Basha: U faktua lidhja e pushtetit me krimin, kryetrafikant oficeri i Vlorës/
Një linjë e mirëfilltë transporti droge është zbuluar në Itali. Avionë të vegjël ngarkoheshin me drogë në Vlorë dhe e transportonin më pas matanë Adriatikut kryesisht në Brindisi dhe Rimini.
Në pranga kanë përfunduar 11 persona 4 prej të cilëve janë prangosur në Vlorë dhe 7 në Itali.
Gjatë operacionit të koduar “Free flight”, janë arrestuar shtatë persona në Itali dhe katër të tjerë në Shqipëri. Ky grup trafikonte drogë nga Vlora për në dy qytete italiane, Brindisi dhe Rimini.
Gjatë operacionit, policia italiane sekuestroi 350 kg marijuanë, e cila ishte transportuar me një avion të vogël të verdhë. Si policia shqiptare ashtu edhe ajo italiane pritet të mbajnë konferencë për shtyp ku do të publikojnë të dhënat mbi këtë operacion të përbashkët.
Avioni i mbushur me marijuanë u sekuestruar nga policia italiane. Avioni i verdhë i nisur nga Shqipëria është ulur në një pistë të vogël në Costa Merlata në Ostuni.
Ndërsa dyshohet se avioni është nisur Vlora duke përdorur një rrugë të vjetër në fshatin Xhelilaj. Policia italiane ka bërë të ditur se dyshohet se grupi ka bërë transport të drogës nga Shqipëria në Itali edhe me mjete të tjera.
Avioni i vogël i ngarkuar me marijuanë është pilotuar nga një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shqiptari e ka ulur avionin në Costa Merlata dhe policia e ka mbajtur fillimisht nën kontroll duke mos ndërhyrë.
Një napolitan 32-vjeçar me furgon priste të merrte ngarkesën e marijuanës. Avioni besohet se ka udhëtuar nga Shqipëria për në Itali me 2-3 çanta që mbanin 128 kg marijuanë, raporton Shqiptarja.com.
Nga hetimet paraprake mendohet se avioni është larguar pak ditë më parë nga Romagna, ka shkuar në Shqipëri ku është ngarkuar me marijuanë dhe më pas është kthyer në Costa Merlata.
Personat e arrestuar ne vendin tone jane:
– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
Basha: U faktua lidhja e pushtetit me krimin, kryetrafikant oficeri i Vlorës
Trafiku i drogës i lidhur me pushtetin. Qeveria në paqe me krimin, në luftë me qytetarët”– Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me operacionin e policisë italiane që solli shkatërrimin e bandës që trafikonte drogë me avion nga Vlora në brigjet e shtetit fqinj.
Basha rikujtoj denoncimet e PD, por edhe të qytetarëve, për trafikun e drogës me avionë.
“Së bashku me qytetarët denoncuam këtë skemë mafioze. Përgjigjja e Ramës dhe Metës ishte tallja me shqiptarët duke i quajtuar avionët mushkonja. Ra avioni me drogë në Divjakë, por jo qeveria.”– tha Basha.
Më tej ai shtoi se me operacionin e sotëm provohet lidhja e pushtetit me krimin.
“Me avionin sot u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet. Në krye të trafikut qëndronte shefi i personelit të policisë Vlorë, i larguar në vitin 2007 si i dyshuar me lidhjet e trafikut. Pas tij qëndrojnë pushtetarë të tjerë.”
Basha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj kësaj qeverie, që sipas tij është në luftë me shumicën e shoqërisë shqiptare e në paqe me krimin.
“Çfarë po bën qeveria. Është në lifte me besimtarë, qytetarët, në luuftë me azilkërkuesit, në luftë me shumicën e shoqërisë. Kanë paqe e bashkëpunim me kriminelët e janë përfitues nga të korruptuarit. Burrat e gratë nuk mund të mbajnë një qeveri që u ka shpallur luftë qytetarëve. Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit, bashkë do t’ia dalim.”– deklaroi kreu i PD, Basha.