Nga Asllan Bushati/Të shtunën më 6 tetor 2018 miku dhe shoku ynë vatranë Zef Ballaj na ftoi për drekë tek Nana’s Kitchen, restaurant në pronësi të matjanit Landi Kodra në Bronx NY. Të pranishëm në drekë (kuptohet përvec Zefit) ishim edhe Agim Rexhaj, Nënkryetar i Vatrës, Lekë Përlleshi antar i Këshillit Drejtues dhe unë. Zefi na thotë se ju kam ftuar për drekë këtu dhe për një kafe tek “Parissien Cafe’”, se sot jam i bindur se Senati do të miratojë emërimi e Brett M Kavanaugh si gjykatës i përherëshëm në Gjykatën Supreme të SHBA-së. Për këtë jam shumë i gëzuar dhe e konsideroj një fitore tjetër të rëndësishme të “Doktrinës Trump”. Por, shtoi Zefi votimin e drejtpërdrejtë do ta ndjekim së bashku “live” tek fakeja e Dervish Jahjagës. I thamë Zefit njëzëri mirsetëgjetëm dhe qoftë e bërë.
Kështu nisëm të diskutojmë rreth gjyqtarit Kavanaugh ( dhe më gjërë )se pse për arsye të politikës së ditës u “ndot” kaq shumë figura e një personaliteti dhe shtetari shumë të rëndësishëm. Në këtë kontekst ju tregova miqve të mi një ndodhi të vogël të vitit 1999 ku kisha filluar punë në një kompani mirmbajtje te godina e unionit 32BJ (me mbi 80 mijë antar). Stafi dhe degë të unionit bënin party (darkë me ushqim e muzikë) të paktën një herë në javë. Në këtë kohë i ashtuquajturi skandali Leninski ku shigjetohej ish Presidenti Klinton ishte i pranishëm deri në kufijt e mërzisë në TV, radio, gazeta e deri tek bisedat në grupe. Në një nga këto party një grup nga stafii unionit prej 5-6 vetash më pyetën mu:”Ju si ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare dhe si resident i ri në SHBA si e gjykoni skansalin e Presidentit Klinton me Monika Levinskin?”. Përgjigja ime ishte: Më është bërë tërësisht e neveritëshme. Por ne se ju amerikanët keni shkuar në kishë dhe keni votuar Bill Klintonin si shejt, keni bërë gabim se ai nuk është shejt. Por në se keni shkuar në institucionet e shtetit amerikan dhe keni votuar Bill Klintonin si President i SHBA-së keni bërë gjënë e duhur se ai me të vërtetë është president i suksesshëm dhe për ne shqiptarët edhe hero i lirisë së Kosovës.
Këtë deklaratë timen ja kishin thënë presidents së unionit e cila në një rast tjetër më tha se shprehja juaj është vërtetë një gjetje interesante. Disa muaj më pas kur Zonja Hillari Klinton ishte në garë për senatore dhe erdhi në 32BJ ku u përshëndet me qindra antar ndër të tjerët përfshi edhe me mu. Në këtë rast presidentja e unionit duke buzëqeshur i tha asaj se ky është Bushati nga Shqipëri për të cilin ju fola më parë. Zonja Klinton vetëm buzëqeshi dhe më tha :”Hi”.
Këtë histori, ja pata treguar Zefit më parë, kur filluan të nxjerrin për Presidentin Trump, gjëra nga jeta e tij privat të një kohe të shkuar të 15, 20 apo 30 viteve më pare, të cilat në gjykimin tim ishin shumë të padrejta. Sepse të gjitha këto i pashë si dashakeqe, herë-herë të neveritëshme, të pa vërtetuar e me veprim të fortë psikologjik mbi opinionin e përgjithshëm vetëm për ta ulur poshtë figurën e tij. Askush nuk ka mundur të argumentojë se Presidenti Trump nuk është i suksesshëm në të gjitha fushat qe ka marrë përsipër në fushatën e tij zgjedhore. Por gjithcka bëhet vetëm e vetëm se duan ta largojnë nga pushteti qe të rikthehen opozitarët. Në këtë rast do të dëshiroja ta përsërisja deklaratëm time të vitit 1999 për Presidentin Klinton, por me të vetmin ndryshim që në vend të Klinton të thoja Trump duke pyetur amerikanët se : Ju votuat në kishë për Shën Trumpin apo në institucionet e shtetit amerikan për Presidentin Trump? Në se keni votuar në kishë, Trump nuk ka asnjë pretendim për të qenë shejt, por në se keni votuat për Trump president ai është shumë i suksesshëm. Kështu ju lutem shumë , lereni atë të eci përpara në realizimin e programit me të cilin fitoi zgjedhet e 2016-tës, se me këtë situatë që po gatuani do të fitojë edhe ato të 2020-tës.
E njejta situatë ndodhi edhe me gjyqtarim Kavanaugh, i cili u baltos në opinionon amerikan në mënyrën më të padrejtë të mundëshme me një histori të shtirur e të pështirë që kur ishte nxënës në shkollë të mesme. Ai nuk u gjyku ne opinion për punën e tij shumë profesionale dhe shumë të suksesshme në disa dekada si gjyqtar dhe si shtetar e intelektual konseguant në fushën e drejtsisë, por si një objekt dhe si një mundësi, për të goditur Presidentin Trump dhe punën e tij. Pra shkurt Kavanaugh u përdor poshtërsisht nga politika për qëllime politike e jo profesionale. Por ai tashmë i zgjedhur me shumicën e votave të Senatit Amerikan , do të gjykojë në Gjukatën Supreme të SHBA-së për të gjithë pjesën vijuese të jetës së tij . Urojme dhe dëshirojmë të jetë i drejtë dhe i suksesshëm në punën e tij si gjyqtar, por edhe ai nuk është votuar për shejt dhe të mos presim se do ti thonë Shen Kavanaugh.