• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kongresmenit Tom Reed iu dorëzua Petecioni për çështjen shqiptare në Maqedoni

July 1, 2014 by dgreca

Shkruan Skënder Karaçica/Çikago /
Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Maqedoni përmes Peticionit me 104 mijë nënshkrime të shqiptarëve nga trojet e veta etnike dhe diaspora kanë kërkuar nga institucionet e shtetit amerikan Kongresi dhe Senati në Uashington,që trajtimi i problemeve dhe çështja e popullit shqiptar sipas ,,kornizës ligjore,,të Marrëveshjes së Ohrit jo vetëm që nuk po implementohet përmes ndryshimeve të Kushtetutës,por për për arsye të ndryshme,kundërshtohet,mohohet,relativizohet ose minimizohet.Kështu u tha në takimin e sotëm në Nju Jork të organizuar nga LQSHA(Joe DioGuardi)ku merrnin pjesë përfaqësuesit shqiptaro-amerikan (LDSHA-SHSHA)nga Çikago,zyrtarë të administratës amerikane dhe asociacionet hebreike,ku iu dorëzua peticioni në 7 vëllime kongresmenit Tom Reed.

Shtruaja e çështjes shqiptare në Maqedoni si temë e këtij peticioni,ka të bëjë me shumë aspekte e segmente,por në radhë të parë ka qëllime të rrafshit kombëtar e jo politizim të marrëdhënieve të shtyrë nga politike ditore e pushtetit mbi shqiptarët.Për aktualitetin shqiptar në këto hapësira etnike dhe koha e trajtimit përmes mënyrës demokratike të peticionit ,thuhet më tej,duhet shikuar në kontekstin e tri pyetjeve që kushtëzojnë kufirin hapësinor e kohor të shtrijes së shqiptarëve dhe e drejta e tyre kombëtre në Maqedoni:Çka ishin dje shqiptarët,çjanë sot,çdëshirojnë të bëhen nesër?Nga njohja e gjendjes në Maqedoni,u shprehën unanimisht Joe DioGuardi,Xhevat Sherifi,Mahmut Skenderi dhe kongresmeni Tom Reed,nga vlerat dhe idetë që trajtohen përmes peticionit,ndihmojnë për ndriçimin objektiv dhe përcaktimin ose ripërcaktimin e çështjeve të hapura të angazhimit tonë si subjekt moral,politkik,historik.Më tej në diskutimet e sotme në Nju Jork u tha se në sintezën e peticionit që sot është pranuar nga kongresmeni Tom Reed,do të hedh dritë për çështjen shqiptare të (pa)zgjidhur në Maqedoni si dhe do të ndihmojë si të shmangën më lehtë e më lehtë problemet ,të cilat si barriera e pamundësojnë barazinë e plotë dhe statusin (shtetformues)si vlerë universale demokrtike të BE-së.E gjithë kjo mangësi dhe anashkalimi i Marrëveshjes së Ohrit që tash e 13 vjet ka mbetur pa implementimin brenda Kushtetutës,rrezikon bashkëqenësimin e të gjithëve me shenjën e barazisë kombëtare(shqiptare)ne këtë vend me popullsi të përzier,u tha në Nju Jork.

Peticioni i shqiparëve në Maqedoni do të dërgohet në Kongresin Amerikan në Uashington dhe me aktivitetin politik,diplomatik dhe të mekanizmave tjerë të shtetit amerikan,kur kihet parasysh për të drejtat dhe liritë me përmasën e barazisë kombëtare do të trajtohet dhe do të bëhet në një kohë të duhur Rezolutë për çështjen shqiptare në Maqedoni.Peticionin e kanë nënshkruar edhe 50 maqedonas,ndërkaq një segment i veçantë zenë vend çështja e 300 mijë shqiptarëve ortodoks si popull i ndaluar dhe i,,asimiluar,,në programet antishqiptar të regjimeve të kohës.Për të parë më afër gjendjen e shqiptarëve në këtë vend me një demokraci të brishtë,së shpejti një delegacion i lartë i Kongresit Amerikan do të vizitojë Maqedoninë.

Filed Under: Komunitet, Rajon Tagged With: iu dorëzua, Kongresmenit Tom Reed, ne Maqedoni, për çështjen, Petecioni, shqiptare, Skender Karacica

Carnegie Hall ushtoi nën tingujt dhe zerat e muzikës klasike shqiptare

June 19, 2014 by dgreca

Nga Beqir SINA/
BIG APPLE NYC:Nën kujdesin e Misionit të Përhershëm të Repubikës së Shqipërisë pranë OKB-së, natën e diel me datë 15 qershor 2014 – u organizua, në Carnegie Hall, Nju Jork, aktiviteti “Një Mbrëmje me Muzikë Klasike Shqiptare në Nju Jork”.
Përtej kuriozitetit të pastër dhe kënaqësisë, që të jep një koncert i tillë tek çdo njerit për të qënë të pranishëm në koncertin e artistëve të rinjë shqiptar – tek interpretuan muzikën klasike shqiptare, në një nga altaret e muzikës botërore siç është Carnegie Hall, tregon se në çfarë suksesi kanë arritur këta artistë shqiptarë, teksa e bënë mbrëmjen muzikore që të ushton Carnegie Hall për 2 orë nën tingujt dhe zërat e muzikës klasike shqiptare.
Në aktivitet të ftuar morën pjesë anëtarë të trupit diplomatik në OKB Nju Jork, nga të gjitha kontinentet, zyrtarë të qytetit të Nju Jorkut, përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës e aktivitetit të qytetit, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe përfaqësues të komunitetit të artistëve shqiptar, vepritarë të dalluar në SHBA.
Organizatori tha se :”Aktiviteti përbën një premiere historike pasi asnjëherë më parë nuk është organizuar një aktivitet i tillë në Nju Jork, një nga qendrat botërore më të njohura të aktiviteteve kulturore, përfshirë muzikës klasike, me veprat më të mira e të njohura të fondit të muzikës klasike shqiptare të interpetuara nga artistë shqiptarë”.
Në hapje të koncertit, Përfaqësuesi I Përhershëm i Shqipërise pranë OKB-së, Ambasadori Ferit Hoxha, duke falendëruar të pranishmit, theksoi se “diplomacia është gjithnjë në përpjekje të bëjë cdo gjë të mundur për të ndikuar në imazhin që të tjerët kanë për vendin. Por pak gjë mund të krahasohet me shpalosjen e vlerave kulturore, me muzikën dhe Artin. Muzika u flet shqisat tona, unit tonë të brendshëm; është një përmbushje e admirueshme, dhe padiskutim, një mjet më të mira të komunikimit; Muzika sjell një cilësi të shpresës, një arritje të imagjinatës përtej kushteve të së pranishmes”, theksoi Hoxha.
Duke cituar një kompozitor të shquar ai tha se “Muzika është akti shoqëror i komunikimit në mes të njerëzve, një gjest i miqësisë, më të fortë nuk ka. Është pikërisht një pjesë e asaj Shqipërisë, shpirtin e saj muzikor dhe trashëgiminë e saj kulturore, këtë ndjenjë miqësie që ne shpresojmë kemi sjellë sonte dhe duan të ndajnë me ju.”
Zoti Hoxha falendëroi në mënyrë të vecantë producentin Xhevat Limani si dhe kompozitorin, Mjeshtrin e Madh, Aleksandër Pecin, për kontributin e tyre në realizimin e aktivitetit. Mediha Kosovrasti falenderoi sponsorët e tjerë duke vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes së muzikës klasike nga artdashësit.
Më pasë Mediha Kosovrasti se një falemnderim ei veçantë për këtë mbrëmje muzikore, u shkon biznesmeneve dhe veprimtarëve të komunitetit : Rexh dhe Shpresa Xhaklli, Ardian Hoxha, Refik Kosovrasti, Toni dhe Fortuna Ramadani, Abib Veseli, Medin Islami dhe Azem Hasangjekaj – Martini
Më pas, për rreth 90 minuta, Nermin Zhabjaku dhe Redi Llupa në pinao, sopranoja Era Hoxha dhe baritoni Kreshnik Zhabjaku interpretuan më talent e virtuizotet të admirueshëm, e që u duartrokit gjatë nga rreth 250 të pranishëm, një program muzikon ndër më të pasurit.
U interpretuan vepra të njohura të Cesk Zadesë, Tonin Harapit, Limoz Dizdarit, Gjon Simonit, Feim Ibrahimit, Akil Kocit e Prengë Jakovës, Lola Gjokës e Simon Gjonit dhe në mënyrë të vecatë, veprat e kompozitorit Aleksandër Peci, I cili ishte I pranishëm në sallë. Disa prej kompozimeve më të reja të z. Peci, të tilla si “Valle zcherzante e Tiranës”, “Vajza e Valëve” dhe “Ti Shqipëri”, u interpetuan për herë të parë, në një premiere botërore në Nju Jork.
Në përfundim të koncertit, artistët shqiptarë si dhe kompozitori Peci u nderuan me një “standing ovation” të gjatë e të merituar për një interptetim të shkëlqyer duke shkruar në Nju Jork një faqe të librit të historisë kulturore muzikore shqiptare, duke shpalosur në një mbrëmje të paharruar vlerat më të mira artistike të kombit, duke u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një shkëlqim të rrallë, të pazakontë në metropolin më të madh botëror, dhe të pranishmëve të shumtë një parfum të Shqipërisë dhe shqiptarëve në më të mirën e tyre.
Baritoni i talentuar Ergin Brahimi, që ndoqi mbrëmjen muzikore, tha se :”Koncerti i sontëm realizuar në Carngie Hall, nën drejtimin e zotit Xhevat Limani aktor/producent në bashkëpunim me Misionin e Përherëshë të Shqipërisë në OKB na bëri krenarë, mbasi ai ishte një aktivitet me rëndësi të jashtzakonshme në korniza superlative!, përball një audience të përzier kulturash, racash e ngjyrash, ku në metropolin e botës, prezantua në mënyr të dinjitetshme muzika klasike shqipetare!”
Me prezencën e kompozitorit të madh Aleksandër Peci (ardhur enkas nga Shqipëria, veprat e të cilit u interepretuan në më shumë se gjysmën e koncertit – hapsirës koncertale, dhe një kasti interpretësh të dëshmuar, bën atë që publiku Amerikan si dhe a’i Shqiptar i diasporës përjetuan një mbrëmje të mrekullueshme (mbushur plot ndjenj’ dhe emocion).
Koncerti pati arie dhe këngë të kompozuar nga mjeshtra të mdhenj’ të plejadës së kompozitorëve shqipëtar (të gjeneratave të ndryshme) të cilat u interpretuan si solo ashtu dhe në duet nga Era Hoxha / soprano dhe Kreshnik Zhabjaku / bariton, nga të dy interpretët dëgjuam realizime me mjeshtëri!,
Simbas baritonit Ergin Brahimi, K. Zhabjaku, doli pata publikut me një tingull solid prej baritonësh lirik Mozartian (zë me shumë eksperienc’), timbrika e të cilit shkrihej me shumë mjeshtëri nga gjoksi në tingullin e kokës dhe anasjelltas. Aria shqipe e realizuar nga ai vinte shumë më epike dhe plot prezenc’, në anën tjetër,
Ndërsa, E. Hoxha ishte një soprano e cila e sjell më shumë ndjenj’ këngën dhe arien shqipe, e kënduara prej saj në tingujt e thell tregon ngjyrën e duhur e cila puthitet fiks me melosin shqiptar, së këndejmi atë e gjejm’ të sigurt dhe dinjitoze në teritorin saj.
Të dy interpretet u shoqëruan në piano nga pianistja dhe mjeshtrja e korepitimit e cila për 36 vite shërbeu pran’ Operas dhe Baletit në Tiranë Nermin Zhabjaku. Ajo me shumë zell dhe në frymë me kangtarin rrjedhnin si dy lymenj që shkrihen vazhdimisht në nji! shprehet Brahimi duke shtuar se Muzikaliteti dhe mjeshtrija e saj jan’ për t’u admiruar.
I ftuar ishte poashtu dhe pianisti i shkëlqyer i cili tashmë ndodhet rreth majave të suksesit Redi Llupa, ai detyrën e tij prej pianisti virtuoz e krynte si një ushtar në fron’. Mrekullia e lidhjes së tingujve që ai krijon është si rrjedha e një ujvare në mënyr të qetë dhe të një ‘trajtshme.
Së fundi : Publiku Amerikan normalisht ka ngelur me gojë hapur nga interpretimi briliant i tij. Eshte per t’u vlersuar fakti që vepra si: Barokajare (për piano solo), Vals i Drondafilleve, Valle mbi Xham, interpretuar nga Redi Llupa, ishin vepra Premier’ të Aleksander Peci i cili me prezencën e tij i dha veprës më shumë pesh’. Krahas Veprave si: Barokajare (për piano solo), Valle scherzante e Tiranës, Vajze e Valeve, Vals i Drondafilleve, T’i Shqipëri, Valle mbi Xham të shkruara nga vetëprezenca e tij Aleksandër Peci, kompozitorë tjerë të perfshirë në këtë mbrmje muzikë klasike të autorve shqiptarë ishin: Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Feim Ibrahimi, Limoz Disdari, Lola Gjoka, Akil Koci, Prenk Jakova.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aleksander peci, Beqir Sina, Carignie Hall, Ferit Hoxha, muzike klasike, shqiptare

Studiuesi i Nënë Terezës në shërbim të shoqërisë shqiptare

May 22, 2014 by dgreca

*Alpion: “Nuk do të antarësohem asnjëherë në ndonjë parti politike por me kënaqesi do t’i ofroj ekpertizën time çdo qeverie të zgjedhur në mënyre demokratike.”

*Alpion nuk e pranoi ftesën për të promovuar Edi Ramën në një klip televiziv gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e Qershorit 2013
Ne Foto: Intelektualet Dibrane, Takim me Presidentin z Bujar Nishani, 7 Maj 2014/
Profesor Gëzim Alpion, një ekspert i shquar i Nënë Terezës, sapo është kthyer nga Shqipëria, vendi i murgeshës së nderuar, ku zhvilloi bisedime me disa nga autoritetet më të larta të vendit gjatë të cilave ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një autostrade për zhvillimin e rajonit.
Profesori i sociologjisë në Universitetin e Birminghamit argumenton se rruga ka rëndësi lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe se ajo do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme infrastrukturën ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke kontribuar kështu në integrimin e kësaj pjese të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Përpjekjet e Alpion për t’i dhënë jetë shoqërisë civile në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e disa mediave përfshirë ato britanike, indiane dhe sllovake.
Reporterët e huaj, përfshirë edhe ish-gazetaren e BBC World Service Rashmee Roshan Lall, ndërsa e kanë nënshkruar peticionin dhe përkrahin përpjekjet e Alpion, kanë shprehur rezerva përsa i përket predispozicionit të qeverisë shqiptare për të implemetuar ndryshimet e rekomanduara me pasion nga Alpion. “Mos vallë duhet ta përdorim fjalën ‘ndryshim’ me rezerva kur flasim për Shqipërinë?’ shkroi ajo në mënyre retorike në artikullin në mbështetje të nismës së Alpion në Prill të këtij viti.
Alpion thotë se Rruga e Arbërit, që do të ketë gjatësinë 72 km, do të përmirësojë shumë jetën e më se 200,000 banorëve në zonën e Dibrës që, pas Traktatit të Londrës në 1913, u nda ndërmjet Shqiperisë dhe Mbretërise së Serbisë. Aktualisht Dibra lindore është pjesë e ish-republikës Yugosllave të Maqedonisë.
Sipas Alpion, të dy anët e Dibrës janë lenë vazhdimisht në harresë nga qeveritë në të dyja anët e kufirit.
Intelektualët dibranë në Shqipëri kanë lobuar për ndërtimin e rrugës që në vitin 1995.
Në bazë të rekomandimeve të studimit për fizibilitetin e rrugës, studim që përfundoi në vitin 2004 me një kosto prej 110,000 dollarësh amerikanë, qeveria shqiptare e aprovoi ndërtimin e kësaj vepre në vitin 2005. Që nga ajo kohë, vetëm 16 milion euro janë investuar nga 350 milion euro që është kostojo përfundimtare e rrugës.
Në dhjetë vitet e fundit ndërtimi i rrugës është trumbetuar si prioritet në programet elektorale të të gjitha partive kryesore të cilat e kanë lënë atë në harresë sapo kanë ardhur në pushtet.
“Në përgjithësi politikanët nuk para shquhen se e mbajnë fjalën në asnjë vend të botës”, shprehet Alpion, “por në Shqipëri atyre nuk iu kërkohet llogari për premtimet e rreme elektorale. ”
“Në mungesë të një opozite të efektshme dhe besnike në politikën shqiptare,” shton ai, “shoqëria civile, që është akoma në një fazë embrionale, duhet të ndihet dhe të bëjë presion mbi qeverinë me mjete demokratike në mënyrë që Rruga e Arbërit të përfundojë në përputhje me standarded ndërkombëtare.”
Pasi zhvilloi takime me drejtuesit kryesore të pushetit lokal në Dibër në të dyja anët e kufirt, Alpion u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto. *Në të gjitha takimet Alpion u shoqërua nga dy intelektualë dibranë që e kanë përkrahur peticionin që në fillim: znj Erisa Saraçi, e cila po studion për doktoratën në Universitetin e Leipzigut në Gjermani, dhe z. Bujar Karoshi, botues dhe editori i gazetës mujore ‘Rruga e Arbërit’.
Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit e vlerësuan punën që Profesor Alpion dhe kolegët e tij po bëjnë me peticionin dhe i siguruan ata për përkrahjen e tyre për Rrugën e Arbërit.
Në Tirane Alpion organizoi një tavolinë të rrumbullakët ku morën pjesë deputetë të Dibrës dhe me origjinë dibrane, drejtues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave kombëtare. “Ana pozitive e të gjitha këtyre aktiviteteve dhe takimeve”, u shpreh Alpion, “është se të gjithë janë në një mendje se rruga duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. ”

Qëllimi kryesor i vizitës së Alpion në Tiranë në Maj ishte dorëzimi formal i peticionit Kryeminsitrit të Shqipërisë z. Edi Rama. Kjo nuk u realizua jo sepse z. Rama refuzoi hapur ta priste Alpion. Nga mesazhet e paqarta nga Zyra e Kryeministrit, Alpion dhe ekipi i tij krijuan përshtypje se, mesa duket, z. Rama nuk ka kurajo ta thotë hapur se si qëndron çështja e fondeve për këtë projekt.
“Një numër zyrtarësh na thanë se për këtë projekt po zhvillohen bisedime me qeverinë kineze,” thotë Alpion duke shtuar se “megjithëse na u la të kuptojmë se një marrëveshje me kinezët mund të nënshkruhet në çdo moment, ajo që na shqetëson ne është se askush nuk ishte në gjendje të thotë se kur.”
Duke pasur parasysh premtimet e shumta që nuk janë mbajtur në të kaluarën, thekson Alpion, ai dhe kolegët e tij do ta besojnë qeverinë për aq kohë sa të jetë e arsyeshme. “Ne do ta ngremë zërin po qe se brenda një kohe të arsyeshme qeveria nuk prononcohet zyrtarisht për marrëveshjen me Kinën, nënshkrimi i të cilës, me sa konkluduam nga bisedimet zyrtare që zhvilluam në Tiranë, është diçka iminente”, thekson Alpion.
Peticioni jo politik që Alpion filloi para zgjedhjeve parlamentare më 18 Mars 2013, tashmë ka mbi 7000 përkrahës online dhe në formularë.
Kur e pyetëm nëse ai do të pushonte së lobuari për rrugën po qe se Kryeministri i Shqipërisë e fton atë ta dorëzojë peticionin në muajt e ardhshëm, Alpion u përgjigj: “Ne do të pranojmë me kënaqësi një ftesë nga Kryeminsitri në çdo kohë por peticioni do të qëndroj i hapur deri në inagurimin përfundimtar të rrugës.”
“Kur të sigurohen fondet për rrugën”, theksoi Alpion, “ne do t’ju kërkojmë njerzve që ta nënshkruajnë peticionin edhe në një numër më të madh. Në atë fazë, ne do të kujdesemi që fondet të mos përdoren për vepra të tjera, siç ka ndodhur në të kaluarën, dhe që të mos i bëhet asnjë ndryshim projektit të aprovuar. Po kështu, ne do t’i bëjmë presion qeverisë që të marrë të gjitha masat e duhura që fondet të mos përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të korruptuar.”
Peticioni u përkrah që në fillim nga mediat në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni dhe gëzon mbështetjen e mediave shqiptare në disaporë, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kananda, Australi, Itali, Zvicër, Greqi dhe Rumani.
Shqiptari 51-vjeçar Alpion ka afro 30 vite që studion dhe banon jashtë. Ai ka një BA nga Universiteti i Kajros dhe në vitin 1997 përfundoi studimet e doktoratës në Angli në Universitetin e Durhamit, një institucion me famë botërore. Alpion vlerësohet nga kritika si studiuesi me autoritar i Nënë Terezës në gjuhën angleze.Kur e pyetëm nëse ai do të konsideronte një karierë politike në Shqipëri, Alpion u përgjigj pa hezitim: “Nuk do të antarësohem asnjëherë në ndonjë parti politike por me kënaqesi do t’i ofroj ekpertizën time çdo qeverie të zgjedhur në mënyre demokratike”. Në përputhje me qëndrimin e tij konsekuent për të qëndruar jashtë influences së partive politike, Alpion nuk e pranoi ftesën që ju bë për të promovuar z. Rama në një klip televiziv gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e Qershorit 2013.
* C. M. Paul
Matters India
New Delhi, 16 Maj 2014

http://mattersindia.com/mother-teresa-scholar-bats-for-albanian-society/

Filed Under: Mergata Tagged With: shoqërisë, shqiptare, Studiuesi i Nënë Terezës në shërbim të

Arvizu apel partive: Punoni bashkarisht dhe tregoni pjekuri politike

May 20, 2014 by dgreca

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i përcjell partive politike mesazhin: Interesat e vendit mbi ato partiake. I pranishëm në konferencën “NATO- 20 vjet partneritet për Sigurinë Euroatlantike” që u zhvillua sot paradite në hotel “Tirana” Arvizu kujtoi rrugën e gjatë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO falë vullnetit të shoqërisë por dhe partive për të vendosur interesat e kombit mbi ato partiake. Pikërisht këto interesa duhen vendosur prioritet edhe sot. ”Rruga që Shqipëria ndoqi për të arritur anëtarësimin në NATO ishte e gjatë por ndodhi pasi pasqyronte një dëshirë të të gjithë sektorëve e shoqëri për t’u bashkuar së bashku dhe për t’u ngritur mbi politikat partiake dhe për të kapërcyer linjat partiake për të mirën e vendit. Ajo vlerë e të punuarit bashkarisht pavarësisht dallimeve të thella politike të herë pas hershme për të cuar përpara kauzën e përbashkët e një vendi është një karektistikë domethënëse e të treguarit pjekuri politike. Kjo dëshirë e aftësisë e të vendosurit në fillim nevojat e vendit mbetet e vlefshme slot sa 5 vjet më parë” u shpreh ambasadori i SHBA-së në fjalën e tij në konferencën “NATO- 20 vjet partneritet për Sigurinë Euroatlantike” që u zhvillua në hotel “Tirana”

Filed Under: Politike Tagged With: ambasadori Arvizu, apel partive, shqiptare

“MARATONA” E MUNGUAR SHQIPTARE?

May 20, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/
Këtij shkrimi (që ndoshta më shumë i shkon a i përshtatet pesimistit, sesa optimistit) do t’ia bashkangjesim një paragraf që llafos “vakinë a meselen” e Sizifit. Thonë se “… hyjnitë antike e kishin dënuar Sizifin të përsëriste veprimet e veta, gjegjësisht të ngjiste pa pushim një shkëmb në majë të një mali, nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me të drejtë se nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Po t’i besojmë Homerit, Sizifi është njeriu më i ditur dhe më i kujdesshëm midis të vdekshmëve. Opnionet janë të ndryshme për shkaqet përse u dënua të bënte në ferr punë të padobishme. Para së gjithash e qortuan për mendjelehtësi në sjelljet me perënditë greke. Nuk i ruajti sekretet e tyre!” Do t’i shtojmë edhe një paragraf që pasqyron historinë e ushtarakut grek (antik) Filipidis, i cili vrapoi nga fusha e Maratonës deri në Athinë (ai marathonomaku i F.Nolit) për të sjellë a për të shpallur lajmin e fitores së ushtrisë greke ndaj persianëve! Ne do të bëjmë përpjekje që titulli të mos jetë i “gjymtuar”, brendia të mos duket e zbehtë, ndërkaq përfundimi të mos reflektojë mesazhe të paqarta, të mos duket një vështrim i stërngarkuar me atë vokacionin e patriotizmit të tejshprehur…, me qëllim që të mos na mbetet në ajër a të mos i mungojnë shtyllat e të menduarit ndryshe…, thjesht për ta çliruar nga çdo lloj paragjykimi. Nga ky vështrim nuk duam të nxjerrim falltari. Që kjo të mbetet ashtu siç e duam ne dhe që të jemi të sinqertë me lexuesin, do të bëjmë përpjekje që fillimisht të jemi të sinqertë dhe të qartë me vetveten dhe me të vërtetën, po njëkohësisht dhe fjalës së denigruar nuk do t’i vëmë emër human, emancipues a madje jomeritor.
Parashtrohet pyetja se a mos vallë në këtë shkrim ka hapësirë ose edhe logjikë për të bërë krahasime a paralelizma me “hyjnitë antike, me Sizifin, me Homerin, me vakinë e Filipidisit si dhe me “sizifat” politikë a edhe me shqiptarët e ditur e të kujdesshëm këtej kufirit administrativ!? (Po gjithesesi se ka vend). Mandej me ata shqiptarë që mëtojnë a bëjnë përpjekje që me “një frymë” ta (ri)marrin a ta (ri)zaptojnë pushtetin, edhe ashtu të sakatosur, qoftë ai pushtet i merituar apo i pamerituar. Ne nuk kemi të drejtë të themi se politikanët gjegjësisht ish-lidershipët shqiptarë (përfshi këtu Nevzat Halilin, Abdurahman Alitin, Ymer Ymerin, Arben Xhaferin e disa të tjerë) dikur bënë “punë Sizifi”, respektivisht bënë “punë të padobishme dhe të pashpresë, nuk kemi të drejtë t’i paragjykojmë dhe t’i qortojmë për megalomani a mendjelehtësi në sjelljet e tyre me trupin votues dhe me votën deliberative të gjithësecilit shqiptar, nuk kemi të drejtë t’i fajësojmë pse nuk lëvizën deri në “fund” shkëmbin a gurin për ta ngjitur majë mali(!?) …, nuk do t’i fajësojmë pse individualisht vrapuan “maratonën politike” shqiptare…, pse shpallën “fitoret vetanake e jo ato kolektive”!? Mbase ishin “kohëra të tjera”!
Dhe, sot e gjithë ditën e Perëndisë, lidershipët shqiptarë: Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Rufi Osmani dhe të tjerë politikanë mendjendritur, assesi nuk kanë të drejtë që maratonën politike ta vazhdojnë së prapthi, nuk kanë të drejtë që “maratonën e Filipidisit” ta “vrapojnë” individualisht, nuk kanë të drejtë që atë ta bëjnë ndaras, nëse e bëjnë ndaras, atëherë do të lodhen shpejt dhe do të heqin dorë nga gara, pasi caku i kësaj maratone është goxha larg dhe, për këtë dhe njëmijë arsye të tjera, ata detyrohen ta “rimbledhim” mendjen, po mbase edhe kujtesën tonë kolektive, qoftë ajo pamore a dëgjimore, sa për të thënë se: historia e shovinizmit dhe nacionalizmit katundaresk të fqinjve tanë nuk mbyllet dhe aq më pak nuk shembet me një sharje, me thashetheme, me zhurmë shurdhuese që, lëre që nuk artikullohet tamam politikisht, por edhe nuk përcjellin ndonjë porosi të qartë dhe të caktuar. Lidershipët e moderuar dhe në detyrë duhet të kenë parasysh se “historia shoviniste, po edhe nacionaliste” e fqinjve tanë për “kryegjysh” ka njeriun apo politikanin i cili që sa herë do të ngazëllohet prej “çallëmit” dhe sa herë që do të ndodhet në momente a gjendje të rraskapitjes shpirtërore a dëshpërimit, aq herë do të bërtasë duke thënë: “… o ju qaramanë shqiptarë, mos më bezdisni se unë tani kam në dorë edhe gurin edhe arrën, apo kam në mbretërim pushtetin absolut, po qoftë të jetë ai edhe makijavelist!” Kësaj thënie të këtij politikani, historianët, rilindësit, vizionarët dhe patriotët e moderuar shqiptarë (jo ndaras) fillimisht do të duhet t’i thonë: “Ti, i nderuar, e ke gurin, por jo edhe arrën, e ke shumicën, por jo edhe pakicën, e ke gojën, por jo edhe gjuhën, e ke kambanën, por jo edhe kishën, e ke tokën, por jo edhe emrin, e ke oborrin, por jo edhe portën, e ke pyetjen, por jo edhe përgjigjen…, e ke fytyrën, por nuk e ke buzëqeshjen, qoftë ajo e djallëzuar, e ke historinë, por nuk e ke lexuesin, e ke përrallën, për kalamanjtë e fukarasë që për kryefjalë ka heronjtë e antikitetit, ke rrugën, por nuk i ke gjeneralët kalorësiakë!”
Sikur politikanët shqiptarë të kishin qëndrim a sjellje korrekte mes vete, kryeplakut të politikës maqedonase do të duhej t’i thoshin edhe këtë: “… i nderuar, mos vallë (nuk) e di pse i ke të tërë. I ke për arsye se ne shqiptarët kemi inatet tona homerike, mbase edhe histerike, inate që janë shndërruar në “bythë e brekë”, neve na mungon toleranca ndërshqiptare, na mungon varësia a veprimi i ndërsjellë mes nesh, na mungon fjala a mendimi ndryshe, na mungon vetëdemaskimi, na mungon parimi dhe vetëvendosja…, ne gënjejmë vetveten, ne përsërisim vetveten, ne jemi të dashuruar me vetveten, ne nuk i parashtrojmë kërkesa vetvetes dhe së fundi na mbetet të grindemi mes vete për inat dhe për mustaqet e Çelos”, siç thonë mirditasit.
Nëse ne shqiptarët këtej kufijve administrativë do të vendosim më në fund ta “vrapojmë maratonën tonë të vonuar politike, po edhe diplomatike” nuk duhet ta bëjmë atë me “një frymë”, nuk duhet që gjatë vrapimit ta kthejmë mendjen dhe shikimin herë nga e majta e herë nga e djathta, e herë-herë mënjanë.
Besojmë se ky vështrim i radhës nuk meriton t’i bëhet zhurmë, po as edhe prej tij të çohet pluhur që do të verbonte sytë e lexuesit dhe do të lodhte mendjen e tyre në (mos)marrjen e mesazhit që përcjell. Nëse “kështjella e kësaj historie shoviniste” nuk do të rrënohet, atëherë të mbetet të mbyllësh gojën dhe të heshtësh, ndryshe nuk bën. Nga ana tjetër, nëse nuk pajtohesh a nuk vetëdijësohesh me këtë, atëherë nuk ke të drejtë të paragjykosh e të thuash se “më mirë se kaq nuk bëhet, ose më keq se kaq nuk bëhet!?”

Filed Under: Opinion Tagged With: “MARATONA”, E MUNGUAR, Fadil Lushi, shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT