• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË MEMORIAL PËR TË RËNËT NË MASAKRËN E TIVARIT

October 29, 2015 by dgreca

NJË MEMORIAL PËR TË RËNËT NË MASAKRËN E TIVARIT
NGA URAN BUTKA*/
Masakra e Tivarit është një nga plojat më të përgjakshme dhe më të pabesa ndaj shqiptarëve. Ajo u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav kundrejt popullit shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi në muajt mars-prill të vitit1945.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.”
Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë “
Ky genocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZNA-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaro-madh”, si luftë kundër reaksionit të djathtë antikomunist në Kosovë e viset e tjera shqiptare, si luftë kundër “bashkëpuntorëve” të nazifashizmit etj. Por në fakt ishte luftë për ripushtimin e Kosovës e viseve shqiptare, nënshtrimin dhe spastrimin etnik të tyre.
Masakra e përgjakshme e Drenicës dhe zhbërja e plotë e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem dhe s’u kthye më, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Rekrutimi dhe grumbullimi i shqiptarëve nga 14 vjeç e lart prej të gjitha trevave shqiptare, për t’i zbrazuar ato nga forcat e gjalla kombëtare, u bë në Prizren, në kazermat e ushtrisë, ku fillimisht u vranë krerët kryesorë të rezistencës shqiptare, madje edhe oficerë shqiptarë të Ushrisë NÇ. Të mobilizuarit e tjerë i çarmatosën tërrësisht, madje edhe nga sendet personale, i keqtrajtuan dhe si robër lufte i nisën për në Frontin e Adriatikut. kinse për të luftuar kundër gjermanëve!? Edhe ky një mashtrimi radhës.
Sipas burimeve ushtarake jugosllave të Institutit të Historisë së Beogradit dhe të KQ të PKJ, cituara edhe në këtë studim, numri i rekrutëve shqiptarë, të mobilizuar dhe të dërguar dhunshëm të paarmatosur, të zhveshur, të uritur dhe të etur, sepse edhe ujë nuk i linin që të shuanin etjen dhe që komandanti serb Drleviç i fyente dhe i quante “frymë”, si të ishin shpirtra të vdekur, rezulton të ishte afërsisht 13.050 vetë, që u përkisnin afërsisht tri kolonave të nisura më 24, 26 dhe 27 mars 1945 me 7700 rekrutë dhe tri kolonave të nisura më 19, 20 dhe 24 prill 1945 me 5337 rekrutë.
Për shoqërimin, ruajtjen dhe eliminimin e tyre ishin caktuar nga Shtabi i Suprem i Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej edhe Brigada X malazeze, gjë që tregonte sesa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhet të përfundonte në një kasaphanë të mirëprojektuar në Tivar.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945, citojmë:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.”
Siç duket qartë edhe nga ky dokument, por edhe nga të tjerë burime, ndjekja dhe vrasja e rekrutëve shqiptarë u bë në kordinim e bashkëpunim mes ushtrisë jugosllave dhe asaj të Shqipërisë.
Gjithnjë, sipas burimeve ushtarake kryesisht jugosllave, nga tri kolonat e muajit mars 1945 dhe tri kolonat e muajit prill 1945, , u asgjësuan gjithsej 2543 rekrutë shqiptarë, nga të cilët 1560 vetëm në Tivar. Pohuar me gojën e tyre dhe e konfirmuar nga disa burime.( shih botimin “Masakra e Tivarit” e autorit Uran Butka)
Po tragjedia më e madhe ndodhi në mesditën e datës 31 marsit 1945 në qytetin e vogël të Tivarit, ku ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze e komanduar nga Gosha Markoviç, pikërisht këtu në Tivar, për pozicionin gjeografik, që kishte, dhe mundësinë e fshirjes së gjurmëve dhe fshehjes së krimit.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, në rrugën që të çon në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, arriti pikun e saj në oborrin dhe më pas në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit, mandej gjuetia e shtrigave pë rata që kishin shpëtuar nga ajo kasaphanë.
I mbijetuari i kësaj masakre, Azem Hajdini, në letrën e hapur që i dërgon qeverisë së Kosovës, korrik 2009, dëshmon:
“Rreth ndërtesës së Monopolit të Duhanit, oborrit dhe shkëmbinjve ishin kurdisur me kohë pesë punkte, prej nga shtihej si mbi egërsira, me mitraloz, mortaja, trombllona, topa dhe armë të tjera zjarri. Përveç armëve të zjarrit, ushtarët dhe qytetarët përdorën edhe armë të ftohta si bajoneta, thika, sëpata, këmesa, cfurqe etj. Nga detonimet, na dridhej toka nën këmbë. Bubullima e armëve shoqërohej me ulurimat e kriminelëve, që shtinin mbi ne, duke na sharë e duke na fyer. Nga çdo anë fluturonin copat e trupave: këmbë, duar dhe gjymtyrë të tjera. Qielli ishte errësuar plotësisht, dukej sikur ishte muzgu i mbrëmjes. Rrezet e diellit mezi depërtonin përmes pluhurit, tymit e flakës së barutit, ndërsa gjaku rridhte si uji pas shtrëngatës. Krahas sulmit në oborr, me armë të njëjta dhe me intensitet të tillë, na sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armëve, granatat dhe bombat, tavanet e ndërtesës filluan të bien mbi kokat e njerëzve, ndërsa dyshemeja mbushej në liqenj gjaku. Kësisoj, brenda dy orësh, nga turma e madhe e dendur e rekrutëve shqiptarë (mbi tre mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe në rrugë), asnjë nuk mbeti pa u qëlluar me armë apo pa u plagosur, kështu që ajo hapësirë u shndërrua në një lumë gjaku, që i përngjante një kataklizmi të vërtetë.”
Edhe nga kolonat e tjera të marsit dhe të prillit 1945, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar në Kosovë dhe viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, të njëjtin fat patën: u vranë, u helmuan në gazermat e Dubrovnikut të vjetër, u mbytën në Bunë, Drin apo në det, si në Trogil e gjetkë.
Disa nga ata që shpëtuan nga plumbat dhe mundën të arratiseshin individualisht dhe disa në grup, u kthyen për në Ulqin dhe Shkodër, por më të shumtit u kapën nga rojet ushtarake të brigadës së Mbrojtjes së Popullit dhe OZNA dhe iu dorëzuan autoriteteve ushtarake jugosllave..
Nëse përpiqemi të konkludojmë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, do ta kishim të pamundur, sepse një pjesë e tyre u ekzekutuan dhe u zhdukën rrugës së atij kalvari nga ushtarakët shoqërues serbo-malazezë, pa lënë gjurmë.
Po të hulumtosh parashtesat, botimet dhe dëshmitë për këtë masakër të Azem Hajdinit, Bajram Golës, Nazif Selimit, Xhaferr Vokshit , si edhe të ushtarakëve të Shqipërisë Shefqet Peçi, komandant i Korparmatës III dhe Zoi Themeli, komandant i forcave të Mbrojtjes së Popullit, dhe të dëshmitarëve që mbetën gjallë dhe i rrëfyen apo publikuan dëshmitë e tyre, rezulton që numri i viktimave gjatë marshimit dhe në plojën e Tivarit, të jetë edhe më i madh.
Qeveria komuniste shqiptare, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin, të kalonin e të goditeshin nëpër teritorin e Shqipërisë, jashtë çdo protokolli, kontrolli apo dhimbsunije dhe të vepronin si t’ua donte interesi dhe nuk u bë e gjallë e as protestoi për atë çka ndodhi në Shqipëri apo në Tivar me bashkëkombasit.
Sipas raportit të cituar prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Bedri Spahiut, dhe sipas informacionit të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ministri i brendshëm i qeverisë shqiptare kishte autorizuar oficerët jugosllave që të pushkatonin fshehtas dhe pa gjyq , në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm.
Në të gjithë rrugën e mundimshme nga Kukësi në Shkodër, vazhdoi dhuna, poshtërimi dhe asgjësimi i rekrutëve shqiptarë nga komandot ushtarake jugosllave, shpesh në bashkëpunim të hapur apo të heshtur me ushtrinë shqiptare. Vrasjet masive në Kukës , Fushë-Arrës, Pukë, Gomsiqe, Drin, Vau i Dejës, Bregu i Bunës, kazermat e Shkodrës, dalje e Shkodrës e të tjera, si edhe pushkatimet individuale apo në grup në gjithë territorin e Shqipërisë janë të dokumentuara. Sipas raportimeve të shtabeve të ushtrisë jugosllave rezultojnë 595 shqiptarë të vrarë apo të zhdukur nëpër Shqipëri.
Përfundimisht, numrit prej 2543 vetësh të masakruar, sipas burimeve jugosllave dhe kosovare, po t’i shtosh shifrën e shqiptarëve të vrarë e të zhdukur në Shqipëri, rezulton shuma prej gjithsej 2947 – 3447 shqiptarësh të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur përgjatë rrugës Prizren-Kukës-Pukë -Shkodër- Tivar-Dubrovnik-Trogir-Biograd na More e më tutje.
Gjithsesi këto shifra nuk janë shterruese.
Përgjegjësinë e madhe për këtë masakër barbare e ka pushteti komunist jugosllav dhe ushtria jugosllave, veçanërisht Brigada X malazeze, që realizuan këtë masakër.
Por mua nuk më mungojnë argumentet dhe guximi qytetar prej studiusi, që të parashtroj e të denoncoj edhe përgjegjësinë e pushtetit komunist shqiptar dhe të ushtrisë shqiptare në këtë masakër.
Së pari, ishin Divizionet V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që ndodheshin në Kosovë në muajt mars-prill 1945 e më pas, të thirrura nga komanda e Ushtrisë NÇ J dhe të vënë nën urdhërat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. e cilat bënë thirrjen dhe mobilizimin vullnetar apo të dhunshëm të rekrutëve shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera nën Jugosllavi dhe këta të mobilizuar apo të vetëdorëzuar ia dorëzonin ushtrisë jugosllave, e cila i përdori si mish për top në Srem dhe në Tivar. Kemi në dorë listat e të rekrutuarve e të dorëzuarve, që i kam botuar në librin “Masakra e Tivarit”
Ja edhe radiogram i Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.
Së dyti, ekziston një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë për realizimin e masakrës, sidomos gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri. Edhe fakti i kalimit të kolonave të vdekjes nëpër Shqipëri ishte pjesë e marrëveshjes.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-ë . Në këto masakra të pashëmbullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq , në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu, në gjyqin kundër Koci Xoxes:
“Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin”
Historiani Zekeria Cana konstatonte: “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur Golgota e madhe Shqiptare”
“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”
Për shkaktarët e kësaj masakre, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Veçanërisht, krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese, e ngulur thellë në ndërgjegjen e popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim, në një arsye më shumë për të qenë në mirëkuptim e bashkëpunim në rrugën e përbashkët mes popujve të Ballkanit drejt paqes dhe integrimit europian.

Filed Under: Editorial Tagged With: E TIVARIT, NË MASAKRËN, NJË MEMORIAL PËR TË RËNËT, Uran Butka

NJË KONFERENCË SHKENCORE PËR TIVARIN

October 29, 2015 by dgreca

Në datëat 24-25 tetor 2015 u organizua në qytetin e Tivarit një konferencë shkencore kombëtare me temën “Tivari me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve”, drejtuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë dhe Shoqata kulturore “Gjon Buzuku”në Mal të Zi, ku merrnin pjesë studius e historianë të shquar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe diaspora, të cilët mbajtën kumtesa të rëndësishme për historinë dhe kulturën e Tivaritnë shekuj:
Prof.Dr. Luan PERZHITA (Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, QSA, Tiranë): Të dhëna për qendra arkeologjike në rajonin Krajë-Tivar ; Prof.Dr. Jahja DRANÇOLLI, (Instituti i Historisë, Prishtinë): Tivari në shekujt XI-XIV; Prof.Dr. Shaban SINANI (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, QSA, Tiranë): Tivari në shekujt e humanizmit, sipas Statuteve të qytetit; Prof.Dr. Aurel PLASARI (Drejtor i Enciklopedisë Shqiptare, QSA, Tiranë): Për një rindërtim të historikut të Arkipeshkvisë së Tivarit ; Prof.Dr. Nevila NIKA (Universiteti Europian i Tiranës): Tivari e rrethinat e tij në shek.XVIII, sipas dokumenteve kishtare; Prof.As.Dr. Edmond MALAJ (Instituti i Historisë, QSA, Tiranë): Familje fisnike te Tivarit Mesjetar. Trashëgimia materiale dhe shpirtërore ; Akademik Kolec TOPALLI (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë): Buzuku dhe Shestani, paralele gjuhësore në një Fjalor Etimologjik; Prof.Dr. Zymer NEZIRI (Instituti Albanologjik i Prishtinës): Eposi i Kreshnikëve – monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në pesë shtete të Ballkanit ; Prof.Dr. Hamit XHAFERI (Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë): Elementi mitologjik në eposin e kreshnikëve në trevat e Ulqinit, Tivarit, Anës së Malit dhe Malësisë ; Dr. Dom Nikë UKGJINI (Instituti Filozofik dhe Teologjik, Shkodër): Karlo Pooten dhe çështja e shqiptarëve në shek. XIX 2. Prof.Dr. Gazmend RIZA (Universiteti i Prishtinës): Ekonomia e Tivarit dhe trevës nën administrimin osman (1865-1877), sipas dokumenteve angleze; Dr.Nail DRAGA (Qendra Kulturore Ulqin): Lufra për Tivarin(1877-78); Dr. Elena KOCAQI-LEVANTI (Universiteti i Durrësit): Fuqitë e Mëdha dhe çështja e Ulqinit dhe Tivarit në vitin 1878 e te tjera kumtesa, që prekën për herë të parë themelet e mjaft fushave të rëndësishme në jetën e Tivarit dhe trevave shqiptare: Arkelogjinë, historinë, traditat kulturore, gjuhësinë, eposin e Kreshnikëve etj.
Në këtë konferencë u referua edhe kumtesa e historianit Uran Butka me titull: “Një memorial për të rënët në Masakrën e Tivarit”, ku nëpërmes dokumenteve arkivorë u trajtua masakra e Tivarit e vitit 1945 dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar.
Po e japim të shkurtuar kumtesën e historianit Uran Butka.

NJË MEMORIAL PËR TË RËNËT NË MASAKRËN E TIVARIT
Më lejoni, që nëpërmes kësaj konference shkencore, të bëj homazh këtu në qytetin e Tivarit për të rënët e martirizuar të Masakrës së Tivarit dhe për familjet e tyre të lënduara e të përndjekuara.
Masakra e Tivarit është një nga plojat më të përgjakshme dhe më të pabesa ndaj shqiptarëve. Ajo u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav kundrejt popullit shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi në muajt mars-prill të vitit1945.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.”
Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë “
Ky genocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZNA-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaro-madh”, si luftë kundër reaksionit të djathtë antikomunist në Kosovë e viset e tjera shqiptare, si luftë kundër “bashkëpuntorëve” të nazifashizmit etj. Por në fakt ishte luftë për ripushtimin e Kosovës e viseve shqiptare, nënshtrimin dhe spastrimin etnik të tyre.
Masakra e përgjakshme e Drenicës dhe zhbërja e plotë e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem dhe s’u kthye më, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Rekrutimi dhe grumbullimi i shqiptarëve nga 14 vjeç e lart prej të gjitha trevave shqiptare, për t’i zbrazuar ato nga forcat e gjalla kombëtare, u bë në Prizren, në kazermat e ushtrisë, ku fillimisht u vranë krerët kryesorë të rezistencës shqiptare, madje edhe oficerë shqiptarë të Ushrisë NÇ. Të mobilizuarit e tjerë i çarmatosën tërrësisht, madje edhe nga sendet personale, i keqtrajtuan dhe si robër lufte i nisën për në Frontin e Adriatikut. kinse për të luftuar kundër gjermanëve!? Edhe ky një mashtrimi radhës.
Sipas burimeve ushtarake jugosllave të Institutit të Historisë së Beogradit dhe të KQ të PKJ, cituara edhe në këtë studim, numri i rekrutëve shqiptarë, të mobilizuar dhe të dërguar dhunshëm të paarmatosur, të zhveshur, të uritur dhe të etur, sepse edhe ujë nuk i linin që të shuanin etjen dhe që komandanti serb Drleviç i fyente dhe i quante “frymë”, si të ishin shpirtra të vdekur, rezulton të ishte afërsisht 13.050 vetë, që u përkisnin afërsisht tri kolonave të nisura më 24, 26 dhe 27 mars 1945 me 7700 rekrutë dhe tri kolonave të nisura më 19, 20 dhe 24 prill 1945 me 5337 rekrutë.
Për shoqërimin, ruajtjen dhe eliminimin e tyre ishin caktuar nga Shtabi i Suprem i Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej edhe Brigada X malazeze, gjë që tregonte sesa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhet të përfundonte në një kasaphanë të mirëprojektuar në Tivar.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945, citojmë:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.”
Siç duket qartë edhe nga ky dokument, por edhe nga të tjerë burime, ndjekja dhe vrasja e rekrutëve shqiptarë u bë në kordinim e bashkëpunim mes ushtrisë jugosllave dhe asaj të Shqipërisë.
Gjithnjë, sipas burimeve ushtarake kryesisht jugosllave, nga tri kolonat e muajit mars 1945 dhe tri kolonat e muajit prill 1945, , u asgjësuan gjithsej 2543 rekrutë shqiptarë, nga të cilët 1560 vetëm në Tivar. Pohuar me gojën e tyre dhe e konfirmuar nga disa burime.( shih botimin “Masakra e Tivarit” e autorit Uran Butka)
Po tragjedia më e madhe ndodhi në mesditën e datës 31 marsit 1945 në qytetin e vogël të Tivarit, ku ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze e komanduar nga Gosha Markoviç, pikërisht këtu në Tivar, për pozicionin gjeografik, që kishte, dhe mundësinë e fshirjes së gjurmëve dhe fshehjes së krimit.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, në rrugën që të çon në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, arriti pikun e saj në oborrin dhe më pas në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit, mandej gjuetia e shtrigave pë rata që kishin shpëtuar nga ajo kasaphanë.
I mbijetuari i kësaj masakre, Azem Hajdini, në letrën e hapur që i dërgon qeverisë së Kosovës, korrik 2009, dëshmon:
“Rreth ndërtesës së Monopolit të Duhanit, oborrit dhe shkëmbinjve ishin kurdisur me kohë pesë punkte, prej nga shtihej si mbi egërsira, me mitraloz, mortaja, trombllona, topa dhe armë të tjera zjarri. Përveç armëve të zjarrit, ushtarët dhe qytetarët përdorën edhe armë të ftohta si bajoneta, thika, sëpata, këmesa, cfurqe etj. Nga detonimet, na dridhej toka nën këmbë. Bubullima e armëve shoqërohej me ulurimat e kriminelëve, që shtinin mbi ne, duke na sharë e duke na fyer. Nga çdo anë fluturonin copat e trupave: këmbë, duar dhe gjymtyrë të tjera. Qielli ishte errësuar plotësisht, dukej sikur ishte muzgu i mbrëmjes. Rrezet e diellit mezi depërtonin përmes pluhurit, tymit e flakës së barutit, ndërsa gjaku rridhte si uji pas shtrëngatës. Krahas sulmit në oborr, me armë të njëjta dhe me intensitet të tillë, na sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armëve, granatat dhe bombat, tavanet e ndërtesës filluan të bien mbi kokat e njerëzve, ndërsa dyshemeja mbushej në liqenj gjaku. Kësisoj, brenda dy orësh, nga turma e madhe e dendur e rekrutëve shqiptarë (mbi tre mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe në rrugë), asnjë nuk mbeti pa u qëlluar me armë apo pa u plagosur, kështu që ajo hapësirë u shndërrua në një lumë gjaku, që i përngjante një kataklizmi të vërtetë.”
Edhe nga kolonat e tjera të marsit dhe të prillit 1945, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar në Kosovë dhe viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, të njëjtin fat patën: u vranë, u helmuan në gazermat e Dubrovnikut të vjetër, u mbytën në Bunë, Drin apo në det, si në Trogil e gjetkë.
Disa nga ata që shpëtuan nga plumbat dhe mundën të arratiseshin individualisht dhe disa në grup, u kthyen për në Ulqin dhe Shkodër, por më të shumtit u kapën nga rojet ushtarake të brigadës së Mbrojtjes së Popullit dhe OZNA dhe iu dorëzuan autoriteteve ushtarake jugosllave..
Nëse përpiqemi të konkludojmë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, do ta kishim të pamundur, sepse një pjesë e tyre u ekzekutuan dhe u zhdukën rrugës së atij kalvari nga ushtarakët shoqërues serbo-malazezë, pa lënë gjurmë.
Po të hulumtosh parashtesat, botimet dhe dëshmitë për këtë masakër të Azem Hajdinit, Bajram Golës, Nazif Selimit, Xhaferr Vokshit , si edhe të ushtarakëve të Shqipërisë Shefqet Peçi, komandant i Korparmatës III dhe Zoi Themeli, komandant i forcave të Mbrojtjes së Popullit, dhe të dëshmitarëve që mbetën gjallë dhe i rrëfyen apo publikuan dëshmitë e tyre, rezulton që numri i viktimave gjatë marshimit dhe në plojën e Tivarit, të jetë edhe më i madh.
Qeveria komuniste shqiptare, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin, të kalonin e të goditeshin nëpër teritorin e Shqipërisë, jashtë çdo protokolli, kontrolli apo dhimbsunije dhe të vepronin si t’ua donte interesi dhe nuk u bë e gjallë e as protestoi për atë çka ndodhi në Shqipëri apo në Tivar me bashkëkombasit.
Sipas raportit të cituar prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Bedri Spahiut, dhe sipas informacionit të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ministri i brendshëm i qeverisë shqiptare kishte autorizuar oficerët jugosllave që të pushkatonin fshehtas dhe pa gjyq , në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm.
Në të gjithë rrugën e mundimshme nga Kukësi në Shkodër, vazhdoi dhuna, poshtërimi dhe asgjësimi i rekrutëve shqiptarë nga komandot ushtarake jugosllave, shpesh në bashkëpunim të hapur apo të heshtur me ushtrinë shqiptare. Vrasjet masive në Kukës , Fushë-Arrës, Pukë, Gomsiqe, Drin, Vau i Dejës, Bregu i Bunës, kazermat e Shkodrës, dalje e Shkodrës e të tjera, si edhe pushkatimet individuale apo në grup në gjithë territorin e Shqipërisë janë të dokumentuara. Sipas raportimeve të shtabeve të ushtrisë jugosllave rezultojnë 595 shqiptarë të vrarë apo të zhdukur nëpër Shqipëri.
Përfundimisht, numrit prej 2543 vetësh të masakruar, sipas burimeve jugosllave dhe kosovare, po t’i shtosh shifrën e shqiptarëve të vrarë e të zhdukur në Shqipëri, rezulton shuma prej gjithsej 2947 – 3447 shqiptarësh të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur përgjatë rrugës Prizren-Kukës-Pukë -Shkodër- Tivar-Dubrovnik-Trogir-Biograd na More e më tutje.
Gjithsesi këto shifra nuk janë shterruese.
Përgjegjësinë e madhe për këtë masakër barbare e ka pushteti komunist jugosllav dhe ushtria jugosllave, veçanërisht Brigada X malazeze, që realizuan këtë masakër.
Por mua nuk më mungojnë argumentet dhe guximi qytetar prej studiusi, që të parashtroj e të denoncoj edhe përgjegjësinë e pushtetit komunist shqiptar dhe të ushtrisë shqiptare në këtë masakër.
Së pari, ishin Divizionet V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që ndodheshin në Kosovë në muajt mars-prill 1945 e më pas, të thirrura nga komanda e Ushtrisë NÇ J dhe të vënë nën urdhërat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. e cilat bënë thirrjen dhe mobilizimin vullnetar apo të dhunshëm të rekrutëve shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera nën Jugosllavi dhe këta të mobilizuar apo të vetëdorëzuar ia dorëzonin ushtrisë jugosllave, e cila i përdori si mish për top në Srem dhe në Tivar. Kemi në dorë listat e të rekrutuarve e të dorëzuarve, që i kam botuar në librin “Masakra e Tivarit”
Ja edhe radiogram i Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.
Së dyti, ekziston një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë për realizimin e masakrës, sidomos gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri. Edhe fakti i kalimit të kolonave të vdekjes nëpër Shqipëri ishte pjesë e marrëveshjes.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-ë . Në këto masakra të pashëmbullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq , në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu, në gjyqin kundër Koci Xoxes:
“Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin”
Historiani Zekeria Cana konstatonte: “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur Golgota e madhe Shqiptare”
“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”
Për shkaktarët e kësaj masakre, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Veçanërisht, krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese, e ngulur thellë në ndërgjegjen e popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim, në një arsye më shumë për të qenë në mirëkuptim e bashkëpunim në rrugën e përbashkët mes popujve të Ballkanit drejt paqes dhe integrimit europian.

Filed Under: Histori Tagged With: NJË KONFERENCË SHKENCORE, PËR TIVARIN, Uran Butka

Kristo KIRKA- Themelet e kishës shqiptare në Amerikë

September 18, 2015 by dgreca

Nga Uran BUTKA/*

Ne Foto: Kristo Kirka, ne krah te Imzot Nolit te sapo dorezuar prift me 1908/

…Përpjekjet njerëzore e kombëtare të  emigrantëve shqiptarë pengoheshin me të gjitha mënyrat e mjetet  nga propaganda e lobit grek dhe e kishës greke. Kulmi i kësaj intrige u shfaq më 25 gusht të vitit 1907, ditën që vdiq patrioti  Kristaq Thimi Dishnica në qytetin e vogël industrial Hudson.  

  Hudson-i ishte një qytet i vogël, por atje banonte një koloni shqiptare relativisht e madhe dhe e rëndësishme. Jetonin dhe punonin kryesisht shqiptarë  emigrantë  nga Shqipëria Juglindore: korçarë, voskopojarë, kolonjarë dhe përmetarë, “të ndarë në dy fusha politike, që antagonizonin njëra-jatrën me tërbim: shqiptarët nacionalistë dhe grekomanët fanatikë”

  Po vdekja e Kristaqit i bashkoi. Ata nuk kishin kishën dhe priftin e tyre shqiptar, që të kryente shërbimet mortore. Kisha greke nuk pranoi, sepse i ndjeri ishte atdhetar shqiptar. Atëherë, shqiptarët e Hudson-it iu drejtuan priftit të kishës ortodokse siriane, që ndodhej në qytetin Worcester. E lutën priftin sirian që t’i bënte të vdekurit shërbimet kishëtare. Fillimisht, ai pranoi dhe u bë marrëveshja. Siç shkruan Vangjo Miller në gazetën “Liria”, shqiptarët e Hudson-it, Natick-ut, Marlboro-s e të Boston-it shkuan me karroca në Worcester me kortezhin funeral.

Kristo Kirka , që në atë kohë jetonte në Natick, u ndodh në mes të bashkëkombasve, që shoqëronin kufomën e të ndjerit.  

  E ka përshkruar  me dhimbje, por edhe me zemërim, këtë peligrinazh dhe këtë vuajtje kalvari:

   “Në atë kohë, kisha ortodokse varej nga Patriarkana e Stambollit, që i shërbente sundimit osman, por edhe kishës greke dhe helenizmit. Ritet fetare zhvilloheshin në gjuhën greke. Ne, ortodoksët shqiptarë, konsideroheshim grekë dhe çdo përpjekje për shqiptarizimin e kishës, shtypej pa mëshirë, duke filluar nga mallkimi e duke mbaruar te helmi e thika. Ishte e pamundur, bile çmenduri, të luftonje për kombësinë shqiptare, për kishën shqiptare, për mëvehtësinë shqiptare. Po rrethanat e sollën që përmbysja e madhe të fillonte pikërisht atje  ku kishim shkuar ne, në Amerikën e lirë! Ishim të rinj dhe, ndonëse puna ishte e lodhëshme, në kohën e lirë nuk rrinim kot, por e shfrytëzonim për veprimtari shoqërore, kulturore e patriotike.  Askush nuk na pengonte, siç ndodhte në Shqipëri. Nisëm të organizonim shoqëri të ndryshme të shqiptarëve. Në krye këto shoqëri kishin fizionomi lokaliste, bie fjala, shoqëri e atyre shqiptarëve që kishin ardhur nga i njëjti fshat apo krahinë. Ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe e ndjenin nevojën për të qenë të bashkuar, që të kishin ku të mbështeteshin në rast nevoje. Më pas, krijuam shoqëri kulturore, arsimore e atdhetare, që kishin një vizion dhe veprimtari më të gjerë shoqërore dhe politike. Kështu që, problemi i kishës nuk ishte kryesori, sepse shoqëritë na bashkonin të gjithëve, pa dallim krahine dhe feje: ortodoksë, myslimanë e katolikë. Për festat e mëdha fetare, si Pashkë e Krishtlindje, një pjesë e otodoksëve shkonin në kishën greke, sipas zakonit në vendin tonë,  ndërsa ne që i kishim ndarë hesapet me intrigat greke dhe me grekomanët, venim në kishën ruse ose siriane. Por na ndodhi diçka që e ndryshoi krejt rrjedhën e ngjarjeve të zakonshme. Papritur, njëri nga shokët tanë, Kristaqi nga Dishnica e Korçës, u sëmur rëndë  nga një plevit, që u shtri në të dy anët e mushkërive të ronitura dhe, me gjithë përpjekjen e mjekëve, ndërroi jetë në Hudson. U njoftuam dhe u mblodhëm, siç ishte zakoni. Dhimbja ishte e madhe, sepse ishte hera e parë që na vdiste në vend të huaj një shqiptar.  Po më shumë na shqetësoi puna e varrimit, që duhej bërë sipas riteve fetare në kishë. Me që ishte rit vdekjeje, disa shokë të Hudson-it, njoftuan priftin e kishës greke, po ai nuk pranoi t’ia bënte shërbimet e fundit. Kjo gjë na brengosi, por edhe na zëmëroi. Iu drejtuam priftit të kishës ruse, ai u tregua i gatshëm, por na e ktheu fjalën, pas ndërhyrjes së grekëve dhe të grekomanëve fanatikë. Atëherë, Risto Koki, që banonte në Worcester, bisedoi me  priftin sirian për t’i bërë shërbesat fetare të varrimit. Ai pranoi, por duhet ta çonim të vdekurin në Worcester. S’kishte kohë për të humbur. Një shoku ynë, që punonte në një shoqëri për shitjen e perimeve, na siguroi një karrocë, që mund të përdorej vetëm përgjatë natës, kur ata nuk punonin. Kështu që, në mbrëmje, nja pesë a gjashtë miq të të ndjerit, ngarkuan qivurin me të vdekurin në karrocë dhe u nisëm për rrugë.

  Nuk e harroj deri sa të vdes atë udhëtim mortor nëpër natë.

  Ishte ftohtë, thëllim i akullt. Bridhnim me karrocë, të mbledhur grusht me njëri-tjetrin dhe me arkivolin përpara. Në një qytet të largët të një kontinenti të madh, ndienim dhimbjen e ikjes së një shoku, lotët digjnin zemrën për vetminë edhe në vdekje. Mendonim jetën dhe pastaj atë, mortjen, që do të vinte një ditë. Kështu do të endeshin edhe trupat tanë? Ku do të na preheshin kockat? Nata ndillte pikëllim, ndërsa hëna bënte dritë. Zjenim së brendshmi me të vdekurin e pavarrosur mbi karrocë. Asnjë nuk fliste dhe mendimi na fluturonte larg, shumë larg, te vendi ynë, qyteti ynë, shtëpia jonë… Atë natë e ndjemë, më tepër se çdo herë tjetër, se ishim në vend të huaj. Sa të pafuqishëm, të pambrojtur  e të vogël  e ndjeva veten time! Provova thellë në shpirt një ngashërim e një përmallim aq të madh, sa mendova që në atë çast, të linja gjithçka e të vraponja drejt shtëpisë, si ai zogu që fluturon drejt folesë dhe atje të prehesha i qetë, bile edhe të vdisnja i qetë në vendin tim e midis njerëzve të mi. M’u përfytyrua nënë Athinaja, që ma bënte me dorë dhe më thërriste: “Eja, bir, eja!” Shkundnja kokën që të vinja në vete. Përpara arkivoli me trupin e pajetë të Kristaqit! Me hidhërim të thellë mendonja për nënën e gjorë të tij, dëshpërimin dhe kujën e saj, kur të merrte mandatën e zezë të të birit të pavarrosur. Mos vallë, një ditë edhe nënë Athinaja do të merrte nga larg mandatën time?  Përse më shkon mendja te vdekja, kur jam kaq i ri? Ç’më bëri të ligështohem?  Fati ynë i keq edhe këtu, edhe në Shqipëri. Dhe këtë fat tragjik duhet ta ndryshojmë ne që jemi këtu, por edhe ata që janë atje. Me përpjekje të përbashkëta, me dashuri  për njëri-tjetrin dhe për  mëmëdhenë, sepse pa mëmëdhe, ne s’jemi kërkush. Ky duhet të jetë ideali që duhet të mbushë jetën tonë…

  Me këto mendime në kokë, arritëm më në fund, aty ndaj të gëdhiri, në Worcester dhe u drejtuam për tek kisha siriane. Por, për habinë dhe zëmërimin tonë të madh, prifti na e ktheu fjalën. Na tha se na lejonte ta varrosnim në një cep të varrezave, por nuk do t’i bënte ritet fetare. Për mendësinë tonë të besimit ortodoks, ishte mëkat i madh ta varrosnje të vdekurin pa prift dhe pa lutjet fetare. I vdekuri nderohet, kështu thotë ungjilli, ky është nom dhe detyrim i kishës. Kundërshtimeve tona ai nuk iu përgjigj, ngriti supet dhe u largua. E kuptuam  që ishte sërish dora e kishës greke.

  Kristoja e përshkruan me vërtetësi dhe dhimbje të madhe njerëzore këtë  ngjarje  të jashtëzakonshme antinjerëzore dhe antifetare. Por ai dhe shqiptarët e tjerë reflektuan dhe kërkuan një dalje, madje, menduan për një zgjidhje definitive dhe të dobishme për të gjithë.

  Vangjo Miller, njëri nga shqiptarët ortodoksë të Hudson-it, shkruante i indinjuar te gazeta “Liria”: “Ishte  ndërhyrja e grekëve të qytetit, që i bënë presion priftit të mos e bënte shërbesën. Intriga e tyre e ulët bëri efekt  dhe kisha siriane nuk e bëri shërbesën. Trupi i të ndjerit mbeti jashtë kishës. Ishin grekët ata që intriguan kundrejt shqiptarëve”

  U revoltuan shqiptarët, po ç’të bënin?

  U mblodhën rreth arkivolit dhe e pleqëruan. Shqiptari Kozma Angello u dorëzua prift sa për momentin, i këndoi shërbesën, sepse dikur kishte shërbyer si psallt në kishën  e fshatit dhe Kristaqi i ndjerë  u varros pa ceremoni fetare në kishë.

  Kjo ngjarje e dhimbshme u bë shkak që shqiptarët ortodoksë të mendonin  edhe për vdekjen e tyre në vend të huaj. Si do t’i përballonin situata të tilla të ngjashme? Kishte pasur edhe raste të tjera të mospagëzimit apo të moskurorëzimit të shqiptarëve nga kisha greke, kur bëhej fjalë për ortodoksë atdhetarë. Por refuzim të varrimit të tyre s’kishte pasur gjer atëherë. Vdekja e hapte udhën  vetë. Kisha greke kishte shkelur edhe mbi institucionin e patjetërsuar të vdekjes.

  “Çdo gjë ka një fund, – thoshte  Kirka. – Me lotë në sy e me dhimbje në shpirt, hodhëm nga një grusht dhe  mbi varrin e bashkëkombasit tonë dhe u larguam ngadalë, me kokën ulur, me një peng të madh në zemër, por edhe me një indinjatë për atë sjellje çnjerëzore të atyre, që gjoja flisnin në emër të Krishtit e të njerëzimit, po bënin të kundërtën. Gjithashtu, edhe me një vendim të prerë për të ngritur kishën shqiptare. Në Amerikë kishte një komunitet në rritje shqiptarësh, që , sipas ligjeve demokratike të vendit, kishin të drejtë, si gjithë komunitetet e tjerë, të ndërtonin lirisht faltoret e tyre, sipas besimit. U mblodhëm menjëherë dhe, si e shoshitëm mirë e mirë, vendosëm që në fillim të shuguronim një prift shqiptar. U zgjodh një komision i posaçëm, ku bëja pjesë edhe unë dhe ia filluam punës. Caktuam nga një komunitet për secilin dhe u nisëm për të shkelur çdo qytet e fshat që kishte shqiptarë. Sigurisht, që disa nga ne e lanë punën dhe po harxhonin nga paratë që kishin kursyer. Natyrisht që na shtynte shumë edhe ngjarja e hidhur me të ndjerin Kristaq.  Ai edhe me vdekjen e tij, po i  shërbente çështjes shqiptare”

  Miller shkruan se shqiptarët vendosën përfundimisht që të shkëputeshin nga tirania e kishës greke dhe të proklamonin indipendencën e kishës së tyre.  Me nismën e disa patriotëve ortodoksë të Hudson-it, u formua një komision me në krye Vangjo Miller, që iu drejtua shqiptarëve të Marlboro-s, Natick-ut dhe Boston-it për të ngritur Shoqërinë Kishëtare. Të parët që iu përgjigjën kësaj nisme, ishin shqiptarët e krishterë të Natick-ut, ndër ta edhe Kristo Kirka.

   “Të gjithë shqiptarët e kolonive  të  sipërpërmendura, veçanërisht ata të Natick-ut, iu përgjigjën thirrjes  dhe pas disa javësh u mbajt mbledhja, e cila zgjodhi një komision që kërkoi  kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin: Fan Noli nga Bostoni  dhe Petro Luarasi nga Clintoni. Pasi ata u votuan prej delegatëve të Natick-ut, Marlboro-s  dhe Hudson-it, fitoi Noli që të dorëzohej prift. Delegatë nga Natick-u ishin zotërinjtë Kristo Kirka, Nik Dishnica, Andrea Kristo, Dhori Bardhoja”.

  Kristo  Kirka ishte një nga nismëtarët dhe themeluesit e Kishës Shqiptare në Amerikë.

  “E ndjejmë për detyrë të numërojmë anëtarët e parë  të kishës, ndihmat morale dhe materiale  të të cilëve bënë të mundur dorëzimin e Fan Nolit si prift dhe hodhën themelet e Kishës sonë kombëtare  që kemi sot” – shkruante V.Miller.

  Fan Noli pranoi të dorëzohej prift për motive kombëtare.  

Por, edhe këtu kishte një problem, shugurimi i Nolit prift nga një dhespot i një kishe të huaj. Sigurisht, kishat në Amerikë nuk vareshin nga Patriarkana e Stambollit, por kishat ortodokse ruse, serbe e greke, kishin qëndrime të bashkërenduara ndaj çështjes shqiptare, natyrisht edhe ndaj ngritjes së kishës shqiptare.

  “Na dolën pengesa të mëdha, – kujtonte  Kristo Kirka. – Porsa e merrte vesh përpjekjen tonë, kisha greke ndërhynte dhe na e prishte. Më në fund, e rregulluam me dhespotin e  kishës ruse në New York. I dhamë disa ndihma për kishën e tij dhe bëmë sikur nuk e kuptuam synimin që kishën tonë ta kishte nën kontrollin e tij. Po punën më të madhe e bëri vetë Noli. Theofani u dorëzua prift sipas të gjitha kanuneve të kishës. Ceremonia e shugurimit prift prej hirësisë së tij, peshkopit Platon, u bë në Mitropolinë  ruse të New York-ut, më 8 mars 1908. Gëzimi ynë ishte i jashtëzakonshëm, sepse në qendër të lëvizjes sonë  u vu shërbestari i devotshëm,  Fan Noli, bashkëvuajtësi ynë, miku ynë dhe modeli ynë për shqiptarizëm e kulturë. E përqafuam uratën tonë, i puthëm dorën dhespotit rus dhe dolëm gjithë gaz e hare. Gëzimi na kishte dhënë krahë dhe na dukej sikur e gjithë bota ishte jona”.

  Kristo Kirka bënte pjesë në komisionin përfaqësues të shugurimit të Fan Nolit prift.

  “Komisioni që vajti në New York që të dëshmonte dorëzimin e Fan Nolit si prift, përbëhej prej këtyre zotërinjve: Vangjo Miller për koloninë Hudson, Kristo Kirka për koloninë Natick, Sotir Peci për koloninë Boston dhe Spiridon Ilo e Gaqo Dushi për New York-un” – shkruante  gazeta “Liria”  e Boston-it.

  Kristoja do t’i përkushtohej seriozisht ngritjes së kishës shqiptare në Amerikë, sepse ai e shihte këtë si pjesë të çështjes sonë kombëtare. Por, për të arritur deri në fund të kësaj udhe të mundimshme, duheshin ende përpjekje.

   Le t’ia lemë Kristos t’i rrëfejë vetë :

  “U nisëm me tren për në Boston. Në stacionin e trenit kishte dalë një grumbull i madh shqiptarësh, që na priti me me brohoritje. Kish edhe myslimanë mes tyre. S’kishte ndodhur më parë kështu. Shkuam për te kafeneja e Dhorit, ku mblidheshim zakonisht. Ata që na shihnin rrugës,  ndoshta  na  merrnin për të dehur në ndonjë orgji, sepse flisnim me zë të lartë, po prifti ç’donte me ne!? Nolit, veshur me rason e zezë të priftit dhe me kryqin varur në gjoks,  i kishte rënë një nur i bukur shenjtori. Kjo ngjarje ndikoi thellësisht edhe në jetën e tij. Kur arritëm afër kafenesë, më shkuan sytë te disa shqiptarë, si nja dhjetë veta, që i mbanim për grekomanë. Rrinin të ndrojtur e të menduar matanë rrugës. U shkëputa nga grupi, kapërceva rrugën dhe u vajta pranë.

  – Po ju, ç’më rrini si hunj! Pse nuk vini të festojmë  bashkë?

  – Po, ja…, – mërmëriti njëri.

  – Ne vijmë, po a na pranoni? – pyeti një tjetër.

  – Ejani, o burra, se të gjithë vëllezër të një gjaku jemi dhe  një mëmëdhe kemi! – u thashë dhe u zgjata dorën. Akulli u shkri. Dy prej tyre u futa krahun dhe hymë së bashku brenda. Ata që ishin ulur, u ngritën dhe u bënë vend. Në krye të  tavolinës së gjatë ishte ulur hirësia e tij, Noli, që rrinte i heshtur dhe i menduar. Ndoshta, s’e kishte menduar ndonjëherë se do të bëhej prift, sepse  nuk besonte në dogmat  dhe në mrekullitë fetare. Besonte në Zot dhe në thelbin human të krishterimit, besonte te forca e njeriut, që mund ta mirësonte botën, besonte tek vetja e tij, që nën petkun e priftit e të predikimeve të tij, mund t’u shërbente shqiptarëve të Amerikës, por edhe të Shqipërisë, për të hyrë në rrugën e  përlindjes dhe të qytetërimit.

  Dhori, që njihej si inatçi, m’u afrua dhe më tha mënjanë:

  – Po këta grekomanë, ç’m’i solle këtu?

  – Dhori, – i fola me qortim, – këta janë  të mashtruar ose të paditur. Po janë shqiptarë, ama! Është detyra jonë t’i afrojmë, t’u hapim sytë  dhe t’i bindim të ndërrojnë udhë. Tani që do të kemi kishën tonë, priftin tonë, të cilin e njohin dhe e respektojnë të gjithë, e kemi më të lehtë të merremi vesh dhe të bashkohemi. Shqipëria nuk është vetëm  jona, është e të gjithë shqiptarëve. Ti dhe unë e ca të tjerë, edhe fuqi të mbinatyrshme të kemi, nuk e bëjmë dot vetëm Shqipërinë. Do ta bëjmë së bashku.

  Dhori  tundi kokën, po nuk u bind plotësisht.

  – Atyre u kanë hedhur trutë e gomarit, – tha nëpër dhëmbë dhe u largua.

  Natyrisht duhej punë bindëse me ta dhe me shumë të tjerë që i kishte verbuar propaganda greke. Po këtë punë ringjalljeje, më mirë se ne, do ta bënte kisha jonë dhe hirësia e tij Fan Noli, që shquhej për një gojëtari të rrallë dhe magjepsëse”.

  Komisioni për themelimin e kishës shqiptare bëri një punë të madhe për të ngritur e kompletuar ndërtesën e kishës, e cila kërkonte mjaft shpenzime, për ta bërë  të njohur e të frekuentuar për shqiptarët dhe për ta vënë atë në shërbim të tyre.

  “Tani që kishim priftin, duhej edhe kisha, kështu që iu përveshëm punës për ta bërë. Ne që ishim nismëtarët, filluam të shkonim konak më konak për të mbledhur paratë e nevojshme. Në shumicën e rasteve,  jepnin ndihmën që duhej, por kishte raste kur na shmangeshin. Të gjithë kishin vajtur në kurbet për të bërë prokopi dhe për të mbajtur familjet e tyre në Shqipëri, ndaj edhe kursenin shumë, deri tek ushqimi. Kështu që, me gjithë dëshirën e mirë për të ndihmuar, duhet të vinje disa herë deri sa t’ua shkëpusnje dollarët, që i nxirrnin me mund e djersë. Më në fund, ia arritëm qëllimit: të hollat i mblodhëm dhe kishën e bëmë. Biseduam disa herë sesi do ta quanim dhe të gjithë dhanë proponime  të ndryshme. Noli shfaqi mejtimin që të quhej “Kisha e Shën Gjergjit”. Ky shenjt, paraqitet nëpër ikona si një kalorës i krishtërimit, i hipur sipër kalit të ngritur kas, që vret gjarprin gojëjëhapur, i cili zvarritej drejt njerëzve. Kjo ishte një alegori fort e goditur për Shqipërinë, shpëtimtarin e saj dhe armiqtë, që e kërcënonin. Po, proponimi i Emzot Nolit, lidhej më së shumti me emrin e Gjergj Kastriotit, kalorësin dhe mbrojtësin e qytetërimit evropian. Ndërkohë, ai kishte përkthyer nga greqishtja  pjesë të Ungjillit që duheshin për shërbesat fetare, si edhe kishte kompozuar muzikë kishëtare, që do të shoqëronte ritet fetare.

  Dhe ja, ajo ditë e bekuar, aq e shumëpritur, erdhi. Atë të diel, të datës 22 mars 1908, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, u mblodhën me qindra shqiptarë. Erdhën nga çdo anë e Amerikës. Ishin të gëzuar, por edhe të tronditur, sepse po përjetonin një ngjarje të madhe. Tingujt e kambanës na ftonin t’i faleshim perëndisë në gjuhën tonë, por edhe të ndjeheshim shqiptarë, të bashkuar e të mbrojtur. Dalëngadalë, me qetësi e rregull, u futëm brenda. Ishim aq shumë, saqë, ndonëse të shtrënguar me njeri-tjetrin, mjaft besimtarë mbetën jashtë. Rrinim të heshtur, të tendosur dhe me dridhje në zemër. Nën dritën e qirinjve, doli prifti Theofan, i veshur me rroba të reja ceremoniale. Dukej si një Mesi, i dërguar nga Zoti. Me zërin e tij të dridhshëm e të qartë si drita e diellit, ai nisi të meshonte. Të gjithë ishim shtangur dhe po dëgjonim si të ngrirë, pothuajse pa marrë frymë. Për herë të parë  po dëgjonim meshë në gjuhën tonë dhe po kuptonim fjalët e Ungjilit, ato fjalë plagëshëruese dhe ngushëlluese, që predikonin dashuri për njëri-tjetrin, paqe dhe mirësi, falje për të penduarit  dhe mëshirë për mëkatarët. Deri atëherë faleshim dhe e bënim kryqin, pa kuptuar asgjë nga ato që thoshin priftërinjtë grekë. Ndërsa atë të diel, e përjetuam thellë atë meshë në gjuhën shqipe. Ishim të mallëngjyer e të përlotur, ishim më të mirë dhe më afër Perëndisë. Kur mbaroi mesha, njëri tha: “Ç’fjalë hyjnore, që të hyjnë drejt e në zemër!”. Një tjetër, që ishte grekoman, mërmëriste: “Tashi e ndjej veten shqiptar, siç kam lindur”. I vura dorën në sup. “Ashtu ndihemi të gjithë sot. Po duhet të ndihemi shqiptarë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë”- i thashë. “E ku e dinim ne të gjorët! Na thoshin që greqishtja  ishte gjuha e Zotit dhe se kush punonte kundër Greqisë, vepronte  kundër Perëndisë. Po tani e kuptuam të vërtetën”- m’u përgjigj. Më preku sinqeriteti i tij dhe ne u bëmë miq. Po puna nuk mbaroi këtu. Ne, të komisionit kishëtar, vendosëm që në çdo qytet, ku kishte një numër të mjaftueshëm shqiptarësh, të ngrinim kishën shqiptare. Kaluan vite plot lodhje e mundime dhe ne arritëm të ngrinim mjaft kisha të tilla, që  t’u shërbenin komuniteteve shqiptare. Por nuk ishim të kënaqur, as të qetë, sepse na hante një merak i madh:  kur do të arrinim që këtë gjë ta bënim edhe në Shqipëri? Në atë kohë atdheu ynë vuante nën një robëri të dyfishtë:  sundimit osman dhe sundimit të kishës greke. Kur do ta hidhnin tutje shqiptarët këtë robëri?”

  Hapi i parë u bë në Amerikë.

  “Themelimi i Kishës Kombëtare Shqiptare në Amerikë më vitin 1908, ishte ngjarja më e madhe në historinë e emigracionit shqiptar para themelimit të “Vatrës”. Ajo ndihmoi shumë për zhvillimin në kah pozitiv të lëvizjes kombëtare dhe për krijimin e kushteve më të favorshme për themelimin e “Vatrës”.

  Ndërkohë, kisha shqiptare dhe imzot Noli, ndihmuan mjaft në gjendjen shpirtërore të shqiptarëve, por edhe në lehtësimin e jetës së tyre në SHBA. Njëherësh, edhe në bashkimin, shkuarjen  dhe veprimtarinë e shqiptarëve atje.

Por ajo çka ishte më e rëndësishme në rang kombëtar, Kisha e shqiptarëve të Amerikës u bë gur themeli dhe faktor kryesor në themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri. Ja ç’mesazh kishte për shqiptarët Kristo Kirka në vitin 1909:

  “Kisha kombëtare ortodokse “Shën Gjergji” vajti shumë përpara n’Amerikë dhe, pothuaj, s’mbeti qytet a fshat ku ndodhen shqiptarët, që të mos ketë dëgjuar meshë edhe predikim shqip. Që nga Saint Louis e gjer në New York, që nga Philadelphia  e gjer në Lewistown, më prifti i shqiptarëve, Fan Noli, u prit me gas në zemër dhe, megjithëse moti ishte nga më të varfërit, ndihmat që iu dhanë nga shqiptarët e Amerikës, ishin fort të mëdha.  Por ajo që na çudit më tepër nga të gjitha, është moslëvizja kishëtare brenda në Shqipëri. Shqipëtarët ortodoksë të Shqipërisë s’bënë gjë gjer më sot që të rrëfejnë se  duan që gjuha e tyre të futet zyrtarisht në kishat ortodokse. Duhet të kuptohet që, vetëm duke thirrur nëpër kafenetë dhe duke shkruar artikuj të zjarrtë kundër Patriarkanës nëpër gazeta, nuku ndreqet gjë, por duhet veprim me methodë dhe organizim. Duhet të bëhet një kongres ortodoks shqiptar në Korçë a n’Elbasan, ku të ketë delegatë nga gjithë anët e Shqipërisë e të vendosë dhe s’andejmi të dërgohet një peticie në Patriarkanë për kërkimet tona. Për këtë, duhet të përpiqet komisioni kishëtar i këtushmë, i cili të merret vesh  edhe me ortodoksët atdhetarë të brendshëm e të jashtëm. Kështu që Patriarkana të mos thotë , siç i tha një korespondenti të një gazete europiane se  shqiptarët ortodoksë s’i kanë kërkuar gjë deri tani”.

 Kristoja kishte të drejtë, sepse në vitet 1908-1909, kur u shpall konstitucioni xhonturk, u krijuan mundësitë edhe në Shqipëri për çeljen e shkollave shqipe e të klubeve kulturorë, të kongreseve kombëtarë  e kulturorë, si ai i alfabetit në Manastir dhe ai i arsimit në Elbasan. Mund e duhej të krijohej edhe një lëvizje kombëtare për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare dhe predikimin e saj në gjuhën shqipe.

 

*Marre nga Libri i Uran Butkes” Kristo Kirka”

* Kristo Kirka ishte bashkethemelues i VATRES, vdiq i denuar nga Diktatura Komuniste ne Burgun e Burrelit.

Filed Under: Histori, Vatra Tagged With: Kristo Kirka, ne Amerike, Themelet e kishës shqiptare, Uran Butka

TEZA DHE KUNDËRTEZA PËR LUFTËN ANTIFASHISTE

July 6, 2015 by dgreca

Shkruan:Uran BUTKA/
Teza e parë: Lufta Antifashiste e popullit shqiptar-Kundërteza: Lufta Nacionalçlirimtare/
Me pushtimin e Shqipërisë nga okupatorët italianë e më pas gjermanë, lindi qëndresa dhe lufta antifashiste e popullit shqiptar kundër tyre, në krah të Aleatëve të mëdhenj Antifashistë. Në këtë luftë çlirimtare kanë marrë pjesë dhe kanë ndihmësuar gjithë faktorët antifashistë, ndaj edhe duhet të quhet saktësishht “Lufta antifashiste e popullit shqiptar”.
Enver Hoxha, ky manipulator madh i historisë, ngriti dhe lartësoi mitin e Luftës Nacionalçlirimtare, si luftë e vetme e popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë. Qëllimi i tij ishte që të monopolizonte luftën antifashiste, për të monopolizuar edhe pushtetin, që do të vinte pas luftës, pushtetin e vetëm absolut të tij dhe të PKSH.
Këtë qëndrim politik e përqafoi dhe u përpoq për gjysmë shekulli ta impononte e ta publikonte me të gjitha mënyrat e mjetet historiografia komuniste, për të justifikuar pushtetin monist. Këtë mit e mbrojnë edhe sot disa politikanë dhe historianë, që kanë lidhje të pashkëputur me ideologjinë e të shkuarës, por që kanë edhe synime që ta shfrytëzojnë ende potencialin njerëzor të Luftës Nacionalçlirimtare për interesa politike dhe elektorale.
Në fakt, Lufta Nacionalçlirimtare është pjesë e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, siç është edhe lufta antifashiste e çetave të Ballit Kombëtar, Legalitetit, lëvizjeve Kryeziu e Muharrem Bajraktari dhe të aktorëve të tjerë, për aq sa kanë kontriubuar.
Madje, Luftën Antifashiste e nisën së pari intelektualët dhe studentët shqiptarë, që demonstruan kundër pushtimit Italian. Pjesa më aktive e tyre, si Llazar Fundo, Safet Butka, Selman Riza, Faslli Frashëri, Hasan Reçi etj, u burgos dhe u internua në Ventotene dhe e vazhdoi atje rezistencën antifashiste. Luftën e armatosur e filluan atdhetarët jokomunistë si Abaz Kupi, Mujo Ulqinaku, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Nazif Mero etj. që i pritën pushtuesit italianë me armë në Durrës, Shëngjin, Sarandë etj. dhe e vazhduan nacionalistët Myslim Peza, Ismail Agë Petrela, Shyqyri Peza, Muharrem Bajraktari, Gani Kryeziu, Mestan Ujaniku e të tjerë antifashistë, përpara sesa të themelohej PKSH dhe të niste Lufta Nacionalçlirimtare, e udhëhequr prej saj, që nuk e mohon kush.
Po në këtë kohë u formuan edhe çetat luftarake të Ballit Kombëtar, të cilat nuk ishin inkuadruar në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Abaz Ermenji shkruante: “Unë dhe Safet Butka, që ktheheshim nga ishulli Ventotene, mbasi biseduam edhe me patriot të tjerë, sidomos me Skënder Muçon dhe Hysni Lepenicën,( të cilët nuk kishin qenë të internuar në Itali), vendosëm të dilnim maleve për të krijuar çetat e para me armë kundër pushtuesve fashistë. Ky ishte vazhdim i përpjekjes shqiptare, që u fillua në prillin e vitit 1939. Për t’i dhënë një formë të organizuat kësaj përpjekjeje, u krijua Balli Kombëtar nën kryesinë e Mid’hat Frashërit…”.
Bile edhe betejat e para të mëdha kundër italianëve dhe gjermanëve i kanë bërë çetat e Ballit Kombëtar në atë kohë. Lufta e Gjormit, 29 dhjetor 1942, ishte organizuar dhe drejtuar nga Hysni Lepenica e Skënder Muço, në bashkëpunim me çetën Plakë të Vlorës. Forcat kryengritëse shqiptare, afër 1600 veta, përballuan sulmin e ushtrisë italiane prej më se 2000 vetësh, të komanduar nga Franko Klementi, në kuadrin e një operacioni spastrimi ushtarak, sipas urdhërit të kryeministrit kuisling Mustafa Kruja. Në ndihmë të pushtuesve fashistë ishin edhe forcat mercenare të Halil Alisë e të Selim Kaloshit, të dërguara në Mesaplik për të shtypur kryengritjen antiitaliane të qarkut të Vlorës. Në këtë betejë, që vazhdoi pesë ditë, u vra edhe komandanti italian Klementi me rreth 180 ushtarë, ndërsa ranë në fushën e betejës gjashtë nacionalistë dhe katër të plagosur.
Në këtë vazhdë, çetat nacionaliste të Safet Butkës, në bashkëpunim me oficerët britanikë B.Maklin dhe D.Smajl, zhvilluan betejën kundër pushtuesve gjermanë në Kthesat e Barmashit të Kolonjës, më 13 gusht 1943, duke u shkaktuar gjermanëve 25 të vrarë, disa autoblinda e topa të shkatërruar etj.
Nga ana tjetër, faktorët e tjerë nacionalistë si Muharrem Bajtaktari dhe forcat e tij, që luftuan edhe kundër italianëve edhe kundër gjermanëve, nuk pranuan të futeshin në Frontin Nacionalçlirimtar. Po ashtu edhe Lëvizja Kryeziu, refuzoi të inkuadrohej në Lëvizjen nacionalçlirimtare dhe luftoi kundër puahtuesve nazifashistë në mënyrë të pavarur, ndaj edhe u godit dhe u asgjësua nga forcat nacionalçlirimtare.
Të gjithë këta faktorë dhe lufta e tyre as nuk mund të mohohen, as të tjetërsohen, as të përbalten siç është bërë deri tani, sepse gjendet një dokumentacion i plotë arkivor shqiptar dhe i huaj, që i fakton. Si përfundim, Lufta Antifashiste e popullit shqiptar 1939-1944 është një kontribut i shquar i shqiptarëve në luftën për çlirim kundër pushtuesve nazifashistë. Ndërsa Lufta Nacionalçlirimtare, e udhëhequr nga PKSH, është një pjesë e rëndësishme e kësaj lufte. Nuk duhet ngatërruar e tëra me pjesën. Çmoj luftën e partizanëve kundër pushtuesve dhe dëshmorët e rënë, ashtu siç vlerësoj edhe luftën e faktorëve të tjerë antifashistë dhe dëshmorët e tyre. Por, përpjekja për ta mitizuar dhe paraqitur Luftën NÇ si luftën e vetme të shqiptarëve kundër nazifashizmit, është një mosnjohje e historisë, një tendencë ideo-politike, një spekullim ose një reminishencë e të shkuarës enveriste.
Mitet e luftës duhet t’i çmitizojmë, falsifikimet duhet t’i ndreqim, politizimet t’i mënjanojmë, që të jemi kemi një histori të vërtetë.

Teza e dytë: Marrëveshja e Mukjes bashkoi dy ekstremet e politikës-Kundërteza: Marrëveshja e Mukjes – një tradhti

Marrëveshja e Mukjes (1-3 gusht 1943) është një nga marrëveshjet më të rëndësishme, por edhe më të veçanta mes shqiptarëve në të gjitha kohët, sepse, ndryshe nga marrëveshjet e njëzëshme të mëparshme, ajo bashkoi për interesa madhore kombëtare dy organizatat politike dhe ushtarake të kundërta, madje armiqësore, Ballin Kombëtar dhe Frontin Nacionalçlirimtar, në luftën e përbashkët antifashiste.
Marrëveshjen kombëtare të Mukjes e kërkonte koha. Ishte një produkt shqiptar. E rekomandonin edhe Aleatët antifashistë. “Në konformitet me rekomandimet e bëra nga Misionet ushtarake Aleate, ne zhvilluam një takim me përfaqësuesit komunistë në fshatin Mukje, afër Tiranës Të dy partitë arritën mirëkuptim, që u prit me enthuziazëm nga populli shqiptar” – shkruhet në manifestin e Mid’hat Frashërit e Abaz Ermenit drejtuar Aleatëve.
Marrëveshja e Mukjes u kthye në një realitet, kur një ditë më pas u organizua nga Komiteti pluralist për Shpërimin e Shqipërisë, një betejë e përbashkët e nacionalistëve dhe partizanëve kundër italianëve në Qafë-Shtamë, më 4 -5 gusht 1943, e komanduar nga major Abaz Kupi. Në këtë luftë u vra kapiteni italian Scarpa, u zunë mjaft robër dhe armatime.
Prishja e njëanshme e Marrëveshjes së Mukjes për shkak të ndërhyrjes jugosllave dhe të luftës për pushtet e dominim, solli ndarjen e thellë mes shqiptarëve dhe luftën civile mes dy organizatave luftarake, por edhe të pjesëve të popullsisë që i mbështeste ato, duke i shkaktuar një dëm të pariparueshëm Shqipërisë dhe çështjes kombëtare.
Marrëveshjen e Mukjes udhëheqësit komunistë e quajtën tradhti. Po kush e tradhtoi atë? E.Hoxha dhe tutorët jugosllavë në Vithkuq dhe në Labinot. Madje edhe nënshkruesit komunistë të marrëveshjes Ymer Dëshnica dhe Mustafa Gjinishi, u akuzuan nga E.Hoxha për tradhti dhe u dënuan. Ndërsa firmëtarëve nacionalistë iu shpall luftë.
E.Hoxha u dërgoi një letër- qarkore gjithë komiteteve qarkore të PKSH: “Lajmëroheni se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t’u shpërndarë, i firmosur prej Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të KNÇL dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt disaprovohet nga KQ i Partisë. Prandaj, në rast se nuk i keni shpërndarë, çirrini dhe të mos flitet më për të”.
Ndërsa M.Popoviç i shkruante Titos “Kemi ndikuar te PKSH dhe në Luftën NÇ, që gjithsesi të prishim marrëveshjen e Mukjes”.
Po mesazhi i Mukjes mbeti dhe është aktual: shqiptarë, e mira dhe interesi i Shqipërisë, i kombit shqiptar dhe i çdo shqiptari kërkon mirëkuptimin e bashkëpunimin për interesat madhore të Shqipërisë e të kombit dhe jo ndarjen, përjashtimin dhe armiqësinë. Mirëkuptimi është akti i parë i çlirimit të një kombi.
Mendoj, se tashmë, me ndonjë përjashtim të një pjese të politikës dhe të ndonjë pseudohistoriani, Marrëveshja e Mukjes është njohur, pranuar dhe vlerësuar si një kompromis historik i domosdoshëm dhe i nevojshëm, jo vetëm për atë kohë.
Ndërkohë në Mukje u debatua dhe u shtrua për zgjidhje çëshja e Kosovës mbi bazën e parimit të vetvendosjes së popujve, sipas Kartës së Atlantikut.

Teza e tretë: Lufta civile në Shqipëri, 1943-1945-Kundërteza: Nuk ka pasur luftë civile/

Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, nisi Lufta Civile në Shqipëri. Një luftë e brendshme e armatosur, e shpallur nga PKSH dhe e nxitur nga emisarët jugosllavë, që i rreshtoi shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre, në dy pjesë armiqsore dhe ndërluftuese. Ky konfrontim i brendshëm i armatosur për motive politike, ideologjike, pushtetore e kombëtare midis grupimeve kryesore politike e ushtarake shqiptare, si edhe rezistenca kundërkomuniste me armë dhe lufta e përgjakshme për shtypjen e saj, janë përbërësit kryesorë të luftës civile në Shqipëri në vitet 1943-1945.
Shpallja e luftës civile u bë në Konferencën e dytë të Labinotit të PKSH (4-8 shtator 1943), ku morën pjesë edhe emisarët e PKJ Në këtë konferencë u dënua zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes si “marrëveshje që është në kundërshim me interesat e PKSH e të luftës” dhe u vendos që t’i shpallej luftë Ballit Kombëtar, si edhe çdo rryme apo tendence tjetër. Për këtë arësye Konferenca e Labinotit u quajt “momenti vendimtar drejt marrjes së pushtetit”. Nga ky moment, ky do të ishte prioriteti i politikës së PKSH dhe E.Hoxhës. “Tash që ne e hodhëm poshtë ujdinë e Mukjes, ata ( nacionalistët ) po përpiqen për të gjetur shtigje të tjera drejt pushtetit. Ne duhet tua mbyllim ato shtigje e mundësi dhe, ndër aktet e para e më kryesorë në këtë drejtim është vendimi që i propozojmë të marrë kjo konferencë: të shpallim pushtetin e vetëm të popullit në Shqipëri.”
Ky vendim i hapte rrugën e një sistemi njëpartiak dhe të një pushteti totalitar. Gjithasashtu, marrja e pushtetit qysh gjatë luftës ( jo në fund të luftës dhe me zgjedhje të lira, siç ishte vendosur bashkërisht në Mukje) dhe me grykën e pushkës, shkaktuan luftën civile në Shqipëri.
Data 1 tetor mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqënëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: “ Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij.”
Po më 1 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH, në të cilën urdhëron nisjen e luftës pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar si armik kryesor. “Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti..” – kërkonte me këmbëngulje E.Hoxha. Në këtë qarkore shpallet hapur synimi, mënyra dhe vendosmëria e patundur për të marrë pushtetin nëpërmjet luftës së armatosur dhe asgjësimit politik e fizik të Ballit Kombëtar dhe të çdo partie tjetër. Ky ishte fillimi i luftës për marrjen e pushtetit me mjete dhune, i kamufluar me luftën kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. ”Neve jemi drejt likujdimit të Ballit, dhe jo bashkimit me të” – udhëzonte E.Hoxha.
Lufta civile e shpallur nga Fronti NÇ, vërtetohet edhe nga një dokument i Shtabit të Përgjithshëm NÇ “Në vjeshtë të vitit 1943 partia Komuniste dhe Fronti NÇ: Në vjeshtë të vitit 1943 Partia dhe Fronti NÇ u detyruan t’i shpallnin luftë për vdekje Ballit Kombëtar” ( Dok. i Shtabit P., volum i parë, 1965)
Rruga që zgjodhi PKSH për të marrë pushtetin ishte ajo e luftës me armë kundër kundërshtarëve politikë. Në emër të PK Hoxha lëshon thirrjen: “Me forcë dhe me armë të marrim pushtetin në duar”. Tashmë te PK zotëron tërësisht fryma, idetë e praktikat e revolucionit bolshevik dhe ushtria nacionalçlirimtare u kthye në një instrument të këtij revolucioni. Vetë Lufta Nacionalçlirimtare e humbi karakterin fillestar dhe mbeti si një togfjalësh i tëhuajëzuar, sepse komisarët me në krye E.Hoxhën e braktisën çështjen nacionale, ndërsa luftën çlirimtare e tjetërsuan në luftë civile, luftën e partizanëve, idealin dhe gjakun e dëshmorëve i shfrytëzuan për interesat e tyre pushtetore e ideologjike.
E.Hoxha urdhëronte “Të mos luftohet kunder gjermanëve, pot e ndiqet këmba këmbës dhe të asgjësohet Bazi i Canes”.
Një nga aktorët kryesorë të kësaj lufte, Koci Xoxe, në letrën që i dërgonte E.Hoxhës, më 3.10.1943, shkruante : “ Përveç goditjeve që u dhamë (nacionalistëve), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç!” Këto fjalë të thëna troç shprehin strategjinë dhe praktikat e PKSH: shfarosje të kundërshtarëve politikë, luftë civile ndërmjet shqiptarëve dhe shmangie nga lufta kundër pushtuesve gjermanë.
Komandanti i Korparma tës I, Dali Ndreu, udhëzonte “Na informuen se A. Kupi me një forcë prej 500 vetësh ndodhet në katundin Prezë dhe në Vorë. Zhdukja e këtij njeriu dhe shpartallimi e asgjësimi i forcave të tij ka një rëndësi të veçantë dhe do të jetë një fitore për ne… Duhet mbajtur parasysh se pranë Bazit ndodhet edhe Maklini. Për ndjekjen dhe asgjësimin e forcave të Bazit po ngarkojmë një batalion të Brigadës III dhe batalionin I të Brigadës I. Këta dy batalione do të jenë nën komandën e Hamit Keçit , nënkomandant i Brig.III dhe si përgjegjësit politik shoku Sadik Bocaj të Brig.I. Batalioni i Ishmit do të bashkëpunojë me të dy batalionet kundër Bazit..”
Lufta civile apo vallavrasëse mes shqiptarëve u interesonte edhe pushtuesve nazifashistë, që duke qënë shqiptarët në luftë mes vedi, dobësohej forca goditëse ndaj tyre. Më shumë të interesuar ishin edhe jugosllavët, të cilët i nxitën shqiptarët në luftë civile, që ta dobësonin faktorn shqiptar, për ta pasur më të lehtë ripushtimin e Kosovës dhe tërheqjen zvarrë të Shqipërisë pas qerres jugosllave.
Në luftën civile mes shqiptarëve, kanë marrë pjesë edhe kontigjentet e vetëdorëzuara të ushtrisë fashiste italiane, që u bashkuan me ushtrinë nacionalçlirimtare. Në formacionet kryesore të saj, duke filluar nga Brigada e Parë etj, gjendeshin edhe struktura të ushtrisë italiane, sidomos njësi altilerie, që godisnin me altileri nacionalistët shqiptarë, madje edhe fshatra e qendra banimi, mandej sulmonin partizanët. Thuajse në gjithë betejat kryesore kundër nacionalistëve, altileria italiane ka ndikuar në fitoren e komunistëve.
Edhe qenia britanike në Shqipëri, përveç ndihmës së pakontestuar në luftën antifashiste, në konteksin e brendshëm indirekt ndikoi në luftën civile, duke favorizuar njërën palë, komunistët dhe duke toleruar luftën e tyre të armatosur kundër nacionalistëve.
Mid’hat Frashëri dhe Abaz Ermenji, në apelin drejtur Aleatëve në korrik 1944, thoshin qartësisht: “Fakti që misionet aleate mbështetën me armë vetëm komunistët, solli gjakderdhje të padobishme te shqiptarët. Lufta civile vlen vetëm për armiqtë pushtues dhe këtë ata e dinë mirë, ndaj edhe nuk bëjnë përpjekje për shkatërrimin e lëvizjes terroriste, edhe pse mund ta bëjnë fare lehtësisht”.
Në librin voluminoz “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, tezën e luftës civile e kam argumentuar katërcipërisht, duke u mbështetur në dokumentet e Arkivit të fshehtë të PKSH, por edhe në raportet e batalioneve, brigadave, divizioneve dhe korparmatave të Ushtrisë NÇ, që gjinden në Arkivin e FA si edhe në Arkivin e Shtetit, si edhe në dokumentacionin përkatës të arkivave jugosllave, italiane, gjermane, britanike dhe amerikane. Po të marrim vetëm raportimet e komisarëve dhe komandantëve të Ushtrisë NÇ, nuk ka nevojë për gjë tjerër, ata e pohojnë me gojën e tyre luftën civile ( betejat mes partizanëve dhe nacionaistëve, atje ku nuk kishte gjermanë). Po marr vetëm dy shëmbuj, një në jug dhe tjetri në veri:
Një betejën frontale të Grybecit në Gorë më 16 tetor 1943 ndërmjet forcave partizane të tre batalioneve “Tomorri”, “Gorë-Opar” e “Reshit Çollaku” kundër forcave balliste prej më se 600 luftëtarësh të komanduara nga Jani Dilo, Demir Staravecka e Maliq Dushari, u vranë mjaft partizanë e nacionalistë, midis tyre edhe komisari partizan Skënder Çaçi dhe komandanti ballist Demir Staravecka, të dy intelektualë dhe atdhetarë të njohur. Ja ç’thotë një raport i shtabit të batalionit partizan “Tomorri”: “Pas luftimesh shumë të ashpra, batalionet partizane “Gorë Opar”, “Tomorri dhe “Reshit Çollaku” i thyen keq armiqtë dhe vazhduan sulmin e papërmbajtur për të pushtuar “Gurin e Bletës”. Duke depërtuar brënda dispozitivit të armikut, forcat tona filluan një sulm të furishëm dhe vendimtar.. Komandanti i batalionit “Gorë-Opar”, shoku Teki Kolaneci, që udhëhiqte sulmin e batalionit të tij në krahun tonë të majtë, thirri: “Zjarr, shokë, zjarr të pamëshirshëm kundër krerëve të tradhëtisë!” Plumbat rrëzuan për tokë mjaft kriminelë, duke plagosur rëndë edhe tradhëtarin Demir Straravecka…Nga ana e forcave tona ra komisari i batalionit “Gorë-Opar”, shoku Skënder Çaçi…”
Siç shihet edhe nga kjo komunikatë e Shtabit NÇ, lufta e Grybecit ishte një luftë civile midis shqiptarëve. Në këtë dokument dhe në dokumentet e tjerë arkivorë si edhe në kronikën e betejës dhënë nga komisari Shuaip Panariti, nuk thuhet asgjëkundi që atje kishte forca italiane apo gjermane ose që forcat e Ballit luftonin së bashku me gjermanët kundër partizanëve, por për një goditje me armë e tre batalioneve partizanene kundër forcave balliste, që doli “ me sukses dhe përfitimi ynë politik qe i mjaftë”.
Paradoksi i sotëm qëndron në faktin, që Skëndër Çaçi është “Hero i Popullit”, ndërsa patrioti Demir Staravecka, një nga të parët luftëtarë antifashistë në Shqipëri (sipas dokumenteve arkivorë), konsiderohet ende sot armik, tradhtar dhe kolaboracionist.
Në Malësinë e Madhe lufta civile zgjati pa ndërprerje plot një muaj e gjysëm ( dhjetor 1944-shkurt 1945) dhe pati qindra vikrima nga të dy palët ndërluftuese. Nga forcat nacionalçlirimtare të Korparmatës III, u vranë 39 partizanë dhe 48 të plagosur, ndërsa nga forcat nacionaliste 137 të vrarë e të pushkatuar. Të gjithë bij nënash shqiptare! Vetëm nga Brigada I sulmuese e komanduar nga Mehmet Shehu ( i cili hyri në Kelmend nga ana e Jugosllavisë), u vranë 30 partizanë dhe u plagosën 34 të tjerë. Kujt i duhej kjo luftë mes shqiptarësh? Dihet se në Kelmend, ku u zhvilluan betejat kryesore, nuk kishte as italianë dhe as gjermanë, por një mësymje e forcave nacionalçlirimtare kundër atyre nacionaliste, përfshirë edhe banorët e malësisë. Kështu bie edhe kundërteza komuniste që Lufta Nacionalçlirimtare ishte luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Lufta civile në Shqipëri është evidentuar dhe raportuar thuajse nga të gjithë oficerët britanikë dhe amerikanë, që kanë shërbyer në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu, edhe nga bashkwkohwsit e asaj lufte, tw majtw apo tw djathtw. Madje edhe nga studiues e historianw tw historiografisw komuniste, menjwherw pas luftws, por qw mandej kjo tezw u mohua pwrfundimisht. Ndërkohë, edhe historiani amerikan B. Fisher, nw cilwsin e anwtarit tw komisionit pwr rishkrimin e historisw, ka ritheksuar mw 27 nëntor 2014: “Di që kjo është një çështje me rëndësi në Shqipëri. Sinqerisht nuk e di pse duhet të jetë e tillë. Sigurisht që ka pasur luftë mes partizanëve dhe nacionalistëve. Këtë ne mund ta quajmë luftë civile ose mund ta quajmë thjesht një përleshje a betejë, por fakti është që ka pasur luftë mes partizanëve dhe nacionalistëve. E di se ka njerëz që sugjerojnë që është e vështirë të ketë një luftë civile në kontekstin e pushtimit, madje kuptoj gjithashtu edhe se ka çështje politike të përfshira në këtë pyetje, por ky është mendimi im”.
Por, Paskal Milo këtë pwrcaktim e ka cilësuar “si një atentat që duan t’i bëjnë luftës nacionalçlirimtare”.
”Ndonëse humbjet për frymë të Shqipërisë ishin më të vogla, krahasuar edhe me Jugosllavinë, shumica e të vrarëve u shkaktuan nga vetë shqiptarët në luftë më njëri-tjetrin.” – konstaton B.Fisher.

Sipas historiaografisë komuniste, numri i dëshmorëve është 28.000, edhe kjo shifër tejet e ekzagjeruar, për të glorifiluar e himnizuar Luftën NÇ. Numri i viktimave të luftës civile ende nuk është nxjerrë saktësisht, por është disa fish më i madh, rreth 30.000, sesa numri i dëshmorëve të Luftës antifashiste, që sipas hulumtimeve të mia arrin rreth 5.000 vetë. Ky konstatim u konfirmua edhe në konferencn shkencore të Institutit të Historisë, nëntor 2014, ku u publikuan të dhënat më të fundit për gjithsej 4744 dëshmorë ( të vrarë nga pushtuesit) .Kjo është e vërteta.
Kundërteza se nuk ka pasur luftë civile, sepse nuk mund të kishte luftë civile kur ishin okupatorët, nuk është argument që qëndron historikisht.

Teza e katërt: Terrorizmi i kuq dhe ai i zi-Kundërteza: Ata që mendojnë ndryshe meritojnë të zhduken

Tipari themelor i PKSH dhe i luftës që ajo udhëhoqi, ishte terrorizmi. E cilësuan të tillë edhe disa nga udhëheqësit kryesorë të kësaj lufte si Sejfulla Malëshova, Tuk Jakova, Manush Myftiu, madje edhe Enver Hoxha, në plenumin e Beratit, nëntor 1944.
« Terrorizmi në parti, në popull dhe në ushtri tregon dobësinë e vijës sonë politike.. Me terror i zgjidhnim të gjitha. Nuk u çudita kur meë thanë sesa më brutal e terrorist ishte njëri, aq më komunist ishte Kështu duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike, në një bandë kriminelësh » – raportonte Maleshova.
“Shumë njerëz janë vrarë pa gjyq e pa faj… Këtë frymë e ka futur Dushan Mugosha. Kështu sot ushtria duket sikur ka dalë të mbysë popullin. Partizanët vrasin vetë, pa i vënë fare njerëzit përpara gjyqit.” dëshmonte Tuk Jakova.
Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë…Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani…Veçse me i pastrue gjatë luftës , veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar”
Mid’hat Frashëri e konsideron terrorizmin e komunistëve në Shqipëri, terrorizëm të kuq, pjesë të terrorizmit ndërkombëtar të Internacionales komuniste. “Banditët e kuq furnizoheshin rregullisht nga misionet ajrore aleate… Të inkurajuar nga Internacionalja e Tretë, ata nuk hezituan që armët dhe pajisjet e Alleatëve t’i përdornin kundër nacionalistëve shqiptarë, për të imponuar bolshevizmin në vendin tonë e duke e kthyer në një banjo gjaku…Terrorizmi ndërkombëtar u shpall nga ne armiku kryesor i vendit tonë”
Nuk është fjala për element terroristë apo shfaqje terroriste, por për një vijë, një frymë, një praktikë terroriste të PKSH dhe të Luftës NÇ pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.
E rrëfen E.Hoxha me gojën e tij: “ Vija terroriste është e fortë te Dushani. Ke Aliu ( Miladini) me hënë.Dushani ishte gjoja kundër terrorit, ishte kundër asaj që bëri Mehmeti në Dumre. Por kjo s’e pengonte gjëkafshë që të vriste pa gjë të keq më shumë se Mehmeti. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Miladinit, domethënë kur vinte ndonjë raport e thoshte se ky po bën kështu, atëherë vendosnim ta vrisnim…”
Vetë PKSH ishte një organizatë terroriste, me në krye një terrorist stalinist si Enver Hoxha, që orientohej nga terroristët jugosllavë Popoviç e Mugosha dhe mësimet e revolucionit bolshevik. E.Hoxha, i dominuar përherë e më shumë nga ambicja për pushtet, vihet në krye të kryqëzatës për të prerë kokat e kundërshtarëve politikë, edhe nëse këto, sipas shëmbullit të Leninit, do të bëheshin kodra, por edhe për të prerë kokat e shokëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë me gjakftohtësinë kriminale të mësuesit të tij gjallë, Stalinit.
Metodat terroriste që zgjodhën komunistët, ishin vrasjet pa gjyq të kundërshtarëve politikë, por edhe të bashkëpuntorëve të dyshuar të tyre, vrasjet prapa krahëve, në prag të shtëpive, në prita, vrasjet politike të organizuara nga njësitet ndëshkimore guerilje, por edhe njerëzve të pafajshëm, torturat, djegia e shtëpive, grabitja (sekuestrimi) e pasurive, pushkatimi i robërve të luftës apo i të vetëdorëzuarve e të tjera.
“Parrulla “O me ne, o kundër nesh!” ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz, që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatisnim terrenin jo për marrëveshje, por për t’i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë të cilët, duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale , por është tërë toni që i është dhënë punës organizative të partisë dhe të ushtrisë. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit,të zhdukin edhe anëtarët e partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë”- deklaronte gjatë luftës E.Hoxha.
Masakra e parë pas prishjes së njëanshme të Marrëveshjes së Mukjes ishte ajo e Devollit, më 8 gusht 1943. Nacionalistët e shquar: Dr. Hadi Kasimati, mësuesi Hytbi Kulla,oficeri i kufirit kosovari Zija Gashi dhe këshilltarët Feti Jazxhiu, Adil Graca e Hilmi Perona u masakruan pabesisht dhe u therrën me thika nga komunistët terroristë në Ziçisht, ku kishin thirrur për bisedime dhe “marrëveshje” me komunistët.
Në afërsi të Lushnjës, M.Shehu urdhëroi pushkatimin e 63 fshatarëve të pafajshëm, vetëm se këta nuk pranuan të bashkoheshin me Brig.I. Ata që s’i zuri mirë plumbi, i preu thika e zv.komisarit politik Dushan Mugosha. Terroristët në Korçë nën drejtimin e Manol Konomit vranë dhe groposën në përroin e Shipskës 187 fshatarë që mbështesnin nacionalistët. Në Martanesh, në fshatin Peshk, M.Shehu urdhëroi për hakmarrje pushkatimin pa gjyq të 22 fshatarëve patriotë, një nga çdo shtëpi, tok me kryeplakun e fshatit. Në Lumë Shefqet Peçi pushkatoi 22 katundarë të pafajshëm. Në Fushë-Aliaj e Malësi të Madhe brigadat partizane dogjën tëresisht vendin e të tjera masakra në gjithë Shqipërinë.
Një nga aspektet e dënueshme të terrorizmit komunist ishte edhe pushkatimi i robërve të luftës, qoftë shqiptarë, qoftë edhe të huaj. Mjafton të përmendim pushkatimin e 130 karabinierëvë italianë të vetëdorëzuarnë mirëbesim, por që u masakruan nga njësitet nacionalçlirimtare. Këtë masakër makabre e pohon edhe Kadri Hoxha në dëshmitë e tij, e pranon edhe vetë Mehmet Shehu në raportin që i dërgon Shtabit të Përgjithshëm më 29.10.1943: “Në Labinot na lajmëruan se në Orenjë ndodheshin rreth 130 karabinierë italianë dhe oficerë të karabinierisë ( edhe koloneli, nënkryetar i shtatmadhorisë së karabinierisë italiane në Shqipëri). U këshilluam me shokun Baca, i cili pranoi propozimin tonë për ekzekutimin e këtyre.. I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative”.
Terrorizmi i kuq arriti kulmin në Tiranë nga data 28 tetor-16 nëntor 1944, realizuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kristo Themelko e të tjerë krerë komunistë. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon K.Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë.”
Për këtë terror pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të PK të Tiranës, Gogo Nushi në relacionet e tij drejtuar E. Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100-tët”
Një nga arsyet që fituan komunistët është terrorizmi i ekstrem i praktikuar prej tyre. Ndaj edhe britaniku Hibbert e quan “fitore të hidhur”. Balli Kombëtar, me në krye Mid;hat Frashërin, përgjithësisht u tregua pacifist e tolerant ndaj aradheve komuniste ( nuk mund t’i vrasim se janë djemtë tanë ). Nga ana tjetër, nuk mund të mos përmendim terrorin e zi të ekstremit të djathtë në pushtet, si masakrat e 4 dhe 28 shkurtit 1944 në Tiranë kundrejt qytetarëve të pafajshëm, të kryera nga Xh. Deva, Xh.Staravecka e të tjerë si edhe masakra e disa ballistëve të Mallakastrës ndaj këshilltarëve të Hekalit, që u pushkatuan pa gjyq e pa faj, sepse mbështesnin Nacionalçlirimtaren.
Terrorizmi, nga çdo anë që të vijë, është shkatërrimtar për një popull, madje edhe për njerëzimin, siç ishte dje, siç është edhe sot.

Teza e pestë: Kontributi i aleatëve anglo-amerikanë/
Kundërteza: Rreziku anglo-amerikan/
Lufta e Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë ndikoi që edhe në Shqipëri lufta antifashiste të ishte në kahun e duhur.
Misioni ushtarak britanik që u vendos në Shqipëri qysh në pranverën e vitit 1943, luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimet luftarake kundër pushtuesve nazifashistë. Oficerët anglezë u atashuan në Lëvizjen Nacionalçlirimtare ( Maklin, Smajl, Palmer, Smith, Lajën, Tilman etj), te Balli Kombëtar ( Fild, Kuejl etj), Legaliteti ( Maklin, Emer, Smajl, Nil, Sejmur etj) dhe tek krerët e Veriut ( Simkoks, Kemp, Hibbert, Ridell, Hends etj) nxitën dhe ndihmësuan ushtarakisht dhe materialisht luftën antifashiste të shqiptarëve, ndonëse në mënyrë të shbalancuar dhe pragmatike. Të shpërpjestuar, sepse ndihmuan shumë më tepër Luftën nacionalçlirimtare me armatime veshje e stërlina, për arsye të politikës globale të qeverisë britanike në atë kohë, por edhe sepse komunistët u treguan më aktivë në këtë luftë, ndërsa forcat nacionaliste u ndihmuan konkretisht shumë pak, ose aspak. Madje, armatimet, që merte Nacionalçlirimtarja nga britanikët i përdorte kundër forcave nacionaliste , edhe kur këto luftonin kundër gjermanëve. Ndërkohë, sa herë që forcat nacionaliste në të gjithë vendin bënin luftime kundër pushtuesve italianë apo gjermanë, ato sulmoheshin prapa krahëve nga forcat komuniste, që këto të siguronin monopolin e luftës dhe të pushtetit. Kjo është e dokumentuar gjerësisht.
Nga ana tjetër, britanikët u rrëfyen tejet pragmatistë, duke menduar vetëm për momentin, por jo për të ardhmen e një Shqipërie europiane. Duke mbështetur komunistët, madje duke toleruar edhe sulmin luftarak të tyre mbi nacionalistët ( me përjashtim të ndonjë note të komandës ushtarake britanike, por jo të qeverisë), ata ndihmuan në fitoren e komunistëve dhe vendosjen e regjimit të tyre totalitar.
Mid’hat Frashëri dhe Abaz Ermenji, në promemorien drejtuar aleatëve perëndimorë në muajin korrik 1944, shkruanin: “Ardhja e misioneve aleate vetëm në njërën anë, solli që të rritet fuqia e bolshevizmit në tokën tonë. Është e pakuptimtë se qysh nga fillimi ato filluan të paisnin vetëm komunistët, kur në fakt forcat nacionaliste ishin më superior ose në rastin më të keq të barabarta me komunistët dhe gati për të bashkëpunuar me Aleatët kundër pushtuesit fashist. Kjo mbështetje morale dhe materiale e misioneve aleate ndaj bolshevizmit theu ekuilibrin në dëm të forcave nacionaliste shqiptare”.
Oficeri britanik Toni Simkoks, i vendosur pranë forcave çlirimtare të Gani Kryeziut, shqetësohet nga kjo politikë e vendit të tij: “Duke i lejuar komunistët që me ndihmat tona të vrasin, të sulmojnë, apo të provokojnë kundërshtarët e tyre politikë, është më keq se sa ta kishim bërë ne vetë këtë gjë”. Këtë e pohojnë edhe britanikët Emer, Maklin, Smajl, Kemp, Hibert, të cilët kritikojnë qëndrimet e qeverisë britanike ndaj nacionalistëve antifashistë shqiptarë.
Atyre nuk iu njoh asgjë nga të drejtat dhe kërkesat legjitime kombëtare. Madje u vu në pikëpyetje ekzistenca e shtetit dhe e kufijve pas luftës. Britanikët u bazuan vetëm në interesat e ngushta ushtarake dhe politike të tyre dhe u kërkonin nacionalistëve shqiptarë të luftonin kundër gjermanëve, pa u dhënë thuajse asgjë në këmbim dhe asnjë perspektivë për të ardhmen. Ky diferencim dhe ky qëndrim miop ka pasur pasoja tepër të rënda politike në Shqipëri. Aq më tepër që edhe ndaj vetë oficerëve britanikë, por edhe qeverive perëndimore, E.Hoxha ka mbajtur gjithnjë qëndrim djallëzor dhe armiqëësor.
Ekstremizmi i tij shkonte deri atje sa ai t’i konsideronte armiq edhe parfaqësuesit e Aleatëve që ishin të akredituar tek nacionalistët “Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi nëse, në luftën për asgjësimin e Abaz Kupit, do të gjejnë vdekjen edhe oficerët anglezë që rrinë me të. Ne do të bëjmë asnjë dallim midis oficerëve anglezë dhe banditëve si Abaz Kupi. Në rast se i zëmë rob oficerët tuaj, nuk jua dorëzojmë , do t’i mbajmë si robër lufte dhe do t’ia kalojmë gjyqit partizan si kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me armikun.” .
Pëtër Kemp shkruante: “Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë, bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madhe se bashkëpunimi me gjermanët”.
Ndërsa nacionalistët shqiptarë vazhdimish, por edhe në kohën e Luftës, i kanë mbajtur sytë dhe antenat nga Perëndimi, sepse edhe krerët e tyre ishin properëndimorë, ndryshe nga komunistët që u lidhën me Lindjen komuniste.
Apeli i Mid’hat Frashërit drejtuar Aleatëve perëndimorë në ato çaste kritike të luftës, ishte një alarm për shpëtim: “Në lidhje me çështjet e brendshme të popullit tonë, është e qartë se populli shqiptar mirëprët prezencën e trupave anglosaksone edhe për një periudhë të gjatë, deri në një fazë, kur situata në Europë të jetë më normale. Në çdo rast populli shqiptar pret nga forcat aleate që ata të marrin hapat për një zbarim në Shqipëri, menjëherë pas tërheqjes së trupave gjermane. Përndryshe Shqipëria mund të kthehet në një vend masakrash dhe përgjegjsia morale do të bjerë mbi ata, që armatosën dhe mbështetën banditët terroristë, të cilët menduan të kënaqin vetëm ambicjen apo urrejtjen e tyre”.
Kjo profetësi e M.Frashërit u vërtetua plotësisht.
Teza e gjashtë: Kolaboracionizmi, një fakt i keqpërdorur
Kundërteza: Balli dhe Legaliteti – kolaboracionistë

Për mendimin tim kolaboracionizmi është një dukuri historike e dënueshme për çdo popull.
Unë i parkas një familjeje që ka luftuar brez pas brezi kundër pushtuesve të huaj, ndërsa personalisht kam një ndjeshmëri të lartë negative ndaj kolaboracionizmit të çdo kohe qoftë. Ndërkohë mendoj që ky fenomen historik duhet studiuar mirë dhe nuk duhet përdorur politikisht, siç është keqpërdorur nga PKSH dhe historiografia e saj.
Nuk është vendi këtu të trajtoj se ç’është kolaboracionizmi dhe historinë e tij shqiptare, sepse e kam bërë tek librat e mi, por do të argumentoj tezën: Balli Kombëtar e Legaliteti kanë qenë organizata dhe lëvizje nacionaliste jokolaboracioniste me pushtuesit, përkundër tezës komuniste se Lufta NÇ ishte luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre kolaboracionistë.
Ky formulim poltik u përpunua nga emisarët jugosllavë Popoviç, Mugosha, Jovanoviç, Tempo dhe u hodh në Konferencën e Dytë të Labinotit, 4-8 shtator 1943, pra menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, për të justifikuar sulmin e armatosur të forcave nacionalçlirimtare kundër atyre nacionaliste.
Deri në atë kohë, nacionalistët dhe partizanët kishin luftuar shpesh bashkërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe nuk kishin ardhur në përpjekje ushtarake me njëri-tjetrin. Në Mukje u bë edhe marrëveshja mes dy organizatave antifashiste e luftarake, Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares për një luftë të përbashkët. Si ka mundësi që brenda natës, Balli Kombëtar të quhej organizatë kolaboracioniste me pushtuesit, kur deri atëhere konsiderohej organizatë partnere me Nacionalçlirimtaren?
Fakti që në këtë Konferencë Balli u quajt bashkëpunëtor me okupatorët, tregon se u vu menjëherë në përdorim formula e përgatitur nga jugosllavët kundër nacionalizmit shqiptar “si bashkëpunëtor i okupatorëve”. PKJ i interesonte përplasja midis dy formacioneve, veçanërisht asgjësimi i Ballit Kombëtar dhe i forcave të tjera nacionaliste. Sipas Tempos, kursi i vetëm që do të ndiqej, ishte që nacionalistët ose të detyroheshin të bashkoheshin si individë me Frontin NÇ, ose të shpalleshin bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe të goditeshin njëlloj si ata. Rrugë tjetër nuk kish. S’mund të luftohej një forcë, pa e njollosur atë dhe pa e urryer si armik. Kjo ide djallëzore u kthye në platformë e në veprim të Frontit NÇ.
Hibbert, oficer anglez, shpjegon: “Strategjia politike e PKSH që punonte nëpërmjet Lëvizjes NÇ, ishte që nacionalistët të dilnin njëlloj, si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve”
Vetëm në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar patriotizmin e shqiptarëve e urrejtjen e tyre tradicionale kundrejt tradhëtarëve dhe duke i quajtur nacionalistët si bashkëpuntorë të pushtuesit, mund të neutralizohej e mandej të asgjësohej Balli Kombëtar e forcat e tjera nacionaliste e demokratike dhe vetëm kështu mund të fitonte terren e mbështetje Partia Komuniste dhe Lufta nacionalçlirimtare.
Deivid Smajl e konstatonte këtë tendencë djallëzore dhe përpjekje të gabuar të udhëheqësve komunistë: “Komunistët thoshin se ballistët bashkëpunonin me gjermanët. Taktika e komunistëve ishte t’i shpallnin armiq ata që s’mendonin njëlloj apo që nuk bashkoheshin me ta.”
Kjo situatë e rrezikshme i tronditi faktorët e vërtetë luftarakë dhe njerëzit e ndershëm e atdhetarë nga të dy anët e antagonizmit të imponuar.
Thirrja e Ballit Kombëtar “Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot” në këto çaste dramatike ishte shumë domethënëse:
“Marrëveshja e Ballit me Çlirimtaren është vepra më e bukur, më e urtë dhe e dobishme për shpëtimin e atdheut, por kjo marrëveshje nuk është veçse fillimi. Nuk ka arsye që të mos bëhet më e fortë, më e sinqertë dhe më e përshtatur për kohët e sotme. Ata që mendojnë ndryshe, gabohen… Sot është koha për një Front të çeliktë kundër armikut okupator dhe kundër horrave që e pasojnë. Ky front i përbashkët është gatuar me gjakun e heronjëve tanë: Qemal Stafa e dha kushtrimin dhe i fali atdheut gjënë më të shtrenjtë që kish: jetën; Jashar Cakrani e dëgjoi edhe ai atë kushtrim, duke rënë martir për atdhenë. Me qindra të tjerë kaluan mbi gjurmët e gjakut të dëshmorëve dhe vaditën me gjakun e zemrës së tyre këtë tokë arbërore…Le të luftojmë të bashkuar rreth fjalëve që na lanë të parët tanë: Ja vdekje, ja liri! Jemi vëllezër s’na ndajnë dot!”
Kjo strategji perfide e PKSH u përdor edhe kundër legalistëve.
A mund të ishin kolaboracionistë legalistët, kur në shtabin e Abaz Kupit, gjendeshin tetë oficerë britanikë?
Britaniku Xhuliano Emer konstatonte: “E.Hoxha, që e kishte përdorur këtë taktikë me ballistët, kishte vendosur ta bënte këtë lojë edhe me zogistët dhe t’i sulmonte si “kolaboracionistë”. “Informatorët tanë na tregonin se E.Hoxha kishte bërë plane për të sulmuar zogistët me qëllim të caktuar që t’i hidhte në prehërin e gjermanëve dhe t’i diskretitonte kështu para aleatëve. Identifikimi i rivalëve me armiqtë ishte njëri nga mjetet efikase të arsenalit komunist. Edhe balli Kombëtar ishte shkatërruar me këtë taktikë.”
Dokumentet tregojnë qartazi, se Balli Kombëtar dhe Legaliteti ishin organizata nacionaliste, që e kishin nisur luftën antifashiste përpara komunistëve. Madje legalistët, ishin pjesë përbërëse e Frontit NÇ deri në Mukje. Abaz Kupi ishte anëtar i shtabit të Përgjithshëm NÇ dhe factor bashkues me nacionalistët.
Nuk ekziston ndonjë dokument arkivor shqiptar apo i huaj, që të provojë që Balli Kombëtar apo Lëvizja e Legalitetit të ketë bashkëpunuar me pushtuesit. I vetmi dokument është ai i datës 7 tetor 1943, me anë të të cilit M.Frashëri porosiste komitetet krahinore të Ballit Kombëtar për një pezullim të përkohshëm të veprimeve luftarake kundër ushtrisë gjermane për shkak të sulmit të dyfishtë, komunist dhe atij nazist. Ky dokument,së pari dëshmon se deri në atë moment (7.10.1943), kur është lëshuar ky urdhër pezullimi, ka vazhduar lufta e nacionalistëve kundër gjermanëve. Fjalët “të pezullohet” dhe “tash për tash” dëshmonin se ndërprerja ishte e përkohshme, ishte një taktikë. Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund ta marrë pezullimin e përkohshëm si kolaboracionizëm. Mid’hati nuk lidhi asnjë marrëveshje me gjermanët. Ai i pezulloi përkohësisht , për t’i vazhduar më vonë aksionet kundër tyre, siç ndodhi realisht. Natyrisht, gjatë luftës civile, të vënë mes dy zjarresh, zjarrit komunist dhe nazifashist, disa elementë të këtyre organizatave si Kadri Cakrani, Jup Kazazi, Lef Nosi etj bashkëpunuan me okupatorët, ashtu siç bashkëpunuan edhe disa elementë të Nacionalçlirimtares me nazifashistët si Omer Nishani, Gjin Marku (kompromisi me gjermanët në Berat e Kuçovë), Xhelal Staravecka,komandant batalioni i Brigadës I S, që u bashkua me qeverinë kolaboracioniste etj. Sepse të dyja palët nuk ishin parti, por ishin lëvizje apo fronte patriotike, ku merrnin pjesë vullnetarisht njerës me bindje e qëndrime të ndryshme. Nuk mund të njolloset e të akuzohet Balli Kombëtar, as Legaliteti dhe as Lëvizja NÇ për kolaboracionizëm, pse disa individë apo pjesë të tyre bashkëpunuan me pushtuesit, në rrethana të caktuara lufte. Madje, PKSH e dënoi kompromisin e Beratit me gjermanët, ashtu si Balli Kombëtar mbajti qëndrim ndaj elementëve që morën pjesë individualisht në komitetin kolaboracionist të Ibrahim Biçakut:
“Organizata e Ballit Kombëtar proteston energjikisht kundër formimit arbitrar të Komitetit ekzekutiv të Tiranës, duke e quajtur nul çdo veprim të tij. Zoti Lef Nosi, ka marrë pjesë në këtë komitet si individ e, meqënëse me këtë akt ka dalë jashtë direktivave të Ballit, të cilat janë dhe do të jenë gjithmonë për një luftë të paprerë kundër çdo okupatori, organizata nacionaliste “Balli Kombëtar” vendosi dëbimin e z. Lef Nosit në mënyrë të prerë nga radhët e saj”.
Për të njollosur Ballin Kombëtar si kolaboracionist me propagandën e saj mashtruese, PKSH i futi në një thes të gjithë nacionalistët, duke i quajtur ballistë. Nuk kanë qenë kurrë anëtarë të Ballit Kombëtar Xhaferr Ypi, Mehdi Frashëri, Ibrahim Biçaku, Irfan Ohri, Halil Alia, Xhevat Starova, Anton Harapi, Ismail Vërlaci, Gjon Markagjoni, Rexhep Mitrovica, Xhaferr Deva e të tjerë. Këtë fakt e ngatërrojnë qëllimisht edhe sot pseudohistorianët apo enveristët.
Sa për pjesëmarrjen e ballistëve Bahri Omari dhe Kolë Tromara në qeverinë e R. Mitrovicës, që kishte një program kombëtar, theksoj se ata paraprakisht dhanë zyrtarisht dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe u larguan prej tij me motivin se ruajtjes së rendit e të gjindjes shqiptare, të mbrojtjes së jetës së popullsisë civile në gjithë hapësirën shqiptare, por edhe të mbrojtjes nga rreziku komunist.
Më duhet të theksoj gjithashtu, se Balli Kombëtar e ka shpallur zyrtarisht qëndrimin e tij kundër pushtuesve nazifashistë dhe ka luftuar kundër tyre, por njëherësh ka bërë diferencimin ndërmjet italianëve, që i ka konsideruar pushtues dhe gjermanëve, që i ka konsideruar okupatorë kalimtarë përgjatë luftës, që kishin njohur pavarësinë e Shqipërisë, asnjanësinë e saj dhe kishin ndihmuar gjysmën e kombit të hidhte poshtë zgjedhën serbe.
“Pavarësisht këtyre arsyeve të mira, – thuhet në apelin e M.Frashërit dhe A.Ermenjit në thirrjen drejtuar Aleatëve Perëndimorë në korrik të vitit 1944, – organizata jonë vazhdoi përpjekjet e saj kundër pushtuesit gjerman për tre muaj me të njëjtin impuls si ndaj pushtuesit fashist, pavarësisht faktit se ne ishim keq tq pajisur me armë dhe të sulmuar nga banditët komunistë të armatosur më mirë se ne… Ashtu siç mund të verifikohet lehtësisht me fakte të pakundërshtueshme të njohura edhe nga misioni aleat, kolonat gjermane u sulmuan në mënyrë të vazhdueshme e të suksesshme nga çetat nacionaliste në Shqipërinë e Jugut, në veçanti në zonën e Vlorës. Të gjitha propozimet e bëra ndaj drejtuesve të organizatës sonë nga autoritetet gjermane për të pasur një mirëkuptim, u refuzuan në mënyrë kategorike nga ana jonë”.
Kur politikanët dhe pseudohistorianët e djeshën e të sotëm akuzojnë të tjerët për kolaboracionizëm dhe e përdorin atë politikisht, harrojnë apo nuk duan të pranojnë faktet e dokumentuara tashmë se ishin komunistët ata që kolaboruan me jo vëtëm me emisarët jugosllavë në Shqipëri, por edhe me kontigjente të ushtrisë jugosllave që vepruan në Shqipëri kundër nacionalistëve shqiptarë , bie fjala, batalioni serb që vepronte në Peshkopi e Kukës bashkërisht me aradhet nacionalçlirimtare shqiptare dhe që komandohej nga krimineli serb Petar Brajoviç, si edhe bashkëpunimin ushtarak të ushtrisë NÇ të Shqipërisë ( Divizioni V dhe VI) me ushtrinë NÇ të Jugosllavisë (1944-1945) për të mposhtur rezistencën kombëtare në Kosovë e viset e tjera shqiptare, duke kryer masakra kundër popullatës shqiptare ( si masakra e Tivarit, e Dibrës, etj) si edhe për ripushtimin ushtarak të Kosovës.

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: PËR LUFTËN ANTIFASHISTE, TEZA DHE KUNDËRTEZA, Uran Butka

BABA KAMBER PRISHTA

May 4, 2015 by dgreca

Nga Uran Butka/
Baba Kamber Prishta është një figurë e shquar e atdhetarizmit dhe e bektashizmit.
U lind në vitin 1873 në fshatin Pagri të Përmetit. Paraardhësit e baba Kamberit kanë ardhur nga fshati fqinjë Hotovë dhe janë vendosur në Pagri, aty nga fillimi i shekullit 19-të. Ata kanë qenë atdhetarë dhe besimtarë të mirë. Një xhaxha i gjyshit të tij i quajtur Meço, ka qenë çuedar i Ali pashë Tepelenës dhe besnik i tij në luftën kundër Turqisë, deri sa pashait u iu pre koka. Meçoja u arratis për disa vjet për t’u shpëtuar ndjekjeve, por u vra në pritë. Gjyshi dhe gjyshja e baba Kamberit ishin besimtarë bektashinj dhe u bënë myhypë në Teqenë e Frashërit, qysh me themelimin e saj nga i shenjti Nasib Tahir babaj. Tre nga djemtë e tyre, përfshirë edhe të atin e Kamberit, u bënë dervishë në teqenë e Frashërit. Por me qenë se familja kishte nevojë për punët e bujqësisë, babai i tij, Mehmeti, u emërua dervish nderi dhe u lejua të martohej. Edhe xhaxhallarët shërbyen si dervishë në teqenë e Frashërit. Më i njohuri prej tyre, dervish Kaso, pati fatin të shërbente në kohën e Baba Alushit, i cili e ktheu teqenë e Frashërit në një vatër të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, ku organizoheshin mbledhje dhe veprimtari të rëndësishme. Baba Alushi priste e përcillte liderin e Lidhjes, Abdyl Frashërin dhe veprimtarë të rëndësishëm të saj në jug të Shqipërisë. Me këto mësime të Rilindjes Kombëtare dhe të bektashizmit mëmëdhetar, u ushqye dhe u mbrujt dervish Kamberi. Mbas vdekjes së atit të tij shpirtëror, dervish Kasos, dervish Kamberi u përpoq t’i përtëritte traditat e teqesë së Frashërit dhe të bektashizmit. Në vitin 1910 shoqëroi për në Haxhi Bektash të Turqisë baba Ahmet Turanin dhe baba Sulejmanin e teqesë së Gjirokastrës, që u dorëzuan gjyshër nga kryegjyshi botëror Fejzi Dedej, i cili ishte shqiptar. Në takimet me kryegjyshin, baballarët dhe personalitetet shqiptare të Turqisë, si edhe nga vizita në Siri dhe Liban, dervish Kamberi përfitoi mjaft përvojë.
Në vitin 1911 dervish Kamberi u kthye në atdhe, ku kishin shpërthyer kryengritjet për liri në gjithë hapësirën shqiptare. Teqeja e Frashërit u bë sërish vatra e lëvizjes për liri e pavarësi. Në teqenë e Frashërit, në qershor 1912 u organizua një tubim i çetave të Shqipërisë jug-lindore dhe u ngrit komiteti kryengritës me në krye Tajar Tetovën dhe Sali Butkën. Dervish Kamberi e priti me gëzim shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Bashkë me klerikët e tjerë bektashinj, ia nisi punës për ringjalljen e bektashizmit në Shqipëri, por kjo lëvizje nuk arriti të kurorëzohej, sepse Shqipëria u pushtua nga ushtritë greke e serbe, mandej nisi edhe Lufta e Parë Botërore. Shqipëria e jugut, veçanërisht Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, Skrapari etj u dogjën e u masakruan nga ushtria greke e andartët dhe popullsia e këtyre trevave u shpërngul për në Vlorë. Edhe familja e madhe e Kamber Meços. Në Vlorë, ai u angazhua në ndihmën e emigrantëëve në nevojë, të çfarëdo feje e krahine qofshin. Baba Ahmeti i Turanit, organizoi gjithë punën për të ndihmuar mijëra të shpërngulurit në ullishtat e Vlorës, madje ngriti një kazan të madh, që gatuante për familjet në skamje e mjerim. Por mungesa e kushteve higjenike, bëri që të shpërthente kolera, e cila çoi në varr me qindra njerëz dhe sidomos fëmijë. Nga familja e madhe e Meçove humbën 13 frymë, midis tyre edhe i ati, motra dhe niper e mbesa të dervish Kamberit, i cili u prek edhe vetë nga kjo sëmundje dhe mezi mundi të shpëtonte falë kujdesit të vëllait të tij, Hasanit dhe të baba Ahmetit.
Në fund të Luftës I Botërore, dervish Kamberi shkoi në SHBA për të mbledhur ndihma nga bashkëkombasit për ringritjen e teqeve të shkatërruara nga lufta . Atje u prit mirë nga bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë nga Federata “Vatra” dhe drejtuesit e saj Konica e Noli. Në vitin 1920 ai u takua në Amerikë edhe me patriotin e tij, Mid’hat Frashërin, i cili bënte një vizitë atje për të siguruar mbështetje politike për Shqipërinë dhe për një ndihmë për shtetin e ri shqiptar. Ndërsa Mid’hati u nis për në Paris, si kryetar i delegacionit në Konferencën e Paqes, dervish Kamberi u kthye në Shqipëri ( 1921 ). Krerët e bektashizmit në Shqipëri bënë përpjekje për organizimin e institucioneve të fesë bektashiane dhe pavarësimit të tyre tashmë që shteti shqiptar merrte në mbrojtje e garantonte besimet fetare, sipas statusit të Kongresit të Lushnjës. Në këtë lëvizje të rëndëshishme fetare dhe kombëtare, ka ndihmësuar edhe baba Kamberi. Ai mori pjesë aktive në organizimin e Kongresit të Parë të bektashizmit, që u mbajt më 17.01.1921 në teqenë e Prishtës në Skrapar. Në këtë kongres, dervish Kamberi u emërua baba dhe gjysh i teqesë së Prishtës nga baba Ahmet Turani, i cili drejtonte kongresin. Këshilla Atnore, si organi më i lartë i klerir bektashian, hartoi Statutin bektashian, që u miratua edhe nga parlamenti.
Në teqenë e Prishtës, baba Kamberi u shqua si një simbol, por edhe një misionar i bektashizmit. Teqeja e Prishtës u bë një qendër e rëndësishme jo vetëm e bektashizmit, por edhe e patriotizmit dhe e njerzillëkut. Baba Kamberi ndihmonte gjithë ata nevojtarë që e vizitonin teqenë, por edhe të varfërit e të vuajturit, pavarësisht nga përkatësia fetare apo krahinore. Prandaj edhe ai u mbiquajt Prishta. Po ashtu, ai u shqua edhe për administrimin e teqesë së Sukës, një nga më të njohurat në vend, me një pasuri prej 222 ha tokë, shumë bagëti e pendë qedh. Baba Kamberi udhëhiqej nga mësimet e Naim Frashërit, edhe ai bektashi i shquar: “Bektashinjtë janë vëllezër jo vetëm midis tyre, por edhe me krejt njerëzimin. Ata duan me gjithë shpirt myslimanët e tjerë dhe të krishterët dhe shkojnë mirë me të gjithë njerëzit. Por mbi çdo gjë, ata dashurojnë atdheun dhe bashkatdhetarët e tyre dhe ky është më i madhi i gjithë virtyteve”
Baba Kamber Prishta ndihmësoi në organizimin e drejtimin e kongreseve të tjerë të bektashizmit në Shqipëri, si në atë të Gjirokastrës më 8 korrik 1924 dhe në kongresin e tretë në teqenë e Turanit të Korçës, më 26 shtator 1929. Ky kongres, më i rëndësishmi në historinë e bektashizmit, u dominua nga fryma kombëtare dhe ajo e institucionalizmit të bektashiznmit shqiptar. Kongresi u zhvillua nën kryesinë e baba Kamber Prishtës, që luajti një rol të rëndësishëm si në vendimet themelore për bektashizmin, ashtu edhe në hartimin e miratimin e statusit të bektashizmit, që përcaktohej qartë si sekt i fesë myslimane. Në statut, veç të tjerash theksohej se klerikët bektashianë duhet të jenë shtetas të Shqipërisë me gjuhë e gjak shqiptari. Në art.3 thuhet se gjuha zyrtare dhe fetare e sektit është shqipja. Në art. 58, sanksionoheshin qendrat titulluar të gjyshërive dhe gjyshërit përkatës. Gjithashtu, në statut theksohej shprehimisht: ”Deri sa të zgjidhet kryegjyshi, në konformitet me dispozitat e art.27, zgjedh zëvendëskryegjysh, hirësinë e tij, gjysh Kamber Ali Prishtën.” Por një nga arritjet kryesore të këtij kongresi dhe një nga meritat e mëdha të zv.kryegjyshit, Kamber Prishtës, ishte vendimi për të krijuar kryegjyshatën bektashiane me qendër në Shqipëri si edhe zgjedhja dhe thirrja nga ana e Këshillit Gjyshnor të Sali Njazi Dedejt, si kryegjysh botëror. Siç dihet, në vitin 1923 ishte ndaluar në Turqi Urdhëri Bektashian dhe ishin mbyllur teqetë bektashiane . Kështu që kryegjyshi botëror Sali Njazi Dedej, me ftesë të gjyshërve e baballarëve të Shqipërisë, u largua nga qendra botërore e bektashizmit në Turqi dhe u kthye në atdhe. Erdhi, siç thuhet, me rrobat e trupit, por me idenë për ta vendosur qendrën botërore në Shqipëri. Qendra e saj u vendos në teqenë e Turanit dhe në fund të vitit 1930 ajo u zhvendos në teqenë e Melçanit, Korçë. Këshilli i Ministrave të mbretërisë miratoi statutin ( rregulloren) e dalë nga kongresi III, duke i dhënë fuqinë ligjore të shtetit shqiptar. Në mars 1930, mbreti Zog I dekretoi emërimin e hirësisë së tij, Sali Njazi Dede kryegjysh të Sektit Bektashian Shqiptar dhe e ftoi ta ngrinte selinë e shenjtë në Tiranë. Dede Saliu e bleu këtë vend që e ka bekuar Zoti dhe ndërtoi kryegjyshatën, duke u bërë themeluesi i saj.
Në kohën e Mbretërisë, bektashizmi shënoi përparime të mëdha, jo vetëm në Shqipëri,por edhe në trevat shqiptare të shkëputura nga trungu shqiptar, veçanërisht në Kosovë ( Gjakove ,Tetovë, Kërçovë), por edhe më gjerë, si në Turqi, Egjypt, Irak, Greqi etj. Por qendra e Bektashizmit botëror ishte në Shqipëri, nga drejtohej e gjithë veprimtaria bektashiane botërore, me në krye Sali Njazi Dedenë. Rol të rëndësishëm ka luajtur baba Kamberi, i cili u dekorua nga Mbreti Zog me “Urdhërin e Skënderbeut”. Një goditje mori bektashizmi në kohën e pushtimit fashist. Akti më i rëndë ishte vrasja e kryegjyshit Sali Njazi Dedej nga italianët ditën e shenjtë të 28 nëntorit1941. Arësyeja ishte se kryegjyshi nuk u bë vegël e pushtuesve, nuk pranoi subvencionet e Italisë dhe e mbajti ndezur flakën e patriotizmit e të bektashizmit. Fakti që kryegjyshata u bë qendra e manifestimeve të 28 nëntorit 1939, ku demostruesit antifashistë bashkë me kryegjyshin u betuan mbi varrin e Naim Frashërit, fakti tjetër që Dede Saliu shpalli ditë zije ditën e vrasjes nga italianët të baba Abazit të teqesë së Rabijes me shtatë dervishë (viti 1940) me fjalët: “Sot është ditë zije. Duhen 24 orë lutje e falje për këta herronj të rrugës sonë”; fakti tjetër që kryegjyshi refuzoi të firmoste një mesazh të komuniteteve fetare drejtuar Musolinit në tetor të vitit 1941, që e kishin firmosur kryetarët e komuniteteve të tjera, por që i ishte përgjigjur prerë Jakomonit, një muaj para se ta vrisnin ”Unë kam një këshill gjyshnor”, pra këto fakte e të tjera ishin të mjaftueshëm që fashistët ta eliminonin fizikisht kryegjyshin atdhetar Sali dedej, siç vërtetohet nga dokumentet arkivore.
Por goditjen më të madhe e mori bektashizmi dhe të gjitha fetë në Shqipëri në kohën e komunizmit. Madje qysh gjatë luftës civile që e provokoi PKSH dhe e bekuan jugosllavët. Komunistët e përçanë dhe e goditën klerin bektashian. Disa krerë të tij u bashkuan me komunizmin, morën pjesë në luftë dhe morën poste të larta dhe grada ushtarake, (kolonelë) në kundërshtim me statusin e sektit bektashian. Përpjekja e tyre ishte t’ia përshtasnin bektashizmin komunizmit dhe ta vinin klerin bektashian në shërbim të regjimit komunist. Ata që nuk iu nënshtruan kësaj politike, u vranë si baba Zylfoja, që u therr në teqenë e Turanit në vitin 1943, baba Murat Frashëri, po më 1943, baba Qamil Gllava, u pushkatua më 1945, baba Ali Tomorri, baba Bedri Cakrani, baba Shefqet Koshtani u pushkatuan më 1948 dhe dhjetra të tjerë që vdiqën burgjeve e internimeve. U ndalua feja, umbyllën teqetë e tyrbet, u sekuestruan pronat e tyre, u persekutuan klerikët, por edhe besimtarët. Po ç’ndodhi me baba Kamber Prishtën? Ai qëndroi besnik i fesë bektashiane dhe i atdheut, njëherësh edhe kundërshtar i kolerës së komunizmit. Ai nuk pranoi të ikte nga Shqipëria si mjaft të tjerë, për t’i shpëtuar gijotinës komuniste. Kur erdhi baba Rexhepi në Kryegjyshatë në tetor 1944, dhe i kërkoi dede Kamberit të bashkohej me të për në mërgatën politike, “sepse komunistët nuk e duan Zotin dhe njerëzit e Zotit”, kryegjyshi nuk pranoi. Të dy kishin të drejtë. Baba Rexhepi, kishte luftuar kundër komunistëve dhe ata e kërkonin kokën e tij. Ndërsa baba Kamberi ishte kryegjysh botëror dhe s’mund ta braktiste kryegjyshatën dhe besimtarët. Edhe kur iu lut baba Mustafai, miku i tij i ngushtë : “Të ikim me të tjerët se do ta pësojmë”, dede Kamberi iu përgjigj: “Deri këtu ishim bashkë, tani ndahemi dhe hejbet merri me vete se unë s’dua ndonjë send se mehybet e mi kanë ardhur mbas meje e teje dhe ne s’mund të lemë vatanin e të ikim në Evropë, si politikanët. Ne kemi qenë myrshid e rehber dhe unë nuk mund të bëhem edhe i braktisur nga atdheu. Mos e dhëntë Zoti!” Dhe nuk e braktisën. Të dy baballarët qëndruan. Por panë me sytë e tyre çfarë tragjedie ndodhi me bektashizmin, me popullin dhe me atdheun e tyre. Baba Kamberin e arrestuan më 28 prill 1945, po ashtu edhe baba Mustafa Canaj, menjëherë sapo komunistët morën pushtetin. Pesë muaj në hetusi, tortura dhe poshtërim nga Sigurimi i shtetit. Më 3 shtator 1945, gjykata ushtarake e Gjirokastrës e dënoi në moshën 72 vjeçare me 15 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtave qytetare e politike, si edhe sekuestrimin e pasurisë me akuzën: “Deklarohet fajtor për krimin se ka qenë pjestar koshient në organizimin dhe forcimin e organizatës tradhtare t Ballit Kombëtar, bashkëpuntor i ngushtë i eksponentit Ali Këlcyra. Ka bërë propagandë në dëm të Lëvizjes NÇ. Ka transferuar në çerdhe tradhtarësh e armiqsh teqen e Prishtës dhe të Sukës”
Në burg, siç dëshmojnë bashkëvuajtësit, mbajti një qëndrim dinjitoz, të palëkundshëm dhe të përshpirtshëm prej fetari. Siç rrëfen bashkëvuajtësi Beqir Ajazi, Baba Kamberi i kishte kaluar të tetëdhjetat, por dukej shumë më i vjetër. Ishte një burrë i gndoshta deri në dy metra, por duke qenë dhe shumë i trashë, gjatësia e tij nuk binte në sy… Kokën e kishte të madhe. Me atë taç prej shajaku të trashë dhe me pëlhurën jeshile, që e rrethonte. Të tëra këto e bënin baba Kamberin një gjë të frikshme. Sytë e tij të zes e të mëdhenj, si sy kau, nuk arrije t’i shikoje plotësisht, sepse vetullat e tij të trasha, si shtëllunga leshi, i vareshin teposhtë. Mjekrra e tij e bardhë, që niste që nga tëmthat, ia mbulonte faqet e veshët, pastaj ajo varrej poshtë e dendur e kaçurele dhe, duke iu bashkuar me mustaqet, shkonte deri tek brezi i meshintë, ku qëndronin dikur teslimet. Me këtë pamje, baba Kamberi të trembte në takimin e parë, por kjo trembje, shumë shpejt kthehej në simpati dhe admirim, që s’e kuptoje nga vinte..
Baba Kamberi refuzoi që të dorëzonte taçin, me argumentin se feja ishte një gjë dhe politika një gjë tjetër. Kështu që, nëse babalarët e burgosur ishin kundër komunizmit, kjo nuk do të thoshte aspak se këta ishin edhe kunder atdheut, aq më tepër kundër bektashizmit. Kur në burgun e Tiranës erdhën Baba Faja dhe Baba Fejzua, për t’i marrë taçin baba Kamberit, ky kundërshtoi duke thënë se atë taç të hazret Aliut e kishte mbajtur gjashtëdhjetë vjet në kokë dhe nuk e jepte kurrën e kurrës. Pas disa javësh ata erdhën sërish, këtë herë të vendosur për t’ia marrë dhunshëm. Baba Kamberi i tha baba Fajës: ”Unë kokën e jap, po taçin jo. Por në qoftë puna me dhunë, në kokë e kam dhe, po qe se e ke ndarë mendjen, lësho dorën dhe mere, Veç, ama, dije se përgjegjësinë dhe gjynahun e ke për vete”. Baba Faja kishte lëshuar dorën dhe kishte rrëmbyer nga koka e baba Kambërit taçin që plaku i nderuar bektashi e kishte mbajtur me një barrë nder. Mandej i rruan edhe mjekrrën. Për babain kjo ishte më e keqe se vdekja. Por nuk kaloi shumë kohë, kur altoparlanti i burgut dha lajmin tronditës se baba Faja dhe baba Fejzua ishin vrarë nga dora e kryegjyshit Dede Abazi, që ishte vetëvrarë. Kryegjyshata ishte mbytur në gjak. Shkak ishte shkelja e statutit dhe kodit bektashian, që sanksiononte mosmartesën e klerikëve të këtij sekti.
Kur vizitoi një herë Mehmet Shehu burgun, hyri në kaushin ku dergjeshin plot 42 të dënuar, midis tyre edhe baba Kamberi. E pyeti për emrin. – Baba Kamberi i Prishtës, ejvallah, i tha babaj. – Ç’baba e ç’dede i Prishtës je more? Ti je një kriminel i rrezikshëm që ke vrarë shokun tonë, Riza Cerovën! – iu hakërrua Mehmeti. – Ç’është ajo fjalë, ejvallah? Meazallah, qoftëlarg dhe përtej detit që një baba të vrasë njerëz! Ne bektashinjtë nuk vrasim dot njeri, ejvallah. Prandaj, e ke jangllësh zotrote!
Bashkëvuajtësi tjetër, Tomorr Aliko, thotë se bekimi i baba Kamberit dhe fjalët e tij profetike më bënë që rezistova edhe 13 vjet të tjera në ferrin e burgut, gjersa u lirova. “Ishte viti 1950,. Hera e dytë që shtrohesha në dhomën e vdekjes në spitalin e burgut. Sollën me barelë baba Kamberin. Ai ishte në agoni, gjoksi i rrihte fort nga frymëmarrja e vështirë. E lashë të qetësohej. Pas pak hapi sytë. I shkova pranë, i fërkova duart e këmbët. E mbuloi një djersë e madhe. Më tha: “Tomorr, o bir, na kanë thënë se ke vdekur, shyqyr që Zoti vuri dorë! Kurajo, bir, ki besim te Zoti.. Ti do të shpëtosh, do vuash, por ke për të dalë nga burgu., do të bashkohesh me nënën, babanë dhe njerëzit e tu. Do të jetosh gjatë dhe do shohësh dynja me sy. Se koha do të ndryshojë. ..Merre këtë feste dhe çoje në kryegjyshatë” Ishte festja, me të cilën kishte zëvendësuar taçin në burg… Ditën e dhjetë të agonisë, baba Kamberi ndërroi jetë… Baba Mustafai, që vuante dënimin në burgun e Burrelit, sapo e mori vesh, dha shpirt edhe ai. Por e habitshme ishte kurajoja dhe devotshmëria e kryegjyshit botëror të asaj kohe, Ahmet Myftar Dede, i cili e varrosi trupin e baba Kamberit, “armikut të popullit”, në kryegjyshatë. Natyrisht, edhe për këtë gjest dhe nderim të lartë, në kundërshtim me regjimin komunist, Dede Ahmeti, bashkë me dervishin besnik Reshat Bardhin dhe Ibrahim Hasnajnë, u internuan më pas në Drizar të Mallakastrës. Mandej eshtrat e Baba kamberit u zhvarrosën nga Kryegjyshata me urdhër të Enver Hoxhës dhe u varrosën në fshehtësi nga Esat Pagria në varrin e Bamit e mandej në Tufinë. Për Baba kamberin u fol dhe u shkrua si një armik e kriminel, ndonëse në shpirtin e popullit ai jetonte s i shenjtor. Tomorr Meço, bir nga kjo familje, të cilit ia ka vënë emrin vetë baba Kamberi, kujton: “Ne të familjes e morën vesh vdekjen e tij, por nuk u bë asnjë ceremoni dhe askush nuk fliste hapur për të. E mbanim në shpirt dhimbjen dhe imazhin. Në verë të vitit 1950 u hodhën me aeroplan në Përmet, Dangëlli e Skrapar fletushka të hartuara nga Komiteti Shqipëria e Lirë”, ku flitej për vdekjen e baba Kamberit, këtij maritiri të kombit dhe të bektashizmit. E kam parasysh si tani fotografinë e baba Kamberit në ato fletushka, që i mblodhi me ngut Sigurimi i Shtetit, që të mos i lexonte populli”
Vetëm me ardhjen e demokracisë, në vitin 1993, me kujdesjen e Tomorr Meços dhe të Tomorr Alikos dhe përkushtimin kryegjyshor të Dede Reshat Bardhit, eshtrat e tij u rivarosën me nderime të mëdha në tyrben e Kryegjyshatës, përkrah kryegjyshëve të tjerë.
Dhe , më në fund, si një homazh i kësaj kohe, erdhi vlerësimi i kryegjyshit botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhit: “Dede Kamber Prishta, së bashku me baba Mustafa Canaj, shpalosën shpirtin e madh të patriotit dhe të klerikut bektashian. Ata nuk u përkulën për asnjë çast, sepse besonin që flaka e qiririt të Haxhi Bektash Veliut nuk mund të fikej asnjëherë. Së bashku me mijëra klerikë dhe besimtarë të tjerë bektashianë, ata mbajtën të gjallë në shpirt besimin tek Zoti e tek Atdheu dhe u sakrifikuan për besimin e shenjtë. Brezat e sotmë dhe të nesërm do të përkulen kurdoherë me respekt pranë mezareve të tyre”.

Filed Under: ESSE Tagged With: BABA KAMBER PRISHTA, Uran Butka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT