• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hapet panairi i 19-të i Librit “Tirana 2016”

November 9, 2016 by dgreca

panairi-sotNë panair merr pjesë dhe gazetari i Zërit të Amerikës, {VOA}, zoti Ilir Ikonomi, me monografinë për Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET. Theksojmë se zoti Ikonomi ka qenë i pranishëm dhe në edicione të tjera të librit./

Nga Shefqet Kërcelli/

U hap sot  në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 19-të i librit “Tirana-2016”.  Në këtë panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe më gjerë. Janë mbi 90 shtëpi botuese, të cilat do të prezantojnë dhe ofrojnë për shitje botimet e tyre për disa ditë me radhë. Në panair zenë vend kryesor autorët e huaj dhe më pak ata shqiptarë. Përgjithësisht sot pati një pjesmarrje më të vogël nga viti i kaluar, mbase për arësye të motit të keq e rreshjeve të dendura të shiut.Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, gjatë ceremonisë së hapjes u shpreh se, “Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në gjuhën shqipe”, theksoi z. Ymeri.Ndërsa zonjusha Rogreta Shani, kordinatore  e SHBLSH,  prezantoi programin e aktiviteteve që do zhvillohen përgjatë ditëve të panirit, ku përfshihen promocione, diskutime, analiza, kritika letrare, etj.

Si cdo vit në panair, kati i 2-të majtas, ka një kënd të vecantë të botimeve Ambasada e SHBA, që përcjell botime e informacione të ndryshme për librin, jetën dhe arësimimin në SHBA, etj.Në panair merr pjesë dhe gazetari i Zërit të Amerikës, {VOA}, zoti Ilir Ikonomi, me monografinë për Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET. Theksojmë se zoti Ikonomi ka qenë i pranishëm dhe në edicione të tjera të librit.

Panairi do qëndrojë i hapur deri më datën 13 nëntor 2016.

Filed Under: Kulture Tagged With: "Tirana 2016", Hapet panairi, i 19-të i Librit, Shefqet Kercelli

Homazhe për amerikanët dhe britanikët e rënë në Luftën e II-Botërore

October 24, 2016 by dgreca

nderim-per-ushtaraket-amerikane-dhe-angleze-te-rene-ne-luften-e-iib

Nga Shefqet Kërcelli/

Mesditën e datës 23 tetor 2016, në qytetin e Sarandës u zhvilluan homazhe në nderim të ushtarëve amerikanë e britanikë, që humbën jetën në Luftën e II Botërore dhe incidentin e Kanalit të Korfuzit. Gjatë këtyre homazheve, anëtarë të shoqërisë civile dhe banorë të Sarandës bënë thirrje për të përkujtuar plot 150 dëshmorë të forcave aleate, që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe marinarëve britanikë të vrarë 70 vite më parë, në një incident tragjik, ku destrojerë britanike hasën në minat detare në kanalin e Korfuzit.

Në emër të Presidentit të Republikës, Shtabit të Forcave të Armatosura të RSH, disa ambasadave të akredituara në vendin tonë dhe më shumë se 20 organizatave të shoqërisë civile, rreth orës 13:00, që përkon dhe me momentin e ndodhjes së incidentit, u hodhën në det kurora me lule.Këto homazhe u bënë gjithashtu për të përkujtuar dhe tre zbarkimet më të mëdha të forcave aleate angloamerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Sarandë, Himarë dhe Kakome. Tashmë dihet se për mëse 50 vjet është mohuar ndihma dhe kontributi i aleatëve amerikanë dhe anglezë për clirimin e vendit tonë dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë Luftës së IIBotërore. Janë qindra ushtarë amerikanë dhe britanikë që operuan në terrene të ndryshme të vendit tone, përfshi dhe misionet ushtarake të atashuar në kampet e ndryshme politiko-ushtarake në Shqipëri, ndërsa dhjetra prej tyre dhanë dhe jetën. Vetëm në luftën e forcave aleate për çlirimin e Sarandës kanë humbur jetën 24 ushtarë të forcave aleate. Në nderim të këtij akti sublime dhe ndihmës njerzore e materiale, në qytetin e Korcës është ngritur një memorial i thjeshtë për kontributin e ushtarëve amerikanë dhe në qytetin e Tiranës për ata britanikë. Homazhet e zhvilluara në qytetin e Sarandës shprehin një simbolikë të qartë se, populli shqiptar i është mirënjohës sakrificës, jetës dhe veprës të këtyre luftëtarëve që kontribuan në clirimin e Shqipërisë nga nazifashistët.

Filed Under: Kronike Tagged With: amerikanet, dhe britanikët, Homazhe për, Shefqet Kercelli

Anija franceze CPT “LYRE” në portin e Durrësit

October 23, 2016 by dgreca

anija-lyre-ne-portin-e-durresit

Nga Shefqet Kërcelli/

Nga data 22 tetor 2016, po zhvillon një vizitë portuale në Durrës anija minakërkuese franceze CPT “Lyre”, M648. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Flotës Detare Franceze dha asaj shqiptare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis flotave të dy vendeve, shkëmbimin e eksperiencës për operacionet nënujore EOD, në këtë kuadër zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta në rajoninin e gjirit të Durrësit. Mbas shoqërimit në ujrat tona nga Motovedeta R-118, për të pritur anijen e flotës franceze në molin 5, kishin dalë kuadro të Forcës Detare, Autoritetit Portual Durrës dhe personel nga Ambasada Franceze në vendin tonë. Në ditën e parë të qëndrimit anijen franceze e vizituan kuadro të Flotës Detare, Ambasadori i Francës në Republikën e Shqipërisë dhe mediat qendrore e lokale. Kapitenia e anijes, Anne Sophie Borrad e cila e drejton minakërkuesen “Lyre” që nga fillimi i këtij viti,{dhe një nga 10 kapitenet femra në Flotën franceze} u shpreh se qëllimi i vizitës në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me ushtrinë e flotën shqiptare dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në thellësi të ndryshme të detit bashkë me zhytësit e marinës shqiptare. Gjithashtu anija u vizitua nga ekipi i Qendrës së Zhytjes në Pashaliman, i cili u njoh nga specialistët francezë me pajisjet, aparaturat dhe disa nga operacionet që ka kryer grupi i zhytësave franceze të M648. Anija franceze “LYRE” ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer  operacione nënujore dhe cminime. Ajo është e pajisur me sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për cminime që mund të kryhen deri në 120 metra thellësi. Në ditën e dytë të qëndrimit në portin e Durrësit, personeli dhe marinarët e anijes franceze zhvilluan vizita në objektet muzealë dhe kulturorë të qyteteve  Durrës, Berat, Tiranë e Krujë. Para largimit nga porti i Durrësit, ekuipazhi i anijes franceze do zhvillojë stërvitje me zhytësat tanë, konkretisht, përdorimi i barokamerës, zbulimi dhe kërkimi i një mine detare, përdorimi i aparaturave të anijes për këtë qëllim, zhytje në thellësi të ndryshme, neutralizimi dhe asgjesimi i minave detare, ndjekja e operacionit nga salla operacionale e anijes, etj. Anija CPT “LYRE” largohet nga porti i Durrësit më 24 tetor 2016. {Sh.Kërcelli}.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Anija franceze, CPT “LYRE”, e Durrësit, në portin, Shefqet Kercelli

Në këtë 85 vjetor të Dritëroit

October 13, 2016 by dgreca

Tre kujtime nga Shefqet Kërcelli/

1-shefqet-dritwro-1U gëzova pa masë që këtë 85 vjetor të shkrimëtarit dhe poetit të madh Dritëro Agolli, e përcollën të gjitha mediat shqiptare me tregime e fragmente nga jeta e këtij njeriu të madh.Natyrisht me jetën dhe veprën e Tij, Dritëroi i takon gjithë kombit shqiptar, ndërsa për ne si Devollinj, personaliteti i tij, përfaqson dicka të vecantë, pasi ishte pika jonë e referimit të dijes, inteligjences, suksesit ne jete, udhërëfyesi jonë për të ardhmen, një idealist i pandregjshëm për familjen, vendin, shoqërinë dhe rininë e Shqipërisë.E kam takuar shpesh herë në vite Dritëroin, jam mrekulluar nga personaliteti i tij i thjeshtë, mbi të gjitha nga familja e tij.Sa herë zonja fisnike Shkodrane, Sadije më ka shërbyer me raki e kafe, mua devolliun e vogël. Po djali i tij Tani, me kafen e tij në zemër të Tiranës, njëkavalier i pandreqshëm?! Madje unë para se të vizitoja SHBA këtë vit, kam realizuar intervistën më të zgjeruar me Dritëroin, sidoqë ishte sëmurë, Ai më tregoi mjaft rrëfenja të patreguara më parë, të cilën do e përcjellim në faqet e gazetës “Dielli”. Kujtimet më Dritëroin dhe familjen e tij janë të shumta, por sot në këtë 85 vjetor dua të përcjell rrëfimet e panumurta të detarëve shqiptarë, të cilët Dritëroi i kishte miqtë e tij më të mirë.Duke u marrë më historinë e detarëve shqiptarë, jam kujdesur dhe për krijimet e Dritëroit për detarët. Ato janë të shumta, kudo, nëportet, molet, plazhet dhe vendet  bregdetare të Shqipërisë. Mos me u zgjat, sot  për kënaqësi të lexuesve, po sjellim një nga poezitë e tij të shumta, të cilë e ka shkruar nëShëngjin në vitin 1961, në bordin e anijes “Bajram Curri”, në prani të ekuipazhit të saj, me kapiten Elmaz Goxhaj dhe zonjën e Heroit Bajram Curri dhe djalit të tij:

Varka në det

Një varkë ishte shpuar dhe po mbytej,

Me njerzit fortuna po përfytej,

U hodhën me rrëmbim të gjithë c’qenë

Me kova, me kazanë e me legenë.

T’ia hiqnin ujin varkës, të shpëtonin

Dhe përsëri drejt bregut të lundronin.

Vec njëri rrinte heshtur në kuvertë,

Indiferent, skeptic, kurnac i mefshtë.

-Ti c’bën, i thanë,-pse s’lëviz një thërime?

-C’mëduhet , i tha, -kjo sëështë barka ime!?

S’mendonte fare ky qyqar i shkretë

Se tok me varkën mbytej edhe vetë…

Kjo  poeziështë botuar tek vëllimi i parë i “Antologjisë së Detarisë Shiptare”, faqe 417. Natyrisht Dritëroi ka botuar mjaft poezi me këtë tematikë, madje për hatër të kësaj krijimtarie e miqësie me detarët, mjaft marinarë të vjetër durrsakëduan ta takojnë Dritëroin, një dëshirë e cila do ju plotësohet së afërmi.

Ndërkohë në këtë shkrim po përcjell dhe njëmoment të dytë të Driëtorit,

“Kur ngritëm dolli dhe për bagëtinë”

Nëse e pyesnin  Dritëro Agollin para disa vitesh,  se çfarë është pija, përgjigja është befasuese: Një mjet komunikimi. Dhe me të vërtetë.Historia e jetës së këtij kolosi të mendimit dhe letrave shqipe ka qenë e tillë.Që pija ka pasur rolin e saj në të gjitha rrethanat. Dhe ia nis që kur njohu Sadije, ai përpara kishte një gotë konjak “Skënderbeu”, për të cilin Sadija tregonte se sa e pa me sy e rrëkëlleu me eks.

Dhe kur vajza e druajtur e pyeti si kishte mundësi që e piu menjëherë, ai i tha se nuk e kishte problem. Por në fakt kjo ishte hera e parë që pija për Dritëroin përbëri një problem. Ai më parë nuk vinte në gojë pije, as kur studioi në Rusinë e ftohtë të vodkës, as kur nisi punë si gazetar.Dashuria me lëngjet e alkoolit nisi pas të 30-tave.Ashtu me konjak dhe raki, sidomos kjo e fundit.Një pije për të cilën Dritëroi ka thurur edhe poezi.Por asnjëherë nuk ka shkruar pasi kishte pirë. Pija më turbullon mendjen dhe nuk jam i kthjellët, thotë Dritëroi. Madje ai shton se kur ka shkruar ndonjë poezi në të tilla rrethana, ai e ka grisur.

Por mjeshtri i letrave nuk rri pa treguar histori nga më interesantet. Sidomos ajo në fshatin Pleçisht të Korçës, kur një natë dimri dollitë i linin vendin njëra-tjetrës dhe rakia derdhej lumë.

Por pasi pinë dollitë për udhëheqjen, partinë, njerëzit e shtëpisë për secilin të pranishëm, komshinjtë dhe tërë fshatin, nuk dinin më se për këtë të ngrinin dolli. Për të pirë pijen deri në fund erdhi propozimi: Të ngrihej dolli për njerëzit e fshatit. Dhe ashtu u bë. Nisën dollitë për bagëtitë kokë më kokë, derisa arritën në dollinë 101.Aty u kthyen dolli për lopën, gomarin, etj.Kjo ka qenë një momentet dhe dollitë më të bukura.

Por Dritëro Agolli ka edhe tjetër në raport me pijen.

Ai është i pari shqiptar që hoqi nga fjalori fjalën “pijanec” dhe e ndërroi në “pijetar”.Një fjalë që kishte një tjetër kuptim, pa diskutim më e dashur dhe krejt ndryshe nga fjala që artikulohej me parë që kishte një konotacion negativ.

Po tani?E ka lënë përfundimisht. Pi nga një gjysmë gote verë në drekë ose në darkë. Për Dritëronë, vera është për pleqërinë, e butë, e ëmbël. Ah, kur ishte i ri çfarë i bënte rakisë!…

JAM SOKRATI PLAK
Jam plak gazmor që dehem nga rakia, 
Ku rrugës më ngacmon një pijetore, 
Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia 
Në çaste vape, shiu apo dëbore.
Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja, 
Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin 
Dhe dy pastruese rrugës si dy zonja, 
Më duket se plot nderim më presin.
Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia, 
I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar. 
Dhe si Sokratin plak më shan Sadija, 
Sadija ime, grua e bekuar…

Në këtë 85 vjetor të gjithë dashamirësit e tij pijnë një gotë raki, duke e uruar Dritëroin: U bëfsh 100! Një plak me mjekër të bardhë sic ikauruar  e ka shkruar për gjithë të tjerët !

Në fakt dua ti përcjell dhe dicka lexuesve të shumtë, ky shkrimëtar dhe pijetar fisnik, nuk i ka bërë keq akujt në detyrat që ka kryer, nuk ja lejonte prejardhja e familjes dhe karakteri i Tij, ta gjejnë nga të tjerët, thoshte!  Ndërsa sa për disident, shqipëtarët në cdo cep të globit, së afërmi do kenë në anglisht “Shkëqimi dhe rënia e Shokut Zylo”.

Natyrisht krijimtaria e Dritëroit në të gjitha tematikat, zhanret dhe gjinitë e ndryshme letrare është një pasuri e kombit Shqiptar, por janë të shumtë dhe ata që veprat e tyre ja kanë dedikuar këtij korifeu të letrave shqipe.  Një nga këtëështë dhe vëllai im Aliu, tashmë Rektor i Universitetit “Fan Noli” Korcë,  i cili botimin e tij të fundit, “Fjalori Leksiko-Frazeologjik i Devollit” , ja ka përkushtuar të madhit Dritëro, me këtë nënshkrim:-Këtë fjalor për leksikun dhe frazeologjinë e Devollit, ja kushtoj Dritëro Agollit, në shenjë mirënjohje dhe nderimi të pamatë për jetën dhe veprën e tij, që e ka lartësuar dhe përndritur  të folmen e devollinjve me aq dashuri e mjeshtëri, cka Ai e ka shprehur në vargjet e madhërishme “Me të tjera gjuhë e mund të flas/ Por kur shpirti dhemb, vec shqip bërtas”.

Filed Under: ESSE Tagged With: 85 vjetor, Në këtë, Shefqet Kercelli, të Dritëroit

Shqipëria, vend me angazhim të ulët social

October 11, 2016 by dgreca

 

1-gallup-logo-ok

           Instituti amerikan Gallup ka realizuar një studim në lidhje me angazhimin në shoqërinë civile, qoftë kjo për dhurimin e fondeve apo edhe për dedikimin e kohës së lirë për çështjet vullnetare. Në studim janë përfshirë 140 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, e cila u rendit ndër vendet me indeks të ulët (26). Në përgjithësi, sipas këtij indeksi, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë renditur tek ato me angazhim të ulët social. Indeksi është më i ulët për vende si Maqedonia (24), Serbia (20), Bosnja (21), Greqia (19). Gallup thekson se më shumë se 4 persona në 10, në të gjithë botën, janë shprehur se kanë ndihmuar një të huaj ose dikë që nuk e njihnin më parë (44%). Shumë më të pakët në numër janë ata të intervistuar të cilët kanë dhuruar para (27%) ose kanë shpenzuar kohë në veprimtari vullnetare. Greqia (19). Të shprehura në shifra, për vitin 2015 janë: Në të gjithë botën, rreth 1.4 miliardë njerëz kanë dhuruar para për bamirësi, rreth 1 miliard kanë bërë punë vullneare dhe rreth 2.2 miliardë kanë ndihmuar një të huaj në muajin e fundit. Vendi me indeksin më të lartë (70), që nënkupton angazhimin më të madh social të njerëzve, është Mianmar. Ky është një vend me tradita të forta budiste, ku dhurimi dhe ndihma reflektohen nga njerëzit si sjellje positive. Të anketuarit në Mianmar i janë përgjigjur me “po” pjesës më të madhe të pyetjeve, ndërsa rreth 91% e të anketuarve kanë dhënë se kanë dhuruar para për bamirësi. Sipas studimit të Gallup, pjesa më e madhe e të anketuarve në 72 shtete kanë deklaruar se kanë ndihmuar një të huaj. Ndërsa njerëzit janë më pak të prirur që të heqin dorë nga koha e tyre e lirë dhe të angazhohen në aktivitete sociale. Kjo vlen kryesisht për moshat e rritura, të cilët priren më shumë të ndihmojnë të panjohurit (44%) sesa të bëjnë vullnetarizëm (20%). Vihet re se në shtetet që kanë të ardhura më të larta, njerëzit tentojnë të jenë më të angazhuar në aspektin social, e kjo vlen kryesisht për SHBA-në, Australinë, Zelandën e Re apo edhe Kanadanë. Ndërsa vendet që kanë pasur probleme ekonomike apo sociale, si Greqia, Kongo, Palestina kanë normë të ulët angazhimi. {Sh.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: angazhim u ulet social, Shefqet Kercelli, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT