• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri, tension në parlament

April 12, 2018 by dgreca

* Byroja e Kuvendit përjashton deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati/

1 Rama dhe mielli i Kuksit

Në Shqipëri seanca e sotme e parlamenti u zhvillua mes tensioneve të forta në sallë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas disa prej tyre hodhën miell, vezë e shishe uji në drejtim të tij. I ulur në krah të kreu të qeverisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u kundërpërgjigj duke hedhur dhe ai ujë drejt deputetëve të opozitës./

Qese me miell, vezë, e sende të ndryshme dhe shishet me ujë mbizotëruan sot në sallën e parlamentit ku sërish seanca u zhvilluan thuajse në një koas të plotë.

Opozita e bëri të qartë që në fillim qëndrimin e saj, ndërsa kryetari demokrat Lulzim Bashan në përfundim të fjalës së tij kërkoi përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, për shkak të “fjalorit fyes nga qytetarëve” në seancën e shkuar duke paralajmëruar se “nuk ka për të pasur procedim normal të kësaj seance pa larguar njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai do të largohet, ai do të mbajë përgjegjësi për këtë fyerje, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë vendit”.

Opozita javën e shkuar bëri kërkesë zyrtare për përjashtimin e kryeministrit, por ajo u hodh poshtë nga Byroja e parlamentit. Kryetari i parlamentit ndërhyri disa herë duke i kujtuar zotit Basha se ishte në shkelje të rregullores së parlamentit. Ky ishte momenti i ndërprerjes së parë të seancës. Rifillimi i saj e gjeti sërish opozitën të grumbulluar rreth foltores duke hedhur thirrje kundër kryeministrit dhe duke kërkuar lirimin e 11 qytetarëve nga Kukësi, të mbajtur në arrest me burg për shkak të ngjarjeve të dhunshme të 10 ditëve më parë në Rrugën e Kombit, gjatë protestës kundër tarifës së parashikuar për kalimin në aksin rrugor që çon drejt Kosovës.

Reagimet u ashpërsuan, ndërsa disa prej deputëtevë të opozitës, lëshuan qese me miell drejt kryeministrit Rama. Pas miellit do të vinte radha e sendeve të tjera apo dhe shisheve të ujit. Kryeministri Rama nuk reagoi dhe qëndroi pa lëvizur në vendin e tij. Në krah, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk e shmangu dot kundërpërgjigjen, duke hedhur ujë drejt deputetëve të opozitës.

Më vonë përmes një statusi në Facebook ai u shpreh i keqardhur “për reagimin instinktiv ndaj agresionit të ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare”, shkruajti zoti Bushati duke i kërkuar ndjesë qtetarëve që nuk arriti të ruajë “gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një parlament demokratik”, u shpreh zoti Bushati.(VOA)

***

Byroja përjashton deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati/

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë 6 deputetë të opozitës dhe ministrin  e Jashtëm Ditmir Bushati.

Byroja ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të deputetëve, Edi Paloka dhe Ervin Salianji, Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari, Keidi Mehmetaj.

Pas mbledhjes së Byrosë, deputeti demokrat, Edi Paloka, tha se vendimi pritej, ndërsa shtoi se kryeministri nuk përjashtohet edhe pse ka ofenduar popullin duke e krahasuar me organin gjenital.

Paloka: Vendimi që pritej. U dënuan deputetët e opozitës, megjithëse ishin atje sot thjesht në një reagim krejt normal në mbrojtje të qytetarëve të burgosur të Kukësit që edhe vet Rama i ka shpallur të pafajshëm dhe në mbështetjen e kërkesës sonë logjike për përjashtimin e një kryeministri që ka fyer popullin e tij. Një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital të mashkullit ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ka ndodhur edhe me politikanin më bastard.

Ishim në mbështetje të qytetarëve kuksianë që mbrojtën të drejtën e tyre, në një Parlament ky sot pritej që të vinte Saimir Tahiri për të mbrojtur mandatin e tij, një ministër i akuzuar jo vetëm nga opozita por edhe institucione ndërkombëtare si njeriu që ka ndjekur strategjinë e Ramës për kanabizimin e Shqipërisë dhe njeriu që Rama e vendosi në krye të trafikut të drogës në Shqipëri.

Komisioni hetimor do të vazhdojë punën normalisht, derisa sa t’i dalë në krye. Në një qeveri që mbron Saimir Tahiri dhe dënon qytetarët që proteston për bukën e gojës, këto janë çështje që i zgjidh jo më parlamenti, që sot është një Parlament privat i Edi Ramës dhe do të trajtohet si i tillë. Të jeni të bindur që Rama nuk ka marrë asgjë që meriton.

Unë i kam thënë pa mikrofon se ky duhet të jetë kryeministri më guximtar. Duhet të kesh guxim të marrë që vazhdon të sillesh në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që të urren.

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ministri Bushati, Perjashtohen 6 deputete te opozites, shqiperi, tension në parlament

Në Nju Jork promovohen verërat e Kosovës dhe Shqipërisë

December 20, 2017 by dgreca

-Në Nju Jork – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë promovuar verërat, djathrat, uji dhe çokollatat e prodhuara në Kosovë/1 Teuta flet

 – Në pritjen e fundvitit në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley/1 amb Nikki flet

 NJU JORK, 20 Dhjetor 2017 – Gazeta DIELLI/ Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Asociacionit të Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA), në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë promovuar verërat, djathrat, uji dhe çokollatat e prodhuara në Kosovë.1 shandro flet

 Në pritjen e fundvitit në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. 1 Faber flet

Gjatë fjalimit të saj, ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë që Kosova të njihet si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova dhe SHBA respektojnë njëra tjetrën, besojnë në njërën tjetrën dhe kanë të njejtat vlera demokratike, duke shtuar se kjo lloj lidhje nuk mund të ndërpritet. Duke folur për sfidat që të gjitha shtetet i kanë në momente të caktuara, ajo përmendi edhe faktin që Kosova ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë stuhisë së fundit që goditi Teksasin.2qev kosovesKonsullja e Përgjithshme e Kosovës, Tetuta Sahatqija tha se festat e fundvitit janë mundësi e mirë për të promovuar para miqve të Kosovës, verërat e Kosovës dhe produktet e tjera. Ajo falënderoi për praninë e saj, posaçërisht Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nikki Haley, për të cilën tha se është mbështetëse e madhe e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të Amerikës. Ajo poashtu falënderoi edhe Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën dhe sjelljen e produkteve kosovare në SHBA, derisa përmendi edhe faktin që vera e prodhuar në Kosovë është vera e parë e cila është sjellë ndonjëherë në tryezat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe atë nga ana e ambasadorit të Japonisë.1 VERA1

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka tha se Kosova përveq që prodhon verë të mirë e që duhet promovuar më shumë, tashmë ka krijuar edhe një mjedis të mirë për të bërë biznes, duke u bërë më atraktive për investitorët e huaj. E kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe në raportin e të bërit biznes të Banks Botërore, ku Kosova është ranguar në vendin e 40-të nga 190 shtete të botës.

 Në këtë pritje të organizuar në Nju Jork, janë promovuar 36 lloje të ndryshme të verërave nga gjashtë prodhues të verërave kosovare StoneCastle, Bodruimi i Vjetër, AgroKosova, Eko, Kosova Wine dhe Sefa Wine, djathrat e prodhuesve  Rugove, Sharri dhe Magic Ice, uji i prodhuesit Rugove, si dhe çokollatat Amël.

Filed Under: Featured Tagged With: Kosove, Perurohen Vertrat, shqiperi

SI E VLERESUAN TE HUAJT UDHETIMIN E EDIT DURHAMIT NGA MALI I ZI DREJT SHQIPËRISË?

September 20, 2017 by dgreca

 Gezim Llojdia

Nga Gëzim Llojdia */

 

burdenbalkans00durhgoog_0009

1-Udhëtimi Meri Edit Durhamit nga Mali i Zi në Shqipëri

Ajo ishte njëqind vjet më parë këtu, shkruan Rudolf Abrahami në :Revistën “Evropa” për udhëtimet e M.Durhamit në Ballkan dhe pikërisht për udhëtimin, që ajo ka kryer nga Mali I ZI drejt Shqipërisë. Këtë udhë studiuesja e M.Durham e ka përshkruar me aparat fotografik:” Abrahami” duke fotografuar ato vise e vende, që përshkoi.

burdenbalkans00durhgoog_0356Ajo, ishte njëqind vjet më parë këtu dhe Edith Durhami u  bë shqiptare , ishin udhëtime në funksion të librit të saj: ” Shqipëria e Eprme”.Ne shikojmë ngjarjet që janë aventurat e Edith Durham në rajonin kufitar Shqipëri ,Mali i Zi.

Fillimi një mëngjes në verën e vitit 1908, një pjesë e vogël la fshatin e Thethit në veri të Shqipërisë. Dhe duke udhëtuar nëpër borë  mes vendeve  të  thellë dhe qafave  e zunë frymën  në Café Pejë, atë kohë udhëtarët zbritën  në luginën Ropojana në atë, që është tani Mali i Zi. Pjesa  përbëhej nga Edith Durham, udhëtari i Ballkanit ,kampioni i  çështjeve shqiptare, së bashku me udhëzues e saj besnik dhe mik i Marko Shantoja.

Ati lokal françeskan dhe shërbëtorit të tij dhe një prijës nga fshati Okoli (Okol). Destinacioni i tyre ishte Vuthaj një vend i vogël, fshat me shumicë muslimane në luginën Ropojana të  cilat, së bashku me pjesën tjetër të zonës së Plavë Gucisëë-ende ishte pjesë e Shqipërisë. Duke kaluar një liqen, me ujëra shumë të thella dhe të kaltra, vazhduan  ata përgjatë luginës, për të arritur në Vusanje, xhami e vogël.

Kjo është vetëm një ekstrakt i revistës Evropa, të cilën e ka shkruar  Rudolf Abrahami.

Ai është  autor i disa guidave  për Kroacinë, Torres del Paine ,Malet e Malit të Zi, të gjitha botuar nga Press Cicëron dhe Kroacia National Geographic Traveler.

Artikulli i  tij në vitin 2009për  malin Velebit në Kroaci, i publikuar në Evropë siguroi një çmim për karakteristikat më të mira nga Shkrimtarëve në natyrë dhe Photographers Sporti Outdoor. Rudolfi është anëtar i Shoqatës Britanike të Shkrimtarëve Travel. Rudolf është duke punuar për  udhëzues për malet e lindore të Turqisë dhe shtigjet me distancë të largët në Northumberland. Gjithashtu ai shkruan për artin dhe arkitekturën islame. Rudolfi jeton në Londër. 

 2-Dr .Olimpia Gargano  ajo ishte fillimi i një dashuri që zgjati gjatë gjithë jetës

Tregimet e udhëtimit në Ballkan është një ndër subjektet  ende më  pak të hulumtuar mes provave letrare e udhëtime në Evropë, në mesin e tyre, shumë më pak të njohura janë librat e udhëtimit në Shqipëri, një vend të cilit e  njohim  kur nisi hapjen e  saj me vendet  jashtë,që  ishin bllokuar për gati 50 vjet të regjimit totalitar, deri në fillim të viteve 1990.

Një prej autorëve do të veproj në mënyrë specifike në projektin tim është anglezja Edith Durham, e  cila në fillim të shekullit 20 udhëtoi vetëm për në Shqipëri. E shtyrë për të udhëtuar nga mjeku i saj, i cili e këshilloi atë që të lëvizë nga koha në kohë për të mbështetur më mirë detyrat e ndihmës për nënën e saj të sëmurë, znj Durham, artiste dhe shkrimtare, udhëtoi në Adriatik në 1900.

Gjatë turneut të tij të parë, ajo vizitoi Cetinjen (Mal i Zi) dhe udhëtoi në Shqipëri  ,ajo ishte fillimi i një dashuri, që zgjati gjatë gjithë jetës.

 Për 20 vjet, Edith Durham i kaloi në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, ka vizituar vende dhe njerëz me përvojë,dhe u bë një partizane më e pasionuar  e pavarësisë së Shqipërisë. Kujtime udhëtimesh në Shqipëri (1909), është ende një nga burimet e njohurive dhe frymëzimet  më të pasura letrare për të gjithë ata, që janë përfshirë në kulturën dhe traditat shqiptare.

 *Studiues, bashkëpunëtor i Gazetës “Dielli” në Shqipëri.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, shqiperi, udhetimi i Edith Durham, Vleresimi i te huajeve

Gjeneral Kollçaku takon ushtarakët amerikanë në Shqipëri

September 8, 2017 by dgreca

 

????????????????????????????????????
Nga Shefqet Kërcelli/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,{FARSH}, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një takim me Atasheun Ushtarak amerikan në vendin tonë, Commander Samuel Wartell dhe Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtes, {ODS}, Major Joushua Glendening.

Temë kryesore e këtij takimi ishte prezantimi i lidershipit të ri ushtarak të FARSH me përfaqësuesit ushtarakë amerikanë në Shqipëri si dhe rritja e bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Forcave të Armatosura të dy vendeve. Gjeneral Kollçaku vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes si dhe mbështetjen e palës amerikane për përgatitjen dhe masat e mara për Takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 15-17 shtator 2017. Gjithashtu Gjeneral Kollçaku shprehu gatishmërinë e tij dhe të Forcave të Armatosura Shqiptare për vijimin e programeve dhe projekteve të mbështetura nga pala amerikane për modernizimin e FA shqiptare, siç janë mjetet e blinduara që sapo u dhuruan nga SHBA. Në përfundim të takimit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe përfaqësuesit ushtarakë amerikanë në Shqipëri, rikonfirmuan edhe njëherë thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok midis ushtrive të dy vendeve.

{Burimi i informacionit, Zyra e shtypit e Shefit të Shtabit të FA}.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: General Kollcaku, Shefqet Kercelli, shqiperi, takohet, ushtaraket amerikane

Delegacion me perfaqsues te SHBA, vizituan Shqipërinë

May 11, 2017 by dgreca

Delegeciaoni amerikan realizoi takime me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha./

unnamedunnamed (1)28

Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

A delegation of Members of the U.S. House of Representatives, led by Congressman Bob Goodlatte, visited Albania on Wednesday, where they highlighted the U.S.- Albania strategic partnership, the importance of the country’s judicial reform, and regional issues. Representatives Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, and Peter DeFazio joined Goodlatte, who serves as the chairman of the House Judiciary Committee, in meetings with President Bujar Nishani, President-elect Ilir Meta, Foreign Minister Ditmir Bushati, and Opposition Leader Lulzim Basha.
The members of the delegation urged all parties to come together and work out their differences and continue the hard work of democracy. They stressed the importance of implementing judicial reform, strengthening the rule of law, and also emphasized the importance of parties participating in the democratic process.

Sipas njoftimit zyrtar te Ambasades se SHBA

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni amerikan, shqiperi, takime

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT