• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr.Zijadin Sela në Çikago:Shqiptarët janë keq

January 20, 2014 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/Chikago/

Gjatë vizitës në Çikago të kryetarit të komunës së Strugës,dr.Zijadin Sela,ai pati një takim të ngrohtë me aktivin e gjerë të KSHA-së dhe foli për disa aspekte aktuale të gjendjes së sotme të shqiptarëve në Maqedoni.Programin e udhëhoqi aktori i njohur shqiptar në Amerikë Pajazit Murtishi me recitimin e vargjeve të rilindasit të fundit shqiptar Ali Asllani,ndërsa kryetari i KSHA-së dr.Luan Elezi përshëndeti vizitën e të parit të Strugës dhe kërkoi që takimet me përfaqësuesit polititik shqiptar të jenë më të shpeshta e të programuara me lidhjet më afër me trevat amtare.

Ka kohë që janë bërë e po bëhen analiza  të gjithmbarshme të gjendjes së sotme  të shqiptarëve në Maqedoni,e filloi diskutimin dr.Zijadin Sela,për të vënë në spikamë spektrin e gjerë shkencor,por edhe si problem politik,të pozitës së popullsisë shqiptare si popullsi e dytë e madhe  në këtë vend.Për tërë këtë rrugëtim të historisë sonë kemi argumentet e forta  historike,etnike dhe juridike të kohës që kërkojnë rrugën më të drejtë kombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare me marrëveshje të re kushtetuese(shtetfomues)në Maqedoni.Qendresa ndaj shtypjes politike,që në 80-vjetët e fundit mori formën e një gjenocidi të hapur,si edhe përpjekjet në fushën politike,të arsimit dhe të kulturës për të përballuar ndikimet asimiluese sllave,përbëjnë objektin tonë kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni.Si gjithë populli shqiptar ,edhe shqiptarët në Maqedoni kanë ruajtur mëvetësinë e tyre kombëtare,që flasin qartë për një popullsi shqiptare,kompakte dhe autoktone në trojet  veta ,me vijimësi historike,gjuhësore e kulturore të ruajtura në tiparet thmelore kombëtare.Më tej duke polemizuar më të thënat ,,shkencore,,të akademikëve dhe me Enciklopedinë maqedonase(të publikuar me paratë shqiptare),dr.Sela nënvizoj se të dhënat e fushave të ndryshme vërtetojnë se trevat shqiptare në Maqedoni janë vijim etnik,gjeografik,historik,gjuhësor e kulturor gjitëkombëtar dhe nuk dëshirojmë që të kemi kufijtë politik izolues  e as forca ndikuese në këtë vend(jashta kushtetuese)të rendit të dytë.
Në pyetjet e shumta që kishin të bënin me gjendjen aktuale në Maqedoni,dr.Zijadin Sela,afroi argumente të forta se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka ndryshuar për të mirë.Akti më i larë juridik i Kushtetutës ka mbetur po ajo me tërë privilegjet (vetëm)për popullin jo shumicë maqedonase,ndërsa për shqiptarët si popullsi e dytë më e madhe në këtë vend me një përberje prej 40 për qind,na kanë lanë në tryezën e pakicave të bullgarëve dhe të serbëve(!).Për kohën e vitit 2001 dhe konflikti për të drejtat shqiptare në Maqedoni,Dr Sela vuri në dukje se nuk bëhet luftë për të drejta të njeriut,por lufta bëhet për ndarje nga regjimi i huaj për ne.Po sot jam për ndarjen e Maqedonisë dhe të shkohet edhe në varintin tjetër të një marrëveshje të re(e pati kuptimin për ndryshimet e Kushtetutës),ku do të krijoheshin vijat e reja të federalizimit të Maqedonisë.Marëveshja e Ohrit,nuk ka sjellë asnjë të mirë për popullin shqiptar,ndonëse ajo me tërë ,,kornizën ligjore,,më shumë ka mbetur në tovilinën politike dhe të diplomacisë si (torte e prishur)që nuk ka asnjë shije  për kohën shqiptare,nënvizoj dr.Sela.Po kësaj marrëveshje ia pamë sherrin kur në vitin 2008,në disa ndryshime kushtetuese,për qudinë tonë nuk di sa ishin të vetëdijshëm përfaqësuesit e kualicionit (pa marrëveshje paraprake)të BDI-së në qeverinë aktuale tash e tetë vjetë,që gjuhën shqipe e sollën të mbeshjtellur me qefinë(sic!)që mbi këtë bazë,,ligjore,,komuna e Strugës ka mbetur pa aktin e statusit dhe të rregullorës së punës(!).Prandaj lidhur i bëjë thirrje subjektit politik(BDI)të dalë e të thotë të vërtetën se çfarë ndodhi me ,,ndryshimet,,kushtetuese në vitin 2008 sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit,,kornizës ligjore,,që sipas standardeve ndërkombëtare ato nuk mund të jenë të përgjithmonshme.
Fjalimi i dr.Zijadin Sela në Çikago u prit me ineteresim prandaj edhe vërshuan shumë pyetje nga të pranishmit,për të cilat i pari i Strugës iu përgjigj me maturi dhe me argumetin koha shqiptare sot në Maqedoni.Problemet ekonomike dhe papërspektiva ka krijuar disa vija gjeografike të zbrazjes së truallit shqiptar.Kur ndër vite kishim me 12 e më shumë paralele në shkollat shqipe,sot atje e kemi gjendjen alarmuese,kur na kanë ngelur me dy-tri klasa me pesë nxënës e të tjerët kanë migruar në vendet e botës deri në SHBA.Përkitazi me këtë subjekti në qeverinë aktuale(BDI)asnjëherë nuk doli me një program konkret për të parandaluar migrimin si një plagë e rëndë që tash e një shekull po e përcjell me dhimbje popullin shqiptar në Maqedoni.Subjekti politik shqiptar PDSH-ja në opozitë nuk është fajtore për përqarje të skajshme politike,ne nuk qendruam gjatë në pushtet,na mbeti vendi në opozitë dhe BDI-ja e mori drejtimin e çështjes shqiptare dhe tashti po shihen rezultatet e ,,kualicioneve,,pa marrëveshje të nënshkruar me partnerin e vet Nikolla Gruevski.Po sot në Shkup para syve tanë dhe të BDI-së po sendetohet programi antishqiptar,,Shkupi 2014,,me tërë ato përmendore për gjoja historike deri me vendosjen e Car Dushanit,i cili në shekullin e orëve vrastare ndaj shqiptarëve,e përgjaku tokën e tonë etnike.Sot shqiptarët në Maqedoni jetojnë të pasigurt,ata rrahen e sulmohen në pikë të ditës dhe askush asnjë fjalë e ndonjë përgjegjësi prej oraganeve të shtetit.Shqiptarët në Maqedoni janë keq!Tërë pushtetin lokal e kemi jashta kornizave të Konventës Europiane dhe i centralizuar në Shkup në zyrat e qeverisë aktuale të Nikolla Gruevskit.Prej atje na vijnë direktivat dhe mjetet buxhetore ,që për fatin e keq e kemi arkën bosh dhe,për qudinë e kohës,ata edhe ato pak mjete që i kemi kur duan mund ti marrin brenda pak minutash ashtu si na ndodhi me komunën e Strugës.Sa i përket politikave ekonomike për investimet në mjediset tona as që mund të flitet ndonjëherë.Prandaj,ka ardhur koha që ne e duam hisën tonë të buxhetit të ndarë në mënyrën e barabartë dhe me ndryshimet e rrafshit të ri kushtetuese edhe populli shqiptar të bëhet i barabartë(shtetformues)me popullin maqedonas e jo në këndin e ,,pakicave,,dhe të,,komuniteteve,,(sipas subjektit politik të BDI-së),kështu iu përgjigj pyetjeve në Çikago dr.Zijadin Sela.
Në fund tëkëtij takimi i pari i Strugës u bëri thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe në botë që të kthejnë në tokën amtare për të jetuar e për të investuar,sepse pasuritë dhe resurset që i kemi mund të ndërtojmë e zhvillojmë bashkarisht ekonominë e lirë dhe biznesin me standardet e tashme,brezat tanë shqiptarë nuk e meritojnë të jenë vetëm mërgimtarë të rrugëve të botës,por në vendin e vet me dinjitet dhe me vlerat kombëtare e demokratike.Të ndalet udha e mërgimit,valixhja dhe lotët e ndarjes në Maqedoni,që tsh e një shekull po na përcjell me zbrazjen e truallit që pushtetit aktual i konvenon sa më pak shqiptar në tokën amtare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Cikago, Skender Karacica, zijadin cela

KRYETARI I STRUGES U TAKUA ME ODEN EKONOMIKE IZRAELITE- AMERIKANE NE CIKAGO

January 17, 2014 by dgreca

*Skoki do të binjakëzohet me Strugën….

*Takimi i kryetarit të komunës së Srugës dr.Zijadin Sela me përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane,kryeatrin Dan Shure dhe drejtorin ekzekutiv Majkel Shmit
 Nga Skënder Karaçica/
Të gjitha asociaccionet politike,ekonomike,kulturore,shkenore dhe publicistike hebreike në Çikago dhe në Amerikë tashti e kanë të njohur shpirtin liridashës e humanitar të popullit shqiptar në Ballkan,që ishin të vetmit që i dolin në mbrojtje dhe i shpetuan nga asgjësimi vrastar i fashizimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.Me këto konstatime filloi takimi i kryetarit të komunës së Srugës dr.Zijadin Sela me përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane,kryeatrin Dan Shure dhe drejtorin ekzekutiv Majkel Shmit dhe të shoqëruar nga udhëheqja e SHSHA-së Sekretari Mahmut Skenderi dhe drejtori ekzekutiv Skënder Karaçica.

Dan Shure është një nga përfaqësuesit hebreik në Amerikë dhe mik i respektuar i popullit shqiptar që ka marrë disa nisma nga fusha ekonomike dhe të përafrimit në mes të dy popujve miq shqiptaro-hebreik.Para do kohe,përfaqësuesit e asociacioneve kombëtare shqiptare në Tiranë e nominuan Dan Shure ,,Konsul Nderi,,në Çikago.Në vazhdën e aktiviteteve të SHSHA-së me asociacionet herbreike tashmë kanë filluar të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me binjakëzimin e Çikagos me Tiranën si dhe organizimi i konferencës ekonomike nga fusha e investimeve Shqipëri-Kosovë dhe në pjesët etnike shqiptare në Maqedoni.

Dr.Zijadin Sela,kryetar i komunës së Strugës,shpalosi para përfaqësuesve të odës ekonomike resurset e pasura natyrore tursitike të qytetit të Strugës me rrethinë dhe i ftoi pushuesit dhe investitorët ameriknë që të vijnë në qytetin parajsë e dhuruar nga Zoti për të pushuar dhe për të investuar.Struga me tërë këto resurse,u tha miqëve hebreik dr.Zijadin Sela,me programet zhvillimore dhe të politikave të investimeve ekonomike do të bëhet,,Kolorado,,për pushuesit amerikanë në të gjitha stinët e vitit.Bukuritë e florës dhe faunës në liqenin e Strugës dhe peshku,,Pastermka,,për tryezën e bëjnë mrekullinë turistike shqiptare.Duhet theksuar,u tha në këtë takim,se qyteti i Strugës është në vargun e qyeteteve më bukuri të rralla dhe inikale të etnisë shqiptare  si Prizreni,Ulqini,Berati,Shkodra  që në një të ardhme duhet të vijnë karvanët turistike nga Evropa dhe SHBA-ja.

Përfaqësuesit e odës ekonomike Izraelite-Amerikane në Çikago e pritën me interesim shpalimet e resursve të pasura turistike të Strugës dhe shprhen gadishmërinë që kompanive tursitike në Amerikë dhe në Izrael të afrojnë projektin për pushues dhe për politikat ekonomike për të afruar investimet e tyre.Me këtë rast Dan Shure theksoi se shpejti një delegacion Izraelito-Amerikan do të vizitojë Shqipërinë,Kosovën dhe pjesët tjera etnike shqiptare në Ballkan.Në takimin që pati dr.Zijadin Sela në Çikago me miqtë hereikë doli nisma që qyteti Skokie(bashkësia e qyeteteve në Çikago)ku jetojnë 250 mijë hebreikë të binjakëzohet më Strugën.


Filed Under: Komunitet Tagged With: Cikago, dr. Zijadin Sela, izraelite-amerikane, oda ekonomike, Skender Karacica

Xhevat Sherifit i jepet përkrahje për kryetar të DSHM-së

December 10, 2013 by dgreca

(Kumtesë e shoqatave dhe të asociacioneve shqiptaro-amerikane në Nju Jork)/*

Në organizim të LQSHA-së (Joe DioGuardi)dhe të shoqatave shqiptaro-amerikane në Nju Jork dhe nga Çikago,u mbaj një takim madhështor në thellimin e matjemë të marrëdhënieve shqiptaro-hebreike që hedh dritë për pranimin dhe shpetimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.Për aktivitetin dhe kahet e kauzës kombëtare,shoqatat dhe asociacionet shqiptaro-ameriakne theksuan se ka ardhur koha e unifikimit tonë në një rrugë të përbashkët,ndonëse çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur në Ballkan.Orët e kohës historike po trokasin në ndërgjegjën tonë se nuk na duhet përqarjet dhe ndasitë në vijat militantiste të partive politike në atdhe.Diaspora Shqiptare në Amerikë ndër vite ka qenë krah i fuqishëm për zgjidhjen e drejtë kombëtare shqiptare për liri dhe mëvetësi të Shqipërisë dhe të shtetit të Kosovës,si dhe për secilën pjesë etnike në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë dhe Çamëri.
Përkitazi me çështjet aktuale,shoqatat shqiptaro-amerikane në Nju jork i dhanë përkraje të parezervë Xhevat Sherfiit për kryetar të DSHM-së,asociacion ky politiko-kombëtar që ka marrë mbi vete përgjejgësinë dhe të drejtën legjitime nga Amerika e largët që të loboj dhe tgë anagazhohet gjithanshëm në të gjitha fushat që përmes vlerave universale të lirisë dhe të demokracisë të zgjidhet çështja shqiptare në Maqedoni.Për këtë të drejtë,ata thonë se na duhet unifikimi dhe vijat e unitetit kombëtar për realizuar të drejtën legjitime shteformues për popullin shqiptar në Maqedoni,thuhet në këtë kumtesë për opinion të SHSHA-ve në Nju Jork.
Kësaj nisme iu bashkuan Musa Prrquku,kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra,Haxhi Dauti,Kryetar AAC,Emin Egriu,kryetar i PUSHIT,Bashkim Glloboqishta,nënkretar i PUSHIT,Branko Manojilovski,misionar për çështjen shqiptare ortodokse në Maqedoni,Ramazan Veliu,ish kryetar i Fondit të përbshkët në Nju Jork,Ylber Pilku SHA Dibra dhe Ibrahim Kollari,ish kanditat për kryetar të komunës së Dibrës.

Shoqatat dhe asociacionet shqiptaro-amerikane

Nju Jork

* E dergoi per Gazeten DIELLI, z. Skender Karacica

Filed Under: Featured Tagged With: DSHM, perkrahje per kryetar, Skender Karacica, Xhevat Sherifi

Prof.dr.Shaban Sinani:,,Hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,,do të shpërndahet në tërë Amerikën

November 11, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/

Në kuadër të bashkëpunimit të SHSHA-së me asociacionet e Lobit Hebrej në Çikago,u shtruan një varg çështjes aktuale të thellimit të bashkëpunimit shqiptaro-hebrej,dy popuj me një histori të njejtë për mbijetesë dhe të shpetimit para asgjësimit  nga orët vrastare të kohës Nazi-fashiste dhe të fqinjve pansllavist në Ballkan.Asociacionet hebreike tashmë
janë në dijeni për hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,që sipas tyre paraqet një nga vlerat kombit shqiptar në rang botëror gjatë Luftës së Dytë Botërore.Hebrenjtë në Çikago theksojnë se shqiptarët dhe kultura e tyre janë çertifikuar  botërisht në njërin rast nga UNESCO-ja dhe në rastin e hebrenjve nga YAD VASHEM dhe Kongresi e Senati Amerikan në Uashington.
,,Chicago Sister Cities International,, është bashkuar me nismat SHSHA-Lobi Hebrej në Çikago që në një të ardhme të afërt të fillojë procedura për aktivitetet e binjëkizimit  të Çikagos më Tiranën.Me këtë rast Leroy R.Allala,drejtor ekzekutiv i këtij asociacionit thekson se qysh tash duhen të nisin aktivitetet në të gjitha fushat shqiptaro-hebreje për të arritur në aktin e binjkëzimit Çikago-Tiranë që sipas nesh do të përmbush programin e qytetit tonë i hapur ndaj popujve liridashës e demokatik të botës.Për këtë nismë u shtrua nevoja e fillimit të bashkëpunimit ndërunivesitar nga Tirana me Çikagon për ardhjen e studentëve shqiptarë për të kryer studimet në fushat shkencore të dijes për ato sektorë që ka më së shumti nevojë tregu i lirë dhe ekonomia shqiptare.Ndërkaq,si mundësi e mirë e këtij fillimi u përmend mbajtja e konferencës ekonomike për investime në Çikago,që do afrojë ndihmën për ekonominë shqiptare dhe të përspektivës së zhvillimit të këtij vendi me resurse të pasura njerëzore e natyrore.

Libri monografik,,Hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,,i Prof.dr.Shaban Sinani me ndihmën matriale të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi do të përkthet në gjuhën angleze dhe kështu do të krijhen mundësitë për shpalimet historike të popullit shqiptar,që përbëjnë një kontibut të jashtëzakonshëm për popullin shqiptaro-herenjë për promovimin dhe integrimin e vlerave të kombit shqiptar në veçanti në kulturën dhe thesarët botërorë.Duke u nisur nga fakti se profesor Shaban Sinani tashmë është bërë pikë reference e domosdoshme në literaturën botërore dhe në institucionet  ndërkombëtare që trajtojnë këtë segment  për raportin e Ballkanit.Përkthimi i kësaj monografie shkencore të bëhet së pakut në tetë mijë ekzemplarë,thekson Dan Shure,një nga misionarët e marrëdhënieve shqiptaro-hebreje në Çikago,që kjo histori e para e këtij lloji në botë për popullin hebrenj të shpërndajmë në të gjitha shkollat,universitetet
kishat dhe mueumet holokaust në tërë Amerikën.

Hebrenjtë tashti kanë hapur të gjitha dyert për popullin shqiptar.Steve Doshler,udhëheqës i Federatës Hebreje Metropolitan në Çikago,ka marrë nismën që në dhjetor të fundvitit,në faqet e publikimeve hebreike,,JUF NEWS,,njëherë në muaj të publikojë matriale arkivore e historike që hedhin dritë për hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi për 250 mijë lexuesit e saj në Çikago me rrethinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Amerike, Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani, Skender Karacica

Rikthimi hebreik në Shqipëri për të ndihmuar ekonominë shqiptare

November 6, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/Çikago/

Populli shqiptar është i njohur për traditën e mirkpritijes dhe në rrethanat e vështira për të tjerët është në gjendje të sakrifikojë gjithçka nga vetvetja.Me këto kode të jetës shqiptare në kohën më të rëndë të akteve shekspiriane të jeshë apo të mos jeshë për popullin hebreik,kur orët vrastare Nazi-fashiste i ndiçnin në çdo cep të Evropës për asgjësimin e tyre,Shqipëria i mori në mbrotje dhe u bë shembulli i vetëm në botë për praninë dhe shpetimin e tyre.Më këto të dhëna nisi takimi i sotëm i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi me përfaqësuesit e Lobit Hebrej dhe të SHSHA-së në Çikago.
Në qendrën ndërkombëtare të biznesit  dhe të fushave të ekonomisë,të bankave e të politikave të investimeve DLA PIPER,të Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe të asociacionit bankar APAC në Çikago,për praninë dhe shpetimin e popullit hebreik në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore foli Dan Shure,kryetar i Odes Ekonomike të Izraelit dhe misionar për thellimin e miqësisë shqiptaro-hebreike në Amerikë.Përmes matrialeve arkivore të historisë së popullit shqiptar e të Shqipërisë për praninë dhe shpetimin e popullit hebreik,e kemi të qartë se si propaganda antishqiptare e boshtit pansllavist në Ballkan i pati quajtur,,vrasës,,të hebrejve popullin shqiptar,vuri në spikamë Dan Shure.Ne dimë se kush ishin vrasësit e popullit tonë,ne e dimë se kë e kemi mik në kohën më të rëndë dhe ne e dimë se kush është populli shqiptar,që është pjesë e hisës sonë të përbashkët historike të vuajtjeve dhe të mbijetesës në kërkim të lirisë e të pavarësisë së Shqipërisë e të Kosovës,e tha me emocione Dan Shure në Çikago.Ndërsa në takimin e sotëm shqiptaro-hebrej ai iu drejtua përfaqësuesve të SHSHA-së(Astrit Mehmeti,Skënder Karaçica dhe Mahmut Skenderi)me fjalët se me keni adaptuar,,edhe shqiptar,edhe hebreik,,!
Në takimin e sotëm për aktualitetin historik shqiptar me hebrejtë,foli deputeti shqiptar Tom Doshi,i cili vuri në dukje se prania dhe shpetimi hebreik në Shqipëri ishte pjesë e kodeve tona dymijvjeqare shqiptare.Sipas arkivit të shtetit që është unikat për kohën tonë,tregon më së miri se çfarë bënë shqiptarët për të shpetuar nga asgjësimi fashist popullin hebreik që brezat e sotëm në Shqipëri e kanë për krenari dhe kujtesa për traditën e pritjes e të sheptimit si një nga veset tona kombëtare,theksoi deputeti Doshi.Prandaj ka ardhur koha që në bashkëpunim me Lobin Hebrej dhe me SHSHA-në si nismëtarë të kësaj veprimtarie e para e këtij lloji në Çikago,të gjenden mundësit për rikthimin hebreik në Shqipëri për të nihmuar ekonominë shqiptare me investimet kapitale të tyre.Ne kemi resurse të pasura së pari njerëzore dhe pasuritë tjera nëntokësore ne shumë sektorë të ekonomisë që presin ardhjen e investitorëve amerikano-hebreik për të ndihmuar e zhvilluar kahet e reja të ekonomisë shqiptare.Qeveria aktuale Edi Rama ju bënë thirrje miqëve tanë në Amerikë që të vijnë në Shqipëri për investime,ne e kemi të rregulluar infrastrukturën ligjore të sigurisë së investimeve dhe ato do të na krijojnë parakushtet për mëkëmbjen ekonomike dhe të ecjes sonë në trendet ndërkombëtare të ekonomisë së lirë demokratike,u tha hebrejve në Çikago deputeti Tom Doshi.
Pas dëgjimit me të dhënat nga Shqipëria,Alan P.Solow,përfaqësues i DLA PIPER,nënvizoj se jemi të gatshëm që në Shqipëri të hapin Bankën Investive Ekonomike për të afruar kushte e mundësi për zhvillimin e bizneseve me standardet më të mira të mudshme për shqiptarët.Për këtë do të ishte mirë që Qeveria Shqiptare dhe asociacionet tjera profesionale e shkencore të dijes të na afrojnë projektet për politikat e investimeve në Shqipëri në ato sektorë ekonomikë me resurset e pasura si në energjetikë,turizëm,industri,agrokompleks etjerë theksoi me një interesim Solow.
Lee Rozemberg,kryetar i APAC-ut një nga asociacionet më të fuqishme ekonomike dhe të lobimit në rrafshet ndërkombëtare të ekonomisë,e nisi diskutimin e tij me një emocion të veçantë kur vajza e tij 13-vjeqare e kishte vënë shikimin mbi hartën e gjeografisë ku shihej Shqipëria.Më të parë vajzën time se si shikonte mbi hartën e vendit të Shqipërisë i kam thënë,,Po e dite se ku gjendet ky vend kaq i bukur,ne bashkarisht do të shkojmë në pushime,,!Kushtin e fitoj vajza ime dhe në kohën e duhur me dëshirë dë të shkojmë për vizitë dhe pushime në bregdetin shqiptar që dhashtë Zoti do të bëhet vendi ynë më i preferuar për pushime,tha Rozemberg në takimin e sotëm të Çikagos.
Çikago sot është bërë më afër më Tiranën thanë diskutuesit shqiptaro-hereik.Për nismat e reja ekonomike dhe të investimeve në Shqipëri,u vendos që në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare(Edi Rama)të nisin përgatitjet për mbajtjen e Konferencën Ekonomike për Investime në ekonominë shqiptare që do të mbahet vitin e ardhshëm në Çikago.Me këtë rast asociacionet Shqiptaro-Amerikane me seli në Tiranë,që arsyetimin e dha Aleksandër Lacaj,një nga njohësit shqiptaro-hebreik e kanë nominuar me titullin,,AMBASADOR NDERI,,kryetarin e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago z.Dan Shure.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Shqiperi, rikthimi hebraik, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT