Universiteti Jezuit Fordham nderon kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios me Doktoraturën e Letrave Njerëzore honoris causa/
Përgatiti per DIELLIN: Aida Bode/
Universiteti i Fordhamit është një universitet jezuit nga më të vjetrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar në vitin 1841 universiteti qëndron me një mision të patundshëm: të zbulojë urtësinë dhe të transmetojë mësimdhënien nëpërmjet studimit dhe arritjeve më të larta mësimore. I udhëhequr nga tradita katolike dhe jezuite, ky universitet mbështet zhvillimin intelektual, moral dhe fetar të studentëve dhe i përgatit të udhëheqin një shoqëri globale. Ky universitet nderoi të martë në datën 28 Janar, 2014 Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me Doktoraturën e Letrave Njerëzore Honoris Causa (në latinisht “për hir të nderit”). Ceremonia u zhvillua në kishën e Universitetit në kampin Rose Hill (kodrina e trëndafilit).
Ndonëse një natë e ftohtë me temperatura të pazakonta dhe shumë të ulëta, kisha ishte e mbushur plot me studentë, përfaqsues të ndryshëm të feve, shumë prej të cilëve kishin udhëtuar nga larg për të marrë pjesë në këtë ceremoni nderi, siç ishte, At Aleksandri, një prift katolik, që kishte udhëtuar nga Pensilvania (rreth 250 km) për të nderuar kryepeshkopin e Shqipërisë. Veç të ardhurve dhe studentëve kishte gjithashtu përfaqsues të bordit të universitetit, drejtues dhe profesorë që bashkarisht kishin vendosur në dhënien e këtij nderi të lartë.
Ceremonia u hap nga provosti Stivën Fridman, i cili ndërsa bëri fjalën e hapjes ftoi vetë presidentin e universitetit z. Josif M. MkKshejn të paraqiste në detaj veprën shumë vjeçare të kryepeshkopit. “Sot Fordhami është krenar të nderojë Hirësinë e tij, Anastasios, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, një udhëheqës frymëzues i cili gjithmonë bindet të shkojë aty ku e thërret Perëndia, qoftë në Lindje, në Afrikë apo në Shqipëri – ku triumfoi të ringjallte Kishën Ortodokse pas tiranisë komuniste.”
Presidenti e vazhdoi fjalën e tij me një përmbledhje të shkurtër të biografisë të kryepeshkopit dhe më tej theksoi veprën e tij në Afrikë, arritjet e mëdha aty që përfshinin themelimin e Seminarit të Patriarkanës ku u urdhëruan 62 priftërinj afrikanë dhe u bekuan 42 vepra leximi nga tetë fise afrikane. Më pas ai foli për sfidën e madhe kur Patriarkana Ekumenike e caktoi Kryepeshkop të Kishes Ortodokse Shqiptare në 1992. Z. MkKshejn foli për arritjet e Kishës gjatë këtyre viteve duke bërë të dallojnë sidomos rindërtimi i katedrales Ringjallja në Tiranë, një nga më të mëdhatë në botë, ndërtimi i akademisë fetare në Durrës ku u urdhëruan 145 klerikë të rinj, themelimi i një shtëpie fëmijësh, shkolla të ndryshme dhe universiteti Fjala. Presidenti veçoi punën bamirëse të Kishës jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë Shqiptarët, përfshi këtu riparimin i rrugëve, urave, klinikave, si dhe mbledhjen e donacioneve për riparimin e një xhamie. Nën udhëheqjen e kryepeshkopit kisha shpërndau qindra ton ushqimesh dhe furnizimesh për refugjatët e gjithë besimeve dhe kombësive sidomos gjatë krizës në Kosovë. Në mënyrë të palodhur kryepeshkopi ka dhënë kontributin e tij për të lehtësuar tensionet në Ballkan dhe për këtë në vitin 2000 ai u zgjodh kandidat për Çmimin Nobel për Paqen. Fjala e presidentit vuri gjitashtu në dukje arritjet e kryepeshkopit në fushën akademike. Hirësia e Tij ka studiuar fetë e botës: Krishtërimin, Hinduizmin, Budizmin, Taoizmin, Konfushianizmin, Islamin dhe fetë afrikane – në vende të ndryshme. Përkushtimi i tij në dialogun ndërkristian i ka dhënë atij njohje ndërkombëtare. Ai flet katër gjuhë dhe lexon pesë. Është autor profilik i një shumice botimesh, duke përfshirë këtu dhe një studim të Islamit në vitin 1975, i pari i botuar në Greqi dhe i pari nga një i teolog i krishterë ortodoks. Në mbyllje të fjalës së tij, presidenti i dhuroi nderin e lartë, Doktoraturën e Letrave Njerëzore honoris causa kryepeshkopit Anastasios i cili më pas vazhdoi me leksionin e tij.
Fjala e Hirësisë e titulluar “Ndarja e Lajmit të mirë në një vend shumë-fetar si dhe reflektime teologjike mbi fetë e tjera” ishte e ndarë në tre pjesë. Ai filloi me paraqitjen e punës së tij në Afrikë dhe më pas tregoi me hollësi momentet e para të vizitës së tij të parë në Tiranë në vitin 1991 ku u takua me një grup të vogël besimtarësh të cilët e çuan në ndërtesën që kishte qënë kishë, por që sistemi diktatorial e kishte shndërruar në palestër. Aty kryepeshkopi zbuloi se fjalët e tij të para në shqip ishin “Krishti u ngjall” të cilat i mësoi nga shoqëruesit e tij dhe me të cilët ndezën qirinj dhe kantuan deri në përlotje këto fjalë të shenjta. Pjesa e dytë ishte mbi botëkuptimin teologjik të feve të tjera, dhe pjesa e tretë mbi tre konstantet ekumenike të cilat i hapin horizontin mendimit: fjala, dashuria dhe drita. Fjala – vetë ky term perfshin nje hapësirë të madhe dhe të pasur të mendimit njerëzor. Kështu fjala (logos) përdorej gjerë nga filozofët grekë ne periudhen e parakrishterë. Kryepeshkopi tregoi se fjala e Perëndisë udhëheq mendjen duke vepruar tek të gjithë dhe për të gjithë, pavarësisht fesë së dikujt. Dashuria e cila është shpalosur aq e plotë në vetë jetën e Krishtit dhe Drita e cila ndonëse e bardhë në dukje, është e përbërë nga një mori ngjyrash dhe gjithë besimtarët janë pikërisht drita e Perëndisë pasi sjellin tek ai gjithë larmishmërinë e shpirtit dhe veprës së tyre.
Ndonëse pjesa në vazhdim e fjalimit të Hirësisë së Tij ishte në fillim të lekturës së tij, po e paraqis në fund të këtij artikulli pasi është thelbi i gjithë këtij takimi kaq të rëndësishëm jo për nga vlerësimi që iu bë një udhëheqësi të përkushtuar, por siç pohoi Kryepeshkopi, vetë Kishës Ortodokse Shqiptare.
“Lajmi i mirë është se Biri i Perëndisë, fjala u bë njeri dhe u ringjall dhe është gjithmonë me ne. Besimi i krishterë thekson se mishërimi i Perëndisë është dashuri dhe në të njëjtën kohë ofron hir hyjnor. Padyshim çdokush është i lirë t’i pranojë ose t’i kundërshtojë këto mësime, por marrdhëniet e krishtera vazhdojnë të shpallin me dashuri se liria për të dashur nuk është e kufizuar nga feja e të tjerëve. Kështu i tha Krishti dhe Shën JoanitË “Lum ti që je i aftë t’i duash të gjithë njësoj” Kemi kuptuar se për të ruajtur një dialog mirëkuptimi midis komuniteteve të ndryshme fetare kanë shumë rëndësi këto vlera: mbrojtja e mjedisit natyror, kundërshtimi i dhunës kudo, pajtimi, zhvillimi, drejtësia botërore dhe paqja në nivel lokal dhe ndërkombëtar.“
Takimi u mbyll me një darkë shoqërore në sallën Tognino të Duane Library; sallë në një nga bibliotekat e Universitetit.
Albana says
Aida, faleminderit per kete artikull informativ. Fjalet e Hiresise qe ke vene ne fund te ketij artikulli, me rrenqethen mishin per vertetesine dhe fuqine qe perfaqesojne. Shpresoj te jete ky nje artikull i plote qe keni shkruar pa hequr ato pjese qe nuk i interesojne VATRES apo “organizatoreve” te protestes. Bekimet e Zotit pac kudo ne jete. Faleminderit.
Sadik Elshani says
Nje fjale e urte latine thote: Melin orde,pelin corde (mjalte ne goje,helm ne zemer). Veprat flasin,fjalet jane vetem zhurme.Hiresia flet me embelesi, por veprimet e tij flasin ndryshe.
Shqiptar Çam says
Kur lexon se cfare fjalesh te Janullatosit permend A.Bode
por marredhëniet e krishtera vazhdojnë të shpallin me dashuri se liria për të dashur nuk është e kufizuar nga feja e të tjerëve. Kështu i tha Krishti dhe Shën JoanitË “Lum ti që je i aftë t’i duash të gjithë njësoj”
me vine ne mend prifterinjte greke qe duke refuzuar te varosnin ortodoksit shqiptare me meshe SHQIP, u krijua ketu ne Amerike Kisha e Pavarur Ortodokse Shqiptare
dhe “dashuria e janullatosit: u shpreh edhe me qarte kur ne Tirane refuzoi kategorikisht te merte pjese ne Pershpirtjen e mbi 5000 Shqiptareve te Çamerise te masakruar e te vrare nga shovinistat greke.
Me keto dy shembuj vetekuptohet qarte se Janullatos jo vetem nuk eshte fetar, por nuk ka asgje me humanizmin!
Pra “dekorim” alla grekce dhe jo Amerikance
Prandaj zonja qe shkruani “organizatoret e Protestes” MBRONIN KISHEN ORTODOKSE SHQIPTARE TE PAVARUR NGA GREKET- ASHTU SIC ESHTE EDHE AMANETI I FAN NOLIT, KRISTO KIRKES:
JASHTE ANTISHQIPTARET GREKE NGA KISHA SHQIPTARE!!
Mihallaq says
Ne foto ne podium po shoh flamurin shqiptar. Pra jane tre flamuj: amerikan, shqiptar dhe te universitetit. Ku eshte flamuri grek!? Meqenese bota e nderon dhe vlerson, pse ju vatristet nuk ia beni te ditur amrikaneve “antishqiptar” qe te mos e vleresojne!? Ne fjalimin e tij nuk shoh asgje antishqiptare. Po hoxhallaret, qe flaisn ne youtube kunder Gjergj Kastriotit, Nene Terezes, apo myftiu i Kosoves Ternava permes djalit te tij bejne thirrje per te shkuar si muhaxhidine ne Siri!? Gazeta juaj duhet te botoi edhe kendveshtrime qe nuk pajtohen me ju se kjo eshte demokraci. Kam lexuar sot nje artikull shume interesant ne disa gazeta dhe website nga nje shqiptaro-amerikane. Po ashtu para disa kohe kam lexuar edhe nje interviste e nje ish vatristi qe thoshte se per 100-vjetorin e Vatres u mblodhen $500 mije dhe deri me sot nuk dihet se ne xhepat e kujt kane shkuar se nuk figurojne ne arken bosh te organizates tuaj. Kam lexuar nje shkrim te z. Greza per z. Gjek Gjonlekaj por nuk kam pare te botuar ne faqet e websietit as te gazetes pergjigjen e tij dhene per gazetarin tuaj dhe qe eshte publikuar ne shume gazeta dhe website. A eshte kjo demokraci, ku ju botoni vetem ata qe u bejne lajka dhe hosana ju!?
Aida Bode says
Pershendetje Albana. Shkrimit nuk i eshte hequr asnje presje dhe eshte botuar i plote nga Dielli.
dgreca says
Faleminderit Aida per vertetesine e pohimit. Albana duket se eshte ne efektin e depresionit sepse na ka derguar edhe ca akuza absurde. Sipas te dhenave qe kemi Albana-ne rastin konkret eshte pseudonim. I themi te dale me emer e mbiemer se do t’ia botojme gjitcka na dergon, madje edhe rekomandimet e verejtjet profesioanle…
Albana says
me behet qefi qe nuk ta censuruan…se mua disa komente mi zhduken fare…nuk pranojne kritika keta te Vatres sot sepse jane “te perkryer”.
dgreca says
Muco, shkruaj me emer e mos u fshih si gaxhoi!
gezim says
Per ty Mihallaqis duket e veshtire te kuptosh qe mbajtja e flamurit shqipetar eshte nje kamuflazh. Veprat e Janullatis jane te pastra antishqiptare dhe vetem ne nje shtet te dobet si te Shqiperise mund te ndodhin keto, qe nje grek te jtete kryetar kishe. Mendoje sec cfare do te ndothte sikur imam i Shqiperise te ishte nje turk.
petro says
Para dy vjetësh, pak minuta pas vdekjes tragjike të Aristotel Gumës dhe menjëherë pas deklaratës së ashpër të Ministrisë së Jashtme Greke, z. Janullatos paralajmëroi luftë civile mes “popullit ortodoks” dhe “popullit mysliman” të Shqipërisë. Sot, ai po bën përsëri Kasandrën dhe po paralajmëron shpërthimin e një konflikti botëror…për shkak të incidentit të Përmetit, të stisur personalisht nga ai! Pak mungon që të deklarojë, se “Përmeti është Jerusalemi i ortodoksisë”! Kjo është gjuha e një kryqtari të shek. XII. Vetëm në atë shekull mund të gjesh priftërinj e murgj që u prinin ushtrive pushtuese, që digjnin e piqnin popuj e qytetërime të lashta për të themeluar mbretëri e principata të krishtera. Vetëm në shek. XIII mund të gjesh shembuj kishash e priftërinjsh fanatikë, që vrisnin e digjnin në stivat e zjarrit “të ndryshmit”, heretikët, pavlikanët, manikeistët, bogomilët, ikonoklastët… Hirësia e tij po përcjell pikërisht këtë frymë intolerance e konfrontimi fetar mes shqiptarëve. Flet gjithnjë për një “popull ortodoks”, pa konotacion të qartë kombëtar, ose më saktë, me një konotacion të nënkuptuar grek, në një kohë që ndodhet rastësisht e fatalisht në një vend ku ortodoksit, katolikë, myslimanët apo ateistët janë të bashkuar mbi baza e parime moderne e laike dhe formojnë një popull të vetëm. Flet për viktimizim të kishës ortodokse, në një kohë që me fonde e financime të dyshimta janë ngritur me shumicë kisha, manastire e simbole fetare në toka e në vende që nuk i kanë takuar ndonjëherë kishës. Vetëm pak kohë më parë u inaugurua në Tiranë katedralja gjigante ortodokse, e ngritur në një truall publik (dikur edhe aty ngrihej kino-teatri “Brigada”) dhe fare ngjitur me institucione shtetërore të rëndësisë së parë, siç është Ministria e Mbrojtjes. Janë ngritur kisha e manastire të panumërta në rrethet Korçë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Sarandë e deri në Lezhë e Kukës. Hirësia e tij, që tinëzisht e krahason këtë kohë me vitin 1967, ka treguar kujdes të posaçëm të ndërtojë e të evidentojë objekte të reja fetare, sipas një modeli të huaj, ndërkohë që nuk tregon asnjë kujdes për mirëmbajtjen e kishave të vjetra aq shumë të identifikueshme e të dallueshme si kisha shqiptare. Por le të mbetemi në rrethin e Përmetit. Mjafton të kesh një palë dylbi e të ngjitesh në një pozicion dominues, si për shembull në sarejet e Këlcyrës, e do të vesh re se në të gjithë gjatësinë Përmet-Tepelenë vendi është i mbushur me kisha e me simbole fetare të krishtera, të ndërtuara këto vitet e fundit. Janë ngritur që të gjitha në truall publik dhe, shpesh herë, në fshatra të banuara nga popullsi jo-ortodokse. Mesazhin politik të këtij “riorganizimi fetar” të territorit, e kupton çdokush, dhe Hirësia e tij më kot kërkon të bëjë shenjtorin. Ai ia ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishës. Pak mungoi që ky, pasi e zhveshi grykën e Këlcyrës nga çdo prani ekonomike, kulturore, ushtarake e policore shqiptare, të inauguronte në prani të Hirësisë së tij dhe të Konsullit grek të Gjirokastrës, një pllakë mermeri me shkrimin: “O udhëtar, këtu hyhet në Vorio-Epir”! Kjo pllakë do mund të vihej në hyrje të grykës së Këlcyrës, buzë fshatit Kodër, në vendin ku edhe sot një lapidar i harruar kujton masakrën e vitit 1914, kur andartët grekë, të prirë nga ndonjë prift e ndonjë besimtar ortodoks shqiptar, nga ta që i pamë në aksion edhe këto ditë në Përmet, masakruan plot 240 fshatarë të pafajshëm shqiptarë. Sigurisht, nuk i përkisnin popullit të Perëndisë, ishin “turq”! Pra, siç e shihni, shumë kujtime të hidhura na sjellin nëpër mend ngjarjet e këtyre ditëve në Përmet. Por, le ta lëmë me kaq. Le të shpresojmë që kjo ngjarje e hidhur dhe e turpshme, të harrohet sa më shpejt.