Kur avionët e NATO-s lëshuan bombat e para, në mars të vitit 1999, mbi Serbinë për ta detyruar që të ndërpresë represionin e saj kundër popullsisë dhe forcave kosovare, një anëtarësim në BE ishte i paimagjinueshëm si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën.
Pesëmbëdhjetë vite më vonë, këta armiq të vjetër ecin krahë më krahë në rrugën evropiane, pasi arritën në prill të vitit 2013 një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve, nën mbikqyrjen e Brukselit.
Ndonëse Serbia refuzon haptas që ta njohë pavarësinë që Kosova shpalli në vitin 2008, por vullneti i saj për të përmirësuar marrëdhëniet me këtë territor të populluar nga një shumicë shqiptare i ka mundësuar Beogradit që të hapë në janar negociatat për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Madje edhe Kosova nga ana e saj ka filluar negociatat për të arritur një marrëveshje asocim-stabilizimi, etapa e parë kjo për tu afruar me BE-në.
Pavarësisht kundërvënies së Beogradit ndaj pavarësisë së Kososvës, e njohur deri sot nga SHBA-ja dhe 23 nga 28 vende të BE-së, “mund të vërrjemë një farë zbutje nga autoritetet serbe ndaj shkëputjes së Kosovës”, thekson analisti Miodrag Radojeviç, i Institutit të Studimeve Politike të Beogradit.
“Pjesmarrja e Serbisë në dialog me Kosovën tregon se ajo e ka pranuar ‘de facto’ realitetin kosovar”, shtoi ai.
“Një ndikim të lartë në përmirësimin e marrëdhënieve do të mundësohet vetëm nëse BE-ja hap dyert e saj për të dyja palët, duke ofruar një prespektivë evropiane të qartë”, vlerëson Adrian Qollaku, një analist politik nga Prishtina.
Referendumi i Krimesë zgjon të kaluarënFushata ajrore e NATO-s që zgjati 78 ditë ka mbetur e ngulitur në kujtimet si të serbëve ashtu edhe të shqiptarëve të Kosovës. Por pavarësisht vizionit të njëjtë për një të ardhe evropiane, suveniret e tyre do të jenë krejt të ndryshme.
Por edhe referendumi i 16 marsit në gadishullin ukrainas të Krimesë, në përfundim të të cilit 97 për qind e banorëve u shprehën në favor të bashkimit me Rusinë, ka zgjuar gjithashtu disa kujtime.
Mbi të gjitha, pasi kishte dënuar prej shumë vitesh shkëputjen e Kosovës, Moska, aleati kryesor i Serbisë, e citoi këtë çështje si shembull për veprimet e saj në Krime.
NATO-ja filloi bombardimet më 24 mars 1999, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas refuzimit nga ana e presidentit serb Sllobodan Millosheviç që të ndërpresë gjenocidet në popullsi dhe shtypjen e forcave të armatosura kosovare.
Ndërhyrja e NATO-s përfundoi në qershor pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.
Makthet e luftës vazhdojnë
Në Beograd, në qendër të qytetit, godinat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të epokës së Millosheviçit, të shkatërruara nga bombat e Natos vazhdojnë të mbeten të rrënuara.
Në Kosovë, ku zonat e forcave dhe të autoriteteve serbe u bombarduan gjithashtu nga NATO-ja, nuk mbetet asnjë shenjë e këtyre bombardimeve
Në vendin ku ndodhej në Prishtinë shtabi i përgjithshëm i policisë serbe, është ndërtuar një godinë krejt e re që është Ministria kosovare e Punëve të Brendshme.
“Ishte si një tërmet dhe gjëmim një kohësisht”, tregon Qerim Ahmeti, 32 vjeç, dëshmitar kur u bombardua baza e policisë serbe në Prishtinë.
“Por nuk kishim frike. I luteshim Zotiti që të mbijetonim dhe që forcat sebe të largoheshin nga Kosova”, vazhdon ai.
Nga ana tjetër në Beograd , Vlatka Reljiç, e mënjanon gjithnjë rrugën e shkurtër që e dërgon për në shtëpi, që të mos shohë dëmet e shkaktuara nga bombardimet.
“Mendoj se nuk do të kalojë kurrë nga ajo rrugë. Ajo nuk ishte lufta ime dhe kam gjithnjë makthe”. thotë ajo.
Sipas shifrave zyrtare të Beogradit, rreth 2 500 civilë serb u vranë dhe rreth 12 500 të tjerë u plagosën gjatë 11 javëve që zgjatën bombardimet. Organizata e Mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” vlerëson se numri i civilëve të vrarë gjatë bombardimeve është rreth 500.
Nga ana tjetër viktimat që solli lufta në Kosovë ishin shumë të larta meqënse edhe lufta u krye në territorin e saj, sipas organizatave ndërkombëtare numri i civilëve të vrarë është rreth shtatë mijë deri në nëntë mijë persona, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson rreth 10 mijë numrin e të vdekurve, kjo ishte edhe arsyeja kryesore e ndërhyrjes së NATO-s e cila duhet të ndalontë gjenocidet dhe krimet ndaj njerëzimit.
Në total numërohen rreth 13 mijë viktima civile nga pala serbe dhe ajo kosovare. Makthe këto që ende vazhdojnë të mbeten në popullsinë e dy vendeve dhe që duket se janë rizgjuar me ngjarjet e Krimesë dhe deklaratat e Moskës, por shpresa dhe ëndërrat e përbashkëta për një të ardhe evropiane në paqe po ndikon në përmirësimin dhe afrimin e këtyre dy kombeve fqinje