Nga Zërijeta Hajro Jajaga/ RFL/
Ne Foto- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, u prit në Shkup me nderime të larta shtetëror.Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në kuadër të vizitës në Shkup, ka theksuar se referendumi është mundësi unike për të shënuar histori në vend.“Jemi të gatshëm që t’ju dëshirojmë mirëseardhje si anëtare e 30-të në aleancën tonë”.“Vota në referendum është vota më e rëndësishme historike e vendit tuaj”, ka theksuar Mattis, duke shtuar se këtë porosi do t’ia përcjell edhe kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov.
Mattis Maqedoninë e ka cilësuar si “shtet partner i përgjegjshëm i aleancës”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Mitchell: Votoni në referendum, është mundësi historike që s’përsëritet
“Shteti juaj sapo e shënoi përvjetorin e pavarësisë, prandaj në këtë formë edhe ju do të vendosni në referendum, i cili do t’ju mundësojë bashkimin e shtetit tuaj me 29 shtete tjera anëtare në NATO”.
“Duke iu bashkangjitur NATO-s, ju do të rritni sigurinë e shtetit tuaj dhe kjo do të sjellë ekonomi dhe siguri më të lartë. Ashtu siç u rritën investimet në Mal të Zi, të njëjtat do të rriten edhe në Maqedoni”, ka thënë sekretari amerikan.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka thënë se vizita e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes vjen në një moment shumë të rëndësishëm para mbajtjes së referendumit, datës kur përcaktohet e ardhmja e Maqedonisë.
“Për Republikën e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në NATO dhe BE”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Zaev njëherësh ka shtuar se “integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen veri-atlantike paraqet edhe stabilitet nga infiltrimi i palëve të treta në rajon”.
Nga ana tjetër, ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, ka theksuar se mbështetja e SHBA-së e ka ndihmuar shumë Maqedoninë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO.
“E bindur se me 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do të shprehen se janë për një shtet i cili do të jetë i sigurtë me prosperitet dhe e zhvilluar ekonomikisht. Për një Maqedoni e cila krah për krah me SHBA-në dhe aleatët e tjerë do të kontribuojë për paqen e përbashkët dhe prosperitet”, ka theksuar Shekerinska.
Vizita e Sekretarit Mattis vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare, në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të shtetit, njëherësh zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Hajdar Tonuzi ka një jetë interesante, që zhvendoset nga Allajbeg i Dibrës, në Tiranë, nga Dibra e Madhe në Shkup, nga kampi famëkeq i Gerovës në Paris, nga Parisi në New York e Madrid etj. Korrieri i vogël partizan, do ta ndjente veten disi të hutuar, kur menjëherë pas lufte do ta shihte veten të veshur me uniformën e kadetit në kryeqytet, por pa iu gëzur aspak uniformës, do t’i ofronin një shkollë më të besueshme, pasi njollat e biografisë ia bënin pis kostumin ushtarak. Ndoshta ish partizanit të vogël, korrierit të Brigadës së 18-të , nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend se do të ishte i pranishëm në shumë ngjarje kyçe, si në takimet me mbretërorët, ashtu edhe në Federatën “Vatra”, se do të zgjidhej kryetar i legalistëve të Parisit, e kryetar i Vatrës në Amerikë. Po jetës nuk i dihet, varka e fatit mund të sjellë në rrugë që as i ke shkelë, as i ke menduar.




– Kur shkova unë të luftoja, nazizmi kishte marrë tatpjetën dhe po kërkonte shtigjet e veriut të Shqipërisë për t’u tërhequr drejt Jugosllavisë; ishte koha kur dara po shtrëngohej drejt mbylljes: aleatët po përparonin. Ishte koha kur partizanët më shumë sulmonin kundërshtarët e tyre, nacionalistët e Legalitetit dhe të Ballit, për të qëruar hesapet, që të mos u bëheshin pjesë në tortën e pushtetit.