PERG. NDUE BACAJ
Me gjithë perpjekjet e e patrioteve pjesmarrës në kuvendin e Prizrenit insinuatat e performances se ky kuvend është një organizim në sherbim të perandorisë osmane kishin gjurmë të “thella”, të cilat filluan të “fshihen” vetem me daten 30 qershor kur në Prizren arriten delegatet e Shkodrës ; Selim Begu-Gjyrezi , Jusuf agë Sokoli , Tahir Begu-Bushati , Shan Deda , Hodo beg Sokoli , Jusuf efendi Podgorica, Çun Mula-bajrakatr i Hotit, Smajl Martini –bajrakatr i Grudes , Baca Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë Preçi – bajraktar i Kastratit , Gjel Vuksani –Vojvod i Kastratit , Zyber (Zymer) Selmani – bajraktari i Reçit… Mark Lula –bajraktar i Shales , Mark Kola- bajraktar i Shoshit , Gjekë (Gjetë) Gega –vojvodë i Shllakut , Prengë Bibë Doda – Mirditë e tjer.. (Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë, fq.57 –perg. nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978 + Xhafer Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939). Vlenë të kujtohet se nga burime të tjera “thuhet” se nga Malësia e Madhe muaren pjesë në Lidhjen e Prizrenit edhe Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit, Gjokë Doda– Pjetroshan , Prel Toma – Jeran (Kastrat) etjerë…
Patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar At Gjergj Fishta, në kryevepren e tij “Lahuta e Malësisë” këto insinuata të performances “turkomane” në mes delegatëve i paraqet mrekullisht në këngën e nëntë me titull “Lidhja e Prizrenit”, nën fjalën e patriotit të shquar Mark Lulës , bajraktarit të Shalës, pjesmarrës aktiv në Lidhjen e Prizrenit nga e cila mendova të citoj:
Kam shkue jetën si bishë malit,
zbathë e zdeshë edhe pa ngranë,
por as Mbretit, por as Krajlit,
tungjateta s’i kam thanë.
Un kam ruejtë gjuhen shqiptare;
un kam mbajte doke e kanu,
e as për pare, as për timare
gjak e t’Parë s’i kam mohue’.
Prandej, Shkjau me pasë për t’mësy
e me dalë këndej kah Shqipnia,
( si po thonë, se ka vu sy)
ka me u ndeshë, po, n’armë të mia,
n’armë te Lekeve të Dukagjinit,
që, me ndihmë të Perendisë,
kanë m’ia thye pleqninë Berlinit,
kanë m’ia pshtue lirinë Shqipnisë.
Por pse m’thue me u vra me Shkja ;
tue pasë mbrendë na Anadollakun,
që kurr t’keqen s’ma ka da,
që kurr qafet s’ma hoq lakun,
që edhe zemren ma ka tha,
e m’ka mbytë ai tatë e nanë,
e shnjerzue m’ka grue e motër,
e s’ m’ ka lanë me u rritë djalë n’votër?
M’ka korrë arën e punueme,
m’ka marrë tokën e trsh’gueme,
e tue m’ba kanun paçavër,
m’ka marrë qetë, po, për nën lavër
m’ka marrë lopët, po, me gjithë viça,
m’ka marrë delet me gji’ ogiça,
m’ka marrë dhên e m’ka marrë dhiz,
m’ka tha vathë e m’ka tha mriz ;
edhe sot m’ka vu leçi,
mos me folë n’gjuhë t’Parëve t’mi ;
e ma mban gjunin mbi bark,
e ma rjepë shpinën me çark
si mo’ Zot, ma keq për mua,
ndër thoj t’tij qi kam qillue?…
Po, a pse Turqit e Anadollit,
duenë të tallen këtij trollit,
na m’ia vu pushkën Nikollit?
Jo, për Zotin- kjoftë levdue!
se un Monov nuk kam qillue,
që me dalë e me leftue,
perse Krajli a perse Mbreti
duenë të m’mbajnë mue rob nën veti ;
un luftoj veç për liri,
për erz tem e për Shqipni:
se un t’huej’n zot s’e due n’shpi,
s’due të njoh as Krajl as Mbret,
mbret Shqiptari asht n’vend te vet.-
Të lumte goja, bajraktar,
Ali Pasha, i trim bujar,
merr e i thotë t’parit të Shalës
se ti lak s’i bake fjalës.
Se ti folke n’log t’kuvendit,
si po e lypte e mira e vendit.
Për Shqiptarë si jemi na
Turke e Shkja te dy janë nja…. (At Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis, kënga e nëntë, . fq.109-111, botim tretë, Romë 1991).
Pas pjesmarrjes të plotë apo më sakt më të plotë të perfaqesuesve të planifikuar në ketë Kuvend u arrit miratimi i një Programi politik dhe ushtarak nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që synonte të ruajnë tërsinë e tokave shqiptare nga coptimi i shovinistëve fqinjë, si dhe një autonomi substanciale me trajta mvehtësie nga pushtuesi 400 vjeçar turko-osman. Për të “freskuar” sado pak diçka nga kujtesa se çfarë ishte ky program i cili u miratua me daten 02 korrik 1878, me rastin 145 vjetorit të këtij programi politik të miratuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit mendova t’a citoj si vijon :
PRIZREN, 2 KORRIK 1878
Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , që synon të ruaj tërsinë e tokave shqiptare , duke mos lejuar coptimin e tyre nga shtetet shoviniste fqinje. Lidhjs merr masa për organizimin e ushtrisë dhe dislokimin e saj në rast lufte.
Mbasi e gjithë Shqipëria Veriore e beslidhur…për të shpëtuar atdheun nga gjendja e vështirë e sotme zgjodhi Prizrenin si seli qendrore të Lidhjes dhe mbasi deputetët e sanxhakëve të Prizrenit, Dibres, Manastirit, Shkupit, Prishtinës dhe Novipazarit u mblodhen këtu në bazë të nenit 3 të vendimit të marrë për këtë rast, që lejon shprehimisht pranimin në Lidhje dhe të sanxhakëve dhe rretheve të tjera , po u dorzojmë deputetëve të ardhur këtu nga Shkodra një ekzemplar të Vendimeve dhe të Urdhëresës ku disponohet:
1.Nuk duam të pranojmë tjetër qeveri , perveç asaj të Portes së Lartë.
2.Po qe se kerkesa jonë , drejtuar Portës së Lartë dhe Kongresit (Berlinit) , që Serbia dhe Mali i Zi të zbrazin viset e okupuara prej tyre nuk do të merret parasysh , ne të gjithë do të rrokim armët per çlirimin e tyre .
3.Po qe se trupat tona nisen në luftë , ne do ti permbahemi dispozitave të Vendimeve dhe Urdhëreses.
4.E gjithë fuqia jonë e armatosur do të ndahet në pesë korpuse ; keto do të perqendrohen në Shkoder , Shkup , Kosovë , Novipazar dhe Hercegovinë , nga një (korpus) në secilen.
5.Trupat që do të mobilizohen në Shkoder, do të sulmojnë Malin e Zi. Oficeret dhe flamurtaret e tyre do të zgjidhen prej popullit.
6.Perveç trupave të veta per në Guci do të dergohen 2000 burra prej kontigjentit të Gjakoves dhe në Beranë 1000 burra prej Pejet.
7.Novipazari do të dergojë per në Kolashin 1000 burra prej trupave të tij.
8.Per Bjelopoljen do të majftojnë kontigjenti i mobilizuar prej banorëve vendas.
9.Per në Priepolje , Çajnicë ,Tashlixhë dhe Foçë , perveç kontigjentëve të tyre , do të dislokohen 2000 burra prej korpusit të Novipazarit.
10.Per mbrojtjen e vijës Gaçkë-Trebinjë , perveç trupave që do të japë Hercegovina, do të dergohen 10.000 burra prej Sarajevet . Të gjitha keto së bashku do të formojnë korpusin e Hercegovines.
11.Trupat që do të mblidhen nga Shkupi , Kosova , dhe Novipazari do të sulmojnë Serbinë në perputhje me udhëzimet tona.
12.Kur armiku do të kërcenojnë ndonjë prej vendeve të sipertreguara do të lajmrohen nga komandanti i pergjithshëm të gjithë komandantet e tjerë. Sulmi kundër armikut do të fillojnë atëherë prej të gjitha anëve njëherësh.
13. Në qoftë se , në rast lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale , do të dergohet në ndihmë një korpus nga trupat e caktuar perkundër Serbisë , per të vepruar në Mal të Zi , dhe anasjelltas , një kontigjent i caktuar perkundër Malit Zi do tu shkojnë në ndihmë trupave që veprojnë kundër Serbisë.
14.Në qoftë se duhet të luftohet kundër të dyve , Serbisë dhe Malit të Zi , atëherë , trupat e mobilizuara perkundër të dyve do të zhvillojnë luftën në mënyren e sipërshenuar dhe burrëria e qendresa nuk do ti lënë gjë mangët frymës së marrëveshjes dhe betimit tonë.
20 qershor – 2korrik 1878
(HHStA., PA., Kosullata e Shkodrës, shtojcë e bashkëngjitur informacionit të konsullit austro-hungarez në Shkodër LIpih, 13 korrik 1878, informacion nr. 64 ; AIH, dosja A- VI- 10, f. 77-78. Orgjinali turqisht mungon. Përkthyer nga varianti gjermanisht. Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë, fq.55-57 –perg. nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978 + Xhafer Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939).
Siç shihet nga pikat e programit , Lidhja nuk arrinë të shkëputet plotësisht nga mendimet e disa delegatëve që e kishin vështirë të delnin nga ngrehina turke-osmane të cilës ia kishin pa hajrin, edhe pse shpesh në kurriz të shumicës të shqiptarëve që donin lirinë e jo robërinë… Në program kërkohej autonomi nën pretektoratin e pushtuesit 400 vjeçar e jo pavarësi të plotë nga Stambolli, (siç kishin kërkuar fqinjët tanë shoven me kohë). Sidoqoftë ky program kishte brenda perveç mendimit imponues të disa turkomanëve edhe rrethanat që ua impononte koha shqiptarëve të pushtuar nga perandoria turke-osmane, dhe të rrethuar nga fqinjët shoven që kerkonin të grabisnin sa më shumë troje etnike shqiptare, fatkeqësisht edhe me perkrahjen e disa shteteve europiane nën influencen e Rusisë… Gjithsesi ky program si dhe programet dhe organizimet e tjera të Lidhjes, treguan se Lidhja e Prizrenit tashma ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila u “ngjitë” në nivelin e një qeverie me një organizim mbarëkombëtar në mbrojtje të lirisë, identitetit dhe trojeve etnike shqiptare.