndetjen e të Ringjallurit: Paqja qoftë me ju! Ajo mbretëroftë në zemrat e të gjithëve, në familjen e secilit në Vendin tonë dhe në botën mbarë”, theksohet në porosinë e Ipeshkvit të Kosovës.