• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

PATRIOTIZMI QË VUAN NGA “PROSTATA”

June 21, 2013 by dgreca

Shkruan: Fadil LUSHI/

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për nocionin e patriotizmit e jep këtë shpjegim: Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e lartë e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e atdheut dhe të popullit të vet: atdhetari. Patriotizëm i flaktë. Patriotizmi popullor. Patriotizmi i masave. Patriotizmi i rilindësve tanë. Ndjenja (shprehja) e patriotizmit etj.

Njohësit e shkëlqyeshëm të rrethanave politike do të thonë me plot të drejtë dhe me gojën plot se në Ballkan sot patriotizmi është bërë nocioni më i përfolur, më i shtrembëruar dhe më i konsumuar… dhe, në instancë të fundit, është shndërruar “… në patriotizëm artistik, në patriotizëm lokal, në patriotizëm patetik, në folk-patriotizëm, në pseudopatriotizëm, në shovinizëm, në nacionalizëm të rrezikshëm dhe të vrazhdë, në stoli a salltanat, në marrëzi, në sulltanat, në hipokrizi, megalomani, në plagjiaturë politike dhe toptan në patriomani”!

Për të mos i ngatërruar e për të mos i keqinterpretuar parashtesat ose edhe prapashtesat që i ngjiten nocionit në fjalë, do të na duhet (nëse na lejohet) t’u referohemi ca vakive që hetohen në përditshmërinë tonë politike. Sot, me patriotizmin (me pseudo-standarde) shërbehet gjithsecili, pa dallim në është intelektual, mësues, bujk, fshatar, qytetar, katundar, kurbetçi, marangoz e të tjerë njerëz profesionesh të ndryshme (hiq mënjanë patriotët e mirëfilltë). Këtë nocion më së shumti do ta konsumojnë a edhe do ta “kondicionojnë” politikanët dhe njerëzit që nuk arrijnë dot kollaj të ndërtojnë vizione dhe vlera të mirëfillta, qofshin ato morale dhe materiale. Dhe, kështu siç konceptohet a shpjegohet ky nocion, duket thjesht si një anije tregtare që është ankoruar në një port të lanë pasdore…, perceptohet si një grumbull hekurishtesh të ndryshkura, si një ashensor i prishur, a tekefundit si një patriotizëm pa personazh.

Tani në vigjilje a në pritje të 23 qershorit të motit 2013, gjegjësisht në kuadër të fushatës zgjedhore gjithsecila parti politike që vepron në Republikën e Shqipërisë, kanë filluar të bëjnë “gjurullti të tmerrshme dhe të padurueshme”, sidomos partitë politike që e humbasin ekuilibrin (politik). Në këtë fushatë gjithsecili e përdor atë patriotizmin patetik a lokal, atë patriotizëm që përdoret vetëm për konsum ditor, për një racion ushqimi e të tjera përdorime. Do ta përdorin atë në kërkim të votës deliberative të popullit, në kërkim të një vote që do të shkojë në “konton” e kandidatit për deputet, në “konton” e partisë politike, në “konton” e pushtetit dhe pushtetmbajtësit makiavelist, në oborrin e korrupsionit dhe më pak në “konton” e mirëqenies së shtetit.

Patriotët e paktë, por të njëmendtë, do të thonë ndër dhëmbë: “…, mos votoni arkaizmin dhe anarkinë e letargjinjve dhe dallkaukëve provincialë, mos votoni metodën e blerjes së votës, mos votoni njerëzit që ushqejnë gjakmarrjen ata që shtrembërojnë  dhe klandestinojnë Kanunin…, mos votoni puritanizmin dhe neveritjen, mos votoni Rrugën e Kombit (të papërfunduar) që kalon përreth fshatrave të braktisura e që janë lënë në mëshirë të natyrës dhe Perëndisë.., mos votoni sloganet metaforike a parullat e zbrazëta e mashtruese, mos votoni ofendimin, arrogancën, skenarët e paranojave, mos votoni “idenë një pasaportë për gjithë shqiptarët…”!? Patriotët e mirëfilltë do të vazhdojnë të thonë: “ votoni realitetin, votoni të nesërmen, votoni vlerat, votoni dijen, votoni arsyen, përgjegjësinë, ndërgjegjen kolektive, largpamësinë, dinjitetin, votoni miletin e mërzitur dhe të bezdisur, votoni sfidat objektive dhe të tjera sfida”!

Politikanët dhe patriotët e “vegjël”, sa herë që do të “hetojnë” se të “tjerët” do t’u bëjnë hile, aq herë do të “aktivizojnë” patriotizmin e tyre patetik, lokal, folklorik, sezonal dhe “vullnetar”! Edhe këta “patriotë” në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare do të ulërijnë a edhe do të bërtasin duke thënë: “O ju shqiptarë nihilistë, që jeni pasardhës të të madhit Skenderbej, të Abdylit, të Naimit e Samiut, më votoni mua, ma votoni partinë time, votoni ardhmërinë, votoni Zhvillim-Përparimin, votoni alternativën e zhvillimit të ekonomisë, bujqësisë, arsimit, fshatit e të tjera alternativa…, votoni shkopin magjik, votoni idenë e bashkimit të trojeve shqiptare, gjegjësisht Shqipërinë natyrale, votoni dyzimin, votoni gënjeshtrën, votoni premtuesin dhe premtimet, sepse ju ato i meritoni, votoni lekun për lekë, votoni vendin e punës, votoni varfërinë, votoni diplomat universitare të fabrikuara, votoni gënjeshtrën, votoni utopinë, votoni retorikën tonë boshe a së fundi edhe të rreme…, e të tjera votime (jo) deliberative”!??

Të nderuar lexues të mi pa tarafe, pa më thoni kush mund të jetë ai fukara, student,  pensionist, ish i përndjekur dhe i dënuar politik a edhe i papunësuar që do e shes votën për ato lekë, kush do të jetë ai që për një grusht lekësh do ta shes dinjitetin e tij. Besoj se gjithsecili do të thotë: “…nuk i duam lekët, pavarësisht se të kujt janë, nga vijnë dhe çfarë ere kanë”! Të shpresojmë se 23 qershori i motit 2013 për qytetarët e Republikës së Shqipërisë do të jetë një ditë feste, një ditë e shprehjes së lirë, një ditë ku gjithsecili do të shprehë vullnetin e tij. Dhëntë Zoti që shqiptarët këtë ditë të shenjtë të mos e shndërrojnë në një ditë nervozizmi, në një ditë shqetësimi, në një ditë ku fjalia më e përfolur do të jetë ajo me sa vijon: “O milet pa brekë (M. Kuteli), voto katrahurën, voto papërgjegjësinë kolektive, voto çallëmin dhe çallëmxhiun, voto çanaklëpirësin, diletantin, hajdutin dhe hajdutërinë”!??

Winston Churchill dikur kishte thënë: “Në kohë paqeje, patriotizmi është streha (e fundit, nënvizim ynë) e maskarenjve”.

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fadil Lushi, nga prostata, patriotizmi, qe vuan

Jehona e vendimeve te Konferencës së Ambasadorëve në Nënprefekturën e Lushnjës

June 21, 2013 by dgreca

Shkruan: Niko Ferro/

1- Lufta ballkanike dhe krijimi i shtetit shqiptar./

[Pas luftës me Italinë], pozita e Perandorisë Osmane  në Ballkan u bë edhe më e vështirë. Ajo tregonte se parimi i integritetit territorial dhe status quo-ja .. nuk kishte për t’u respektuar gjatë.[1] Patriotët shqiptar [të vetëdijshëm ndaj rrezikut] të shpërbërjes së Perandorisë Osmane, nisën të shqetësoheshin për herë e më shumë për fatin e Shqipërisë.[2] Problemi më evident që kërkonte zgjidhje të menjëhershme ishte  ‘njohja e ekzistencës së Kombit Shqiptarë’ [3] dhe të drejtën e shqiptarëve për autonomi.
Shqetësimi për autonominë shqiptare nga ana e shteteve ballkanike nisi të manifestohej më hapur e më sheshit. [4] Lakmia për t’u zgjeruar maksimalisht në territore të banuara nga shqiptar dhe tek njëri tjetri e bënin të pashmangshme përplasjen.[5]
Sakaq Perandoria Osmane [deklaronte haptazi se] nuk do të pranonte një ultimatum nga shtetet ballkanike, përkundrazi ishte e prirë t’u jepte Fuqive [të Mëdha] siguritë më serioze mbi çështjen e reformave. Por diskutimi për reformat përmbante  rrezikun e zgjatjes; dhe në rast se Evropa vonohej akoma më shumë, zjarri do të përpinte gjithçka para se të arrinin zjarrfikësit.[6] Kur  lufta ballkanike ishte gati të shpërthente qeveria franceze ndërmori një tentativë të fundit duke paraqitur një marrëveshje të mbështetur nga qeveria britanike dhe qeveria perandorake ruse.[Qëllimi i saj ishte] ruajtja e paqes dhe mbajtja e status quo-së në Gadishullin e Ballkanit, duke cilësuar ‘se vetëm një veprim kolektiv i Fuqive të Mëdha mund të parandalojë ngjarjet e rënda’, të cilat kërcënonin qetësinë dhe baraspeshën në Lindjen evropiane.[7]  Më 7 tetor pas shumë përpjekjesh të qeverisë franceze u pranua propozimi nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, [por] ndërhyrja evropiane erdhi tepër vonë pasi shtetet ballkanike nuk e pranonin më.[8]  Megjithatë lufta nuk mund të shmangej. [9] Më 15 Tetor [Perandoria Osmane pranon kushtet e vendosura nga Italia, dhe po atë ditë shtetet ballkanike nxitojnë ti shpallin luftë asaj.[10] Pa dyshim në tragjedinë e Ballkanit, në nxitjen e ushtrive të aleatëve të vegjël, luajtën rolin e vet edhe Fuqitë e Mëdha, posaçërisht Rusia, [e cila kërkonte krijimin e një shteti të madh sllav]. Nuk ngelte  prapa  Austro-Hungaria, protektorët realë të shteteve të porsaformuar ballkanike.[11] Austria nuk mund të pajtohej me zgjerimin e shteteve ballkanike në kurriz të Perandorisë Osmane, kurse Rusia i trembej disfatës së tyre. [12]   Fitoret e rrufeshme të shteteve ballkanike i detyruan Fuqitë e Mëdha të rishikonin vendimin e tyre për të mos lejuar ndryshimin e status-quo-së në Ballkan. Qysh në fund të tetorit në rrethet diplomatike dhe në shtypin evropian filloi të flitej për nevojën e ndryshime territoriale në të mirë të aleatëve ballkanikë.[13]  Lëvizja kombëtare shqiptare vihej përballë problemit të ngutshëm të përcaktimit të qëndrimit të saj si në raport me aleatët ballkanik ashtu edhe kundrejt [Perandorisë Osmane]. Sjellja e trupave pushtuese në tokat e banuara prej popullsisë shqiptare, masakrat dhe shpërnguljet në masë treguan edhe një herë se për lëvizjen shqiptare çdo kombinacion politiko-diplomatik ishte i mundshëm, veç jo bashkimit me “Lidhjen ballkanike”. Nga ana tjetër edhe të qëndruarit në suazën e Perandorisë [Osmane] nuk ishte rrugëdalje.[14] Lidhur me këtë po mbizotëronte ..mendimi se çdo zgjidhje e mesme në formën  e autonomisë ishte kapërcyer ….dhe se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë ishte shkëputja e çfarëdo lidhje dhe vartësie nga [Stambolli].[15]  Ideja për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmin për mbledhjen e një kuvendit kombëtar u prit me gëzim kudo. Aspiratat shekullore të popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi ishin drejt finalizimit.
Ndërkaq ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrësit, Tiranës, Krujës, dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare të këtyre qyteteve vendosën ta shpallnin sa më parë pavarësinë për t’i vënë autoritetet ushtarake serbe përpara faktit të kryer. Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor  Kavaja, Peqini, Lushnja.[16] Dhe më datë 28 Nëntor në Vlorë u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Një nga detyrat e para të Qeverisë së Vlorës ishte përcaktimi i politikës së saj të jashtme. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali njoftoi për këtë akt historik qeveritë e Gjashtë Fuqive të Mëdha, Britaninë e Madhe, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermanin, Rusinë si dhe Portën e Lartë në Stamboll dhe kërkoi që atë ta njihnin [Pavarësinë e Shqipërisë].[17] Detyra e dytë që ndërmori qeveria e Vlorës, u shpall asnjanëse në konfliktin ballkanik. [18] duke mos pasur për qëllim tjetër veçse të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet fqinje.[19] Të tjera detyra që ndërmori Qeveria e Vlorës, përveç atyre me karakter ushtarak dhe politik, [ishin dhe] organizimi i milicisë, xhandarmërisë e policisë shqiptare.[20] [Gjithashtu Qeveria e Ismail Qemalit  ngriti] administratën si në zonën e Vlorës ashtu edhe në krahinat e tjera, [21] Këshilli Kombëtar vendosi të linte në fuqi ligjet, rregulloret dhe formalitet e mëparshme dhe të mbeteshin në vendet e veta nëpunësit që do të ta njihnin dhe do ta pranonin Qeverinë e Përkohshme. [22]

Nga Konferenca e Londrës tek pushtimi i Lushnjës.

Në fillim të dhjetorit gjithë Shqipëria Veriore dhe e Mesme [mbahej e pushtuar nga]  trupat serbo-malazeze. Në Veri vetëm Shkodra vazhdonte qëndresën [e saj heroike], por gjendej e rrethuar. Serbët, pasi kishin marrë Durrësin dhe Elbasanin, ishin ndaluar në bregun e sipërm të Shkumbinit. Në Jug trupat greke kishin rrethuar Janinën dhe po vërshonin në Shqipërinë Jugore.[23]  [Synimi i tyre ishte të kapnin Beratin përpara mbërritjes së forcave serbo-malazeze]. Ndërkaq flota greke [mbante të bllokuar] gjithë bregdetin e Jugut, duke izoluar nga bota e jashtme dhe [kryeqendrën e shtetit shqiptarë] Vlorën. [24]  [Mëvetësia e Shqipërisë] në vend që të shikohej si një proces i natyrshëm, i brendshëm e t’i lihej Lëvizjes së Pavarësisë ta perfeksiononte shprehjen shtetërore me mundësitë dhe me aftësitë e saj, organizimin.. si shtet më vete u kthye, midis shumë problemeve të tjera në një problem të forumeve ndërkombëtare të nivelit të lartë. [25] Nën presionin e ngjarjeve jo vetëm në shkallë gadishulli, por edhe brenda vendit, çështja shqiptare nuk mund të shtyhej më gjatë; ajo tani ishte pikë  e nxehtë e politikës së Fuqive në zonën e Evropës Juglindore dhe rrjedhimisht priste një trajtim në thelb dhe një zgjidhje të shpejtë.[26]  Propozimi konkret për mbajtjen e një konference u bë në dhjetor të vitit 1912 nga Anglia (Sir Edward Grey). Londra u zgjodh si më ‘neutrale’. Në gjysmën e dytë të dhjetorit 1912 në Kryeqytetin e Anglisë u mbajt Konferenca e Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha,[27] Aty [pa të rreshtuar dy blloqe të kundërta, Lidhjen Trepalëshe  dhe Antantën]. Thelbi ishte, ‘rregullimi paqësorë’ midis palëve ndërluftuese. Ajo nuk mund të anulonte gjithë pasojat e Luftës në Ballkan.[28] Qëllimi i Konferencës ishte që të mos lejonte që këto pasoja të çonin në një përmbysje të strukturës së marrëdhënieve ndërkombëtare [dhe] të prishnin ‘ekuilibrin e forcave’[Kërkohej një zgjidhje që do ishte e pranueshme në radhë të parë nga Fuqitë e Mëdha të interesuar në rajon dhe në radhë të dytë e pranueshme edhe nga shtetet ballkanike]. Delegacionit shqiptarë nuk ju lejua të merrte pjesë. Pasi bisedimet zhvilloheshin në fshehtësi. Kërkesa e Qeverisë shqiptare në këtë Konferencë ishte: për një pavarësi sa më të plotë të Shqipërisë: kufi etnik, historikë e gjeografik sa më të gjëra. Kërkesa që ju drejtua Fuqive të Mëdha konsistonte në një Shqipëri jetëgjate dhe homogjene, gjë që do ta lejonte [në]marrëdhënie të mira me fqinjët. [29]

[Pas disa ditë  punimesh të Konferencës] më 25 dhjetor 1912 mbërrin një telegram[30] dërguar nga Ministri i Brendshëm Myfit Libohova aty thuhej: edhe shtetet ballkanike e pranuan në parim Pavarësinë e plotë të Shqipërisë edhe aleatët ranë dakord që kufijtë e Shqipërisë të caktohen nga Fuqitë e Mëdha.  Më 28 dhjetor, në Nënprefekturës e Lushnjës mbërrin një telegram ku ndër të tjera thuhej: [Konferenca e Ambasadorëve në Londër] “ka pranuar  në parim Pavarësinë e Shqipërisë… Ky lajmë i gëzueshëm u brohorit nga të gjithë dhe mbetëm mirënjohës.[31] Ndërkaq në vazhdim të punimeve, Konferenca e Ambasadorëve u mor disa muaj më radhë me kufijtë e Shqipërisë qoftë në Veri, qoftë në Jug. Organizimi i brendshëm i shtetit shqiptar u la përkohësisht mënjanë.[32] Në mbledhjen e parë u arrit në një konkluzion të përgjithshëm, që mund të konsiderohet edhe si një marrëveshje paraprake, u vendos që kufijtë e Shqipërisë autonome, me Malin e Zi në veri dhe me Greqinë në jug, të ishin të përbashkëta. Kjo kishte të mirën se përjashtonte tërthorazi mundësinë e shtrirjes territoriale të Serbisë në drejtim të detit Adriatik, ku do të mund të realizohej vetëm nëpërmjet aneksimit të tokave shqiptare të Veriut nga ana e Serbisë. Po kjo nuk do të shmangte rrezikun e zgjerimit të Malit të Zi e të Greqisë në drejtim të Shqipërisë, përkatësisht në veri dhe në jug. Nga ana tjetër kërkesa e vjetër e Serbisë për një ‘dalje në Adriatik’ nuk u hodh krejt poshtë. Fuqitë ranë dakord t’i njihej Serbisë e drejta e ‘daljes tregtare’ në Adriatik.[33] Ndërkohë, pozita ndërkombëtare e Qeverisë së Ismail Qemalit [nuk ishte e mirë]. Asnjë nga shtetet evropiane nuk iu përgjigj njoftimit të kryetarit të qeverisë shqiptare për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe njohjen e saj nga Fuqitë e Mëdha e nga shtetet e tjera. Ato prisnin përfundimet e Konferencës së Ambasadorëve. [34]  

[Ndërkaq avancimi i ushtrisë serbe në afërsi të Lushnjës kishte ngritur shqetësimin e vendasve për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj popullsisë së pa mbrojtur] në një telegram dërguar nga Lushnja Qeverisë shqiptare thuhej : “….Serbia ka shkelur Durrësin, Elbasanin, Kavajën [ka arritur] deri në Peqin… Greqia po vazhdon luftën,[në Jug të vendit. Pasi] mori Korçën, hyri [dhe]në Kolonjë dhe po marshon drejt Beratit. Tërë populli është i alarmuar dhe i [demoralizuar]…. këtu jemi në rrezik. Nderi, jeta, pasuria, bir, bijë e familje, po ç’bien. S’ka fuqi populli të qëndrojë. [ai] ka nevojë për mbrojtje…Siç duket [Fuqitë] e Mëdha po tallen me ne…lufta e barbarizmat. Popullin duan ta shfarosin. Kërkojmë…intervenim sa më të shpejt. [35] ..Në Durrës e në rrethe, Serbët po bëjnë mizori. Pesë ditë përpara ranë në dorë shtatë katolikë dhe katër myslimanë nga malësia e Lezhës. Edhe dje kanë ndodhur përleshje afër Krujës; përfundimi nuk dihet. Serbia e ka shtrënguar parësinë të hartojë memorandume kundër Pavarësisë e në favor të Serbisë dhe po ja paraqesin Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë. U siguron udhëtim vajtje ardhje…. Ju lutemi.. të keni mirësinë dhe të na dëftoni ç’lajme kemi [nga konferenca e Ambasadorëve në Londrës].[36] . Më datën 3 Janar 1913 Kryetari i Qeverisë Shqiptare i dërgon Nënprefektit të Lushnjës Emin Vokopolës një telegram aty thuhej: [37]  “Nga Londra s’ka shumë lajme, pasi bisedimet e Konferencës po bëhen në mënyrë të fshehtë. Sipas lajmeve të përhapura, të cilat konfirmohen prej lajmeve nga Stambolli, paqja do të mbyllet shumë shpejt. … Delegacioni shqiptarë i ka paraqitur Sir Edward Grey një memorandum, …ku ka kërkuar që Shqipërisë ti caktohen ato kufi që të sigurojnë pavarësinë e saj të plotë dhe t’i japin qeverisë së re mundësin e përparimit”.[38]

Më  27 shkurt Ismail Qemali njoftonte me telegram prefektin e Beratit Azis Pashën, rreth rrezikut serb  “….Po vijnë lajme se ushtria serbe u nis nga Kavaja drejt për në Lushnjë. Këta e kanë syrin për të zënë Beratin dhe Vlorën…”[39]  Për ti bërë ballë situatës tepër të rrezikshme nga avancimit i ushtrive serbe dhe për të organizuar  administratën e qytetit, [40]  Ismail Qemali i kërkonte Prefektit të Beratit  që “Nënprefekturës së atyshëm t’ia dorëzonte një njeriu të zot, kryesin e  Lushnjës.”[41] Më 2 mars 1913 në Qeverinë e Përkohshme mbërrin një telegram tepër urgjent nga Lushnja në të thuhej: “Patëm dëgjuar se Belshi dje ka ngritur flamurin e dorëzimit. Si morëm vesh nga kalorësit që erdhën tani prej andej, detashmenti i kalorësisë otomane që pati vajtur sot atje, kur po këshillonte popullin që të ulte flamurin në fjalë, ra në pushkë me serbët dhe në fund u zmbrapsën. Më vonë serbët bombarduan Belshin edhe  pushtuan Rasën…. Situata e nënprefekturës [së Lushnjës]është në një rrezik të madh. Me siguri serbët do të sulmojnë këtë anë. Duket sheshit se po të bëhen kundërshtime nga ana e ushtrisë otomane, këto vise do të shkatërrohen fare. Presim në zyrën e telegrafike të na urdhëroni shpejt  mënyrën e veprimit tonë.[42]

Përqendrimi i forcave të reja serbe në Shqipërinë Qendrore u krye gjatë muajit mars 1913, qëllimi ishte për të parandaluar zgjerimin e kryengritjes shqiptare që mund të shpërthente eventualisht.[43] Pasi kapërcyen Shkumbinin, [ushtritë serbe] ….në formacion luftimi u përhap e u shtri përgjatë gjithë kodrave[të Darsisë], nga Dushku deri në Kosovë të Madhe.[44]  Synimi ishte të pushtonin Gramshin, Lushnjën e Beratin.[45]  Sulmi për pushtimin e Lushnjës u krye nga ana e Ballagatit, ku në fund të marsit dhe fillim të prillit u bënë luftime të ashpra për disa ditë rresht, dhe nga ana e Kozares, pushtimi i të cilave nga serbët bëri që edhe Lushnja të binte në duart e tyre[më datë 26 mars].[46] Një ditë para se të pushtonin qytetin e Lushnjës ushtritë serbe kryen krimin më monstruoz kundër banorëve të fshatit Gjuzaj, pasi morën 27 veta[47] të lidhur këmbë e duar i çuan në vendin me toponimin “Boka e Bardhë” aty i masakruan të gjithë.[48] Rënia e Lushnjës dhe arritja e trupave serbe në fshatin Kozare kërcënonin drejtpërdrejt edhe Beratin. [49] Për pushtimin e [e Lushnjës] komanda serbe, siç duket kishte hyrë në lidhje me atë greke për ti rënë Beratit nga disa drejtime.[50]“…në Lushnjë popullsia [për tu ruajtur nga kriminelët  serb] kishte dalë në fusha dhe ndër vende të zbuluara. Situata [në qytet paraqitej] e rrezikshme në çdo pikëpamje”. [51] Më datën 26 mars Prefekti i Beratit në orën 22.°° telegrafonte [urgjentisht] Qeverinë shqiptare rreth gjendjes së krijuar në Lushnjë [pas pushtimit nga forcat serbe] [52] “Ju informojmë se që nga ora 8[e darkës] vija telegrafike e Lushnjës  u pre”.  “ Lushnja…është e mbushur plot e  për plot me ushtarë. Sendet e nevojshme si sheqer, kafe, sapun  e vajguri mungojnë pothuajse fare. Gjithi drithi që ndodhet këtu mund të mjaftoj për afro një muaj dhe me vështirësi mund të bëjë ballë nevojës së ushtrisë dhe të popullit. Nga kjo gjendje në rast se zgjat edhe 15 ditë akoma, jo vetëm se do të vuajmë por, Zoti mos e dhëntë do të vijë edhe një katastrofë. Nuk ja pret mendja njeriut se çdo të bëhet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë veçse ta kemi shpresën te Perëndia.[53]  Trupat serbe u futën në Lushnjë nëpërmjet rrugës që të çon në fshatin Hajdaraj. Gjatë qëndrimit në Lushnjë  ushtaret serbë vranë Azis Qerretin, Myrte Belshakun dhe një banor tjetër nga fshati Shegas.[54]  Nëpërmjet një telegrami i cili mban datën 10 prill 1913 mësojmë rreth dëmeve të shkaktuara nga ushtria serbe në Lushnjë, aty thuhej “bastisën çdo fshat, çdo hambar dhe çdo shtëpi, duke rrëmbyer kuaj, ushqime, [madje dhe]orendi-t shtëpiake, dhe çdo objekt të çmuar që ju gjet banorëve të këtyre krahinave”. [55]

Përpjekja e Qeverisë së Vlorës për të shtrirë autoritetin në vend.

Pas largimit të forcat serbe, Qeveria Provizore Shqiptare dërgoi pa humbur kohë 100 xhandarë dhe nëpunësit  e nevojshëm për në Lushnjë, për t’u kujdesur për mbrojtjen e rregullit dhe të qetësisë..[56] Ndërkaq Myfit Beu i kërkonte nënprefekturës së Lushnjës që “….deri në vënien në zbatim të ligjeve të reja, lihen në fuqi ligjet e rregulloret të qeverisë otomane.[57] Ndërkohë në Lushnjë ishte përhapur lajmi se vendimi i Konferencës e Ambasadorëve në Londër do i falte Greqisë territorin e Çamërisë. Menjëherë populli i Lushnjës dhe paria e tij  më datë 5 qershor 1913, organizoj një miting të fuqishëm për të protestuar fuqishëm padrejtësitë që po i bëheshin kombit  shqiptar. [58] Pas mitingut u dërgua dhe një telegram Fuqive të Mëdha, drejtuar në veçanti Kryetarit të Konferencës së Ambasadorëve Sir Edward Grey. në të thuhej: Nga lajmet e gazetave mirret vesh se në Çamëri, e cila si nga pikëpamja e gjuhës ashtu dhe nga tradita nacionale e sidomos nga pikëpamja e jetesës, dhe nga pozita historike e gjeografike është pa dyshim Shqipëri, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe që do të shkaktojë shkatërrimin e zhdukjen e këtij vendi. Kjo nuk pajtohet me qëllimin që kanë ç’faqur Fuqitë e Mëdha për të mbrojtur Shqipërinë. Të drejtat e Shqipërisë, që ekzistojnë brez pas brezi në këtë vend, nuk mund të zhvishen dhe të veçohen nga vendi, që e lidh gjaku dhe gjuha.[59]

Të drejtat dhe kërkesat e popullit shqiptarë nuk u morën parasysh. Vendimit i 29 korrik të vitit1913, mbi organizimin e shtetit shqiptar, e shpallte Shqipërinë  principatë autonome, sovrane dhe e trashëguar nën garancinë e Gjashtë Fuqive të Mëdha dhe që e shkëpuste atë nga çdo lidhje me Perandorinë Osmane.

 

Përfundimi

Lushnja si të gjitha qytete te tjera të Shqipërisë u tregua e gatshme të bashkohej në luftën për Liri dhe Pavarësi. Ajo pranoj pa asnjë hezitim autoritetin e qeverisë së Vlorës si të vetmin udhëheqës të vërtet të popullit shqiptar. Nuk duhet harruar se ky qytet nuk i kalonte as 1600 banorë më 1913, ai tregoj vendosmëri të madhe  për t’ju kundërvënë vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve.

 

Bibliografia

1-      A.Q.Sh

2-      Arben Puto. Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit. Vëllimi II, Tiranë 1987

3-      Arben Puto. Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha. 1912-1914. Tiranë 1978

4-      Egidio Ivetic, Le guerre balcaniche, il Mulino – Universale Paperbacks, 2006. f. 70

5-      Dorëshkrim i pa botuar i Ahmet Shehut 1963 një kopje ruhet në Muzeun Historik Lushnjë.

6-      Historia e Popullit Shqiptarë .Vell II. Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX-1912. Botime Toena. Tiranë  2002

7-      Harun. Greca “Darsia” Shtëpia Globus R. Tiranë 2010

8-      Mareglen Verli. Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli. Botipex Tiranë 2007

9-      Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963

10-  Kristaq Prifti. “Dervish Hima” . Shtëpia botuese “Elena Gjika” Tiranë 1993

11-  IHSH.A.V.Lejnac. Konsulli I Austrisë Vlorë, Dosja 23/1 ¾ dok 101.200. 25 prill 1913.

12-  R Fiçorri. Ushtritë e Huaja në Shqipëri 1912-1922 . Tiranë 2002

13-  Raymond Poincare, “Lufta e I dhe e II Ballkanike si dhe Konferenca ë Londrës (1912-1913) Botim Logos-A Shkup 2005

14-  Stavro Skëndi. Zgjimi Kombëtarë shqiptarë. (1878-1912) Shtëpia e Librit Phoenix. Tiranë 2000

15-  Thoma Murzaku. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Tiranë 1987

 

 



[1] Stavro Skëndi. Zgjimi Kombëtarë shqiptarë. (1878-1912) Shtëpia e Librit Phoenix. Tiranë 2000 f. 401

[2] Po aty vep e cit f.402

[3] Po aty vep e cit f.402

[4] Po aty vep e cit f.403

[5] Mareglen Verli. Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli. Botipex Tiranë 2007 f. 49

[6] Raymond Poincare, “Lufta e I dhe e II Ballkanike si dhe Konferenca ë Londrës (1912-1913) Botim Logos-A Shkup 2005 f. 226-228

[7] Raymond Poincare, “Lufta e I dhe e II Ballkanike si dhe Konferenca ë Londrës (1912-1913) Botim Logos-A Shkup 2005 f. 201

[8] Egidio Ivetic, Le guerre balcaniche, il Mulino – Universale Paperbacks, 2006. f. 70

[9] Mareglen Verli. Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli. Botipex Tiranë 2007 f. 51

[10] Arben Puto. Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit. Vëllimi II, Tiranë 1987 f. 248

[11] Mareglen Verli. Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli. Botipex Tiranë 2007 f. 49

[12] Po aty f. 51

[13] Historia e Popullit Shqiptarë .Vell II. Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX-1912. Botime Toena. Tiranë f. 508

[14] Arben Puto. Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit. Vëllimi II, Tiranë 1987 f 79

[15] Po aty vep e cit f.109

[16] Historia e Popullit Shqiptarë .Vëllimi II. Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX-1912. Botime Toena. Tiranë f. 510

[17]“Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f.8

[18] Po aty vep e cit f.9

[19] A.Q.Sh.  F. 71, D. 1, Dok. Nr 42 103/12, kopje,. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 nëntor 1912-22 janar 1914) Tiranë 1963 f. 43

[20] “Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 nëntor 1912-22 janar 1914) Tiranë 1963 f. 15

[21] Po aty vep e cit f. 15

[22] Po aty vep e cit f. 15

[23] Arben Puto. Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha. 1912-1914. Tiranë 1978 f. 114

[24] Po aty vep e cit f. 114

[25] Arben Puto. Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit. Vëllimi II, Tiranë 1987 f 35

[26] Arben Puto. Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha. 1912-1914. Tiranë 1978 f. 10

[27] Po aty f. 148

[28] Po aty f. 148

[29] A.Q.Sh. F. 71, D. 1, Dok. Nr 50406, kopje, përkthim nga frëngjishtja. Ky dokument është botuar  në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 82

[30] A.Q.Sh. F. 71, D. 1, Dok. Nr 9209, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 85

[31] A.Q.Sh. F. 71, D. 1, Dok. Nr 8259, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 91-92

[32] Arben Puto. Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit. Vëllimi II, Tiranë 1987 f 49

[33] Po aty f. 55

[34] Kristaq Prifti. “Dervish Hima” . Shtëpia botuese “Elena Gjika” Tiranë 1993 f. 313

[35] A.Q.Sh. F. 71, D. 1, Dok. Nr 8259, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 91-92

[36] A.Q.Sh. F. 71, D. 1, Dok. Nr 121, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar ë në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 95

[37] Emin Vokopola rrjedh nga një familje noteresh. Gjatë sundimit osman dhe në prag të shpalljes së pavarësisë ai ishte Kryetari i Gjykatës së Qytetit dhe njëkohësisht pas dorëheqjes së Eman Nailit me origjinë armene vula e Nënprefekturës ju dorëzua atij. Kështu ai mbajti dy funksione Kryetar gjykatës dhe nënprefekt  i Lushnjës.

[38] A.Q.Sh. F. 71, D. 1, Dok. Nr 8312, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 104

[39]T. Hoxha. Ismail Qemali(Përmbledhje dokumentesh) 1888-1919. Tiranë f. 297

[40] Ismail Qemali vendosi që në krye të Nënprefekturës së Lushnjës të emërohej një tjetër Nënprefekt. Përsa i përket Emin Bej Vokopolës ai kaloi Zëvendës Nënprefekt.

[41] T. Hoxha. Ismail Qemali(Përmbledhje dokumentesh) 1888-1919. Tiranë f. 297

[42] A.Q.Sh. F 245, D. 56, f.21

[43] Thoma Murzaku. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Tiranë 1987 f.246

[44] Harun. Greca “Darsia” Shtëpia Globus R. Tiranë 2010 f. 125

[45] Thoma Murzaku. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Tiranë 1987 f.246

[46] Thoma Murzaku. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Tiranë 1987 f.246

[47] U masakruan Tahir Islam Greca, Mustafa Islam Greca, Sulejman Demir Greca, Seit Hasan Greca, Murat Sali Greca, Xhaferr Mehmet Greca, Nuredin Mehmet Greca, Hasan Mehmet Greca, Beqir Sali Greca, Jaçe Sali Greca, Islam Halit Greca, Sulejman Zhyra, Sefer Zhyra, Sefer Zhyra, Qazim Zhyra, Sako Zhyra, Veli Zhyra, Mustë Veli Zhyra, Islam Veli Zhyra, Mersin Selman Çela, Elmas Adem Çela, Idris Zyber Çela, Selman Nuredin Alleshi, Islam Sali Alleshi, Islam Murat Vallja, Adem Vallja.

 

[48] Harun. Greca “Darsia” Shtëpia Globus R. Tiranë 2010 f. 127.  Gazeta Atdheu 18 Janar 1913.

[49] Thoma Murzaku. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Tiranë 1987 f.247

[50] Po aty vep e cit f 247

[51] A.Q.Sh. F. 71, D. 2, Dok. Nr 248, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 126

[52] A.Q:Sh. F 71, D 2 Dok Nr 11138 kopje përkthim nga turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963.

[53]  A.Q:Sh. F 71, 2 Dok Nr 11138 kopje përkthim nga turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963

[54] Dorëshkrim i pa botuar i Mësuesit Ahmet Shehut shkruar në vitin 1963 një kopje ruhet në Muzeun Historik Lushnjë.

[55] Thoma Murzaku. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Tiranë 1987 f.208

[56] IHSH.A.V.Lejnac. Konsulli I Austrisë Vlorë, Dosja 23/1 ¾ dok 101.200. 25 prill 1913.

[57] A.Q.Sh. F. 71, D. 2, Dok. Nr 11171, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f. 133

[58] A.Q.Sh. F.71, D.2, Dok. Nr 11255, kopje, përkthim nga Turqishtja. Ky dokument është botuar në librin “ Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e saj”. (28 Nëntor 1912-22 Janar 1914) Tiranë 1963 f.150

[59] R Fiçorri. Ushtritë e Huaja në Shqipëri 1912-1922 . Tiranë 2002 f. 38

Filed Under: Histori Tagged With: Jehona e Konferences se Ambasadoreve, ne Lushnje, Niko Ferro

Shqiponjat fluturojnë poshtë*

June 21, 2013 by dgreca

*Kuajt prej plasteline të garës elektorale, dhuna mediatike e grotesku i industrisë së prodhimit të politikbërësve./

* Në njërin kamp të fushës kemi Sali Berishën, kryeministër aktual i Shqipërisë, kardiolog për nga profesioni, i super –shkolluar me një kapacitet intelektual të lakmueshëm, me një kujtese patologjike që e ushtron çdo ditë. Me 20 e ca vite  eksperiencë në politikbërjen shqiptare, Berisha është njëri prej arkitektëve të sistemit demokratik shqiptar. Njohës opracional i 4 gjuhëve të huaja ai është një dashuronjës fin e elegant i kulturës, letërisë, muzikës, kinematografisë por edhe turizmit e guzhinës…

* Rama për nga formimi akademik mban një diplomë egzekutive si mësues vizatimi. Pas një dështimi në qasjen e tij të parë profesionale, pikturën, Rama inicjohet në politikë nga lideri i opozitës së atëherëshme, Fatos Nano dhe merr postin e Ministrit të Kulturés…. Ata që s’e duan e quajnë psikopati me prirje fashiste si rrjedhojë e natyrë së tij të rrëmbyer ./

Shkruan :  Elona Zhana/

Sipas njërit prej principeve  të demokracisë  ne që nuk ushtrojmë detyrimin tonë qytetar të votimit, jemi   « de facto » të përjashtuar nga e drejta e të prononcuarit qoftë për procesin e zgjedhjeve qoftë për rezultatet.

Ndaj për të legjitimuar atë çfarë do të them në vijim, ose së paku këtë artikull do t’i bëja thirrje principit të mos-konfliktit të interesit i cili pretendoj të anulloje « de juro » rregullatorin demokratik të sipërpërmendur.

Beteja e radhës në Shqipëri, janë zgjedhjet parlamentare. Ndërsa ndjek pasqyrimin e fushatës elektorale në shumicën e mediave shqiptarë të cilat e sërvirin atë për pak mé shume se 3.1 million  votues është e vështirë të jesh indiferent edhe nëse mjedisi jot i mënjeherëshëm është i painfluencueshëm. Përshtypja e parë që të krijohet është ajo e dyluftimit dhe garës për një kryeministër.

E parë në këtë prizëm, në njërin kamp të fushës kemi Sali Berishën, kryeministër aktual i Shqipërisë, kardiolog për nga profesioni, i super –shkolluar me një kapacitet intelektual të lakmueshëm, me një kujtese patologjike që e ushtron çdo ditë. Me 20 e ca vite  eksperiencë në politikbërjen shqiptare, Berisha është njëri prej arkitektëve të sistemit demokratik shqiptar. Njohës opracional i 4 gjuhëve të huaja ai është një dashuronjës fin e elegant i kulturës, letërisë, muzikës, kinematografisë por edhe turizmit e guzhinës.

Në dosjen e tij të zezë gjinden ngjarjet e ’97, tragjedia e Gërdecit, ngjarjet e 21 janarit 2011 si dhe akuza për trafikim të rezultateve të zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Berishës po ashtu i taksohen edhe promovimi i një modeli arkaik e komunist të lidershipit si dhe kutivimi i kultit të individit. Ai akuzohet të ketë tendencën të vrasë politikisht çdo zë të ri branda PD që mund të ngjallë frikën e konkurencës e sipas të njëjtës logjikë afron reth tij klane shërbëtorësh e servilësh të paaftë që përveç militantizmit nuk kanë ndonjë meritë tjetër.

 

Në anën tjetër të fushës, kemi Edi Ramën.  Rama për nga formimi akademik mban një diplomë egzekutive si mësues vizatimi. Pas një dështimi në qasjen e tij të parë profesionale, pikturën, Rama inicjohet në politikë nga lideri i opozitës së atëherëshme, Fatos Nano dhe merr postin e Ministrit të Kulturés. I rënë në sy shumë shpejt nder të tjera për ekstravagancén e tij ai bëhet njëri  prej fytyrave publike popullore  dhe fiton karrigen e kryebashkiakut të Tiranës në vitin 2000 . Me një  dozë kulture franceze, të huazuar nga qëndrimi i tij në Paris ai shfaqet ndryshe në betejën e radhës.  Dashuria e tij e fundit i ka dhënë më shumë besim në vetvete . Po ashtu  duket se ka perënduar  edhe epoka e çorapeve dyllojesh si dhe shijeve të këqija në të veshur. Ai shfaqet kësaj here më karizmatik se asnjëherë, më i vetpërmbajtur dhe me kostume serioze. Edhe strategjia e tij e komunikimit duket më e studjuar.  Batutat e huazuara nga  filmat shqiptarë që i jepnin imazhin e një kulture fort të limituar janë zgjeruar me një lirshëri që  gjithesesi vjen nga kontaktet dhe nga përvoja politike.  Ata që s’e duan e quajnë psikopati me prirje fashiste si rrjedhojë e natyrë së tij të rrëmbyer .

 

Kuajt e garës elektorele/

 

Si për nder të një gostie të madhe, zakoni e do që të nxiren nga dollapi të gjitha gjërat e shtëpisë.  Dhe realisht për këtë fushatë janë njerrë jo vetëm ato egzistuese që nga themelet ,  por janë shpikur e trilluar aq shumë saqë edhe vet shpikësit e kanë të vështirë të ndajnë shapin nga sheqeri.

Kur në fakt situata është shumë më e thjeshtë.

Së pari dhe ajo që është më e rëndësishmja, kënvështrimet e elektoratit, atij jo-militant, ndalen tek fakti i thjeshtë që pozita gjykohet në bazë të asaj çfarë ka berë ose ç’farë nuk ka arritur të bëjë gjatë dy mandateve konsektuvive. Ndërsa opozita vlerësohet në bazë të asaj ç’farë paraqet si premtime.

Kjo teorikisht kushtëzon edhe përdorimin e kuajëve të garës së radhës.  Kështu kemi një shfaqje ku PD-ja përpiqet të  teatralizojë me perurime rrugësh e show të stilit amerikan.

Dhe në anën tjetër elektoratit i serviret një programi i PS-së realisht sharmant por tërësisht i çoroditshëm, i skicuar copa –copa, edhe nga projekt drafti i fushatës së François Hollandë, edhe nga teori të labouristeve anglezë, edhe nga teori të demokracisë participative të cilat meqë jemi janë mjaft të kritikuara nga Bacque et Sintomer për shembull.

Por opinioni e di që programet partiake janë thjesht mjete mediatike pa arritur të bëhën kurrë instrumente të realizimit të idealeve të partive që i prodhojnë.  Madje për më tepër liderat partiakë nuk skuqen tek u japin programeve respektive emrat e tyre… Dhe kuajt e garës mbeten kuaj plasteline qesharakë.

 

Dhuna mediatike /

Mediat, roli i të cilave duhet pranuar që është jo tërësisht i qartë në shoqërinë shqiptare,  ka ndërmarrë një aksion të pashoq të pasqyrimit të kësaj gare elektorale.  Arritja më e madhe  e tyre është që asgjë nuk e shokon më publikun shqiptar. Kështu për shëmbull që kryeparlamantarja e shan publikisht me libër shpie shefin e opozitës nuk bën më ndonjë efekt. Po ashtu  që njefarë Mero Baze ish këshilltar i Berishës i konvertuar në anti Berishë sigurisht për ndonjë prishje të intersit personal mbjell urrejtje gjeneze me familjen Berisha duke luajtur me nocjone shumë delikate si inçest asnjë efekt nuk bën. As që një vajzë përgjithtësisht e zgjuar si Ilva Tare bëhët qesharake në formatin e saj duke pyetur keta të ashtuquajturit “përfaqesues të faktorit ndërkombëtar”,  se si e përse veprojmë ne shqiptarët në mënyra të dhëna;  nuk merret për keq. Apo që moderatorët e ndryshëm pasi kanë kaluar në studiot e tyre çdo personazh të mundshëm ftojnë një farë Baton Haxhia si analist gjë që me gjithë respektin e mundshëm për personin e mësipërm, vë shumë gjëra në pikëpyetje duke parë njohuritë tejet të limituara të këtij të fundit për politikën shqiptare.

Grotesku i industrisë së prodhimit të politikbërësve shqiptar shpaloset pa asnje skrupull në teprimet mediatike të  « shtetit spektakël » Imazhet personale të politikanëve, të bazuara në teknikat e komunikimit, nga mjete duket se janë kthyer në qëllime.

*“Les aigles volent bas”-, titull i huazuar nga njé artikull i diplomatit Idriz Basha publikuar né gazetén “Le Monde” 30 vite me paré.

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Elona Zhana, poshte, shqiponjat fluturojne

DEKLARATE SHTYPI E SHOQATES PRONESI ME DREJTESI

June 21, 2013 by dgreca

Informojmë opinionin publik se deklarimet e bëra në televizor  dhe në shtyp se Shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka bërë pakt apo ka nënshkruar marrëveshje me Partinë Republikane për zbatimin e nenit 41 të Kushtetutës nuk janë të vërteta . Nëse dikush nga antarët e shoqatës për shkaqe subjektive në këto zgjedhje mbështesin PR, PD,PS apo ndonjë forcë politike , kjo është puna e tyre por kjo nuk është platforma e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe aq më pak marëveshje me Shoqatën.  Demokracia e pretenduar nga politikanët në Shqipëri është e gabuar, sepse për popullin nuk ka demokraci dhe nuk respektohen të drejtat e njeriut pasi shkeljes së të drejtës së pronës në 45 vjet komunizëm i është shtuar edhe 23 vjet kaos, vjedhje, korrupsion. Për ta meremetuar në maksimumin e mundëshëm këtë sistem hibrid korruptiv dhe kleptokratik, shoqata “Pronësi me Drejtësi” dhe  shoqata “Bregdeti” kanë paraqitur të plotë , kërkesat, platfotmën, rrugë zgjidhen përfshi dhe projektligjin, që janë bërë publike disa herë në shtyp dhe në www.defendingproperty.com .

Rruga e gabuar 1991-2013 për pronat është rruga e mohimit të të drejtave të njeriut dhe e tradhëtisë më të madhe që historikisht ky popull ka përsuar nga drejtuesit e dalë nga gjiri i tij me zgjedhjet parlamentare.Ftojmë Presidentin e Republikës si garantin e Kushtetutës, që vazhdon të shkelet, ftojmë të gjithë kryetarët e partive që po kërkojnë votat në 23 Qershor  dhe ambasadorët që dëshirojnë ta kurojnë korrupsionin dhe sistemin hibrid pseudodemokratik, ta drejtojnë politikën shqiptare në rrugën e demokracisë sipas modeleve perëndimore, të shprehin opinionin e tyre  për zgjidhjen e problemit të pronës në raport me atë të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” të paraqitur në faqen tonë të internetit. Lidhur me pronën, Partia Republikane nuk është shpëtimtare dhe si fillim duhet t’i   kërkojë publikisht falje pronarëve sepse ka pjesën e saj të fajit, duke qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe e koalicionit Qeverisës. Shqiptarët nuk mund të fshijnë nga kujtesa faktin se përkeqësimet e legjislacionit për pronat kanë nisur me propozimin e deputetit republikan Arian Madhi, pastaj janë miratuar nga maxhoranca dhe opozita ka abstenuar.

Lidhur me angazhimin e PR për të zbatuar standardet e Komisionit Europian dhe rekomandimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kemi sqaruar bindjen tonë në një deklaratë shtypi lidhur me Rezolutën e KE e datës 6 Qershor 2013, në të cilën Këshilli i Ministrave duke u shprehur në termat më të ashpra të gjuhës diplomatike, nënvizon se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës paraqet një rrezik madhor për shtetin ligjor dhe ve në pikpyetje kredibilitetin e shtetit Shqiptar. Personat e interesuar mund të informohen ne faqen e Shoqatës www.defendingproperty.com . Po ashtu është e çuditëshme që një Parti Parlamentare të deklarojë se angazhohet se do zbatojë nenin 41 të Kushtetutës. Por çfarë ka bërë kjo parti në këto 22 vjet ??  Gjithsesi këto angazhime të Partisë Republikane pohojnë mungesën e shtetit ligjor. Angazhimi tjetër i Partisë Republikane se …”…do të kërkojmë që në strukturat e institucioneve më të rëndësishme që trajtojnë çështje të pronësisë siç janë AKKP, ZQRPP dhe zyrat e saj në rrethe, ALUIZNIT, në qendër dhe në rrethe, të përfshihen përfaqësues të shoqatave të pronarëve si palë e interesuar” është një pohim i njëanshëm ku mplekset gabimi dhe hileja. Këto institucione zbatojnë ligje të cilat mohojnë të drejtën e pronësisë për pronarin e ligjshëm dhe pengojnë  kthimin e pronës tek i zoti, prandaj Shoqata nuk mund të jetë dhe nuk do të bëhet mbështëse e kësaj platforme që vjedh në emër të ligjit  pronat e pronarëve. Shembujt jane flagrantë të shumtë dhe të pa kundërshtushëm. Shoqata nuk është vegël e pushtetit, nuk është vegël e AKKP dhe as e ndonjë partie politike. Pjesëmarja e personave të ndryshëm nga shoqata në këto institucione nuk do të thotë aspak se ata përfaqësojnë Shoqatën. Por nuk mund ta mohojmë faktin se angazhimi i njerëzve të ndershëm në drejtimin e këtyre strukturave do pakësojë korrupsionin që kanë imponuar deri sot personat që kanë drejtuar këto institucione. Përfundimisht kjo nuk është zgjidhja përfundimtare e problemit të pronës. Sqarojmë Partinë Socialiste dhe partitë e majta si dhe të gjithë institucionet e interesuara se, janë të mjaftushme arkivat tona, mjafton te happen, ndonse edhe arkivat italiane aty janë. Nëse një forcë politike dëshiron ta zgjidhi problemin e pronës themeli është projektligji që kemi paraqitur dhe është i dyshimtë çdo veprim tjetër që nuk ka ne themel parimet e kushtetutës që ne i kemi materializuar në projektligjin e cituar.

Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi

Kryetari Rrapo Hajredin Danushi

Filed Under: Komente Tagged With: deklarate e shoqates, Pronesi me Drejtesi

RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013

June 21, 2013 by dgreca

“Vota e lirë e popullit është instrumenti më racional dhe më paqësor për bërjen e reformave.” Tomas Xhefersoni

Shkruan: Frank Shkreli/

Fushata elektorale në Shqipëri po merr fund dhe 23 qershori shënon ditën kur votuesit shqiptarë do të hedhin votën e tyre për partinë dhe kandidadin që ata preferojnë.   Ky shkrim nuk ka për qëllim rekomandimin për mbështetjen e ndonjë partie ose një tjetre, ose të ndonjë kandidati të përkrahur nga partitë e ndryshme. Por ka të bëjë me personin më të rëndësishëm tani në fund të kësaj fushate – me votuesin shqiptar — dhe me rëndësinë që vota e tij ka për ‘të personalisht dhe për të gjithë shoqërinë dhe kombin shqiptar.

Çdo zgjedhje është me rëndësi, por zgjedhjet e 23 qershorit janë të një rëndësie të vecantë, pasi do të vendoset zgjedhja e një kuvendi të ri dhe rrjedhimisht e një qeverie të re që do vendosë të ardhmen e vendit, të pakën për katër vjetët e ardhëshëm dhe mund të lejë pas një trashëgimi — të mirë ose të keqe — për një periudhë edhe më të gjatë për fatet e Shqipërisë dhe për për fëmijtë dhe familjet shqiptare.

Të demoralizuar nga proceset politike gjatë 20-vjetëve të fundit, dhe polarizimet e tanishme politike,  shumë veta mund të  mendojnë se vota e tyre nuk është e rendësishme, se nuk çon kandar.  Disa mund të mendojnë se të gjithë kandidatët dhe partitë që ata pëfaqësojnë janë të njëjtë, se nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre, as për nga programi as për nga vizioni që kanë për të ardhmen e vendit.  Mund të thotë dikush se cilido kandidat ose cilado parti të fitojë, asgjë nuk do të ndryshojë. Këjo mund të jetë e vërtetë.   Por ndryshimi fillon nga ti, votuesi shqiptar.  Të votosh për kandidatin që ti mendon se është kandidati më i mirë dhe i cili, si deputet i zonës tënde, do tu përgjigjet nevojave tua dhe të familjes tënde, duke u bazuar në kualifikimet dhe karakterin e kandidatit, si dhe në programin dhe vizionin e tij ose të saj për zonën që përfaqëson dhe për të mirën e të gjithë Shqipërisë.

Vota e lirë është një privilegj që nuk duhet të lihet pas dore dhe të mos përfidhet, si diçka e pa rëndësishme.  Shqiptarëve, këte të drejtë ua kishte mohuar kulshedra komuniste për pothuaj 50-vjetë.

Ende, anë e mbanë botës ka vende ku njerëzit nuk janë të lirë të hedhin votën sipas dëshirës, vullnetit dhe ndërgjegjes së tyre.  Hedhja e votës së lirë është themeli i demokracisë, por fatkeqsisht edhe në vendet me traditë demokratike, pjesëmarrja në votime është tepër e ulët.

Demokracia nuk është një dhuratë, por është diçka që duhet të ruhet dhe të mbrohet, pasi ruajtja e demokracisë, njëkohësisht siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave civile.  Si e tillë, demokracia ka nevojën tonë, nevojitë pjesëmarrjen tonë në zgjedhje. Për më tepër,  pjesëmarrja në votime është kritike për zhvillimin dhe forcimin e sistemit politik demokratik të vendit, por edhe për mirëqenjen ose jo ekonomike dhe politike të vet votuesve.   Nëqoftse politikanët e zgjedhur venë re një apati nga ana e zgjedhësve për të marrë pjesë në procesin demokratik, ata do tu kushtojnë më pak vëmendje nevojave dhe shqetësimeve të votuesve.   Politikanët duhet të mbahen përgjegjës për mënyrën se si ata zbatojnë politikën, nëse mbajnë fjalën për zbatimin e premtimeve të dhëna, nëse  zbatojnë rregullat e lojës, duke u bazuar në faktin se si ata u përgjigjen nevojave ekonomike dhe shqetësimeve politike të zgjedhësve.  Nëqoftse nuk merr pjesë në votime, atëherë mos u anko për të bërat dhe të pa bërat e politikanëve, për abuzimet për korrupcionin, për……

Rasti unik për t’i dërguar një mesazh klasës politike — duke përkrahur ata që mund të kenë bërë një punë të mirë gjatë mandatit të tyre dhe duke ndëshkuar ata, që në sytë e elektoratit, nuk meritojnë të jenë në Kuvendin e Shqipërisë — është hedhja e votës në ditën e zgjedhjeve, pjesëmarrja sa më e gjërë e votuesve.   Merre me mendë, nëqoftse secili vendos të mos marrë pjesë në zgjedhje.    Demokracia si sistem do të merrte fund, pasi demokracia është qeverisje nga populli dhe pa pjesëmarrjen e popullit në procesin politik, pra në zgjedhje, nuk ka demokraci.   Mos pjesëmarrja në votime, në vetvete, është një votë kundër demokracisë, dhe në favor të atyre që nuk meritojnë të jenë përfaqsues të denjë të popullit. Ish presidenti amerikan Xhejms Garfield (1877) ka thënë për përgjegjësitë e votuesit, se “Tani më shumë se kurrë populli është përgjegjës për karakterin e anëtarve të Kongresit.  Nëqoftse ky trup legjislativ është injorant, i korruptuar dhe arrogant, këjo ndodhë sepse vet populli toleron injorancën, arrogancën he korrupcionin.”

Votimet, në asnjë vend, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë një proces i lehtë dhe gjithmonë kanë të meta dhe mungesa.  Por votimi është gjëja më me rëndësi tani që ka marrë fund fushata, kanë marrë fund debatet dhe kritikat shpesh të ashpëra midis partive dhe kandidatëve.  Kandidatët dhe partitë kanë shpalosur programet e tyre.  Për mirë ose për keq, edhe ekspertët e mbrendshëm dhe të jashtëm, përfshirë edhe diplomatët, e kanë thënë gjithashtu fjalën dhe kanë dhënë këshillat e tyre në lidhje me fushatën dhe mirvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.  Të gjitha debatet, të gjitha sharjet, britmat dhe shpërthimet emocionale në televizion dhe në median e shkruar, midis partive dhe përfaqsuesve të tyre morën fund, për t’i lënë tani radhën votuesit shqiptar ta thotë fjalën e vet duke hedhur votën e tij me ndërgjegjshmëri morale në favor të individëve me karakter dhe moral, si dhe partisë ose partive me programin më të mirë për të çuar Shqipërinë përpara, në të mirën e vendit dhe të kombit shqiptar, për katër vitet e ardhëshëm dhe më gjatë.   Përgjegjësia pra dhe pjesëmarrja e votuesit shqiptar në zgjedhjet, këtë të djelë, është tepër e rëndësishme.  Sipas njërit prej baballarëve të kombit amerikan, Samuel Adams, “Çdo qytetar duhet ta kuptojë se me votën e tij, ai nuk është duke i dhënë një dhuratë personale ose të kënaqë një kandidat për të cilin voton…por duhet të jetë i vetdijshëm se me votën e tij ai është duke ushtruar njërën prej obligimeve më solemne të shoqërisë njerëzore, për të cilin ai është përgjegjës para Zotit dhe atdheut të vet.”

“Vota e lirë e popullit është instrumenti më racional dhe më paqësor për bërjen e reformave.” Tomas Xhefersoni

“Kur një qytetar hedhë votën e vet në favor të një kandidati që njihet si i pa moralshëm, ai abuzon me obligimet e tija ndaj shoqërisë. Duke bërë një gjë të tillë, ai jo vetëm që sakrifikon interesat e veta, por edhe interesat e fqinjit, dhe njëkohsisht tradhëton interesat e kombit.” Noah Websteri – ”Nëqoftse nuk voton, e humbë të drejtën që të ankohesh”

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: 2013, 23 qershor, Frank shkreli, rendesia e votes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT