Flet për ” Diellin” Presidentja e PEN International- Qendrës së Shqipërisë-, romancierja dhe përkthyesja, fituesja e shumë cmimeve ndërkombëtare në fushën e letrave-Entela Safet Kasi/
Bisedoi: Raimonda MOISIU/
Entela Safeti Kasi është poete, romanciere, përkthyese dhe eseiste. Është autore e librave “Ëndërr e paemër”,“Koha e Kalit”,“Pasion dhe Krim”, “Në këtë muzg pikëllimi”. Për veprën e saj janë shprehur kritikë vendas dhe të huaj. Është vlerësuar në Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë,(FIT), për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” në vitin2005. Poezia e saj është përfshirë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”2001 dhe 2002, si edhe nga “Festivali Ndërkombëtar i poezisë në Izmir” i organizuar nga PEN International dhe PEN Qendra e Turqisë në vitin 2007, ku është lauruar me “Kupën e Kristaltë” të këtij festivali, midis poetëve të vitit. Është ftuar në aktivitet më të rëndësishme për letërsinë nga PEN International, dhe FIT, në Ballkan, Europë, SHBA, Azi, Afrikë, Kinë, Japoni, dhe në Korenë e Jugut. Është përkthyer në: Maqedonisht, Turqisht, Anglisht, Frëngjisht, Arabisht,etj, dhe është botuar në antologji dhe revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ka sjellë në gjuhën shqipe romanin ‘Kujtime të Mirelës’ të Eugene Schoulgin dhe veprën e përzgjedhur të Casimiro de Britos, ‘Muzika e botës”. Ka përkthyer dhe botuar antologjinë e poezisë bashkëkohorë të autorëve PEN, ‘ Metafora që s’falen’, në shtëpinë botuese Serembe, Shkup. Aktualisht është Presidente e PEN Qendrës së Shqipërisë dhe anëtare e bordit ‘In search Commite’, të PEN International. Është ftuar si shkrimtare e gjuhës shqipe nga Universitete te ndryshme në botë, si: Univeristeti i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Haifas, Izrael, Universiteti i HANKUK, Seul, Univeristeti i Maltepe, Turqi, etj. Ajo mban titullin ‘Ambasadore e Paqes’, akorduar nga Federata Botore për Paqe Universale në vitin 2013.
***
-Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues. Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qenë eksperienca tuaj e parë me poezi, prozë, përkthim, esse….apo….?
Më lejoni t’ju falënderoj për vëmendjen tuaj. Kam filluar të shkruaj herët, gati në fëmijëri, që kur nisa të mësoj të lexoj dhe shkruaj shqip. Kam shkruar vargje dhe shënime nëpër fletore të ndryshme, të cilat ende janë në bibliotekën e familjes. Nëna ime i ka mbajtur të gjitha me shumë kujdes.
-Isadora Duncan shkruan:Nuk më habit aspak fakti që një grua mund të bëhet artiste e vërtetë, megjithëse arti është “mbikëqyrës” i vështirë e i rreptë , sepse kërkon përkushtim fizik dhe inteligjencë në gjithçka, ndërsa një grua që e dashuron atë jep gjithçka nga përvoja e jetës së saj. Sa qëndron kjo thënie, për ju ?
Për mendimin tim, në çështjet e krijimit nuk ekziston gjinia! Në këtë rast, si shkrimtare, mendoj se talenti, intelekti dhe inteligjenca janë tre fakultetet bazë për të krijuar bukuri në art. Talenti dhe inteligjenca janë të lindura. Intelekti kultivohet. Mendoj se përsosmëria në art, është një lloj dashurie që i duron të gjitha sfidat….
-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë , qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të veçantë në frymëzimin tuaj?
Nuk ka persona të veçantë, të thjeshtë apo të rëndësishëm të cilët mund të ndikojnë në çështjet e krijimit. Frymëzimi është një lloj komunikimi që i takon universit përtej lëndës, është gati mistike të shpjegohet se si ndodh shkrimi i një fjale apo i mijëra fjalëve në letërsi, por burimi është gjithmonë atje, brenda qenies, në trurin e shkrimtarit.
Kur shkruani poezi, cili është vendi juaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Nëse shkruaj, nuk ka rëndësi ku jam, sepse mjedisi zhduket në çast.
– Cfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Muza! Një mister. Misteri i krijimit.çfarë më shtyn mua? Ajo që lë gjurmë e shtresohet në shqisën time.
-Cfarë është dashuria për ju? Si arrini ta reflektoni kë të në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?
Dashuria është vetë jeta, është durimi i pasosun për të marrë frymë . Është përjetimi më i lartë i qenies njerëzore, plotnia dhe bukuria e totalit. Gjithë universi letrar dhe mjeshtrat e artit kanë pasur qasjen ndaj kësaj teme të njerëzimit duke e dëshmuar atë në vepra të mrekullueshme, të cilat i kanë rezistuar kohës. Që në fëmijërinë e vet njerëzimi rrugëton drejt saj si në një udhëtim të pafundmë, galaksish duke përtërirë vetveten e dëshmuar tek vetvetja.
– Romane, tregime, poezi: në cilën prej tyre ndjeheni më mirë ?
Kur jam përballë fletës së bardhë dhe shkruaj, në atë çast shuhet çdo lloj pasigurie, sepse është pikërisht ai momenti kur përmes ndjenjës më të lartë të krijimit sublimohesh me vetveten dhe botën, e cila hyn brenda teje prej të gjithë anëve të errëta dhe të ndritura të saj. Fjala ndjek fjalën sikur në një shtrat koralesh përmes një arkitekture të projektuar sipas mendimit të cilin e ka shtresuar shqisa pasi ka përthithur muzën. Muza është mistike, është ajo që vjen tek ti, dhe nuk je ti që ndjek atë .
-“Të korrat e Krishtlindjeve”- tashmë ju ka bërë një shkrimtare të afirmuar, jo vetëm autore librash. çfarë mendoni se ka mbetur konstante? Cila ishte shtysa?
Mbetet libri! Rikthimi tek ai! Rikthim në funksion të estetikës ndaj tekstit dhe frazës, çka është edhe ngjizja fillestare e këtij romani, i cili është pjesë e një trilogjie, sepse pas ‘Të korrave’, vijnë edhe dy libra të tjerë, Haannaah K, dhe Voyage.Desha të shkruaj një rrëfim për kaosin, i cili për një shekull pushtoi brezat midis ndarjes, izolimit dhe tranzicionit, ndërsa monumenti i Lirisë akoma dhe sot, endet somnambul në ëndrrat e njerëzve të këtij mjedisi në shekullin XXI.
– Sfida që përballeni me ndërtimin e tij, duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve? Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Unë jam përpjekur ti qasem mjedisit duke u përpjekur të sjell personazhin më të pafajshëm në historinë e letërsisë botërore, Edipin, kompleksin e tij në qendër të ngjarjeve të në shekulli, sepse kam dashur të them që asnjë shqiptar nuk e ka merituar një fatalitet të tillë tragjik. Kasnadra nga ana tjetër parandien të keqen, e parathotë vazhdimisht, madje me qëllim të caktuar dorëshkrimi i Kasandrës për gruan e parlamentit të viteve 92, në fund të librit bëhet hi, hidhet në zjarr digjet, pasi ky rrëfim është e vërteta e krimeve që janë kryer ndaj njerëzve në diktaturë, bazuar mbi një doktrinë të programuar nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar të kohës, krime asnjëherë të pranuara, dhe ç’është më e keqja, në tranzicion shumica e atyre që i kryen u gjend në jetën publike të vendit dhe në instancat më të larta të shtetit shqiptar. Edipi i librit tim është një njeri i zakonshëm, me fatin tragjik të Edipit të antikitetit, i cili mbetet i bukur në pafajësinë e vet, pasi të tjerë ishin ata që e hodhën në vorbullën e kaosit dhe krimit, ndaj në fund të veprës, Klea e djeg dorëshkrimin pa i treguar asgjë, sepse në të kuptuarin tim, vetë shoqëria shqiptare ka nevojë të shërohet, e kësaj here shërimi mund të vijë përmes shpëtimit nga kujtesa e mbushur me gjëma, nga trauma e saj, si mundësi e vetme për të jetuar në ekuilibër, duke besuar se dashuria, bukuria e saj, mund të shërojë njeriun, kudo qoftë ai, në çdo cep të harruar a të ndritur të botës.
-Romanin “e bëtë ju që të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?
Romani ishte tek unë, sepse e kishte burimin tek lënda që ekzistonte në trurin tim, në mendimet e mia dhe në qasjen time kah botës, si një mënyrë për ta kuptuar gjithçka që kishte ndodhur dhe po ndodhte me ne shqiptarët në shekullin e XX dhe në kapërcim të Mileniumit.
-Shquheni në prozën tuaj për mendimin inteligjent, plot figura letrare, artistike dhe mendimin filozofik. Ku qëndron forca e inspirimit si një shkrimtare që i përket lëvizjes feministe, pas periudhës postkomuniste të realizmit socialist?
Mendoj se nuk i përkas asnjë lëvizje të caktuar, sepse liria nuk e pranon sistemin e përkatësisë. Nëse do ti përkisja qoftë edhe lëvizjeve shoqërore të grave, do të isha në rrathë të caktuar duke e humbur kështu mardhënien me plotninë e lirisë të mendimit. Periudha në të cilën më ka takuar të shkruaj i takon ndryshimit dhe në këtë kapërcim rendesh, fuqia për ti rezistuar kohës është vetë burimi i forcës.
-Kur ju shkruat romanin “ Të korrat e Krishtlindjeve”, i vlerësuar shumë nga kritika e kohës, si shkuat ju në lidhje me vendosjen e emrave, të vendeve në ndërtimin e një “bote të re” me tipikë ;burim-rrëfim-frymëzim-kulturë ?
Kur shkruaja romanin në vitin 1998, me një makinë shkrimi Oliveti, në shtëpinë e prindërve në fshat, nëna ime here pas here u kthehej fletëve të mbushura me tekst, dhe gjente rastin me shumë delikatesë të më sillte në vëmendje se gjithçka i dukej e njohur, sidomos personazhet në vorbullën e ngjarjeve prej fragmenteve që lexonte. Dikur i thashë: ‘po sepse është jeta e gjithkujt, dhe në të vërtetë është jeta e gjithkujt. Kritika e përcaktoi si një roman për kaosin dhe vdekjen! Unë kisha dashur të shkruaj pikërisht këtë.Ky ishte mendimi i Profesor Ali Aliut, në leximin kritik të romanit në kohën e botimit të parë, në vitin 2003. Të njëjtin mendim shtjelluan më tutje Profesor Sadik Bejko në përcjelljen e ribotimit, të vitit 2013, po ashtu edhe Basri Capriqi, Virion Graçi, Ibrahim Kadriu dhe Ndue Gjika. Si shkrimtare besoj se ia kam arritur të shkruaj një rrëfim për kaosin dhe vdekjen në një shoqëri aksidentesh pavarësisht hapësirave gjeografike, cepave të botës në të cilën jetojmë….përkohësinë tonë fizike.
-A keni menduar ndonjë herë të shkruani skenarë filmi? Në se provoni ta bëni atë , ç’mund të na tregoni për aktin e të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra, a ndikon letërsia në skenarin e një filmi?
Libri, letërsia është atdheu im! Kinemaja është një botë tjetër, gati e huaj. Të jesh shkrimtar do të thotë të jesh në universin e letërsisë së shkëlqyer.
– Ju jeni edhe përkthyese! Casimiro de Brito nën përkthimin tuaj ishte fituesi i“Unazës Poeteka 2008”, në Shqipëri.
Kur vepra e një poeti apo shkrimtari lë gjurmë tek unë, vetëm atëherë e përkthej.Kështu ka ndodhur me përmbledhjen poetike të de Britos, ‘Muzika e Botës’ dhe romanin ‘Kujtime të Mirelës’ të Eugene Schoulgin. Kur përkthej një vepër letrare i afrohem tekstit me po aq dashuri sa krijuesit e tij, dhe kujdesem që të mos humbasë asgjë. Shkrimtarët që përkthej janë miqtë e mi, me të cilët bisedoj për çdo detaj të veprës së tyre, dhe i përfshij përmes një komunikimi të vazhdueshëm në procesin e rishkrimit të veprës së tyre në një gjuhë të ndryshme nga gjuha në të cilën kanë shkruar, ku gjuha e krijimit mbetet e pandryshueshme, e njëjtë. Po ashtu kam përkthyer antologjinë e poezisë me vargje të poetëve të cilët sot janë në majat e poezisë botërore, por të gjithë ata i kam njohur nga afër, kam biseduar dhe i kam takuar në festivale të poezisë në vende të ndryshme të botës.
-Ju jeni Presidente e PEN Qendrës në Shqipëri dhe anëtare e Bordit “In Search Committee” të PEN International. Krijimtaria tuaj dhe aktivizimi në PEN Internacional, nënkupton aktiviteteve të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë ?
Të gjitha aktivitetet e PEN lidhen drejtpërsëdrejti me letërsinë, gjuhën, kulturën, mediat, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Janë konferenca, takime ndërkombëtare shkrimtarësh, kongrese, botime, promovime, festivale poezie, panaire ndërkombëtare të librit, ftesa për leksione të hapura me shkrimtarë në universitete të ndryshëm në botë,konferenca shtypi, relacione dhe deklarata për çështje të lirisë së shprehjes në ato raste dhe vende ku liria është e kërcënuar dhe jeta e autorëve rrezikohet, promovim i autorëve përmes përkthimit, krijimi i kushteve të stabilitetit për shkrimtarët të cilët kanë emergjenca civile apo janë të rrezikuar për shkak të censurës, etj. Pak a shumë këto janë aktivitetet e PEN.Në këto aktivitete që ndodhin në vende të ndryshme të botës organizuar nga qendrat PEN nën mbështetjen e International PEN, marrin pjesë shkrimtarë aktualisht me vlera letrare të ksonsiliduara por njëkohësisht edhe intelektualë me integritet.Temat që diskutohen janë nga më të ndryshmet në varësi të problematikës dhe një axhende të përcaktuar. PEN- Qendra e Shqipërisë ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e kësaj natyre në rang ndërkombëtar dhe ka mundur të organizojë disa aktivitete të përbashkëta në Tiranë me PEN Qendrën e Kosovës, Maqedonisë, Italisë, Finlandës e qendra të tjera të Evropës. Ne aderojmë automatikisht në të gjitha komitetet e PEN International,dhe në të gjitha rastet dërgojmë përfaqësuesit tanë nga Shqipëria, të cilët janë pjesëmarrës në konferenca, dhe takime të ndryshme ndërkombëtare.
– Pse shkruan Entela Safeti- Kasi …?
Sepse nuk mundem të ndalem!
-Jetoni në Tiranë , Cfarë ju lidh me vendlindjen e Dritero Agollit?
Vendlindja, rrënjët!
Ju Faleminderit
Intervistoi: Raimonda Moisiu
HALIM DERALLA- PERSONALITET I SHQUAR I LËVIZJES AUTONOMISTE SHQIPTARE
Shkruan:Eugen SHEHU/
Padyshim që historia e një kombi,është historia e familjeve të mëdha të këtij kombi.Familjet e mëdha shqiptare,kanë qenë në çdo kohë barrikadat e para ndaj çdo rrebeshi,të paepura në stoicizmin e tyre ato kanë pritur e janë përballur me hordhi armiqësh gjithfarësh,duke mbrojtur njëherazi nderin e tyre dhe kombin.Padyshim në vargun e këtyre familjeve të mëdha,dera e Derallëve,zë vendin e saj të merituar,në historinë shqiptare të shekullit të kaluar.Ndër pinjollët e kësaj dere,Mehmet Pashë Derralla do të linte grada dhe ndere të ofruara nga Porta e Lartë,duke u vënë plotësisht në shërbim të Shqipërisë,në radhët e para të kalorësve që kërkonin pavarsinë e trojeve etnike arbërore.Këtë shqiptarizëm të kulluar,ministri i luftës i të parit shtet shqiptar (1912) do ta përcillte pos të tjerave edhe tek djemtë e tij,Halimi,Gajuri,Hyseni etj.
Halim Deralla,ka lindur në fshatin Gradec,në rrethina e Tetovës,në vitin 1879.Fëmijërinë e kalon aty e më tej,nis mësimet e para në shkollën qytetëse të Tetovës.Mbasi mbaron mësimet aty niset në Stamboll kryeqendra e Perandorisë Osmane,e lakmuar sidomos nga djemtë e dyerve të mëdha siç ishte Halimi.Në të vërtetë mëson shumë,ku kalon pjesë më të madhe të kohës mbi libra dhe pas mbarimit të shkollës së mesme vijon studimet,në vitin 1898,në fakultetin e drejtësisë.Falë reputacionit që Mehmet Pashë Derralla,gëzonte asaj kohe në rrethet patriotike shqiptare,Halimi do të binte në kontaktë me idetë e para të rilindasve shqiptarë,për autonominë e trojeve arbërore.Studentin e Tetovës do ta shihnin me respekt në Stamboll,jo vetëm për këmbënguljen në përvetsimin e dijeve por edhe për natyrën e tij disi të heshtur,fjalëpak dhe krenarë.Kështuqë me mbarimin e fakultetit të drejtësisë emërohet si nënpunës i lartë i administratës osmane në Serbi.Ai do të dallohej për korektësinë në funksionet shtetërore,çka ishte diçka e radhë në radhët e nënpunësve të korruptuar të perandorisë së asaj kohe.Madje shkallët e karrierës së tij në fushën e jurispondencës,mund të ishin tejet të lehta,nëse në agim të shekullit të kaluar,nuk do të kishte dalë në pah,çështja shqiptare.Në fillim të vitit 1908,i jati i Halimit,Mehmet Pashë Deralla,në bashkëpunim të ngushtë me Ismail Qemalin,Hasan Prishtinën,Dervish Himën,Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin etj,ideojnë lëvizjen autonomiste në Vilajetet shqiptare,tashmë atij i duhet të udhëtojë në krahina të ndryshme,të zgjojë vetëdijen nacionale,të zgjojë bashkëkombasit e vet prej territ osman.Por i duhet të qeverisë edhe pronat e mëdha që ka në Tetovë e rrethina,dhe në këto kushte ai thërret të birin e vet,Halimin,për ta ndihmuar në detyrën e madhe që duhet të përballonte.Halimi tanimë pothuajse 30 vjeçar,me shtratin e lartë me atë vështrimin e thellë e të menduar do të ngarendë për t’u vënë plotësisht në shërbim të kombit të vet,duke kuptuar se drejt pavarsisë të trojeve etnike,shkohej me pushkë dhe dituri.Halimi do të jepte ndihmesë të madhe, në vitin 1908,sidomos në përkrahje të shkollave shqipe,në Maqedoninë shqiptare.Me nismën e tij i përkrahur edhe nga Dervish Hima,biri i Derallave do të blente abetare dhe libra shqip për t’ua shpërndarë falas nxënësve në Tetovë e rrethina.Burime të diplomacisë austrohungareze,duke folur për këto troje na bëjnë me dije se ;”ndonëse zyrtarisht shkollat nuk janë çelur,në to zhvillohet rregullisht çdo ditë dy orë mësim për gjuhën shqipe”.(Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës.Raport i konsullit Pollanc,dërguar Vjenës,dok.26 ).
Turqit e rinj pamvarsisht se patën premtuar shumë liri e të drejta për shqiptarët,kur panë se lëvizja autonomiste sa vinte e rritej u përpoqën të ndalnin me çdo mjet atë.Kështu,ata mundën të kufizonin deri diku pjesëmarrjen e gjërë të luftëtarëve të kosovës në Ferizaj,të cilët sidoqoftë arritën të lidhin besën në atë kuvend burrash.Autoritetet ushtarake osmane u përpoqën me çdo kusht të ndalnin këtë manifestim,kinse Stambolli do t’u plotsonte shumë shpejt kërkesat.. por atdhetarët shqiptarë e kuptonin se kjo ishte një manovër sa për të kaluar radhën.Sali Gjuka,Halim Deralla,Dervish Hima, Nijazi Resnja etj,bënë çësht e mundur që marshimi i shqiptarëve drejt Shkupit të mos ndalej.Ngase Korparmata e Dytë me qendër në Manastir përbëhej në pjesën më të madhe prej shqiptarëve,ngase patën nisur të vepronin komandat lokale të shqiptarëve në Tetovë,Gostivar,Dibër,Strugë,Ohër e Manastir etj,në mbrëmjen e 24 korrikut 1908,Porta e Lartë vendosi të ndal marshimin,duke dëgjuar kërkesat e shqiptarëve dhe duke iu dhënë atyre menjëherë disa prej të drejtave të mohuara.Burime të historiografisë sonë,na bëjnë me dije se në bisedimet e përfaqsuesve të luftëtarëve kanë qenë pos të tjerëve edhe Halim Deralla,i cili me autoritetin që gëzonte ka mbrojtur me logjik e vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.Pas tri katër ditësh pothuajse në gjendje lufte,Shkupi u zbraz prej luftëtarëve shqiptarë të cilët mundën të fitonin disa të drejta elementare.Ndër këto të drejta ishte edhe largimi i punonjësve osman të korruptuar,të cilët populli nuk i duronte dot.”Komiteti shqiptar,njoftonte Pllanc,po urdhërojnë autoritetet lokale turke,të pushojnë nga detyra punonjësit që nuk i do populli”.( Arkivi i Institutit të Historisë–Tiranë.Fondi i doku. të Vjenës,dt.29 korrik 1908).
Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave,në Tetovë do të shëndrrohej në një çerdhe të shqiptarizmës.Mehmet Pasha dhe i biri Halimi do të ishin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare,duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë,guximin,logjikën por edhe me pasurinë e tyre.Të dy sëbashku ata do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë,Trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën,Bedri Pejanin,Bajram Currin,Isa Boletinin,Mid’hat Frashërin, Hamdi Ohrin,Hoxhë Vokën dhe dhjetra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e mandej në fillim të viteve 1912,do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila rroku armët për t’u bërë ballë sulmeve osmane dhe atyre serbo-bullgare.Në gushtin e vitit 1912,Hasan Pristina me cilësinë e përfaqsuesit shqiptar të trevave të veriut,zhvilloi disa bisedime me autoritetet e larta osmane,në Prishtinë dhe Ferizaj.Mandej në Ferizaj ai i paraqiti komisionit qeveritar osman edhe një memorandum prej 14 pikash.Ky memorandum iu dorëzua komisionit osman në 9 gusht 1912,duke deklaruar që në rast se brenda dy ditëve nuk do të pranoheshin,atëherë forcat shqiptare kryengritëse do të marshonin drejt Shkupit.Pas kësaj forcat shqiptare të komanduara prej Idriz Seferit,Isa Boletinit,Hasan Prishtinës etj,u riorganizuan dhe u nisën me tren drejt Shkupit.Meqenëse qeveria osmane e vonoi përgjigjen e memorandumit atëherë shtabi madhor i kryngritjes shqiptare,vendosi të marrë Shkupin,dhe brenda 48 orëve,qyteti u rrethua nga rreth 30 mijë luftëtarë shqiptarë,ndërkaq edhe brenda qytetit,atdhetarë të tjerë në mënyrë të fshehtë po organizoheshin.Valiu i Kosovës,Masar beu,i ndodhur në këto kushte të vështira dha dorëheqjen.Ndërsa komandanti i granizonit ushtarak të Shkupit,në pamundësi t’u bënte ballë kryengritësve,u largua fshehurazi duke vënë në dijeni Portën e Lartë për revoltën e madhe të shqiptarëve.Në këto rrethana më 12 gusht 1912 rruga ishte pothuajse e hapur.Shkupi qyteti i lashtë i trojeve arbërore ishte fare pranë lirisë së ëndërruar prej 5 shekujsh.Pasi patën marrë të gjitha masat,pasi kishin njoftuar atdhetarët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë për çfar ishte arritur,burrat mëmëdhetarë,nuk munguan të hyjnë në Shkup.”Prijësit dhe udhëheqësit e shquar ;Hasan Pristina,Idriz Seferi,Isa Bolentini,Bajram Curri,Halim Tetova,Shan Prizëreni,Ramadan Zaskoci,prijnë drejt Shkupit me flamuj të shpalosur me bandën muzikore kryengritëse me brohoritje entuzijaste”.( Sh. Braha “Idriz Seferi “ – Tiranë 1982 , faqe 177 – 178 ).
Në nëntorin e vitit 1912,atëherë kur Mehmet pashë Deralla udhëtonte drejt Vlorës si një përfasues i popullit të Kosovës,i biri i tij Halimi në krye të një çete prej 200 luftëtarësh tetovarë do të virej në mbrojtje të trojeve shqiptare.Dihet tanimë se pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani fqinjët tanë të përkrahur dhe nga Rusia Cariste,Franca e Anglia,kërkonin aneksimin e tokave tona.Orekset shovene parashihnin coptimin e plotë të Shqipërisë ndaj grekët,bullgarët,serbët malazezët,pasi krijuan Aleancën e krishtere ballkanike iu vërsulën ndaj tokave shqiptare me grykësinë e një lukunie ujqish,ndonëse formimi i shtetit të parë,të pavarur shqiptar pati dimensionet e veta historike,ky akt nuk mundi gjithsesi të shpëtonte Shqipërinë prej coptimit të saj.Dhe ndërsa përfaqsuesit e Fuqive të Mëdha,koteshin të përgjumur kur ndahej toka shqiptare,ishin bijtë e saj si Halim Deralla,të cilët pa marrë në sy rrezikun,luftonin viseve të atdheut për lirin e tij.Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit-Vlorës,dhe kabinetit të tij,Mehmet Pashë Deralla,shkon sërish në Tetovë.Por serbët nuk mund të harrojnë as atë as birin e tij Halimin,të cilët organizuan një varg betejash për mosnështrimin e Tetovës,Gostivarit,Kumanovës e Strugës,prej çizmes sllave.Për më tepër,në luftërat e zhvilluara në këto treva në vitet 1913-1914 dera e shquar e Derrallave ishte vënë në shënjestër të qeverisë bullgaromadhe të asaj kohe.Është kjo arsyeja që atë e birë në vjeshtën e vitit 1914 e arrestojnë dhe e dërgojnë të lidhur në Karlova të Bullgarisë.Atë e bir,do të akuzohen rëndë prej gjygjit ushtarak bullgar,por ka qenë ndihma e pakursyer e disa atdhetarëve shqiptarë të Shkupit të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e tyre prej burgut të Karlovës,dhe ç’prej vitit 1914 e deri në fund të vitit 1915-ës,Mehmet Pashë Deralla së bashku me të birin jetojnë maleve e pyjeve të Sharrit,të ndjekur prej hafijeve serbosllave e bullgare.
Në vitin 1921,atëhrë kur hap dyert parlamenti i parë shqiptar,Halim Deralla do të ishte deputet i trevave të Maqedonisë shqiptare.Ai do të sillte në këtë parllament,me zërin e lartë krejt barbarizmat serbosllavo-bullgare që luheshin në kurriz të bashkëkombasve të vet,nën regjimin e urryer serb.Deralla ashtu si kundër i ati,do të mbronte pa u friguar çështjen shqiptare,ndonëse kërcënimet i vinin nga të katër anët,madje duke i bërë edhe tentativa për ta eleminuar fizikisht.Në rast të shpërnguljeve të mëdha që Beogradi kishte planifikuar me Stambollin,për ekstradimin e shqiptarëve mysliman në Azi,Halim Deralla jo vetëm në parllament,por sidomos në Tetovë,Gostivar e Kumanovë madje deri në fshatrat e Prilepit,do të shkonte vet të bisedonte me bashkëkombasit e tij,duke potencuar idenë se trojet shqiptare askurrë nuk duhet të braktisen.Edhe në disa raste kur autoritetet sllavobulllgare u rrëmbyen me forcë fshtarëve shqiptarë shtëpitë dhe tokat e tyre,Halim Deralla i ndihmoi ata me flori duke u blerë shtëpi të reja.Tejet vizionar,në rrafsh të politikës shqiptare dhe asaj ballkanike,Halim Deralla do të mbante një qëndrim të prerë veçanërisht në ngjarjet e qershorit të vitit 1924,si rallë kush prej politikanëve të asaj kohe ai do ta konsideronte revulucion bollshevik tejet të gabuar dhe të dëmshëm madje në shenjë revolte do të linte Tiranën ku nuk i munguan edhe ofertat për poste të rëndësishme.Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë,së toku me vëllezërit e tij Gajurin dhe Hysenin,do të kujdesej për pronat e trashëguara të familjes,pa harruar edhe kuvendet me prijësit e çetave të kaçakëve të Maqedonisë shqiptare.Lëvizjen kaçake në këto treva,Halim bej Deralla do ta ndihmonte jo vetëm me porosi e udhëzime,por sidomos me ndihmë të pakursyer materiale.Vetë shtëpia e tij në Tetovë,shpesh herë do të ishte strehë e sigurtë e prijësve kaçakë.Kur kryeministri shqiptarë Ahmet Zogu me ndihmën e shteteve të Evropës mori rrugën e udhëtimit për në Shqipëri,ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra,në shtëpinë e Halimit në Tetovë.Halim Beu e ka pritur siç e donte ndera e shqiptarit dhe sipas të dhënave familiare e ka përcjellë të nesërmen duke i bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës,Gostivarit e Kumanovës,të cilët do të përcillnin deri në Tiranë,24 dhjetori i vitit 1924,i quajtur ndryshe si Triumfi i Legalitetit,mban kësisoj brenda tij edhe bujarinë dhe besnikërinë e Halim bej Derrallës.Në vitet 1925-1928 biri i Tetovës,zgjidhet përsëri në parllamentin shqiptar si përfaqsues i trevave të Maqedonisë shqiptare.Edhe në këto vite ai do të dallohej sa për frymën e vendosmërinë për shtetin ligjor në shtetin amë,aq edhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të bashkëkombasve të vet si në Kosovë,maqedoni,çamëri etj.Fjala e tij se “na jena përgjegjës përpara historisë për jetën e 2 milion shqiptarëve që padrejtësisht u ndan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913”,do të dëgjohej e fuqishme në sallën e parllamentit shqiptar dhe do të pasohej edhe nga burra të tjerë të shquar si ; Ali bej Këlcyra, Rauf Fico,At Gjergj Fishta,Mustafa Kruja etj.
Në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar Halim Derralla shkon sërish në Tetovë të jetojë pranë gruas,vajzave,vëllezërve dhe bashkëluftëtarëve të vet të shumtë.Ndërkaq personaliteti i tij nuk mund të pajtohej me reformat kolonizuese serbosllavo-bullgare,si dhe me dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj banorëve të Maqedonisë shqiptare,ndaj ai e ngre lart zërin e tij në mbrojtje të fatit të bashkëkombasve të vet.Duke qenë jurist i sprovuar,Beogradi nuk mund ta arrestonte pasi gjyqi mund të demaskonte akoma më keq regjimin serbosllav.Për këtë shkak serbët,ashtu si kundër kanë vepruar edhe qindra herë të tjera,paguan njerëz për të vrarë Halim Derallën.Dy atentate radhazi në vitet 1930-1931 bënë jehonë të madhe jo vetëm në Tetovë por edhe në Beograd e Tiranë.Ndërsa forcat e errëta të Beogradit i tmerronte ideja se edhe pas këtyre atentateve Halim Tetova jetonte ende,ishte Mbreti i Shqiptarëve,Ahmet Zogu,i cili e ftoi bujarisht burrin e shquar të linte Tetovën dhe të shkonte në Tiranë.Një vit më pas,në pranverën e vitit 1932,Halim Derralla sëmuret në shtëpinë e tij. Populli i Tiranës dhe i gjithë viseve etnike shqiptare e përcollën me respekt birin e vet.personalitetin e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Bern-Zvicër
Çorbë greke për Himarën Shqiptare
Athina sërish i ka zgjatur duart drejt Himarës shqiptare dhe po tenton të gatuaj çorbën e radhës duke aktivizuar “kalin e trojës”, PBDNJ dhe Omonian, pa kursyer dhe gjakshprishurin, Pirro Dhima, deputet i PASOK-ut. Në fakt, qeveria greke e ka flakur tej diplomacinë duke ndërhyrë brutalisht me numrin dy të saj, zv/kryeministrin Venizellos, një¬kohësisht ministër i jashtëm i Greqisë. Telefonata me 24 korrik me homologun shqiptar Bushati, përveç nervozizmit, shquhej edhe për arrogancë karakter¬istike helene. Venizellos e kishte flakur tej velin diplomatik të misionit të tij gjatë vizitës që pat bërë në shkurt të këtij viti, ku kishte garantuar ndihmë pa kushte Shqipërisë drejtë Bashkimit Europian. Në bisedën telefonike, numri dy i Qeverisë greke i kujtonte Shqipërisë se “Shqetësimi i komunitetit grek është një çështje kritike dhe mjaft e ndjeshme për Athinën zyrtare… dhe se tani që Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat do të duhet që ajo të plotësojë një sërë detyrash, ku e drejta europiane duhet të mbizotërojë dhe të plotësohen kriteret e Kopenhagenit”.
Të nesërmen, shefi i diplomacisë greke, urdhëroi çirakun Dule të PBDNJ, njëkohësisht numëri dy i Kuvendit të Shqipërisë, të nisej urgjentisht për Athinë, ku diskutuan për çorbën që po gatuajnë në Himarën shqiptare.
Tani Vangjeli e harroi shqipen, po flet vetëm greqisht, natyrisht me gjuhën e Athinës.Dikur edhe ne Parlamentin Grek flitej shqip…
Nuk mjaftoi vetëm thirrja e Dules në Athinë, deputeti i PASOK-ut,Pirro Dhima,mori urdhër të lërë Athinën dhe të zbarkojë në Himarë. Prepotenca dhe arroganca e Dhimës lexohet në deklaratën që dha për mediat:” U takova me kryetarin e Bashkisë Gjergj Goro dhe deputetin Kokdhima dhe ua bëra të qartë se nuk biem dakort me ndarjen territoriale…Theksova se për ne vorioepirotët,
është e pa pranueshme kjo ndarje…”
Deklarata nuk ka nevojë të komentohet. Pirro është çirak i grekëve dhe shërbesat i kryen sipas urdhërave të atyre që e paguajnë dhe që e kanë graduar, aq me shume qe ai nuk i fshihet misionit te fantazmes Voriepirote, qe ka nje shekull qe thuret e shthuret!… Ndersa misioni i deshtuar i Koco Kokdhimes, nuk ia vlen barra qerane qe te komentohet…
Përse po shqetësohet aq shumë Athina për reformën administrative të Shqipërisë?
Ç’punë ka Greqia me Himarën shqiptare? Tash p o filtet e dhe për referendum popullor!Zot na ruaj ruaj nga corba qe po gatuhet ne Athine!
Zhurma për referndum po vjen sërish nga Athina dhe qëllimi nuk është vetëm Himara, por edhe e njësive me popullsi çame. Athina, me një gurë kërkon të vrasë dy zogj-edhe Himarën edhe Çamërinë.
Në ditët e nxehta të korrikut, por dhe gjatë vapës së gushtit, zhurma për Himarën,do të vazhdojnë. Zërat se Himara flet greqisht dhe si e tillë është greke, janë avaze të vjetra
vorioepirote, që gatuhen në Athinë, sa herë që Greqisë i vjen oreksi për trojet shqiptare.
Po si është e vërteta e Himarës shqiptare?
Lexoni specialen në faqet 1, 3 dhe 15 te Diellit te printuar
Fitër Bajrami falet në mesin e besmitarëve mysliman shqiptarë në SHBA
NGA BEQIR SINA, Staten Island – NY/
STATEN ISLAND NYC : Kan qenë me mijëra besimtarë myslimanë në të gjithë Amerikën që festuan ditën – Bajramin e Madh, një ditë kjo që përkon me fundin e Muajit të Shenjtë Ramazanit, dhe zgjat tre ditë dhe është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, që besimtarët në të gjithë botën e ndajnë me familjen dhe miqtë e tyre.
Festimet që i takojnë kësaj dite si dhe shënojnë dëshirën dhe vullnetin e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun dhe fenë, është një ditë përuljeje dhe falenderimit drejtuar Zotit, e cila u mbajtë tw hwnwn e 28 korrikut, herët në mëngjes, edhe, në ishullin e “Dibranëve” Staten Island, ku mendohet se jeton komuniteti më i madh mysliman shqiptarë në Nju Jork, e për rreth tij .
Për të falur Bajramin e Madh në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), u mblodhën së bashku disa qindra besimtarë mysliman shqiptarë, kryesisht atyre që kanë ardhur nga Mali i Zi( Kraja e Ulqini) Dibra e Madhe, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.
Dita e Fitër Bajramit, filloi heret, në orën 5 të mëngjesit simbas orës lokale me thirrjen e mezanit, siç quhet ajo në liturigjine islame dhe leximit të një pjese nga libri i shenjët i Kuranit. Ndërsa, në orën 5:30 – është falur namazi i Sabahut, i pasuar nga dy ligjerata njëra nga Imam Parpaniku dhe tjetra nga Imam Omer Musa bashkë me Imam Omer Kadriun nga Xhamia e Staten Island.
Kurse, Falja e Bajramit, nisi me një përshkrim të shkurtër të mënyrës së faljes dhe më pasë lutja u krye nga H. Dhulkarnein Vardari, i cili, është edhe Presidenti i Albanian Islamic Cultural Center – Qendra Kulturore IslamikeShqiptare në Staten Island – Nju Jork.
Ndërkohë, që më pasë mesazhi i ligjeratës me rastin e Fitër Bajramit u dha nga Dr. Tahir Kukaj.
Profesor Kukaj – Imam i kësaj qendre u tha besimtarëve se :”E faleminderojmë Allahun për të gjitha këto mirësi – në të gjithë – gjithësinë! Ne, shtoi ai na ka dhënë Allahu vullnet të agjerojmë në bazë të asaj se kemi qetësi dhe stabilitet, ta falim këtë Bajram – pa asnjë brengë pa asnjë shqetësim, ndërkohë, që me qindra mijëra njerëz rreth e rrotull botës, do të dëshironin ta falnin këtë Bajram ashtu si duhet dhe ashtu si ne në paqe e lumturi”, tha ai.
Duke iu referuar luftërave të përgjakëshme nëpër botë, Imam Kukaj – theksoi se me këtë rast i lutemi Zotit të ndikojë tek njerëzit, që kan influencë dhe potenciale, për të ndalur gjakëderdhjen, dhe, t’a ndalojnë atë dhe të tregojnë atë humanizëm e atë përpjekje për drejtësi. Lutjet tona, tha ai janë të veçanta me këtë rast për popullin shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare – që mirësia dhe lumturia të mbretërojë kudo tek shqiptarët, edhe tek shqiptarët e Amerikës, këtij vendi që jetojm ne – mikut të madh tonë, që vazhdon të ketë paqe dhe drejtësi.
Duke folur për këtë ditë, të bekuar, Dr Kukaj – përsëriti se Fitër Bajrami, është një rast i mirë që njerëzit të gëzohen me aktivitetin që kanw treguar gjatë muajit të Ramazanit, përmes agjerimit dhe sakrificës qw kanw bërë, punën e mirë, kan bërë për edukimin e atyre njerëzve që kan pas mundësi. Ky është një rast i mirë për të bëhet apel ndaj lutjeve duke iu drejtuar Zotit – njerëzve vullnet-mirë njerëzve që e daun humanizmin duan njeriun si një qenie njerëzore, pavarësisht , pavarësisht racën apo fesë të cilës i takojnë.
Andaj, shtojë ai shpresojmë, tek i madhi Zot! të na përgjigjet tek lutjet tona që gjakëderdhjet të ndalen, kudoqofshin, dhe këta njërëz të mos vriten më. Dhe, lutemi tek njerëzit që kan influencë dhe mund të bëjnë diçka në të mirë të njerëzimit – në mendjet njerëzore, le të luajn një rol më të madh dhe më aktiv – më të dobishëm në jetë, që të shikohen dhe të preken nga mbarë njerëzimi vlerat e humanizmit njerëzorë.
Simbas tij në botë ka njerëz të ligj – por ka më shumë njerëz të mirë në këtë botë, andaj nevojitet në praktikë të shihet humanizimi i tyre, dhe të përdoret një mendje më e zhdërvjelltë, dhe të shikohet ajo se çfarë bëhet . Spese, koha po tregon se bota, ka shumë njerëz, që e kan humbur humanizmin apo humanizmi është në rënje dhe kjo rrezikon edhe ata që vrasin – por edhe ata që vriten.
Pra, njerëzit e vullnetit të mirë, u shpreh Dr Kukaj – duhet të bëjnë çmos që sensi i hunizmit të ngritet, sepse vetëm me humanizëm dhe me paqe, njërëzit mund të jenë edhe më të pasur më fisnik më vëllazëror, dhe kjo duket në rastin kur secili është i rrezikuar, po ata që kan potenciale dhe influencë din të japin ndihmën e tyre.
Në fund ai tha se:” Të gjithë ata që kan agjëruar kan pasur mundësin të kuptojnë ndjenjën se çfarë do të thotë të jesh i mishirëshëm i ndjeshëm të bësh diçka të mirë në emër të Allahut. Muaji Ramazanti, u shreh Dr Kukaj- Imam i kësaj xhamie, ka qenë ai që na frymëzojë edhe na mbushi me atë ushqim e shpirtit, për të treguar kontiunitetin ose vazhdimësinë e aktivitetit e këtij kursi shpirtëror, që kemi pas gjatë këtij muaji të bekuar.
Kështuqë, në se dëshiron t’a dish se t’i kan pranuar të gjitha të mirat në zegjatin – vreje vetveten se si do të sillesh prej sot e tutje – A do të kesh ndonjë aktivitet që e ke kryer gjatë muajit të Ramazanit dhe do t’a kryesh edhe më pasë? Allahu -Xhelishanhu na i pranoftë lutjet tona – paqen dhe stabilitetin kudo ! Allahu -Xhelishanhu i bekoftë vendet tona, SHBA dhe Shqipërinë dhe e bekoftë mbarë njerëzimin!” përfundojë Dr. Tahir Kukaj, imam i Xhamisë shqiptare në Staten Island,
Ndërsa, Imam dhe Sekretari Qendrës AAIC, Ferid Bedrolli, tha se:” I lutem të madhi Zot! që të na e ketë pranuar agjerimin dhe të gjitha lutjet tona që i kemi bërë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit. Shprehim rastin tju urojmë të gjithë besimtarëve dhe besitareve muslimane, shqitarëve këtu në SHBA dhe vëllezërve dhe motrave tanë në atdheun tonë të dashur e trojet tona etnike, që ta kenë pritur të gëzuar dhe me plot shëndet këtë Fitër Bajram. Lutemi në këtë ditë të shenjët që tju sjell të gjithëve paqe e lumturi në botë në këtë situatë të vështirë që po kalon mbarë njerëzimi” tha ai.
Besimtarët e shumtë pas faljes me këtë rast përcollën dhe urimet e tyre të Fitër Bajramit tek të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë me shpresën dhe dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, edhe liderë politik, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, dhe besimtarë shqiptarë të krishterë e ortodoks, kanë përgëzuar bashkëkombësit e tyre, në SHBA, besimtarët mysliman shqiptarë në së bashku me gjithë bashkatdhetarët tanë në trojeve etnike dhe të gjithë diasporës, për ta gëzuar këtë ditë të shenjtë – të Fitër Bajramit.
SHQIPTARË, TË KEQEN E KEMI BRËNDA!
Nga Rasim Bebo, Çikago/
Është fatkeqësi, që ne të luftohemi sot nga injorantët dhe intelektualët. Më shkoqur: Në çdo vend të varfër të botës e jo vetëm në Shqipëri, përparon islami vehabistë, terrorist, mbështetës i alkaidës dhe i xhihadit. Ky është një realitet i sotëm, i financuar nga autoritetet fetare të Arabisë Saudite… Islami arab i plotfuqishëm me para nafte kërkon mobilizimin e gjithë popujve që t’i shërbejnë interesave të veta, të luftrave kundër demokracisë. Në rastin më të parë që do të shohë një vend të dobësuar, do ta sulmojë për ta copëtuar dhe pushtuar e për të vendosur sheriatin, kudo ku të mundet. Ky fenomen është i njohur me etiketën poetike: “pranvera arabe”, ndërsa në të vërtetë, realiteti që gatuhet, është regjimi Taliban, siç e ka pasur Afganistani. (Aurel Desareti 10-6-2014). Maqedonia sllave dhe Serbia ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve. Tani ata kanë gjetur bashkërisht diçka të re, krijimin e sekteve të reja, që deri në pavarësinë e Kosovës ishte i panjohur, që nuk i dinim e nuk i njihnim më herët. Si na mbiu, e kush na e mbolli në kopësht këtë egjër helmuese, e cila është duke na penguar aktivisht, për tu bërë pjesë e Evropës se civilizuar. Hoxhallarët, në kohën e Serbisë së parë, ishin kthyer në misionarë më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare. Ata ishin bërë “Dërzhavni imami”(imamë shtetëror), të cilët paguheshin drejtpërdrejtë nga Beogradi. Rrogat e tyre ishin te rangut të ministrave. Imamët në çdo të dytën fjalë, i predikonin popullit se ishin turq dhe “myslimanë”, ndërsa kërkonin që emërtimi “shqiptar” të çrrënjosej nga fjalori i përditshëm. Një pjesë dërmuese e pleqve, betimin kryesor e kishin “pasha Turqinë!”, “Në qofsha turk, i biri turkut…” etj. Pohim ky, që kishte zëvendësuar atë: “ Jam shqiptar e bir shqiptari”. Varri i myslimanit sa më shpejt të zhduket është sevap (mirë), është haram të rregullohet varri i myslimanit, sepse shkijet i rregullojnë varret! Sepse, kjo botë është e kaurëve, kurse bota tjetër është e myslimanëve… Bashkëpunimi në mes të sllavo-ortodokësve dhe islamizmit, kishte bërë, që një numër rusësh dhe sllavësh të mbaronin shkollat medresetë në Stamboll dhe të trajnoheshin në Moskë dhe Beograd, e pastaj dërgoheshin si imamë në vendbanimet shqiptare, për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar shqiptarët. Kurani që përdorej në territoret shqiptare, ishte i deformuar apostafat për shqiptarët. Si në kohën e Titos edhe sot, një pjesë dërmuese e imamëve, janë dora e djathtë e pushtetit, në spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror. Një pjesë e madhe e spiunimeve të popullit shqiptar, bëhej pikërishte nga imamët shqipfolës. Në vitet ‘90 Milosheviçi grumbulloj rreth vetes së tij, atë pjesë shqiptarësh, të cilët kurrë nuk kishin qenë as në xhami as në kishë, dhe u kthyen në imamë myslimanë, me rroga të mëdha për të shpërndarë helmin dhe përçarjen popullit shqiptar. Pas çlirimit të Kosovës, dolën në shesh fenomene të reja, veç ndërtimit të xhamive jashtë traditës, u ndërtuan xhami edhe në fshatra të thella, ku nuk kishte pasur xhami, u krijuan me qindra sekte të reja fetare ekstremiste, që populli ynë s’i kishte parë dhe njohur. Beogradi bën propagandë me imamë dhe hoxhallarë, duke shpërndarë këto sekte për anomali dhe shkatërrim të vendit. (Nga Reshat Badallaj 22 prill 2012) Maqedonia, si dikur Serbia, ka përdorur shumë metoda për diskriminimin e shqiptarëve, tani bashkërisht kanë gjetur diçka të re, fatkeqësisht, bima e egër e mbjellë dhunshëm së fundi në trojet tona, vehabisto-shqipfolës, shkon edhe më larg duke mos e pranuar fare kombin shqiptar. Eshtë koha për tu thënë ndal, ekstremistëve fetarë. Duhet të punojnë të gjithë për çështjen e kombit, se feja është besim privat individual, që s’ka të përbashkët me kombin
Faik Konica, pohonte afërsisht para një shekulli, se armiku më i madh i shqiptarëve, mbeti vetja e tyre. Shteti AMË ka për obligim ligjor, domosdoshmërisht të mbrojë me të gjitha mjetet bashkatdhetarët e vet, që gjenden jashtë kufirit politik të kësaj Shqipërie Xhuxhe. Ku je fshehur, pse po hesht ti, Edi Kristaq Rama?! E kam kritikuar shumë Sali Ram Berishën, por ti do të dalësh edhe më i pafytyrë… Ku je fshehur, pse nuk largohesh nga qeveria ti, Ali Ahmeti?! … Përveç dështimeve, rrenave dhe mashtrimeve të tjera, ti llomotit se Shqiptarët janë “popull shtet-formues” në FYROM. Me pjesëmarrjen tënde kuislinge në qeverinë e kriminelit Nikola Grujevski, ti para faktorit perëndimor, legalizon legjitimitetin e tij racist/nazist, shkatërrues, aparteidin, genocidin mbi popullsinë shqiptare… Nuk janë të rastit pëllitjet e shpeshta të kriminelëve “sllavo-maqedonë”: “Shqiptarët të digjen në dhomat e gazit”, “Shqiptari i mirë është shqiptari I vdekur”. (Ndue Uka , 10 qershor 2014, “Opinion”)
Kanë dalë në sipërfaqe intelektualë me tituj profesorë, doktorë antikombëtarë, të tillë janë, Nexhmedin Spahiu, njeri me dorë të zgjatur ndaj pushtetit serbosllav! Asllan Dibrani shkruan për të: “Edhe atëherë kur ne ndodheshim në burgjet jugosllave për të mbrojtur indetitetin nacional, ai ishte në kolltukët e tyre dhe lëshonte leksione kundër nesh për të mbrojtur Jugosllavinë nga nacionalizmi shqiptar. Ky është ngritur me një kapital nga rrjetat financiare sërbo-ruse-arabe, ka hapur një televizion privat “TV Mitrovica” me një program pa vlerë, pa vizion pa koncept, me orientim aziatik, me program fetar vehabist, të versionit antishqiptar, përmes talibanizmit” shqiptar, duke mashtruar njerëzit e shkallës së ulët dhe të pa shkollë. Ky shkon aq larg, deri duke përgatitur rekrutë mercenare shqiptarë, për të luftuar për çështjen fetare edhe në luftën civile aktuale në Siri. Për situatën e krijuar, kanë përgjegjësi qeveritë aktuale në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, të cilat mohojnë historinë e kombit tone, duke u përkulur rreth propagandës islamike me qëndrime antishqiptare. Nexhmedin Spahiut, i duhet mbyllur “TV Mitrovices” si medium antishqiptar! Citojmë disa artikuj që i ka kryqëzuar vetëm me karakter fetar si bazë. Ky ka insistuar heqjen e shtatoreve të Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë e gjetiu, për t’u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ma tej, shkon me fjalët e pabesueshme për ta saksionuar kryetrimin, Gjergj Kastriot Skenderbeun, si antishqiptar. (“Kultura Opinion”. 12 qershor 2014).
Ndërsa. Dr. Aleksandër Lambert, shkruan: “Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmëndore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila, etj.
Në fakt Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar, ishte katolik kur ai luftonte kundër otomanëve për 25 vjet rresht duke mbrojtur lirinë e Shqipërisë dhe duke penguar ushtritë otomane të mbërrinin deri në Vatikan”. (Lambert: “Evropa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj Kombin Shqiptar”, “Zgjohu Shqiptar” 22-10-2011). H. Feraj e të tjerë si ky, thonë se Skënderbeu është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve” … Pra, po pjellin frymën me veprime antikombëtare, ky “doktor” pasqyron qëndrimin e drejtuesve për ta zhbërë kombin shqiptar! (Asllan Dibrani, 12 qershor 2014, “Kultura Opinion” Këta xhihadiste myslimanë, janë ata që sulmojnë figurat më të ndritura të popullit shqiptar, siç është shenjtëria Nënë Tereza, që është simbol i gjithë botës për humanizmin e saj. Ajo e zuri nga jaka e xhaketës Byll Klintonin, “Të mbronte Kosovën dhe Shqipërinë”,, dhe ky pas vdekjes vizitoi varrin e saj duke pëshpëritur te varri: “Amanetin tuaj e dërgova në vend”.
Nga Z. Fahri Xharra citojmë: “Zoti na ruejtë nga nexhmedinspahitë, Halilmatoshët, naimrustemët dhe shkelzengashët. Një nga shkaqet që trungu ynë ka ngelur kaq i cunguar, është fakti se ne nuk i kemi ushqyer rrënjët tona”. Zoti Xharra, nga kush e kërkon të ushqejë rrënjët, kur që nga nëntori 1941 dhe deri sot Shqipëria është drejtuar dhe drejtohet nga dy guvernatorë: I pari nga serbi Miladin Popoviç dhe i dyti nga prifti grek Janullatos. Z. Xharra, ju shkruani bukur, rrjedhshëm dhe ngjeshur. A ka mundësi, historiani të shkojë thellë e më thellë me llambë në dorë për të gjetur rrënjët, kur qeveria dhe Akademia e Shkencave vazhdojnë me nostalgji rrugën e Enverit dhe të Naxhmijes, me besnikët e saj, që janë pleksur ngushtë me Athinën dhe Beogradin në një rezonancë kundër kombit të vet shqiptar. Kur shkencëtarët Darvin, Lavoiser dhe Lomonosov, kanë qenë figura në akademitë e shkencave të tyre dhe ndihmoheshin nga shteti, ndërsa akademikët tanë, disa u pushuan nga puna, disave u lidhën një rrogë tej minimales, dhe larguan bashkë me kryetarin e tyre Ylli Popën. Shumë nga ata me diploma të marra ne Berlin, Francë, Londër, Amerike etj., sot lajnë pjatat, ashtu si dhe unë në SHBA, e të tjerë gjetkë, për të siguruar ushqimin e familjeve të tyre. Ndërsa ata shkencëtarët të huaj që përmendëm në krye, nuk i kishin këto probleme.
“Bota sot”, ndjek sulmet e hakersave të angazhuar nga qarqet politike, fetare radikale, që kanë mbështetje nga jashtë dhe nga njerëzit me pushtet nga brenda, mbas disa shkrimeve të tyre që identifikojnë Skënderbeun me kryekryminelin sërb Milosheviç, … Kjo gazetë ka zbuluar fytyrën e vërtetë të forumeve radikale islamike me instruksione të qarta nga vendet armike, ku para së gjithash hynë Serbia, apo nga njerëzit pushtetarë me ndikim, që rrinë prapa grilave, për shkak të bëmave të pështira, të padurueshme, të shkeljeve të shumëfishta ligjore, … sipas sinjaleve të fundit kanë origjinë tё përbashkët të një trekëndëshi Rusi-Serbi-Bosnjë. ( 29 gusht 2013).
Sllavët, për të ndalur frymëmarrjen e shqiptarëve, përgatitën të ashtuquajturin “Mostra” në Smilkovec – më 30 qershor 2014. U dënuan me burg të përjetshëm Halil Demiri, vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Haziri dhe Sami Luta, nën akuzë se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ky është një projekt i konstruktuar shumë më herët nga shteti sllavo-maqedonas, vetë i vranë fëmijët e tyre, për të akuzuar dhe dënuar shqiptarët. Ky është thjeshtë montim politik, nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e sllavo-maqedonasve nga ky grup i shqiptarëve. Ndërsa shqiptarët që mohojnë Atdheun dhe Kombin e tyre, si avokati mbrojtës Naser Raufi dhe ministri i “shqiptar” i drejtësisë, Adnan Jashari, arritën ta quanin vendimin e “pagabueshëm” të gjyqësisë “alla makedonski”. Më 4 korrik të këtij viti, u ngritën në protesta mijëra shqiptarë, me urrejtje të madhe nga padrejtësitë, dhuna dhe terrori sllavomaqedonas, më bekimin e partive shqiptare për sa e sa vite ushtrohen ndaj tyre. U pa se rinia shqiptare, kudo ku është në botë solidarizohet me Rininë Shkupjane, që mbajti një nga protestat më masive dhe mjaftë të fuqishme për liritë dhe të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve, si dhe Kundër vendimit të njëanshëm gjyqësor për rastin e ashtuquajtur “MOSTRA”. I dashur lexues, po shkruaj mesazhin e Prof. Dr. Vedat Shehut që nënvizon DRIDHMAT që ndjejnë i gjithë populli shqiptar: “Kam drithma nga valëvitja e simboleve fetare, prej klerikëve politika-bërës. Klerikë të tillë frymëzojnë banda të armatosura si djaj që, në emër të simbolit dhe me simbolin në ballë, shkrumëzojnë fshatra shqiptare dhe bastisin krahina të lulëzuara shqiptare. Dridhem unë nga valëvitja e simboleve klerikale, ashtu siç u drodh Xhordao Brunua, kur i valëvitën simbolin dhe e dogjën të gjallë, ashtu si u drodh Galileu, kur duke valëvitur simbolin klerikal e kërcënuan ta digjnin të gjallë, dhe ai i dridhëruar përsëriti fjalët e klerikut jo fjalët e së vërtetës shkencore. Unë dridhem edhe më shumë kur tunden smbolet klerikale nga klerikë mediokër dhe të shitur ndaj politikave fetarë, që nxisin përçarje dhe urrejtje, stimulojnë terroristët modern të e pokës sonë. Klerikët me këto simbole valëvitëse të kundërta, janë vënë përhershmërisht në shërbim të forcave të errëta të urrejtjes së një populli kundër një populli tjetër. Këta klerikë hipokritë, predokojnë simbolin e Zoti dhe bëjnë punën që s’e bën dot as simboli i djallit.
korrik 2014.
- « Previous Page
- 1
- …
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- …
- 16
- Next Page »