Reçension/
(Pjesa e dyte)/
Nga Prof. Sami Repishti/
Me gjithe propaganden e Qeverise greke –dhe perkrahjen nga disa qeveri europiane- e verteta mbi persekutimet e çameve u zbulue dhe u raportue me inisitiava private te disa organizatave nderkombetare per ndihme si dhe nga personalitete politike me sensin e zhvilluem te drejtesise.
Me 12 janar 1923, dy personalitete te Near and Middle East Association (angleze), Edward Gleichen dhe Audrey Herbert, botuen ne fletoren londineze The Times nji pershkrim te gjendjes ne Çameri dhe debimin e forcuem dhe te pashpirte te popullsise shqiptare ne rajonin e Çamerise, okupimin e shtepive te kesaj popullsie dhe pronat tjera, dhe vendosjen e refugjateve greke qe u kthyen mbas disfates se madhe ne Anadoll. Ata i bajne thirrje Qeverise greke qe te ndaloje keto aksione te turpshme, dhe viktimet shqiptare te kthehen ne votrat e tyne stergjyshore, si dhe te paguej kompensim per pasunite e grabituna pa te drejte. Reagimi i zyrtareve britanike ne Greqi ka qene: Qeveria greke nuk ka ushtrue presion mbi myslimanet shqiptare te Çamerise, dhe se ata.”.. nuk vuejne ne duert e grekeve ne Epir”.(f.73)
Kjo situate vazhdoi edhe mbas nenshkrimit te Marreveshjes turko-greke per shkembimin e popullsive (Lausanne, 20 janar 1923), me gjithe premtimet greke (Z. Kaklamanos) se shqiptaret myslimane te Çamerise “…nuk perfshihen ne masat e shpernguljes” me qene se “nuk jane turq” Gazeta The Westminster Gazette, me 21 mars 1923, raporton:” Afer 30.000 shqiptare myslimane, te cilet pak kohe ma pare ishin nenshtetas shqiptare, dhe nuk kane asnji simpati per Turqine, do te transferohen ne Anadoll, ku i pret nji fat i padeshirueshem”(f.74)
Dhe gazeta Korça, me 24 gusht 1923, shkruen:”…Per arsye te nevojes me sistemue refugjatet greke (qe vijne nga Turqia) autoritetet greke perdorojne çdo mjet te mundshem me detyrue çamet te largohen. Vrasje ngjasin çdo dite, ne te gjithe Çamerine me qellim qe te krijohet nji atmosphere paniku. Te rrahuna, vjedhje e vrasjet jane ushqimi i dites. Persona te panjohun, por te njohun nga autoritetet greke kryejne vepra per shqetesimin e popullsise, dhe bajne jeten e shqiptareve te padurueshme; keshtu çamet mbledhin rrobet e leshojne vendin e tyne”(f.75)
Me 22 nandor 1923, Mehmed Konitza, minister i Shqiperise ne Londer, njofton Qeverine angleze se “…ne Çameri, rajon ku shqiptaret jane ne shumice, po jetojne ne nji rregjim terrori. Me vendosjen e Qeverise revolucionare ne Greqi, gjendja e shqiptareve ne Çameri ashte ba e padurueshme, dhe krimet e brigandazhi qe ata i nenshtrohen ashte i vazhdueshem: shtepite e pasunite e tyne jane marre me force dhe refugjatet greke nga Anadolli i kane pervetesue; vuejtjet e tyne jane te papershkrueshme….. E gjithe kjo vuejtje kryehet ne Çameri me gjithe premtimet e . Z. Venizelos se “…Greqia nuk ka as ma te vogelin qellim me ba shkembimin e popullsive myslimane shqiptare. Shqiptaret banojne ne kete zone te veçante te Epirit. Megjithese shqiptaret jane bashkefetare me turqit, ata nuk jane bashkekombas me turqit”.(f.76)
“Para nji situate te ketille” vazhdon nota e Z. Konitza, “Qeveria shqiptare nuk ka alternative tjeter veçse me debue popullsine grekofone ne Shqiperi, e ne vendin e tyne me prue shqiptaret qe jetojne ne Mbretenine greke, tue njohe te drejtat e ketyne te fundit, ashtu edhe te drejtat e atyne shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, por posedojne prona ne Greqi”. (f.77)
Protesta kunder persekutimeve greke u bane dhe nga qytetare private çame mbrenda dhe jashte Çamerise, sidomos ne SHBA.
Me 24 shtator 1923, delegati shqiptar prane Lidhjes se Kombeve (LK) Mithat Frasheri, tue ju referue garancive te dhana per pronat e shqiptareve myslimane ne Greqi (Art.VI i Konventes turko-greke, 1 nandor 1913, dhe Art. 17 te Kushtetutes greke qe garanton pasunine e qytetareve ) proteston marrjen me dhune te shtepive dhe pronave te shqiptareve nga Qeveria greke. Si pergjigje, Kryeministri grek E.Venizelos, deklaroi:” Nga Lausanne, une i kam telefonue Qeverise sime tue i terheqe vrejtjen mbi poziten e qytetareve myslimane me kombesi shqiptare, qe te mos konsiderohen si turq…”(f.80) Ne nji mbledhje te Keshillit te LK, 7 shtator 1923, ne lidhje me shkembimin e popullsive, perfaqsuesi shqiptar, Z. Blinishti paraqiti nji raport te gjate spjegues te gjendjes ne Çameri. Pothuesje se çdo dite, protestat e popullsise çame i drejtohen LK me pershkrime te hollesishme te krimeve, grabitjeve, dhe poshterimeve qe ata u nenshtroheshin ne duert e autoriteteve greke.
Njikohesisht, nji Rezolute e LK, ate 17 dhetor 1923, thekson:” Ashte terheqe vemendja e Keshillit mbi deklaraten e bame ne te njejten kohe nga perfaqsuesi i Greqise. Qendrimi i Qeverise greke ashte se nuk ka asnji qellim me perfshi pronat e kombesise shqiptare ne kete skeme te shpernguljeve” (f.100)
Nga ana e saj, Federata Panshqiptare e Amerikes, VATRA deklaron se trajtimi i çameve nga Greqia ashte moralisht barbar dhe ban thirrje per ndihme. Njikohesisht, nji Komision çam i drejtohet Kryqit te Kuq Amerikan dhe organizatave bamirese ne Angli , me qellim te shpetimit te jeteve te grave ,femijve dhe pleqeve, dhe te gjindet nji vend tjeter mergimi, por jo ne Turqi. (f.100)
Si rrjedhim i presionit grek kunder popullsise shqiptare çame, ministri M.Konitza drejtohet Kryeministrit anglez Ramsey MacDonald, me 17 mars 1924,
“Ne qofte se nuk merr nji pergjigje te kenaqeshme (nga Greqia) Qeveria shqiptare do te jete e justifikueme me konsiderue veten te çlirueme nga detyrimet e marruna per minoritetet, ne lidhje me Greqine, dhe do te jete e detyrueme me debue greket qe banojne ne Shqiperi”. (f.106)(Theksi im.SR)
Ne muejin nandor 1925,Mehdi Frasheri, perfaqsues i Shqiperise prane LK sqaron per Komisionin per Shkembimin e Popullsive: “…Zona e Çamerise qe banohet nga shqiptare myslimane, banues ne Greqi, ka qene e ndame ne dy pjese: 52 fshate te vendosuna ne dy distrikte te Maqedonise (greke) e kufizueme me Shqiperine lindore dhe Epirin Perendimor. Te gjithe udhetaret ne Ballkan, kane vene ne dukje karakterin shqiptar dallues te vendit –cilesite fizike, zakonet, veshjen, gjuhen etj. te ketyne banoreve”(f.181)
Ne te njejten kohe, ne emen te familjeve Demi dhe Sejko, nenshkruesi Abedin Haki Sejko i drejtohet LK (Komitetit per Pakicat) me spjegime perkatese per humbjen e pasunive. Ai citon deklaraten e Z. Venizelos, ne 1918, simbas te cilit ne baze te ligjit nr. 2520, jane dhane udhezime per pagimin e pasunive te sekuestrueme simbas çmimit te dhanun nga nji Komision i veçante. Keto kohet e fundit, nji kerkese e re ashte paraqite ne Ministrine e Bujqesise, date 13 gusht 1925, Nr.prot. 105.377. Te vorfenuem deri ne fund, shpresohet se njifare damshperblimi do te jepet per çamet.”
Asnji hap nuk ashte marre si pergjigje e kesaj kerkese!
Perseri ne nandor 1925, Qeveria shqiptare i drejtohet LK ku e njofton se Qeveria greke ka vendose shkembimin e 5.000 shqiptareve çame me 5.000 refugjate greke nga Konstantinopoli .” Qeveria shqiptare terheq vemendjen e LK per faktin se ashte e nji randesie jetesore per ruejtjen e paqes e stabilitetit qe kjo popullsi te mos debohet ne Turqi…prej ku ata kthehen ne Shqiperi ne konditat ma te vajtueshme” (f.194_) “Opinioni publik shqiptar ashte shume i shqetesuem dhe tregon shenja se do te hakmerret kunder popullsise grekofone ne Shqiperi”(195)
Dhjete dite ma vone, Shqiperia proteston kunder deportimit ne Turqi te banoreve shqiptare te katundeve Gardhiq dhe Dragumi…nji numer prej 800 vetesh. Nji proteste formale i drejtohet edhe Kryetarit te Konfereneces,, Paris, Z.A.Briand me kerkese per nderhymje me ndalue deportimet.
Kryeari i Komisionit Mikst per Shkembimin e Popullsive, Gjenerali H.M.De Lara, ne nji telegram drejtue LK konfirmon se shkembimi i 5.000 grekeve orthodoks te Konstantinopolit “…do te ishte ne kundershtim me vendimet e marruna ne parim, e me instruksionet e Komisionit Mikst ne lidhje me kete problem, e qe ashte akoma ne fuqi”(f.199)
Me 5 dhetor 1925, shqiptaret e Amerikes i drejtohen LK tue protestue debimin e popullsive shqiptare nga fshatet Gardhiq dhe Dragumi. Firmue: Rexhep Koburi, President, Shoqata Çameria ne Amerike. Dhe, me 20 dhetor 1925, perfaqesueset e fshateve te masiperme i drejtojne nji Peticion LK :” Per hir te Zotit dhe te nderit te LK Z. Drejtor merrni masat e duhuna me pengue kete krim te urryem qe turpnon LK.dhe njerezimin mbar”. (f.203) Firmue Jakup Mahmoud.
Qeveria greke u pergjegj se debimi do te bahet me krijue vendbanime per refugjatet. Ndersa francezet heqin dore nga ky problem qe, simbas tyne, i takon LK.
Ne pamundesi me justifikue debimin e çameve ne Turqi, Qeveria greke paraqet dy arsye te parsyeshme per largimin e tyne:
E para, çamet, ashtu si çdo mysliman, nuk deshirojne me jetue nen nji qeveri jo myslimane, sepse nga klase sunduese ata kthehen ne te nenshtruem; dhe,
E dyta, ata nuk duen shqiptaret e Shqiperise sepe i konsiderojne moderne ne çeshtje fetare. Per ma teper, çamet myslimane kane vuejte shume neper kampe. (shqiptare).
Pothuejse çdo dite, protestat e popullsise çame i drejtohen LK me pershkrime te hollesisheme te krimeve, grabitjeve dhe poshterimeve qe ata i nenshtrohen ne duert e qeverise greke..
Me 6 mars 1926, delegati shqiptar, Mehdi Frasheri, ne nji leter per Sekretarin e Pergjithshem te LK mbasi numron padrejtesite e Qeverise greke, sidomos rastin e fshateve Kardhiq dhe Dragumi shton se “…mund te çoje ne marrjen e masave te njillojta kunder popullsise grekofone ne Shqiperi. Ne nji rast te ketill nji konflikt ne mes te dy fqinjve do te ishte krejt i mundshem…”(f.217)_
Me 8 mars 1926, Komisioni Mikst per Shkembimin e Popullsive njofton Sekretarin e Pergjithshem se…”ne baze te hetimeve tona ne vend dhe raportet e informacionin qe kemi grumullue, na konsiderojme se popullsia myslimane e Çamerise ne pergjithesi, dhe ajo e Kardhiqit dhe Dragumit ne veçanti,, jane me origjine shqiptare, dhe si rrjedhim jo objekt per shkembim…”(f.219)
Nji jave ma vone, 16 mars 1926, ne Mbledhjen e IV te Sesionit 39 te Keshillit te LK njoftohet se: “…Qeveria greke ka vendose mos me kerkue largimin e 800 personave te masiperm. Popullsia e Çamerise qe nuk ashte shkembye do te gzoje te njejtin trajtim ne ligj dhe ne fakt si çdo qytetar grek. Te gjitha masat e jashtezakonshme, te cilat mund te jene marre nga Qeveria greke per kete popullsi per arsye se u konsideruen material per shkembim, do te abrogohen”. Kjo Rezolute u adoptue! (f.221)
Nji qendrim i ketill, pergenjeshtrohet pa vonese nga trajtimi zyrtar grek i popullsise. Shembull: tue i pergjegj kerkesave shqiptare per shkolla shqipe, Qeveria greke jep kete spjegim:
“…Per sa i perket ankeses se myslimaneve te Epirit se ata nuk kane shkollat e tyne shqipe, ashte e pamundun qe njeriu te mos çuditet, sidomos ata qe njohin mire kete popullsi. Te pa afte çdo kohe per çdo kulture, ata i shmangen sistematikisht çdo perpjekje intelektuale, dhe se jane te kenaqun me disa njohuni elementare fetare, dhe pak turqisht ose shqip qe u mesohet femijve nga hoxhet ne Minare…”f.234)(sic!)
Gazeta e Tiranes Telegraf publikoi me 28 nandor 1927 nji shkrim te Mithat Frasherit – mbrojtesi ma i madh i çameve ne ditet ma te veshtira- ku ne mes tjerash thuhet:
“ Njerezit shpesh here frikesohen gjate nates, ata parandjejne nji katastrofe, jane ne panik. Duan te thrrasin me ze te larte por asnje fjale nuk del nga goja. Duan te ikin me vrap, por kembet e tyre nuk bejne asnje hap…! Kjo eshte gjendja e çameve sot….Nga 80.000 banore shqiptare qe jetojshin ne Epirin grek kane mbete ma pak se 20.000, dhe nga 40.000 shqiptaret ne Maqedonine (greke) as edhe nji i vetem nuk ka mbijetue ne prefekturat e Kastorias dhe Follorines” (f.242)
Me 14 prill 1928, Mehmed Konitza, botoi ne gazeten Telegraf te Tiranes nji thirrje per shqiptaret: “Sa kohe do te durojme te keqiat e Greqise?” ku shkruen:
” …Ne kemi harruar vuajtjet tona nga greket ne 1912-13, vrasjen e 72 burrave te fshatrave te Çamerise, ne kemi harruar djegjen e Masarese dhe vrasjen e te gjithe meshkujve te katundit, ne kemi harruar djegjen e Hormoves dhe vrasjen e te gjithe banoreve, tue perfshire gra e femije, ne kemi harruar djegjen e Panaritit dhe vrasjen e 375 banoreve-burra, gra e femije!
Ne kemi harruar djegjen e nji pjese te Shqiperise se Jugut qe nga Delvina deri ne Korce qe detyroi shpernguljen e me shume se 150.000 shqiptareve te cilet jetuan per dy vite te gjata ne ullishtet e Vlores, varreze per shume te mjere qe vdiqen nga uria…”(f.253)
Me 5 qershor 1928, perfaqesuesi shqiptar prane LK, Mehdi Frasheri, tue fole para Keshillit te LK mbrojti te drejten e prones private ne Çameri. Tue i u referue Traktatit te Athines (1913), ai thekson pergjegjsine e Qeverise greke per moscenimin e pronesise ne krahinat e aneksueme gjate Luftes Ballkanike (1912-13). Artikulli 5 Traktatit te Athines thote:” Te drejtat e fitueme deri ne diten e pushtimiit te territoreve te marruna, si dhe vendimet gjyqsore dhe aktet zyrtare nga organet kompetente te autoriteteve otomane, do te respektohen, dhe nuk do te preken deri sa te hidhen poshte ligjerisht.
Art. 3- par. 2 dhe 3- Asnjeri nuk do te çvishet nga prona e tij, krejtesisht ose pjeserisht, direkt ose indirect, me perjashtim kur e kerkon e mira publike, dhe mbasi te jete shperblye ne menyre te pershtateshme….Me rastin e shpronesimit ose te marrjes ne njenin nga dy shtetet, qytetaret e njenit vend nuk do te trajtohen ndryshe nga çdo qytetar i nji vendi te trete.” Z. Frasheri citoi nji deklarate zyrtare greke: “ I lutem Sh.T. (Mehdi Frasherit) te besoje se keto probleme (te prones) do te shqyrtohen me te gjithe vullnetin e mire. Posa te bahet ky shqyrtim, une (perfaqsuesi grek) do te informoje legaten shqiptare ne Athine me qellim qe te gjindet nji zgjidhje e kenaqshme” (f.262-263) Z. Frasheri numron, megjithate, 16 ankesa çame te cilat Qeveria greke nuk tregon interesim me pergjegje.
Menjihere mbas ketij premtimi solemn dhe zyrtar grek, fillon shpronesimi ne mase dhe i plote i fshatareve çame, ne kundershtim flagrant edhe me legjislacionin grek, ne fshatet Mleninas, Neohora, Karvunari, Grika, Gurza, Rigadula, te banueme nga çamet.
Me 29 nandor 1934, perfaqesuesi shqiptar ne LK, Z. Lec Kurti, i drejtohet Sekretarit te Pergjithshem tue e njoftue se Qeveria greke nuk ka respektue klauzolat e Traktatit te Sevres mbi minoritetet, dhe thote:
“ 1) Mungojne plotesisht shkollat per shqiptaret çame, qofte ato publike qofte te veçanta per shqiptaret.
2) merren masa represive mos me lejue reklamimin e te drejtave te çameve
3) Megjithese pakica shqiptare ne Greqi ka respektue besnikerisht ligjet e Greqise, asnji perpjekje, sado e vogel qofte, nuk ashte ba nga autoritetet greke me ju njohe qofte edhe te drejtat ma elementare.”
Dhe keshtu vazhdon politika greke e spastrimit etnik ne Çameri deri ne prak te L2B, periudhe kur u moren te gjitha masat per asgjasimin fizik, te plote, te Çamerise nga popullsia shqiptare.
(Shenim: Per hollesi ma te medha per kete periudhe lexoni:”Punimet e Seminarit te Pare Kulturor MBI ÇAMERINE, (New York-Shkoder:”Phoenix,” 2002)pergatite nga Sami Repishti)
( v i j o n )
================================================================
SHQIPERIA,VEND I DENJE PER ANETARSIM NE BASHKIMIN EUROPIAN
Nga Sami Repishti*/
Ridgefield,CT.SHBA.- Sot, 24 qershor 2014, agjensite nderkombetare te lajmeve njoftojne se Ekzekutivi (Keshilli i Ministrave te Jashtem) i 28 vendeve anetare te Bashkimit Europian, vendosi unanimisht te jape per Shqiperine statusin e kandidatit per anetarsim ne Bashkimin Europian. Urime Shqiperi, urime!
Mbas pranimit ne NATO, qe siguron pavaresine dhe integritetin tokesor te atdheut tone, statusi i kandidatit sot, dhe ma vone anetarsimi i plote ne Bashkimin Europian, shenon hymjen e Shqiperise ne nji bote ku mbretnon paqa, shteti ligjor, demokracia, dhe ne nji perqindje te nalte edhe prosperiteti ekonomik e zhvillimi qytet nues i shoqenise shqiptare. Sukses i madh! Pergjegjsi akoma ma e madhe!
Bashkimi Europian (BE) ashte nji krijese politike e imponueme nga nevoja ekzistenciale: me pengue lufta te reja shkaterrimtare ne mes te shteteve fqinj.
Ideja e nji Europe te Bashkueme nuk ashte e re. Por ne vitin 1945, ajo u imponue si nji domosdoshmeni, “hic et nunc”, para se ciles mediokriteti arkaik heshti. Tue kalue neper nji proces te gjate por te kujdesshem, ne vitin 1951 u krijue CECA (konsorciumi franko-gjerman per qymyrin dhe çelikun) qe zgjidhi problemin qendror te landeve te para per nevoje lufte. Francezi Robert Schumann, fitimtar,i bani thirrje per bashkepunim gjermanit Konrad Adenauer, i mundun. Ishte ky nji hap qe nxori Gjermanine nga psikoza e disfates ushtarake, dhe e inkuadroi ate ne gjiun e Europes se lire. CECA ishte nji sukses i madh politik e ekonomik qe lidhi dy ish anmiqt e medhej europiane ne ndertimin e nji paqeje te qendrueshme ne Kontinent.
Rruga e gjate per formimin e BE-se kaloi me sukses faza te randesishme bashkepunimi dhe perparimi ekonomik e social qe forcuen themelet e demokracise ne Europen perendimore dhe, si rrjedhim, ushtruen nji influence vendimtare ne levizjet per liri qe u zhvilluen ne “Europen e grabitun” (M.Kundera) te perandorise sovjetike. Ne Berlin, ne Vroclav, ne Hungari, ne Prage, dhe ne Gdansk te Polonise, me levizjen Solidarnost, (1980) filluen te tronditen themelet e sovjeteve. Me 4 nandor 1989, rrezohet Muri i Berlinit, Gjermania ribashkohet (tetor 1990), dhe fillon ekzodi i pakontrollueshem i refugjateve anti-komuniste. “Europa e grabitun” kthehet ne gjiun e “Europes se Lire”!
Me vrasjen e Çausheskut, Rumani, edhe Shqiperia lekundet nga levizja heroike e studenteve tone (dhetor 1990) dhe pak muej ma vone diktatura komuniste 45 vjeçare rrezohet si nji keshtjelle prej karte nen peshen e deshtimit te mbrendshem politik, ekonomik e shoqenor. Gjate kesaj periudhe, asnji zhvillim europian nuk u “kuptue” nga komunistet shqiptare, kufoma te ngurrezueme qe nga viti 1945, tashma mase subjektesh robotike me mentalitetin e bindjes pa kondita ndaj PPSHse
Sot, Europa ashte e lire, e plote, demokratike, pa kufij-pengese dhe perballon te ardhmen me konfidence. Ligjet edhe rregulloret e ketij organizimi madheshtor jane te kodifikueme ne “acquis communautaire’-in voluminoz (me afer 85.000 faqe qe kerkojne te pakten dy vjet per nji lexim te kujdesshem…!)
***
“Europa” ka marre nji kuptim konkret ne Mesjeten e hereshme. Mbas dyndjeve barbare qe shkaterruen Perandorine Romake (476 AD),u ngrit ne Europe nji force e re, dinamike, me nji te ardhme premtuese: Krishtenimi. E prirun kah paqa dhe me predikim per dashuni per njeni tjetrin, besimi i ri rindertoi “shoqenine” europiane dhe “familjen” europiane. Tue denue dhunen e tue predikue faljen e fajit, krishtenimi zbuti atmosferen luftarake te fiseve barbare dhe krijoi premisat per nji shoqeni “te qytetnueme” Ai permbante ne vetevete cilesite e nji qytenimi qe u njoh si “christianitas”.
Manifestimi i plote i ketij qytetnimi u arrit ne vitin 800 A.D. me kunorezimin e Karlit te Madh (Charlemagne) ne Aachen, si Perandor i Perandorise se Shenjte Romake E ndertueme mbi baza morale, shenjtenimi i jetes se njeriut, denimi i dhunes dhe i poligamise, dhe mohimi i divorcit , Kisha Katolike Romane hodhi bazat e qendrueshme te shoqenise dhe te familjes europiane, berthame e qytetnimit te sotem perendimor.
Ky zhvillim ne drejtimin e duhun, me te gjitha peripecite, siguroi perparimin e Europes. Aty lindi dhe u zhvillue renaissance-a, humanizmi, iluminizmi francez, idete sociale …. . Ideja se “njeriu i lire” ashte vlera ma e madhe dominoi mendimin europian, dhe me te gjithe nacionalizmet, internacionalizmet dhe levizjet shkaterrimtare qe vorrosen “Europen e vjeter”, ne vitin 1945 . filloi ndermarrja historike e BE-se, e deshirueme nga te gjithe, dhe e perfundueme me Traktatin e Lisbones 13 dhetor 2007 (ratifikue 1 dhetor 2009).
Europa e sotme ashte nji Europe e lire, paqesore, demokratike dhe pa kufij pengese, nji Europe e vendosun me mbrojte e zhvillue ma tej te drejtat dhe lirite individuale te njeriut. Ajo qe mbetet akoma, ashte pranimi nga kombet e ndryshme me abdikue disa te drejta te sovranitetit kombetar ne favor te nji Europe politike ma te plote, super-nacionale, e formueme vullnetarisht me te drejta te barabarta. “Problemet qe Europa ka perballue ne keto pese vitet e fundit,- shkruente gazeta The New York Times me 22 maj 2014,- tregojne se nevoja per nji bashkim europian ashte sot edhe ma e madhe se asnjihere ma pare”.
Gjate te gjithe ketij itinerari europian me ngjarje te rendit te pare, Shqiperia jetoi e shkeputun me dhune nga forca te jashteme anmiqsore. Ne Mesjete, kryesisht nga invazioni ushtarak otoman qe shkaterroi vendin tone si ndeshkim per rezistencen shqiptare, dhe pengoi afrimin tone me Europe, deshira e madhe per kulture e perparim u ba e pamundeshme. Si rezultat, per afer pese shekujsh te gjate Turqia mbajti vendin tone si koloni ushtarake me rrjedhime negative per zhvillim, me shkeputje nga bota perendimore, dhe me reduktimin e Shqiperise ne nji krahine te humbun te Perandorise otomane, efektet e se ciles ndiehen akoma ne shoqenine tone sot te disorientueme.
Perseri, ne vitin 1945, nji kombinacion faktoresh negative, te mbrendshem dhe te jashtem, transformuen nji te ardhme premtuese ne nji katastrofe qe rrezikoi vete ekzistencen e vendit si pjese e shoqenise europiane. Komunizmi qe u vendos me dhune te skajshme ne Shqiperi, jo vetem qe trathetoi gjakun e deshmoreve te rame per lirine e atdheut, traditen tone kombetare per liri, por vrau pa meshire çdo perpjekje te mendjeve fisnike me qene pjese e Europes se qytetnueme. Vlerat kombetare te beses, mikpritjes, burrenise, nderit personal, dhe te pavaresise se individit ne shoqeni u zevendsuen nga nji sistem shtypes kriminal, i lindun nga genjeshtra, dhe i ushqyem me urrejtje, tratheti, spiunim, e dhune te skajshme…!
Ky zhvillim i mbrapshte ndoshta spjegon mungesen e nji “pranevere shqiptare” gjate 45 viteve te shtypjes komuniste, si dhe gjate zgjuemjes nga gjumi diktatorial. Kjo mungese tregon ekzistencen e te metave strukturale ne shoqenine tone civile. Ajo ma kryesorja ashte, per mendimin tim, humbja e frymes se bashkesise ne shoqeni, “empatia”, ne mes te qytetareve; si rrjedhim, ndjenja dhe bindja se grindjet dhe perballimet absurde qe torturuen Shqiperine qe nga dita e Pavaresise kombetare e deri sot … jane nji rruge-dalje! Ky trajtim “partisan” i problemeve publike, nuk perfaqson interesat legjitime te mbar popullit shqiptar.
Mashtrimi ne politike, nuk ashte politike; ai ashte mashtrim i thjeshte dhe ka rrjedhime. Poshtenimi i kundershtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes se kombit qe guxon me mendue ndryshej. Dhe kambengulja fanatike per mbajtje, ose rikthim, me çdo kusht ne pushtet ashte nji formule e destinueme me deshtue sepse ashte e gabueme ne teori dhe nuk ka te ardhme ne praktike. “Pushteti” ne politike ashte mjet, jo qellim si ne diktaturen e proletariatit. Qellimi i pushtetit ashte administrimi i vendit qe synon perparimin e sigurise se pergjitheshme , pa dallim, pa perjashtim, ashte ngritja e nivelit ekonomik e kulturor te popullsise, ashte forcimi i kohezionit social te shoqenise shqiptare, sot te fragmentueme.
Sepse, ne qofte se vuejtja e shqiptarit ne Kelmend nuk prek zemren e shqiptarit ne Konispol, koncepti i nji “kombi shqiptar” ashte thjesht nji iluzion, nji koncept abstrakt!
***
Agresioni rus ne Krime dhe Ukraine, dhe kercenimet kineze kundrejt fqinjve te vet jane shenja frikesuese se ideologjia komuniste nuk pranon disfaten e plote. Bota e Lire po ndergjegjsohet dhe shikon me shqetesim, e vendosmeni njikohesisht, kete zhvillim kercenues. Europa e Bashkueme ashte pjese thelbesore e Botes se Lire, bota ku shqiptaret aspirojne te anetarsohen. Jemi ne nji periudhe zhvillimi te multi-lateralizmit, para nji kerkese frantike per zgjidhje te perbashketa te problemeve te perbashketa. Bota e sigurise dhe stabilitetit qe u ndertue ne San Francisco me 1945, bota e OKB-se, kerkon nga çdo qeveri “reparimet” e nevojshme per evitimin e jo-stabilitetit dhe konfliktit shkaterrues. Koncepti i “qeverisjes” ne boten tone sot ashte nji sfide per çdo vend, pavaresisht nga madhesia, popullsia, niveli i zhvillimit e raportet me boten e jashteme.
Fashizmi u mund ne lufte; komunizmi deshtoi si sistem ekonomik e social i padrejte, “…nji çizme shtypse ne fetyren e njeriut,….e perhere!” (G.Orwell) Mbas katastrofes mbeti rishikimi i orientimit te ri: liberalizmi tradicional dhe adaptimi i tij kerkesave te demokracise. Gideon Rose e permbledh konsensin per kete orientim:” …pranimi i “shtetit” si asistence sociale, prirja per nji decentralizim te pushtetit, nji system i ekonomise se perzieme, dhe pluralizem politik”. Ky “orientim” kerkon nji bashkejetese te kapitalizmit me nji demokraci te mirefillte per masat e gjana popullore, nji situate ku klasat qe vuejne pse nuk kane za, ose perjashtohen nga procesi ekonomik prodhues, duhet te jene pjese perbase e sistemit. Sot, theksohet “pabarazia ekonomike” ne nji shoqeni ku “drejtori” paguhet 500 here ma shume se “punetori i thjeshte”, nji fenomen negativ qe jo vetem pakeson prodhimin ekonomik, por bren bazen e mbeshtetjes se qeverise nga “qytetaret” e vet qe perjetojne padrejtesine, e nuk gezojne pjesen qe u takon ne te miren e pergjithshme.
Na duhet nji “shtet providues” (etat proviseur) me nji system asistence sociale per te harruemit e shoqenise. Ky qendrim ashte thelbesor, sidomos ne ditet tona kur çdo forme e “socializmit” ashte demaskue nga eksperienca. Kete pergjegjsi, ne Europe, e mori persiper me sukses “demokracia kristiane” dhe institucionet shtetnore per perkujdesje.( Schumann-Adenauer-De Gasperi)
Ne nji periudhe pothuejse çmendurie mbas kapitalit, pavaresisht si grumullohet, tragjedia e jone moderne konsiston ne pa-aftesine tone me kuptue se ky orientim hedonist nuk sjelle lumtuni; ai permban ne vetevete tjetersimin e plote te individit nga bota ku jeton, perfundim kryesor i nji çmendurie kolektive.
Kemi nevoje per nji “bashkepunim vullnetar” nji prirje qe zhvillohet si refuzim i qendrimeve mbizotenuese, tanima te diskreditueme: vazhdimesi perballimesh, nenshtrim pa kondita, rivalizim te perhereshem; nji prirje qe synon bashkepunim te balancuem me kujdes.
Na shqiptaret kemi nevoje urgjente per nji rikthim sa ma te shpejte te lirise dhe dinjitetit te te gjithe qytetareve qe akoma frikesohen nga “dora” qeveritare dhe nga “grushti” i hijeve te zeza partiake qe kane zane per fyti vendin tone. Shqiperia duhet te shpetoje veten nga “vetja” e saj, para se te kerkoje ndihmen dhe bashkepunimin ne Europe, e te mos lejoje te cilesohet “shtet i falimentuem”,( pershtypje qe fitohet nga sjellja e deputeteve “partiake” ne Kuvend ), te mos cilesohet si nji vend qe damton ma shume nga qenia jashte BE se mbrenda saj. Ata qe mendojne se nen kontrollin e BE vendi i jone do te “riformohet” si nji shtet ligjor, ndoshta kane te drejte; por kjo zgjidhje jo-fatlume damton rande dinjitetin tone kombetar, dhe per shume kohe! Shqiperia nuk e meriton kete perçmim!
Shqiptaret kane nevoje per nji autoritet legjitim, nji shtet ligjor, nji administrate funksionale, me rregulla, dhe per kete qellim duhet te punojne te gjithe, tue ndertue institucione demokratike qe sherbejne si ndermjetese ne mes te “shtetit” dhe “qytetarit”. Ma konkretisht, perfaqsues i BE-se ne Shqiperi, Z. Clive Rudebold deklaroi ne Tirane: ”Kerkesat kryesore jane: zbatimi i ligjit, mbarevajtja ekonomike, institucione demokratike, dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut. Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuem…”
Nuk pritet ndonji perfitim nga konfidenca e teprueme ne aftesite e nji “udheheqsi” ose te nji partie politike qe kerkon dominimin e plote te jetes se vendit. As pritet ndonji perfitim ne dobesimin, deri ne shumje, te kundershtarit qe mendon ndryshej. Nuk duhet perjashtue gjysma e popullsise. Sepse, e verteta dhe zgjidhja pozitive e problemit nuk jane gjithehere ne anen e shumices. Mendje te ndrituna shpesh here revoltohen. Duhet respektue mendimi i tyne, sepse zakonisht ata i largohen zgjedhjeve te thjeshta, e sidomos sloganeve partiake mashtruese. Bota e sotme ashte ma komplekse se kurdohere ma pare. Me kuptue kompleksitetin e saj, me zbulue sekretin e saj, me punue me sy e veshe te hapun para saj, jane kondita themelore per sukses.
Keshtu e shoh une Shqiperine time qe pritet te hyje ne Europe, e kerkon te perfitoje nga Europa. Europa ka nji te ardhme te ndritun, ne paqe dhe e plote. Na nuk mund te ndryshojme historine me ideologji te diskreditueme. Na duhet te jemi agjente pozitive te historise europiane, aktiviviste perkrahes te paqes e stabilitetit politik ne Europe, pjesemarres te marshit triumfues te njerezimit drejt lirise se plote te njeriut.
Per Boten mbar, Shqiperia ashte vetem nji “vend”; per ne, shqiptaret, ky “vend” ashte Bota mbar!
* City University of New York
L A J M E R I M – A N N O U N C E M E N T
———————
“Miqte e autorit Tony(Noj) Prendushi kane kenaqesine me njoftue se te
dielen, me 13 korrik 2014, ne oren 2:00 mb.dr., ne Qendren “NaneTereza” te Kishes Katolike “Zoja e Shkodres”, Hartsdale, New York do te bahet PROMOVIMI i librit:
Tony (Noj)Prendushi: Paqe e Dashuni, ne botimin shqip dhe anglisht
P R O G R A M I
* 12:00- 2:00 mb.dr. Ekspozita me materiale dhe dokumente
2:00 pm Hapja e Seances . Shume i nderuemi D. Pjeter Popaj
Famullitari Kishes Katolike Romane “Zoja e Shkodres”
* Fjala e Prof. Sami Repishti
Fjala e Z.MhillVelaj, poet e autor
Fjala falenderuese nga autori Tony (Noj)Prendushi
Mbyllja e Programit
Falenderojme te gjithebashkeatdhetaret qe ndihmuen ne suksesin e promovimit te ketij libri te çmueshem.
(Shenim: Nji sasi librash ne gjuhen shqipe e anglishte do te jene per shitje)
Miqte e autorit Tony (Noj) Prendushi
=========================================================
A N N O U N C E M E N T – L A J M E R I M
—————–
“ Friends of the author Tony (Noj) Prendushi have the pleasure to announce that on Sunday, July 13,20014, at 2:00 p.m., at the Center “Mother Teresa”of the Albanian Roman Catholic Church “Our Lady of Shkoder”, will take place the Promotion of the book
Tony (Noj) Prendushi: Peace and Love In two versions:Albanian and English
THE PROGRAM
12:00 – 2:00 pm – Exposition of materials and documents.
2:00 pm. Opening of the Session .The Very Reverend D. PjeterPopaj
of the Albanian Roman Catholic Church “Our Lady of Shkoder”
* Presentation by Prof. Sami Repishti
* Presentation by Mr. Mhill Velaj, pot and author
* Thank you speech by the author Tony (Noj) Prendushi
* Closing remarks.
We thank all our freinds who contributed in the success of this promotion of this book valuable book.
(Note: Copies of the book –in Albanian and in English- are available for sale)
Friends of the author Tony (Noj) Prendushi
========================================================
“KRIMI KOMUNIST I PADENUAR QE FLET!
Nga Prof. Sami Repishti/
Me inisiativen e Unionit Mbarkombetar te Integrimit te Burgosureve dhe te Perndjekureve Politike te Shqiperise, te Premten me 30 maj 2014, para dite u organizue nji tubim i veçante me qellim te vumjes ne dukje te faktit te pafalshem te “harreses” qeveritare per 23 vjet me rradhe te fatit te viktimave te komunizmit ne Shqiperi.
Me kete rast, u theksue gjithashtu edhe nevoja urgjente per dokumentimin e plote te krimit komunist ne Shqiperi, nji mungese qe ka lejue rilindjen e manifestimeve pro-komuniste dhe nji levizje qe synon rihabilitimin e terrorit komunist dhe te kryekriminelit Enver Hoxha dhe ndihmesve te tij, xhelate te popullit shqiptar.
Per kete qellim ishin ftue foles viktima te komunizmit. Per randesine e tij, Tubimi kishte ftue edhe Presidentin e Republikes Sh.T. Bujar Nishani, si dhe anetare te trupit diplomatic te akredituem ne Tirane.
Ne flete-lajmerimin e leshuem nga organizatoret –nenshkrue nga Presidenti Ii Unionit Z. Besim Ndregjoni- rreshtohen edhe perpjestimet e perbindeshme te komunizmit ne Shqiperi gjate sundimit te tyne 45 vjeçar. Aty lexojme se
-5.037 burra, dhe 450 gra jane ekzekutue me gjyq e pa gjyq per motive politike.
-21.788 burra dhe 7.360 gra jane denue me burg per motive politike
-48.217 burra dhe 10.792 gra jane internue per motive politike
– 11.536 familje jane debue nga qytetet dhe zonat kufitare per motive politike
-64 qytetare te huej jane pushkatue ose kane vdeke ne burgjet komuniste
-1.215 burra, dhe 38 gra te hueja jane burgose per motive politike
-95 shqiptare kosovare jane ekzekutue ne Shqiperine komuniste
-120 klerike katolike shqiptare jane ekzekutue
-83 klerike bektashiane jane ekzekutue
-60 klerike myslimane jane ekzekutue
-39 klerike orthodoks jane ekzekutue
-2.169 institucione fetare jane shkaterrue ose mbylle. (740 xhami, 608 kisha dhe monastire orthodokse, 157 kisha katolike, dhe 520 teqe bektashiane.
Ka pase burgje dhe kampe internimi ne : Tirane, Burrel, Shkoder, Peshkopi, Bulqize, Spaç, Qafe-Bari, Gjirokaster, Tepelene, Vlore, Korçe Berat, Elbasan, Durres etj.
-4,500 shqiptare te ekzekutuem, me gjyq e pa gjyq, nuk kane varreza, Per 23 vjet me rradhe familjet e tyne kerkojne vend-varrosjen pa sukses. Nderkaq, Qeveria mbetet ne heshtje…
***
Per arsye te moshes, nuk kam qene ne gjendje te marr pjese fizikisht ne kete tubim kuptimplote dhe shume emocional. Por me kerkesen e Kryesise se Unionit, kam pergatite nji Pershendetje, te cilen e bashkengjes ma poshte:
Sami Repishti, Ph.D.
“Regency” -638 Danbury Road # 49
Ridgefield, CT. 06877 USA
sdrepishti@att.net
30 maj 2014
I nderuemi Z. Kryetar,
Te dashtun bashkevuejtes, viktima te terrorit komunist,
Miq te dashtun,
Nga Amerika e larget, sot perulem para dhimbjes suej ne tubimin qe synon nji kauze te shenjte: dokumentimin e krimeve te padenueme komuniste ne Shqiperi.
Njizete e tre vite mbas levizjes studenteske te dhetorit 1990, – per liri e demokraci- Shqiperia ka levize. Gjendja ekonomike e shoqenore ka pesue permiresime, populli jeton pa friken e kerbaçit policor. Me gjithe vorfenine e te metat sociale qe e mundojne, Shqiperia ka avancue drejt anetarsimit ne Bashkimin Europian. Europa ashte shtepia e jone, ashte zgjidhja e jone e vetme, si shtet ma pare dhe si komb shqiptar ma vone!
Ne kete udhetim te gjate, vendi i jone ka deshmue dhe padrejtesi te medha, njena nga te cilat ashte keqtrajtimi i viktimave te komunizmit, ju vellazen e motra, sakrificat tueja, qendrimi i juej heroik qe nuk pranoi nenshtrimin ndaj “luftes se klasave” fenomeni ma negativ i shekullit 20-. Me fitoren tuej morale kunder shnjerezimit komunist, ju keni fitue te drejten me u quejte “kapitali moral i shoqenise shqiptare”.
Kete te drejte e konfirmon pafajesia e juej qe ashte edhe stigma ma pozitive e zhvillimit politik ne Shqiperi. Ju gjetet guximin me i thane “JO!” diktatures, jo pushtimit jugosllav, jo pushtimit sovjetik, jo marrezise kineze, jo krimineleve injorante te PKSH dhe PPSH-se. Sot ju keni te drejten me akuzue mosperfilljen e pushteteve qeveritare ne vendin tuej, sepse jeni te pafajshem. Pafajesia ashte thelbi i sakrificave tueja, i rezistences anti-komuniste ne Shqiperi!
Koncepti i qeverisjes ne kohen tone ashte nii sfide qe Shqiperia nuk e fitoi, fatkeqsisht. Mungesa e nji “pranevere shqiptare”, e zgjimit nga gjumi i rande i shqiptareve, tregon ekzistencen e te metave strukturale ne shoqenine tone, siç e tregojne grevat tueja qe perfunduen tragjikisht. Por e meta e madhe sot ashte humbja e frymes se bashkesise qytetare.
– Grindjet dhe perballimet nuk kane te ardhme.
– Trajtimi partizan i problemit nuk perfaqeson interesat legjitime te popullsise.
– Mashtrimi ne politike ashte genjeshter qe ka rrjedhime .
– Poshtrimi i kundershtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes shqiptare qe mendon ndryshe.
– Na, jemi per nji Shqiperi ma njerezore!
Pushteti ashte mjet ne demokraci; ashte qellim ne diktature! Qellimi i pushtetit ashte forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “lufta e klasave”. Ne rastin tone kohezioni social kerkon pastrimin e krimit dhe te kriminelit komunist, ne nji proces te mbeshtetun ne drejtesi; ashte rikthimi i plote ne liri dhe dinjitet per te gjithe, ashte mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga“grushti i hijeve te zeza” ….
Nji shtet dhe shoqeni e ketill nuk mund te ndertohet mbi padrejtesi! Keshtu veproi Europa e qytetnueme e mbasluftes, qe dermoi diktaturen fashiste-naziste. Tek ne, edhe sot, mbas 23 viteve nuk ashte denue krimi komunist 45 vjeçar, me gjithe sjelljen tuej fisnike qe perbuzi hakmarrjen. Ju jeni breznia qe keputi zinxhirin e hakmarrjes, nji fitore historike e shpirtit shqiptar.
Megjithate, duhet denue PKSH dhe PPSH-ja si parti kriminale.
-Duhet dokumentue krimi per hir te breznive te reja qe te mos perseritet.
-Duhet hjedhe drite mbi erresinen 45 vjeçare qe te mos perseritet.
– Duhet informue breznia e re per te kaluemen tone tragjike, qe te mos perseritet.
Kjo ashte nji detyre primare per te gjithe, por sidomos per ju.
Dokumentimi i krimeve komuniste ne Shqiperi do te nxjerre ne drite genjeshtren, urrejtjen e dhunen qe kane karakterizue rregjimin e gjakut Flitni, shkrueni, organizoni veprimtari kulturore dhe politike qe synojne zbulimin e krimit komunist ne Shqiperi. Kerkoni perkujdesjen e viktimave qe i shpetuen krimit komunist dhe familjeve te tyne te abandonueme ne duer e fatit mosperfilles.
Sot, ne Shqiperi, viktima e komunizmit vuen per buken e gojes, per nji strehe mbi koke, per nji sherbim mjeksor – vuen per nji fjale te mire. Ashte mekat, ashte harrese, ashte vrasja e dyte e viktimes!
Vellazen, motra! Ju duhet te udhehiqni nji kryqzate qe do te shpetoje ju dhe Shqiperine tuej, Shqiperine e te gjithe shqiptareve.
Dhe mos harroni fjalet e nji te burgosuni spanjol: ”Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe te lexohet nga te gjithe”.
Me nderimet ma te thella,
Sami Repishti
ish i burgosun politik ne Shqiperine komuniste (1946-56),
dhe ne Jugosllavine komuniste (959-1960)
—————————————————————————————————
7 Prilli 1939 – Kujtime e Shqetesime
Nga Prof.Sami Repishti/
Shtatedhjete e pese vjet ma pare, Shqiperia, mbas nji jete 27 vjeçare ne pavaresi te brishte, u sulmue ushtarakisht nga Italia fashiste. Qendresa shqiptare ne brigjet e Adriatikut ka qene e shkurte dhe e paorganizueme. Tue pase parasyshe vullnetin popullor me kundershtue sulmin brigantesk te Italise, dhe pa-aftesine ushtarake te sulmuesit, nji dobesi qe u vertetue 18 muej ma vone ne luften kunder Greqise, sot mund te themi se Shqiperia humbi rastin historik me i tregue botes frymen e vet liridashese dhe me demaskue dobesine e fashizmit italian, – nji monster tete miljone bajonetesh me kambe argjili.
Fashizmi italian e kuptonte qe shqiptaret nuk pranojshin okupimin, dhe ndermorri korruptimin e figurave kryesore qeveritare e jo-qeveritare ne Shqiperi, qe fatkeqsisht nuk ishin te paketa. Sot, emnat e tyne jane te njohun dhe te perbuzun “…individe te dalluem vetem per nivelin e servilizmit tyne ndaj italianeve” (B.Fischer,Albania,36) Megjithate, ndjesite e thella patriotike te popullsise shperthyen ne demonstata anti-italiane, thelbi i te cilave ishte qendrimi burrenor i rinise shqiptare, breznia e pare e rritun dhe e edukueme ne nji Shqiperi te lire.
Akti agresiv i 7 prillit 1939, nuk ishte nji gjest i veçuem; ai ishte perfundimi logjik i nji politike shumevjeçare qe solli vendin tone ne gremine. Me Traktatet skllaveruese te lidhuna me Italine fashiste ne 1926, 1927 dhe nenshtrimin ekonomik dhe financiar te vendit, u ba i mundun 7 prilli. Gjesti i “Mbretnise Shqiptare” ne 1935, si vendi i vetem ne bote qe aprovoi okupimin e Ethiopise nga Italia fashiste, dhe dalja nga Lidhja e Kombeve, nji organizate qe kishte sigurue me sukses pavaresine e Shqiperise qe ne vitin 1920, i tregoi botes se Shqiperia ishte tashma nji satelit i Italise fashiste pa peshe nderkombetare. Kjo spjegon indiferencen e plote te Fuqive te Medha ndaj protestave shqiptare. Grushti i fundit u dha nga vendet fqinje, Jugosllavia dhe Greqia, qe shpejtuen me deklarue se pushtimi italian i Shqiperise nuk prekte miqesine “tradicionale ne mes te dy vendeve”(Metaxas per Mussolinin)
Ne Washington,D,C, me 7 prill 1939, Presidenti F.D.Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit C.Hull vendosen:” …te mos njohin pushtimin (e Shqiperise)siç nuk kishin njohur as aneksimin e Ethiopise nga Mussolini ne 1936. Rane gjithashtu dakord qe DoS te vazhdonte njohjen e Faik Konices si perfaqesues te vendit tij”(I.Konomi.Faik Konica,194). Nje qendrim te ketill treguen edhe Turqia e Egjipti, dy shtete qe mbajten legatat shqiptare te hapuna gjate L2B. Me 8 prill 1939, Sekretari i Shtetit C,Hull lexoi nje deklarate ku thuhej: ‘Pushtimi me force dhe i dhuneshem i Shqiperise eshte padyshim nje kercenim tjeter ndaj paqes ne bote. Do te ishte driteshkurtesi qe te mos mbahej shenim ky zhvillim i metejshem…”(I.Konomi. idem)
Shume ashte thane dhe shkrue per 7 prillin 1939, dhe “rezistencen”. Ma shume folklor! Pak te dhana jane te sakta. Njihen vetem emnat e deshmorit Mujo Ulqinaku dhe komandantit te Gjindarmerise, Abaz Kupi. Ne kujtimet e tia, Kolonel Sami Koka, i Shtabit te Ushtrise Shqiptare, deshmitar okular, shkruen:
“…Me njoftuan se me kishte kerkuar Mbreti. E gjeta Mbretin ne shtepine e Xhelalit ( te vellait) te shqetesuar si asnje here me pare, i nervozuar por bente gajret me zor…’Duhet te shkosh e te takohesh me Guzzonin, dhe kete here ke per te qene vetem…’ me tha. U nisa per Durres. Nga porti dukeshin ne det te hapur kryqezoret italiane dhe benzinatat qe venin e vinin….Ne tentativat e para te italianeve per te shkelur ne bregun tone pati te vrare e te plagosur nga te dy anet. Italianet me ane te Kryqit te Kuq terhiqnin te plagosurit e tyre e te vraret per ne kryqezor; po ate gje benim edhe ne me tonet, por me mjete primitive, dhe me zemer te madhe… U nisa drejt kryqezorit ku qe Guzzoni dhe shtabi. Prapa tij rrinin gjithe keshilltaret ushtarake qe kishin qene tek ne, dhe i njihja te gjithe, e qeshnin…
Ne gjendje nervoziteti kur shikonte te vraret qe ktheheshin ne anije, Guzzoni ne kembe, filloi te diktoje kerkesat e tij ne emer te Mussolinit. Sipas tyre, Italia kerkonte qe Mbreti te pranonte ate qe u be me vone, bashkimin me Italine, dhe Zogu perkohesisht te qendronte ne krye si Beu i Marokut. Ata kerkonin qe Zogun ta zinin ne befasi ne Tirane, dhe ta detyronin te firmoste nenshtrimin…
‘Z. Gjeneral, i thashe, kjo qe propozoni eshte jashte kompetencave te mia…. Megjithate une do t’ia referoj Mbretit dhe do t’u dergoj pergjigje me radio…’
U ktheva…Trupat italiane ishin tani ne kodrat e Shkozetit…Ne Tirane gjeta trazira, revolta te nxenesve te shkollave. Sa per te tjeret, memzi pritshin qe te thrisnin Duce–Ciano…Kerkova Mbretin…..I raportova gjithçka qe biseduam me Guzzonin dhe prisja te me jepte urdhrin qe te hapnim frontin.
Por Zogu kishte ndrruar mendje…dhe me tha: ‘S’mund te luftojme!’Keshtu qe u detyruam te merrnim arratine drejt Greqise, qe hapi lufirin per te gjithe ne ato dite”.
Numri i viktimave nuk dihet akoma me siguri. Burime amerikane raportojne se”…ka mundesi qe afer dyqind italiane jane vra vetem ne Durres; numri i pergjithshem mund te arrije ne shtateqind… Viktimat shqiptare mund te kene qene edhe ma te medha “(B.Fischer, 22). Shifrat fillestare duken te ekzagjerueme! Ne shtator 1943, Kolonel Koka, si kryetar i Gjindarmerise zbuloi emrat e 13 deshmoreve te 7 prillit dhe u siguroi familjeve te tyne pensionin nga Shteti Shqiptar.
Kjo paqartesi qe vazhdon edhe sot, ka dy spjegime:
a) italianet (qe pranojne vetem 12 italiane te vrame) nuk ishin te interesuem me verifikue numrin e vertete; dhe,
b) rregjimi komunist, me synimet e tia totalitariste qe “gjithçka fillon me 8 nentor 1941” qellimisht ka lane mbas dore fakte te ketilla. Si rrjedhim, patriotet shqiptare qe dhane jetene e tyne ne lufte kunder agresionit fashist italian nuk njihen akoma -75 vjet ma vone- dhe nuk gezojne respektin qe meritojne. Ky ashte nji turp kolektiv qe vret ndergjegjen e çdo shqiptari, e qe duhet shlye sa ma pare!
***
Student 14 vjeçar i Liceut “A.Gjergj Fishta”, Shkoder, kam perjetue agresionin italian me nji tronditje te forte emocionale. Kam deshmue shume akte e shprehje qe perfaqesojshin te dy anet e medaljes: bashkepunimin dhe rezistencen. Prefekti na siguronte se lajmet e invazionit ishin propagande anmiqsore. Gjindarmet, qe na pengojshin, justifikoheshin se “qeveria ka marre te gjitha masat” Rreth e rrotull nesh silleshin turma te zemrueme qe kerkojshin arme. Nji absurditet in vivo!
Mbas demonstratave te 4,5,dhe 6 prillit, kryesisht studenteske, diten e zbarkimit italian ne brigjet tona ra nji heshtje mbi Shkodren. Gjate dites, grupe fshataresh, kryesisht nga Postriba, te armatosun e te pa-armatosun, u drejtuen drejt kodrave ne hymje te qytetit nga Tirana. Arme te gjata, disa te lidhuna me gjalm, rrypa fishekesh e nji traste buke…!. Disa luteshin me za te nalte.”Jemi nise me luftue!” perseritshin. Ne mbramje te 7 prillit, keto grupe vullnetaresh u kthyen, koke-ulun, te deshpruem e “si te mundun”. Reparte ushtarake me oficere dezertues i kercenuen me arme: “mos luftoni kunder trupave italiane”….!
Te nesermen 8 prill, per afer gjysem ore, u ndigjue krisma e armeve ne hymje te qytetit. Mandej heshtje. Te rij kurioz u nisem kah vendi i ngjarjes. Ne kete ane te ures ishte nji grumull gezhojash mitralozi. Ka qene nji kapter qe refuzoi urdhenin e terheqjes, dhe mbajti frontin vetem. Sot, ai ashte akoma i panjohun!
Kaluem uren gjysem te prishun. Nji kompani ushtaresh italiane ne levizje na shikonte me dyshim. Ne furren e lagjes ishin dy kufoma te mbulueme me flamur Italian: nji toger dhe nji ushtar. Prane, nji kamp i improvizuem spitalor, me nji numer te plagosunish nen kujdesin e personelit mjeksor. Pamja e gjakut me tronditi. Koke-ulun u ktheva ne qytet. Ishte takimi i pare me vdekjen qe solli lufta.
Pikerisht aty ku kapteri guximtar kishte krye detyren e vet, pashe te papritunen: nji grusht elementesh anti-zogiste nga “paria e qytetit”, ishin rreshtue ne pritje te nji personaliteti. Pa shume vonese, nji grup fashistesh italiane u afrue me thirrje:”No Zogu! No Zogu!” U pershendeten me “mikpritesit”, dhe se bashku u larguen per ne qytet.
Ne qytet, gjeta te papritunen e dyte. Mbi ndertesen e Bankes Kombetare valonte flamuri italian. Disa kalimtare e nderojshin me pershendetjen fashiste- nji pamje emocionalisht dermuese! Katermbedhjete vjet elozhe per “aleatin tone te madh Italine fashiste” perfunduen me humbjen e pavaresise kombetare….!
Me rifillimin e mesimeve ne lice, u pa qarte se atmosfera kishte ndryshue pa shprese kthimi. Programet per “italianizim” te shkolles shqiptare ishin kambengules. Po aq kambengulese ishte edhe vendosmenia e jone mos me pranue nenshtrimin. Ishim te rij, pa pervoje politike, te pa-afte me kuptue rrjedhimet e gjendjes se krijueme.
Reagimi i jone ishte emocional; duhej nji reagim racional, nji justifikim sistematik i reagimit. Ne nji konfuzion te plote, te gjithe flitshim “kunder okupatorit” Te gjithe çmojshim profesoret me qendrim anti-italian. Por kishte nga ata qe besojshin se Italia do te hap horizonte te reja zhvillimi. Tregu shqiptar filloi te ngjallej, nga prania e trupave italiane me konsumin e tyne te prodhimeve vendese.
Por na ishim te rij “idealiste” per te cilet ideja e pushtimit te huej ishte e papranueshme. Ka qene pikerisht ne mesin e ketij konfuzioni mendor qe u çfaqen “teori” te çuditshme per ne: ardhja e Italise sjelle industrializimin e vendit; linde klasa punetore, zhvillohet, dhe perfundimisht luen rolin e vet historik: permbysjen e rendit borgjez dhe fitoren e proletariatit. Nuk kuptojshe nga kjo propaganda qe kishte mobilizue disa shoke te mi.
Gjashte muej ma vone, me traktatin gjermano-sovjetik (gusht 1939) ky grup i indoktrinuem pershendeti aleancen ne mes te dy diktaturave si “aleanca e klases punetore kunder plutokracise franko-angleze”, “U bashkue puna kunder kapitalit”, nji proçes i parapame nga Karl Marksi. Emna, ide, akte e grupime te reja per ne. Ishte preludi i fazes se ardhme. Mbas sukseseve ushtarake te hitlerizmit ne Europe, shpresa e vetme per ne mbeti rezistenca heroike e Britanise se Madhe, dhe udheheqsi i saj Winston Churchill. Akoma me tingellon ne vesh deklarata e tij ne BBC: “We shall not surrender!” (Nuk do te dorezohemi!)
Ne qershor 1941, me sulmin hitlerian kunder Bashkimit Sovjetik, qendrimi i “shokeve” tone ndryshoi. “Gjermania hitleriane ka sulmue atdheun e proletariatit botenor”.”Detyra te reja dalin para nesh: me ndihmue Bashkimin Sovietik e luften e tij kunder fashizmit”. Paraqitjet e para te pa kristalizueme, moren formen e tyne te plote mbas nandorit 1941 me formimin e Partise Komuniste Shqiptare. “Rezistenca kunder okupatorit italian” u zevendsue me “luften anti-fashiste”. Aspekti “kombetar” i rezistences u zevendsue nga aspekti “ideologjik” i saj. Nji orietim i ketill e vuni Shqiperine ne orbiten e levizjes komuniste, krijoi perçamjen e forcave te rezistences –edhe ne rradhet tona- dhe perfundoi ne “lufte civile”, shkaterrimtare. Format revolucionare te ”forces se re” u çfaqen ne dy aspekte: gjestet heroike te elementit komunist “idealist”, dhe aktet terroriste te elementeve me prirje kriminale, arriviste, por pragmatike. Efektet e nji “organizimi rigoroz” dhe te nji “konspiracioni te rrepte”, dhane frytet e tyne. Forcat e reja u perhapen ne te gjithe vendin, sidomos ne rradhet e rinise idealiste, kryesisht studenteske.
Konfuzioni i rinise, qofte nga efekti i okupacionit, qofte nga mungesa e nji udheheqje qe gezonte besim ne luften kunder okupatorit e
“ne kohen e duhun”, krijoi nji boshllek qe u mbush me aftesi nga propaganda komuniste. Metodat tradicionale te “rezistences nga nalt” pa pjesemarrjen aktive te masave te gjana popullore qe jane materiali i paperpunuem i revolucionit u treguen te paafta me mobilizue popullin ne nji levizje te fuqishme. Kohet kishin ndryshue. Thanja se nuk fitohen betejet e reja me arme te vjetra u tregue e vertete!. Per fatin tone te keq, prodhimi i ketij orientimi qe premtonte ““te nesermet plot kange” rezultoi te jete uluritja e kampeve dhe burgjeve te kudo-pranishme, dhe dnesat e mijera e mijera familjeve shqiptare te debueme me internim per “fajin” e prinderve dhe te gjyshave “reaksionare”. “Me ushtaret e ferrit nuk ndertohet parrizi!” (Kim Mehmeti) Nji çmenduni e institucionalizueme!
Dokumentet britanike te luftes tregojne se 90 perqind e ndihmave ushtarake nga aleatet anglo-amerikane gjate L2B jane perdorue kunder “anmiqve te brendshem”, forcave te rezistences anti-komuniste, me nji qellim te caktuem, marrjen e pushtetit. Direktivat e PKSH-se tregojne haptas se i gjithe pushteti duhej te mbetej ne duert e PKSH, dhe se kundershtaret duhet te “eliminohen pa meshire”. Ashtu ngjau, megjithese”lufta anti-fashiste….per te cilen u derdh gjak nga nje pjese e madhe njerezish te gjithe besimeve, te majte e te djathte, (ndaj) nuk mund te shperdorohet me vendime qe ngjajne te bukura ne siperfaqe dhe te boshta ne brendi”.(Ben Andoni) Na shtojme: te gjithe ata qe luftuen me arme ne dore pushtuesit italo-gjermane, kane ba detyren e tyne dhe gezojne mirenjohjen dhe respektin tone ma te thelle. Po ata nuk kane fitue asnji “privilegj”, aq ma pak “te drejten”(sic!) me ndertue diktaturen dhe me persekutue nji popullsi te tane per 45 vjet me rradhe….!
Ne 29 nandor 1944, Shqiperia ra ne duert e nji legjoni fanatikesh, pa eksperience qeveritare, dhe te prirun me ndertue, “me vrull revolucionar Shqiperine e re socialiste”. Per kete u konfiskuen te gjitha pasunite e klases tregetare (nji pjese e mire kaloi ne Jugosllavi!), u shpronesuen toket, çifliqet, dyqanet, u centralizue ekonomia, me plane skllaveruese ekonomike te perbashketa me Jugosllavine, u ba parifikimi i monedhes, u mbush administrata qendrore, ushtria e sidomos Sigurimi me “keshilltare jugosllave”,u eliminuen brutalisht elementet pro-perendimor, si dhe hierarkia fetare, sidomos ajo katolike, fortese e patriotizmit shqiptar. Me masat e pa shkolle- ma vone edhe pa buke!- “pushteti popullor” manovroi pa veshtiresi !
Nga aspekti i jashtem, Shqiperia e lidhun mbas qerreve jugosllave dhe sovietike politikisht dhe ekonomikisht, u vete-izolue. Praktikisht, ajo doli jashte nga historia, ku kishte hy me gjak e sakrifica gjate L2B. Per dekada me rradhe, ajo u ba nji sub-satelit jugoslav, nji satelit sovjetik, dhe nji aleate “e vogel” e Kines maoiste, dhe perfundoi ne krahet e paevitueshem te vorfenise dhe izolimit hermetik. “Pa Jugosllavine e Titos nuk mund te kete Shqiperi te lire!”(E.Hoxha).
Ne fakt, u trathetue gjaku i 2516 deshmoreve qe rane per liri! Sikur gjendja te kishte ndryshue ne vitin 1948 ose 1961, sot do te flitshim jo per “çlirim”, por per “okupacionin jugosllav te Shqiperise” dhe “okupacionin sovjetik te Shqiperise”, dhe per “qeverite kuislinge shqiptare”….!Akoma sot mbetet nji enigme fakti pse ata qe luftuen okupatorin italo-gjerman i dorezuen “shokeve” jugosllave dhe sovjetike, pavaresine dhe fatin e Shqiperise! Keshtu, 29 nandori 1944 perfundoi si 7 prilli i dyte, “7 prilli i kuq”…! Bashkepunimi ushtarak serbo-shqiptar ne masakrat e vellazenve dhe motrave shqiptare te Kosoves e transformoi “çlirimin e 29 Nandorit” ne nji tragjedi mbarekombetare! (Ne burgun e Burrelit, ku edhe vdiq, Profesor Gjergj Kokoshi, minister i arsimit ne qeverine e pare te E.Hoxhes perseriste: ”E çliruem Shqiperine me gjak dhe ia dorezuem Titos si dhurate”!)
Ma ne fund, komunizmi ne Shqiperi u transformue ne nji ideologji me karakter ushtarak, ku “pergatitja per lufte”(sic!) mori epersine mbi nevojet elementare te popullsise: bunkera e armatime para ushqimit, qumshtit te femijve, vendbanimit etj.
Perse? “Rreziku amerikan” imagjinar per Shqiperine. Ky “rrezik” nuk ka ekzistue asnji here; ajo qe frikesoi xhelatet komuniste ka qene mundesia e humbjes se pushtetit diktatorial, jo e Shqiperise. Sa e vertete? Nji dokument:
“Departmenti i Shtetit (Sekret) 1 shkurt 1962
Memorandum per Presidentin (Kennedy)
Subjekt: Rekomandime per nji qendrim politik ne lidhje me gjendjen ne Shqiperi.
“…………
i) me qene te pergatitun, ne baze urgjente, te adoptimit te masave qe do te bajshin te mundun dorezimin tek shqiptaret, -me ndermjetsine e nji pale te trete, jo direkt- nga ana e Shteteve te Bashkueme te materialeve te ndryshme per mbijetese, ne rast se Pekini tregon nji mungese vullneti me dhane mbeshtetjen e pershtatshme, dhe ne rast te nji krize serioze qe kercenon Shqiperine.
j) Keshillime te vazhdueshme me qeverite greke, italiane dhe jugosllave ne lidhje me situaten ne Shqiperi, dhe gjate keshillimeve me ba te qarte per te gjithe, shqetesimin me te cilin Shtetet e Bashkueme do te shikojshin çdo perpjekje nga ana e tyne per mosrespektim te politikes “duart larg” nga Shqiperia…. (Firmue: George Ball, Zev. Sekretari i Shtetit)”.(Ma vone, pavaresia se Kosoves (2008) dhe ndihma per anetarsim te Shqiperise ne NATO (2009) konfirmuen kete politike miqsore)
Ne vitet 1989, dhe 1990, sistemi komunist ne te gjithe Europen lindore u shemb si nji keshtjell prej karte. Me levizjen heroike te studenteve te 8 dhetorit 1990, Shqiperia theu zinxhiret e rregjimit te terrorit komunist; ajo u “çlirue!”. Ashte kjo rini heroike qe ktheu Shqiperine ne rrjedhet e historise, e perceptueme si marshimi triumfal i njerezimit drejt lirise se plote. Nji rini e edukueme ngrihet e revoltueme dhe shemb ndertesen e genjeshtres se madhe .“Nga revolta e studenteve kuptova se sistemi socialist tek ne ka deshtuar”(R.Alia). Rruga per bashkim me “boten e lire” ishte tashma e hapun. Mbetej vetem vullneti i pergjithshem per plotesimin e kesaj deshire. “Deshire” qe fatkeqsisht, edhe sot mbas 24 vitesh, mbetet vetem nji “deshire”.
Ka njiq ind opinione perse vendi yne nuk ka gjete akoma rolin e vet ne kete “bote te lire”; dhe te gjitha keto opinione permbajne nji te vertete pjesore. Por, e verteta e plote mbetet akoma e parevelueme ndershmenisht, kryesisht per arsye te mbeturinave toksike te indoktrinimeve politike te se kaluemes, te konfrontimeve irracionale te se tashmes, si dhe te nji etje te pashueme per “pushtet” -me çdo kusht!
Krijohet pershtypja se klasa e sotme politike ashte e pasherueshme nga “murtaja” e se kaluemes. Nomenklatura e komprometueme rande gjate viteve te “diktatures se proletariatit”, prirja me vjedhe pa turp dhe me iu adaptue atmosferes se korrupsionit te pakufi, ne saj te nji stili sundues diktatorial ku ligji shkelet me urdhen te sundimtarit, ashte akoma e gjalle. Aty ku ligji shuhet linde tirania. E kaluemja komuniste faktikisht nuk ka kalue!
Logjikisht mbetet me shpresue ne nji brezni te re, te rij dhe te reja, te pergatitun ne kondita te favorshme -mbrenda dhe jashte vendit-, brezni qe ka pervetesue idealet fisnike te lirise, drejtesise dhe ligjeshmenise, frymes se vellaznimit, dhe barazise per te gjithe pa dallim dhe pa perjashtim. Ketu due te theksoj perfshimjen e te rijvet e te rejavet te prindve ish-komuniste qe perbuzin te kaluemen tragjike; sepse denimi i femijve per fajin e prindeve ashte nji qendrim primitiv qe duhet shkelmue si mbeturine e diktatures (qendrim qe dermoi edhe familjen time!)
Sot, Shqiperia pa burgje dhe pa kampe internimi ashte atdheu i te gjitheve, jo ajo e genjeshtres, urrejtjes klasore, e terrorit te E.Hoxhes qe“…mbajti peng Shqiperine per 50 vjet, duke e perçare per te sunduar”(E. Rama) Dhashte Zoti, qe breznia e re, te rij dhe te reja shqiptare, te vendos pjesemarrjen koshiente ne ndertimin e Shqiperise. Situata e sotme kerkon kthesen e madhe!
Ajo qe na duhet sot ashte ndergjegjsimi i individeve vullnetmire qe nuk kerkojne fillimin e nji karriere, por dedikimin per nji kauze fisnike: sherbim per Shqiperi!
Ajo qe na duhet sot ashte nji levizje e gjane mbareqytetare sa ma koshiente e detyres saj, nji levizje individesh te dedikuem qe pranojne pergjegjsine qytetare si mision te jetes se tyne ne “shtet”, dhe premtojne ndertimin e nji “shteti” qe gezon respektin e te gjithe qytetareve. Larg nga ideologjite e hueja; larg nga imitimet e verbeta; larg nga udheheqjet karizmatike…. !
Ajo qe na duhet sot ashte ndryshimi i tonit moral te shoqenise shqiptare ne tranzicion, ku sjellja civile e çdo qytetari si individ i lire, dhe e shoqenise qe rilinde, ashte berthama e rindertimit moral, e ringjalljes politike, ekonomike, kulturore e shoqenore te vendit tone. Kjo berthame mund te jete vetem breznia e re, te rij e te reja shqiptare, te edukueme me fryme europiane, dhe koshiente te pergjegjsise para popullit shqiptar, dhe para botes qe na rrethon.…!Mendje te hapuna ne nji Shqiperi te lire!
Jemi ne prak te hymjes ne Bashkimin Europian. Europa ashte shtepia e jone. Nji brezni e ketill do te siguronte nji hymje te meritueme.
City University of New York
7 prill 2014
————————————————————————————————————-
- « Previous Page
- 1
- …
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- Next Page »