NE FESTEN QE ORGANIZON VATRA ME 16 SHKURT 2014, NE OREN 12-00 NE MAESTROS KRAHAS TE MIRENJOHURIT GEZIM NIKA & KINO E GRUPIT ESHTE E FTUAR EDHE BILBILI I KENGEVE VLONJATE KLEOPATRA SKARCO- DOKLE
KLIKO MBI POSTER
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
NE FESTEN QE ORGANIZON VATRA ME 16 SHKURT 2014, NE OREN 12-00 NE MAESTROS KRAHAS TE MIRENJOHURIT GEZIM NIKA & KINO E GRUPIT ESHTE E FTUAR EDHE BILBILI I KENGEVE VLONJATE KLEOPATRA SKARCO- DOKLE
KLIKO MBI POSTER
by dgreca
Nga Dalip GRECA/
Të hënën në mbrëmje të datës 27 Janar 2014 u bë një takim në zyrën e ansambelistit të shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullatos. Ky takim ishte propozuar nga z. L Fundos gjatë takimit të së shtunës të zhvilluar në Shtëpinë e Vatrës. Kishte ardhë në këtë takim Bishop Nikoni, Mitropoliti i Korçës bishop Joan Pelushi si dhe shoqëruesit e tyre. Drejtues i këtij takimi ishte asambleisti Mark Gjonaj, i cili prezantoi disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar dhe protestën e tyre.Takimi vazhdoi qetë me pyetje dhe përgjigje nga të dy palët. Bishop Nikoni bëri një ekspoze të Kishës Orthodokse Shqiptare dhe punët lavdëruese që ka bërë Kryepeshkopi Janullatos në ngritjen e Kishës ortodokse shqiptare. Ai argumentoi se Hirësia e Tij është tashmë i pranuar nga besimtarët ortodoks të gjithë Shqipërisë dhe këtu nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës dhe ortodoksit shqiptarë. Hirësia është një personalitet i njohur dhe ka bërë shumë për Kishën Ortodokse shqiptare dhe është i vlerësuar në botë. Ai tha se e shihte të pavend protesën që bëjnë shqiptarët e Nju Jorkut dhe kërkoi të dinte arsye: Përse po protestoni?- pyeti ai. Nuk na nderoni kështu! Ja unë që përfaqësoj ortodoksët shqiptarë të Amerikës jam këtu. Atëhere në emër të kujt protestoni ju? Të ortodoksëve jo. Ai këshilloi që të hiqnin dorë nga kjo pretestë sepse bëhet në kohë të papërshtatshme dhe në vend të gabuar.Presidenti i Shoqatës Rinore”Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi parashtroi shqetësimet që i kanë detyruar disa nga organizatat që t’i bashkohen kësaj proteste. Ai rënditi probleme të tilla si: Fortulumturia e tij erdhi si eksark për rorganizimin e Kishës ortodokse jo për të qëndruar përjetësisht në fronin e kryepeshkopit, ndërkohë që Statuti i kishës Autoqefale të Shqipërisë e kërkon të parin e Kishës me nënshtetësi, gjuhë e Kombësi shqiptare. Po ashtu ai ngriti problemin e ndryshimit të arkitekturës së Kishave të ndërtuara nën drejtimin e Kryepeshkopit,krejtësisht me stilin e kishave greke, kritikoi qëndrimin e Hirësisë për kundërshtimin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për mospërkrahjen e popullsisë çame dhe refuzimin e Lutjes për viktimat; nuk njeh genocidin grek mbi Çamërinë etj.
Metropoliti i Korçës Joan Pelushi mbajti pjesën kryesore të debatit. Me njohuri të thella teologjike ai u përpoq të sillte informacion të gjërë rreth funksionimit të Kishës Ortodokse, të konceptit të Autoqefalisë, solli shembuj, fakte, shifra nga puna e madhe e Kryepeshkopit Janullatos në Krye të Kishës etj. Sa për nenin 16 të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare të vitit 1929, ai mbrojti pikëpamjen se Statuti nuk është i pandryshueshëm. Ai i këshlloi përfaqsuesit e protestës që ajo të mos bëhet dhe ajo nuk i nderon shqiptarët e Amerikës. Kryepeshkopi , tha se me këtë vlerësim që i bëhet Hirësisë së Tij, nderohet Kisha shqiptare, ortodoksizmi në Shqipëri. Ne duhet të krenohemi me këtë, jo të protestojmë. Mitropoliti Pelushi tregoji dhe vështirësitë e Kishës , mungesën e prifëtrinjëve, mundimin që duhet për të përgatitur një peshkop etj.Ai solli fakte dhe detaje nga gjendja e sotme që ka Kisha Ortodkse Shqiptare dhe bëri krahasime edhe me fetë e tjera.
Puna që ka bërë Hirësia e Tij Janullatos është e jashtëzakonshme, tha Mitropoliti. Pse po protestoni- shfaqi ai habinë e tij dhe shtoi: Aty do të ngrihet flamuri shqiptar, ai amerikan dhe i Universitetit Fordham. Ju jeni kundër? Pse?
Zef Balaj shfaqi opinionin e tij dhe argumentoi pse janë të pakënaqur shqiptarët me Janullatosin në Krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.Ai përmendi Kombësinë e Kryepeshkopit, përkohshmërinë e misionit të Tij dhe të tjera shqetësime që janë objekt i protestës.
Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, tha se Vatra e mbështet protestën. Pasi vlerësoi kontributin e Kishës Ortodokse krahas besimeve të tjera, ai shfaqi rezervat e Vatrës për qëndrimin e Fortlumturisë së Tij në krye të Kishës Autoqefale. Kur statuti e kërkon prerazi se në krye duhet të jetë një Kryepeshkop me gjuhë, nënshtetësi e Kombësi shqiptare, ai duhej të kishte kryer misionin që mori përsipër në ringritjen e kishës dhe të shkonte. Edhe mënyra se si e mori e fronin me kundërshtime gjatë ceremonisë, Vatra mendon se ishte një arsye që ai nuk duhej të bëhej Krypeshkop, përderisa kishte zëra kundërshtues. Vidio me pamje nga marrja e fronit vazhdon e qarkullon në internet. Hirësia e Tij ka bërë pak për përgatitjen e kuadrit drejtues të Kishës. Janë 22 vjet dhe Kisha Ortodokse mbanë sërish në krye një njeri që nuk është me Kombësi shqiptare. Ai erdhi nga Kisha Greke, ku kisha dhe shteti janë bashkë, ndërsa në Shqipëri jo. Përderisa ka mospajtime të Kishës Greke me atë shqiptare dhe e djeshmja e tyre ka qenë një luftë e ashpër, në fronin e Kishës shqiptare duhej të ishte një shqiptar. Nuk pati kohë Hirësia të përgatiste një pasues shqiptar? Ishte ironike e tallëse përgjigja e tij për përkohshmërinë e Misionit: Ne të gjithë jemi të përkohshëm në këtë Botë?
Vatra nuk mund të pajtohet me faktin e injorimit të Ikonës së Kishës Autoqefale ortodokse Shqiptare, Imzot Fan S Noli, edhe pse Mitropoliti tha se ai kishte bërë shumë për Imzot Nolin.
z. Bushati tha se Vatra është për harmoninë fetare dhe e vlerëson këtë si faktor kryesor në zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë.
Nuk dukej se pozicionet mes dy palëve ndryshuan edhe pas 2 orë e gjysëm debat. Takimi përfundoi në orën 10 e 30 të darkës. Përfundimisht Marko Kepi, drejtuesi i protestës falenderoi për takimin, por nuk u tërhoq nga organizimi i kësaj proteste për të cilën të Hënën ishte marrë edhe leja nga Policia dhe Autoritetet e Sigurimit të Universitetit.Ai e uroi Metropolitin e Korçes Joan Pelushin. Ndersa per gazeten Dielli, Kepi, u shpreh: Ne protestojmë që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë , të vijë një Kryepeshkop, ja psh si Joan Pelushi, me gjak, gjuhë, nënshtetësi e Kombësi Shqiptare! Uroj që kjo ditë të vijë shpejt!
TAKIMI TEK VATRA
Takimit të së hënës i pat parapri një tjetër takim, ai së shtunës me 26 Janar 2014, në mbrëmje në mjediset e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Bronx.Takimin e ka drejtuar presidenti i shoqatës rinore shqiptaro-amerikane ”Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi. Gjatë takimit u diskutuan modalitetet e protestës, parullat në pankarta, argumentet se përse bëhet kjo protestë, pyetjet që mund t’i bëhen nëse realizohej një takim me Kryepeshkopin etj. Në takim, pasi kishte një orë që kishin filluar diskutimet, erdhi me dëshirën e tij, një nga mbështetësit e Hirësisë së Tij Janullatos z. L Fundos. Ai kërkoi mirëkuptim dhe u tregoi organizatorëve se Fortlumturia e tij ka bërë shumë për Kishën shqiptare, e ngriti atë prej rrënimit të diktaturës, u tregoi se ai ka ndërtuar shumë kisha të reja dhe ka rinovuar të tjerat, se ai nuk e ka cënuar Autoqefalinë e Kishës Orthodokse Shqiptare, se nuk është antishqiptar etj etj.
Z. Fundos u propozoi një takim organizatorëve me Kryepeshkopin para se të organizohet protesta, pra të Hënën, pas marrjes se lejes nga Policia,( për lejen ofroi ndihmën e tij ish kongresisti Republikan, Presidenti vullnetar i Liges Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi).
Vatra gjykoi se ky takim nuk zgjidh problemin, për arsyen e thjeshtë se Janullatos do të mbrojë pikëpamjet e veta dhe komuniteti ka qëndrimet e veta në favor të Kishës Autoqefale, vepër e patriotëve shqiptarë ortodoksë.
Në thelb të protestës ishte kundërshtimi i komunitetit shqiptar të Amerikës ndaj Kryepeshkopit grek të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili në kundërshtim me Statusin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë e ka uzurpuar atë. Për organizatorët Janullatos ka punuar për helenizimin e Kishës Autoqefale dhe në kundërshtim me nderimin, që i bëhet në Fordham University, nuk i ka shërbyer afrimit të dy popujve, përkundrazi. Ai ishte kundër intervenimit të NATOS në Kosovë gjatë gjenocidit Serb( për sqarim të lexuesit: Janullatos ka dalë publikisht kundër ndërhyrjes ushtarake/ humanitare të NATO-s për shpëtimin e popullsisë së Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik serb,- edhe pse propoganduesit e tij kanë shkruar edhe në shtypin amerikan se ai udhëhoqi fushatën e ndihmave për kosovarët që erdhën në Shqipëri gjatë spastrimit etnik të Millosheviçit), se ai e injoron dhe nuk e njeh çështjen çame, në kundërshtim me klerikët e besimeve të tjera- nuk pranoi të ngrejë meshë për viktimat e genocidit grek kundër çamëve (e thënë shqip: ka refuzuar që të bashkohet me krerët shqiptarë të besimeve të tjera në lutje për shpirtrat e viktimave çame të gjenocidit grek), shpesh është parë më ultranacionalistë grekë që kanë ardhur në Shqipëri(shtypi i Tiranes), duke dhënë shenja se është për Vorio-Epirin. Po ashtu ai duke sponsorizuar ndërtimin e Kishave ortodokse i ka larguar ato nga trashëgimia e Kishës tradicionale Ortodokse Shqiptare, duke sjellë arkitektuarë bizantine dhe ikonografi helene. Mjafton krahasimi i dy kishave ortodokse të sotme në Korçë me fotografitë e ndërtesave të para viteve 1967, dhe shihet ndryshimi. Po ashtu meshimi në shumicë në gjuhën greke, përbën një tjetër shqetësim të komunitetit shqiptar. Injorimi i figurës së arkitetktit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Imzot Nolit është një tjetër pakënaqësi që komuniteti shqiptar i Amerikës ka ndaj Janullatosit.
LETRAT PUBLIKE PËR PRESIDENTIN JOSEPH McSHANE
Shqiptarët e këtushëm paralajmëruan mospajtim me vendimin e Universitetit për ta nderuar kreun grek të Kishës Shqiptare me një titull honorifik. Të parët që paralajmëruan protestë kanë qenë anëtarët e organizatës rinore “Rrënjët Shqiptare”, të cilët i kanë dërguar edhe një letër të hapur z. Joseph McShane, S.J., Presidentit të Universitetit Fordham (Shih në faqen 7). Përmes Letrës publike , Rrënjët Shqiptare, kanë shprehë pakënaqësinë e komunitetit shqiptar dhe shfaqin habinë se si universiteti ka rezervuar çmimin e lartë për një njeri që nuk i shërben paqes dhe harmonisë, përkundrazi ai nën postin e lartë të kryepeshkopit i ka shërbyer helenizimit të Shqipërisë dhe veçanërisht asaj të Jugut, duke punuar nën rrogoz për Vorio-Epirin. Sipas letërshkruesëve, ai meshon në gjuhën greke duke diskrimuar gjuhën shqipe.Sipas Rrënjëve Shqiptare, kreu grek i KishësOrtodokse Shqiptare nuk ka bërë asgjë për të afruar marrdhëniet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Greqisë, përkundrazi dy vendet duket se janë më larg se kurrë,- ku si mur ndarës qëndron hija e Ligjit famkeq të Luftës, që nuk është aministuar nga parlamenti Grek. Asnjë kontribut nuk ka dhënë në këtë drejtim Hirësia e tij, që ka mbrojtjen, përkrahjen e Kishës dhe Qeverisë Greke. Më pas në letrën e Albanian Roots tregohen detaje nga gjenocidi i ushtruar nga shteti grek ndaj çamëve, të cilët edhe pse dikur ishin shtetas grek, janë të zhveshur nga e drejta e pronës dhe e kthimit në shtëpitë e tyre, ku kanë varret e prindërve, gjyshërve, dhe Janullatos nuk e njeh këtë gjenocid.Të rinjët shqiptarë në letrën e tyre e cilësojnë kryepeshkopin grek të Shqipërisë një ”Kalë Troje”.
Edhe studentët shqiptarë që studiojnë në Fordham University, dhe ata që kanë studiuar atje, kanë reaguar përmes një letre që i dërguan presidentit të këtij universiteti, z. Joseph McShane, S.J(Shih Dielli online). Studentët me prejardhje shqiptare të këtij universiteti shkruajnë se përfaqësojnë katër besime fetare kryesore në Shqipëri; katolik, Kristian ortodoks, sunitë dhe shiitë, dhe janë për marrdhënie miqësie mes dy popujve të lashtë të Ballkanit, shqiptarëve dhe grekëve. Por, siç shprehen ata, Kryepeshkopi Janullatos, nuk mëshiron vlerat më të çmuara të Shqipërisë, sidomos harmoninë ndërfetare.
Ata rëndisin një sërë faktesh që tregojnë se në misionin e tij në Shqipëri, Kryeposhkopi, po e largon Kishën Ortodokse Shqiptare nga të qënurit Autoqefale, e pavarur dhe po e orienton drejt armikes së saj shekullore, Kishës Greke.
Edhe Federata panshqiptare e Amerikës VATRA, është pozicionuar në kundërshtim të hapur me Kryepeshkopin me origjinë e kombësi greke, Anastas Janullatos. Ky pozicion i Vatrës buron nga Shkelja e Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, miratuar nga Kongresi i Beratit , që zhvilloi punimet nga 10 deri më 19 shtator 1922, Kongres që njihet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Pikërisht në nenin 16 të Statutit të miratuar më 1929, është sanksionuar kërkesa themelore, ku udhëheqësi i Kishës duhet të jetë , prej gjaku, gjuhe, kombësie dhe nënshtetësie- shqiptare”. Ky statut ka marrë edhe miratimin e Patriarkanës së Stambollit më 1937(Në ballafaqimin e dytë Mitropoliti Pelushi e quajti gjë të vjetër Statutin) . Pikërisht kjo kërkesë është shkelur nga Janullatos dhe prej atyre që e sollën atë në fron, duke shkelur mbi gjakun e prelatëve të Kishës Ortodokse Shqiptare të masakruar nga Kisha Ortodokse Greke. Vatra që në krye të ardhjes së Janullatosit ka qenë kundër dhe e ka shprehur publikisht mospajtimin e saj. Madje edhe 13 vite të shkuara ishte Vatra ajo që organizoi një protestë të ashpër ndaj dekorimit të Janullatosit në New York. Protesta u organizuar me 17 shkurt 2001 përballë Hotelit Hilton. Me parulla të hapura” Janullatos, uzurpator i Kishës Autoqefale shqiptare”, “primat i kishës shqiptar duhet të jetë me gjuhë e gjak Shqiptar”, “Janullatos go Home”!- u shoqërua banketi i shtruar për Janullatosin në Hilton Hotel, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Kishës shqiptare të Amerikës, që ngritën dolli me Hirësinë!Vatra ka kritika të ashpra ndaj mohimit të rolit të Fan S Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hirësia e Tij e ka injoruar Nolin, simbolin e Kishës Autoqefale.
KRYEPESHKOPI, FERRA QË LA PAS RAMIZ ALIA-JA SI ERDHI
Ardhja e Anasatas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare është plotësisht vepër e Ramiz Alisë, e pasuar nga pasardhësit e tij. Ai erdhi në Shqipëri me 16 korrik 1991 si eksark, me rol provizor për riorganizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, të shkatërruar nga komunizmi. Vënia e tij në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare është produkt i asaj që quhet “Kompromisi i Korfuzit”, ku u takuan me 2 korrik 1991 Ministri i Jashtëm Shqiptar Muhamet Kapllani me homologun grek Antonios Samaras. Kompromisi u arrit duke shkelur pikërisht nenin 16 të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, ku Janullatosit iu besua drejtimi i përkohshëm (eksark) i Kishës Ortodokse Shqiptare ( shumica e shqiptarëve e ka dëgjuar shprehjen ironike të Fortlumturisë së Tij Janullatos: ”Të gjithë të përkohshëm jemi në këtë Botë”!).
Në ndihmë të rrethanave se si erdhi Janullatos në krye të Kishës Ortodokse na vjen edhe dëshmia e ish kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Ylli Popa, dhënë revistës “Klan”. Ai tregon se si në rrethana të çuditshme vizitoi Janullatosin në shtëpinë e tij në Athinë. Atë kohë Prof. Popa shkonte për takim me refugjatët shqiptarë si pjestar i Forumit për të Drejtat e Njeriut. Bashkë me të ishin edhe Prof. Spiro Qirko, Kosta Makariadhi (deputet i minoritetit grek), Niko Bello (arsimtar ne Korçe dheTahir Novi (jurist ne Gjirokaster). Për takimin ai jep pak informacion, ndërkohë që flet për një takim të dytë në Tiranë në Hotel Dajti, ku kishte thirrë edhe Kryekancelarin e Kishës së Nolit, At Arthur Liolinin(nuk kam lexuar ndonjë pronocim të Atë Liolinit për këtë intervistë të publikuar më 2003). Sipas Prof. Popës, ai e ka pyetur At Liolinin se çfarë dinte për eksarkun:”At Liolini me tha se ai nuk e njihte personalisht Peshkopin, por dinte se ai ishte personalitet i njohur i Kishes greke, kishte botuar disa studime te rendesishme edhe se kishte punuar disa vjet ne Afrike.”…Më pas At Arthuri ka bërë dy sygjerime për t’i vënë kushte Janullatosit:” E para, të mos vihej në diskutim Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare, edhe e dyta, të respektohej kontributi i Fan Nolit në ndërtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.”(dëshmi e Y. Popës)
LETRA E JANULLATOS PËR RAMIZ ALINË: JAM I PËRKOHSHËM!
Në shtyp është publikuar edhe një letër, që i pat dërguar eksarku Janullatos presidentit të asaj kohe Ramiz Alisë , para ardhjes në Shqipëri, me 3 qershor 1991.
Në letër ai shkruante se Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është një institucion në shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara universialisht, dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të ekzistojë, dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop, që të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patiarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse, që i përkasin institucionit në shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit tim për të ardhur në vendin tuaj të dashur si një patriark eksark,- shkruante Hirësia e Tij.
Më pas eksarku tregon se Patriarkana i kishte dhënë për detyrë: Të komunikonte me qeverinë shqiptare për të hyrë në kontakt me priftërinjtë ortodoksë ekzistues dhe besimtarët ortodoksë, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare. Ai zotohej dhe premtonte se do të merrej me punën organizative kishtare në nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit për t`i dhënë liri fetare Shqipërisë, do të krijonte kushte në një kohë sa më të shpejtë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të vetëdrejtohet; me bindjen se riorganizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhej të përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.
Ai i shkruante kreut komunist të shtetit shqiptar se kishte takuar me Lartësinë e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare në Amerikë, dhe kishin rënë dakort plotësisht që të bashkëpunonin për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri dhe të gjithë qytetarëve të saj. Eksarku zotohej:”Si një peshkop ortodoks, dua t`ju siguroj ju shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i patriarkut- eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t`i shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen e paqës dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë”. Fjalë të ëmbla!
Po a, i mbajti premtimet fortlumturia e Tij? Kundërshtarët thonë jo. Ai nuk e pa misionin e tij vetëm si ringritje të Kishës së rrëzuar ortodokse, por edhe uzurpim të saj.Në kundështim me premtimin në letrën dërguar Ramiz Alisë, Janullatos vazhdoi të qëndrojë në Shqipëri dhe gjasat janë se do të qëndrojë sa të ketë jetë, madje edhe pasi të ndërrojë jetë. Jo vetëm pse ka përcaktuar vendvarrimin, por edhe pse ka përgatitur një pasardhës të besuar të frymës së vet, të cilin e ka shpallë Peshkop, pa ceremoni publike,larg syve të medias, por para të tjerëve!.
KUNDËRSHTIMET NË ÇASTIN E MARRJES SË FRONIT
Më 2 gusht 1992 eksarku u shpall kryepeshkop i KOASH-it, dhe mori miratimin e shtetit shqiptar. Vidio e fronëzimit të Tij, vazhdon të qarkullojë në internet, ku shquhet dhe një flamur grek gjatë asaj ceremonie. Qartazi dëgjohen në kor zërat e ortodoksëve patriotë, që thërrasin emrat e martirëve ortodoksë shqiptarë si Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi të masakruar nga Kisha Greke, dhe “besnikët” që brohorasin për Janullatosin. Më pas dëgjohen dhe këngë patriotike” Për Mëmëdhenë”!. Kjo është fshehur deri tani nga përkrahësit e Janullatosit dhe nuk është komentuar as nga fanatikët e tij.
Ramzi Alia dhe ata që erdhën pas tij e nënvleftësuan ose e harruan të djeshmen e marrdhënieve të Kishës Ortodokse greke me Kishën Ortodokse Shqiptare. Kisha Ortodokse shqiptare në fakt e shpalli autoqefalinë në luftë me kishën Greke! Kjo është ironia, që në krye të Autoqefalisë të sjellin pikërisht një grek!
Ata që e vendosën Janullatosin në krye harruan që Kisha greke pat mallkuar gjuhën shqipe dhe masakroi e helmoi, a vrau patriotët shqiptar. Politika naïve shqiptare harroi masakrimin e prelatëve të Kishës Ortodokse Shqiptare nga andartët grekë si: Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, apo të martirit Petro Nini Luarasi. Gjaku i prelatëve-martirë i parapriu Kishës Autoqefale Shqiptare, por që nuk u respektua nga ata që sollën peshkopin grek në krye.
Në fakt edhe pas fronëzimit të Janullatos, shqetësimi për presion të kishës greke endej nëpër Shqipëri. U konstatua kjo edhe në simpoziumin kushtuar 70 vjetorit të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare mbajtur nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë më 19 shtator 1992. Që në fjalën hyrëse të simpoziumit konstatohej një presion dhe trysni e Patriarkanës greke ndaj Kishës ortodokse shqiptare që ende nuk ishte ngritur në këmbë dhe nuk kishte dalë nga agonia ku e kishte përpalsë shteti ateist komunist. Në simpozium u denoncua me forcë ky shantazh. Simpoziumi konstatonte:”Përpjekjet që po bëhen kohët e fundit nga Patriarkana për t’i shfrytëzuar vështirësitë në të cilat ndodhet sot Kisha Ortodokse Shqiptare dhe për të vendosur kontrollin administrative mbi të, për të vënë në krye të saj një peshkop grek, janë krejt të paligjshme, në kundërshtim me Statutin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe me vendimin e vetë Patriarkanës, të vitit 1937.”
KUNDËSHRTIMI I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
Shqiptarët patriotë të Amerikës kanë qenë përherë në vijën e parë të kundërshtimit të Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Një delegacion i Komunitetit shqiptar të Amerikës shkoi në Shqipëri në vitin 1992 dhe shprehu shqetësim për vënien e një të huaji në postin e Kryepeshkopit. Ata shkuan në Shqipëri për të mbrojtur veprën e Imzot Nolit, i cili pat hedhur bazat e Autoqefalisë dhe shkëputjes nga hija e Patriarkanës Greke.Ata kërkuan nga organet përkatëse të mos shkelej “testament” i Autoqefalisë, Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale i vitit 1929, ku në nenin historik 16, i mbyllej përgjithëmonë dera ndikimit të të huajëve në KOASH . Në një intervistë dhënë gazetës “Liria” në Tiranë në shtator 1992, e njerit prej pjestarëve të komisionit, Niko Kirka, i biri i Kristo Kirkës ,bashkëthemeluesit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, pjestar i delegacionit të Kishës Autoqefale Shqiptare, që shkuan në Patriarkanën e Stambollit për të mbrojtur vendimin e Kongresit të Beratit të shtatorit 1922, që shpalli Autoqefalinë, dhe statutin e 29-ës, denoncon dhe kundërshton me forcë vendosjen e një të huaji në krye të Kishës.Misioni i z. Niko Kirka dhe të tjerëve që shkuan nga Amerika vazhdoi edhe më vonë. Në një intervistë dhënë gazetës “Republika” më 23 prill 1993, ai sërish denoncon uzurpimin e Kishës Ortodokse në emër të Komitetit të tri besimeve fetare të shqiptarve të Amerikës. Ai përcolli idenë e Nolit se humbaj e Autoqefalisë dhe e pavarësisë së Kishës ortodokse rrezikon pavarësinë e Shqipërisë.
Komiteti i Autoqefalisë kishte dhe gazetën e vet që e denoncoi ashpër uzurpimin e fronit të kishës Ortodokse. Moto e saj ishte:”Është gënjeshtër dhe hipokrizi “autoqefalia” me ju në krye si Peshkop, zoti Anastas Janullatos”.
Humbja e Kushtetutës të vitit 1994, ku kërkohej, që krerët fetarë të ishin me Kombësi shqiptare, ishte varka e shpëtimit të Janullatosit.
Lufta vazhdoi deri nga viti 1995 , ku u ngrit sërish zëri i Shqiptarëve të Amerikës në simpoziumin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Imzot Nolit. Moto e atij simpoziumi ishte:” Të mbrojmë Kishën e Imzot Nolit!”.
Më pas duket se tonet u ulën. ’97 e rebelimit me ndihmën e grekëve, i vuri vulën heshtjes.Deri sa vijmë në ditët e sotme, kur politika, kryeshtetarët, nga presidentët, kryeministrat, Kryetarët e Parlamentit, sipas rotacionit, e deri tek kryetarët e partive, pozojnë dhe buzëqeshin pranë Hirësisë së Tij!Gati kamera!
Po atëherë ç’duan shqiptarët e Amerikës?-dëgjohen zëra dhe bëhen komente në rrjetet sociale dhe website gazetash. Mos duhet që edhe shqiptarët e Amerikës të pajtohen me qenien e Janullatos Kryepeshkop të Shqipërisë?
Në fakt edhe vetë Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës e ka pranuar Hirësinë e Tij, siç e ka pranuar edhe ortodoksia në Shqipëri me përjashtim të At Nikollë Markut dhe besimtarëve që ai ka rreth vetes dhe disa patriotëve nacionalistë. Zërat që e kundërshtojnë Kryepeshkopin që nuk ka ndërmend të vetëlargohet, të dorëhiqet, po vijnë duke u ulur. Ç’duhet bërë në këto rrethana? Të heshtin shqiptarët e Amerikës?Amaneti Nolit nuk i lë të qetë vatranët dhe shqiptarët e Amerikës. Shpirti i Noli, i At Vasil Markut dhe të tjerëve, rënkojnë nga shkelja e Testamentit, Nenit 16 të Statutit(që Janullatos dhe gjakshprishurit nn shërbimin e tij e cilëlsojnë të vjetruar) :”… prej gjaku, gjuhe, kombësie dhe nënshtetësie- shqiptare”! (Jo po do t’i bëjmë AND-, tha me ironi në ballafaqim Mitropoliti i Korçes, ( Bishop Joan Pelushi- Fatmiri i dikurshëm!)
Kryepeshkopi, ferra që la jashtë varrit Ramiz Alia, erdhi këtë herë për t’u nderuar nga Universiteti i njohur Fordham në Bronx. Kryepeshkop i Durrësit, Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, u nderua si Doktor Nderi për Letrat Humane.
KUSH THA SE NE PROTESTE NUK KISHTE ORTODOSE?
Pas dështimit të dy takimeve të organizatorëve me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullats, protesta e iniciuar nga Rrënjët Shqiptare dhe e përkrahur fuqimisht nga Vatra dhe komuniteti shqiptar,u zhvillua ashtu siç ishte paralajmëruar, në mbrëmjën e ditës së Martë me 28 janar, në portën hyrëse të Universitetit Fordham, në adresën 2900 Southern BLVD. Ishte një natë e ftohtë polare me temperatura nën zero. Megjithatë Shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, nuk ka munguar, por ka ardhur nga Queensi dhe qëndroi deri në fund të protestës, ashtu siç kishin ardhë edhe Zef Përndocaj nga White Planes, Sali Bollati e Uke Gjonbalaj nga Staten Island, Hakik Mena e Çezar Ndreu nga New Jersey, apo të tjerë edhe nga më larg. Të ftohtit nuk i kishte penguar pjesmarrësit e shumtë që t’i mbushnin të dy anët e rrugës plot dhe në duar mbanin pankarta ku kërkohej çlirimi i Kishës Ortodokse Shqiptare nga Kryepeshkopi grek Anastas Janullatos. Ata kërkuan dorëheqjen e tij dhe zëvendësimin me një peshkop shqiptar.
E gjithë kryesia e Vatrës dhe një pjesë e Këshillit ishte në protestë, me përjashtim të kryetarit, që nuk ndodhej në New York, por dy vajzat e tij ishin aty mes demonstruesëve; nëkryetari Asllan Bushati kishte ardhë me gjithë familjen, zv/Kryetari Agim Rexhaj me gjithë zonjën, sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu me origjinë nga Çamëria, e shoqëruar nga Majlinda Deli, Besa Belliu e Kamila Veliu, Marjan Cubi, Sejdi Hysenaj, Zef Balaj me gjithe djalin Josephin,Mithat Gashi , Bashkim Musabelliu, Halit Shpuza, Besim Malota, Nick Markola, Danny Blloshmi, Ahmet Hoti, Çezar Ndreu, Naser Çobaj e të tjerë. Ka ardhur nga Buffalo kandidati për Kongresin amerikan Eddie Egriu e shumë të tjerë.
Me protestën ishin solidarizuar, përveç Rrënjëve Shqiptare, që u përfaqësuan aty edhe me degët e Chikagos dhe Teksasit, Federatës Vatra, Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, Shoqata Çamëria, Liga Shqiptaro-Amerikane, Oragnizata “Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës”, Shoqata Ana e Malit, Kombi, Plavë-Guci, Uskana në Illinois, Bashkimi Kombëtar, Grupi i studentëve shqiptarë në Fordham University, Shqiptaro-Amerikanët e Chikagos e të tjerë.
Thelbi i protestës ishte mospajtimi i shqiptarëve me nderimin që po i bëhej kryepeshkopit grek, që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Shqiptare.
Disa herë, udhëheqësi i protestës, Marko Kep, përmes megafonit , i sqaroi pjesmarrësit dhe kalimtarët, se kjo nuk është protestë kundër vëllezërve tanë orthodox, por protestë që kërkon çlirimin e fronit të Kryepeshkopit nga Kisha Greke! Ne aspirojmë, tha ai, që amaneti i Imzot Fan Noli, për ruajtjen e pavarësisë së Kishës Autoqefale Orthodokse shqiptare, si kusht për Pavarësinë e Shqipërisë-, të mos shkelet me këmbë ! Ne duam një kryepeshkop shqiptar!
Për Vatrën dhe organizatat e tjera pjesmarrëse në protestë është i papranushëm fakti, që një grek të qëndrojë në krye të Kishës Shqiptare, e cila ende prêt një”Ndjesë” nga Kisha greke(nga vjen Hiresia e Tij Janullatos, për mallkimin që i ka bërë gjuhës shqipe-Kisha greke, por që dhe Janullatos nuk e ka fort për zemër, mallkimit që u ka bërë patriotëve ortodoks, për jetët që u ka marrë priftërinjëve shqiptarë, që kanë predikuar shqip: Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, apo të martirit Petro Nini Luarasi, që të vetmin “krim” kishin gjuhën shqipe, për nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve , përfshi edhe në kohëmasakrash, siç ishte ajo kundër çamëve, për nxitjen ëndrrës së çmendur vorioepirote….Për 22 vjet, a nuk kishte mundësi Janullatosi të përcillte një “pardon” në emër të Kishë Greke nga vinte?!
Në duart e protestuesëve qëndronin pankarta, banderola të shkruara në dy gjuhë shqip dhe anglisht:”Albanian Orthodoks not Greek Orthodox”, “Albanian Orthodox not for Sale”; “Religion free of foreing Influence!”, “We want an albanian Archbishop”; Albanian Archbishop-This Shud be the Albanian Churche; Albanian deserve an Independent Albanian Orthodox Churche, Protect the Albanian orthodox”…
Nën fotografinë e Prelatëve të Kishës Orthodokse Shqiptare, të martirve Papa Kristo Negovani dhe Papa Stathi Melani, shkruhej:”Kush e vrau?”; nën fotografinë e arkitektit të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare shkruhej”Ky është Ati i Kishës Orthodokse Shqiptare”, Ky është Ati i Kombit”!
Gjatë protestës që u ruajt me korrektesë nga forcat e policisë, u hodhën parulla kundër Kryepeshkopit grek, kundër konvertimit të Kishës Orthodokse Shqiptare në Kishë Greke, kundër importimit të arkitekturës greke në ndërtimin e kishave shqiptare dhe përdorimit të ikonografisë greke, dhe u bënë thirrje të hapura për dorëheqje të Janullatosit.
Protesta kishte marrë mbështetje nga prifti arbëresh në Argjentinë Alexander, Reverent i Buenos Aires dhe Amerikës së Jugut, si dhe nga Prifti i Kishës së pavarur të Shën Mërisë në Elbasan, Nikolla Marku. Përshëndetjen e Hirësisë së tij Alexander e lexoi në gjuhën angleze kandidati për Kongresin Amerikan Emin Eddie Egriu, ndërsa mesazhin e Atë Nikollë Markut, e lexoi sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu.
Përshëndetja e at Nikolla Markut ishte e mbushur me thirrje të hapura kundër Kryepeshkopit greke, të cilin ai identifikonte me qarqet vorioepirote dhe e cilësonte antishqiptar. Ai përcillte kërkesën ultimative për lëshimin e fronit të uzurpuar me kurth dhe shkelje të statutit të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Ndërsa përshëndetja e priftit arbëresh Alexander përcillte dashuri për kombin shqiptar, për gjuhën shqipe, thirrje për bashkim kombëtar. Ai e cilësonte Shqipërinë e dashur si nënën e tij dhe nënë për çdo shqiptar. Ai shkrunte ndër të tjera se”Unë lutem për ju; unë lutem çdo natë për fëmijët tuaj, për gjithë shqiptarët. Unë lutem për vëllezërit e mi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, në Serbi dhe kudo ku ka shqiptarë.”
Duke iu drejtua të rinëjve protestues ai shkruante”Ju jeni e ardhmja jonë. Ju jeni fëmijët tanë. Unë lutem për ju. Unë lutëm për çdo gjë shqiptare. Ju dua me gjithë zemër! Rroftë Shqipëria! Zoti i bekoftë shqiptarët!
Përshëndetën protestën, Joe DioGuardi, nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, Kryetari i Lëvizjes së Legalitetit për Amerikën Hakik Mena, zv/presidenti i Shoqatës Rrënjët Shqiptare, Dorjan Nasto etj. Përmes megafonit përcolli zërin e protestës çame veprimtari Sali Bollati, Endri Merxhushi, Nazo Veliu e shumë çamë të tjerë të pranishëm në protestë.
Nëpër rrjete sociale dhe website gazetash, protesta u akuzua se nuk kishte përfaqësues nga besimtarët orthodoksë. Natyrisht që kjo nuk qëndron, jo vetëm se aty kishte të atillë, madje përfaqësues dinjitoz si shkrimtari Naum Prifti, regjisori Dhimitër Ismaili, zv/Presidenti i Rrënjëve Shqiptare Dorian Nasto e të tjerë, por edhe për faktin se aty ishte edhe kryepeshop Noli me shiqptarët e Amerikës në çastkrijimin e Kishës Ortodkse, shiheni fotografinë grupore, aty ishte dhe bashkthemeluesi i kishës Orthodokse Kristo Kirka (dhe bashkëthemelues të Vatrës), aty ishin edhe Kristo Dako, Kristo Floqi, Kolë Tromara, aty ishte edhe i pavdekshmi Petro Nini Luarasi, shpirti i të cilit ende thërret:”Vramëni, po mblidhmani gjakun se do tu duhet fëmijëve të shkruajnë gjuhën shqipe”!- aty ishte Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, aty ishte,… aty ishin të gjithë martirët e helmuar nga Kisha Greke (Lumë martirët, na mëson Ungjilli(Citim: A Shehu). Aty ishin…Nuk i patë? Aty ishin edhe ata….! Kush nuk i pa, e ka fajin vetë!
Një kujtesë për kritizerët e kësaj protestë: A mund të më sqarojë ndokush prej tyre se çfarë ka dashë Numri 1 I Federatës Panhelenike të Amerikës, antishqiptari I deklaruar, Nikolas Geijxh në ceremonitë e tre nga katër nderimet , që i janë bërë Hirësisë së Tij Janullatos?(Botuar ne Diellin e printuar, Janar 2014)
by dgreca
Nga Historia e Vatres- Lista e ndihmëtarëve të Ditës Tri Qershor, 1917*
LAUSANNE, SVICRE. /
Dr. Mihal Turtulli $1000
_______
MANCHESTER, N.H.
Sotir Katundi $ 20
_______
ROCKLAND, ME.
Thoma K. Ekonomi $ 15.25
_______
ASHTABULLA, OHIO.
Vasil Pepo $ 5
Dhimitri Vishnja $ 1
_______
WARREN, MASS.
Naum S. Çobo $ 10
_______
WARREN,MASS.
Thoma Kristo Lashova $ 5
_______
HATHORNE, MASS.
Llambi Many $ 15
Thoma Leka $ 15
________
MAYNARD, MASS.
Tili Kita $ 10
________
E. MILLINOCKET, ME.
Elia K. Dako $ 15
________
GARDNER, MASS.
Thoma Theodor Katundi $ 5
________
LEAVENWORTH, KANSAS
Trifonio Guidera $ 5
________
WOOSTER, OHIO.
Christo Kelly $ 10
________
AUGUSTA, ME.
Dhori Kr. Trako $ 26.67
Gashire Muhamet $ 3
Sabri S. Selenica $ 2
Muhamet M. Selenica $ 5
________
NILES, O.
Selim A. Lubonja $ 10
Hysen I. Koprencka $ 10
Bedri Q. Kozeli $ 10
Refat M. Lubonja $ 5
Qani M. Gostivishti $ 10
Sulo T. Skoroveci $ 10
Mehmed H. Gostivishti $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 65
Numëri i ndihmëtarëve 7
Ndihma midisore $ 9.28
_______
ALLSTON, MASS.
Hasbi T. Podgorani $ 10
Tefik Ramis Pavari $ 10
Sefer Ali Podgorani $ 5
Hysen Jemin Podgorani $ 5
Myrto Alush Podgorani $ 2
Hamit Airedin Potgorani $ 15
Dule Sherif Potgorani $ 15
S(h)uma e ndihmave $ 62
Numëri i ndihmëtarëve 7
Ndihma midisore $ 8.85
_______
ROCLAND, ME.
Luka Naum Stratobërdha $ 10
Mihal Kita Stratobërdha $ 15
Lazo Niço Korça $ 5
Stefan Papa Blushi $ 10
Andrea Mihal L uarasi $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 41
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 8.20
Rekordin e kollonisë e ka Z. Mihal Kita Stratobërdha me $ 15.
_______
DUNKIRK, N.Y.
Vëllazëria Hasan Vinçani $ 15
Vëllazëria Maliq Vinçani $ 15
Vëllazëria Kote Shalësi $ 5
Elmas Roshanji $ 5
S(h)uma e ndihmave $ 40
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 8
________
BANGOR, ME.
Spiro Kosta Gërmenji $ 5
K. T. Ekonomi $ 10
Thimi Kristo $ 5
Alks Vardhami $ 3
Guri Vasil $ 2
S(h)uma e ndihmave $ 25
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 5
Rekordin e ka Z. K.T. Ekonomi me $ 10.
_______
WATERVILLE, ME.
Musa Meleq Gjinokastra $ 10
Ali Zan Gjinokastra $ 10
Ferit Lani Gjinokastra $ 10
Zeir Lani Gjinokastra $ 10
Nurset Zeim Lib(o)hova $ 10
Mehmed S. Çabej Gjinokastra $ 10
Murat Feto Lib(o)hova $ 10
Çano Sinan Gjinokastra $ 10
Loto Kikino Gjinokastra $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 90
Numëri i ndihmëtarëve 9
Ndihma midisore $ 10
_______
MADISON, ILLYNOIS
Rakip Banush Kolonja $ 15
Bajram Zylfiqar $ 13
Mehmed Zenel Malëshova $ 20
Anastas Dhimitri $ 5
Sotir Lasko $ 12
S(h)uma e ndihmave $ 65
Numëri i ndihmëtarëve 5
Ndihma midisore $ 13
Rekordin e ka Z. Mehmed Zenel Malëshova me $ 20.
_______
MINOA, N.Y.
Pandi Sinica $ 10
Kole Kosta $ 10
_______
SYRACUSE, N.Y.
Thimi Vangjel $ 10
_______
HAVERHILL, MASS.
Spiro S. Blushi $ 10
Jani P. Duro $ 10
_______
GLENDIVE, MONTANA
Abdul Ahmet Pulaha $ 26.15
Duro Sinica $ 11.15
Alush Muharem $ 6
Zenel Nezir Pulaha $ 10
S(h)uma e ndihmave $ 53.30
Numëri i ndihmëtarëve 4
Ndihma midisore $ 13.32
*Rekordin e kollonisë e ka Z. Abdul Ahmet Pulaha me $ 26.15(Vijon). Keto jane kontribute te Dites 17 qershor, dite se pare te fushates”Per Shpetimin e shqiperise” organizuar nga Vatra. Kjo fushate siguroi me shume se 150 mije dollare, qe per kohen e sotme , kursin e tanishem, konvertohen ne miliona.Nje kontribut te vecante per frymezimin e shqiptareve te Amerikes dha gazeta Dielli. Ne Foto: Shtypshkronaj e Diellit, ku u shtypen mijera libra per nevojat e shkollave shqipe.
by dgreca
Shoqata Atdhetare Dibra lajmron se kete te premte me 20 dhetor 2013, ne oren 12 të ditës, do te organizohet nje tubim proteste ne Dag Hamarskjold Plaza para nderteses se OKB-se, kundra vendimit te Qeverise Maqedonase per te ndrrue rrjedhjen e lumit historik te Radikes me ndertimin e nji hidrocentrali. Uji i Radikës do të derdhej në Vardar drejt detit Egje, në vend të rrjedhjes natyrore drejt perëndimit.
Ky veprim do te shkaktonte demtime të mëdha ekonomike dhe ekologjike e tjera, per popullaten e Dibres se Madhe.
Shoqata Atdhetare Dibra i asht drejtue Federates Vatra qe te therrase antaret e vet per t’a mbeshtete sa ma shumë kete proteste me pjesemarrjen e tyne.
Protesta asht shume e nevojshme, prandej jeni të thirrun për pjesëmarrje sa ma të gjanë ne kete tubim me vlere e domethanje kombëtare.(Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj)
by dgreca
Nga Astrit ZEMAJ*/
Ne foto:Autori duke dhuruar libra me autograf pas promovimit ne Monroe College/
Kam nderin dhe kanqesine qe sot te jem ne mesin Tuaj, dhe njekohesisht eshte nje privilegj i vecante qe se bashku me Ju, te nderuar bashkeatedhetare, dhe miq te vendit tone, qe me keni dhene mundesisne per te realizuar promovimin e librit tim te ri, Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak ne Kosove, pikerisht ne vendin e themeleve te demokarcise dhe te lirise, SHBA-ve.
Prandaj qe ne fillim perfitoj nga rasti te ju falenderoje te gjithe ju per pjesmarrjen, dhe vecanerisht per oraginizatoret e ketije promovimi, Federaten Panshqiptare te Amerikes “Vatra” dhe Konsullaten e Pergjithshme te RKS/se ne New York, nen drejtimin e Ambasadorit Sejdiu.
Sot, pothuajse 15 vite prapa , kur NATO nen drejtimin e SHBA-ve, mori vendim dhe veproi me force ushtarake per te ndaluar dhunen dhe gjenocidin tmerrues ne Evrope, i cili nuk kishte ndodhur ne permasa te tilla qe nga perfundimi i LDB-re, per popullin e Kosoves dhe Shqiptaret ne pergjithesi nenkuptonte shpetimin Biblik apo lindjen perseri ne themelet e ekgzistimit te tije si komb.
Duke pasur parasyshë që edhe sot e kesaje dite, një ndër temat më te perfolura në 10-15 vitet e fundit në qarqe të ndryshme politke, shkencore dhe sidomos në aspektin moral dhe juridik të qasjes së perëndimit (Evropes dhe SHBA), ka qënë- rasti i Kosovës dhe nderhyrja ushtarake humanitare e forcave të NATO-s, i ndermarrë me qëllim për të ndalur regjimin e Millosheviqit në politikat e vazhdueshme represive e cila kulmoi me luften e egër policore dhe ushtarake kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare në Kosove.
E njohur si LUFTA e KOSOVËS, 1998/99, për Aleancën Veri-Atlantike, NATO, ne vehte përbën edhe nje rast tjeter të veqantë, atë të përdorimnit të forces ushtarake për herë të parë në historinë e krijimit të sajë. Si e tillë ajo ka tërhjequr si asnjë rast më pare, vëmendjen e opinonit ndërkombtar, jo vetëm në Evropë por edhe në gjithë botën.
Në luftën e Kosovës në vitin 1999, ishin vënë në provë parimet kardinale të së drejtës ndërkombëtare por edhe një sprovë e madhe për vlerat njerzore dhe morale të fundshekullit të kaluar.
Debatet intensive në gjithë botën kishin bërë qe jo vetëm të margjinalizohët kjo qeshtje dhe të ketë diskutime kotraverse, por edhe të ngrisin pikëpyetje që ndërhyerja humanitare nga ana e forcave të Aleancës së NATO-s, e kishte cënuar apo jo të drejten ndërkombtare në qeshtjen e përdorimit të forcës ushtarake.
Qëllimet kyresore të këtij libri jane te orientuara për të gjetur shkasin, por edhe për të zotëruar problemin e ndërhyrjes ushtarake, e cila kishte për synim kryesorë parandalimin e një katastorfe me përmasa të jashtëzakonshme humanitare siq është rasti i Kosoves, si i tillë kishte ndikuar që diskutimet te jenë prezente edhe deri në ditët e sotme dhe të debatohet vazhdimisht në ketë qeshtje.
Punimi i paraqitur merret me ofrimin e fakteve dhe të dhënave si dhe studimin e bazave ligjore të intervenimit ushtarak humanitar, si dhe me pyetjen se a ka qenë legjitim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare intervenimi humanitar i NATO-s në Kosovë.
Padyshim që me intervenimin ushtarak humanitar të NATO-s në Kosovë, perpos tjerash, është hapur një kapitull i ri pas Luftës së Ftohtë , ku janë ndeshur edhe interesat e fuqive botrore, sidomos në mës të Lindjes( Rusia, Kina)në njeren anë dhe të Përendimit në anen tjetër( SHBA, NATO dhe Bashkimi Evropian).
Me faktet dhe dëshmitë e paraqitura, besojmë se ështe bërë e mundur dhënja e një përgjigjeje të saktë dhe përfundimtare në qështjen e legjitimitetit dhe përputhshmërise më të drejten ndërkombtare në rastin e Kosovës, sidomos pas dështimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të parandaluar konfliktin në Kosovë që në fillim të vitit 1997, i cili fakeqësisht kishte eskaluar më luftë të tmërrshme dhe më pasoja të rënda për popullsinë civile në Kosovë..
Edhe pse ka disa mendime që flasin kundër legjitimitetit të një intervenimi ndërkombëtar pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në anën tjetër është e domosdoshme që edhe skeptikët të pranojnë, se ka arsye tjera të shumta, të cilat mund të parashtrohen si raste të pakontestueshme dhe që flasin në favor të një intervenimi të tillë humanitar.
E drejta ndërkombëtare, sidomos pas hyrjes në fuqi të Kartës së Kombeve të Bashkuara është zhvilluar në atë masë, sa të ndikojë se cënimi i normave detyruese( Ius Cogens),paraqet ndikim erga omnes, që do të thotë që të gjitha shtetet e bashkësisë ndërkombtare të jenë të cënuar në të drejtat e tyre.
Nëse shkelja e të drejtave të njeriut nga ana e një regjimi përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare të natyrës së rëndë, atëherë pengimi i kësaj shkeljeje nuk mund të jetë shkelje ligjore ose cënim i të drejtës ndërkombtare.
Duke pasur parsyshë argumentet e sipër përmendura si dhe dukë marrë për bazë edhe parimet themelore të OKB-së, atëhërë vijmë në përfundim se nuk mund të jetë synim i vet Kartës së Organizatës se Kombeve të Bashkuara, pranimi dhe tolerimi i shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut, në rastet kur bashkësia ndërkombtare nuk mund të ndërmarrë masa të nevojshme parandaluese.
Mbrojtja efektive e të drejtave të njeriut në rastet e katastrofave humanitare dhe të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut është e mundur vetëm atëherë kur nuk mbështetet vetëm në rregullat procedurale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prandaj intervenimi ushtarak humanitar i NATO-s në Kosovë, mund të konsiderohët legjitim duke u bazuar në faktin se KS i OKB-së nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme apo kishte dështuar në parandalimin e dhunës, krimeve, pastrimit etnik deri ne shkallë gjenocidi kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Në ketë aspekt me qëllim të menjanimit të dilemave dhe koncepteve jofavorizuese të cilat kanë të bejë me intervenimin humanitar ushtarak, nje veshtrim i veqantë i ështe berë edhe doktrinës së luftës së drejtë, i cili në rastin e Kosovës, ka qenë i plotësuar në të gjitha fazat dhe parametrat e zhvillimit të sajë duke u bazuar në të drejten e tanishme ndërkombëtare.
Poashtu edhe përgjegjsia për mbrojtjen e popullsisë civile (Responsibility to Protect) ka gjetur një trajtim të posaqëm. Ne ketë rast, në bazë edhe të raporteve është vlerësuar se nese shteti nuk ka vullnet pozitiv ose mundësi të mbrojë qytetarët që jetojnë brenda territorit të vet nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, atëherë sipas konceptit të përgjegjsië për mbrojtjen e popullsisë civile, lind përgjegjësia tjetër mbrojtëse e cila i kalon Bashkësisë Ndërkombëtare.
Jo rastësisht institucionet shtetrore politike, ushtarake dhe të sigurise së ish Jugosllavisë dhe të Serbisë, shpesh hërë kishin bashkëvëpruar në ko-ordinim të plotë për dhunë dhe terror. Përpos në luftën e Bosnjës, është dëshmuar se edhe në Kosovë, autoritetet më të larta shtetrore, sidomos ato të ushtrisë ishin përgaditëse kryesore të terrenit dhe vënin në posedim një pjesë domethënese të infrastrukturës për të jetësuar projektët shfarosese/eleminuese, e cila ndikonte drejtëpërdrejtë në kyrerjen e akteve të dhunës dhe te krimeve të sipërpërmendura, të cilat në masën më të madhe janë produkt i forcave të rregullta dhe speciale të policisë, si dhe të njësiteve paramilitare.
Aplikimi i metodës së tokës se djegur, djegja dhe shkatërrimi i monumenteve historike, atyre të kulturës dhe objekteve fetare, fushatat sistematike dhe të ko-ordinuara për dëbimet masive të popullsisë shqiptare, plaqkitja e pasurisë private dhe përvetësimi i shtëpive për banim, plaqkitja e pronave të ndryshme dhe të mirave ekonomike – materiale, përbën një fakt tjetër i cili është tregues për veprimet dhe mizoritë më ç´njerzore të aplikuara në Kosovë, të cilat më mbeshtetje te institucioneve kryesore të Serbisë, kishin për qëllim, pastrimin etnik dhe përfundimin e kolonizimit të Kosovës të filluar gjatë viteve të luftrave në ish Jugosllavi dhe në fund serbizimin e Kosovës.
Veqanërisht vlen të theksohët se me intervenimin e NATO-s në Kosovë, nuk bëhët fjalë për nje agresion apo sulm për luftë ndaj një shteti në kohë paqe, por për intervenim me qëllim për të parandaluar një konflikt i cili kishte eskaluar më luftë me pasoja gjithnjë e në rritje për popullatën civile dhe pengimin e zgjerimit të një katastrofe humanitare me tendencë për shtrirje edhe ne vende të tjera në regjion. Duhët vlerësuar faktet e paraqitura sidomos në rezolutat e KS të OKB-së gjatë vitit 1998 (1160 dhe 1199), në të cilat NATO e ka mbështur vendimin e sajë për gjendejn alarmante, dhe ka justifikuar ndërhyrjen/intervenimin ushtarak humantar në konfliktin e Kosovës, i cili ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Poashtu, pamvarsisht kesajë edhe shtetet anëtare të Alenacës nuk kanë vepruar njëanëshëm por në ko-ordinim të ligjshëm në aspektin politik dhe të drejtes ndërkombtare pasi qe së bashku me partnerët e tyre brenda aleancës, në vazhdimsi kanë berë apo kanë qenë pjese e përpjekjeve dhe iniciativave të shumta për të shmangur shtypjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut, arritjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit dhe për të penguar dëbimin e paligjshëm të shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre.
Aleanca Veri-Atlantike se bashku me Grupin e Kontaktit, por edhe me iniciativa vetanake politiko-diplomatike të shteteve me influencë(SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania), “…nuk kanë lënë asgjë, absolutisht asgjë pa provuar gjate javeve dhe në muajt e fundit pra intervenimit, për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë”. Ish Jugosllavia dhe Serbia në krye më Millosheviçin, në vazhdimsi kishte vepruar kundër zotimeve të dhëna para palës ndërkombtare, dhe nuk kishte pushuar në anën tjeter me fushtaën e dhunës dhe terrorit ndaj shumices shqiptare në Kosovë. Pra, vazhdimisht gjatë gjithë procesit të negociatave dhe perpjekjeve paqësore bashkësia ndërkombëtare ishte tradhtuar.
Për muaj të tërë, përfaqësuesi special i BE-së, Ambasadori, Volfgang Petriç dhe ai i SHBA-ve, Ambasadori, Kristofor Hill, përmes të ashtuquajturës” Shuttle Diplomacy” kishin bërë përpjekje përmes bisedimeve intensive me të dy palët e përfshira në konflikt, për të gjetur një kompromis dhe për të përgatitur terrenin për një marrëveshje të drejtë e cila do të garantonte nje zgjidhje të qëndrueshme. E tërë bota kishte qenë dëshmitarë për negociatat disa javore në Rambuje dhe në Paris, ku përpos vendeve të përëndimit kishte qenë bashkëkryesuese edhe Federata Ruse. Vet fakti se ishte sjellur një përfundim i cili kishte një marrëveshje që garantonte të drejtat e njeriut të shumicës shqiptare në Kosovë, por edhe integritetin territorial i Republikës së Jugosllavisë, kishte lenë shumë shpresë qe palët do të dakordohëshin.
Por, edhe ketu faji bije pikërisht mbi delegacionin Jugosllav dhe Serb, pasi qe kishte refuzuar ta nënshkruante marrëveshjen ne Rambuje, perderisa pala shqiptare ishte pajtuar dhe kishte nenshkruar atë.
Përveq kesajë, nga regjimi i Millosheviqit dhe forcat ushtarako-policore Jugosllavo-Serbe në Kosove, nuk ishte ndalur por ishte intensifikuar dhuna dhe terrori i cili kishte kaluar të gjithë parametrat e deri atëhërshëm të cilët kishin ndodhur gjatë mujave të parë të konfliktit në Kosovë. Megjithatë deri në momentin e fundit, përpjekjet për ta bindur Millosheviçin që të ndërpresë dhunën dhe terrorin si dhe për ta pranuar marrëveshjen e Rambujesë kishin vazhduar deri në orët e fundit para intrvenimit të NATO-s, të cilat ishin bërë nga ana e personalitetve të politikës dhe diplomacisë ndërkombtare të cilët i kishin bërë thirrje publike apo ishin takuar drejtëpërdrejtë me atë.
Në mesin e ketyre përsonaliteteve të larta veqojmë: Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, J.Fisher, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të BE-së, pastaj Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Ivanov, Kryetari i OSBE –së, K.Vollebek dhe i fundit në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve i cili e kishte takuar Millosheviçin kishte qenë, Ambasadori, Riçard Holbruk.
Prandaj si përfundim, duke u bazuar tek dëshmitë e ofruara dhe përpjekjet e vazhdueshme deri në momentin e fundit nga ana e komunitetit ndërkombtarë si dhe duke qenë i përfshirë edhe vet KS të OKB-së, me qëllim për të siguruar paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon;
-poashtu duke u bazuar në raportet e vazhdueshme nga brenda dhe jashtë për shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njëriut në Kosovë;
– duke u bazuar në te dhënat për konfliktin i cili kishte eskaluar në një luftë më përmasa të paparashikueshme në vitin 1998/99;
– duke u bazuar në dhunën sistematike dhe terrorin e organizuar nga autoritetet më të larta politiko-ushtarake nga regjimi në Beograd si dhe esklaimi i tyre me dëbim të dhunshëm masiv i cili kishte për qëllim pastrimin etnik të Kosovës nga Shqiptarët;
– si dhe duke u bazuar nga leksionët e mëprashme nga luftat në ish-jugosllavi ( sidomos lufta në Bosnje), mund të vijmë në përfundim se Operacionet e NATO-s në Kosovë të cilat kanë pasur qëllim të pëngimit të mëtutjeshëm të akteve të dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë civile si dhe të pengimit të një katastrofe humanitare, janë të justifikueshme dhe legjitime, pasi që ato kishin kryekëput të bëjnë më një intervenim ushtarak të karakterit të pastër humanitar.
Përfundimisht, duke analizuar faktet e paraqitura rreth situatës dhe zhvillimeve gjatë gjithë procesit si dhe duke marrë në konsideratë edhe aspektet juridike dhe të drejtës ndërkombtare vlersojmë se përgjegjsia për dështimin final për të arritur paqën dhe sigurinë në Kosovë, i atribohet pikërisht udhëheqjes jugosllave-serbe për mungesë vullneti për bashkëpunim, dhe jo tolerance ndaj qdo propozimi të ofruar, perderisa në anen tjetër intervenimi humanitar ushtarak i NATO-s, ka pasur për qëllim rivendosjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e trazuar, sidomos i fuqizuar pas dështimit të të gjitha përpjekjeve të mëparshme politiko-diplomatike në ketë aspekt.
Ligjerata qe uatori i librit”Intervenimi i NATOS ne Kosove”, konsull i Kosoves ne Frankfurt mbajti me 6 dhjetor ne Monroe College gjat promovimit te librit nga Federata VATRA dhe Konsullata e Kosoves ne Nju Jork