Shkruan: Prof.Sami Repishti/
Ridgefield,CT.USA.-Kohet e fundit, shtypi gjerman ka trajtue “problemin” e nji nazisti 93 vjeçar, Oskar Gruening, “llogaritar ne Auschwitz” (1944).
Jehona e kesaj fushate ka perfshi Europen dhe ka arrijte edhe ne SHBA. Ne nji artikull-opinion te gazetares Anna Lauerbeck, editore e gazetes Tagespiegel, çeshtja “Gruening” trajtohet per efektin e saj ne popullsine gjermane, per menyren si e kaluemja naziste ka afektue opinionin publik gjerman, dhe per mundesite e nji kuptimi ma te mire te periudhes naziste ne Gjermani.
I pandehuni Gruening akuzohet si”…pjesmarres” ne vrasjen (murder) e te pakten 300.000 te internuemesh, shumica hebreje nga Hungaria. Gjate viti 1944, ai deshmoi zbritjen e kolonave nga treni, hymjen e te internuemeve ne kamp, ndamjen e tyne ne dy grupe: te fortit per pune te detyrueshme, dhe te pa aftit per denim me vdekje. Ai nuk reagoi.Ai nuk deshmoi per terrorin qe pau me syte e vet. Ai u mbulue me heshtje te plote…nga turpi, nga pesha e fajit, nga frika e denimit.
Gruening ashte keshtu nji tjeter ekzemplar i te ashtuquejtunit fenomen i “banalitetit te se Keqes” (siç e percaktoi Hannah Arendt); krime te perbindeshme, masive, jashte aftesise sone me kuptue e spjegue- siç ka qene rasti “holokaust”- gjate L2B, te kryeme nga individe medioker, pa asnji vlere intelektuale ose morale,, elemente robote qe veprojne simbas urdhenave te dhanun nga nalt, pa pyete, pa nevoje sqarimi te permbajtjes se urdhenit, pa deshiren me parashikue efektin shkaterrimtar te aksionit vrastar…!
Interesimii popullit gjerman per kete gjykim u rrit edhe ma shume sepse ne te gjithe deshmine e tij, Gruening nuk zuni me goje fjalen “vrasje” (murder) por u shpreh se eliminimi i te internuemeve ka qene “i rregullte” dhe “i paster”, nji akt rutinor qe konsumoj me precision 5.000 viktima ne dite”. Vetem nji dite ai u prek kur nji roje SS vrau me dru nji femij qe vajtonte nga uria. Gruening u prek…! Ne spjegimin e tij ai deklaroi:”Mos harroni se ma ne fund, keshtu veprohej ne kampet e perqendrimit…!” Gjyqi kunder Gruening vazhdon ende. Popullsia gjermane reflekton mbi te kaluemen….
Ky gjyq ka nji randesi te posaçme sepse mund te jete i fundit. Qenga viti 1945 e deri sot kane kalue 70 vjet. Por dalja e krimineleve para gjykatave gjermane detyron breznite tona me rishqyrtue: ç’fare na kujtojne krimet e djeshme, siregojme na sot, me qellim qe te mos perseriten neser?
Nga reagimi si rrjedhim i se kaluemes varet jeta e jone politike sot. Nga mesimet e marruna, na percaktojme trajektoren e edukimit te femijve tone. Gjermania ka qene dhe mbetet nji nga vendet ma tekulturueme ne bote. Por eksperienca naziste akuzon rande kulturen gjermane, dhe na tregon se edhe nji shoqeni mjaft e kulturueme gabon dhe rreshqet ne pellgun e krimit kolektiv. Kultura qe ngren nivelin tone si qenie njerezore, kultura qe mbjell ne zemrat tona idealin e njeriut te lire e me dinjitet, si epiqendra e gjthe veprimeve dhe qendrimeve tona, deshton para forces brute te legjoneve te djallit qe perfaqesojne “kulturen e vdekjes”, siç e shohim sot, sidomos ne Lindjen e Mesme, ne qendren e ish qytetnimit arab….
Para se emnat, shifrat e tregimet e vuejtjeve tona te se kaluemes te marrin konotacione abstrakte, para se te bahen objekte diskutimesh akademike e mjete propaganda nga “donkishotet” e klasave politike –cilado qofshin ato- na duhet te ndermarrim me vendosmeni te shumaneshme –dhe pa sentimentalizmin e njeriut/qytetar, ne kete rast shqiptar- zbulimin e thelbit te karakterit tone, dhe te mentalitetit qe kemi formue e qe na drejton sot. Na duhet te njohim veten kur themi “une jam shqiptar!”
Nuk mjafton leximi i tregimeve te vuejtjeve nen rregjimin diktatorial – na qe kemi perjetue fashizmin italian, nazismin gjerman dhe komunizmin “internacionalist” (maske e pansllavizmit agresiv). Na jemi ngope me ushqimin e tyne helmues. Po, e kemi luftue! Po, e kemi perkrahe, e sidomos e kemi pranue me koke ulun per dekada te gjata. Para nji gjendje te tille, na detyrohemi moralisht me tregue mirenjohjen tone per te gjithe ata, vellazen e motra, qe gjeten guximin e duhun me luftue per lirine e vendit gjate pushtimeve te hueja, dhe per demokraci gjate dekadave te terrorit komunist. Keta heroj dhe heroina te diteve tona kane shpetue nderin dhe dinjitetin e mbar kombit tone!
Ata qe moren rrugen e turpit te bashkepunimit me okupatorin, ose qe sherbyen besnikerisht ne legjonet vrastare te “diktatures se proletariatit” duhen perbuze. Edhe historia e jone, e nji vendi te vogel, ashte nji monedhe me dy faqe; bashke me lavdine e fitueme duhet te skuqemi nga turpi i shnjerezimit ku kemi ra ne disa epoka. Bashke me duertrokitjet, na duhet te gjejme forcen morale me denue te kaluemen tone poshtenuese, me denue te gjithe ata qe zbriten kombin tone ne pellgjet e nenshtrimit, e te krimit politik. Duhet denue krimi, duhet pranue pergjegjsia, e duhet te punojme drejt rindertimit moral…ne se duem te pengojme vdekjen tone morale qe mund te vij nga amnezia e plote e se kaluemes.
Sot, viktimet e terrorit te çdo ngjyre luten: “Mos na harroni!”Sot, kriminelet, ustallaret e ferrit e terrorit komunist kercenojne me perseritje te terrorit, ne vend te kerkimit te faljes se krimit te kryem. Nga leximi i procesit te kriminelit nazist Gruening, m’u kujtue spjegimi i komandantit te kampit te perqendrimit komunist ne Saver,Lushnje, (emni nuk me kujtohet), pellgu i zi ku humben jeten qindera e qindera femije, sidomos femije, gra e pleq – te gjithe qytetare te pafajshem. Sot, ai jeton i qete (ne se jeton akoma) aty ka ku ka qene ma pare, dhe flet, pa pike turpi e pa bremje ndergjegjje per vuejtjet e torturat e ushtrueme mbi viktimet e kampit: “Ashtu ishte koha!…Na kishim urdher….Ç’te beja une?…Te kundershtonja?”
Ky ashte kulmi i banalitetit qe karakterizoi mediokritetet e pushtetit te terrorit. Dhe “e keqja” zhvillohet “normalisht” deri ne masaker kolektive, deri ne çfarosje. E pamundura bahet e mundur nga banalitetii roboteve te indoktrinuem, pa mend pa zemer ne kampet e internimit per te pafajshmit per 45 vjet me rradhe te mbyllun ne kasolla prej balte me mure prej kashte…!
Jo, ovella katil: mos kundershto! Zbato me perpikemeni urdhenat e marrun nga nalt, vrit, shndero, rrah me drue, ngordhe me uri, moho sherbimet mjeksore, mos lejo arsimimin e femijeve, pengo vizitat familjare, …dhe mos harro “plotesimin e normes” ditore dhe ndeshkimin e te dermuemit, telodhunit nga mosha e smundja qe nuk plotesojshin “normen”, …ne vend qe te punosh ne nji ferme ose fabrike ku buka fitohet me djerse e ndershmeni…! Kriminale!
Jo, o vella katil: mos kundershto! Per turpin tand e te kombit qe ti i perket…! Sepse ti , bashke me kryekriminelet e piramides shtetnore jetoni sot jeten e qete…e jo ne kasolle balte. Asgja nuk ngjau ne te shkuemen! “E kaluara e kaluar, e shkuar…! Harrojeni, e te fillojme perseri…! Dhe ndoshta behemi edhe deputete , edhe ministra, pse jo? Shqiptare jemi ne…bijte e kesaje toke…” ne vend qe te punojshe ne ndertim, ne arsim, ne shendetesi aty ku buka fitohet me djerse e ndershmeni Groteske!
Sot, kercenime te fshehta e te hapura u bahen viktimave akoma te frikesueme nga jeta e veshtire per dekada te gjata, viktimave qe nuk kane guximin me kerkue banesat e tyne te sekuestrueme 70 vjet ma pare…Absurde!
E gjithe kjo katrahure nuk sherohet me fjale e fjalime. Duhet aksioni! Ne vendet europiane ku “pastrimi” i krimineleve ka perfundue me sukses, popullsia e çlirueme ban hapin e dyte, perpjekjen me qetesue ndergjegjet e trazueme me akte bamirese, ndihme per te tjeret: te vorfen, emigrante, azil politik, mundesi me rifillue nji jetete re etj. Por shqiptaret qe i ka lane mbrapa zhvillimi i shpejte europian (e te kenaqun me “supen ideologjike”), per njirindertim moral duhet “pastrimi” i shoqenise nga elementet toksike te kriminalizuem dhe frika qe ata ende shperndajne.
“Ligji mbi dosjet dhe lustracionin”, ashtu si u paraqit ne Kuvend me 30 prill 2015 nuk duket se synon “pastrimin”, kondita kryesore per nji proces qe naqeteson ; nji domosdoshmeni per nji periudhe te re ne historine tone, dhe hymjem ne fazen e dyte te procesit, humanizimin e shoqenise sone shqiptare dhe pyetjen “perse” ngjau katastrofa e jone? Me spjegimin e arsyes se katastrofes vjen mirekuptimi dhe qetesimi i shpirtenve tone qe sot ne Shqiperi jetojne akoma te trazuem.
Ligji irii “dosjeve” per “lustracion” nuk permbushe kete mision. Me pushtete ne duer te caktueme e te akuzueme per fryme absolute, te zhytun ne krim e korrupsion qe kontrollojne jeten publike te vendit, nuk ndertohet as shteti, as shoqenia civile e paster shqiptare. Ligji i ri konfirmon sundimin e “personit”, te “titullarit” te nji dikasteri qe vendos cili “zyrtar” mund te hetohet e cili jo – pa arsyetim ligjor!- Ky ashte nji shantazh i turpshem, i hapun, qe do te kthej “zyrtaret” ne sherbetore besnike te “titullarit”…ashu si jane sot deputetet partiake te Kuvendit, “kukulla” te kryetareve te partive perkatese… e jo te zgjedhun nga populli…individe qe shiten e blehen, si dhente ne tregun e fshatit…!
Ashte patetike me lexue ne shtypin shqiptar se Kuvendi i Republikes se Shqiperise percaktohet si nji grumullim ku “…gjysma e Kuvendit, ne mos me shume, perbehet nga njerze pa asnje kontribut politik e publik, por jane ca tregetare, kontrabandiste, biznesmene qe vijne edhe nga bota e krimit, e kriminele safi qe ende nuk kane shperlare dosjet e tyre dhe nuk dine endeke emer te perdorin si zyrtare, per shkak te llagapeve qe mbanin kur trafikonin droge e prostitucion!” Fatkeqsi kombetare!
Vitet kalojne. Shumica e ish te persekutuemeve kane vdeke pa i pare “dosjet” Familjet e tyne vazhdojne jeten e mjerimit, vorfenise e harreses nga “bota e re”, jete qe filloi me 1945 dhe vazhdon edhe sot 70 vjet ma vone Shume nga ata qe mbijetojne nuk kane as fuqine e duhun, as aftesine praktike me imponue hapjen e dosjeve dhe lustracionin e ndershem, nji kerkeseelementare per sherimin kombetar….
Keshtu, ata jane “te denuem” me ba nji ekzistence pa drejtim, pa mjete, pa shprese per nje te ardhme me dinjitet, per vete dhe per femijte e tyne. Ndersa ata qe “sundojne”, qe drejtojne institucionet tona shtetnore, shkruente gazetarja Luljeta Progni ne Panorama”…kane frike nga e kaluara, kane frike se humbasin pushtetin e trasheguar, kane frike se u rrenohen bizneset e ngrituna pa te drejte mbi asetet kombetare, kane frike nga demokracia, kane frike nga e verteta…!
Sot, edhe une kam friken time.Me 30 prill 2015, ne rruget e Durresit, falangjistet pro-fashiste u perpoqen, me pengue fushaten elektorale paqesore te kandidatit te opozites, veprimtari qe na kujton Shen Petersburgun ne 1917, Romen e vitit 1922, Nurembergun e viteve 1932-33. Fashizmi si kult i dhunes qeveritare, pavaresisht nga ngjyra, nuk do te kaloje ne Shqiperi. Nuk besoj se do te kene sukses, keto grupe rrugaçesh qe kerkojne kthimin e se kaluemes diktatorjale. Po ata mund te kene sukses ne pergatitjen e nji tragjedie te re shqiptare!
Atehere, ndoshta te vdekunit do te ngrihen nga varret – e te shpetojne te gjallet qe sot kane vdeke…!
KUR KISHA ORTHODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE NE AMERIKE PERFUNDOI NE GJYKATE
*Histori: ÇESHTJA E KISHES ORTHODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE NE AMERIKE (1955-66)/
* Tentativa e vitit 1965-66 me marre ne dorezim Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare te Amerikes, Inc. ka qene nji pjese e planeve grekomedha/
* Me gjithe kalimin e kohes, pesedhjete vjeçare, akuzat e kundershtareve te te ndjerit Imzot Fan S. Noli per prirjet e tia majtiste vazhdojne. Ato ma ekstreme, qe e quejne “prokomunist” ne se jo “komunist” vijne nga dy qendra: shovinistet greke qe synojne marrjen ne dore te Kishes sone Orthodokse Kombetare, dhe nga nji grup shqiptaresh qe kane horizontin politik te kufizuem, ose nxiten nga ambicie politike qe kerkojne damtimin e imazhit te te ndjerit Imzot Noli./
Nga Prof. Sami Repishti/
(Shenim. i Redaksise.- Fletorja e jone, qe nga vdekja e Metropolitit Imzot Fan S.Noli dhe gjate mosmarreveshjes qe lindi ne gjirin e Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike, ka shkruar me diskrecionin me te madh duke uruar qe nji ujdisje dhe pajtim te mund te behej ndermjet anetareve te Dioçezes pergjithesisht dhe veçanerisht ndermjet anetareve te Kathedrales Shen Gjergji te Boston-it.
Mergimtaret bashkeatdhetare kane marre njoftim mbi vendimin e Gjykates se Suffolk-ut, Mass., dhe kane shprese qe çdo gje do te marre rrugen e mbar. Artikulli i Kryetarit te “Vatres”, Z. Anthony Athanas,botuar ne Diellin e 7 Dhjetorit 1966 me titullin“Nje thirrje per bashkim dhe pajtim”, tregon nje vullnet te forte e te mire vllezeror. Tani, shume mergimtare, te brezit te ri dhe te vjeter, mund te mos kene nje ide te qarte te vendimit gjyqsor (me letra e gojarisht na kane kerkuar sqarime) dhe per kete shkak, duke marre parasyshe edhe emigrantet e Europes, te Australise, te Turqise, e gjetiu, i u drejtuam mikut dhe bashkepunetorit tone, vatranit Z. Sami Repishti, te analizonte ne menyre te thjeshte vendimin e Gjykates.
Z. Repishti jo vetem pranoi lutjen tone por, per me teper, artikullin e ka shkruar ne toskerishte, qe te kuptohet me lehte nga Shqiptaro-Amerikanet e vjeter qe jane nga Juga.
-(Nexhat Peshkepia-Shqiptari i Lire , Nentor-Dhjetor 1966, f. 4)
Njoftime te pergjitheshme.-
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane nje Federate e perbere nga 50 shtete.Qeverisja e tyre behet me anen e organeve qeveritare ne tri nivele te njepasnjeshme: Qeverisja lokale e çdo qyteti ose fshati. Qeverisja shtetnore ushtruar brenda kufinjve administrative te Shtetit. Qeverisja federale me qender ne qytetin e Washingtonit,te Distriktit Columbia(D.C.)qe ushtrohet mbi 50 shtetet perberese te Kombit amerikan.
Si ne demokracite tjera, pushteti ndahet ne tre organe me funksione te caktuara: organi legjislativ, organi gjyqsor dhe organi ekzekutiv.Organi gjyqsor eshte percaktuar nga Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes,(Neni 3):
“ Pushteti gjyqsor perfaqesohet nga Gjykata e Larte (Supreme Court) si dhe nga Gjykatat tjera me te uleta qe, here pas here, Kongresi (Senati dhe Dhoma e Perfaqesuesve) krijon ose urdheron te krijohen”.
Nje nga keto Gjykata te nje natyre te kufizuar eshte Gjykata Eprore (SuperiorCourt). Ne shume shtete nje Gjykate e tille quhet Gjykate e zakoneshme me juridiksion te pergjitheshem. Gjykata Eprore e Shtetit Massachusetts eshte nje Gjykate me e larte se Gjykata e zakonshme me juridiksion te pergjitheshem, dhe konsiderohet si nje Gjykate me juridiksion special te kufizuar, por gjithnje nen shkallen e Gjykatave te Apelit.
Ne pergjithesi, funksioni i Gjykatave eshte te vendosin “kush kate drejte” kurdohere qe nje mosmarreveshje ekziston ne mes te dy paleve te interesuara. Keto marreveshje paraqiten ne tri forma: civile, kriminale, dhe percaktimi i se drejtes (InEquity)
Çeshtja e Kishes Orthodokse Autoqefale ne Amerike (KOASH) ka formen e “inequity”, d.m.th.kerkon te percaktohet pala qe ka te drejte. Rastet “in equity” shqyrtohen kur palet e interesuara nuk jane ne gjendje te sigurojne “drejtesi te mjaftueshme” me ane te zbatimit te dispozitave te zakonshme ligjore, ne nje shkalle gjyqi civil.
Pala qe kerkon “in equity” duhet te provoje ne nje menyre te pranueshme para Gjykates se nuk ka mundesi te zgjidhet nje mosmarreveshje (problem) me dispozitat ligjore ekzistuese. Historikisht, gjykatesit marrin vendime “in equity” duke vendosur zbatimin e nje “drejtesie te mjaftueshme” pa nje Kod ligjor te perpunuar,te caktuar, te dekretuar, por te mbeshtetur ne eksperiencen e rasteve te mepareshme te njellojta. Kjo eksperience tani eshte aq e pasur saka marre formen e nje Kodi rregullash shume te perpunuara dhe teknikisht te persosura. Ne rastin e Kishes Orthodokse Shqiptare Inc., Gjykata Eprore e Suffolk-ut, Mass, u mbeshtet ne kater raste te mepareshme te ketilla.
Pershkrimi qe vijon nuk eshte nje studim i krizes se Kishes Orthodokse Shqiptare ne Amerike, qe filloi me 13 mars 1955, diten e vdekjes se Kryetarit te saj, Imzot Fan Noli, dhe faza e pare e se ciles u mbyll me 24 tetor 1966 me vendimin e Gjykates Eprore te Suffolk, Commonwealth of Massachusetts. Ku shkrim eshte vetem nje perpjekje per te thjeshtesuar dhe ndihmuar qe vendimi i Gjykates se lartpermendur te kuptohet ashtu si duhet.
Paraqitja e Mosmarreveshjes ne Gjyq.
Kjo çeshtje i u paraqit Gjykates Eprore te Suffolk, Mass., nga nje numer anetaresh te rregullt te Kishes se Shen Gjergjit ne Boston, e cila eshte pjese e Diocezes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike, Inc. Ne baze te ligjit amerikan, “disa individe pjesetare te nje klase te caktuar, ne mes tyre, mund te konsiderohen si vete klasa e caktuar”. Ne rastin tone keta individe jane: ZZ. Elias Mitchell, Anthony Athanas, Dr. Andrew Elia, te tre “Knights of Saint George” dhe Sotir Nikolla, Kryetari “Committee to Preserve dhe Rights of St.George’s Parishioners “(Komiteti per Ruajtjen e te Drejtave te Anetareve te Kishes se Shen Gjergjit). Keta anetare te rregullt e konsideronin gjendjen e Kishes si te pakenaqeshme. Pala qe akuzohej se ka shkelur te drejtat e anetareve, perbehet nga ZZ. Gary Riska, Kryetar laik, At Sotir Dilogjika, Sekretar i Diocezes, Andrea Theodos, Arketar i Diocezes, dhe Rev. Stefan Lasko. Meqenese keta kater persona moren me force dhe ilegalisht perfaqesimin e Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike, Inc. organet gjyqsore u detyruan te vene ne akt-paditjen edhe emrin e Kishes Orthodokse Autoqefale ne Amerike, Inc. Per kete arsye, titulli i çeshtjes se shqyrtuar eshte formuluar zyrtarisht ne kete menyre: “Elias Mitchell, et als. vs . Albanian Orthodox Diocese in America, Inc. et als.
Shqyrtimi i çeshtjes dhe vendimi i Gjykates
Pikat qe duhet te shqyrtohen.
Gjykata Eprore e Suffolk, Mass., beri keto sqarime:
1)Çeshtja e identitetit te Peshkopit te tanishem te Peshkopates eshte e nje natyre thjesht kishtare. Duke u mbeshtetur ne kete thenje, Gjykata mendon se nuk eshte ne juridiksionin e saj te nderhyje ne fushen e titujve fetare me qellim qe te zgjidhe mosmarreveshje qe kane nje karakter eksluzivisht kishtar.
2) Fondet dhe pronat e Kishes nuk kane pesuar ndonje dem. Gjykatorja mendon se akuza e bere per shkeljen e te drejtave te disa anetareve te rregullte te Kishes, merret parasyshe si subjekt per shqyrtim nga Gjykata.
3)Gjykata mendon gjithashtu se, edhe ne mosmarreveshje kishetare, organet gjyqsore duhet te nderhyjne, ne qofte se te drejtat civile ose pronesore te anetareve jane cenuar nga Autoriteti kishetar. Per me teper, Gjykata mendon se :”Parimi qe paqja dhe rregulli ne nje shoqeri besimtaresh jane objekt te nje rendesie te veçante kujdesie publike, dhe se shoqeri te ketilla kane nje karakter gjysem publik dhe nuk mund te veshtrohen, ne disa pikepamje, thjeshtesisht si korporata private”.
(Ky opinion ka nji vlere te madhe dhe rendesi te jashtezakoneshme praktike)
Ne mbeshtetje te pikes se pare, Gjykata nuk shqyrton problemin nese Rev. Stefan lasko, o kushdo tjeter qofte, eshte apo nuk eshte Peshkop i Kishes Orthdokse Shqiptare ne Amerike,Inc. Ne mbeshtetje te pikes se dyte Gjykata pranon te shqyrtoje keto pika:
Kush eshte anetar i rregullte dhe votues i Kishes se Shen Gjergjit, me te drejte ftese per pjesemarrje ne Mbledhjen vjetore te anetareve te Shen Gjergjit.
Nga te gjithe anetaret per Mbledhjen vjetore te anetareve te Shen Gjergjit, caktuar per diten 13 qershor 1965, disa e kane marre dhe disa te tjere nuk e kane marre;
c).Interpretimi i artikujve te Rregullores se Kishes qe kane te bejne me problemet e permendura ne pikat a) dhe b).
2) “Keshilli Ekzekutiv” dhe mos- zbatimi i “Rregullores”.
Gjykata e Suffolk-ut, Mass vertetoi:
Dioceza (Peshkopata) Orthodokse Shqiptare ne Amerike, Inc. perbehet nga 11 kisha te shperndara ne shume qytete te Amerikes.
Dioceza ka nje Rregullore qe mban daten 12 dhjetor 1956; se eshte e rregjistruar rregullisht nen Kapitullin 180 te “General Law of Commonwealth of Massachusetts”; se eshte nje organizate fetare me qender ne Kishen e Shen Gjergjit ne Boston, Mass.; se per shume vjet me radhe- edhe perpara formimit te saj si Peshkopate e rregullt- ka kryer sherbime fetare per persona me prejardhje shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne perputhje me ritet, traditat e Kishe Orthodokse te Lindjes;
Peshkopata, me 16 dhjetor 1956, adoptoi ne menyre te rregullte nje rregullore qe percakton zyrtaret qe do te drejtojne dhe menyren e drejtimit te puneve te saja; nje Keshille Zyrtaresh eshte caktuar gjithashtu qe te kete fuqine e Drejtoreve.
ç) Ne vitin 1959, Rregullores i eshte ngjitur nje shtese-plotesimi (amendment)) e cila percakton proceduren qe duhet ndjekur per zgjedhjen e nje kandidati ne vendin vakant tePeshkopit. “Amendmenti” u paraqit dhe u perkrah nga Peshkop Fan Noli personalisht.
d) Disa seksione te Rregullores nuk jane mjaft te qarta per interpretim.
dh) Peshkop Fan Noli ka qene deri ne diten e vdekjes se tij Zyrtari me i larte i Peshkpates.
e)Ne baze te nenit 5 te Rregullores mbi Zyrtaret, Peshkopi (qe eshte dhe Kryetar) nen-kryetari laik, Sekretari, Arketari, Kontrollori, 4 delegate te zgjedhur nga Kuvendi, Kleriket qe sherbejne ne Kishet e ndryshme te Peshkopates, perbejne Keshillin e Peshkopates, dhe konsiderohen si zyrtaret e saj;
é) Ne baze te nenit 4, seksioni I(D), Keshilli Peshkopates therret Mbledhjen Vjetore te Anetareve te rregullt te Kathedrales se Shen Gjergjit.
f) Duke filluar nga viti 1956, vete Peshkopi Fan Noli me ane te sekretarit te Peshkopates ka thirrur Keshillin e Peshkopates.
g) Rev. Sotir Dilogjika ka qene sekreter i Peshkopates nga data 2 korrik 1962 gjer me 13 mars 1965 (dite e vdekjes se Peshkop Nolit) dite ne te cilen ka dhene doreheqjen per arsye personale-kishetare.
gj) Ne mbeshtetje te Nenit 7, Seksioni 1(E), Sotir Dilogjika, qe nga dita e vdekjes se Peshkop Fan S.Noli, gjer ne çastin e dore-heqjes se tij si Sekretar, po ate dite 13 mars 1965;
h) At Sotir Dilogjika, zv.Peshkop, thirri nje Mbledhje te Jashtezakoneshme te Keshilit te Peshkopates ne daten 16 mars 1965 duke derguar ftesa per 35 anetaret e Keshillit, me qellim qe te diskutohen planet per varrosjen e Peshkop Nolit;
i) Rev. Stefan Lasko, megjithe se anetar i Keshillit, nuk mori pjese ne ate mbledhje, meqene se me 8 mars 1956 ishte nisur per Shqiperi ku shkoi per arsye eklesiastike;
j) Me 26 mars 1965, At Sotir Dilogjika si Sekertar i Peshkopates (megjithese kishte dhene doreheqjen), konvokoi nje tjeter mbledhje te Jasshtezakoneshme te Keshillit te Peshkopates me qellim qe te degjohej nje raport nga Rev. Stefan Lasko i posa ardhur nga Shqiperia. At Sotir Dilogjika tha keto fjale: “At Lasko do te ju njoftoje nje amanet me rendesi i lene nga i ndjeri Mitropoliti i jone Fan Noli).
(Ketej nise origjina e fjales “amanet” qe perdoret nga shtypi shqiptar imergimit)
k)Deklatara e At Sotir Dilogjikes dhe raporti i At Laskos shkaktuan mosmarreveshjen qe u zhvillua brenda Kishes Orthodokse ne Amerike.
l) Ne kete gjendje pakenaqesie, nje “Komitet Ekzekutiv” u vetekrijua nga At S.Dilogjika, Sekretar iPeshkopates: Gary Riska, Kryetar laik, Andrea Theodosi, Arketar, dhe Rev.S.Lasko. Ky Komitet i vete formuar eshte pala e akuzuar.
ll) Ky “Komitet Ekzekutiv” njoftoi se nje Mbledhje vjetore te Anetareve te Shen Gjergjit do te mbahej diten e 13 qershorit 1965. Kjo Mbledhje u pezullua me urdher te Gjykates Eprore te Suffolk-ut,Mass., per keto tri arsye:
At Sotir Dilogjika deklaroi me goje dhe me shkrim se vetem Keshilli i Peshkopates ka te drejte te thrrase Mbledhjen vjetore, dhe jo “Komiteti Ekzekutiv” ose çfardo organi tjeter.
Pala ankuese, ne dy letra te derguara me 21 prill 1965 dhe me 15 maj 1965, kerkoi qe At S.Dilogjika ( i cili sipas rregullores duhej te konsiderohej si Zevendes Peshkopi) te therrase Kuvendin e Anetareve te Kishes se Shen Gjergjit;
Se asnji Kuvend i veçante nuk eshte mbledhur qe te zgjedhe nje Zev.Peshkop; (keshtu qe At Sotir Dilogjika mbetet automatikisht zevendes .Peshkopi)
m) Raportet e paraqitura, ne lidhje me menyren sesi jane bere Mbledhjet e mepareshme te Peshkopates, jane “te ngaterruara, te papercaktuara, dhe jo perfundimtare”. Gjate kohes 1956-1962, keto Mbledhje u bene me urdher te Imzot Fan S.Nolit, dhe ftesat u a dergoi Sekretari At S.Dilogjika gjithe anetareve, pa perjashtim. (Deklarate e At Christ Ellis) Pas viti 1962, ftesat u jane derguar vetem atyre Anetareve me nje mbrapambetje ne pagesen e Kishes pr gjate nje kohe jo me te madhe se dy vjet. (Deklarate e At S.Dilogjika) Gjykata nuk pranoi asnje deshmi si baze per vendim. Gjykata erdhi ne perfundimin se ne te gjitha rastet, fjala e Peshkop Fan S. Nolit zevendsonte Rregulloren e Peshkopates.
3)Perjashtimi arbitrar i disa Anetareve te rregullte.-
Ne lidhje me anetarsite e rregullta ne Kishen e Shen Gjergjit, Gjykata vertetoi keto fakte:
E drejta e zgjedhjes se Anetareve te pranuar ose te perjashtuar eshte ne juridiksionin (ne kompetencen) e plote te Keshillit te Peshkopates.
E drejta ligjore e Keshillit te Peshkopates nuk i eshte dhene asnjeherendonji organi tjeter, qofte Sekretarit te Peshkopates, ose kujdo tjeter, qe nga viti 1956, dhe se Keshilli i Peshkopates nga ana e tij nuk ka transferuar asnje here nje te drejte te tille ne favor te nje organi tjeter. Kjo provohet me process-verbalet e Mbledhjes se Keshillit te Peshkopates, 12 qershor 1958.
Asnje anetar i Kishes nuk eshte perjashtuar nga Keshilli Peshkopates qe nga viti 1956.
110 Anetare te rregullte te Kishes se Shen Gjergjit (te perfshire ne listen “Interrogatory”12) nuk jane perjashtuar nga Kisha asnje here, dhe se gjer diten e caktuar per Mbledhjen e 13 qershorit 1965 kane qene pjesetare aktive te Kishes se Shen Gjergjit;
Keto 110 Anetare te rregullte nuk kane marre pjese ne Mbledhjen e anetareve te rregullte te Kishes se Shen Gjergjit.
Ftesa e derguar me 4 qershor 1965 per Mbledhjen e 13 qershorit eshte firmuar vetem nga “Komiteti Ekzekutiv” (pala e paditur ne gjyq) dhe se çdo pjesemarres eshte i detyruar te paraqese leter-ftesen te portat e hyrjes, qe te lejohet te marre pjese. Gjykatorja zbuloi se asnje here me pare nuk ka qene ndjekur nje procedure e tille.
Gjykatorja zbuloi gjithashtu se edhe 5 Anetare te tjere te rregullte jane lene pa ftese.
4) Te dhenat qe kane vlere ligjore. Gjykata Eprore e Suffolk-ut,Mass., konsideron si ligjerisht te vlefshme keto te dhena:
1) Ne Mbeshtetje te Nenit 7, Seksioni 1(E), At S. Dilogjika quhet Zevendes-Peshkop gjersa nje Kuvend i Posaçem te zgjedhi nje pasardhes te Peshkopit te vdekur. Me qene se nje Mbledhje e tille nuk eshte bere akoma, At S. Dilogjika nga pikepamja civile e çeshtjes, konsiderohet gjithenje Zevendes Peshkop. Gjendja e At S. Dilogjikes nuk kate beje aspak me gjendjen eRev. Stefan Laskos, ose kujdo tjeter qofte.
2) “Komiteti Ekzekutiv” i vetekrijuar nga kater te akuzuarit ka qene nje Komitet jo-zyrtar, e nuk ka pasur asnje mbeshtetje ne Rregulloren e Kishes, dhe se nuk eshte aprovuar zyrtarisht nga asnje Mbledhje e Kuvendit te Peshkopates, ose Mbledhje tjeter.
3) Me pelqimin e dy paleve ne mosmarreveshje, u pranua qe Dokumentet 1, 27, e 28 te konsiderohen si listat qe permbajne emrat e anetareve te rregullt e me te drejte vote te Kishes se Shen Gjergjit, dhe si anetare qe duhet te njoftohen per Mbledhjen e Kuvendit te Kishes;
(Dokumentet e siperme perfshijne emrat e 115 Anetareve te rregullte te perjashtuar padrejtesisht nga i vetequajturi “Komitet Ekzekutiv”)
4) Peshkopata Orthodokse Shqiptare ne Amerike,Inc. eshte autonome dhe nuk mund t’i nenshtrohet asnje Patriku te huaj te Kishes Orthodokse ne Shqiperi. Peshkopata ka njohur vetem Metropolitin Fan S. Noli si autoritetin me te larte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nuk i eshte nenshtruar asnje autoriteti tjeter fetar.
5) Ne perfundim te kesaj grindjeje, vetekuptohet qe “funksioni i Rregullores eshte te rregulloje sjelljen, dhe te percaktoje detyrat e Anetareve kundrejt Shoqates dhe te Anetareve ne mes tyne. Ne te vertete, Rregullorja eshte njeKontrate e lidhur ndermjet Anetareve (te ndryshem) dhe Korporates (Peshkopates), dhe se Keshilli duhet t’I bindet Rregullores.
****
Ne mbeshtetje te sqarimeve te bera dhe te fakteve te tjera te konsideruara si ligjerisht te vlefshme gjate hetuesise qe zgjati 17 muaj, Gjykata Eprore e Suffolk-ut, Mass. Dekreton:
U R D H E R
1) Mbledhja vjetore per Anetaret e Rregullt te Kathedrales se Shen Gjergjit e propozuar per diten 13 qershor 1965 pezullohet ne menyre perfundimtare; kjo Mbledhje konsiderohet Mbledhje e paligjeshme, meqene se 115 anetare te rregullte nuk kane marre ftesat e duhura ne perputhje me Rregulloren;
2) Emrat dhe adresat e anetareve me te drejte vote ne mbledhjen vjetore te Katedrales se Shen Gjergjit jane caktuar ne Dok.s 1, 27 dhe 28.
3) “Urdheri i mosveprimit” origjinal i dhene me 18 qershor 1965, i cili urdheronte qe te akuzuarit ne fjale (“Komiteti Ekzekutiv”) dhe “cilido nga ju dhe agjentet tuaj, avokatet, sherbetoret, nepunesit, zyrtaret dhe keshilltaret, secili dhe te gjithe se bashku te permbahen nga çdo nderhyrje per ndryshimin e gjendjes se ankuesve dhe te anetareve te rregulltetjere te Diaspores” vazhdon te mbetet ne fuqi. Çdo urdher tjeter mosveprimi dhe ndryshimi bere gjer sot dhe paraqitur me dokumentet e mosveprimitkonsiderohet i revokuar (removed). Ky veprim i Gjyqit ne lidhje me urdherat e mosveprimit nuk duhet te interpretohet, drejte per se drejti ose terthorzi, se kush eshte zgjidhur Peshkop i Kishes Orthodokse Shqiptare ne Amerike INC.
4) Rev. Stefan Lasko nuk lejohet te ushtroje te drejten e parapare nga Neni 4, Seksioni 1(F), (Domethene te jete Kryetar Kishes Orthodokse Shqiptare ne Amerike, Inc,) per gjer sa nje e drejte e tille nuk i eshte njohur nga dy palet ne mosmarreveshje. Perseri, ky Urdher nuk duhet perdorur per te interpretuar poziten e Rev Stefan Laskos ne lidhje me Zyren e Peshkopit te Kishes Orthodokse Shqiptare ne Amerike,Inc.
Data 24 Tetor 1966
Firmuar: Robert H. BEAUDREAU
Gjyqtar i Gjykates Eprore
(Nji sqarim: Me gjithe kalimin e kohes, pesedhjete vjeçare, akuzat e kundershtareve te te ndjerit Imzot Fan S. Noli per prirjet e tia majtiste vazhdojne. Ato ma ekstreme, qe e quejne “prokomunist” ne se jo “komunist” vijne nga dy qendra: shovinistet greke qe synojne marrjen ne dore te Kishes sone Orthodokse Kombetare, dhe nga nji grup shqiptaresh qe kane horizontin politik te kufizuem, ose nxiten nga ambicie politike qe kerkojne damtimin e imazhit te te ndjerit Imzot Noli.
Tentativa e vitit 1965-66 me marre ne dorezim Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare te Amerikes, Inc. ka qene nji pjese e planeve grekomedha e ushtrueme ne dy drejtime:
E para, me ane te Peshkopit Mark Lipa, iderguem direkt ne Patrikana e Stambollit te marre ne dorezim Kishen tone te Bostonit. Megjithe perkrahjen e disa elementeve te genjyem (fatkeqsisht edhe disa forcave politike anti-komuniste ketu ne SHBA!) kjo tentative deshtoi sepse ishte thellesisht ilegale, dhe kjo u konfirmue nga shkrimi ima siperm me vendim gjyqsor.
E dyta, nji tentative nga intelektuale greke ne Greqi dhe ketu ne Amerike me diskreditue figuren e Imzot Nolit si “the red bishop” (peshkopi i kuq). Kjo u konfirmue me shkrimin tendencioz me ate titull te Prof. Nicholas Stavrou, te Universitetit Virginia, te botuem ne revisten progreke Mediterrenean Review.
Fatmiresisht, ky sulm i rrezikshem deshtoi per dy arsye kryesore:
E para, Zbatimi i ligjit ne Amerike. Gjykata amerikane vendosi qe veprimet e disa klerikeve orthodoks shqiptare ketu ne SHBA ishin te paligjeshme dhe se Rregullorja e Kishes se Shen Gjergjit ishte shkele .
E dyta rezistenca e vendosun e pothuejse te gjithe shqiptaro-amerikaneve qe pa dallim feje mbrojten te drejten e Kishes dhe emnin e te ndjerit Imzot Noli.
Ky shkrim sot mbas 50 viteve ka per qellim me rikonfirmue poziten e Imzot Nolit dhe ate te Kishes Orthodokse Autoqefale ne Amerike, sidomos perata qe akoma vazhdojne te pergojojne qellimet dhe qendrimin e Imzotit tone te nderuem
( Sami Repishti)
VITI I RI 2015- Paqe ne bote; paqe ne zemrat tona!
Nga Sami Repishti/- Nga Amerika e larget, urimet ma te mira per te gjithe, vellazen e motra, me rastin e Vitit te Ri 2015. Paqe ne bote, paqe ne zemrat tona, e vullnet te mire per mbar njerezimin.
Ne boten ku jetojme per fat te keq paqa dhe vullneti i mire per mbar njerezimin nuk kane perparue gjate vitit te kaluem. Konfliktet jane ashpersue kudo qe jane, dhe ne shume vende tjera ata jane krijue nga forca te erresines. Bota e jone ashte perseri e ndame ne dy kampe qe na kujtojne kampet ne “luften e ftohet”, rrezik serioz per paqen qe na kerkojme.
Fondamentalizmi fetar–qe sot deshmohet kryesisht ne boten arabe me shumice myslimane- abuzon parimet dhe qellimit e fese islame, e cila mbeshtetet ne parimin moral te “paqes se mbrendshme” me veteveten per çdo individ, dhe ate te jashteme si pjesetar te nji shoqenie te gjane, te krijueme per arritjen e vellaznimit universal. Shprehja “umma” ne arabisht per bashkesi islame perfshine te gjithe pjesetaret kudo qe jetojne, pa dallim.
Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne, nji masaker e pabesueshme, e te gjithe ne emen te “islamizmit”. Kjo vetevrasje kolektive qe ka mbrapaskena politike ka krijue nji atmosfere anmiqsore ndaj “islamizmit” ne bote, megjithese as parimet as praktika e paleve luftuese nukkane gja te perbashket me “islamizmin” qe ata pretendojne me mbrojte-ose me “perteri”- tue reklamue “pastertine e shekullit 7” nji aluzion i viteve te Profetit Muhamed.Asgja nuk ashte ma larg nga e verteta se aktet kriminale te fondamentalisteve te çmendun te cilet gjithçka mund te jene, por jo ndjekes te besimit islam.
Ajo qe ngjet sot ne Lindjen e Aferme sidomosashte nji reagim i vonuem i viteve te gjata te kolonializmit europian qe shtypi boten arabe; nji reagim kunder “modernizmit” qe nuk pranohet nga shoqenite gjysem te zhvillueme te vendeve islamike; dhe nji tronditje qe para-lajmeron ndryshime rranjesore ne jeten dhe mendimin e popullsive te atyne vendeve – nji lloj “levizje protestante” e cila nuk ka gjete akoma Martin Luther-in e vet per percaktim dhe kodifikim, por nji levizje megjithate qe nuk do te ndalet deri sa te gjej pergjegjen e vet te plote. Historikisht, ky ashte nji process i gjate dhei pandaleshem! Le te mos harrojme luften 30-jeçare ne Europe!
***
Atmosfera “anmiqsore” mbijeton sot edhe ne kontinentin tone europian. Me gjithe perparimet e medha historike qe u arriten me formimin e NATO-s dhe krijimin e institucioneve europiane – me sukses te padiskutueshem sidomos ne ekonomi dhe mbrojtje te drejtave te njeriut – kohet e fundit kjo fryme ashte çfaqe ne formen e saj negative me fenomenin e “emigracionit”, dhe pranimin e “te huejve fatzez” nga popullsite vendese. Shembullin ma te ri e kemi pa me organizime kunder “gastarbeiter-ve” ne Gjermani, qe detyruen Kancelaren A. Merkel me fole fuqimisht, dhe ne nderin e Gjermanise, ne favor te pranimit e te perkrahjes se punetoreve te huej, emigrante.Ne Suedine demokratike digjet nji xhami nga urrejtja fetare.
Ne Greqi, kemi shembullin e shqiptareve te emigruem dhe trajtimin e tyne si “elemente te padeshirueshem”, qe detyrohen me ndryshue fene, me mohue gjuhen, me marre emna greke dhe me pranue Greqine si vendi i tyne, me kercenimin e debimit. Akoma te fresketa jane kujtimet tona te operacioneve “fshesa” kur dhjeta mijera emigrante nevojtare shqiptare deboheshin brutalisht nga vendet e punes ne Greqi, e hidheshin pa ceremoni ne territorin shqiptar, ku mungonte puna, dhe ku shteti nuk kishte mundesi me ushqye qytetaret e vet. Akoma sot, afer 600.000 emigrante shqiptare ne Greqi trajtohen si “te rrezikshem’ , nuk kane shkolla shqipe, dhe ata shume te paketa mbahen gjalle me ndihma vullnetare nga nji grup misionaresh shqiptare qe meritojne admirimin tone.
Vete Greqia sot po kalon vitet e veshtira te nji kaosi politik dhe nji kolapsi ekonomik. Organizata te “se djathtes” si “Agimi i Arte” kerkojne haptazi kthimin e diktatures se djathte me thekse admirimi per nazismin barbar. Nga “e majta”, partia Syriza reklamon haptazi nji Greqi komuniste me kerkese per dalje nga Bashkimi Europian.
Ne Spanje, Levizja Populiste Podemos ka qartazi tendenca autoritare, (ne se jo diktatoriale) qe tregojne shgenjim dhe lodhje nga demokracia liberale. Ne France, grumullimi post-fashist Le Front National ashte kunder tegjitheve, sidomos kunder emigracionit afrikan, me theks mbi popullsine myslimane. Prania, perhere ne rritje, e popullsise myslimane ne France, ashte kthye ne nji futboll politik qe sulmohet, ose perdoret si “monedhe shkembimi” nga partite politike te vendit per qellimet e tyne te dites. Ne Britanine e Madhe, The Independence Party, ngulmon ne daljen jashte Europes dhe mbylljen e portave per emigrante, sidomos nga ai i vendeve myslimane. Qindra, ndoshta mijera emigrante, refugjate pa fajin e tyne. mbyten ne ujenat e Mesdheut pa terheqe vemendjen e publikut europian “te qytetnuem”.Ne shqiptareve na kujton “tragjedite e Otranto-s” vetem pake vite ma pare. Ne Hungari, kryeministri Urban flirton me idene e nji rregjimi fashist, qendrim qe ka tradita te forta ne ate vend. Ne Itali, policia shperndane vazhdimisht demonstratat e neo-fashisteve nostalgjike qe helmojne atmosferen politike te vendit. Ne Serbi, fryma e Millosheviqit predominon.
Presidenti Xi i Kines ban thirrje “….te jemi gati per fitore ne rast lufte” thirrje qe shqeteson shume shtetet e vogla per rreth dhe helmon atmosferen e rajonit. Ne Rusine e Putin-it, po krijohet nji atmosfere qe njohim te gjithe, e qe sjelle vetem lufte e shkaterrime: shovinizmi rusomadh! Okupacioni brutal ushtarak i Krimese, dhe nderhymja edhe ma brutale ne Ukrainen lindore jane hapat e pare qe synojneri-krijimin e imperatorise sovjetike, nji burg popujsh jo-rus te nenshtruem me force. Per ironi te fatit, sot kujtojme thanjen e Karl Marx-it ne vitet e Luftes se Krimese (1856):
“Politika ruse nuk ndryshon. Metodat, taktikat, manovrimi mund te ndryshojne, por ylli polar i politikes ruse – sundim botenor- ashte yll i fiksuem. Ka vetem nii rruge qe duhet ndjeke ne marredhanjet me Rusine, dhe kjo ashte rruga qe nuk njeh friken”(korrepondenti londinez i gazetes The N.Y Daily Mail. Emni i tij: Karl Marx.Simbas The New York Times, 10 Maj 1973).
Nji ringjallje e kesaj utopie te rrezikeshme parashikon edhe mobilizimin e vendeve sllave, satelite te perjeteshme te yllit moskovit. Ketu qendron edhe shqetesimi i shqiptareve, me qe Serbia dhe Mali I Zi e shohin veten si pjese te kesaj perandorie (“kelyshet e moskovit” A.Gj.Fishta). Dhe te dy shtetet jane afer, shume afer Kosoves dhe Shqiperise.
Zhvillime aspak inkurajuese!
***
Atmosfera “anmiqsore” mbijeton sot edhe ne vendin tone.Ajo ka karakter politik dhe social. Per fatin tone, ajo nuk ka ngjyra fetare ose krahinore. Keto shenja tregojne nji “anmiqsi” sociale e perfaqesueme nga pakenaqsia e madhe e pa barazia ekonomike. Vorfenia dhe ata qe jetojne nen mesataren e nevojshme per nji jete me dinjitet, e qe jane shumica, rritet; ndersa klasa e privilegjueme, qe jane pakica, pasunohet çdo dite e ma shume. Hendeku qe hape kjo dikotomi e padeshirueshme perban nji rrezik social, ne se jo iminent, padyshimte paevitueshem. Ashte çeshtje kohe, dhe intensiteti.
Kjo nuk donte thote se nji rrezik social i ketill duhet te inkurajohet per arsye partizanie politike. Thirrjet “na udheheqni te vime atje (Tirane) me protesta dhe te heqim kreun (Qeverine) nga qyteti” jane thirrje te hapta per aksione violente, jane te paligjeshme, dhe sjellin vetem dam. “Me nji fryme revolte çdo dite me sfiden e sigurimit te bukes se perditeshme…” tingellon jo bindese kur deklarohet nga ish-qeveritare qe kane drejtue vendin per tete vjet me rradhe. Situata ekonomike e nji populli nuk permiresohet mbrenda nji viti, aq ma pak nga nji administrate pa eksperience.
Atmosfera publike e sotme ne Shqiperi nuk lejon nji qasje ma te arsyeshme per bashkimin e dy poleve politike kundershtare. E inkurajueme nga nji fitore elektorale qe tejkaloi edhe parashikimet ma optimiste, administrata socialiste ka tregue nji prirje te forte drejt monopolizimit te pushtetit me uzurpimin e pushteteve qe zakonisht jane jashte autoritetit te saj. Me nji shumice absolute ne Kuvend, kalohet nji legjislacion pa ose me pak diskutime, dhe ne mungesen e nji opozite qe bojkotoi per muej me rradhe. Ekzekutivi ashte mbushe me elemente partiake, verbenisht te nenshtruem ndaj kupoles se drejtueme me “dore te forte”, dhe qe ka marre mbi vete prerogativa qe i gezonte Kryetari i Shtetit, jo vetem ne sektorin civil por edhe ushtarak. Tashti, bahen perpjekje me sigurue nji maxhorance ne gjykatat e vendit, sidomos ne ata te nivelit republikan. Ndamja klasike, dhe e domosdoshme, e tre pushteteve ashte venite deri ne nji pikesa krijohet pershtypja se Shqiperia po rreshqet ne nji shtet monist. Kjo eufori monopolistike ka ndertue bazat per nji “arrogance te pushtetit”, qe nuk mund te jetoje gjate.
“Ndamja” e thelle pushtet/opozite ka krijue boshlleqe qe forca te treta, megjithese minimale, perpiqen me mbushe, dhe me sigurue nji rol sado te kufizuem ne kuadrin e jetes politike te vendit. Nji rast i veçante i ketij fenomeni ashte çfaqja ne publik e grupeve te nostalgjise diktatoriale me simbolin e tyne: imazhin e krykriminelit E.H., satrapit aziatik qe vendosi rregjimin e terrorit, frikes se pergjitheshme dhe urise.
Manifestimet e turpeshme –dhe te rrezikeshme- te ish komunisteve nostalgjike, tashti te moshuem –ne pritje te gjykimit nga nji Zot qe ata luftuen me ashpersi primitive- jane revoltuese aq sa edhe qesharake. Ne mesin e tyne, per fat te mire, nuk ka te rije e te reja, nji prove elokuente se apeli i tyne nuk gjen mirepritje ne breznine e rritun mbas ramjes se turpeshme te“diktatures se proletariatit” neShqiperi Kjo tregon se “nostalgjiket” jane ne grahmet e fundit te jetes dhe vepres se tyne, ne fund te nji udhetimi sa kriminel, aq edhe famekeq!
***
Keto fenomene negative ngrejne koken sepse Shqiperia akoma sot nuk ka pranue fajin publikisht; ajo jeton me ndergjegje te randueme. Kjo gjendje fluide me frikeson! Ne qofte se sot refuzojme me perballue demonet e se kaluemes, breznia e re do te pesoje rrjedhimet e pa evitueshme. Ata qe harrojne mekatin e tyne, e perserisin pa pushim.
Sot, shumica e qytetareve shqiptare perpiqen me dale nga rrethi vicioz qe i mundon vetem me hedonizem, me shijimin e te mirave materiale, pa kujdes per vlerat morale dhe shpirtenore. Dhe kjo, jo vetem ne Shqiperi. Disa gjejne rrugedaljen e tyne ne terrorizem, nji rruge pa dalje sepse nuk respekton shenjtenine e jetes njerezore, pa perjashtim. Perpjekjet e vazhdueshme e pikepamjet e paragjykimet e ofrueme nga forcat e medha te shoqenise konsumeriste jane mjaft efektive per rritjen e konformizmit, ndersa prirja me qene”i veçante”, i hapun per mendime jo-konvencionale, jo populiste, disident, shikohet si “herezi”…ose “don-kishotizem”. Megjithese, pikerisht aty ashte tharmi i nji jete te mirefillte, dhe i perparimit te mirefillte te shoqenise; pikerisht aty ashte nundesia e nji kuptimi ma te mire te botes ku jetojme, e gjetja e nji alternative anti-konformiste, te pranueshme, autentike, dhe gjithehere fisnike…!
Shqiperia ende sot jeton ne pellgun e padrejtesise se institucionalizueme. Edhe sot. ajo nuk gjen zanin e saj autentik, zanin e ndergjegjes njerezore. Ne Shqiperi nuk ashte ba “pastrimi shpirtnor”, rrefimi i ndergjegjshem e denoncimi i krimineleve ordinere komuniste.Si rrjedhim, kemi sot manifestime publike neo-komuniste. Ne Shqiperi nuk u hodhen bazat e nji shoqenie civile te qytenueme ku heshtja para krimit e shetitja e kriminelit ne rruget e katundeve dhe sheshet e qyteteve nuk lejohet, as nga qytetaret as nga pushtetaret te detyruem me ligje me mbrojte kete shoqeni. Akoma ma keq: keto akte banditeske te neo-komunisteve sponsorizohen nga “majat e pushtetit” dhe shpenzimet paguhen me fondet e shtetit. E çuditeshme deri ne çmenduri!
Shqiperia sot, jeton ende ne nji vakuum moral qe duhet mbushesa ma pare. Nji pastrim ligjor i paligjeshmenise ashte i domosdoshem.Ky vakuum ashte vecanerisht i dukshem ne arsim, ne tekstet shkollore per breznite e ardhme. Botekuptimi komunist ne vendin tone,fryma, mentaliteti, metodat, shprehjet e tia helmuese nuk janeçrranjose dhe vazhdojne me derdhe helm ne shoqenine tone.
Ne kete gjendje, nuk mund te shpresohet per nji zgjidhje qe lehteson plaget akoma te hapuna. Sot, femijte e viktimave te diktatures se kuqe mbeten vazhdimisht te pangushelluem, nuk gjejne qetesi, e jetojne perhere me friken e pertrimjes se terrorit e krimit ne kurrizin e tyne. Manifestime neo-komuniste rrisin kete frike, dhe forcojne ankthin e nji te neserme kercenuese. Manifestuesit neo-komuniste vrasin shpresen e te ardhmes ma te mire, ete jetes ma te qete, perte gjithe,,,! Pjesemarrja, direkt ose indirekt e “pushtetareve” ne manifestim ku lejohet adhurimi i satrapit aziatik ashte nji akt qe duhet denue rande!
Sot, ne Shqiperi, jane te gjalla kujtimet e burgjeve dhe kampeve te punes se detyrueshme, si te burgosun ose si te debuem, mbushe me burra e gra, pleq e te rij, kuadri monstruoz i te cileve helmon mendjen e ndergjegjen e çdo qytetari te ndershem me nji zemer te paster. Ne ato kampe debimi e burgje u dergjen e vdiqen te rijte idealiste, legjonet e studenteve te gjimnazeve te te gjithe qyteteve te Shqiperise, qe pa pretendime treguen vendosmenine e tyne me kundershtue murtajen e kuqe e vdekje-prurese. Sot, kane mbete vetem kujtimet e te gjithe intelektualeve guximtare te edukuem ne universitetet europiane, te gjithe kleriket e mire-informuem sidomos katolike, te gjithe ata qe refuzuen te “vallezojne” bashke me Neronin kur Shqiperia digjej flake; te gjithe qytetaret e katundaret, punetoret e bujqet te shgenjyem nga premtimet e te vorfnuem, malesoret kryenalte e te dermuem ne torture, pleqet pa shprese mbijetese ne burgje, te smuret qe vdiqen çdo dite pa asnji mjekim…. kujtimet e nji mase te gjane te burgosunish pa asnji arsye, turmat e pafajshme, te mbyllun mbrenda me plotesue “fuqine punetore” te planeve te çmenduna pesevjecare….
Sot jetohet me shpresen se e kaluemja e ferrit mbi token shqiptare nuk do te perseritet, kurr ma…kurre ma; se nuk do te arrestohen, torturohen, denohen e pushkatohen te pafajeshmit…kurre ma nuk do thyhen kockat e gjunjeve me çekan, nuk do te kalohen netet e gjata te dimnit te varun ne litar te ashper ne deget e pemeve ne oborre te e Sigurimit ose hekurat e qelive te burgut, ne shi e ne bore, me nji trup te çveshun lakuriq e te dermuem nga kerbaçi i “hetuesit”, gjysem te ngordhun nga denimi pa buke, pa uje, dite e nete me rradhe….ashtu si shoket e mi, ashtu si une! Kurre ma, kurre ma!
Para çfaqjeve te ketilla, poetesha Nelly Sachs, qe mbijetoi holokaustin shkruen:“Na lini, ne embelsi, jeten te rimesojme… /Mos na tregoni qen qe kafshojne…”
Do te ishte nji gabim fatal me harrue keto fakte kokeforta, e ne planifikimin e se nesermes mos me llogarite mundesine e daljes perseri ne skene te monstrit te kuq. Por do te ishte gjithashtu njilloj gabimne se refuzojme “…te jemi te afte te nxjerrim nga vuajtja, virtyte, e te krijojme ‘kulturen e vuajtjes’ qe popujt e zhvilluem e kane” (Visar Zhiti)
Me urimema te mira per nji Shqiperi me popull te zhvilluem, me paqe ne zemrat tona, me dashuni e meshire per fatkeqte, e shprese per dite ma te mira per te gjithe njerezimin!
Gezuar Vitin e Ri 2015!
Ridgefield,CT. USA,
28 Nandor 2014- Kujtimet e nji Viktime
Nga Sami Repishti/*
“28 nandor 1944. Dite e bukur vjeshte! Gjate nates se mapareshme u ndigjuen krisma pushkesh. Duket se qytetaret festojshin diten e largimit te pushtuesit gjerman nga qyteti i Shkodres.
Ne mengjez, nji popull i tane filloi te mbushe rruget kryesore. Turma drejtohej kah qendra e qytetit. Atu-ketu shiheshin te rij me arme e rrobe partizane qe pershendetshin me grusht:”Vdekje fashizmit!”. Nji fryme lirie ishte ne ajr, e te gjithe, te nxitun nga randesia e momentit e kurioziteti me pa “ilegalet”, flitshin me nxehtesi. Disa tregojshin episode te luftes, te tjere krenare per strehimin e dhanun “ilegaleve”, prinde e familjare te partizaneve perqafojshin njeni tjetrin, e pergezoheshin per fitoren e djelmeve e vajzave te tyne.
Ishte hera e pare ne historine e qytetit tone qe vajzat largoheshin nga shtepia e angazhoheshin ne veprimtari politike, te pavaruna e per ma teper, “ilegale”
me karakter ushtarak. Koncepti i rolit te femnes shqiptare, te kufizueme ne shtepi, mbrenda familjes, qe per shekuj kishte qene nji nga shtyllat ma te qendrueshme te shoqenise konservative shqiptare e sidomos, shkodrane, u permbys nga vala e revolucionit politiko-shoqnor qe prune partizanet. “Shoke e shoqe”, per te paren here viheshin ne nji piedestal te barabarte, me rrjedhime madhore per te ardhmen e vendit e te shoqnise shqiptare.
Ne qendrimin e shumices, kjo ngjarje e jashtezakonshme shoqnohej nga frika e se panjohunes. Kush jane “fitimtaret”, partizanet, udheheqsit e pakontestueshem te rendit te ri qe premtohej, por qe nuk njihej nga shumica? Numri i tyne ishte i vogel, e kaluemja e tyne jo e qarte e ne disa raste, shqetesuese, programi i tyne revolucionar, e metodat e perdoruna deri tashti, ishin te ashpra e diktatoriale. E lirueme nga bota e dy rregjimeve te urrejtun, shoqnia shqiptare priste me padurim nji periudhe paqeje e sigurie, qe te shijonte lirine e posafitueme. Nji ndjenje instinktive, e pashpjegueshme, por e pranishme kudo dhe tek te gjithe, e frikes se po hyjshim ne nji tunel, driten e te cilit nuk e shihshim, ishte ne mendjen e zemren e shumices se atyne qe ecshin, vrapojshin e grumulloheshin ne sheshin kryesor te qytetit.
Psikologjia e masave te nji qyteti si Shkodra, qe kishte pesue invazione te njimbasnjishme nga fqinjt e veriut, nuk lejonte pranimin pa kushte te nji bashkepunimi te ngushte me “vellaznit tone jugosllave” e aq ma pak, pranine e “instruktoreve” serbe e malazez, ne te gjithe sektoret e jetes shtetnore te vendit, Mentalitete te vjetrueme per nji epoke te re? Ndoshta!. Por ata ishin mjaft te fuqishme, sa te mos lejojshin pranimin e tyne, pa kalue ne banken e dyshimit te thelle…e te justifikuem historikisht.
……. Me pervojen time gjate luftes, isha ba mjaft cinik; me dukej sikur po perpiqesha me binde veten se, “te nesermet premtuese” qe kishim shpresue, nuk ishin veçse nji anderr djaloshare qe avullonte si vesa para diellit. Ne mbrendine time, nji debat serioz, i thelle, po zhvillohej per mjaft kohe. Zani i ndergjegjes nuk me linte te qete. ‘Ky ashte roli yt ne keto çaste vendimtare, vendi yt ne kete dite historike, kontributi yt per kauzen e lirise kombetare?’ Heshtje…!
……. Ndigjoheshin tingujt e bandes muzikore. Duertrokitje! Nga larg vijshin tonet e kangeve te reja partizane. Pa vonese, hyjne ne sheshin e qytetit grupet e para te “njesiteve guerrile”, te prime prej flamurit kombetar kuq-ezi qe, kesaj rradhe mbante edhe drapnin me çekan, ose yllin e kuq me pese cepa…..Ishte nji zhgenjim! Ne rradhet e partizaneve me uniforma pashe disa prej shokeve te mi te shkolles…Ecshin me krenari, pushken ne krah, shikimin perpara me plot besim….Prania e tyne ne kete mase vullnetaresh i bante ata ma te medhej se pesha e secilit ne vete. Ata ishin pjese e nji grupi shoqnor qe i perfaqsonte, qe kishte dale fitimtar e qe angazhohej me ndertue nji jete te re….
Me mbarimin e ceremonise, u ktheva ne shtepi. Ne kete atmosfere festive, u ndiejshe i vetem. Nuk ishe pjese e nji procesi historik te vendit e te popullit tim, diten e lirimit nga i hueji, nuk kishe kape njenen nga oret ma te ndrituna ne histori, oret qe ballafaqojme vetem nji here ne jetet tona. Kishe humbe kete moment te privilegjuem….
Pak dite ma vone, nji ngjarje e shemtueme ne qender te qytetit….Nji grup ‘bashkepunetoresh’ me okupatorin, u ekzekutuen publikisht ne sheshin kryesor….Ne vendin e ngjarjes pashe kufomat e pergjakuna te rreshtueme njena afer tjetres. Te gjithe me rrobe civile. Rreth e rrotull tyne grupe partizanesh hidheshin valle…. Nji turme qytetaresh te heshtun, veshtronte me tmerr kete masaker: ekzekutime publike, simbas modelit nazist, pa proces, pa gjyq, pa mbrojtje ligjore, e te drejte apeli. Ishte shija e pare e shoqenise se re…. Çdo dite, ne shtyllat telefonike e dritoret e dyqaneve vendoseshin lista te gjata malesoresh te ekzekutuem, ose te denuem me vite te gjata burgu, per ‘bashkepunim me armiqt e popullit’ ….
Ndamja ne dy kampe u ba çdo dite ma e thelle, ma e plote….”Plumbin ballit!” Plumin ballit!” “Vdekje trathetareve”….Ekzekutimet me gjyq e pa gjyq, bashke me viktimen, vritshin edhe vete idene e “revolucionit çlirimtar”, idene e lirise dhe premtimin per nji bote ma te mire qe do te siellte revolucioni. Ekzekutimet e njollosen “revolucionin”, e nxine imazhin e tij, e asgjasuen ate. Sepse, zemrat dhe shpirtet e shumices se heshtun filluen te ‘kalbezohen’, bashke me kufomat qe shtriheshin pa jete neper rruget e katundit, ne sheshet e qytetit, ne poligonet e qitjes te ushtrise e te ekzekutimit. Kudo te shihte syni kufoma, e perseri kufoma, te mbulueme ose te pambulueme, gjithehere aty para syve te te gjitheve, si permendore kokeforta per ata qe ende jetojshin, e tregojshin sa i rande ashte çmimi i krimit e sa i boshatisun ishte koncepti i nji revolucioni pa meshire e pa zemergjanesi!….”
Revolucioni premtues po trathetohej nga udheheqja e tij…! Lufta kunder okupatorit fashist e nazist ka qene nji vazhdim i luftes se perhereshme per lirine dhe pavaresine e vendit. Ata qe rroken pushken me luftue, jane herojte e diteve tona, dhe sakrificat e tyne meritojne respektin e te gjitheve, pa dallim. Por “liria” u vra nga “diktatura e proletariatit” dhe “pavaresia” u shit ne tregjet politike te Beogradit…!
(15.XII.1947-Mbledhja e Byrose Politike te KQ te PKSH”:…Duhet te fitojme kohen e humbur e te bejme sa me shpejt bashkimin de facto te Shqiperise me Jugosllavine ne te gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri etj) se Shqiperia nuk mund te qendroje si shtet i pavarur dhe aq me pak te ndertoje socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavine” E.Hoxha)
***
22 tetor 1946.- U arrestova. Akuza? “Mbron ideologjite e demokracive perendimore”, “kundershtar i votimeve te 2 dhjetorit” (1945), e te tjera, genjeshtra qe justifikojshin nji arrestim e nji burgosje te paligjeshme. Ne fakt, terrori i ushtruem ne popull kishte pre çdo shprese ne rregjimin e ri. Perfundimisht, u gjeta “ne anen tjeter te barrikades”. Deshmia okulare e terrorit te ushtruem bani efektin e vet ne mendjen e zemren time
Me gjithe torturat dhe keqtrajtimet e hetuesise dhe te burgut ma vone, u ndiejshe i qete. Zani i zemres me fliste me mirebesim: “Kjo ashte rruga e nderit per mue”. I qete shpirtenisht, perballova pa ankim perpjekjet e denduna qeveritare per shkaterrimin tim moral e fizik. Asgja heroike me kete qendrim; ndergjegje te paster, te qete, e vendosmeni me qendrue besnik i vetevetes. Koncepti i “heroizmit” sidomos i atij qe kerkon perballimin e kercenimin me gjeste qe rrezikojne jeten, nuk ishte per mue…!
“Ndamja ne dy kampe u ba çdo dite ma e thelle, ma e plote. Qe ne fillim, u ba e qarte se beteja per mendjet dhe zemrat e qytetareve, nuk ishte nji perparesi per ‘pushtetin’ e ri, e si rrjedhim, ajo ishte e humbun. Çka interesonte ate ishte perforcimi me çdo kusht dhe mbrojtja me çdo mjet….
Kunder “pushtetit” kishte elemente me te vertete tragjike, perpjekje qellim-mira dhe te guximeshme me ballafaque “fatin”, zhvillimin e ngjarjeve ne vendin tone, e jashte kontrollit te vendit tone…!
Takova nji ish shok klase, oficer partizan. U perqafuem, E mora ne shtepi per darke, e kaluem ore te gjata ne bisedime. Fjalet e tia me erdhen te paprituna, te pabesueshme. ‘Fitorja eshte e jona’ me tha. ‘Nuk flas ne ere, me beso! Kemi planifikuar masa drastike: arrestim, pushkatim, çarmatim, mobilizim, organizim…Ne nuk do te devijojme, edhe ne qofte se gabojme’ Dhe perseri: ’pergatitu per ditet vendimtare te historise se Shqiperise. Ne kemi nji mision per te plotesuar: t’i japim historise se popullit tone, ate qe ai kerkon….Sot per sot, eshte pastrimi i terrenit nga pengesat aktive…e te ardhshme”.
Indoktrinimi kishte deformue logjiken e tij!
Kur folem per aleancen anglo-sovjeto-amerikane, ai e quejti ”nje aleance oportuniste” dhe per mundesine e nji “konfrontimi me anglezet”.
-“Atehere, na pret nji lufte tjeter botenore”, i thashe,
-“Po!” pergjegji me bindje. “Por, do t’a provokojme ne kur te jemi gati…Tani per tani, vazhdon aleanca!”
E ndigjojshe me shume vemendje, Ideja e nji lufte tjeter botenore qe me kishte “rrembye” baben si viktime e terrorit fashist, dhe kusherinin 17 vjeçar qe u pushkatue nga Gestapo-ja, me mundonte, me frikesonte.
-“Si mund te flasesh keshtu per anglezet’ i thashe. Ai buzeqeshi:
-’Cerçilli eshte nji fashist! Eshte pengesa kryesore e fitores se proletariatit nderkombetar’.
-‘Pse fashist?’ Ai:
-‘Kushdo qe behet pengese ne luften tone per fitoren finale te komunizmit ne bote, per ne, eshte nji fashist!’ “
Po kalojshe periudhen e entuziasmit djaloshar e hyjshe ne boten e matun te pjekunise!
….Ate mbramje e kuptova mire! Historia e diteve tona paraqitej si nji proces dekompozimi i shpreses se ngjallun gjate luftes, i mohimit te rolit demokratik te autoritetit te zgjedhun nga populli ashtu si u premtue gjate luftes, dhe po perqendrohej ne nji struktute re, ma te ngurrte, ma te pa shpirte e ma te padrejte se çdo tjeter forme shtetnore te njohun ne vendin tim. Historia e diteve te mia paraqitej tashti, si historia e ‘pandershmenise zyrtare’, e deshprimit te pergjitheshem, dhe te frikes –mbretneshe absolute mbi te gjithe, tue perfshi edhe sundimtaret”. Pushtet me dhune pa autoritet ligjor e moral. Diktature!
E lindun nga genjeshtra, e rritun me dhune te organizueme, e mbajtun me arbitraritet dhe çizme ushtarake, forca e re ne Shqiperi, po ndertohej ne kundershtim te plote me boten tone. Jetojshe me shijen e hidhun te humbjes se shpreses. Kishte mbete vetem bindja absolute ne parimet e mia, baza e struktures sime mendore e intelektuale. Por, pa eksperience, u ndjeva i denuem nga ngjarjet. Tek ‘njeriu e ri’ gjeta nji perbindesh finok. Tek ai gjithçka ishte e perqendrueme ne nji pike: urrejtje! Tek ai, gjithçka ishte e drejtueme nga nji ndjenje: hakmarrje! Tek ai, gjithcka ishte e frymezueme nga nji qellim: etja e pangopeshme per pushtet absolut Si rrjedhim, gjyqet politike te administrueme nga ushtaraket ndiqnin njeni tjetrin. Pushkatimet u bane te perditeshme, e burgosjet masive mbushen burgjet e qyteteve tona”. Diktatura e proletariatit!
Qartazi, revolucioni premtues po trathetohej nga udheheqja!
Me nji te kalueme qe nuk pranojshim plotesisht, me nji te ardhme te panjohun por te veshun me rrobet e fantazise sone rinore, kalojshim ditet e gjata ne burgjet mesjetare ne pritje te misteriozit Godot!
Shpesh here mendojshe ditet e hetuesise barbare ne Sigurim. Mbas torturave qe na kercenojshin me vdekje, hetuesi kerkoi te firmoj “procesin”. “Po”i thashe. “Ne ate gjendje, vdekja ndoshta randonte ma pak se tortura, akti ma i ulet i veprimtarise njerezore, poshtenimi ma i thelle qe i bahet individit-viktime, e simboli i degradimit absolut moral e politik i ‘shtetit’ e i shoqenise qe prodhon xhelatet per torture….” Per mue, rregjimi i ri komunist kishte ra poshte, shume poshte, e ne menyre te pareparueshme! Nga hovi revolucionar i Luftes Nacional-Clirimtare qe premtonte lindjen e herojve, “komunistet” shqiptare perfunduen ne militantizem stalinist, anti-vlerat e te cilit i transformuen ata ne anti-heroj tipike!
“Ne keto dite kerkimi per nji rrugedalje, takova nji frat franceskan. Me priti me gezim….Ky çast vendimtar ishte shume i randesishem per formimin tim politik. Gjendja e re e kishte trondite, ballafaqimin me ideologjine e quente te ‘paevitueshem’, dhe kjo e frikesonte, ‘…jo per vete, por per te ardhmen e Kishes sone katolike, ketu ne Shqiperi’. Dhe vazhdoi:’ Çdo here kemi pase perkrahjen e Europes se krishtene. Sot, Europa ashte e ndame e vendi i jone ashte caktue me qene pjese e Lindjes ku mbretnon rendi bolshevik. Sot jemi pa mbrojtje efektive nga nji qeveri e forte. Sot, jemi vetem!’ Mbasi mendoj pak, ai shtoi:’Nuk do te provokojme, nuk ashte roli i jone. Por njikohesisht, nuk mund te heqim dore nga feja e nga Kisha e Romes. Ata jane jeta e nana e jone. Pa ata, qenia e jone si klerike, ska kuptim….Sot, kemi perleshjen e dy vigajve, me dy qytetnime, jo vetem te ndryshme por anmiqsore deri ne vdekje…”
Vetem pak muej ma vone, frati i pafaj u arrestue, u torturue dhe u pushkatue vetem sepse ishte klerik katolik, anmik i pa perkulun i ateizmit marksist- dhe pjesetar i qendres nderkombetare te njohun si Vatikani…., nji fortese dymijevjeçare qe nuk pranonte kompromisin. “Armiq te betuar te pushtetit?” Po! Dhe me krenari!
“…Cila ishte pesha e luftes se djeshme para degradimit moral ku kishin ra sot (komunistet shqiptare) para perpjekjes absurde me permiresue me dhune cilsite e ’njeriut te ri’ shqiptar? Cilit krahe do te ngriteshin perseri trupet e rrezuem per toke nga grushti shtypes? Cila gjuhe do te shqiptonte perseri fjalet frymezuese per veshet e shurdhuem nga krisma e armes vrastare? Cila dore do te shterngonte perseri doren tjeter me gishtat e keputun ne torture? Cila ndertese e landes se pashpirte do te qendronte ne kambe mbi themele te hapuna si varreza kolektive?….Krymbi i krimit te kryem nuk do te pushoje deri sa te brej pa meshire edhe kandin ma te vogel te ndergjegjes fajtore. Vetem kafshet qe nuk kuptojne vuejtjen njerezore, vetem ata do te mbijetojne….Ashtu si izraelitet e Europes naziste, na u gjetem para nji psikologjie zyrtare qe mbeshtetej ne mohimin e qenieve tona si ‘njerez’. Tue fillue me parullat ‘o me ne o kunder nesh’, komunistet thane, pa asnji ndrojtje ‘ju, nuk keni vend ketu!’ Ma vone, kur pushteti u forcue ata shternguen rrethin e hekurt: ‘armiqt e popullit ne litar!’ deri sa hoqen masken, ne 1967, dhe tirani i kuq urdhenoi:” Merrni sopaten e bjerini kokes cilitdo qe guxon te flase per besim…” Ma thjeshte, kjo parulle do te thonte: Nenshtrim ose vdekje!’”
Cila mendje normale, cila ndergjegje njerezore, cila goje qe shqipton fjalen dashuni gjen sot guximin e marrezishem dhe shtazarak me rikujtue tmerret e se kaluemes komuniste…dhe me nji fare krenarie neveritese? Malesoret e krahinave ma te vorfena, ashtu si fshataret e bajrakut te Postribes, klasa intelektuale e edukueme ne Perendim ashtu si deputetet anti-fashiste te Levizjes Nacional-Çlirimtare, kleriket e besimtaret ne nji Krijues te gjithesise, u rreshtuen kunder “pushtetit popullor” qe nuk ishte as pushtet as popullor pa autoritetin e domosdoshem, pa pelqimin e lire te “sovranit” te heshtun me dhune.
Ashtu si ne te gjithe boten, edhe ne vendin tim u provue se vetem elementi ma i ulet i shoqenise shqiptare pranonte te jete torturues, officer sigurimi, drejtor burgu e kampi ose anetar partie…Ne fazat e veshtira te poshtenimit e vuejtjes qe ata shkaktojshin, ata ishin ma te forte se viktima, e ishte kjo ndjenje false e epersise qe ata ushqejshin per mbulimin e pasigurise se mbrendshme qe i mundonte”. Sot, ata jane turpi i kombit tone …!
Sot, vetem elemente te ketille manifestojne deshiren e perseritjes se nji kohe kur ata gjejshin kenaqesine ne boten e vajtimit, deneses e tortures. Vetem elemente te ketille shijojne akoma “gezimin e papershkrueshem” te terrorit qe ushtroi “Partia Nene” e legjonet e djallit. Vetem keta elemente kane paturpesine me u talle me gjakun, lotet e vuejtjet e pafund te nji popullsie te shtypun me ndergjegje e per dekada te gjata…..
Me kujtohet oficeri i Sigurimit qe me mundonte kur me pau te dermuem nga torturat. Qeshi. Une mora guxim; e pyeta: “Pse na torturoni?” Ai: ”Pusho, derr” u pergjegj, “komunistet nuk torturojne!” …..
***
22 gusht 1959. Vendosa te arratisem nga Shqiperia, ne pamundesi me pranue gjendjen e krijueme dhe nga frika e arrestimit te dyte. “Isha i ri, e dojsha jeten e frikesohesha nga vdekja. Por isha i vendosun me kerkue jeten e lire, mos me provue skllaverimin e torturen, e burgjet e kampet e punes se detyrueshme…Isha i mbushun me fryme revoltimi…Nga student i qete fillova me u prire kah aksioni i forte, violent…Ndjehesha i huej ne vendin tim….” Ate nate, u arratisa ne Jugosllavi!
Mbas nji viti ne qeli policore “incommunicado” perfundova ne nji kamp refugjatesh –krijesa te mjerueme e te harrueme- dhe ma ne fund emigrova ne SHBA ku qendroj keto 52 vjetet e fundit….!
Mergimi nuk qeteson as ngrohe! Per ata qe largohen per arsye ekonomike, mergimi ashte nji zgjidhje e mundeshme, por jo e sigurte. Por une isha i lidhun ngushte me vendin tim te lindjes, me nji vend qe me jepte krenari. Isha rrite dhe edukue me ate fryme ne familje, ne shoqeni, ne shkolle. Distancimi i im nga Shqiperia ishte i pa mundun.
Kam ndjeke me interesim te veçante zhvillimet ne ate vend qe me ngriti dhe me zbriti sa here qe tronditej. Prishja me ish Bashkimin Sovjetik me gezoi. Afrimi me Kinen maoiste me deshproi. Keputja e “miqesise” me Kinen e Mao-s me dha shprese se, ma ne fund, edhe Shqiperia e vete-izolueme do te shohe qartas te ardhmen e saj natyrale, Perendimin. U gabova rande! Çmenduria komuniste kalonte kufijt e te natyreshmes. Vendi i im po hynte ne nji tunel te erret, fundi i te cilit nuk shihej…! Shqiperia ishte tashma “…nje mozaik i madh ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash, ku gjakderdhja ka bere rendom lenden lidhese…” e percaktoi E.Rama. “Gjakderdhja” kjo smundje e pasherueshme shqiptare…! S. Maleshova e percaktoi:”…nga nji parti politike jemi bere nji bande kriminelesh!” E tmerrshme!
“Komunizmi” ne Shqiperi ka qene pa dyshim “fatkeqesia” ma e madhe e vendit tone. Ajo fatkeqesi nuk ka qene rezultat i kultures shqiptare, nji vend akoma i pa industrializuem. Kjo fatkeqesi u importue nga fqinjte tone sllave, dhe u ekzekutue nga elemente fanatike, te pa arsimuem, te pa eksperienece, plotesisht te shnjerezuem, dhe qe vepruen nen masken e “patriotizmit” tradicional shqiptar. Na- tyrisht, kjo “fatkeqesi” nuk justifikohet; mund te spjegohet vetem me perhapjen e “kultures se dhunes” ne vendin tone gjate viteve te luftes qe ushqente urrejtjen e pergjitheshme, dhe brutalizimin e shoqenise sone, dhe qe ne formen e saj te organizueme arriti perpjestime monstruoze ne nji marshim regresiv 45 vjeçar. Ne kete atmosfere linden psikopatet e rregjimit te kuq, te gateshem me vra edhe prindet e tyne- mendje te smura me pushtet te pakufizuem…!
Ashte kjo atmosfere intolerance qe kemi trashegue nga komunizmi e qe nuk lejon zhvillimin e nji shoqenie te lire dhe tolerante. Kete e shohim sidomos ne perpjekjet e partive politike me heshte “opoziten” qe ne momentin qe marrin pushtetin. Nji zhvilim i damshem dhe i destinuem me falimentue. Sepse, ajo qe çfaqet publikisht nuk mund te zhduket me force; ajo kthehet me rrjedhime te damshme per te gjithe. Randesia e ruejtjes se diferencave qe ndajne boten tone shqiptare ne pole kundershtare duhet shikue pozitivisht; diferencat jane “vizione” te reja, me baze morale, dhe duhen perkrahe! Nga nji here, krijohet pershtypja se kaosi politik ne Shqiperi, ashtu si ne shume vende afrikane, nuk ashte nji “anomali”, ose nji tragjedi e papritun; ky lloj kaosi ashte strategji per marrjen dhe konsolidimin e pushtetit.(Sic!)
Bashke me kete zhvillim, na duhet edhe fryma e pendimit per fajin e kryem, dhe natyrisht, fryma e faljes se fajit te kryem. Keto kohet e fundit, nji kuader komuniste kineze qe shkaktoi viktima, e pendueme, deklaroi:”…Revolucioni kulturor ka qene nji fatkeqesi masive…Si do te shikoje vendi i jone te ardhmen, varet ne nji mase te madhe nga menyra si do te ballafaqohemi me te kaluemen”. Ajo shtoi:” Une mendoj se te gjithe ata qe shkaktuen vuejtjet e te tjereve gjate Revolucionit kulturor do te kerkojne falje per krimet e kryeme, dhe do te shkojne drejt pajtimit”. Amen! Reagimi i publikut kinez ka qene:” Mao ishte burimi i te gjitha te keqiave”. “Ai ashte qe bani kaq shume te keqia”. “Ky nuk ashte problem i nji individi. E gjithe PK kineze, dhe Mao, jane gjithashtu pergjegjes”. Por, sot, ne sallen kryesore te shkolles se nji viktime ku ajo ishte drejtoreshe ashte vue busti i saj e nderohet me respekt, çdo dite, nga te gjithe studentet.
Ska dyshim qe ne Kine, rritet sot nji brezeni koshiente per te kaluemen kriminale te komunizmit kinez, por me vendosmenine e ndertimit te nji te ardhmeje qe denon pa kompromis te kaluemen tragjike. Kjo ashte prove e nji populli me kulture tremijevjeçare!
Kur do te dale edhe per ty pranevera, o Shqiperia e ime?
——————————————————————————————————
Shenim: Citatet jane te marruna nga libri: S.R. Nen hijen e Rozafes (Onufri,2004)
Albania’s Finest Hour
Ms. Francine Kiefers/
Editor of Op-Ed Page of The Christian Science Monitor/
By SAMI REPISHTI*/
Ridgefield, CT./
-On October 8,in Berlin, capital of Germany, an elementary school located in the district of Friedrichheim-Kreuzberg, was given the name of Refik Veseli (1926-2002) of Kruje, Albania. The late Mr. Veseli was a professional photographer who saved two Jewish families from Nazi persecution during the World War II. His name is inscribed in the Yad Vashim Museum, Jerusalem, as “a Righteous among the Nations”, in a growing list of many Albanians honored for similar actions.
The late Mr. Veseli learned the art of photography from his Jewish “master” before the Nazi occupation of Albania (September,1943). At the risk of his and his family’s lives, he protected his benefactor’s Jewish family hiding them in the attic of his house, with the full approval of his large family, until the liberation of Albania, November 28, 1944. “There are no ‘foreigners’ in Albania, only guests. Our moral code, as Albanians, requires that we be hospitable to guests, in our homes and in our country”, he was quoted to have said.
The little known fact of Jewish people rescued by Albanians during World War II is now becoming public, mostly by those who were saved and their descendants.
The first publication by Harvey Sarner, Rescue in Albania (1997), has the subtitle “One hundred percent of Jews in Albania rescued from Holocaust”. Sarner wrote: “Even before World War II started, Albania was a haven for Jews escaping from the Nazis…”. Albanian Jews, as well as escaping foreign Jews, seeking refuge in Albania were protected and saved by both Albanian Moslems and Christians. It was a great example of humanity and religious tolerance, little known to the outside world due to the self-isolation policies imposed on that country by the Communist regime (1944-1991).
A formal recognition of this courageous deed was made with a statement by the Israeli President Ezer Weizman: “The Israeli people will never forget that during the difficult years of World War II, they found in the Albanian people protection and genuine hospitality”. In 1992, the first Israeli diplomat to visit Albania, Leon Taman, greeting the participants at the opening ceremony of the Albania-Israeli Friendship Association declared:” …The humanism displayed by your people is unparalleled.
While in Europe, six million of my Jewish countrymen were exterminated, in the poverty-stricken and suffering Albania not one of them was handed to the Germans.
This is genuine humanity and the world should know about it”.
Presently, numerous reliable sources have reached the conclusion that there was no victimization of Jews in Albania, there was no expulsion of Jews from Albania; and there was no cooperation with the Nazis in Albania on the “Final Solution”. As a result, Albania was the only occupied country in Europe to have a larger Jewish population after the Second World War than before. This is even more impressive
considering that Albania is a Balkan country, and that the neighboring Nedic Serbia declared, in Summer of 1942, to have completed the cleansing of that country from the Jews; and Greece, had rounded up and delivered to the Nazis most of the 75.000 strong Jewish community of Salonika. Many of those from Salonika and Ioannina, who escaped capture, found refuge and were saved in Albania.
The most commonly used explanation for this phenomenon is the Albanian traditional “Besa” (the promise, the pledge), considered by them as a matter of national pride and a social value which stands above wealth, prudence, or knowledge. It’s a voluntary commitment to keep the given promise without any reservation. The breaking of “Besa” is an individual as well as a collective dishonoring of self, family , and even “the tribe”- the extended patriarchal family. It is an irreversible downfall, and the culprit is often punished by his or her own people, a concept of shame that derives from a break of the custom-based law.
Hospitality of the “stranger in need” (in Albanian “mik” -guest) is a traditional virtue, and is perceived as being one step higher than “aid” or “assistance”, as it involves a freely accepted sacrifice. The surviving leader of the Albanian Jewish community, Joseph Jakoel, wrote:” Not only the doors did not remain closed to those who knocked, but we have many examples indicating that local people tried to find
those ‘fugitives’ and shelter them to save their lives”. (Recently, a film on “Besa”, an Albanian-Israeli cooperation, was shown in the theaters of New York City)
The protection of Jews by Albanians was unique, “sui generis”, but not an isolated act. A similar hospitality was also displayed by Albanians in the days of World War II towards the Greek refugees caused by the Italian-Greek conflict in 1940-41, the prisoners of the defeated Yugoslav Army in April 1941, the Italian soldiers who escaped German captivity in 1943-44, and more recently, the sheltering of the Kosovar refugees escaping Serbian “ethnic cleansing” of Kosovo, in 1998-99.
There was no history of anti-Semitism in Albania; no teaching of contempt, no blood libel cases, no Christ-killer identification, no pogroms, and no distribution of the Protocols of the Elderly of Zion, or any similar venomous phenomena of anti-Semitism. “ There is no trace of any discrimination against Jews in Albania because Albania happens to be one of the rare countries in Europe where religious prejudice
and hatred do not exist”, wrote the Jewish scholar Stephen Schwartz. He added:” The remarkable spirit of tolerance that has been the hallmark of the interfaith relations in Albania, has played a major role in the treatment and the position of the Jewry in Albania”.
A similar judgment was passed recently by Pope Francis, during his September visit to Albania. He brought to the world’s attention the warmth and the spontaneous atmosphere of the reception by a majority Moslem population that surprised the Pontiff., as he was welcomed with a sense of gratitude for his visit to Albania, his first in a European country. Before him, Pope Paul VI and especially
Pope John Paul II had stressed the strength of religious tolerance in Albania.
Speaking from Seoul, Korea, Pope Francis called on other nations to follow the
example of Albania, when the told the press:” I am going to Albania, …. because they have displayed a sense of maturity to have a government – and, let’s not forget, we are in the Balkans!- of national unity, Moslems, Eastern Orthodox, and Catholics, and they have set an Inter-religious Council which greatly assists the process, a well-balanced one. This is good, and harmonious. The Pope’s presence aims at declaring for all that for peoples of the world it is possible to work together. I felt the need to help this noble population…..”.
The well-informed Pontiff was aware of the statements made by his predecessors.
On April 28, 1968, Pope Paul VI praised the spirit of friendship and co-operation among the Albanians, saying: ”….You have made yourselves the forerunners of modern ecumenism!” Twenty-five years later, on April 25, 1993, visiting a liberated Albania in his effort to reconstruct the heavily persecuted Roman Catholic Church for 45 years by the Communist dictatorship, Pope John Paul II, greeted the grateful
masses of believers:”…My visit (to your country) hopes to be an encouragement to pursue the respect for all, and to continue on your well-known journey of peaceful co-existence, open cooperation, and understanding among the various ethnic, cultural and spiritual elements of your society”.
It is not by chance that the national hero of the predominantly Moslem Albanian population is George Kastrioti, known as Skenderbeu, a Catholic knight, defender of Christianity against the advancing armies of the Ottoman Empire in Europe. Today, the most revered person among the Albanians is the Catholic nun, a sister of charity, Mother Theresa of Calcutta. Even here, in New York City, on November 2, 1997,
during a Solemn Mass in her honor, held at the Saint Patrick Cathedral, one of the main speakers was an Albanian Moslem Imam, praising a Catholic nun, to the surprise of several hundred worshippers looking on in disbelief.
A unique phenomenon in our troubled world! A splendid example of peaceful co-existence and religious tolerance. And, as Pope Francis put it: ”…do not forget that we are in the Balkans”, not far from Srebrenica, a tomb of Western civilization’s values.( November 6, 2014)
Sami Repishti , Ph.D. (French:1977) The Graduate Center of C.U.N.Y. is a retired educator. He is the author of several books, mostly on Albanian subjects and human rights. More recently, he wrote an Essay : ”Jews in Albania- A Story of Survival” published in “The Holocaust: Documents and Essays”, Ed. R.L,Braham (Rosenthal Institute for Holocaust Studies: C.U.P, 2009).
Presently, he and his family live in Ridgefield, CT
- « Previous Page
- 1
- …
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- …
- 20
- Next Page »