• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuland: Propozim i ri për Reformën

July 10, 2016 by dgreca

Pas takimeve në Tiranë me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit njoftoi se “varianti i ri ka marrë ide nga qeveria, nga opozita dhe është tërësisht në përputhje me propozimin e Komisionit të Venecias. Drafti drejt përfundimit”

Në Tiranë Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland njoftoi sot në mbrëmje se qeverisë dhe opozitës u është paraqitur një propozim i ri kompromisi për Reformën në Drejtësi nga ambasadori amerikan Donald Lu dhe homologia e tij e BE-së Romana Vlahutin. Propozimi, siç njoftoi ajo, është “një variant hibrid që ka marrë ide nga qeveria, nga opozita dhe është tërësisht në përputhje me propozimin e Komisionit të Venecias”, shpjegoi zonja Nuland duke shpjeguar se “drafti është thuajse drejt përfundimit”

Duket se pritshmëria lidhur me vizitën e Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit Victoria Nuland për kapërcimin e ngërçit lidhur me formulën e emërimit nga parlamenti të disa anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë ka qenë e justifikuar. Në përfundim të takimeve të saj, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit njoftoi në mbrëmje se “negociatorët nga të dyja palët kanë punuar tejet fort dhe drafti është thuajse drejt përfundimit tani. SHBA-të së bashku me BE-në janë krenare që kanë patur mundësinë të lehtësojnë proçesin e negociatave, që ta ndihmojnë atë dhe jemi shumë krenarë për punën që ambasadori Donald Lu dhe ambasada kanë bërë këtu”, deklaroi zonja Nuland.

Ajo shpjegoi më tej se “në një përpjekje, në mënyrë që të ndihmojnë palët, që të mund të mbyllin atë hapësirë bosh, ambasadori Lu dhe kolegia e tij e BE-së kanë patur mundësinë që të realizojnë një propozim të ri që është në diskutim. Ky është një propozim hibrid që ka marrë ide nga qeveria, nga opozita dhe është tërësisht në përputhje me propozimin e Komisionit të Venecias”, nënvizoi zyrtarja e lartë amerikane duke saktësuar se “ky propozim ka mbështetjen time, por gjëja më e rëndësishme ka mbështetjen e gjerë nga Uashingtoni dhe lidershipi ynë”.

Zonja Nuland tha se ka diskutuar “me hollësi” propozimin “në takimin tim me kryeministrin dhe kreun e opozitës. I kam nxitur që të dy në emër të Uashingtonit dhe kolegëve të BE, që të bashkohen rreth asaj që është propozuar, sepse ka ardhur koha të arrihet në një marrëveshje. Populli shqiptar është duke pritur”. Ajo shtoi se ka parë te të dy drejtuesit e lartë politik shqiptarë “një dëshirë për të arritur në një marrëveshje. Nuk është një sekret që politika është diçka e ashpër në këtë vend. Por gjithashtu kam ndjerë se që të dy e dinë se është koha për lidership”. Zyrtarja amerikane nuk dha detaje lidhur me propozimin për pikën që ka ndarë palët, e veçanërisht për rolin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në procesin e verfikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Mendoj që është e rëndësishme që t’u japim negociatorëve hapësirë që të mund ta shqyrtojnë. Ky propozim bazohet në të dëgjuarit shumë të mirë aktiv që ambasadori Lu dhe kolegia e tij e BE-së kanë bërë, dhe përpiqet të kombinojë një përpjekje të duhur të monitorimit ndërkombëtar duke ruajtur dhe sovranitetin e Shqipërisë”, shpjegoi zonja Nuland.

Në deklaratën e saj zyrtarja e lartë ritheksoi rëndësinë e Reformës në Drejtësi. “Ajo është tejet jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Do të japë një kontribut të rëndësishëm për dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë dhe do të sigurojë që Shqipëria të ketë një sistem drejtësie që vërtetë do të punojë për popullin e këtij vendi. Është gjithashtu një hap tjetër thelbësor që Shqipëria duhet të ndërmarrë drejt bisedimeve për anëtarësim në BE”, saktësoi zonja Nuland.

Si kryeministri Edi Rama, ashtu dhe kryetari i opozitës Basha, në deklarimet mbi takimin me zonjën Nuland, nuk folën për propozimin e ri. Në njoftimin e qeverisë theksohej se “kryeministri Rama rinënvizoi qëndrimin e tij se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian”. Më vonë, përmes një postimi në Twitter, zoti Rama shkroi se me zonjën Nuland ka patur “Dakortësi të plotë qëndrimesh”. Ndërsa zoti Basha pranoi se ishte diskutuar dhe për propozime të reja por pa u shtyrë më në hollësi. “Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Padyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes. Ajo që mbetet për tu konfirmuar është vullneti i palës tjetër”, deklaroi për gazetarët zoti Basha pas bisedës me zyrtaren e lartë amerikane.(VOA)

Filed Under: Featured Tagged With: Lu, Nuland, propozim i ri, Reforma ne Drejtesi

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT