FOTO Lajm/
Mbas numurimit te votave, mbasditen e 20 prillit 2016, fitues për postin e Rektorit në Universitetin Publik “Fan S.Noli”, Korcë, u shpall Prof.Dr. Ali Jashari. Ishte një garë demokratike sipas modelit amerikan ku triumfuan vlerat qytetare, intelektuale dhe familjare. Kujtojmë lexuesit se program zhvillimor i këtij universiteti dhe jeta akademike e kandidatit për Rektor në Universitetin “Fan S.Noli” u promovua nga gazeta “Dielli”, më datën 14 prill 2016. Me këtë rasta redaksia e gazetës “Dielli” dhe shoqata “Vatra”, i urojnë prof.Dr.Ali Jasharit së bashku me stafin pedagogjik dhe studentor të Universitetit Publik “Fan S.Noli”, suksese në detyrën e re dhe procesin e formimit të tyre arësimor-edukativ-shkencor në dobi të shtetit shqiptar dhe familjeve të tyre. Gjithashtu përshëndesim cdo projekt e nismë që i shërben bashkëpunimit të frutshëm të universitetit “Fan S.Noli” me shoqatën “Vatra” dhe gazetën “Dielli” këtu në SHBA. Ndërkohë personeli mësimdhënës dhe studentët e këtij Universiteti janë të mirëpritur në vatrën e “Vatrës” dhe faqet e gazetës “Dielli”.
Redaksia e gazetës “Dielli”.