“Filius hostis ose i biri i armikut”- shkrimtari Shpend Sollaku Noé- Një afresk dramatik….
Kritikja dhe editorja T. Frattini rreth romanit “Filius Hostis ovvero il figlio del nemico” (“Filius Hostis apo i biri i armikut”)të Shpend Sollaku Noè-së , të porsabotuar në Romë
Një afresk dramatik mbi mbi rininë e djegur në komunizëm, mbi raportin ndërmjet autoritetit shtetëror dhe individit, midis pushtetit dhespotik dhe lirisë intelektuale/
Shkruan: Tatiana Frattini-
Nëpërmejt romanit “Filius hostis ose I biri i armikut” shkrimtari Shpend Sollaku Noé ofron një afresk dramatik rreth fatit të paracaktuar të rinisë me të ardhme të djegur në diktaturat e kuqe të Europës Lindore.
Një pjesë e madhe e konfliktit, e vështruar ne sytë e një ushtari, zhvillohet mbi një ishull të fortifikuar, vend në të cilin regjimi dërgontë të rinjtë marinarë dhe kambale për të pësuar dhimbjet e dreqedjallit.
Një pjese të tyre – studentë të shkëlqyer në shkollat e mesme – i ishte mohuar e drejta për të studiuar në universitete, privilegj ky i bijve të nomenklaturës, që duhet të formonin të ardhmen e elitë së kuqe.
Programe ushtarakë rigorozë, të regjur në propagandë komuniste dhe ambienti i ashpër e jomiqësor, në vend që t’i brumosin djemtë sipas mësimeve të marksizmit, shtyn një pjesë të mirë të tyre drejt vesit, frikës e të pacipërisë. Në sfond të përhershëm – fati i atdheut të trishtuar, pre i luftës së ftohtë dhe i të pamëshirshmes luftë të klasave.
Gjithçka që paraqitet në këtë vepër të rëndësishme letrare është përjetuar nga autori në vetë të parë, sigurisht e trasformuar në laboratorin krijues. Në qendër të romanit – të rinj beratas. Ngjarjet zhvillohen sidomos në Berat e Sazan, por edhe në Sarandë, Durrë e Vlorë, në fillimin e viteve ‘80.
“Filius hostis – I biri i armikut” bën pjesë në oktalogjinë e romaneve “Bij të Saturnit” tashmë të shkruajtur në italisht nga Shpend Sollaku Noé, që vazhdon gradualisht të shohë dritën e botimit.
Kjo vepër madhore është frymëzuar në ngjarje realisht të ndodhura në më shumë se pesëdhjetë vite dramatike të të shkuarës së afërt të Evropës, duke filluar me Ligjet Raciale të viteve 1938-s për të vazhduar më pas me dikaturat komuniste e më tej. Skena, konflikti dhe personazhet në vazhdim shtrihen nëpër botë, nga Kriza e Kubës (1962) deri në Recesionin botëror te filluar në vitin 2008. Titujt e romaneve të oktalogjisë “Bij të Saturnit” janë: “I treni persi di Atzel Brauner”, “Il pero fiorì a dicembre”, “Filius hostis”, “Il Gancio”, “Scorpius”, “Cavie”, “Walscher”, “Gerda T. nelle braccia dei tre fiumi”. Secili prej këtyre romaneve ka një jetë të tijën, të pavarur, edhe jashtë këtij kompozimi të madh letrar.