Të Mërkurën pasdite, 5 Shkurt 2020, në selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” erdhën për të uruar kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane”Skënderbej INC” e kryesuar nga Kryetari Mark Qehaja, presidenti i nderit Bashkim Shehu si dhe anëtarë të kryesisë. Kryetari Qehaja uroi z. Berisha për detyrën e re që i besoi Kuvendi i vatranëve dhe garantoi bashkëpunim e mbështetje prej shoqatës së tij.
– Ne, tha Qehaja, e kemi ndjerë veten nën ombrellën e Vatrës dhe kemi bashkëpunuar me kryetarin Mishto. Edhe tash vijmë këtu për të dhënë mbështetjen tonë dhe për të shprehur dëshirën për bashkëpunim.
Kryetari Qehaja përshkroi qëllimet e shoqatës që mbanë emrin e Heroit Kombëtar,duke thënë se në fokus të saj mbeten ruajtja e Identitetit Kombëtar, Kulturës dhe gjuhës shqipe, promovimi i vlerave historike dhe traditave, si dhe promovimi i vlerave dhe figurave historike kombetare të ndaluara gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri etj. Ai evidentoi vlerat që solli Simpoziumi shkencor, që u organizua nga kjo shoqatë në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” zhvilluar në Qendrën “Nëna Terezë”, kushtuar At’ Gjergj Fishtës. Ndërsa për ruajtjen e gjuhës dhe përcjlljen e vlerave tek fëmijët dhe brezi i ri, ai evidentoi punën e plaodhur të Kozeta dhe Qemal Zylo, pjesë të shoqatës, të cilët krahas televizionit mbajnë dhe shkollat shqipe në New York.
Presidenti i nderit, Bashkim Shehu, e garantoi kryetarin Berisha se Shoqata e sheh veten të federuar në Vatër, duke ruajtur identitetin e saj si Shoqatë.
-Ju, tha ish zv. ministri i mbrjojtjes i Qeverise dmeokratike 1992-96, jeni dhe kryetari ynë.
Një përshëndetje të veçantë e urim i ka drejtuar
kryetarit të Vatrës edhe nën/kryetari i shoqatës Imer Laçaj, anëtarja e kryesisë
Alketa Veshi, anëtari i kryesisë Gleni Nutaj dhe aktivisti Genti Veshi.
Keze Kozeta Zylo, e përgëzoi z. Berisha, dhe e quajti historike ardhjen për të
parën herë në 108 vite histori në krye të Vatrës të një bashkatdhetari nga
Kosova. Ne , tha ajo, e shohim Vatrën si institucion kombëtar, me vlera
historike. Unë, theksoi Zylo, jam mbesë Vatrani dhe nga fshati im ishin këtu 23
vatranë Mezhgoranas. Unë kam shumë besim, shtoi ajo, që Vatra do të ngrihet në
lartësinë e kolosëve të saj themelues Noli e Konica.E falenderoj ish kryetarin
Mishto, i cili ishte mbështetës i fuqishëm i shkollave, që ne mbajmë për më shumë
se një dekadë.
Kryetari Berisha i falenderoi mysafirët për vizitën dhe urimet e ngrohta që i përcollën. Ai informoi ata për atmosferën demokratike të Kuvendit të Vatrës në Teqen e Baba Rexhebit në Michigan me 19 Janar. Ne ishim dy kandidatë, tha ai, dhe me dy platforma, me një synim të përbashkët-forcimin dhe gjallërimin e Vatrës, u përfshimë në një garë demokratike, ku mirëkuptimi i shërbeu ardhmërisë së Vatrës. Ish Nënkryetari Agim Rexhaj u votua për President Nderi, ndërsa unë për Kryetar i Vatrës. Në vizionin tim dhe ekipit që më shoqëron, Vatra do të ngrihet në standartet e Shekullit që jetojmë, Shekullit XXI.
Kryetari i Vatrës tregoi se si mendon që të bashkëpunojë me komunitetin në qëllimin e përbashkët për t’i shërbyer çështjes Kombëtare, se si do ta afrojë Vatrën në Washington, si do të bëhet Vatra -Vatër e ngrohët edhe për brezin e ri, fëmijët tanë, si do të shtohet numri i femrave etj. etj.
Kreu i shoqatës Mark Qehaja i dhuroi Vatrës një punim artistik me portretin e Heroit Kombëtar.
*Per me shume fotografi shihni ne Facebook dielli vatra