Kosovë- Ministri Hoxhaj në Mynih, vendos lule në vendin e tragjedisë./
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, bën të ditur se saapo ka mbërritur në Mynih për të takuar dhe ndarë dhimbjen me familjet kosovare të prekura. “Iu shpreha ngushëllimet e mija familjes Segashi e cila humbi Armelën 14 vjeçe. Komunikova edhe me familjen Zabërgja për të shpreh ngushëllimet. Në vendin e tragjedisë vendosa lule në nderim për të gjitha viktimat”, shkruan ministri kosovar në ‘facebook’.