Te shtunen me 25 Prill ne ora 18:00 u organizua Kuvendi i deges se Vatres ne Queens, New York. Qellimi i ketij takimi ishte analiza e punes se deritashme te deges ne Queens, zgjedhja e kryetarit, zgjedhja e delegateve per Kuvendin e 2 Majit ne Jacksonville, Florida. Gjate parapregatitjes per fjalimet zyrtare delegatet kishin kenaqesine te pinin kafe dhe te ndiqnin filmin dokumentari per Camerine. Në mbledhjen vjetore të degës së “Vatrës” në Queens, nga Kryesia morën pjesë Kryetari, dr. Gjon Buçaj bashkë me zonjën Nikoleta, si dhe Sekretarja, zonja Nazo Veliu.
Kryetari i degës, dr. Skender Murtezani, i dha fjalën Kryetarit të “Vatrës”, i cili përshëndeti vatranët e mbledhur dhe mbajti nji fjalim të shkurtë, ku preku shkurtazi fazat e ndryshme historike nepër të cilat ka ecur Federata “Vatra” që nga themelimi, duke gërshetuar bisedën me rrethanat në të cilat ajo vepron sot dhe me sfidat e kohës aktuale. Ai foli për dobinë e formimit të degëvet dhe për vështirësitë që priten të dalin në mënyrë të pashmangshme në pah me zgjerimin e “Vatrës” dhe rritjen e numrit të antarëve, “por gjithmonë shumica shkon në drejtim konstruktiv, duke synuar qellimet e organizatës në interesin kombëtar”, tha më tej dr. Buçaj dhe shtoi se “antarësimi në “Vatër” është me vullnet, por si antar, çdonjëri duhet të respektojë Kanunoren e saj”.
Duke qenë kjo mbledhje organizohet në pragun e Kuvendit Vjetor që do të mbahet me 2 maj 2015 në Jacksonville të shtetit Florida, Kryetari Buçaj spjegoi, në pika të shkurtra, procesin e zgjedhjes së delegatëve simbas Kanunores, për përshtatjen e së cilës ka punuar më se një vit Komisioni i drejtuar nga z. Bashkim Musabelliu, antar i degës së Queens-it dhe i Këshillit Drejtues. Nga ndryshimet që propozoi Komisioni, janë nxjerrë shtesat (amendamentet) e aprovuara në Kuvendin e kaluar, ku u vendos me shumicë votash, që të mbetet Kanunorja e vjetër në fuqi, por të bëhen ndryshimet e nevojshme me anën e shtesave. Këto shtesa u miratuan në Kuvëdin e kaluar dhe mund të shtohen ose të modifikohen në Kuvëndin e javës që vjen.
Folesja e dyte sekretarja e Vatres zonja Naze Veliu, e cila foli per organizimit e Vatres si dhe procedures se zgjedhjes se delegateve.
Ne vazhdim Dr. Murtezani duke perdorur power point me ilustrime konkrete beri nje pershkrim te punes dy vjecare te deges se Vatres te Queens-it. Ne takimet e Vatres dega Queens per dy vitet e fundit kane marre pjese ne veprimtarite e deges 105 anetare. Dr Murtezani ka shprehu mirenjohjen z.Besian Krasniqit per punen e shkelqyshme teknike ne hapjen e web faqes on line dhe botimin e numrit te pare te NEWS LETTER VATRA QUEENS
Ne prezencen dhe autorizimin e 56 delegateve me shkrim u votuan gjasht delegate per Kuvendin e Jacksonville, pese te pranishem dhe nje Z.Musabelliu, qe nuk kishte mudnur te ishte pjese e takimit. Dr Murtezani beri nje pershkrim te punes se palodhur te Z.Musabelli-t, dhe e propozoi emrin e tij, qe te ishte nje nder delegatet e Kuvendit dhe gjeti mirekuptim ne mesin e Vatraneve te deges dhe qendres.
Pas numrimit te votave per delegate te Vatres ne Kuvend e vitit 2015 u zgjodhen.
1.Bashkim Musabelli
2 Dr Skender Murtezani
3 Besian Krasniqi
4. Saime Serri
5. Theodora Permeti
6 Alban Hoxha
Anetari i Kishillit te Vatres, z. Bashkim Musabelliu konfirmoi pamundesine e pjesmarrjes ne Kuvendin e Jacksonville, per shkaqe te punes se tij.
Ne takim ra ne sy pjesmarrja e konsiderueshme e Vatraneve te ri te cilet u treguan te interesuar te dine per aktivitetin dhe ngjarjet ne atdhe.
Z. Kristaq Papa foli rreth hapjes se Shkolles Shqipe ne Astoria dhe vijimin e saj, ndersa Haxhi Dauti, foli per zhvillimet e fundit ne Maqedoni.
Ne takimin e 5 anetareve te kryesise me kater vota per Dr Murtezani-n te vazhdoje punen kryetar i deges ai u rizgjodh ne postin e kryetarit.
DEGA E VATRES NE QUEENS SHFAQI FILMIN DOKUMENTAR PER ÇAMERINE
Dega e Vatres ne Queens me kryetar dr. Skender Murtezani, i gezoi Vatranet e deges se saj dhe mysafire te tjere duke promovuar ne kete dege filmin dokumentar per Historine e Çamerise. Filmi u prit me nje kenaqesi te jashtzakonshme, shume nga ne mesuam detaje te reja nga ky moment i rralle i tragjedise njerezore. Filmi ishte nje dokumentar jashzakonish mire i prezentuar me nje modesti dhe faktifikim te lakmushem duke lene vend per nje ardhmeri te deshuruar me repektim reciprok te shqiptarve dhe grekve. Ne na ndau politika barbare e shtetit grek dhe politika impotente e shtetit Shqiptar te asaj kohe. Kishte edhe diskutime pas filmit, u munduam ti japim kahje çeshtjes Çame edhepse shum ekspert dhe historian kane lene libra fakte dhe dokumentime te momenteve tragjike te popullit tone ne kto troje. Moment te njejte historik kane pesuar edhe Gjermanet ne Vojvodine /500,000 banore/ me mijera u vrane ua moren pronat dhe me mijera u larguan jasht vendit. Edhe ata me pretekst te kolaborimit me pushtetin fashist.
Shqiptareve ne Çameri u ndodhi sikur Hitleri dhe fashizmi te kishin lindur ne Çameri, nje pretekst per te shprazur energjine antishqiptaromyslimane edhepse kur nuk i kishte bere dem as popullit grek e aq me pak kishes greke, edhe vellezerit tone orthodoks e pesuan ndoshta edhe me keq ata ishin deshmitar te nje çmendurie shtazarake te masakrimit te vellezerve te tyre pa mundesi te ndihmojne dhe, me vone pesojne asimilimin kombetar te dhunshem.
Ky moment historik duhet dokumentuar ne menyre shkencore duhen, emrat e viktimave te dokumentohen, emrat e te shperngulurve dhe pasurite te regjistrohen. Te kerkohet e drejta e kthimit te femijve niprive dhe mbesave te Shqiptarve ne trojet e baballarve te tyre ne Çameri duke sugjeruar qeverise greke menjanimin e ligjeve shoveniste dhe te politikes se urejtjes qe pengojne realizimin e te drejtes fundamentale njerezore.
Kerkojme nga pjesa me e shendoshe demokratike e popullit grek ta sheh kete moment historik me nje sy me te drejte shkencoro historike qe te mesoje nga gabimet historike te te pareve dhe se bashku te pregaditeme per nje bashkjetese te civilizuar, me respekt te dy anshem ne shekujt qe vine.
Nga historianet tane kerkojme rikujtimin e momenteve te lavdishme te popullit Shqiptar ne Çameri gjate shekujve si dhe kontributin e tyre ne formimin dhe forcimin e shtetit grek.
Eshte mire qe ky film dokumentar me 27 Nentor te luaj ne nje nga kinemat e New York-ut.Bashk me Vatranet e qendres do te mundohemi kjo te realizohet.(Reporteri i deges Queens)
DEGA E VATRËS E QUEENSIT PËRKUJTOI MIT’HAT FRASHËRIN NË HOTELIN LEXINTON
Mbrëmjen e 3 shtatorit, pikërisht në datën kur humbi jetën apostulli i shqiptarizmës, Mithat Frashëri, dega e Federatës Vatra në Queens me kryetar dr, Skënder Murtezani, ka organizuar një takim përkujtimor. Inisiator i këtij organizmi ishte vetë dr. Skënder Murtezani, i cili kishte ftuar në këtë takim nderues edhe Shkrimtarin Naum Prifti, aktivistin e njohur dhe sekretar i Shoqatës Camëria Sali Bollati, studiuesen Julika Prifti, Bashkim Musabelliu, Uke Gjonbalaj, Bujar Golemi dhe editorin e Diellit, Dalip Greca.
Në takim u sollën copëza nga jeta e Mithat Frashërit, jetë që e shkriu për Kombin. Po ashtu u sollën copëza nga momentet e fundit të jetës së tij si dëshmi të pesonave që iu ndodhën pranë në castet e fundit, ku mendja e ndritur e kombit mbylli sytë larg vendit për të cilin pat shkrirë jetën dhe pasurinë.
Gjatë takimit u propozua që për vitin e ardhshëm që është përvjetori i 65-të i vdekjes të organizohet një simpozium po në këtë hotel, i cili ka gjasa të jetë hoteli ku mbylli sytë mëmëdhetari mendjendritur më 3 tetor 1949. Hotel Lexinton ka ndryshuar disa herë emrin dhe kohët e fundit u rikthye sërish tek emri i vjetër. I ndërtuar që më 1925 ky hotel ka pritur dhe përcjellë personalitete të larta nga e gjithë Bota. Po aty ishte vendosur edhe presidenti i Republiëks së Shqipërisë dhe stafi i tij gjatë qëndrimit në New York.
U MBLODH KRYESIA E DEGES SE VATRËS NË QUEENS
Queens, NY- Të enjten me 18 korrik u mblodh kryesia e zgjeruar e degaës së Vatrës në Queens, New York, nën drejtimin e kryetarit të saj, Dr. Skënder Murtezani.
Gjatë takimit u diskutuan problemet aktuale të degës, gjetja e rrugëve efikase për një organizim më të mirë dhe shtimi të anëtarësisë. U propozua dhe u miratua që dega të paguaj me kontributet e saj një sekretare që do të punojë me kohë të kufizuar për të kontaktuar me shqiptarët që jetojnë në zonë dhe t’i afrojë ata që të anëtarësohen në Vatër.
Po ashtu u diskutua edhe gjetja e mënyrave dhe rrugëve të përshtatshme për një bashkëpunim më të mirë të degës së vatrës në Queens me shoqatat shqiptaro-amerikane që funksionojë në zonë. U planifikua një takim i afërt me shoqatat dhe fondacionet që veprojnë në Shtetin e New Yorkut.
Dega synon që së shpejti ta dyfishojë anëtarësinë dhe të rrisë aktivitetet për të tërhequr sa më shumë anëtarësi.
Një objektiv tjetër perspektiv i kësaj dege është edhe krijimi i kushteve për hapjen e një shkolle shqipe në Queens.(Korresp i Diellit)
Foto:Arkiv-Nga nje takim I deges se Vatres ne Queens
U PROMOVUA DEGA E VATRËS NË QUEENS ME 40 ANËTARË
Të enjten në mbrëmje, në mjediset e Shtëpisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, u promovua dega më e re , ajo e Queensit nw shtetin e New Yorkut. Sic kemi njoftuar, në fillim të muajit prill ishte mbledhur në klinikën e dr. Skënder Murtezanit, i anëtarësuar në Vatër që në kohën kur kryetar ishte Prof. Arshi Pipa, komisioni nismëtar i riorganizimit të degës, që paralajmëroi rikrijimin e degës, që pati pushuar së funksionuari që në vitet ’80.
Vatranëve të Queensit ua uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës, kryetari dr. Gjon Bucaj. Ai u foli shkurtazi për historinë e Vatrës, për luftën e saj për cështjen kombëtare, rigjallërimin e saj në 100 vjetorin e themelimit, dhe frymën që mbizotëron në prag të Kuvendit të saj që do të mblidhet me 27 prill 2013.
Të sapoanëtarësuarit në Vatër me banim në qytetin e Queensit kanë prezantuar radhazi veten e tyre; ardhjen në Amerikë, familjen, profesionin dhe cfarë i lidh me Vatrën. Atana janë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Në organizimin e kësaj dege punoi anëtari i Këshillit të Vatrës, juristi Bashkim Musabelliu.
Më pas është zgjedhur komisioni i votimit, i përbërë nga Ndre Deda, Altin Qose dhe Bujar Saliasi për të zgjedhur kryesinë e degës. Me votim të fshehtë u zgjodhën shtatë anëtarë të kryesisë. Numërimi i votave u bë hapur. Kryesia e re u hoq mënjanë dhe zgjodhi , kryetarin, dy zvëndës/kryetarët, sekretarin dhe arkëtarin. Kryetar u zgjodh dr. Skënder Murtezani, zv/kryetarë Halit Shpuza dhe Bujar Golemi, sekretare Monda Musabelliu.
Kjo degë ka 40 anëtarë. Në fund u zgjodhën dhe katër delegatët për në Kuvendin e Vatrës. Ata janë dr. Skënder Murtezani, Halit Shpuza, Monda Musabelliu dhe Arben Bardhi.