Turne i suksesshëm i i Perlave të Muzikës shqiptare, i Trio-s;- Irini Qirjako, Petrit Lulo dhe Nokja i Beratit-në emër të shqiptarisë, në Mërgatën Shqiptare të Amerikës!/
Nga Raimonda MOISIU/
Të jetosh larg atdheut, –jo vetëm na shton mallin për gjithcka mbart toka mëmë, por është një dashuri pa kushte, një marrëdhënie e fortë emocionale që nuk e kërcënon asgjë, dhe e ka emrin Atdhedashuri. Jeta midis atdheut e mërgimit simbolizon historinë, gjeografinë, letërsinë, traditën e vlerat tona kombëtare, muzikë, art, kulturë, vizioni dhe pasaporta e një kombi për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Gjithsecili prej mërgimtarëve përpiqet me të gjitha mënyrat dhe përpjekjet e tyre, gjen forcën e shpirtin shqiptar, për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Emigrantët shqiptarë të vendosur në shtete të ndryshme të Amerikës asnjëhërë nuk harrojnë të festojnë Festat Kombëtare dhe ato fetare, vecmas Festën e Flamurit, datën historike të 28 Nëntorit, që për kombin shqiptar është një ditë e shenjtë- kur lideri i parë shqiptar me vizion evropian, Ismail Qemal Bej Vlora, do të shpallte Shqipërinë të pavarur, dhe i dha formën në historinë e shtetit shqiptar-Qeverinë e Parë Shqiptare dhe njohjen e pavarësisë nga komuniteti politik europian. Nën kujdesin e vecantë e të drejtpërdrejtë , të bisnesmenit shqiptaro-amerikan, z.Hysen Elmazaj, tashmë i integruar sukseshëm në pjesën e emigracionit të vjetër e të ri shqiptar, i ngrohur me idenë e krenarinë e të qenit shqiptar; si qytetar i kulturuar e i emancipuar , në Amerikën e madhe e të lirë, që ju jep shanse e mundësi të barabarta kulturave të ndryshme, duke u bërë pjesë e komunitetit. Z.Elmazaj veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme, në fushën e bisnesit, aktivist i cështjes kombëtare, ai është dashamirës dhe nostalgjik i pandreqëshëm i artit, i trashëgimisë kulturore dhe i muzikës shqiptare, aq modest sa që preferon Olimpin e heshtjes, për atë që bën. Duke qenë i tillë, bisnesmeni shqiptaro-amerikan, z. Hysen Elmazaj nëpërmjet Albanian Entertainment bëri të mundur për Festat e Nëntorit mbërritjen në Amerikë, të Yjeve të Muzikës Populllore, në mbrëmjet festive mes komunitetit shqiptaro-amerikan të; -Brilantit të Polifonisë Shqiptare, Irini Qirjako, Bilbilit të Këngës Popullore të Jugut, i vlerësuar gjithashtu si Perla e Këngës Polifonike, Petrit LULO, dhe atë që shpesh e identifikojmë me “Halitin e Beratit”, -mjeshtërin e klarinetës, por që e thërrasin, Nokja i Beratit, artisti që i dha zë e famë rolit të tij në filmin”Gjeneral Gramafoni”.
Novrus VENGO-alias –Nokja i Beratit është një nga klarinetistët e shquar e të talentuar, pasardhës i denjë dhe virtuoz i elitës të klarinetistëve -mjeshtra të muzikës shqiptare, që kanë bërë historinë, që nga Laver Bariu i Përmetit dhe Lulushi i Korcës, etj. Gjithashtu mes tyre gjendet edhe orkestranti i talentuar në organo, Artur Vengo. Që nga mesi i Nëntorit Festiv Historik e Simbolik i Pavarësisë dhe i Lirisë për shqiptarët, nën menaxhimin dhe investimin e z.Hysen Elmazaj, artistët shqiptarë po japin koncerte madhështore për komunitetin shqiptaro-amerikan, me ndjenjën e atdhedashurisë, patriotizmit e shqiptarisë nga Detroit, Ëaterbury, Connecticut, Boston Massachusetts, Chikago, Neë York, Detroit, duke u rikthyer disa herë në të njëjtët shtete, pas kërkesave të shumta që kanë nga shqiptarët e Amerikës! Qëllimi kryesor i këtyre koncerteve është jo vetëm për të festuar së bashku, por edhe për të ruajtur traditën, gjuhën, zakonet, kulturën, vlerat kombëtare dhe identitetin kombëtar; për ta ruajtur nga asimilimi, ardhmëërinë, dhe për t’i transmetuar këto vlera, ndër brezat që vijnë në tokën e huaj, sidomos te ata që lindin në Amerikë, apo kanë ardhur në një moshë fare të re. Nën tingujt e muzikës shqiptare të kënduar nga Irini Qirjako, Petrit Lulo dhe të klarinetës të Nokes së Beratit, u japin këtyre mbrëmjeve festive; hare, shqiptari, gjeografi, muzikë sipas trevave shqiptare, pamje festive të mrekullueshme në sinkron me ngjyrën kuq e zi—ngjyrën e flamurit tonë kombëtar. Mallëngjehesh kur shikon fëmijë të vegjël nga mosha 2 vjec, 4 vjec e shtatëvjec e më shumë, të lindur në Amerikë, nën përkujdesjen e prindërve të tyre, të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, deri edhe në kostume popullore e luftëtarësh nga të gjitha trevat e Shqipërisë, dikush si Isa Boletini, kush si Ismail Qemali e Bajram Curri, dikush si Cerciz Topulli e Adem Jashari, deri edhe T-shirt-me flamurin shqiptar, duke treguar Krenarinë Fisnike e të qënit Shqiptar! Nën përformancën e shkëlqyer të zërit energjik e të mrekullueshëm, të Irini Qirjakos dhe Petrit Lulos, mbrëmjet hapen duke kënduar hymnet respektivë të dy “Atdhe-ve” –Hymni Shqiptar dhe Hymni Amerikan. Më pas të gjithë vallëzojnë, ngrejnë dollitë e trokasin gotat e shqiptarisë, dhe Trio-ja, Irini Qirjako, Petrit Lulo dhe Nokja i Beratit nuk dorëzohen, por ata ndezin Flakadanin e Shqiptarisë me muzikën shqiptare sipas krahinave e trojeve shqiptare, të gjithë festojnë, të gjithë gëzojnë, të gjithë kërcejnë, brenda atyre sallave –të quajtura “Shqipëria e vogël” , shpalosin Krenarinë Kombëtare si pjesë e Identitetit Shqiptar në Tokën e Bekuar të Amerikës për orë me rradhë, deri në agimin e ditës tjetër, duke i shëndrruar ato, në “Vlora Shëqiptare e Pavarësisë dhe e Flamurit”, në Kosovë e Camëri , në Shqiptarinë që nuk njeh kufij! Është nder dhe vlerësim të dëgjosh këto perla të muzikës popullore shqiptare. Me përformancën e tyre të shkëlqyer, shpirtërisht e profesionalisht, Irini Qirjako, Petrit Lulo dhe Nokja i Beratit u dhurojnë bashkëatdhetarëve në Amerikë, momente të mrekullueshme, plot drite, jetë ngrohtësi dhe shqiptari, shqiptarët bëhen njësh me muzikën dhe së bashku tregojnë vlerat madhështore të kulturës shqiptare e kombit. Aty ata gjejnë gjithçka por edhe edukohen ndjeshëm me ndjenjën e atdhedashurisë këtë ndjesi margaritarësh që nuk i gjendet fundi asnjëherë, por vetëm se të bën krenar si vetë historia e shqiptarëve.
-Irini QIRJAKO i përket binomit të madhërishëm Artist & Njeri, që i kapërxen kufijtë e mirësisë, vitalitetit dhe talentit që ajo përcon me zërin e saj si gurra e ujit të kristaltë mes dinamikës së muzikës, të kënduarit dhe interpretimit emocional, e cila u jep fuqinë e tingujve, melodisë së këngës popullore por edhe asaj të trevave të ndryshme shqiptare, vecmas të polifonisë. E kanë quajtur Princesha e Polifonisë, e kanë nominuar me “Mjeshtre e Madhe”, “Qytetare nderi” e Sarandës, por te kjo grua e shquar shqiptare qëndron modestia fisnike, që me muzikën popullore të interpretuar prej saj qetëson shpirtrat e njerëzve dhe i largon për disa momente nga streset e mosmarrëveshjet e ditës, mes të përditshmes e të bukurës njerëzore.
-Petrit LULO, një nga zërat më të vlerësuar të këngës së jugut dhe asaj të përpunuar qytetare, për dekada ka përcjellë tek publiku vlerat më të mira të folklorit shqiptar. Kënga e tij nuk arrihet nga të tjerët, ndërsa vazhdon ti mbajë denjësisht këto vlera të folklorit shqiptar. Jeta e tij artistike i ka dhuruar shumë momente të veçanta, të cilat për këngëtarin kanë mbetur si kujtimet më të bukura.
Shumë e njohin si interpretues të këngës, por ai ka gjithashtu dhe shumë vite që kompozon këngët e tij. Kantautori Petrit Lulo pohon se polifonia është një vlerë e madhe në krijimtarinë tonë popullore, ndërsa gjatë viteve i ka falur shumë dhe për të polifonia mbetet unike.
-Nokja i Beratit -Atë tani e identifikojnë me Halitin e Beratit, klarinetistin që është bërë me famë në filmin “Gjeneral Gramafoni” . Për këtë arsye edhe Noken nuk i flasin në emër Novrus Vengo, por Nokja i Berait. I bëshëm, serioz, plot fuqi, ai kur të shtrëngon dorën duket si ata burrat e sertë, por të ndjeshëm të filmit në fjalë. Berati qyteti i klarinetës së bashku me Tepelenën, Përmetin dhe Gjirokastrën përbëjnë një kuartet nga ku kanë dalë klarinetistët më të shkëlqyer shqiptarë që kanë tronditur dhe platetë e botës. I tillë është dhe Nokja, madje ai ndihet më krenar kur i flasin Nokja i Beratit pasi e identifikojnë me qytetin e lashtë të 1001 dritareve, ku historia e këngës është po aq e bukur sa e luftës.
Dhe këta Artistë Shqiptarë, kjo Trio e mrekullueshme, Perlë e Muzikës Shqiptare vazhdojnë turin e tyre në Tokën e Bekuar të Amerikës mes komunitetit shqiptaro-amerikan, në Festat e Fundvitit!
Raimonda MOISIU
Hartford CT USA
NË 10-VJETORIN E FEDERATËS SË SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI
Kronikë/
Ndërsa Federata shënon dhjetëvjetorin e bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Greqi, njëra nga Shoqatat, më e vjetra me emër të përveçëm, Shoqata “Vëllazërimi” vitin e ardhshëm do të shënojë njëzetvjetorin, ndërkohë që mërgata shqiptare në Greqi do të shënojë njëzet e pesë vjetorin…
Kohë rritje, kohë bashkimi, kohë hedhje rrënjësh në një truall tjetër, truall që nuk mund ta mohojmë se; pavarësisht fshesave, dhunës, racizmit-pjellë e ekstremeve të përbotshme, u bë dheu i dytë i jetës së afro një të tretës së popullsisë shqiptare. U bë burim jetese e rritjeje në Atdhe, në familjet që morën dhe marrin jo thjesht bukën dhe gjellën e ditës nga “djemtë në mërgim” por edhe mirëqenien modeste, shtëpitë dhe bizneset, rrjedhën një miliard dollarësh remitancash, postimi parash…
Salla e Bashkisë diku sipër “Evelpidhon”, e hapur gjithnjë për veprimtaritë e tubimeve shqiptare, ishte mbushur sa nuk gjej vend për tu ulur…
Midis mërgimtarëve të inkuadruar në shoqata, e këto të bashkuara në Federatë, ndodhesh edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë Dashnor Dervishi, drejtues së bashkisë dhe të prefekturës, të Forumit të Emigrantëve të Greqisë, organizatës ASANTE, të organizatave jo qeveritare, përfaq1ësues të grupimeve të ndryshme nga e gjithë Greqia etj.
Festimi dhe Elona me respekt do të ngjisnin në podium të zotët e shtëpisë dhe mysafirët, fjalën përshëndetëse dhe mendimet e bluara mirë për të ardhmen e bashkimit të shqiptarëve në Greqi.
Etmont Guri, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, në përshkrimin historik të Federatës dhe të shoqatave do të vlerësonte nismëtarët, veprimtarët, zonjat dhe zotërinjtë që punuan dhe punojnë me përkushtim në vlerë të mërgatës shqiptare në Greqi.
Pyetjes nga salla se çfarë ka bërë Federata për emigrantët do t’i përgjigjej ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi z. Dashnor Dervishi. “Pyetja është për mua, tha ai, dhe jo për Etmondin edhe Federatën. Shoqatat dhe Federata nuk kanë fuqi ekzekutive, nuk i zgjidh ajo problemet e emigrantëve por shteti…”
Ishte një hyrje në fjalën e ambasadorit që nuk e kishim dëgjuar herë tjetër, një marrje përgjegjësie (të paktën me fjalë) për detyrimet kushtetuese të shtetit shqiptar për shtetasit e vet në mërgim, mbase një autokritikë për t’i parë emigrantët ndryshe nga sa është parë deri tani.
Do të ngjiteshin në foltore drejtuesit e parë të Federatës zotërinjtëAbilekaj eMëhilli të cilët përcollën momente të veprimtarive të shoqatave dhe Federatës në skena protestash për të drejtat e mërgimtarëve dhe në festime të ngjarjeve të mëdha që lidhen me vendlindjen.
Midis përshëndetjeve do të vinin melodi me iso dhe me çifteli, isoja e grupit “Lotë kurbeti” dhe “Vëllazërimi” dhe çiftelia dhe kënga e maleve mbi tela çiftelie e grupit “Zëri i vendlindjes”
Emocione solli ngjitja në skenë e “Kombëtares në emigracion” djemve futbollistë që përfaqësojnë mërgatën shqiptare në takimet me skuadrat vendase.
Në fund, për 14 vetë, në vlerësim të punës së tyre gjatë dhjetë vjetëve në radhët e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi u shpërndanë paketa mirënjohjeje.
Pas ceremonisë kënga dhe urimet do të shpërnguleshin në koktejin e organizuar me këtë rast ku të pranishmit shijuan ushqimet e përgatitura nga duart e amvisave shqiptare në Athinë, ushqime nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Një ditë e bukur, një veprimtari që mbushi me gëzim të pranishmit…
Abdurahim Ashiku
Nëntor 2014
SHQIPTARË E SERBË- PAQJA ARRIHET NË ROMË, SPORTI- LEKSION POLITIKËS
Arrihet paqja shqiptaro-serbe në Romë: Futbollistët i tejkalojnë politikanët nacionalistë/
Foto që vlen më shumë se mijëra fjalë. Pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe deklaratave tensionuese nga ana e dy qeverive, serbët dhe shqiptarët e Lacios kanë dashur të pozojnë për një “foto paqeje”.
Kjo foto e Lorik Canës, Filip Xhorxheviçit, Etrit Berishës, Dushan Bastës dhe Tomas Strakoshës, dëshmon qartë se ngjarja e ndodhur të martën e shkuar është lënë pas krahëve.
Sulmuesi Xhorxheviç e nisi ndeshjen nga stoli të martën në mbrëmje, ndërsa mbrojtësi Basta nuk ishte grumbulluar për shkak të dëmtimit.
Në të vërtetë, siç shkruan shtypi italian, pesë futbollistët, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë folur dhe janë sqaruar pas kthimit nga Beogradi në Romë dhe në fund kanë shtrënguar duart dhe janë përqafuar, duke i dhënë fund çdo aludimi për mungesë komunikimi në klubin ku luajnë.
Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem para ndeshjes së kombëtareve dhe pavarësisht atmosferës së tendosur, Loriku dhe Filipi, kanë provuar në çdo mënyrë të zbusin situatën me batuta të ndryshme.
Edhe në Formelo, në prani të drejtorit Tare nuk ka ndodhur asgjë speciale, përveç premtimit se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënin edhe para sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë.(Kortezi: Express)
BRUNO SELIMAJ, NJË EMËR I KOHËS SHQIPTARE
Nga Ramiz LUSHAJ/
1. Bruno Selimaj, i Nokshiqit të historisë, i qytetit ilir të Gucisë, me shtatin lis bjeshke, u
çue vigan në kamb’ në restorantin e vet elitar në Manhatan të Nju Jorkut, të kthyem prej tij në “Qendra e Ndihmave për Kososvën”. Aty ishin mbledh mirësisht tanë ata shqiptarë për të dhanë ndihma në dollarë amerikanë për Kosovën. E kishte të vështirë ky burrë i lartë me i lyp kujt, po gurra e zemrës ia vrelli fjalët e shpirtit:
-Unë i dhashë të gjitha çka pata për Kosovën, po janë ka më duken pak për Kosovën tonë. A ka burrë këtu që m’i jep 100 (njëqind) mijë dollarë hua se due me i dhanë edhe ato për Kosovën?
Një tjetër burrë i të mirës e i të mbarës, Nikë Mehmeti i thonë, atypëraty ia huajti Bruno Selimajt, njeriut të sakrificës përtej të zakonshmes, plot 100.000 USD cash, të cilat ia ktheu mbasandejna me çek bankar. E aty, para të gjithëve, e istikami atë kryefjalën refren i ditës: “Për Kosovën”. Të pranishmit e përcollën kit’ akt fisnik në kambë, me duartrokitje, plot mirënjohje.
Atë ditë historike në lokalin e Bruno Selimajt 40 kontributorë dhuruan 1.620.000 (një milion e gjashtëqind e njëzet mijë) USD për Kosovën, për lirinë e pavarësinë e saj.
Bruno Selimaj në at’ ag pranvere 1999 u këndell në fytyrë. Si e kuqja e Flamurit Shqiptar. Dorën e kishte vnue tek zemra. Sigurisht, ajo i rrahte shpejt, fort, shumë. Si ditët e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës…
Ky akt ishte biblik. Përndryshe: një “Giness shqiptar”. Kurrsesi një “ankand” në lokalin e tij klas. Gjithësesi një piedestal i kohës. Vet Bruno Selimaj ishte një nga piedestalet e kontributeve të mëdha e të vazhdueshme për Kosovën e sotme shtet i pavarur e sovran. Mbi njëzet vjet me dorë në zemër e në xhep për Kosovën.
Ai, Bruno Selimaj, në atë vit 1999, e pat’ mbyll përkohor aktivitetin tradicional të dy restoranteve në afri e pronë hipotekore e tij në Manhatan. Njani mbeti i heshtur, magazinë. Tjetri plot gjallëri: e ktheu në “Qëndra e Ndihmave për Kosovën”. Ky akt nuk ishte pak. Mijëra dollarë amerikanë mbeteshin pa hyrë si zakonisht në llogaritë e tij bankare, në jetën e tij familiare, në kontributet e tij farefisnore, miqësore, kombëtare. Prapë, asokohe, në atë ditë të tubimit për ndihma për Kosovën, i boshatisi llogaritë e tij bankare. Si rrallëkush. Ndoshta si askush. Sikur të mos i mjaftonin të gjitha këto, shqiptari i madh Bruno Selimaj i lypi e i dha fisnikërisht edhe 100.000 USD. Zoti e bekoftë në jetë e mote, kit’ jetëepunë ndritur!
Tradita shqiptare e ka një thanie të njohur: Burri ban çka mundet. Ky, i miri shpirtbutë e punëartë, Bruno Selimaj, me shembullimet e tij dëshmoi edhe ndryshe: Burri ka i’here ban edhe çka s’mundet, sidomos kur flitet për sakrifica të larta për Kombin, si ky rast e akt i tij i shumëfisht për Kosovën dardane.
2.Bruno Selimaj është ma i madhi ndër dhjetë fëmijët e Bajram Mujë Selimajt, ndër vllaznit e tij: Nino, Dino, Bali, Besim e Alex dhe motrat Igballa, Nakshia, Naxhie e Resmie.
Kur ishte në Guci punonte si bujk i arave e shpesh bari i tufës. Toka ia njifte dorën e malet kamben. Ai punonte shumë e mirë se ishin familje e madhe, se ishte punëtor i madh. Puna i kishte hap, grat’ e uratë. Një herë e provoi të shkonte në Shqipërinë Londineze, po u rikthye shpejtas në trollin e lindjes, në krahinën e Plavë-Gucisë të futun padrejtësisht nën Malin e Zi. Ndoshta, gjithkund, në dy anët e kufinit të 1913-tës, jeta po i dukej njësoj. Ai kërkoi diku tjetër një jetë ndryshe: ma të begatë, ma të lirë, ma të paqme, ma të mirë, ku të punonte me të dyja duart: njana për veten e tij e shtëpinë e tij dhe tjetra për Kombin Shqiptar e për Amerikën.
Ishte viti 1970. Bruno Selimaj 18 vjeçar kapërceu Atlantikun. Rroku tokaqiellin e Amerikës. Si të gjithë emigrantët e atyshëm. Iku sëbashku me prindërit e tij të mirë, model në udhën e vet, magnet për fëmijët e vet, të ylltë në humanitetin e vet, të lidhur me trojet e veta e me idealet kombëtare shqiptare, të cilët i dhanë Kombit Shqiptar një trashëgimi tejet të madhe: fëmijët e vet, veprat e fëmijëve të vet.
Amerika e rinuar në gjithçka dhe e zhvilluar pa kufi nga Toka në planete të Galaktikës, kryefuqi e botës në shek. XX, Tempull i Demokracisë, si i thonë shprehjes së emigrantëve të atjeshëm, e “mori me të mirë” Bruno Selimajn e ri, djaloshin gene e virtyte pastër. Njejtësisht e virtytshëm, edhe Bruno Selimaj i doli Amerikës një ndër shqiptarët më të mirë në tokën e vitet e saj.
Në “planetin” Amerikë, në kit’ vend kryezot mbrojtës i Kombit Shqiptar, Bruno Selimaj ia mbrrini të jetë një shqiptar i mbrrimë. Një shqiptaro-amerikan dinjitar. Flamurtar. Simbol. Dje, sot, nesër.
Në nëntor 2012, përkitas me 100 vjetorin festë madhështi të Pavarësisë së Shqipërisë, gazeta amerikane “Neë York Daily Neës” e rendit qytetarin e kulturës perëndimore e biznesmenin atdhetar Bruno Selimaj një ndër “10 Shqiptarët më të njohur në SHBA”, krahas e ballas me personalitetet e tjera emblematike: Harry Bajraktari, Stan Dragoti, Bardhyl Tirana, Ëiliiam Gregory, Skënder Ghilaga, Emine Çunmulaj e të tjerë.
Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë për kontributet e atributet e shquara e nderoi me Çmimin e madh “Konica”, një çmim i ndarë edhe për personalitete të larta botërore e shqiptare si Bill Klinton në Amerikë, Tony Blair në Britaninë e Madhe, Ibrahim Rugova në Kosovë, e të tjerë. Kjo dekoratë nderi do t’i dorëzohet solemnisht në veprimtarinë tradicionale kulmore të Fondacionit Plavë-Guci për Ditën e Flamurit, në fund nëntor 2014, në Nju Jork – kryeqëndren e sotme të shqiptarëve në SHBA.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, më i fuqishmi organizëm i shoqërisë civile në Amerikë, e dekoroi Bruno Selimajn në shtator 2006 në hotel “Cipriani” të Nju Jorkut me Çmimin e lartë “Arritje gjatë jetës” (Lifetime Achievement Aëard) për përkushtimet e tij për Çështjen Kombëtare Shqiptare. Me një çmim të tillë vjetor KKSHA ka nderuar edhe presidentin amerikan Bill Klinton, sekretarët e shtetit amerikan Xhejms Bejker e Madlen Ollbrajt, senatorët Bob Doll e Miç MekKonell, ambasadorin amerikan në OKB, Riçard Hollbruk e të tjerë. Sigurisht, përkrah, në mes, në rradhë, me këta njerëz të mëdhenj për Kombin Shqiptar edhe Bruno Selimaj ndihet shumë mirë, i nderuar lartësisht.
Ndoshta edhe presidentët e Shqipërisë e të Kosovës, ndonjë ditë, në ndonjë rast, do i japin personalitetit të mirënjohur shqiptaro-amerikan Bruno Selimaj dekorimin përkatës për meritat e tij, pasi ky është një emër i nderuar i kohës shqiptare.
3.Geni i mirë i trollit të tij rrënjas nokshiqas, geni i trungut familjar nga gjaku i babës e tamli i nanës, dhe geni i degëlidhjeve kah dajët e vet, i jeton prej në kohë lindje shqiptarit bestar e nderimtar, Bruno Selimaj. Ky gen i jeton në gjakun e shpirtin e tij, në udhët e arritjet e tij. Ky gen i mirë e fisnikëron atë në palcë e asht, i gjeneron forcë suksesi, i jep bukuri shpirti, i sjell e përcjell madhështi brezash, epokash. E ban të pathyeshëm, të pakthyeshëm, të patjetërsueshëm. S’ka se si të ndodhë ndryshe!
Biznesmeni Bruno Selimaj, ndër dekada, në restorantin e tij “Club A Steakhouse” ( 240 East 58th Street New York. NY 10022) e mban figurshëm si emblemë në trupveshjen e vet, tek qysteku i tij – një Shqiponjë, simboli i Flamurit Kombëtar Shqiptar. Qyshse në pamje të syrit klientë nga etni e komunitete të ndryshme të Amerikës e paradijnë se pronari i tij, Bruno Selimaj, është Shqiptar Etnik. Po. Ai realisht është i tillë në pamje, me fjalë e vepra – nga thonjtë tek flokët, nga gjaku tek fjala, nga ashti tek hapat. Në mbi 60 vite të jetës së tij.
Ajo Shqiponjë tek qysteku i Bruno Selimajt nuk është rastësi apo dekor. As shenjë antike apo moderne. As diçka tjetër. Ajo e ka simbolikën e vet, e cila lidhet fort e mirë me trollin e tij atnor, genetik, me vet Nokshiqin e historisë mbarëshqiptare, panballkanike, ndërplanetare.
Flamuri Kombëtar Shqiptar, pas Shtetit fitimtar të Skënderbeut, për herë të parë, e ritheksojmë për herë të parë, në një luftë frontale kombëtare mbarëshqiptare, u përdor pikërisht në Luftën e Nokshiqit, në dy betejat e mëdha gjeostrategjike e ushtarako-politike të saj (4 dhjetor 1879 – 11 janar 1880). Pra, u përdor në kit’ vis të origjinës e trollit edhe të Bruno Selimajt.
Ky fakti historik i Flamurit në gurra dokumentare dëshmohet edhe nga vet okupatori shumëshekullor otoman, nga vet Dervish Pasha, kryekomandat i Armatës Otomane me 30.000 ushtarë pjesmarrës në Luftën për pushtimin e Ulqinit e dorëzimin e tij Malit të Zi (23 e 26 nëntor 1880). Ky gjeneral gjakatar otoman në vitin 1881 i relatonte me telegram Sulltanit: “Fjala është për flamujt shqiptarë, të cilët Lidhja i ka përdorur para dy vjetësh (1979) për ushtrinë shqiptare të cilët kanë shkuar për të mbrojtur Plavën dhe Gucinë nga sulmet malazeze. Sikurse u informova në atë kohë kishte afër 20-30 flamuj të tillë. Mirëpo flamuj shqiptarë, të cilët i ka përdorur ushtria e Lidhjes qysh atëherë kanë mbetur në Plavë e Guci” (Vepra “Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane”. Përkthyer dhe përgaditur nga Iljaz Rexha. Botim i Arkivit të Kosovës. dok. 71. Prishtinë. 1978. f. 173). Tjetra. Sot për sot, Flamuri Kombëtar Shqiptar ma i vjetër në fondet etnografike të Qëndres Albanologjike në Tiranë, ndër 16 flamujt e arkivuar zyrtarisht, është Flamuri i gjetur në Plavë-Guci, sigurisht i përdoruri në Luftën legjendare të Nokshiqit, në kit’ vis edhe të Bruno Selimajt.
Historiografia kombëtare shqiptare në vazhdimësi kohore po i jep vendin e munguar e të merituar kësaj lufte epokale e epope të Nokshiqit, luftë fitimtare e cila cilësohet si “Parathënie” e Pavarësisë Shqiptare në Vlorën e 1912-tës të Ismail Qemalit. Populli kit’ histori shqiptare me dy akte të mëdha kombëtare të Flamurit Shqiptar, në Nokshiq e në Vlorë, e përjetësoi në muzen e vet me një simbolikë mjaft domethënëse:
Si dy male i rrijnë Historisë,
Nokshiqi e Vlora e Pavarësisë…
4. Bruno Selimaj në 100 vjetorin e Pavarësisë Shqiptare të Vlorës, në veprimtarinë e organizuar nga Fondacioni Plavë-Guci (FPG) për Ditën e Flamurit, në at’ 25 nëntor 2012, i dhuroi për pjesmarrësit e atyshëm 400 plisa të bardhë dhe 400 flamuj kuqezi. Ato kishin simbolikën, krenarinë e atmosferën e vet. Shqiptarët me plisa në kokë e flamuj në duar, ndiheshin si “mbretër të vërtetë” në hotel “Royal Regency” në Jonkers të Nju Jorkut. Si rrallëherë, si rrallëkund, vendi u dhezë me ngjyrat e simboleve tona kombëtare. Një mrekulli në mërgim. Një mesazh i madh për vendlindjen në Plavë-Guci e kah i thonë Shqiptari.
I përkushtuari atdhetar Bruno Selimaj i Nokshiqit, i Gucisë e i Nju Jorkut, ashtu sikurse me Flamurin Kombëtar Shqiptar, njëherash e pothuaj njejtësisht, edhe me “Plisin e Bardhë” e ka lidhjen e vet historike, kombëtare, shpirtërore.
Plisi i bardhë (kapuçi, qeleshja) është simbol e traditë ilire. Në gjetje arkeologjike të kohës së Antikitetit ilir ka gjithato statuja me plis të bardhë. E ka mbajt edhe mbreti Pirro i Epirit. Në një foto të shekullit kaluar tek Manastiri i Deçanit (ish kishë katolike) shumica e pjesmarrësve në oborrin e saj janë me plisa të bardhë, shqiptarë. Në Kuvendin e madh historik të Junikut të Kosovës (21-25 maj 1912) që i dha hov Kryengritjes së Përgjithshme drejt Shkupit (gusht 1912) e udhëçoi drejt ngritjes së Flamurit në Vlorë, askush nuk u lejua të merrte pjesë me kësulë turke, po vetëm me plisin e bardhë iliro-arbnor-shqiptar. Një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, Lef Nosi, më 29 nëntor 1912 nga Vlora e ngritjes së Flamurit lajmnonte në Elbasan, vendlindjen e tij: “Qeleshet e bardha këtu u shtrenjtuan shumë”. (Jaho Brahaj. Flamuri i Kombit Shqiptar. Monografi. EB Gj. Fishta. Lezhë. 2007).
Një tjetër lidhje ka shqiptari atdhetar Bruno Selimaj me plisin e bardhë. Kjo ka të bajnë me vet identitetin kombëtar të shqiptarëve etnik nën Malin e Zi.
Princi-bishop Petri II Petroviç-Njegos i Malit të Zi (1833-1851), i etnisë serbe, filozof e poet epik, që i zgjeroi kufijtë me pushtime e aneksime të territoreve shqiptare, e shpiku “kapicën e zezë” malazeze, si identitet malazez. Kësisoj, sllavo-ortodoksia e shpiku edhe “kombin malazez”(!) Nipi i tij, Krajl Nikolla i Malit të Zi, kur ishte princ (1860-1910) e, mbasandejna, mbret (1910-1918) e ktheu në detyrim të pashmangshëm e të përgjithshëm politik, ushtarak, shkollor e fetar për çdo malazez mbajtjen e “kapicës së zezë” malazeze. Edhe fëmijëve në shtëpi e në shkolla iu mësohej se rrethi i kuq tek kapica e zezë ishte gjaku që duhej marrë për Malin e Zi, gjaku që duhej derdhë ndaj shqiptarëve etnik me plisa të bardhë në viset e veta deri në çfarosjen e tyre nga trojet iliro-arbnore.
Kjo ishte ndamja e madhe e kohës: shqiptarët me plisa e malazezët me kapica.
Kjo u përflak ballas, preraz, përgjakshëm edhe në Luftën e Nokshiqit (1879-1880). Kangët e popullit iu dëshmojnë kohnave: …Asht Shqipnija tan’ me plisa…/ apo …E ti Marku (Milani) i Malit t’ Zi / Mblidh kapicat për n’ Çeti’ (Çetinë)! /.
Diku tjetër gjejmë në vargjet e popullit dialogun e Krajl Nikollës me vojvodë Mark Milanin, antar i Senatit të Malit të Zi e komandant ushtarak që humbi randshëm në Luftën e Nokshiqit – në ma të madhen e ma të përgjakshmen luftë në historinë e Ballkanit në mes sllavëve e shqiptarëve:
“Mark Milani rrahi telin.
Në Çeti’ çoi haberin:
-Mymleqeti po lufton,
Tan’ ushtrin’ po ma faron.
Knjaz Nikolla ish idhnue:
T’madhe Markut ju gërmue:
Ku-ku majko çka po thue,
Mor’ vojvoda i Malit t’Zi,
Ku po i len ushtarët e mij
Me i marrë Limi bytevi,
Me hup nerën e Malit t’Zi,
Un’ të çova n’Mymleqet, (Plavë-Guci)
Me i qit fare ata krejt,
Me i qit fare, me i farue,
Mos me lan’ ma farë shqiptari
Ku del Syni e Gërçari /…”.
Bruno (Shyqeri) Selimaj ka edhe një lidhje të (për)hershme me Fondacionin Plavë-Guci (FPG) në Amerikë, me kit’ institucion kombëtar, humanitar e kulturor të plavë-guciasve…mërgimtarë atdhetar. Ai është ndër themeluesit e tij në atë 7 shkurt të vitit 1994. Ishte një ditë historike. Një nevojë publike. Një mision atdhetar kombëtar. Vendlindja e Mërgata – hark triumfi ndërveti në çdo kohë e rast të mundshëm. Aty e ngritën edhe Komisionin Nismëtar të FPG apo si ti themi: Kryesinë e tij të parë. Sipas proçes-verbalit, në mbledhjen themeluese ishin 21 plavë-gucias nga të gjitha fiset e fshatrat e krahinës, ndër të cilët edhe Bruno (Shyqeri) Selimaj. Edhe pas 20 vitesh Bruno Selimaj e ka synin e zemrën, shpirtin e dorën tek FPG. Shembulli i 100 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare është mjaft publik, stoik, fisnik, i veçantë.
Në një kumtim zyrtar të Fondacionit Plavë-Guci jepen vlerësime kolegjiale e meritore për shqiptarin kombëtar e humanistin atdhetar, Bruno Selimaj, për personalitetin e veprimtarinë e tij mbarëkombëtare. I përzgjodha dy thanie: “Veprat e Bruno Selimajt janë Enciklopedi Patriotike” dhe “Bruno Selimaj është një Ambasador i Plavë-Gucisë në botë”…
Në kësi rasti, si ky i Bruno Selimajt, tejkalohet edhe ajo thënia e Jezu Krishtit se profetët nuk vlerësohen në vendlindjen e tyne. Veçmas në gjallje të vet. Bruno Selimaj është një shenjt. Do të thojsha një shenjt i gjallë. Patjetër, e kanë shenjtërue veprat e tij, të mirat e tij. Sigurisht, ai ka shenjtëritë e veta.
AQIF EFENDI BLUTA, SINONIM I BURËRISË SHQIPTARE
Shkruan:Eugen SHEHU/ Jeni Pazari,(Pazari i Ri) do të jetë kurdoherë si çdo vit tjetër i Shqipërisë,me dramat,luftërat, lindjet dhe vdekjet e tij.Brenda këtyre jetëve të brezave të tërë,natyrisht është çmuar e do të çmohet ngamot edhe ajo e Aqif Blutës, e burrit që kurdoherë ç’prej lindjes e deri në çastin e mbramë jetoi jo vetëm me shqetsimin e vendlindjes por krejt viseve shqiptare.
Lindi më 1887,në shtëpinë e madhe të Blutajve në Jeni Pazar.I jati i tij,Emini vinte nga Gjakova, u kujdes qysh herët që i biri të vazhdojë mësimet në shkollë,ngase shihte tek i biri një lloj pjekurie e talenti të parakohe,një lloj ngazëllimi të madh përpara librave.Por Jeni Pazarin e viteve 1902-1903,mungonin shkollat dhe sidomos ato shqipe.Është kjo arsyeja që Emin Bluta,i jep disa mësime privatisht të birit duke e përgaditur ate për të vauhduar më gjatë,larg prej Shqipërisë. Qyteti i parë i madh,me të cilin u përball Aqifi 10 vjeçar,ishte Izmiri (Turqi).Falë disa të afërme të tij,Aqifi u vendos në kushte mjaft të mira në një prej gjimnazeve më të rregullt të qytetit.Tashmë , koha e tij do të zirej plotësisht me mësime dhe veçmas me praktikime në gjuhë të huaja.Prirjet e tij ndaj procesit mësimor ranë shpejt në sy të mësuesve të cilët shihnin tek “arnauti” i vogël jo vetëm shpirtin e ndjeshëm e kureshtar por edhe zotëruesin e një malli të pashtershëm për viset e largëta të vendlindjes.Kanë qenë natyrisht rezulltatet e larta në vitet e gjimnazit,çka udhëhoqën djaloshin e heshtur të Jeni Pazarit,drejt udhëve të tjera të dijes.Duke dëgjuar në këto vite për emra të shquar ushtarakësh shqiptarë që komandonin divizione të ushtrisë osmane,Aqifi mendon se mund ta ndjeje veten mirë,pranë tyre.Ai e le qytetin e bukur të Izmirit duke vajtur në shkollën e lartë ushtarake të Manastirit e cila përgadiste oficerë të zotët,të aftë për të komanduar ushtrinë perandorake në krejt viset e pushtuara,merr gradën e kapedanit të klasit të parë.Në vitet 1915-1918,Aqif Bluta komandon disa reparte të ushtrisë turke.Lufta e Parë Botërore do të sillte përshtjellime të mëdha jo vetëm për Ballkanin por edhe për Evropën,ndaj formacionet luftarake osmane do të përballeshin me situata e detyra të vështira taktike e strategjike.Aqifi,tashmë me gradën e kapedanit,do të udhëhiqte disa luftime të reparteve të tij duke u bërë shembull i trimërisë dhe pjekurisë në marrjen e vendimeve luftarake.Por mendoj se në këto momente,kurdoherë duhet veçuar një shpirt i madh i Aqif Blutës i cili anipse ishte ndodhur mes luftërash e betejash nuk mund të heshtete.Ky ishte shpirti i madh që dhimte për Shqipërinë.Ngase koha e lirë e tij ishte mjaft e kufizuar ngaqe regjimi ditor përcaktohej rreptësisht prej rregullave strikte të ushtrisë osmane.Aqifi nuk mund të angazhohej sa duhej me problemet e Shqipërisë,por në çdo minut të lirë,në çdo kohë që i jepej për të pushuar,ai do të gjendej kurdoherë në mes të shqiptarëve.Bisedat me ta,kujtimet për Jeni Pazarin e krejt Kosovën martire,do të zbusnin ate shpirt të madh,do të bënin më të gëzuar ata sy të zes e të bukur.Pranvera e vitit 1919,do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e Aqif Blutës.Dhe kjo është e kuptueshme kur burri e atdhetari,e lidh në mënyrë të pandashme jetën e tij me ate të atdheut.E coptuar aq keq më 1913,Shqipëria dhe Kosova këto vise arbërore u qarkuan me karakolle serbe,si për t’ju treguar shqiptarëve se përpara lakmive të fqinjëve sllavoshoven edhe vet Evropa s’ka ç’të bëje.Sikur të mos mjaftonin këto,grekët,serbët e italianët po mblidheshin e po bënin plane për të shqyer prej trupit të Shqipërisë edhe ato pak toka që i patën mbetur.
I plagosur dy herë në luftë,i graduar dhe i propozuar për të marrë ofiqe të reja,Aqif Bluta, e kupton tek e mbramja se rruga e tij tani ishte,vetëm ajo që po e çonte në Jeni Pazar.Miqve të vet në prag të ikjes do tu kumtonte ; “Shkolla e burrnija s’na ka mungue askurrë na shqyptarvet të ardhun këtu në Stamboll.Por per mue,ajo çka i dhash Turqisë asht e mjaftueshme.Hije s’po me ka me mbush gjoksin me dekorata kur kufinin e Shqypnisë e kërcnon serbi e greku nat me natë.Po iki e po ju tham edhe ju që të hidhni dyfekët e turkut për me mbrojt votrat tona “.
Në verën e vitit 1919,shkon në Jeni Pazar.Tashmë është burrë i pjekur,shtat lartë,i heshtur si në fëmijëri por edhe i dashur me të gjithë.Kulla e madhe e Blutajve shtron gosti për netë të tërë ngase ata kishin marrë vesh për plagosjen e rëndë të Aqifit.Qindra vizitorë vinë të takojnë birin e tyre edhe për një fakt tjetër.Në mbarim të luftës së Parë Botërore kur mjaft shqiptarë të Kosovës donin të ktheheshin pranë shtëpive atyre u refuzoheshin kërkesat prej ambasadës serbe në Stamboll.Aqif Bluta,duke shfrytëzuar emrin e nderuar të tij dhe ngase fliste në disa gjuhë,ngase ishte i paisur me logjikën e hekurt,në mjaft raste kish ndërhyrë drejtëpërsëdrejti në këtë ambasadë duke zgjidhur problemet e bashkëkombasve të vet.Ndërkaq,shqiptarët e Jeni Pazarit,Sinicës,Gjakovës,Pejës,ishin të bashkuar rreth idesë për bashkimin e krejt viseve etnike shqiptare.Në kushtet kur ata e ndjen të rrezikohej edhe vetë egzistenca e shtetit të tyre,kryen disa akte jo vetëm luftarake por edhe diplomatike.Kështu,në një peticion që populli i Pejës e Gjakovës i pat dërguar kësaj kohe,qeverisë franceze,thuhej tekstualisht ; “Ne shiptarët e Kosovës kemi luftue aktivisht për çlirimin dhe krijimin e Shqipërisë indipendente… Tani,në vend të lirisë e pavarsisë së premtuar popujve të vegjël,që u ngritën kundër pushtimit austriak,atdheu ynë po pushtohet nga sllavët dhe po vendoset regjimi serb”. (Arkivi Qendror i Shtetit , Fondi Komiteti i Kosovës , dosja 27 , fleta 28 – 29 ).
Aqif Bluta bie me një herë në kontakt me atdhetarët e Jeni Pazarit dhe viseve të tjera shqiptare.Veçmas,ai do të lidhej në miqësi të përjetshme me Nexhip dhe Ferhat Dragën,vëllezërit që jetuan deri në çastin e tyre të mbrame,me idealin e Shqipërisë etnike.Të tre këta burra,formojnë organizatët kombëtare të quajtur ; Shoqëria e mbrojtjes të së drejtave shqiptare”. Në radhët e kësaj organizate ata u përpoqën të afronin sa më shumë intelektualë të cilët do të mund të mbaronin në mënyrë energjike dhe të zgjuar të drejtat e Shqipërisë jo vetëm në viset arbërore,por edhe më gjërë në Europë e Amerikë.Aqif Bluta,tashmë e kupton përfundimisht,se veprimtaria e tij s’mund të jetë tjetër,pos ajo e bashkimit të shqiptarëve në luftë për egzistimin e kombit.Ai ka nisur të shkruje në gazetën “Hak” (organ i Xhemijetit-dilte në Shkup.shën.e.sh.)duke demaskuar jo vetëm vrasjet dhe dëbimet masive të shqiptarëve,por edhe planet djallëzore të Pashiqit i cili me çdo mjet kërkon të dezinformojë opinjonin evropian.Me një gjuhë të rrjedhshme e të qartë,me argumente të fuqishme e për më tepër një logjikë të ftohtë,Aqif Bluta u dha shpresa të mëdha jo vetëm miqve të vet por krejt popullit të Jeni Pazarit,se bijtë e shqiponjës nuk do t’i ulin kryet.Ata do të çajnë kurdoherë përpara,pa iu trembur krismave e fortunave.
Në pranverën e vitit 1923,janë të njohura ,protestat masive të shqiptarëve,për t’u përfaqsuar në parlamentin e mbretnisë SKS,prej deputetëve të tyre.Duke qenë se këtë të drejtë,Jugosllavia ja pat njohur edhe boshnjakëve dhe kroatëve,ajo mundi të bëjë “lëshime”edhe në viset shqiptare të aneksuara padrejtësisht.Kështu,në zgjedhjet që shqiptarët e atyre viseve,bënë për t’u përfaqsuar në parllamentin e atëhershëm jugosllav,Aqif Bluta renditej me votime pas Ferhat Dragës.Gëzimi i popullit të Jeni Pazarit është mjaft i madh,ngase ata shikonin tek bijtë e tyre jo vetëm burrat e mençur por edhe trima,që do të mund të vlersonin të drejtat e shqiptarëve pa iu dridhur qerpiku.Ngase ka autoritet,është i ndershëm dhe i paisur me kulturë,biri i Jeni Pazarit,zgjidhet në paralment si antar i komisionit të financave.Në këtë detyrë të rëndësishme,Aqif Bluta dijti kurdoherë të tregonte maturinë dhe shpirtin atdhetar.Duke zënë një vend të respektuar në këtë komision,Aqif Bluta jo rrallë i shfrytëzoi koniukturat e ditës duke ndihmuar më së shumti në financimin dhe fonde shtetërore të shkollave shqipe si edhe ringritjen e objekteve të kulteve fetare.Anipse ai pat fituar emër të mirë në qarqet intelektuale të parlamentit jugosllav,zemra i rrihte kurdoherë për lirinë e trojeve tona etnike,ashtu siç rreh ajo zemra e zogut që kërkon hapsirën e kaltër të qiejve,çështjen shqiptare ai do ta mbronte në çdo moment dhe krejt haptazi duke u dhënë kështu serbëve që të kujtonin se nderet e tyre ishin krejt të pallogartishme kur është fjala për nderën shqiptare.Kështu,kur forcat serbe ndërhynë në gushtin e vitit 1923,në mitrovicë,duke vrarë të rinj që protestonin sepse donin të ishte shqiptar kryetari i bashkisë,Aqif Bluta me të marrë vesh ngjarjen mbajti një qëndrim trimëror në parlamentin jugosllav.Ai kërkoi që të merreshin masa ndaj gjendarmërisë serbe,duke u kujtuar paralamentarëve jugosllav se gjaku i derdhur nëpër rrugët e Mitrovicës nuk do të ndalet pa u plotsuar vullneti i popullit të atij vendi heroik.Po ate ditë, në gazetën “Hak” lapsi i tij do të shkruante “Gjendarmët serb po i vrasin barbarisht shqiptarët,nëpër rruga.Këto mizorina barbare mund t’i bajnë vetëm serbët e qeveria e tyre” ( Gazeta “Hak” shtator 1923 ).
Historiografia serbe,nuk mund të jetë e saktë kur flet për shpërndarjen e parlamentit jugosllav në vitin 1925.Sidoqoftë,unë mendoj se pos të tjerave ka qenë pikërisht krahu reformator i deputetëve shqiptarë,kroatë e boshnjakë që po e demokratizonte mjaft jetën e parlamentit sllav,duke synuar tek liria e plotë e fjalës dhe mendimit të popujve të tjerë nën serbi.Ka qenë kjo arsyeja që krali i serbisë e shpërndau parlamentin dhe nxori dekrete të veçanta për parllamentin e ardhshëm.
Ndërkaq,në zgjedhjet e vitit 1925,është sërish Aqif Bluta dhe Ferhat Draga që vëhen në krye të patriotëve të kosovës,për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve nën jugosllavinë.Duke përfituar nga ligjet e kohës,tashmë biri i Jeni Pazarit vendos të hedhë kandidaturën e tij në Gjakovë ngase këtu,rinia e arsimuar jo vetëm njihte potencialin intelektual të Aqifit,por për më tepër shihte tek ai mbrojtjen e mençur të çdo ideje atdhetare.Shtëpitë gjakovare të atyre viteve,hapeshin skaj më skaj për birin e Jeni Pazarit i cili la grada e ofiqe,la karriere politike e ushtarake duke e vënë jetën e tij vetëm në shërbim të nacionalizmit shqiptar,për komb e atdhe.Ka qenë maji i vitit 1925 kur Aqif Bluta u propozua prej qindra burrave gjakovarë,që ai,t’i përfaqsonte ata në parlamentin jugosllav.Nga ana e tyre,serbët,ende ruanin në kujtesë,ato fjalime oratorike e debate të nxehta të parlamentarit shqiptar i cili në çdo rast u dilte në mbrojtje të drejtave të bashkëkombasve të vet. Këta kursesi nuk mund ta lejonin që nga ky parlament sharlatanësh të dilnin zëra protestuese të deputetëve shqiptarë.Kësisoj,në një natë gushti të vitit 1925,pas një atentati të dështuar Aqif Bluta arrestohet prej gjandarmërisë serbe,në shtëpinë e Ramiz Rizës.Akuza në këtë rast ishte menduar mjaft mirë,Aqifi u akuzua për bashkëpunim të ngushtë më Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës si edhe me forcat vullnetare të luftëtarëve të Bajram Currit.Pas një mbrojtjeje tepër serioze,pas një mendimi të pjekur për lëvizjen kombëtare shqiptare,duket se për Aqif Blutën mund të largoheshin ditët dhe netët kobzeza të burgut.Ndërkaq,ai fitonte popullaritet çdo ditë e më shumë dhe për të mos provokuar ndonjë revoltë spontane,autoritetet serbe të Gjakovës, e lanë të lirë birin e Jeni Pazarit me kusht që ai të largohej menjëherë nga Gjakova,kushti ishte tejet domethënës.Duke u larguar nga Gjakova,ai nuk do të kishte mundësi të shpalloste idetë e tij atdhetare,nuk mund të organizonte tubime e veprimtari të tjera në shërbim të çështjes mbarëkombëtare. Por tashmë Aqif Bluta ka fituar respekt të madh në krejt viset e Kosovës.Miqtë tij, e shoqërojnë për në Mitrovicë,duke e siguruar se do të punojnë pa rreshtur që mbi personalitetin e tij jo vetëm të mos hidhet baltë por edhe të ndriçohen mjaftë prej shërbimeve të mëdha që ky u pat bërë kosovarëve në parllamentin jugosllav të vitit 1923.Mbase nuk duhet të harrojmë se në këto kohë,mjaft shkrime të Aqif Blutës,lidhur me terrorin serb të ushtruar në Kosovë,ishin botuar në shtypin evropian,duke e rradhitur birin e Jeni Pazarit në plejadën e atyre burrave të mençur që askurrë nuk e ndanë pushkën nga pena.Por edhe në Mitrovicë, ai do të ndiqej këmba këmbës prej policisë serbe.Misione të fshehta të kësaj policie patën dështuar në beograd për të futur Aqifin në rrjetën e tyre të bashkëpunimit,ndaj kësaj radhe ato ishin të vendosura deri për asgjësimin fizik të tij.Edhe këtu arrestohet natën në shtëpinë e një miku të vet dhe i kërkohet llogari për takimet e fshehta që Aqifi ka bërë me Bajram Currin.Kalvari i fyerjeve dhe poshtërimeve dhe nën një gjyq farsë,me preteksin se ka ndihmuar me armë e municion kryengritësit e Bajram Currit,Aqifi dënohet me tre vjet burg.Atdhetarë nga Mitrovica ndërkaq dërgojnë peticion në beograd duke kërkuar lirimin e tij,ndërsa populli i Gjakovës që e pat zgjedhur deputet kërkon me forcë jo vetëm lirimin por edhe përfaqsimin e tyre prej birit të Jeni Pazarit,në parllamentin jugosllav.Sidoqoftë,autoritetet e beogradit,duke paraparë tek Aqif Bluta shpërthimin e mendimit atdhetar e demokrat,preferuan heshtjen dhe burgosjen e tij,përndryshe përkrahjes që mund ti jepnin.Dhe kjo është e kuptueshme,ata nuk mund të luanin me zjarrin,për të djegur mashtrimet e tyre,me ç’rast do të zbulohej krejt hipokriza e “fqinjësisë së mirë”.Por edhe kohën e burgimit,Aqif Bluta e ktheu në veprimtari të gjërë nacionaliste.Ai me qëndrimin e vet,me porositë dhe shkrimet e botuara u kthye në një tribunë të lirë të mendimit të vendosur nacionalist.Aqif Bluta,i plagosuri dy herë në luftërat e Perandorisë Osmane,mësohet t’i ketë thënë të shoqes “Plagët e trupit qenkan shumë herë më të lehta se ato që bajnë dhimbjet.Por lypset mos me u dëshprue se dhimbja për vatanin kthehet kurdoherë në gëzim kur shef një reze shprese”.
Pasi veprimtaria diplomatike e atdhetarëve të Gjakovës e Jeni Pazarit është e madhe,Aqif Blutën enxjerrin nga burgu duke e këshilluar sigurisht që të mos merret me politikë.Biri i Jeni Pazarit,buzëqesh.Kredoja e tij,tashmë është pothuajse e nënshkruar përfundimisht.Shkollat, dijet, trimëritë dhe krejt jetën fizike ai ja pat falur nacionalizmit, kësaj vlere të çdo kohe për shqiptarët.
“Si deul Aqifi nga burgu,shkoi në Shkup,prej kah,bashkë me shokët e vet,i shkroi qeveritarit Masar Beut në Stamboll,të cilin e kishin njoftun dhe i luteshin që të mos pranoheshin shqiptarët si emigrantë në Turqi.Me ndërmjetsinë Masar beut,Turqija mbylli kufijtë për shqiptarët kosovarë e s’pranoi asnji emigrant”.( Gazeta “Kosova” shtator 1943 ).
Në vitet 1930-1933,Aqif bluta së bashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë,viret në krye të protestave kundër shovinizmit serbomadh.Me mendjen e mrehtë e gjykimin e thellë,biri i Jeni Pazarit e pat kuptuar se e vetmja rrugë e fatit që do të mund të nxirrte në bregun e lirisë,bashkëkombasit e vet,ishte ajo e mbrojtjes së lirisë me pushkë në dorë.Për hir të së vërtetës,duhet thënë se monarkia e shpallur në shtetin amë,ndriçon dimensione të reja të nacionalizmës me ç’rast rezonimi u ndie edhe në viset shqiptare në Kosovë,Mal të Zi e maqedoninë shqiptare.Aqif Bluta jo vetëm parakuptonte situatat në rrjedhat e tyre plot turbullira por mbante edhe qëndrim atdhetar ndaj tyre duke patur kurdoherë të gjallë shpresën e madhe për bashkimin e kufijve etnike shqiptare.Është kjo arsyeja që në vitin 1933,gjandarmëria serbe pat vendosur eleminimin fizik të tij.Një natë më vonë,ndërsa kthehej i vetëm në shtëpinë tij,në Jeni Pazar,Aqifi sulmohet nga tre njerëz që sigurisht kanë dalë nga barku i natës.Falë fizikut të tij të fortë,guximi e stërvitjes në shkollën ushtarake,Aqifi shpëton,anipse plagoset rëndë ( së pesti).Se me ç’dhimbje e jetoi populli i Jeni Pazarit këtë veprim kriminelësh ordinerë,mund ta kuptosh fare lehtë,kur mëson se shtrati i tij në spital ruhej prej rojeve të armatosura shqiptare e daljen e Aqifit nga ky spital, e shoqëruan gati 7 mijë banorë të qytetit.Thellë vehtes së tyre,banorët e Jeni Pazarit e patën kuptuar se atentati ndaj birit të tyre,tek e mbramja,ishte atentat ndaj vetëdijes kombëtare e cila pat filluar të shperthente përmes jetës dhe veprës së Aqif Blutës.Në zgjedhjet e vitit 1933 për në parlamentin jugosllav,Aqif Bluta delegohet sërish prej votës dhe besimit të banorëve të jeni Pazarit.Këtu,edhe pse i rrezikuar,edhe pse i kërcënuar me jetë,biri i Jeni Pazarit do të ngrinte lartë zërin e protestos në dobi të zgjedhjes së çështjes kombëtare shqiptare.Ky zë,do të gjëmonte në Beograd,ashtu siç gjëmojnë rrufetë në supet e maleve duke iu kujtuar deputetëve serb ate shprehjen ëmblematike të Abdyl Frashërit për Shqipërinë i cili u drejtohej dikur Fuqive të Mëdha”Mos e bëni copë copë sikur s’ka njeri !”.
Sidoqoftë,rrjedhat e ngjarjeve do të ndryshonin fatin e viseve shqiptare,pas sulmit Gjerman ndaj jugosllavisë,në prillin e vitit 1941,trupat gjermane,dy javë pas sulmit të Beogradit mbërrijnë në Jeni Pazar dhe komanda e lartë e Divizionit 60-të,merr takime me parinë e qytetit. Aqif Bluta,me ate urtësinë që e karaketrizonte,por edhe me ate ndjenjë nacionaliste të zhvilluar, e njeh komandën e lartë gjermane me historinë jo vetëm të Jeni Pazarit por krejt viseve shqiptare,të ndarë padrejtësisht nga shteti amë më vitin 1913.Pas kësaj,trimin e Jeni Pazarit do ta shohim edhe në tubimet e popullit në Pejë e Mitrovicë ku me fjalën e urtë u tregon për qëllimet e komandës së lartë gjermane duke i siguruar ata me ç’rast se trupat nuk mund të konsiderohen pushtuese.E vërteta është (pamvarsisht se ç’mund të kenë qëllimet strategjike të gjermanisë) se me vendosjen e forcave gjermane në territoret e Mitrovicës,Pejës,Jeni Pazarit e Rozhajës,masakrat serbe pushuan.Tashmë,me veprimet e tyre dinake,serbët po përpiqeshin të sillnin në këto zona kolonë të huaj,me ç’rast t’u kumtonin gjermanëve se ato vise nuk ishin etnikisht të pastra shqiptare.Në një dokument të asaj kohe,pos të tjerave shkruhet ; “Qeveria Jugosllave për me ndru fytyrën kombëtare të Pejës,kishte prue malazez,serb,rus,prej Banatit e ma së mbramit edhe vrakaqor të rrethit së Shkodrës,tue i zgjedhë tokat ma të mira të rrethit të Pejës… për me mujtun me i lan shqiptarët në varfëri,por fatbardhësisht nuk kishin mujt me ja arritë qëllimit.Mjeti me i marrë këto toka është druri e pushka.Numëri i të vramëve asht i tmerrshëm”.( Arkivi Qendror i shtetit, Fondi 35, Dosja 136, fleta 122 ).
Dinamika e zhvillimeve luftarake të RAIHUT TË TRETË ishte mjaft e ngjeshur dhe në këtë mënyrë,në vjeshtën e vitit 1942 trupat gjermane u detyruan të lënë Jeni Pazarin.Duke përfituar nga kjo tërheqje,militarët serb organizohen për pushtimin e qytetit.Por brenda 24 orëve Aqif Bluta lëshon kushtrimin dhe nën komandë të tij vrapojnë mbi njëmijë (1000)trima.Organizatori i talentuar ushtarak,Aqifi vendosi forcat në ruajtje të qytetit duke lënë të valojë i lirë,në bashkinë e Jeni Pazarit,,flamuri ynë kuq e zi.Pas këtyre veprimeve luftarake,nisur nga përvoja diplomatike,ai u dërgon edhe një mesazh serbëve në rrethina të Jeni Pazarit ku deklaron me zë të lartë se “Jeni Pazari asht tokë shqiptare.Historia e ka vërtetue këtë e na do ta mbrojmë me jetët e të fëmijëve”.
Por formacionet serbosllavo-çetnike nuk mund të tërhiqeshin lehtë prej Jeni Pazarit.Në muajt shtator-tetor 1941,ata kryejnë disa aksione terroriste barbare në rrethinat e këtij qyteti duke djegur shtëpi e duke vrarë banorë të pafajshëm.Aqif Bluta ndërkohë u ka bërë thirrje burrave të Kosovës martire që t’i vinë në ndihmë,aty në pozicionet e para të kufijve etnike shqiptare.E vërteta është se mbrenda një jave,aty mbritën gati dymijë burra të armatosur prej Drenice,Rugovës,Pejës dhe Istogut.Agimi i datës 16 nëntor 1941,vjen në rrethinat e Jeni Pazarit me krisma pushke e hingëllima kuajsh.Forcat çetniko-sllavoserbe janë lëshuar si të tërbuar për të marrë qytetin.Por këtu,pas trimërisë se çetave vullnetare shqiptare,ndriçon edhe njëherë madhësisht talenti dhe guximi i ushtarakut të talentuar,Aqif Blutës.Duke njohur më së miri terrenin duke zënë pikat kyqe të qytetit,Aqifi mundi jo vetëm të mbronte Jeni Pazarin nga shkatërimi i plotë,por duke çarë vetë i pari,ai mundi të ndërfutet në formacionet serbe duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha.Mësohet se në këtë rast,në një fjalim të mbajtur përpara popullit,Aqif Bluta kumtoi : “Këto toka të dashtuna,janë mbrojt ndër vite të shkueme me gjak shqyptari.E me këtë gjak të fisnisë burrnore,nuk janë lanë me u shkel prej kambëve të poshtme të serbëvet.Këta male jan mësue ndër vite me ajr të pastërt,tue valvitë madhnueshëm ate flamurin tonë të Skenderbeut”.
Më pas,në vitin 1943,Aqif Blutën do ta shohim në krye të atdhetarëve që kërkojnë bashkimin e krejt tokave shqiptare.Luftëtar i vendosur kundër komunizmit,biri i Jeni Pazarit,do të ishte ideator dhe organizator i disa tubimeve,në vendlindjen e tij e në rrethina,se nëse komunistët shqiptarë,do të luftojnë për kufijtë etnike mund të gjendeshin ura komunikimi,por në të kundërtën ata vetëm ndaheshin dhe askund nuk bashkoheshin.
Mik i ngushtë i Ferhat Dragës,Fuad Dibrës,Xhafer Devës dhe Shaban Polluzhës,Aqif Bluta tashmë rend të organizojë truprojat kufitare shqiptare jo vetëm në Jeni Pazar por në krejt viset e Kosovës Lindore.Ate nuk e lodhin as vitet e rënda të vuajtjeve dhe as mosha.Pret me kënaqësi idetë e miqve të vet për organizimin e Lidhjes së Dytë të Prizërenit.Mandej idetë e kësaj Lidhjeje i përçon në çdo shtëpi të Kosovës,kudo ku dyert për te rrinin hapur.Është kjo arsyeja që shtypi i atyre ditëve,duke folur për tubimin e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit thotë ; “Mbas zotit Shehu,si nënkryetar vjen zoti Aqif Bluta… asht burrë që në çdo kohë,nën çdo pushtim,nuk ka pushue kurrë së luftuari për realizimin e vullnetit të popullit kosovar,për të qenë një dhe i pandashëm kundra çdo vale shkatërrimtare”. ( Gazeta “ Kosova “ Nr 52 , tetor 1943 ).
Edhe në vitin 1944,edhe atëherë kur tokën e Kosovës po e mbulonte nata komuniste,Aqif Bluta nuk u thye.Anipse nuk pati ndonjë detyrë shtetërore,ai u përgjigj thirrjes së popullit të Mitrovicës, Sinicës e Jeni Pazarit duke i udhëhequr ata në sa e sa beteja kundra forcave çetnike serbe dhe internacionalistëve proletarë.Ai shkon në Pejë e Gjakovë për organizim të mëtejshëm,por në Gjakovë prehet në besë nga komunistët Gjakovarë zihet dhe i dorëzohet OZN-ës famëkeqeTë mbramen herë,kur burri nuk iu përgjigj zërit të atdheut,ishte çast kur sytë e tij mbylleshin nën drithërimën vajtuese për fatin e kombit të vet,le e rritur në beteja për liri,bashkim e prosperim.,ai ndëroi jetë duke shpresuar që Jeni Pazarin,Sinicën e Mitrovicën ti shihte në gjirin e shtetit amë të vetit,në Shqipërinë e Shqipatrëvet.Mbas torturave shtazarake Aqif Bluta vëhet para togës kriminale serbosllavo-komuniste dhe pushkatohet më 21.janar. të vitit 1945.Ai nuk pranon ty mbyllen sytë, dhe ato syqelë të këtij shqiptari nacionalist edhe sot ua trembin ëndrat serbosllavëve.
Bern-Zvicër
- « Previous Page
- 1
- …
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- …
- 16
- Next Page »