• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liderët naiv që nuk po e kuptojnë teorinë e mbretit për politikën

November 8, 2014 by dgreca

Shkruan XHAVIT ÇITAKU/
Këtë shkrim timin kësaj radhe po e filloi me një tregim të së kaluarës, por mendoj se është shumë i përafërt me aktualitetin e sotëm politik në vendin tonë apo më mirë më thënë të këtij cirku që po zgjatë tash e pesë muaj. Ka të bëj me definicionin politik praktik që e kishte sajuar një mbret, ndoshta nga përvoja që ai e kishte parë apo ishte pjesëmarrës i asaj loje nëpërmes së cilës arriti të bëhet sundimtar. Ky mbret e kishte këshilluar të birin që të studioj politikën në një universitet të njohur anglez. Kjo shkencë i hyri në qejf këtij djaloshi dhe u bë një student i dalluar. Sa herë që vinte në pushime, babai nuk pushonte ta pyeste se çfarë është politika. Djaloshi fillonte t’ia thonte përmendsh dhjetëra definicione të shkencëtarëve të ndryshëm botëror, por ato asesi nuk ia mbushnin mendjen mbretit. Edhe pasi i përfundoi studimet, mbreti vazhdoi me të njëjtën pyetje, por përgjigja e të birit nuk përkonte as përafërsisht më atë që kërkonte sundimtari. Një ditë mbreti e uli të birin afër vetit dhe po i thotë: Shiko biri im. Krejt çka ti po thua me ato definicione kurrë në praktik nuk do të hyjnë në punë edhe pse është mirë që i kë mësuar. Tash unë me dy fjalë po të tregoj se çka është politika e ti nëse je bektesh e merr vesh. Ti do të me trashëgosh dhe mbaje mend këtë që po të them: “ Gjatë gjithë kohës njërën dorë gjithmonë mbaje pas dhe kurrë mos gabo me e larguar, ndërsa me dorën tjetër bën çka të duash. Nëse vetëm pak e luan atë dorën që e kë pas, me nder me thanë, ta fasin që valla sytë duç t’i qesin. Kjo është politika biri im në praktik e sa për teori ma mirë e kë ti se unë”.
Menjëherë pas zgjedhjeve të tetë qershorit u mblodh blloku opozitar edhe nga ngutia pothuajse të gjithë e kishin harruar të mbajnë dorën pas. Ma i pari ishte Haradinaj që e vërejti këtë “ lëshim” të të tjerëve dhe i tha Isës: Më fal po definicioni i mbretit mua po ma jep postin e Kryeministrit. Edhe Isa e kuptoi çka kishte bërë dhe ia ktheu: “ Për hajr na koft” . Limaj si politikan jo edhe me përvoj aq të madhe, se qëllimi kryesor i tij është t’i hamirret ish- shefit të tij e jo ndonjë post, e ka rregulluar ai jetën e vet,, po qesh e po thotë: “ Pasi u “lage” pak Isë nuk po të lejojm me u ba “qull” krejt e po ta japim pozitën e Kryeparlamentarit. Ani pra po ia bajmë kësisoj, thanë ata. Albini me atë fytyrë serioze që ka, ishte kategorik se lë të bahet çka të bahet, Thaçin nuk kemi me e lanë edhe njëherë me u ba Kryeminister. Në fakt, Albini nuk ishte prezent në atë marrëveshje “ historike” se ai pati punë me bashkëpunëtorët e tij, që siç duket nga “ trysnia e tyre, edhe ai e hoqi dorën dhe iu bashkua bllokut opozitar. Po tash erdhi një përfundim tjetër. Isa me një përvoj të madhe politike gati dyzetvjeçare, i frikësuar nga reagimi i ambasadorës Jacobson, i erdhi momenti që ta zë në pat pozicion Haradinajn dhe tash po i thotë valla mua po me takon posti i Kryeministrit. Ende nuk është e qartë a e ka lideri i AAK-së dorën pas apo vetëm po sheh ëndërr Isa. Dikush thotë po çka u ba me Thaçin. Me këtë që po dua me e thanë, ndoshta fitohet përshtypja se po i mbaj “ paj”, por nuk është ashtu. Mendoj se me të kuptuar se posti i Kryekuvendarit, edhe pse vonë, nuk po i takon Isës po Arsim Bajramit, atëherë siç po e shihni, Isa po del prapë i lagur. Ecë e merre vesh këtë politik. Po bile dorën duhet me e mbajt pas. Siç duket Hashimi ende po mban qëndrim. Nuk i besohet as vëllait kur është puna për me marrë pushtet.

Më në fund u dorëzua Isa Mustafa
Isa Mustafës iu dashtë një kohë bukur e gjatë që më në fund të pranoj e të dorëzohet pa një pa dy se posti i kryekuvendarit nuk po i takon atij por subjektit fitues të zgjedhjeve. Pesë muaj luftoj e trumbetoj se ky vend udhëheqës i përket vetëm këtij “ politikani” dhe askujt tjetër. Dhe në fund pranoj pa fije turpi se e paska pasur gabim duke e krijuar edhe një humbje të radhës në sy të opinionit të brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. Kur them në sytë e opinionit ndërkombëtar kam parasysh reagimin e ambasadores së SHBA-së, Jacobson. Tash po ka arsyetime të shumta se për hir të asaj apo kësaj po e bëjmë këtë, që në fakt është dashur të bëhet që pesë muaj. Po kjo nuk pi ujë më sepse po shihet qartë e mirë se kush ishte bllokuesi kryesor deri me tash. “Një katund që shihet kallauz nuk do- thotë një fjalë popullore”. Nuk humbi vetëm Isa Mustafa, sepse tashmë për të këto janë bërë përditshmëri, por në këtë valle humbjesh numërohen edhe të gjithë ata jurist, por edhe bashkëpunëtor të tjerë, që duke flirtuar për ndonjë post, e kishin “ ndërsy” se vetëm ai ka të drejt të ulët në ulësen e të parit të Parlamentit të Kosovës. Por humbje më të madhe pësoi vetë LDK, anëtarësia e së cilës nuk janë duke parë se sa dëm është duke i shkaktuar këtij subjekti politik. Duke hequr “ dorë” nga posti i të parit të parlamentit, e cila edhe ashtu nuk i takonte, tash me një fytyrë tjetër Isa Mustafa e përgatit terrenin përmes lajkatarëve të vetë për t’u bërë “ Kryeminister”. Sa mirë kur njeriu mundet të zgjedh kur të donë e sa të donë poste. Herë Kryeminster, herë Kreparlamentar e besa ia kishte mësy edhe postit të Presidentit. Si në bahqe të babës, sot po e dua këtë, nesër tjetrin post. Luaje macë, kryet e bullit.
PDK-ja të reflekton pozitivisht
PDK-ja dhe lideri i saj Hashim Thaçi në këto momente e kanë vështirë të “ dorëzojnë” pushtetin pa ndonjë marrëveshje paraprake me subjektet tjera politike, të cilat po e injorojnë partin fituese. Megjithatë, mendoj se Thaçi duhet të bëj të pamunduren dhe të reflektoj pozitivisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, në mënyrë që sa më parë të ndërtohen institucionet e shtetit dhe kështu të tregoj shembullin e një lideri që di dhe do të veproj në të mirë të prosperitetit të vendit dhe të qytetarëve të saj. Kohë më nuk ka.
Dhe krejt në fund. Lideri i AAK-së deri me tash ka qenë i paluhatshëm në qëndrimin se nuk lëshon pe nga posti i Kryeministrit. Pale mos po harron me largua dorën…

Filed Under: Analiza Tagged With: Lideret naive, teoria e mbretit, Xhavit Citaku

Qeveria suedeze njohu shtetin e Palestinës

October 31, 2014 by dgreca

Nga XHAVIT ÇITAKU/
Geteborg, 31 tetor- Vetëm një muaj pasi u formua qeveria e re, dje ajo mori një vendim të parë në fushën e politikës së jashtme, duke e njohur shtetin e Palestinës shtet të pavarur e sovran. Arsyetimi i qeverisë të këtij shteti skandinav për të ndërmarrë këtë hap është se dëshiron që të jap një impuls të ri në dinamizmin e procesit të paqes që tash një kohë të gjatë është bllokuar si dhe që në këtë rrugë të dy partnerët të jenë të barabartë gjatë bisedimeve në të ardhmen.
Njohje në momentin kritik
Margot Wallstrom, ministre e punëve të jashtme të Suedisë, në takimin e saj me medie, ndër të tjera tha se nuk ka arsye për të pritur më gjatë për të njohur Palestinën, duke përkujtuar njëkohësisht se kjo njohje po vjen në momentin kritik.
-Bisedimet e paqes kanë ngecur, dhuna është kthyer në Gaza, vendimi për ngritjen e vendbanimeve të reja komplikon procesin. Me vendimin tonë, ne duam t’i japim dinamikë të re përshpejtimit të një procesi të paqes dhe kjo do të ndihmoj që partnerët të jenë të barabartë. Besoj se kemi një konsensus të gjerë në qaraet e BE-së ku zgjidhja në mes dy shteteve është qëllimi, tha Margot Wallstrom.
Ndërkaq, rreth reagimit të ashpër të ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Avgidor Liberman, kryediplomatja suedeze u përgjigjë: Ishte një reagim i pritshëm që unë kam respekt, edhe pse nuk i pranoj kritikat. Përkundrazi, ne kemi nevojë për një dinamik të re në procesin e ngecur të paqes. Edhe Kryeministri suedez, Stefan Lofven, nuk është i mendimit se njohja e Palestinës do të përkeqësojë konfliktin në atë pjesë të Lindjes së Afërm ashtu siç pretendon ministri i jashtëm izraelit.
Pas marrjes së vendimit për njohjen e Palestinës, opozita konzervative suedeze është e ndarë në qëndrime. Birgitta Ohlsson, nga partia popullore, thotë se ky hap i qeverisë do të mund të legjitimoj organizatën terroriste të Hamasit, ndërsa në anën tjetër theksoi se njohja e Kroacisë dhe Kosovës nga Suedia, edhe pse ende nuk ishin kufijtë përcaktuar shtetëror, është një dallim shumë i madh ndërmjet këtyre dy rasteve. Ndërkaq, Kerstin Lundgren, nga partia e qendrës, thekson se njohja e këtij shteti është një signal i rëndësishëm.
Ambasadori izraelit u thirrë në konsultime
Ministri izraelit, Avigdor Liberman, ka thirrur ambasadorin Isaac Bachman në konsultime, siç quhet në gjuhën diplomatike.Ai këtë detyrë në kryeqendrën suedeze e ka kryer nga viti 2012. Bachman për medie tha se ky hap i qeverisë suedeze shkaktoi një pakënaqësi të madhe dhe se jemi të shqetësuar pa masë me këtë vendim për njohje.

Filed Under: Rajon Tagged With: njohu, Qeveria suedeze, shtetin e Palestinës, Xhavit Citaku

Prezentim i suksesshëm i kulturës shqiptare

October 21, 2014 by dgreca

Nga XHAVIT ÇITAKU/
SHKSH “ Migjeni” e Borosit po vazhdon me ritmin e saj të begat në organizimin e takimeve kulturore në disa qytete të Suedisë dhe shi për këtë po e forcon edhe më shumë bashkëpunimin edhe me institucionet përkatëse të këtij shteti skandinav. Një mbrëmje kulturore shumë e rëndësishme këto ditë u zhvillua në qytetin e Lidshopingut, mbrëmje kjo që u organizua nga biblioteka e këtij qyteti. Me këtë rast në mënyrë dinjitoze u prezantua kultura, tradita dhe gjuha e bukur shqipe në vite. Vërtetë ishte një mbrëmje e përgatitur bukur dhe ishte kënaqësi të ishte pjesëmarrës i këtij manifestimi kulturor, në të cilin ishin të pranishëm edhe miqë suedezë, ku temë kryesore ishte kultura dhe bashkëpunimi ndërkulturor me shoqata kulturore e institucione të tjera të kësaj fushe që veprojnë në qytete të ndryshme të Suedisë.
Bibliotekës së qytetit iu dhuruan 30 tituj librash në gjuhën shqipe
Anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptare “ Migjeni” miqtë suedezë dhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Komunën e Lidshopingut i informuan për aktivitetin e pasur e me përmbajtje që po zhvillon kjo shoqatë. Të pranishmit ishin të impresionuar me punën e mbarë që po zhvillojnë anëtarët e kësaj shoqate e posaçërisht botimi i revistës “ Dituria” programi i radios në gjuhën shqipe si dhe kanali i televizionit, po ashtu, në gjuhën shqipe. Për të rinjtë shqiptar u ndanë nga dy ekzemplar të revistës “ Dituria” nga dajlja e saj e deri me tash si dhe 30 tituj librash në gjuhën shqipe që do të vendosen në sirtarët e bibliotekës së qytetit. Po kështu fëmijëve shqiptar të pranishëm në këtë manifestim kulturor iu dhurua nga një libër që iu përshtatët moshës së tyre si dhe nga një flamur shqiptar.
Fletushkë në gjuhën suedeze me shënime karakteristike për shqiptarët
Në këtë eveniment u shfaqen edhe disa sekuenca të filmit dokumentar “ Veshja tradicionale shqiptare në Kosovë” punuar sipas skenarit dhe idesë së Bora Balaj nga “ Bora fashion”, sekuenca këto që zgjuan interesim të madh. Po ashtu për miqtë suedezë ishte përgatitur një fletushkë në gjuhën suedeze me shënime karakteristike për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Interesim të madh të pranishmit treguan për gjuhën shqipe, si një ndër gjuhët më të vjetra, pastaj për kulturën dhe traditën shqiptare, për personalitetet e shquara të kombit shqiptar si për Skënderbeun, Nëna Terezën etj. Është ky një shembull i mirë se si duhet të punohet edhe në mjediset tjera shqiptare.

Filed Under: Mergata Tagged With: i kulturës shqiptare, Prezentim i suksesshëm, Xhavit Citaku

Paralizim i veprimeve të dobishme

October 16, 2014 by dgreca

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Pavarësisht fjalëve që përsëritën papushim sa herë që këtë e kërkon nevoja e ragimit, kritikës, sugjerimit, këshillës, që nganjëherë, mund të jenë edhe të mërzitshme , apo edhe një shembull i padobishëm, megjithatë, gjithsecili po mundohet, po përpiqet që sado pak të ndikoj që me shkrime, opinione, analiza dhe forma tjera t’i kthej në rrugë të drejt liderët tanë politik, sepse kjo mënyrë e të vepruarit nuk i shkon për shtati mendësisë popullore e aq më pak rregullave e normave juridike. Nuk po bëjnë punë as “parimet” dhe veprimet e këtyre lakmitarëve për pushtet, ngaqë ata nuk po vërejnë se shteti për ta sikur tërësisht është i “ huaj” . Mirëpo, siç dukët dëshira për të vënë në dyshim faktin, që çdo politikan arrinë ta kuptoj e miratoj vetëm ato ndjenja e veprime që qëndrojnë afër idealeve të tyre, që në të vërtetë në momentin aktual është diçka e “ marrë” dhe alogjike. Tek njerëzit e zakonshëm mund të ndryshosh shumë gjëra, por vetëm nëse u flet me gjuhën që ata e kuptojnë, mirëpo siç dukët nga veprimet e politikanëve tanë mund të ndodh që ata kanë trashëguar një traditë “ mijëvjeçare” “ kapadaillëku”, në vend që do të duhet të ndodhte e kundërta. Njerëzit e këtij niveli të shkollimit, jo të gjithë, do të duhej të ishin besimtarë, bujar, bashkëpunues, por edhe patriot për t’i shërbyer sa më mirë popullit, i cili për këtë arsye ka dhënë votën. Pra, sjellja e tyre nuk duhet të jetë “ luftarake”, por duhet të jenë mbrojtës i të “ dobëtëve” dhe “ kalorës” të së drejtës, me një fjalë “Don Kishoti”. Nuk ka gjë më mirë sikur këta lakmitarë për pushtet të kishin dhënë shembulin si njeridashës, shpirtmirë dhe miqësor e jo të ndodh e kundërta, të urrehen, të xhelozojnë të hakmerren ndaj njeri- tjetrit. Ky polarizim kaq i thellë ndërmjet dy blloqeve ka çoroditur, ka prishur baraspeshën politike, ka paralizuar veprimet e dobishme në favor të gjetjes së rrugëve adekuate në drejtim të zgjidhjes së ngërçit politik në vendin tonë, sepse po vjen në shprehje kryenëçsia që po i bën të pabindur dhe të paarsyeshëm këta politikan. Ata në shpirtin e tyre janë shumë të trazuar e në anën tjetër shpërfillës ndaj kërkesave të shumta për të hapur rrugën e ndërtimit të institucioneve të shtetit. Do të duhej ta kishin një shqetësim shpirtëror dhe një parandjenjë të asaj që do të duhej t’i pllakoste më vonë. Ka të ngjarë. Por më i besueshëm me dukët hamendësimi se tek këta politikan pasqyrohet një ndrydhje se çfarë do të përjetojnë nëse ata nuk zgjidhen në postet që i kanë synuar. Dhek jo trysni shpirtërore po i bën që ata të vuajnë dhe hera- herës, të humbin vetëbesimin dhe fuqinë e veprimit, kuptohet konform normave juridike dhe aktit më të lartë Kushtetutës.
Katër muaj nuk janë pak
Ngërçi politik katërmujor, në të parë, liderëve tanë ju duket një ngjarje e vogël, por që po bën buj në opinionin e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm. Në të vërtetë, përfundimi i zgjedhjeve të tetë qershorit do të duhej të ishte një pikëkthesë e rëndësishme në jetën politike, por edhe shoqërore sepse për herë të parë në historinë më të re të Kosovës këto zgjedhje u vlerësuan me standarde ndërkombëtare. Mirëpo, siç dukët lidrëve tanë po iu mungon parapërgatitja shpirtërore apo aftësia e nevojshme gjykuese, të cilët për shkak se nuk po i japin rëndësi këtij ngërçi politik vendin e kanë futur në një fazë të “ re” apo më mirë më thënë në një pikë më të dobët të funksionimit të sistemit institucional në përgjithësi. Veprimet e tyre shpesh po janë të çoroditura, që po prishin baraspeshën e të qenit politik si dhe po paralizojnë veprimet e nevojshme karshi situatës së krijuar.
Liderët duhet të zgjohen nga ëndrrat edhe pse pak si vonë
Frika nga humbja vetëm sa po e ndryshojnë trajtën e të vepruarit kryeneç dhe asgjë më shumë. Kjo përplasje me realitetin sigurisht se po i kushton shumë shtrenjtë qytetarit, ngaqë politikanët tanë po ua vështirësojnë jetën, sidomos, gjeneratave të tashme, por jo edhe familjeve të tyre. Liderët tanë duhet të zgjohen nga ëndrrat, edhe pse pak si vonë, dhe të zbresin në tokë, të çlirohen nga lakmia e tepruar për pushtet, nga urrejtja, nga hakmarrja, kundrejt gjithëçkaje që është deshtake. Pra, gjërat duhet të kuptohen seriozisht dhe të gjykohen mirë e drejtë. Fërkimet e të gjitha llojeve, mungesa bashkëpunuese, keqkuptimet edhe për gjëra më të thjeshta, janë dukuri bashkëshoqëruese jo normale në këtë kohë për çdo këmbim mendimesh, idesh dhe për çdo veprim aq të ndieshëm në gjithë hapësirën kosovare. Është zor të themi se mos vallë janë këto “ pasojë” e papjekurisë shpirtërore, politike e shoqërore, apo në radhë të parë i “ zvetënimit” moral të tyre, që me kërkesat e tyre të “ pathemelta” po ia rëndojnë aq shumë jetën e qytetarëve dhe shtetit që ai të rritët e zhvillohet shëndetshëm. Në këto rrethana të krijuara askujt nuk po i shkon ndërmend të lëshoj pe, të bëhet bujar, të “ sakrifikoj” postin e synuar, të ndihmoj në ndërtimin e institucioneve të vendit.
Dhe krejt në fund. Një qytetar u shpreh kësisoj: me keqardhje me duhet të them se jemi i detyruar të shohim me tmerr e neveri se si njerëzit që dëshirojnë të bëhen dikushi po mundohen të shqyejnë dhe të shkelin me këmbë shoqi- shoqin vetëm e vetëm se për të gjithë nuk ka vende udhëheqëse.

Filed Under: Opinion Tagged With: Paralizmi i veprimeve, te dobishme, Xhavit Citaku

Veprime pa ndonjë formë të legjitimitetit

October 8, 2014 by dgreca

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Cirku i liderëve politik të ënjtën e shkruar nuk pati ndonjë formë të legjitimitetit, por të gjitha ato lojëra absurde kanë një ndikim të fort mbi ngjarjet që ato po i shkaktojnë në bllokimin e krijimit të institucioneve konform rezultatit zgjedhor të arritur me tetë qershor të këtij viti.I gjithë ky proces i udhëhequr nga VLAN-i është një farsë “ tragjike” në të cilin vendi ynë është gati për për t’u “ shqyer” nga lakmitarët për pushtet, të cilët të sëmur nga xhelozia, urrejtja, hakmarrja dhe synimi për të realizuar qëllimet e tyre nuk kuptojnë apo nuk dëshirojnë të kuptojnë se cili është vendimi i Kushtetutës, që vetëm koalicionit parazgjedhor i jep të drejtën për të propozuar dhe për të zgjedhur Kryekuvendarin nga radhët e tij.
Si mund të këtë urrejtje kaq të padurueshme/
I ashtuquajturi bllok paszgjedhor, sepse këtë nuk e njeh Rregullorja e Kuvendit dhe akti më i lartë juridik Kushtetuta, u parapri nga njerëz të etur shumë për pushtet, rasti i Haradinajt, nga njerëz që e urrejnë skajmerisht Thaçin, këtë e ka në shpirt Albin Kurti, nga njerëz hakmarrës, Fatmir Limaj dhe nga një komunist që nuk mërzitet fort për shtetin e aq më pak se sa dëm po i shkakton partisë së tij, Isa Mustafa. Fitohet përshtypja se ky cirk politik po shoqërohet me një mbajtje rekorde takimesh të liderëve inatçorë që po mundohen të gjejnë një zgjidhje e cila kahdo që ta marrësh është në kundërshtim të plotë me aktet juridike, për të cilat kanë votuar dhe janë miratuar edhe me pëlqimin e partive të tyre. Ndaj, duke marrë parasysh situatën aktuale në vendin tonë është fare e dyshimtë nëse këta grykës për pushtet mund të zbatojnë në mënyrë të pranueshme ambiciet e tyre. Është për të ardhur keq se si një njeri, me këtë rast politikanët tanë, mund të kenë një urrejtje kaq të padurueshme, një mosbesim kaq të madh pothuajse ndaj çdo njeriu, ndërkaq nga ana tjetër ata nuk dinë kah t’ia fillojnë e si të mbarojnë punën pos që kanë bllokuar çdo tentativë për ta bërë se pari funksional organin më të lartë legjislativ të vendit.
Kërcënime të “çoroditura” të bllokut opozitar
Dhe duke mos patur asnjë mbështetje ligjore për të ardhur në pushtet, blloku opozitar po zhvillon një luftë “ speciale” dhe lojë nervash në drejtim të fituesit të zgjedhjeve duke e kërcënuar se ai do të marrë një serë veprimesh për të marrë pushtetin që sipas Kushtetutës nuk po i takon. Herë e kërcënojnë Flora Brovinën se do ta ndërrojnë nga Kryesuesja e mbledhjes inauguruese, e herë së do të thërrasin vetë këtë mbledhje, duke e ditur se ato aktivitete janë në kundërshtim të plotë me rregulloren e Kuvendit, por edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejt vetëm koalicionit parazgjedhor që të propozon Kryeparlamentarin. 62 delegatë kanë nënshkruar një kërkesë të cilën e kanë dërguar në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës me kërkesë që Mbledhja Inauguruese të mbahet me nëntë tetor. Mirëpo, nuk është sekretaria kompetente që të caktojë farë mbledhjeje dhe as grupi i delegatëve që ta bëjë këtë punë. Këtë veprim mund të ndërmarrë vetëm Kryesuesja, Flora Brovina. Ndërkaq, PDK duke qenë në pat pozicion ka shprehur gatishmëri që të bëj kompromise, por jo edhe të shkoj në opozitë, të cilën gjë partitë e tjera të shqiptarëve nuk po e pranojnë në asnjë mënyrë. Po ashtu, kjo parti ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në atë mbledhje ilegale siç e quan ajo këtë tentativ të VLAN-it. Nëse nuk ndryshojnë për të mirë këto pozicione të ngurta të të dyja palëve, atëherë domosdo shtrohet pyetja se çka janë duke menduar këta liderë aq më shumë kur dihet se po afrohet fundi i vitit kur duhet të aprovohet buxheti i shtetit, pa të cilin do të mbetën shumë punë të rëndësishme pa u kryer.
Pse po i frikohet zgjedhjeve të jashtëzakonshme blloku opozitar?
Kjo lojë rreth formimit të Parlamentit nuk mund të zgjas pafundësisht dhe e vetmja zgjidhje mbetët shpallja e zgjedhjeve nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga. Edhe pse ende nuk po preferohet inkuadrimi e BE-së në këtë proces tejet të rëndësishëm , megjithatë, sipas situatës që aktualisht mbretëron , është më së e domosdoshme veprimi konkret e bile edhe i shpejt i këtij faktori për të zbutur sado pak pozicionet e të dyja blloqeve dhe kështu do të mund të evitohej organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Për më shumë, do të evitohej edhe një konfrontim fizik qytetar, të cilin, për fat të keq, po mendojnë ta organizojnë humbësit me përkrahjen edhe të disa “ analistëve”, duke organizuar protesta vetëm e vetëm që mos t’iu humbët ky rast i fundit për të ardhur në pushtet.
Shtrohet pyetja se përse blloku opozitar po i frikohet zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat, siç po duket, janë të pashmangshme. Përgjigja në këtë rast është negative për liderët e bllokut inatçor sepse nëse në këto zgjedhje shkon me këtë përbërje humbjen e kanë të sigurt, në rend të parë, se anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së në asnjë mënyrë nuk do të votojnë për Kryeminister Ramush Haradinajn. Po ashtu, nga 360 deputet të trija partive të bllokut, në zgjedhjet e ardhshme ato do të duhej t’i propozonin vetëm 120 sish, të cilën gjë, posaçërisht, anëtarësia e LDK-së nuk do ta përkrahte e aq më tepër kandidatët që do të ishin jashtë listës për deputet. Kjo gjë do ta komplikon aq shumë situatën brenda subjektit politik të LDK-së sa që do të ndodh një “ rebelim” i anëtarësisë, e cila nëse asgjë nuk do të marrë hapur, votën do t’ia jap më shumë PDK-së, por edhe VV-së. Këtu është ai thelbi i frikës që iu ka hy në palcë këtyre liderëve të pangopur për të ardhur në pushtet.
Juristi i pasluftës nuk e kupton nenin 127
Të vetmen shpresë për të ardhur në “ pushtet” inatçorët e kanë në nenin 127 të Kushtetutës. Më së shumti shpresë ka juristi i pasluftës, Ramush Haradinaj, i cili siç duket ashiqare ose nuk po e lexon në tërësi këtë nën ose nuk po e kupton fare se çfarë thotë e udhëzon ai. Në fakt, neni 127 thekson qartë thekson se zgjidhjen duhet ta gjejnë deputetët e Kuvendit, vetëm deri këtu e lexon këtë nen Haradinaj, për të vazhduar më pastaj duke u mbështetur në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kushtetutë. Më shumë me habit fakti se si është e mundur që në këtë “ kurth” janë futur edhe disa “ doktor” shkencash juridike të bllokut inatçorë, të cilët për t’ua bërë qejfin liderëve të tyre e keqinterpretojnë këtë nen shumë të qartë që duhet të respektohet nga të gjithë.
Dhe krejt në fund. Shkuarja së bashku e liderëve inatçorë tek Presidentja e vendit mund të kuptohet se sa “unik” janë ata, apo ma mirë më thënë se sa i zënë besë njeri- tjetrit. Po ashtu, turpi iu ka ikur nga shpirti e mendja liderëve tanë politik, të cilët janë shkëputur fare nga realiteti i jetës qytetare.

Filed Under: Opinion Tagged With: pa ndonjë formë, të legjitimitetit, Veprime, Xhavit Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT