• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Urim për muajin e Ramazanit

May 16, 2018 by dgreca

Skender-Brucaj-768x432

*SOT është dita e parë e agjërimit të këtij muaji ku mbizotëron paqja, solidariteti dhe ku dalin në pah vlerat që simbolizojnë moralin e lartë shoqëror/

  • Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit/
  • *Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Redaksia e Gazetes së saj  “Dielli” urojnë bashkatdhetaret e besimit Musliman:Gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit! Agjerim të lehtë, mbarësi , paqe dhe harmoni!/

Praktikantët e besimit mysliman nisin sot, të mërkurën muajin e agjërimit, privimit me vetëdije nga ushqimi prej agimit deri në perëndim të diellit. Muaji i agjërimit mbyllet në 14 qershor.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e këtij muaji, më të rëndësishmit në fenë islame sa i përket dedikimit ndaj besimit dhe sakrificës për Zotin: “Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, në Shqipëri, në trevat Shqiptare, si dhe në mbarë botën. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit! Me datë 16 maj është dita e parë e muajit të madhnueshëm të Ramazanit, është dita e parë e agjërimit të këtij muaji ku mbizotëron paqja, solidariteti dhe ku dalin në pah vlerat që simbolizojnë moralin e lartë shoqëror”, thuhet ndër të tjera në urimin e Bruçajt.

***

Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

1 Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit.Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për më shumë solidaritet, dashuri dhe paqe sociale.

“Të dashur besimtarë myslimanë,
Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!” – ka uruar Presidenti.

PS: Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Redaksia e Gazetes së saj  “Dielli” urojnë bashkatdhetaret e besimit Musliman:Gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit! Agjerim të lehtë, mbarësi , paqe dhe harmoni!

Filed Under: Politike Tagged With: për muajin e Ramazanit, Urim

REGAN: SHQIPTARET, KRYELARTE PER KONTRIBUTET QE I KANE DHENE AMERIKES

June 5, 2017 by dgreca

PRESIDENTI REGAN-VATRES:SHQIPTARET MUND TE MBURREN DHE TE NDJEHEN KRYELARTE  PER KONTRIBUTET QE I KANE DHENE AMERIKES/

3regan1 Regan2 regan

KUR PRESIDENTI REGAN URONTE KUVENDIN E VATRES TE VITIT 1982/

Ishte në traditën e Vatrës, që kur zhvillonte kuvendet e saj, u dërgonte ftesa dhe presidentëve të SHBA. Natyrisht që presidentët ishin të zënë me axhendat e tyre, por i rëndësishëm është fakti se ata gjenin kohë ta respektonin Vatrën, duke i dërguar përshëndetje dhe urime.

Një nga vatranët e vjetër,prej më shumë se gjysëm shekulli, ish nënKryetar i Vatrës, z. Tonin Mirakaj, më dërgoi tekstin në anglisht të përshëndetjes të Presidentit, republikanit Ronald Regan, drejtuar Kuvendit të Vatrës të vitit 1982. Letra mban datën 2 shtator 1982 dhe duke shfletuar koleksionin e Diellit, gjeta të botuar në numrin 1 tetorit 1982 përshëndetjen e presidentit. Kryetar i Vatrës për atë vit ishte Dr. Andrew D.Elia, i cili u rizgjodh sërish në atë kuvend.

Kuvendi i atij viti përkoi edhe me seminarin që organizoi Vatra me rastin e 100 vjetorit të Lindjes së themeluesit të saj Fan S. Noli, me c’rast ish editori i Diellit, dr. dward Lico, botoi librin”Flamurtari i Kombit”-1882-1982-Fan S. Noli.

Në telegramin përshëndetës të Presidentit Regan shkruhej:” Jam i lumtur t’i dërgoj përshëndetjet më të nxehta Kuvendit vjetor të Federatës Panshqiptare të Amerikës-Vatra.

Ky Kuvend më jep rastin e vecantë të vë në dukje përpjekjet që bën Organizata Juaj për ruajtjen e thesarit kulturor të stërgjyshërve tuaj Shqiptarë.

Shqiptaro-Amerikanët mund të mburren dhe të ndjehen kryelartë për kontributet që i kanë dhënë Amerikës. Është e vërtetë gjithashtu se ju jeni një pjesë e pandame e kësaj shoqërie të shumëllojtë, e cila është forca më e madhe e Amerikës.

Me rastin e 100 vjetorit të Lindjes së Archibishop Theofan Nolit, unë bashkohem me Ju për të nderuar kujtimin e Tij.

Ju dërgoj urimet e mia më të mira për një Kuvend të frytshëm, për një mbledhje të gëzuar dhe për cdo sukses të ardhshëm.

 

Ronald Regan

Santa Barbara, CA- White House, Sept, 2nd 1982

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Kuvendi, Presidenti Regan, Urim, Vatra

NJË URIM PËR PRINCIN LEKA II

October 6, 2016 by dgreca

( Me rastin e martesës me Zonjushën Elia Zaharia )

pic-1pic-2

pic-4NGA HARRY BAJRAKTARI/

Jam shumë i lumtur që më 8 Tetor 2016 jam i ftuar në dasmën e Princit Leka II, i cili do të kurorëzohet me Znj. Elia Zaharia në një ceremoni të veçantë në Oborrin Mbretëror në Tiranë, ku do të marrin pjesë  shqiptarët nga të gjitha viset etnike dhe personalitete të huaja e të familjeve mbretnore. Kjo dasëm konsiderohet darsmë e shekullit, ndër më të mëdhat,  pas asaj të gjyshit të tij, Mbretit të Shqiptarëve Zogu I më 1938. Ajo ishte kohe tjetër dhe familja Mbretërore u bë pjesë e një historie të dhunshme të fazhizmit dhe diktaturës komuniste.

E konsideroj veten tejet të nderur me një privilegj të veçantë që më jipet rasti të jem prezent në ceremoninë martesore të princit Leka II me zonjushën Elia Zaharia, duke marrë parasysh lidhjet e familjes sime me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu I. Ai ishte mik i imi, i babait  dhe gjyshit tim, Metë  e  Musli Bajraktari.

Babai im, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për Leka Zogun I, të cilin pat rast ta takonte në rezidencën e tij New York në vitin 1972 bashkë me Musli Mulosmanaj që ishte gjithherë në ndërlidhje miqësore me Mbretin e Shqiptarëve. Nga entuziazmi që kishte babai im për të, gjatë bisedës sytë iu mbushën me lot ngaqë një takim i tillë atij nuk do t’ i mundësohej në Kosovën e okupuar atëherë nga Serbia dhe në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Mbretin Leka Zogu I e ka takuar edhe gjyshi im Musliu, gjatë një qëndrimi në SHBA,  në një vizitë tek varri i heroit kombëtar Abaz Kupit në New York.

Tri vjet më vonë, më 8 Tetor të të vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës Toledos, babai im Meta me një grup bashkatdhetarësh nga SHBA, në mesin e tyre edhe Can, Abedin dhe Hysen Mulosmanaj, Dr. Fuad Miftija,  kolonel Xhemail Lajçi, Imam Isa Hoxha etj. morën pjesë në ceremoninë dasmore të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I, i cili u kurorëzua me zonjushën Susan Cullen Ward.

Një koincidencë e këndshme: babai në dasmën e Leka Zogut I në Spanjë, ndërsa unë tash në dasmën e Princit Leka II në Tiranë. Kjo është histori. Tradita miqësore në mes familjes mbretërore shqiptare dhe familjes sime nuk është ndërprë asnjëherë. Në vitin 2003, me rastin e kremtimit të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, unë, Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Geci nga New York-u morëm pjesë në inagurimin e kompleksit të Lidhjes, të cilin e patën shkatërruar forcat serbe në luftën e fundit. Në këtë manifestim ishte edhe Leka Zogu I dhe mbretërsha Susan. Në shenjë respekti, Këshilli organizativ i kësaj ngjarje historike, më vendosi në vendin e nderit, aty ku ishte Lartmadhnia e tij. Me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogun I vizituam edhe qytetin e Gjakovës ku nga qytetarët dhe kryetari i komunës Aqif Shehu na u bë një pritje e përzëmërt. Në këtë manifestim fola edhe unë për lirinë e fituar. Leka Zogu I ishte tepër i entuziazmuar që vizitonte Kosovën dhe shprehte admirimin që shqiptarët e kësaj pjese etnike e kishin mbështeur babain e tij, Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve.  Po në këtë vit, më 2003, me Leka Zogun I dhe Mbretëreshën Susan ishim në një pritje te përzemërt tek familja e Ramush Haradinajt në Gllogjan të Deçanit. Traditën  miqësore  e kam vazhduar deri sa ai ishte gjallë. Me mikun e shqipetareve, kongresmenin Eliot Engel, Mbretin Leka Zogu I dhe Mbretëreshën Susan e takuam në Shqipëri edhe në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Gjithashtu me Prince Leka II, une dhe kongresmenin Eliot Engel, u takuam dhe ne Shtator 2016 ne Tirane.

Kjo dasëm e Princit Leka II do të jetë edhe një referndum për shqiptarët.

Princit Leka II dhe Zonjushës Elia Zaharia, une dhe zonja ime, ish- keshilltarja Lisa Milicaj, me rastin e kurorëzimit martesor më 8 Tetor, i urojme thellësisht nga zemra trashëgim, fat dhe jetë të lumtur bashkëshortore, si dhe vazhdimin e rrugës së fronit Mbretëror.

Nga Harry Bajraktari*

New York, Tetor 2016

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro- Amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, me rastin e marteses, Princit Leka II, Urim

Gazeta “Bota sot”, 20 vjet Histori!

June 26, 2015 by dgreca

*Gazeta “Dielli”uron redaksine e Gazetes”Bota Sot” dhe botuesin Mazrekaj: Urime per 20 vjetorin!/

Gazeta “Bota sot”, sot e 20 vjet më parë nisi rrugëtimin e saj të informimit në botën shqiptare, e themeluar në Cyrih të Zvicrës me editor Xhevdet Mazrekajn. “Bota sot” është e para e përditshme dhe e vetmja në diasporën shqiptare, që botohet pashkëputshëm, me jetëgjatësinë më të madhe deri më sot.
20 vjet më parë nisi gjithçka si një ëndërr. Mes shumë ideve, diskutimeve, këmbënguljeve dhe tekeve, më në fund u vendos për një emër, “Bota sot”, ndërsa dilemat se çfarë koncepti do të ndiqte, thuaja nuk kishin shumë vend për diskutim pasi shumica ishin për një dhe të vetëm, mbrojtjen e interesit nacional, në kohë të vështira dhe në ditë të mira.
Betejat pas krijimit të gazetës “Bota sot”, do të vinin të shpejta, si stuhi, dhe do të ishin momentet kyçe të atdheut.
E sot pas krijimit të shtetit të Kosovës vazhdojmë me idenë e realizimit të bashkimit ndërshqiptarë, bashkimit në një shtet.

***

Gazeta “Dielli”uron redaksine e Gazetes”Bota Sot” dhe botuesin Mazrekaj: Urime per 20 vjetorin!

Filed Under: Featured Tagged With: 20 vjetori, Gazeta Bota Sot, Gazeta Dielli, Urim

GAZETA”DIELLI” URON BESIMTARËT E KRISHTERË ME RASTIN E KRISHTLINDJES

December 24, 2014 by dgreca

GËZUAR KRISHTLINDJEN!
MERRY CHRISTMAS!
Të dashur besimtarë të krishterë shqiptarë kudo ku ndodheni, në trojet arbërore apo në mërgim:
Gëzuar Krishtlindjen!
MERRY CHRISTMAS!
PS:Kartolina e urimit është e autorit Sergio Bitici,ish zevendes/kryetar i vatres, nje nga vatranet e palodhur,i cili është bashkëunëtor i rregullt i Diellit dhe në cdo numër boton grafika.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, editori, Gazeta Dielli, per Krishtlindje, Segio Bitici, Urim

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT