-Qeveria përshëndet përfundimin pa asnjë incident të vizitave të pelegrinëve serbë/
PRISHTINË, 7 Nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet përfundimin pa asnjë incident të vizitave të pelegrinëve serbë në Kishën e qytetit të Gjakovës dhe në kisha, manastire dhe varreza nëpër disa qytete të tjera të Kosovës.
Qeveria e Kosovës çmon lartë sjelljen e qytetarëve dhe të pelegrinëve gjatë këtyre vizitave si dhe përkushtimin e kryetares së Komunës së Gjakovës dhe autoriteteve lokale të Pejës, Deçanit, Suharekës, Prishtinës, Mitrovicës dhe komunave të tjera, ku kanë qëndruar pelegrinët serbë, si dhe Policinë e Kosovës, për profesionalizmin e dëshmuar.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se kjo është dëshmia më e mirë reale e bashkëjetesës dhe tolerancës tradicionale që karakterizon qytetarët e Kosovës, të të gjitha etnive dhe besimeve fetare.
Deklarata thkson se, “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, janë të përkushtuar për të respektuar të gjitha vlerat demokratike evropiane, për të qenë pjesë e botës demokratike dhe e të gjitha organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me trashëgiminë, kulturën, arsimin e shkencën dhe avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet kombeve në botë”.
Me këtë rast, qeveria e Kosovës vlerëson se pranimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ditën e hënë, do të ishte një hap i rëndësishëm për fuqizimin e këtyre vlerave. “Republika e Kosovës e meriton dhe është e gatshme të jetë anëtare e denjë e UNESCO-s, pasi që ndan dhe beson në vlera të njëjta me misionin e kësaj organizate”, thekson deklarata e qeverisë kosovare./b.j/ Foto: Kortezi Zeri
Shpifjet për shqiptarët dhe e vërteta morale serbe
Nga Fahri Xharra/
A jemi shqiptarët zot të vetvetes , apo duhet të qëndrojmë gjithmonë kokë ulur ndaj një kombi tjetër,të cilit ia kemi parë përherë “sherrin “? Propaganda e tyre ka qenë aq e fuqishme sa që i ka mbushur mendjen të gjithëve që iu janë drejtuar.Shpifjet e tyre nga më të ndryshmet , të cilat e kishin qëllimin e qartë : Ky popull nuk është shtetbëres!Me keqardhje duhet të pranojmë se në disa moment kyçe për fatin tonë jemi treguar shumë të dobët.
Dikur , dhe vazhdimisht “Vladan Gjorgjeviqit ndoshta i është dukur vetja si Circja homerike, që, me një prekje të shkopit të tij, t’i shndërrojë shqiptarët në derra, që zhgrryhen në flligshti plehu e gjaku, t’i shohë të zhytur në sëmundjet më të rënda të tokës dhe të mbërthyer nga zjarrmia e vrasjes, vetëvrasjes dhe epsheve kanibaleske. Të harruar nga zoti e robi, këto krijesa të përçudnuara, sipas tij, na vikan drejtpërdrejt nga prehistoria njerëzore, deri para do kohësh, madje i kishin parë tek mbaheshin me bishtin e tyre nëpër pemë. Egërsirat, doemos, nuk mund të kishin gjuhë, as histori, as figura historike. Artin dhe ndjenjat njerëzore nuk i njihnin. As lirikën, as epikën.Të ndarë më dysh atje ku ndaheshin së lashti ilirët dhe epirotët, gegët dhe toskët kishin shkuar aq larg në ndarje sa ngordhnin nga dëshira për të vrarë e zhdukur njëri- tjetrin. “ Sa kemi “ luftuar “ kundër kësaj , e cila ka folur në të gjitha gjuhët e Europës për ne ?
Ata mundoheshin që duke ua vjedhur e përçudnuar të kaluarën, shpresohej që shqiptarëve tu errësohej dhe e ardhmja . Deri diku kishin sukses.
Europës në çastet kritike për i shkonte ky mesazh:” Pra, meqë dashkeni t’i vini re, edhe unë po e pranoj se ka shqiptarë dhe po ua tregoj ashtu siç nuk i dini. Shqiptarë, thjesht si njerëz, si individë anarkistë me nam, por edhe si shtëpi të shpërndara larg njëra –tjetrës një të shtënë pushke, si katunde të ndara, qoftë edhe si fise fundja, por aspak më tepër. Kurrsesi si vend, si popull a qoftë larg si shtet. Kurrën e kurrës. Shteti i tyre i mëvetësishëm kurrë s’paskësh qenë dëshirë e këtyre njerëzve. As ëndërr, as zhgjëndërr. As në historinë e largët, as në të sotmen “
Shqiptarët, sipas tij, nuk kanë kurrfarë ndërgjegje kombëtare; ata nuk përfaqësojnë komb ngase nuk i posedojnë cilësitë e një kombi. Pastaj ai bën tentim që edhe “shkencërisht” të bëjë njëfarë ndarje antropologjike në mes të shqiptarëve të veriut dhe të jugut. Për të parët thotë se janë brakicefalë (kokëshkurtër), kurse ata të dytët qenkan doliqefalë (kokëgjatë). Sa i përket gjuhës, ai vetë bën pyetje: Vallë kanë shqiptarët gjuhë kombëtare të veçantë (ndoshta vallë, mendon se mund ta kenë të huazuar-kush e di?!)? Gjorgjeviq thotë se në shqipen ka pesë dialekte të ndryshme që dallohen ndërmjet tyre! Prej tyre dy janë kryesorë dhe më të përhapur: gegërishtja në veri dhe toskërishtja në jug. Që të dy këto dialekte nuk paskan lidhje njëri-tjetrin. Nëse ai i jugut shkon në veri duhet të ketë përkthyes se nuk e kupton atë të veriut. Pastaj, shkon akoma më tutje, ku thotë: “Shqipja e sodëshme asht nji lamsh gjuhësh të përzieme nga ma të ndryshmet. Kjo çorbë gjuhnash mund të krahasohet ndofta ma tepër me jevgenishten” (një urrejtje patologjike e paskrupullt!). Për alfabetin shqip thotë se shqiptarët kanë marrë një alfabet të huaj që të mund të shkruajnë. Këtë ata e kanë bërë më 1908 në Kongresin e Manastirit. – sa rëndë e sa të pafytyrë ! Por nuk kishim , besa edhe sot nuk kemi kundërzëra të fortë që buçasin dhe e tundin të vërtetën tonë deri në qiell .
Por nga ana malazeze mund të gjejshë të vërtetën moralo -etike të serbëve; kurse ne nuk e dinim , edhe nëse po ,nuk e thoshim se pse nuk guxonim .
Ličimo li više na očeve ili na Turke ponavljao je, pitajući se, Džadžić . A ngjajmë në etrit tonë a po më shumë në turqit ? pyeste Xhaxhiqi
“Serbët janë të zhveshur nga tradita etike dhe morale , dhe janë të ngarkuar me hipotekën dhe kompleksin e natës së parë të martesës (Ius Primus Nocti) -shkruan Borislav Cimeša: Neki običaji kod Srba – ANTINOMIJE ETOSA I INTERESA ( Disa zakone të serbëve- Antinomia e Etosit dhe e Interesit )
Trashëgimtarët e rajes turke , gjithmonë i jepnin kalit ujë dhe i lanin opingat përderisa turku ëmbëlsohej me grate e tyre. Pr kjo dhënje uji kalit dhe larje e opingave përcillej përherë me vuajtjen e mëshehjës së dëshmisë dhe ruajtjen me ngulm të shpresës që e vërteta nuk del në shesh. Turqit e kishin çpikur patentin e paqës me ta “uzmi Srbinu ženu “ merrja gruan serbit !
Jovan Cviqi që shkruante aq keq për ne e dinte të vërteten e moralit serb dhe shkruante se konkubinati i grave serbe me turqit ishte i zakonshëm. Konkubinati , incesti dhe “haramllaku”janë
zakonet themelore të tfaditës serbe , të cilat në çdo kohë pëcilleshin me hipokrizi morale dhe me kozmetikë. ,(Etnolog, geograf i antropolog Jovan Cvijić pisao je, zato, da konkubinat srpskih žena i Turaka nije zazoran. Konkubinat, incest i haremluk postali su temeljni običaji srpske tradicije ispunjene moralnom hipokrizijom i kozmetikom.)
Petar Xhaxhiqi në librin e tij “Homo Balkanikusu – Homo Heroikusu” , i përshkruan në detaje këtë moralitet serb.
Edhe diçka” “ për incestin dhe natyrën “etike “ dhe karakterin serb , e ka ber të pavdekshëm edhe gazeta “politika “ e Beogradit , duke e komentuar ““Snahočestvo”-n ( nga sllavishtja : snaha -nusja , gruaja e vëllaut apo e djalit ) e cila e përshkruan zakonin e mrredhënjeve intime të vjehrrit me nusen e të birit. Martesat e këtij shembulli janë kryer me nus e të pjekur në moshë dhe çunin e papjekur . (Politika, broj 28752, god. hc, 26. 10. 1993. str22 )
Nuk është e thjeshtë, “Snohacestvon” e tregon shembulli në vijim , kënga që ende këndohet ndër serbët :
„Brate moj O vellu im
moje žene sin djali i gruas sime
trči, reci ocu shko e tregoi babës
da mu ide sin.“ se i erdhi djali
E kuptuat ?
Këngën e ka kënduar djali më i ri, i cili është vëlla prej babe i vllahut të tij me të madh duke ja përsëritur këto vargje që i kishte thënë vëllau i madh, kur ai po kthehej nga ushtria, gjatë të cilës kohë baba i tij kish jetuar me të renë e vet n]ë marrëdhënie martesore të njëlloj konkubinati . Kështu vëllai më i ri (përsëritësi i këngës së vëllait)për vëllaun e madh (që po kthehej nga ushtria) ishte edhe djali i gruas së tij.
O shqiptar ku je ?
Gjakovë, 26.08.15
SHQIPTARË E SERBË- PAQJA ARRIHET NË ROMË, SPORTI- LEKSION POLITIKËS
Arrihet paqja shqiptaro-serbe në Romë: Futbollistët i tejkalojnë politikanët nacionalistë/
Foto që vlen më shumë se mijëra fjalë. Pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe deklaratave tensionuese nga ana e dy qeverive, serbët dhe shqiptarët e Lacios kanë dashur të pozojnë për një “foto paqeje”.
Kjo foto e Lorik Canës, Filip Xhorxheviçit, Etrit Berishës, Dushan Bastës dhe Tomas Strakoshës, dëshmon qartë se ngjarja e ndodhur të martën e shkuar është lënë pas krahëve.
Sulmuesi Xhorxheviç e nisi ndeshjen nga stoli të martën në mbrëmje, ndërsa mbrojtësi Basta nuk ishte grumbulluar për shkak të dëmtimit.
Në të vërtetë, siç shkruan shtypi italian, pesë futbollistët, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë folur dhe janë sqaruar pas kthimit nga Beogradi në Romë dhe në fund kanë shtrënguar duart dhe janë përqafuar, duke i dhënë fund çdo aludimi për mungesë komunikimi në klubin ku luajnë.
Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem para ndeshjes së kombëtareve dhe pavarësisht atmosferës së tendosur, Loriku dhe Filipi, kanë provuar në çdo mënyrë të zbusin situatën me batuta të ndryshme.
Edhe në Formelo, në prani të drejtorit Tare nuk ka ndodhur asgjë speciale, përveç premtimit se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënin edhe para sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë.(Kortezi: Express)
HIPOKRIZIA ULËRITËSE SERBE
Reference: Dy vaki dhe nje barcolete…/
Nga Fadil LUSHI/
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për nocionin Hipokrizi e jep këtë shpjegim: Ves i njeriut të keq që hiqet sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur me qëllim që të gënjejë të tjerët; qëndrim me dy faqe, sjellja e njeriut që nuk është i çiltër me të tjerët, që nuk zbulon fytyrën e vërtetë dhe që shtiret, të qenët hipokrit; fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që nuk i përgjigjet së vërtetës dhe që synon të mashtrojë të tjerët. Sillej me hipokrizi etj.
Para se ta vazhdoj këtë shkrim, do t’u referohem dy “vakive” si dhe një barsolete. Miqtë e mi me plotë gojë dhe me të drejtë do parashtrojnë pyetjen se ç’lidhje kanë këto “vaki dhe kjo barsoletë” me titullin e këtij shkrimi në veçanti me fjalën hipokrizi! Unë besoj se përgjigjja do të shfaqet më poshtë.
VAKIA 1
Mbaj mend kur dikur shkonim, unë dhe miqtë mi, në Selanik për të bërë pazare me tregtarët grekë. Meqenëse nuk e njihnim atë gjuhën e tyre, ne ia krisnim e flisnim maqedonisht duke menduar kinse kjo gjuhë (maqedonishtja) ishte më e avancuar se ajo jona, gjegjësisht gjuha standarde shqipe.
VAKIA 2
Disa ditë më parë ca senatorë amerikanë hodhën idenë për të nominuar me Çmimin Nobel për Paqe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiç, si dhe baroneshën Ketrin Eshton (përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian që po ndërmjetëson bisedimet në nivel të kryeministrave të lartpërmendur). Pasi ky lajm mori “havanë”, në Kosovë dhe Serbi shkaktoi a ngjalli reagime nga më të ndryshmet…, disa e përshëndetën këtë, ca e “miratuan pjesërisht”, ca të tjerë që merren me analiza politike e kundërshtuan duke e konceptuar si një “shaka të trashë, pa kripë, shaka me zarar dhe së fundi si një shaka me thepa”!? Kundërshtarët politikë të kryeministrit të Kosovës me plotë gojën thanë se “ky çmim për paqe” Hashim Thaçit ndoshta do t’ia vazhdonte qeverisjen edhe për katër vjet, ose tërësisht do ta shpëtonte këtë qeveri nga korrupsioni dhe krimi i organizuar? Ca të tjerë thanë se Thaçi nuk e meriton këtë çmim nga fakti se gjatë bisedimeve të deritanishme (falë qëndrimit të butë të baroneshës Eshton) i kishte bërë lëshime të mëdha palës serbe (Si duket, serbët më pak humbën në luftë dhe më shumë fituan në paqe). Këto bisedime joparimore në vazhdimësi “shkelnin mbi rregullat a protokollin, duke e detyruar z. Thaçi të heqë dorë nga qëndrimi i tij parimor dhe i prerë… rreth organizimit territorial të Republikës së Kosovës së pasluftës”!?
Se a ka a s’ka hipokrizi në këto dy “vaki”, për ne ka pak rëndësi. Me rëndësi është pyetja se pse shqiptarët gjithandej ndihen inferior në raport me popujt e tjerë, pse shqiptarët duhet të karakterizohen me kompleksin e inferioritetit kolektiv (sidomos ata që jetojnë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë), për ne me rëndësi është fakti se në ç’rrethana u ndërtua ky inferioritet yni, a mos vallë u krijua në rrethana tashmë të njohura, në rrethana të pabarazisë ekonomike, asaj sociale, kulturore, politike, arsimore e tjerë, rrethana rënduese (për ne) historikisht të njohura, pothuaj edhe të panjohura…, a mos vallë shqiptarët edhe më tej duhet të ndihen të nënvlerësuar, a mos vallë duhet ta vlerësojmë dikë a diçka më shumë sesa është në të vërtetë, a mos vallë edhe në të ardhmen kur “do të shkojmë në Selanik do të detyrohemi ta flasim gjuhën e shtetit biblik”, apo do të veprojmë ndryshe. Unë nuk e kam ndërmend që ta pllakos punën e deritanishme të Hashim Thaçit, po as ta kontestoj personalitetin e kryeministrit…, përkundrazi do të parashtroj pyetjen se pse atij nuk duhet t’i jepet Çmimi Nobel. Nëse këtë do ta kundërshtojmë, atëherë vetvetiu do ta vërtetojmë po edhe do ta ushqejmë atë teorinë që shkencërisht e shpjegon nocionin e kompleksit të inferioritetit a vartësisë te shqiptarët.
BARSOLETA
“Dikur moti, e kishin pyetur një fshatar serb nga Shumadija se çka dëshiron më së shumti në jetë, kurse ai kishte thënë – t’i ngordhë lopa fqinjit- komshiut! Po ti çka fiton me këtë, e kishin pyetur fshatarin? Ndërkaq ai ishte përgjigjur se asgjë nuk fiton vetë, por ama, fqinji humb!”
Para ca javësh, në prag të festës së Krishtlindjeve ortodokse, ministri serb, Aleksandar Vulin, kishte parapëlqyer ta vizitojë Gjakovën (me leje të zyrtarit të Zyrës Evropiane në Prishtinë, sllovenit Samuel Zhbogar. Mirëpo kjo vizitë “qe anuluar” me një vendim të nënshkruar nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Bajram Rexhepi, si dhe me kujtesën dhe fjalët të vëna në rabush nga ana nënave gjakovare). Që kur “u fut” në territorin e Kosovës u vu re se në krahët e tij kishte dy strajca. Njëra ishte e mbushur me hipokrizi ulëritëse, me histori të ngatërruar, me ndjenjën e superioritetit-epërsisë intelektuale, ndërkaq e dyta ishte e mbushur me kompleksin e inferioritetit kulturor, me racizmin, me urrejtjen, me shovinizëm, megalomani, me atë kompleksin tejet të zhvilluar e të qenit katundar.., me filozofinë politike arkaike, krahinore dhe shoviniste…, me “ato sikletet dhe bezditë” e tij ndaj të vërtetës se Kosovën njëherë e përgjithmonë e ka të humbur. Ky farë politikani kishte menduar se do të shkojë në Gjakovë të hajë përshesh me kalamajtë…, por ja që nuk i dolën hesapet.
Kjo barsoletë ma rikujton atë përshkrimin që jepet për Ali Pashë Tepelenën – “koka në Stamboll, trupi në Janinë”. Ky përcaktim kushedi sa herë është lakuar, interpretuar, analizuar e shpjeguar nga ana gjuhëtarëve, sociologëve, psikologëve dhe mbase edhe nga politikanët dhe kundërshtarët e pashait famëmadh. Ndoshta këtij shkrimi në veçanti Vulinit, i shkon thënia “trupi në Serbi, bishti në Moskë e mendja në Kosovë”!? Ata që e njohin teorinë e psikanalizës së Zigmund Frojdit mund të thonë se kompleksi i inferioritetit dhe ai i superioritetit nuk kanë ilaç.
Shperngulja e madhe ”serbe” dhe mashtrimi historik serb
“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta , por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”- (Arben.Llalla)/
Shkruan: FAHRI XHARRA/
Ne Foto: Shpërngulja “serbe”/
Kur Hispaniket ne shek. e 15 -të e pushtuan Amerikën e sotme Jugore shketërruan çdo gjë që hasen para vetit.Kultura të papulljve Maja, të Actekëve dhe ato të Inkasve ,të krijuara me mijëra vjet humbën si kur të mos kishin qenë kurr.Popullata vendase në mënyrë të pa mëshirëshme u mbyt ,dhe ato pak shembuj njerëzor që mbetën u asimiluan pa guxuar që të dijnë se kush ishin dhe çka ishin. Por . shkatërrimi nuk mundi të përfshijë çdo gjë ,nuk mundi të fshijë atë punë mijëra vjeqare të vendasve.Mbetën gjëra me të cilat sot bota i admiron ato kultura që nuk vdesin kurrë. Çka më shtyu që të përmendi Amerikën Latine kur tema edhe nga titulli nuk ka të bëj me ta.? Është për t`u habitur që kurrë hispanikët nuk u munduan të gjejnë rrënjët e veta në këto toka,dhe të krenohen që janë trashëgimtarë të një kultureje që nuk i takonin.
Me serbët nuk ndodhë e njejta gje ;edhe ata të ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike u ngulën në këto anë por ne vazhdimësi mundohen t`a bimdin botën se ishin këndej pari para se të lindëte edhe vetë natyra. Rrethanat historike iu mundësuan serbëve që edhe ata të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja që neve nuk mundën të na zhbëjnë e që ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite t`a për vehtësojnë dhe t`a paraqesin si të tyre. Edhepse për ne historia ishte njerkë, gjeografija ishte dhe mbeti nënë.
Serbia ,si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve për rreth saj duket shumë e bukur ,por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj.Në mozaikun e formimit si tokësor ashtu edhe historik të Serbisë ,shqiptarët janë ”zbukuruesit ” më të mëdhenj të asaj panoje ”historike”, Si shtrirja gjeografike e Serbisë ashtu edhe historija e saj janë margaritarë të vjedhur , mu nga shqiptarët.
Është për t`u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690, Sipas burimeve serbe qëndron kjo:” Shpërngulja e parë e madhe “serbe” ndodhi në vitin 1690 nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviqit dhe edh si rezultat i tërhjekjës së Habsburgëve nga tokat “Otomane” në Balkan.Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë vitëve 1737-1739 nën ndikimin e Patriarkut të Pejës Arsenije IV Jovanoviqit. Në vitin 1690 Imperatori Lepoldi i I-rë iu lejoi refugjatëve që të vendosen në rrypin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviqin si udheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviq :Serbia dhe Historia e saj)
Burimet na japin shifra të ndryshme të të shërngulurve: 37 000 familje sipas manuskriptit të Manstirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës( të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje sipas Pavle Julinacit(1765),37 000 familje sipas Jovan Rajiqit (1801), kurse • Émile Picot vjen në përfundim se ishin 35000 deri 40 000 familje pra në mes të 400 000 deri 500 000 njerzëve.Ai thot “ Ishte traditë e vazhdueshme që numrimi të bëhej me familje dhe jo me numër njerzish” .Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifren prej 37 000 familjesh të shpërngulura kurse sipas Milosh Nestoroviqit ,”Problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë” mbetën të shkreta në Kosovë mbi 36o fshatra “
“ Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme , Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci.
Ne luften e koalicionit katolik kunder turqeve ne luften 1737 kane marre pjese dhe kelmendasit dhe fise te tjera te malsise se madhe. Mbas humbjes se koalicionit kelmendasit kishin bere marrveshje qe ne rast te humbjes te strehoheshin ne territoret e austrise. Keshtu nga kelmendi kane ikur 273 familje dhe nga gjithe Malsia e Madhe reth 3000 persona. ne Borgo Erizo, Nikinci, ne Zara, Hertovski, Zemunik te Kroacise.(Gjon Vuksani) Kjo eshte nga shperngulja e dytë ”serbe” .
Shpërngulja “serbe”
A kishte Serb në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh? A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoks dhe katolik nga Kosova.? Duke i analizuar marrëveshtjet historike në mes të Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve për shfarosjen e shqiptarëve atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje si mashtrim serb për shpërnguljen serbe. Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lartë dhe që flasin ende shqip.
Por të nisemi edhe nga një fakt tjetër ; domëthënja e emrit Serb. ?
”Historiani Cek Josef Holeček (1853 Stožice – 1929 Praha) thot: Emri serb u morr pas shekullit të mesëm dhe s`ka lidhje me etninë Serbe , qe pas shkekullit XX grupi religjioz te fes Orthodoxe te Ballkanit e formuan këte emër Serb per etninë që sot quhën Serb .
Emri Serb ishte emër kyq vetem per orthodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për këte , shkruan Josef Holeček. Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviq (1842-1915) :Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur Serb dhe nuk kishte etni serbe dhe as që egzistonte-(“Prvi osnovi slovenske književnosti među balkanskim Slovenima”,Beograd 1893. ,Stojan Novaković)
Diplomati Rus Giljferding ::.Deri në mesin e shekullit XIX ke vene re se të gjitha kombet qe e kishin fenë ortodoxe quheshin Serb .http://montenegrina.net/pages/pages1/is … o_u_cg.htm. Vuk Karadžić ne vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që tësajon një etni Serbe :Authori , Ljubomir Nenadovic . Profesori i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir K ,me 1887 shkruan: ”
Simo Matavulj në librin e tij “Bilješke jednog pisca” Beograd 1939, shkruan :”Serb jane quajtur vetem Orthodokset dhe i ishte vetëm vendi i perkatesisë fetare Orthodokse .”Mark Milani shkruan:” Fisi Kuqi u shkapërderdh sepse morrën ryshfet nga turqit për vetëtradhëtim si për shembull Lul Palpllumbi ,turk i fashtit Ledinë ; Pal Leka , latin i fshit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin) serb i fshatit Berovë,Beqo Saviqev serb nga fshati LevaReka.. Që të katërtit kanë marrë pare me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup)Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishter dhe i krishter ortodoks dhe shkon aq largë sa që nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai quan serb çdonjërin vetëm pse është ortodoks,( Serbija 1887)
Bëhet zberthimi ,latini pra katolik ,turku-musliman dhe serbi – ortodoks .pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latin as turq e as serb. Pra emri Serb ishte emër kyq vetëm për orthodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për kte shkruante Josef Holeček
Të shkojmë më tutje “Serv” në gjuhën e bizantine është një fjalë që do të thotë “rob” “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfera , . Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të perandoris bizantine. Serb dmth rob e thot edhe Ismail Kadare.
Dhe kjo është një tezë tjeter, per vertetesine e te ciles, une nuk kam dyshim. Serb do te thot rob, serve, sherbetor, skllav, servant. Vete emri i tyre, tregon qe nuk jane etni natyrore, por besimtare te grumbulluar rreth nje besimi te caktuar. ( Atdhetari Shkup)
“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta thot publicistiArben.Llalla .
, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”.
Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljs së madhe ”Serbe” pra ortodokse shofim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptar ortodoks. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë turkut ,pardon Otomanëve.
Më duhet të shtoj se manipulimet historike vjedhje e paskrupullta të serbëve e ilustron edhe kjo” Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 e shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …(Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)
Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdhe sa që edhe n në ditët e sotit e kemi të vështirë t`i kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudo historianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historijeje të vjedhur pa fije fytyre,
”Fatbardhësisht libri i Buxhovit “Kosova” e dekonstrukton një falsifikat serb rreth historisë së tyre nacionale e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe qe nga haxhiografitë, si “Letopis popa Duklanina”, “Istoria Slavena” të Mario Orbinit (1601), “Istoria slovena Ilirika Gornje Donje Mizije” te Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S.Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V.Gjorgjeviqit, J. Radonjiqit, K. Novakoviqit, A. Bogosavljeviqit, T. Stankoviqit, pastaj Fanulla Papazogllun, M. Budimirin, D. Bogdanoviqin e të tjerë dhe nuk ka asgjë tjetër pos një falsifikati të madh dhe përpjekjeve për ta përvetësuar një falsifikim të huaj. As ka shtet mesjetar serb (në të gjitha librat shkojnë paralel Rashka dhe Serbia – nuk dihet se ku është realisht kjo e dyta), e Rashka gjithnjë gjendet te shtetet tribale, e as nuk ka kishë serbe. Aq më keq Serbia e tashme u bë një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullësisë.( Ramadan Musliu)”
Eh ,hajni se jo mahi!