![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2014/04/1-Mbreti-Zog1.png)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/10/1-Shpetimi.jpg)
–
–8 Tetor 2019- Në përkujtim të ditëlindjes të Mbretit ZOG I Mbret i shqiptarëve-/
Shkruan: Dr. Shpëtim Axhami/
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit t ë Shqipërisë/
Ahmet Zogu e ka shruar vetë historinë e Tij, duke e bërë kohën e qeverisjes, kur Ai drejtoj shtetin shqiptar, si pjesën më të lavdishme të historisë tonë kombêtare, ne na takon të shkruajmë drejt historinë dhe të kontribojmë qê filozofia e Mbretêrise Zogiste të bëhet realitet.
NMT e Tij, Mbreti ZOG I Mbret i shqiptarëve.
Krijues i shtetit modern Shqiptar.
Burrë shteti i rrallë dhe shumë dimensional për kombin Shqiptar.
Mbreti zog.
Lindi me 8 Tetor 1895 në Burgajet -Mat në kështjellën e familjes Zogolli,i biri i Xhemal Pashë Zogut dhe Sadije Zogut-Toptanit(Nëna mbretëreshë më vonë.)
Në moshë të re dërgohet për studime në liceun Francez në Turqi.
Në verën e vitit 1912 kthehet nga Turqia ku tashmë kishte 8000 mijë forca në kryesimin e parisë së Tij.
Me 28 Nëntor 1912 Ahmet bej Zogu përfaqëson në shpalljen e pavarësisë krahinat e Matit,Dibrës dhe Mirditës.
Pas shpalljes së pavarësisë vihet me të gjitha format në mbrotjen e trojeve Shqiptare nga forcat shoviniste serbe.
Në Mars të vitit 1916 Ahmet bej Zogu thërret kongresin kombëtar të Elbasanit.
Në vitin 1919 kur trojet Shqiptare ishin në prag të copëtimit Ahmet bej Zogu i kthehet aktivitetit politik duke u bërë pjesë aktive kryesore për thirrjen e një kuvendi Kombëtar(Kongresi i Lushnjës)
Në 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës ku në moshën 25 vjec emërohet Ministër i Brendshëm.
Ahmet Zogu siguroj zhvillimin e punimeve të Kongresit dhe futjen e qeverisë së Sulejman Delvinës në Tiranë.
Më 2 Dhjetor të 1922 emërohet kryeministër,ku pavarësisht vështirësive për herë të parë fillon organizimi i shtetit tonë.
Në Qershor të 1924 si rezultat i lëvizjes bolshevike,Grushtit të Shtetit dhe për të eleminuar gjakderdhjen mes shqiptarëve largohet përkohësisht jashtë vendit.
Me 24 Dhjetor 1924 me vendim të qeverisë dhe me njohje nga Fuqitë e Mëdha Ahmet bej Zogu kthehet në Shqipëri duke kthyer legjitimitetin e zgjedhjeve të fundvitit 1923.
Triumfi i Legalitetit.
Pikërisht këtu fillon kristalizimi si duhet i shtetit Shqiptar.
Me 6 Janar 1925 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.
Me 21 Janar 1925 Kuvendi shpall Republikën Shqiptare dhe 10 ditë më vonë me 31 Janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet Kryetar Shteti.
Me 1 Shtator të 1928 Asambleja Kushtetuese shpall sistemin Monarki Kushtetues Parlamentar të trashiguëshme si formë të regjimit në Shqipëri dhe Ahmet bej Zogun e shpall Mbretin e Shqiptarëve.
NMT Zogu I Mbret i Shqiptarëve me strategjinë, pregatitjen,zgjuarësinë dhe shqiptarizmën e vet merr përsipër krijimin e shtetit modern Shqiptar.
Organizimi i pushtetit legjeslativ,ekzekutiv e gjygjësor,Statuti themelor i 1928,kodi civil e tregtar, administrata serioze dhe profesionale,bënë të mundur.
Zhvillimin ekonomik,rritjen e mirëqenies,siguruan qetësi dhe rend,arsimim dhe kulturë.
Gjatë kësaj periudhe modernizimi i shtetit solli shpresë dhe civilizim,dinjitet dhe krenari kombëtare.
Shqipëria dhe shqiptarët tashmë kishin vendin e tyre që meritonin në rajon,Europë e më gjerë.
Me 27 Prill 1938 Mbreti Zog I martohet me Konteshën Hungareze Geraldina Apponyi.
Me 9 Prill 1939.pasi nuk kishte pranuar kushtet e pushtuesve fashist Italian me vendim të parlamentit Mbreti Zog largohet nga Shqipëria për në perëndim.
Gjatë largesës së detyruar gjithmonë punoi për pregatitjen e rezistencës ndaj pushtuesve dhe për të organizuar qeverinë legjitime në mërgim.
Kurdo dhe me këdo që pati kontakt në vendet ku kaloi gjatë luftës së dytë Botërore Mbreti Zog shprehu shqetësimet dhe ngriti problemet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Në vitin 1946 me ftesë Zyrtare të Mbretit Faruk vendoset në Egjypt.
Në vitin 1955 vendoset në Paris dhe më vonë në Kanë.
Gjatë gjithë jetës Mbreti Zogu I bëri përpjekje maksimale me të gjitha format dhe mënyrat diplomatike për të faktorizuat problemet kombëtare Shqiptare tashmë nën diktaturën komuniste,me një Kosovë dhe Camëri të ngelura padrejtësisht jashtë trojeve Shqiptare.
Aq e lartë ishte figura e Ahmet Zogut dhe aq e ndritur ishte koha e regjimit të Zogut sa për 50 vjet propoganda komuniste nuk pushoi me shpifje monstruoze vetëm e vetëm nga frika sepse njerezit që kishin jetuar në atë kohë e dinin në heshtje përparësitë e atij regjimi.
Mbreti Zog ndërroi jetë me 8 Prill në Paris.
Në 2012 eshtrat e Mbretit u kthyen në Shqipëri.
Siç shihet me sa përshkruam në mënyrë kronologjike, shkurtimisht,vetëm pak nga sa ishte Zogu I Mbret i Shqiptarëve,ai mbetet burrë shteti i rrallë dhe shumëdimensional për Kombit Shqiptar.
Krijues i shtetit modern me moton:ATDHEU MBI TE GJITHA.
Historia duhet dhe do të flasë drejt.
Shpëtim Axhami.
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit të Shqipërisë.