• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERSE “VATRA” PROMOVOI LIBRAT E URAN BUTKËS” MASAKRA E TIVARIT” DHE “LUFTA CIVILE NË SHQIPËRI 1943-1945”

December 31, 2015 by dgreca

-Dirigjentët e Luftës Civile në Shqipëri dhe të Masakrës së Tivarit, ishin serbët, të cilët nën moton- maskë “internacionaliste do të jetë bota e re” ia thartuan trutë rinisë shqiptare për të luftuar për “bashkim vëllazërimin”…
– Problemi, qëndron në faktin se aktorët- përgjegjës të krimeve, si të Luftës Civile ashtu edhe të maskrës së Tivarit, ende nuk jane ballafaquar me një tribunë gjyqësore, të paktën për hir të historisë.

Ditën e përvjetorit të 103-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 2015, Federata Panshqiptare e Amerikës promovoi në sallën e saj dy librat e autorit Uran Butka, shkrimtar dhe historian i përkushtuar në rishkrimin e historisë Kombëtare. Masakra e Tivarit dhe Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945, janë pritë me interes të veçantë nga lexuesit, veçanërisht nga ajo kategori që kërkon me ngulm rishkrimin e historisë jashtë ndikimeve politike dhe me vërtetësi shkencore.Takimin promovues e ka çelë kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, i cili e ka përgëzuar autorin Uran Butka, i pranishëm në sallë, për vërtetësinë e përshkrimit të ngjarjeve, për burimet arkivore të shfrytëzuara, për këndvështrimin realist dhe analizat e thella. Sipas Kryetarit të Vatrës, merita e historianit Butka qëndron tek vërtetësia dokumentare e historisë që ai ka shkruar, qoftë për Masakrën e Tivarit, qoftë për luftën vëllavrasëse në Shqipëri.Promovimi i këtyre dy veprave që peshojnë në Historinë tonë Kombëtare, merr një rëndësi të veçantë sepse me këtë rast Federata Vatra përcjell mesazhin e rishkrimit të Historisë Kombëtare, jashtë ndikimeve ideologjike e partiake, si dhe zbardhjen e të vërtetave.
Më pas Kryetari Buçaj ka paraqitë moderatorin e veprimtarisë, pedagogun Mithat Gashi, anëtar i Kryesisë së Vatrës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, z. Gashi tha:Sot mblidhemi për të promovuar dy libra të Z. Uran Butka: “Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945” dhe “Masakra e Tivarit”.Temat e të dy librave janë të ndërlidhura, sepse dirigjentët e Luftës Civile dhe të Masakrës së Tivarit, ishin serbët, të cilët nën maskën e “internacionaliste do të jetë bota e re” ua thartuen trutë rinisë shqiptare për të luftuar për “bashkvllaznim”.
Z. Gashi, në emër të Vatrës, i shprehu mirënjohjen dhe falenderime autorit Butka, i cili mori një rrugë të largët për të qenë në mesin e vatranëve për të kremtuar Shpalljen e Pavarësisë, promovimin e librave, dhe me këtë rast ai përcolli mesazhe të qarta kombëtare. Z. Butka, theksoi Gashi, është sot me ne në promovimin e dy librave të tij, të cilët jo vetëm që e avancojnë diskursin historik, por korrektojnë shtrembërimin e historisë.
Ndër shkrime të ndryshme, tha Gashi, Masakra e Tivarit është cilësuar si Nata e Bartolomeut në Tivar, Masakra e Tivarit, Vorri i shqiptar i Tivarit, Vorri më i madh në Ballkan, Tragjedia e Tivarit, një nga ngjarjet më të dhimbshme te historisë shqiptare, etj.
Problemi, qëndron në faktin se aktorët apo përgjegjësit e krimeve, si të Luftës Civile, dhe pas saj, ashtu edhe të maskrës së Tivarit, ende nuk jane ballafaquar me një tribunë gjyqësore, të paktën për hir të historisë, tha Gashi.
Domethënse është biseda e Uran Butkës me Haxhi Lleshin, ish-ministrin e brendshëm në kohën e masakrës së Tivarit, i cili i ka thënë: “Nuk jam penduar, po të kthehej e njëjta situatë, do të veproja po ashtu”. Afërsisht një vit para Masakrës së Tivarit, në shtator te vitit 1944, në Lumë, brigada e pestë me në krye Shefqet Peçin, në pabesi pushkatoi 21 burra të një fshati. I ftuan burrat e fshatit Buzmadhe në mbledhje, i rreshtuan dhe i pushkatuan.Askush nuk ka dhënë llogari për këtë masakër.Përkundrazi, Shefqet Peçi ka deklaruar: “Po unë, kurrë nuk jam bërë pishman dhe nuk jam futur vrimave nga frika. Pas çlirimit, më vunë deputet në Lumë. Katër vjet me radhë” (Intervistë ribotuar në Ballkan, 7 korrik 2004, f. 27).
Gashi, si shembull ilustrus solli shembullin e familjes së tij:”Me ardhjen e forcave partizane të brigades së pestë në Lumë, shtëpia e gjyshit tim, Haziz Fetah Gashit, u dogj; e gjithë pasunia u konfiskue.Gjyshi kishte marrë arratinë. Pjestarët e familjes u internuen në Berat, aty ku u dërguen familjarët e kundërshtarëve të komunizmit.Nuk ishte çlirim, por pushtim nga forcat partizane, që ishin në ndjekje të “reaksionareve” shqiptarë. Në Lumë nuk kishte forca gjermane, dhe shtoj,- se në Lumë nuk kemi raste kur pushtuesi italian apo gjerman të ketë masakrue popullin ashtu siç banë forcat partizane shqiptare.”
Për Gashin, Qeveritë e Tiranës kanë pasë kohë të mjaftuesheme, afër një çerekshekulli mbas demokracisë elektorale, por nuk e ndërmorën inisiativën për të hetuar krimet e komunizmit dhe masakrën e Tivarit.Tash, shteti i Kosovës ka përgjegjësinë morale që të ngrejë një Tribunë Gjyqësore për Masakrën e Tivarit, të kërkojë se ç’ndodhi me fatin e mijëra djemëve të rinj, që u rekrutuan me forcë dhe gjetën vdekjen, duke filluar nga rrugëtimi Prizren, Kukës, Shkodër, deri në destinacionin final të zhdukjes, në Tivar. Bijtë dhe bijat kosovarë kanë të drejtën morale që të pyesin dhe të gjejnë të vërtetën se pse u lejuan djemtë e tyre të kalonin nëpër tokat e “nënës” Shqipëri? Cila ishte marrveshja mes Tiranës dhe Beogradit? Pse ndodhi tragjedia? Kush janë përgjegjësit?
Më pas e ka marër fjalën Asllan Bushati, zv/kryetar i Vatrës.Ai u përqëndrua në analizën e librit të Uran Butkës“Lufta civile ne Shqipëri 1943-1945”.
Në fillim të diskutimit të tij z. Bushati tha se një nga polemikat më të ashpra të këtyre 25 viteve të pas regjimit totalitar në Shqipëri,( në fushën e historisë), ka qenë përgjigja e pyetjes se ka patur apo nuk ka patur luftë civile në vitet 1943-1945? Qëndrimi për këtë problem i ka ndarë historianët e studiuesit , madje dhe politikën, në dy kampe, me dy qëndrime krejt të kundërta.
Për Bushatin, ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe studiuesi e hulumtuesi Uran Butka, është një prej atyre personaliteteve që ka dhënë një ndihmesë të vyer në sqarimin e kësaj dileme . Ai me argumente i është përgjigjur kësaj pyetje të shtruar për zgjidhje, me një “ po “ të madhe, duke i çjerrur kështu maskën historiografisë komuniste që manipuloi e tjetërsoi të vërtetat e kësaj periudhe.
Merita e studiuesit Butka, në këndvështrimin e Bushatit, qëndron në faktin se ai, me një metodë të hollë katakiste,(ku autori, pyet dhe përgjigjet vetë), dhe me një skeme të mirëmenduar analitike, ka shtruar platformën ”Teza dhe kundër teza për luftën antifashiste”. Ai thekson si tezë të parë:”Lufta antifashiste e popullit shqiptar – Kundërteza: Lufta Nacionalçlirimtare”.Duke u nisur nga ky këndshikimi , autori për tezë thekson se:”Me pushtimin e Shqipërisë nga okupatorët italianë e më pas gjermanë, lindi qëndresa dhe lufta antifashiste e popullit shqiptar kundër tyre, në krah të aleatëve të mëdhenj Antifashistë. Në këtë luftë çlirimtare kanë marrë pjesë dhe kanë ndihmuar gjithë faktorët antifashistë, ndaj dhe duhet të quhet saktësisht “Lufta antifashiste e popullit shqiptar”.
Si kundërtezë autori thotë se :”Enver Hoxha ky manipulator i madh i historisë, ngriti dhe lartësoi mitin e Luftës Nacionalçlirimtare si luftë e vetme e popullit shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë”. kur “Në fakt,lufta Nacionalçlirimtare është pjesë e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar, siç është edhe lufta antifashist e çetave të Ballit Kombëtar, Legalitetit, lëvizjeve Kryeziu e Muharrem Bajraktari dhe të aktorëve të tjerë, për aq sa kanë kontribuar”.
Më pas, z. Bushati, duke iu referuar autorit, e cituar librin,solli shembuj, bëri komente, solli teza dhe kundërteza për luftën.
Gazetari Andon Dede i vlerësoi maksimalisht librat e Uran Butkës, duke u ndalur tek Lufta Civile, libër që ai e kishte lexuar. Në këndvështrimin e Dedes, rishkrimi i Historisë, është emergjencë kombëtare, por jo nga ata që e shkruan dje. Ajo duhet shkruar nga historianët e pa ndikuar nga politika.
Editori i Diellit, Dalip Greca, ka analizuar masakrën e kryer nag Brigada e Parë Sulmuese me Mehmet Shehun në fshatin Matjan të Lushnjës. Kjo masakër, tha ai,e përshkruar me hollësi në librin e z. Butka, përbën një nga targjeditë e luftës vëllavrasëse dhe vërteton pse Lufta e ashtuquajtur Nacionalclirimtare ishte Luftë civile. Greca, tregoi me fakte se si ai dhe forcat demokratike në Lushnje, në drejtimin e shoqatës të përndjekurve politikë,kryetarit të athershëm Esat Coku, gjetën eshtrat e 68 burrave të masakruar dhe se si i varrosën ata në një ceremoni madhështore, pranë varrezave të dëshmorve të Lushnjës.
Muhamet Omari, që e mori fjalën më pas, vlerësoi të dy librat e autorit, duke i cilësuar ato si boshti i rishkrimit të historisë Kombëtare. Ai tha se lufta partizane është glorifikuar dhe numri i dëshmorëve është shumëfishuar duke iu larguar të vërtetës.Ishte fatkeqësi për nacionalizmin shqiptar, dirigjimi i jugosllavëve, të cilët ishin atashuar pranë shtabeve partizane, dhe ata diktuan luftën vëllavrasëse që u erdhi për shtat Enverit me shokë. Në këndvështrimin e Omarit, Partia Komuniste Jugosllave ishte Nacionaliste, ajo e Shqipërisë Internacionaliste.Lënia e Kosovës nën Jugosllavi është krim Kombëtar i komunsitëve shqiptar. Për Omarin, trashgimtarja e Partisë Komuniste Shqiptare, Partia Socialiste, duhet ta analizojë atë periudhë dhe të mbajë qëndrim, ndryshe ajo bëhet bartëse e atyre krimeve.
Studiuesi Idriz Lamaj, në analizën që u bëri librave të z. Butka, vlerësoi kontributin e tij, përkushtimin dhe saktësinë shkencore në përshkrimin e ngjarjeve. Për të vlerësuar Luftën e ashtuquajtur Nacional Çlirimtare, duhet gjykuar realisht dhe me gjakftohtësi se çfarë roli dikutues kanë luajtë Jugosllavët, Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha e të tjerë emisarë pranë Enver Hoxhës. Studiuesi Lamaj, që ka pasë fatin të ishte bashkëpunëtor me nacionalistë të dorës së parë, si Prof. Rexhep Krasniqi, Ing. Xhaferr Deva e të tjerë, solli për të pranishmit një fragment nga analiza që i bënte Rexhep Krasniqi kohës së Luftës civili, që kishte për ideatore PKSH. Prof. Rexhep Krasniqi shkruante:”Menjëherë pas prishjes së marrveshjes së Mukajt, Gusht 1943, partia komuniste e Shqipërisë, sigurisht me shtyrjen e organizatorëve të saj jugosllavë, fillon një fushatë të ashpër propagandistike dhe të vëllavrasjes, sidomos kundër anëtarëve të Ballit Kombëtar.Njëkohësisht komunistët organizojnë një fushatë të gjërë, përshpëritjesh të shtypit të tyre kundër Kosovës dhe kosovarëve me qëllim të kalkuluar për të diskretituar idenë e Shqipërisë etnike, me të cilën Balli Kombëtar kishte fituar një plus në popull. Fushata në fjalë arriti kreshcendo, pas formimit të qeverisë së re dhe humbjeve luftarake dhe propogandistike që pësoi Lëvizja bolshevike në Shqipëri, humbje në të cilat personalitetet politike intelektuale kosovare ashtu edhe regjimenti Kosova kishin luajt një rol me rëndësi të dukshme….” Analiza e Prof. Krasnqit për përmasat e luftës Civile, e publikuar në librin e Idriz Lamaj”Xhaferr Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës”, mbetet aktuale.
Gjatë promovimit ka ndërhyrë dhe ka sqaruar shumë momente historike autori Uran Butka.
Në fund ai iu përgjigj pyetjeve nga salla. Ndërhynë, pyetën dhe diskutuan: Lek Përlleshi, Ramadan Gashi, Hakik Mena, Ahmet Hoti, Darion Gjonmarkaj, Prend Qeta, Sajmira Ballabani-Dedja, Dardanesha Gashi, Haxhi Dauti, Hasan Kostreci, Sajmir Dashi, Nazo Veliu, Zef Përndocaj e të tjerë.
Z. Butka falenderoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, kryetarin Buçaj dhe të gjithë ekipin, që i dhanë mundësi që të promovonte në Nju Jork librat “Masakra e Tivarit” dhe “Lufta Civile 1943-1945” si dhe të ndante mendimet me vatranët.
Ne pergjigje te titullit:Perse Vatra i promovoi keto dy libra te studiuesit Uran Butka? Per te percjelle dy mesazhe: Se pari:Ka ardhe koha qe Masakra e Tivarit te zbardhet nga historianet,pavaresisht implikimit te shtetit shqiptar ne aleance me ate Jugosllav. Nga ana e tij shteti i Kosoves te nderoje bijte e vet, te ndertoje nje Memorial ku te shkruhen emrat e viktimave dhe vendekzekutimi i te pafajshmeve te mund te tregoje kriemte komunizmit dhe nacionalizmit te shfrenuar.
Se Dyti, Per luften vetvrasese civile, ne Shqiperi,Historianet te clirohen nga vargojte e politizimit dhe te shkruajne nje Histori per te gjithe Kombin shqiptar.

Filed Under: Vatra Tagged With: librat e Uran Butkes, Lufta Civile, Masakra e Tivarit, pse i promovoi, Vatar

KRYETARI I VATRËS: NUK ËSHTË SITUATA E PËRSHTATSHME NË SHQIPËRI PËR TË KTHYER ESHTRAT E NOLIT

December 21, 2015 by dgreca

VATRA E MBYLL VITIN 2015 ME TAKIMIN E KESHILLIT DREJTUES, KOKTEJIL DHE ME DEBAT PËR NOLIN DHE E SHPALLËN VITIN 2016-VIT I KONICËS/
Të Dielën me 20 Dhjetor 2015 u mblodh Këshilli Drejtues i Vatrës nën drejtimin e kryetarit Gjon Bucaj, i cili mbajti para anëtarëve një raport të shkurtër për veprimtarinë e Kryesisë dhe të degëve në periudhën mes dy mbledhjeve të Këshillit, 20 Shtator 2015-20 Dhjetor 2015.
Kryetari përshkroi veprimtaritë që ka organizuar Vatra, festimin madhështor të Festës së Flamurit Kombëtar, 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, jo vetëm nga qendra por edhe nga degët, si në Washington, Florida(Tampa-Clearwoter,Orlando, Jacksonville), Toronto, Hartford etj.
Në Vatër, tha kryetari në raportin e tij, po shtohen përherë e më shumë vizitorët nga vendlindja, nga Kosova, Shqiperia, Lugina e Preshevës, Maqedonia.Në këta tre muaj Vatrën e kanë vizituar shumë personalitete, shkrimtarë, politikanë, shtetarë,ambasdor, konsuj, sic ishet rasti i zv/Kryeministrit të Maqedonisë, i amabsadores Shqiptare në Uashington, apo i diplomatëve nga Kosova.
Kryetai i Vatrës përmendi edhe veprimtaritë e organizuara nga bibliotek Noliane dhe Kryekisha e Nolit(e Shën Gjergjit)në Boston, ku një grup nga kryesia ishte pjesmarërs: kryetari Bucaj me zonjën, zv/kryetari Agim Rexhaj me zonjën, anëtari i kryesisë së Vatrës dr. Skënder Murtezani me zonjën, anëtari i nderit i Vatrës, ambasador Mal Berisha me zonjën , Editori i diellit Dalip Greca me zonjën etj, ku kryetari Bucaj dhe mal berisha mbajten kumtesa qe u mirepriten.
Vatra ka mbajtë kontakte me personalitete amerikane, sic kanë qenë takimet e zv/kryetari Agim Rexhaj në takimin vjetor të Komitetit Kombëtar për politikën e Jashtme Amerikane, ku Ambasadorja Rosemary A. DiCarlo, mori detyrën e Presidentes së Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane, dhe Këshillit Amerikan te Atlantikut, apo takimi me kongresmenin demokrat Joe Crowley etj.
Po ashtu kryetari përmendi promovimet që ka organizuar Vatra si promovimin e librit të ambasador Mal Berishës “Realitete Shqiptare-Britanike”, apo promovimin e dy librat që kontribuojnë në rishkrimin e Historisë tonë Kombëtare :” Masakra e Tivarit” dhe “Lufta Civile në Shqipëti 1943-45″ të autorit Uran Butka. Para pak ditësh Vatra promovoi librin e Kol Bib Mirakës”Vetvrasja e një Kombi” , promovim që synoi të dërgonte mesazhe për vlerësimin real të figurave të luftës së Dytë Botërore etj.
Si veprimtari të rëndësisihme kryetari Bucaj përshkroi edhe krijimin e Forumit ët Rinisë së Vatrës që u konkretizua me 19 Dhjetor.
Gjatë seancës së pyetje-diskutimeve u aktivizuan disa nga anëtarët e Këshillit. Debat u bë për nismën e Degës së Vatrës të Queensit për kthimin e eshtrave të Fan S. Nolit në Shqipëri. Kryetari i kësaj dege dr. Skënder Murtezani, këmbënguli, që duhet të nisin procedurat bashkbiseduse, po qe nevoja edhe gjetja e dy avokateve, qe te emrren me ligjet amerikane, sepse askush nuk mund ta pengojë kthimin e arkitektit të Vatrës dhe kishës autoqefale Ortodokse te Shqiperise, qe të kthehet në Shqipëri, për të cilën ai shkriu jetën. Në debat morën pjesë Zef Balaj, editori i Diellit, Lek Mirakaj, Mehmet Kadrija e të tjerë. Kryetari i Vatrës ne perfundim tha: ”Unë jam interesue për t’u informue mbi mundësinë e realizimit të këtij propozimi, i cili në vetvete nuk asht i ri, mbasi ka qenë përmendë edhe me rastin e bajtjes së eshnavetë Faik Konicës në Shqipni.Për realizimin e atij projekti, janë tri palë që duhet të koordinojnë nji veprim të tillë: Shteti Shqiptar, Kisha Ortodokse në Shqipni, si dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë, kjo e fundit me pëlqimin e klerit dhe të laikëvet, tue pyetë të gjitha famullitë. Noli nuk ka lanë testament që të dërgohet ose jonë Shqipni, por e ka lanë në kompetencën e Kishës edhe të ekzekutuesit të trashigimisë së tij. Si përfundim, stuata e sotme në Shqipni, nuk asht e përshtatshme për transferimin e eshnave të Imzot Nolit, por propozimim i “Vatrës” mbetet i hapun për të ardhmen.

Këshilli diskutoi edhe për nëj propozim ët Kryesisë për ta shpallë vitin 2016 vit të Konicës. Këshilli e miratoi mendimin e kryesise dhe ishte në një mendje për të sponsorizuar botimin e dy romaneve misterioze të Gjoni të Krujës(Faik Konicës), sponsorizim që ka dhe bashkëpunimin “Djemtë e Shën Marisë” dhe disa qytetarëve të qytetit Worcester MA.
Keshilli la si detyre per te ardhmen riorganizimin dhe funksionimin e deges se Vatres per Nju Jorkun, qender.
Në fund u shtrua një koktejl me ushqime et traditës shqiptare dhe pije. Kryetari percolli urimet per Krishtlindje dhe Vitin e Ri 2016!

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, keshilli drejtues, Konica, noli, Vatar

VATRA,thirrje për pjesmarrje masive në protestën e Dibraneve para Kombeve të Bashkuara

December 19, 2013 by dgreca

Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, permes gazetes Dielli online, u ka bërë thirje të gjithë vatranëve të marrin pjesë në protestën e dibranëve që mbahet nesër para Kombeve të Bashkuara në New York/

NEW YORK : Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, permes gazetes Dielli online, u ka bërë thirje të gjithë vatranëve të marrin pjesë në protestën e dibranëve që mbahet nesër para Kombeve të Bashkuara në New York. Në mesazhin e Vatrës thuhet se Shoqata Atdhetare Dibra lajmëron komunitetin shqiptar se këtë të premte më 20 dhjetor 2013, në orën 12 të ditës, do të organizohet një tubim proteste në sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza para ndërtesës së OKB-së, kundra vendimit të Qeverisë Maqedonase për të ndrruar rrjedhjën e lumit historik të Radikës me ndërtimin e nji hidrocentrali. Uji i Radikës do të derdhej në Vardar drejt detit Egje, në vend të rrjedhjes natyrore drejt perëndimit sipas vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit..

Në thirrje thuhet se ky veprim do të shkaktonte dëmtime të mëdha ekonomike dhe ekologjike e tjera, për popullatën e Dibrës së Madhe.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare Dibra i është drejtuar Federatës Patriotike Vatra, shoqatës më të vjetër në komunitet, Vatrës që luajti rolin e shtetit në vitet e pavarësisë së Shqipërisë, dhe asaj që dha një kontribut të paçmuar në çështjen kombëtare në Amerikë, që të thërrasë anëtarët e vet për t’a mbështetë sa më shumë këtë proteste me pjesemarrjen e tyre, për ta bërë sa më masive.

Në thirrjen e Vatrës, theksohet se protesta është shumë e nevojshme, prandaj jeni të thirrun për pjesëmarrje sa ma të gjanë në këtë tubim me vlerë e domethanje kombëtare thotë Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj.

Thirrjes për protestë nesër në sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza para ndërtesës së OKB-së, i janë përgjigjur për pjesmarrje edhe Shoqata Palvë e Gusi, Shoqata Ana e Malit, Partia Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar, organizata Rrënjët Shqiptare, Komuniteti i Artistëve Shqiptaro Amerikan, Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Fondi i Përbashkët i Patersonit, Këshilli Shqiptaro Amerikan, shoqata Shoqëria Shqiptaro Amerikane, e të tjera./korrespondenti/

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: ne protesten e dibraneve, thirrje per pjesmarrje, Vatar

PROMOVIM NË NEW YORK- VATRA & KONSULLATA E KOSOVËS

December 3, 2013 by dgreca

FEDERATA VATRA DHE KONSULLATA E KOSOVËS NË NEW YORK PROMOVOJNË“INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË” TË ASTRIT ZEMAJ, KONSULL NË FARNKFURT

Në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në New York, promovon librin mbi intervenimin e NATO-s në Kosovë, nga autori Astrit Zemaj, Konsull i Kosovës në Frankfurt, Gjermani.
Promovimi do të bëhet ditën e Premte me 6 dhetor, n’orën 6 pm, në Monroe College, ne adresen:

2501 Jerome Avenue,

 Bronx, NY 10468.

Për librin do të flasë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Bekim Sejdiu, i cili është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
   Në promovim do të jetë prezent edhe autori, Konsulli Zemaj, i ardhur nga Gjermania.
Jeni të lutur që të lajmroni rrethin tuaj, që të marrin pjesë në këtë promovim, natyrisht ata që dëshirojnë. Në mënyrë të posaçme porositen kryetarët e degëve të New York-ut që të lajmrojnë antarët e tyre.

Mirë u pafshim në tubimin e promovimit!

KRYETARI I VATRES

Gjon Buçaj.

Ne foto: KONSULLI  ZEMAJ GJATE USHTRIMIT TE DETYRES

Filed Under: Komente Tagged With: Bekim Sejdiu, Gjon Bucaj, Konsullata e Kosoves, New York, Vatar

“VATRA” PUBLIKON PROGRAMIN E KUVENDIT

April 26, 2013 by dgreca

KUVENDI/

 E shtunë 27 Prill 2013/ Royal Regency Hotel/ Yonkers, New York/

                            P R O G R A M I: 9:30 AM-Regjistrimi/10:00 AM- Hapja e Kuvendit-  Kryetari i Nderit, Agim Karagjozi, përshëndet dhe propozon Kryetarin e Kuvendit.                                           

 10:10 AM        Hymnet Kombëtare

 10:15 AM        1 Minut Heshtje për Deshmorët e Kombit/

 10:16 AM        Paraqitja e mysafirëve: Z. Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës, z. Naim Dedushaj, Drejtor për Investime dhe Hulumtime të  Diasporës; Z. Dritan Mishto, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York; Z. Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York;  Z. Mark Gjonaj, Aëntar i Asemblesë së Shtetit të New York-ut (New York State Assemblyman).

 10:20 AM        Përshëndetje të shkurta nga disa prej mysafirëve.

 10:35 AM        Paraqitja e Kryetarëve të Degëve të Vatrës: 

Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack, Dega Michigan, z. Alfons Grishaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens,NY,  dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markolaj; Dega  Newburgh, NY, dr Nexhat Kalici.

 10:45 AM        Idriz Lamaj: mesazh nga z. Mal Berisha, Anëtar Nderi i Vatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Londër, autor i botimit mbi jetën dhe veprën e Amerikanit Charles Telford Erickson, mik i madh i shqiptarëve.

10:50 AM        Leximi i mesazheve përshëndetëse

 11:00 PM        Raporti i kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj

 11:10               Raport mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Deni Blloshmi

 11:15               Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici

11:20               Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foundation”. Z. Mithat Gashi

11:25               Raporti i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca. (Mbaron Seanca e parë). 

 12:00 PM       Dreka e thjeshtë, përballë sallës së Kuvendit. Për mysafirët dhe për delegatët me  vatranë nga shtetet e largëta, hyrja është falas. Të tjerët paguajnë nga 10 dollarë.

  SEANCA E PUNES                                                

 1:00 PM.         Zgjedhja e Komisionit prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve.         

 1:10 PM.         Propozim dhe votim nga delegatët e rregullt, për të aprovuar delegatët që kanë  më pak se dy vjet si antarë të rregulltë në Vatër, siç e parasheh Kanunorja e vjetër.

 1:15 PM.         Diskutime.

 1:40 PM          Propozime per ndryshimet në Kanunore.

 2:05 PM          Zgjedhjet: propozohen kandidatët për kryetar. Në se ka më shumë se një kandidat, votimet bëhen të mëshefta. Komisioni jep delegatëve nga një letër me emërat e kandidatëve, çdo delegat vë një shënjë tek emri i kandidatit për të cilin voton dhe e kthen letrën të palosur. Komisioni i numron votat dhe shpall rezultatin.

 2:40 PM          Përshëndetje nga Kryetari i porsazgjedhur, i cili kërkon 20 minuta pushim për konsultime mbi përbërjen e udhëheqësisë së re.

 3:00 PM          Paraqitja e listës së udhëheqësisë së re para delegatëve për aprovim.

 4:00 PM          Mbyllja e Kuvendit.

    D A R K A 

 

7:00                 Darka shtrohet në Lighthouse Restaurant – 565 City Island Avenue, Bronx, NY.

                       Gjatë darkës do të jepet çmimi “AWARD OF MERIT” disa vatranëve, për merita  në 30 vitet e fundit.

 Mysafirët dhe delegatët me vatranë nga shtetet e largëta nuk paguajnë; për të tjerët pagesa e darkës është 100 dollarë.(Foto-Dielli arkiv- Noli mes shqiptareve te Amerikes, 1906)

 

 

 

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Kuvendi, programi, Vatar

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT