• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

LAMTUMIRË MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!

June 6, 2013 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK I DHA LAMTUMIRËN MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA!/

Komuniteti shqiptar në New York ka përcjellë të mërkurën, me 5 ershor 2013, për në banesën e  fundit 44 vjecaren Manjola Mirakaj Libohova, bijën e Lekë dhe Doloreza Mirakaj, bashkëshorten e Agjah Libohoves, nënën e dashur të Anës dhe Emës,Manjola Miraka Libohova. Cdo vdekje është e dhimbshme, por ikja e Manjolës ishte tepër e rëndë, përballja me sëmundjen e  rëndë, ishte një betejë e vështirë, që Manjola nuk mundi ta fitojë me gjithë kurajon e madhe, me gjithë dëshirën për jetën. Manjola u lind në kampin e internimit të Gradishtës  më 24 janar 1969 dhe ndërroi jetë me 31 maj 2013. Fëmijëria e saj u përballë me absurdin e diktaturës, ku në vend të lodrave i afruan apelin e detyruar. Në bisedat e moshatarëve të saj Hakik Mena, Sokol Kupi e të tjerë, të cilët janë rritur bashkë,kanë shkuar bashkë në shkollë, e kupton se cfarë vajze e rrallë ishte Manjola.

Esseja që përcolli Eugen Mërlika përmes gazetës Dielli ishte një homazh shpirtëror i përkryer, ishte një homazh që përcillte Manjolën, por që përgjithësonte të gjithë rininë nacionaliste të lindur dhe të vuajtur në kampet e internimit, ishte mesazh për të gjitha vajzat si Manjola.

Leka dhe Dolorezi gjejnë forca që ta përmbajnë veten dhe të presin ngushëllimet edhe të mërkurën në mëngjes në Shtëpinë Mortore Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Është momenti ndarjes më bijën e tyre të dashur, që e deshën aq shumë, që i dhanë gjithcka për t’ia lehtësuar sëmundjen, por që ja në ato caste u duhet të ndahen prej saj dhe i thonë nja dy fjalë përmes dhimbjes duke u përkulur mbi arkivol.

Më pas kortezhi i gjatë me shumë pjesmarrës i drejtohet Kishës St. Thomas, ku mbahet Mesha e Dritës, ku do të përcillen lutjet për shpirtin e Manjolës. Meshën e drejtoi Dom Nikolin Përgjini, i cili edhe vetë e ka përjetuar internimin dhe fjalët e tij depërtojnë në cdo shpirt që është ulur aty në ndenjëset e sallës së lutjeve. Ai kujton se si para katër vitesh Manjola përcillte mesazhe shprese tek përcillte njeriun e dashur të familjes,por ja, sot lutjet bëhen për shpirtin e  asaj vete, Manjolës. Predikohet shpresa dhe besimi për të kapërcyer dhimbjen.

Pas meshës një orëshe kortezhi merr rrugën drejt Varrezave Saint Charles Cemetery at 2015 Wellwood Ave Farmingdale.

Dom Nikolin Përgjini aty mbi varrin e hapur, ku është vendosë arkivoli me trupin e pajetë të Manjolës mban lutjen e  fundit. Dënesa dhe lot, pshertima dhimbjeje dëgjohen në turmë. Të gjithë vendosin lule mbi arkivol. Sa shumë lule! Lule ishte dhe vetë vajza e bukur e kampeve të internimit. Nëna Dolorez, i ka ulur sytë e përlotur mbi arkivol dhe përcjell dhimbjen. Leka, i ati vajzës, që ka përballuar situata të vështira në hetusinë  dhe burgjet e diktaturës, në kampet e internimit, dhe ka treguar karate te forte, arrin ta mbajë veten dhe përcjell tek pjesmarrësit e shumtë në varrim mesazhe falenderimi e mirësie. Pas varrimit familja shtroi drekën e fundit për Mnajolën!

Lamtumirë Manjola, vajza me karakter të fortë e kampeve të internimit! Shpirti në Paqë!

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, Lamtumire Manjola Mirakaj, libohova

ABEDIN MULOSMANI,VARGMAL I QËNDRESËS MBRETËRORE

June 5, 2013 by dgreca

Ne Foto: Naltmadhnia e tij Leka I dhe Abedin Mulosmani ulur në të djathtë/

Shkruan:Eugen SHEHU/

Nëpër malet e lartë të trevës dardane,shekujt që shkuan,derdhën stuhi rrebeshesh të pandalur.Në supe të bjeshkëve,ndiçuan sa e sa vetëtima gjigante,duke dashur të mposhtin qëndersën e fisnikëve dardanë.Por as stuhitë dhe as vetëtimat,nuk mund të ulnin kokën e malit që merrte krenari prej krenarisë dhe trimërisë së bijve të vet.Në këtë vargmal qëndrese,do të lindej e rritej edhe Abedin Mulosmani,më 5 maj të vitit 1938,në Fang të Bujanit,të Krasniqes.Ai do të sihte i vogël 3 vjeç, atëherë kur kullat e famshme të gjyshit të tij,do të goditeshin prej artilerisë italiane,vetëm e vetëm pse Mulosmanajt,patën marrë pjesë aktive në rrezistencën e 7 prillit duke kundërshtuar me armë në dorë pushtuesin italian.Goditja me artileri dhe aviacion i kullave të Binak Alisë,do të thoshte se pat filluar lufta e hapur midis një grushti burrash kreshnikë dhe mijëra ushtarëve italianë.Një urdhër i komandës së lartë italiane të pushtimit,( i lëshuar në korrikun e vitit 1941) në bajnë me dije se ; “të arrestohen menjëherë dhe në rast të mos dorëzimit të pushkatohen rebelët Male Shaban Mulosmanaj dhe Zenun Ali Mulosmanaj,si organizatorë të gjakderdhjes më 7 prill 1939 “.

Male Shaban Mulosmanaj,i jati i Abedinit,mbante mbi supet e veta,një histori të tërë luftërash e përpjekjesh për pavarsinë e trojeve etnike shqiptare.Kur ai ishte ende i ri dhe sapo kish nisur të qëllonte me pushkë,babanë vet Shabanin e rrethojnë  brekushet turke dhe duke luftuar 20-25 ushtarë me trimin e vetëm,mundin ta kapin ate të gjallë.I njohur për trimërinë e tij,si kundra serbëve ashtu edhe kundër turqve,dy ditë pasi ishte burgosur,nga Porta e lartë shkon në Gjakovë fermani që urdhëronte varjen në litar të Shabanit.Kështu në tetorin e vitit 1910,në pazarin e Gjakovës,vartet Shaban Mulosmani,duke përcjellë heroizmin dhe shpirtin atdhetar,ndër djemtë e tij.

Mal Shabani merr,pjesë aktive në veprimet luftarake të shpalljes së pavarsisë shqiptare e më tej,drejton çetën e Fangut,për të ruajtur Krasniqen prej veprimeve ankesioniste të Serbisë.Për merita të shquara të tij,në lëvizjen kombëtare shqiptare,në vitin 1924,me nismën e ministrit shqiptar të luftës,Mal Shabani,merr detyrën e togerit në ushtrinë tonë kombëtare.Në këtë detyrë,në çdo moment,do të spikasin së bashku edhe devocioni për atdheun,edhe besnikëria e paluatshme e birit të Krasniqes për Mbretin Zog.Janë të njohura trimëritë Male Shaban Mulosmanit,sidomos në ruajtjen e kufijve verilindorë të Shqipërisë,në kuadër të Rojës Kufitare Shqiptare.I paisur me cilësi të larta luftarake,i jati i Abedinit,me një grusht burrash gjakovarë,bëhet tmerr i formacioneve luftarake serbe e bullgare.Është kjo arsyeja që më 28 nëndorin e vitit 1937,Male Shabani dekorohet prej Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare,Mbretit ,Zogu i Parë.

Ashtu siç kemi përmendur edhe më lartë,kullat e Mulosmanajve,gjatë viteve 1924-1939,u kthyen në vatra bujare jo vetëm për Ahmet Zogun,por krejt mbështetësit e monarkisë shqiptare.Duke parë tek kjo monarki,ndryshimin e madh të Shqipërisë në kahjen amtare,Mulosmanajt u shndrruan në karakolle trimërore të Mbretërisë Shqiptare.”Kur Italia fashiste okupoi pabesësisht vendin tonë,më 7 prill 1939,mulosmanajt i qendruan besnik atdheut,kombit dhe mbretit dhe për të mos iu nënmshtruar këmishëzinjëve të Romës,emigruan në Sarajevë,si major Zemin Ali Mulosmanaj edhe toger Male Shaban Mulosmanaj,bashkë me familjet”.(Gazeta”Atdheu”e diel,23 shtator 2001 ).

Në janarin e vitit 1944,familja e Male Mulosmanit kthehet sërish në vendlindje,në Fang të Krasniqes,me shpresën e madhe për të jetuar përgjithmonë në atdhe.Por edhe aty nuk gjetën qetësi,ngase lufta vëllavrasëse kish nisur të luante tragjedinë e madhe të shqiptarëve.Male Mulosmanaj,u rreshtua që në ditët e para të janarit me forcat nacionalsite të Krasniqes,nisur nga ideja e madhe se “krushqia” e komunistëve të Tiranës me ata të Beogradit,sish tjetër veç një ogur i zi për Shqipërinë Etnike.Male Mulosmani,gjatë vitit 1944,në krye të 20-30 burrave të Krasniqes bënë çfarë është mundur,për fitimin e kufijve etnike shqiptare,sipas ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit.Dhe vërtet,krushqia midis Beogradit dhe Tiarnës,nuk do të zgjaste shumë.Mijërat e djelmoshave të Kosovës e Maqedonisë shqiptare të vrarë prej pushkës tradhëtarë komuniste serbosllave e shqiptare,e vërtetojnë këtë.Ndërkaq,për kullat e Mulosmanajve,me fitoren e “madhe” të nacionalçlirimtarëve,nuk do të kishite paqë.Bollshevikët e Tiranës e patën mohuar kuvendin emblematik të Lidhjes të Dytë të Prizërenit dhe u vërsulën si bisha kundër pishtarëve të këtyre ideve.Në marsin e vitit 1945,kulla e Male Mulosmanit digjet e tërë prej forcave kinse të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit,të cilat,në fakt u shndrruan në tmerr për popullin nacionalist të trevave veriore shqiptare.Nuk mundet të jetë kurrsesi e rastit,që në krye të këtyre forcave bolshevike, komandonin gjakpirësit Shevqet Peçi dhe Hysni Kapo.

Meqenëse Male Mulosmani ish rreshtuar në forcat e rezistencës antikomuniste shqiptare,pasi i djegin kullën,komunistët internojnë familjen e tij,në një fshat të largët të beratit.Këtu Abedini 7 vjeçar,ndonëse në kushte tejet të vështira,duke dëgjuar këshillat e nënës së vet,do të ulej në bangat e shkollës.Bollshevikët e arësimit,edhe në shkollë,do t’i krijojnë një gjendje gati të papërballueshme “armikut të popullit”.Por djaloshi shtatëvjeçar i mësuar të emigrojë që kur ishte 3 vjeçar,do të qëndronte kurdoherë i heshtur,ai do të mësonte abecenë e dashur,përmes shikimeve të egra të bashkëmoshtarëve të vet,të indoktrinuar prej sëmundjes kanceroze të kmunizmit.

Në vjeshtën e vitit 1946,vriten në përpjekje me forcat komuniste,majori i zogizmit Zenun Ali Mulosmani,ndërsa Male Shabani arrestohet i tradhëtuar.Sigurimi famëkeq  shqiptar,bën të gjitha përpjekjet që t’a kalojnë Malen në anën e vet,por ky i fundit mban një qëndrim të prerë e burrërorë deri në çastin e mbramë.Kur e panë se loja e tyre nuk eci,oficerë të lartë të sigurimit shqiptar,në bashkëpunim edhe me ata rusë,përgaditën vdekjen makabre të burrit të Krasniqes,në birrucat e burgut të Shkodrës,duke iu trembur gjykimit dhe kalimit në burg të tij,sepse ai mund të fliste mbi poshtërsitë komuniste për “reabilitimin” etij.Në këtë mënyrë,në dhjetorin e vitit 1948 në një mëngjes gjendet pa jetë,trupi i Male Shabanit,i cili hidhet diku,ngase trupi nuk mund t’i dorëzohej familjes.Pa i lajmëruar fare për këtë kob,bollshevikët e Tiranës,nën preteksin se Mulosmanajt mund të jenë të rrezikshëm,në Berat,i dërgojnë ata familjarisht në kështjellën e Tepelenës,në një ferr të vërtetë,të ndërtuar sipas modeleve të shpikura nga Stalini.Një tjetër kalvari të rëndë,do t’i nënshtrohej këtu Abedini,tanimë 10-11 vjeçar,ku pos leximit të librave,ku pos leximit të librave të shkollës do t’i duhej të punonte edhe disa orë në ditë për të siguruar bukën e gojës,që të mos mbetej barrë e familjes.Në verën e vitit 1951,duke përfituar nga një leje disa ditore për të shkuar tek disa të afërm në Berat,familjet male Shaban Mulosmanit dhe Çele Shaban Mulosmanit,duke marrë parasysh edhe jetën etyre të rrezikuar,i drejtohen kufirit me jugosllavinë dhe pas dy tri ditësh vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha,arrinë të lanë mbas shpinë ferrin  shqiptaro-bollshevik.Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë,janë ende sot,një sërë shkresash të titullarëve bolshevikë të asaj kohe,dërguar UDB-së jugosllave për ekstradimin e Mulosmanajve.Por fati i shpëtoi këtë radhë burrat dhe djemtë e Krasniqes.Pala jugosllave,për shkëmbimin  e tyre,ka pas kërkuar disa prej bashkëpuntorëve të vet,të cilët ishin vrarë në birucat e hetuesisë shqiptare,këtu dhe mjerimi i Mulosmanajve mori fund.

Pas disa muajsh të marrjes së mësimeve plotsuese,Abedin Mulosmani,në vitin 1952,rregjistrohet në gjimnazin e lartë të Gjakovës.Mbiemri i tij në Gjakovë e rrethina,thirrej tanimë me respekt të madh nga mësuesit dhe nxënësit.Ky fakt e detyronte Abedinin të mësojë pa u ndalur dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.Në verën e vitit 1958,dëftesa e notave të Abedin Mulosmanit do të dallohej ndër gjithë gjimanzistët e Gjakovës,sa për nota të larta aq edhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.Në vitet 1960-1963,Abedini punoi si arsimtar në Istog të Pejës.Në tri këto vite,ai do të lidhej me nxënësit e vet,më parë se me udhët e dijes,me ato shfaqje të mrrekullueshme të shqiptarizmës së tij.Dikur,ndërsa thirrej nga utoritetet serbe dhe i hiqej vërejtja,pse shumë po përmend historitë e motit të shqiptarëve,ai i përgjigjej se ajo ish histori e tyre dhe askush s’kish të drejtë t’ua mohonte.Ngase mabnte një qëndrim të tillë,për 4 vjet me radhë,nga institucionet arsimore të Beogradit,do t’i mohoej birit të Krasniqes,vazhdimi i fakultetit.Vetëm në vitin 1965,me ndërhyrjen e disa prej personaliteteve shqiptare të arësimit,në Prishtinë,Abedin Mulosmanit,iu lejua,vazhdimi i Univeristetit në Fakultetin Ekonomik.Edhe këtu,në dy vitet e para,Abedini do të arrije rrezulltate tejet të larta,duke bërë që personaliteti i tij,të mëshironte po aq sa vullnetin për dije,edhe dëshirën e lume për të begatuar sa më shumë tokat e kosovës kreshnike.Por gjithsesi,shqiptarët e ardhur nga shteti amë për arsye politike,gjendeshin kurdoherë të rrezikuar,prej dhunës psikologjike dhe fizike,serbosllavomaqedonase.Është kjo arsyeja që në vitin 1967,Organizata e Kombeve të Bashkuara,ndërmorri nismën për largimin e shumë azilantëve politikë të shteteve komuniste,e sidomos ata të ardhur nga shteti amë,drejt vendeve perëndimore.Kështu duke marrë parasysh edhe dëshirat e tyre,shteti Amerikan,hap dyert,si për shumë shqiptarë,edhe për mulosmanajt.Në nëntorin e vitit 1967,Abedini tanimë 29 vjeçar,me një formim të plotë intelektual,përballet me metropolin perëndimorë pa iu dridhur aspak qerpiku.Në fillim ai merret me lloj lloj punësh,për të patur mundësinë më tej,të ndjek rrugën e madhe të shqiptarizmës.Kështu në fillim të viteve 70-të,së bashku me dhjetra e dhjetra bashkëkombas të tij,nacionalist dhe mbretërorë,organizon një sërë tubimesh në Amerikë,në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve,që jetonin nën kthetrat e bolshevizmit në Shqipëri,si edhe nën dhunën  serbosllavomaqedonase në Kosovë e Maqedoninë shqiptare. Për dy vjet me radhë 1975-1977,Abedin Mulosmani është editor i gazetës “Atdheu” që dilte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Me frymën e tij luftarake,me realizimin në përshkrimin e kohrave,me guxim në demaskimin e ideologjisë bollshevike,Abedin Mulosmani,u shndrrua në simbol të rezistencës shqiptare për liri dhe demokraci në krejt trojet etnike shqiptare.Qartësia e mendimit dhe thirrja e hapur për t’u bashkuar në frontin kundër komunizmit,për të çprangosur bashkëatdhetarët e vet,bënë që të rritej së tepërmi autoriteti dhe respekti për birin e krasniqes,për nipin e legjendës  Binak Alisë.

Pikërisht në verën e vitit 1977,mbas disa ideve të publikuara prej tij,lidhur me periudhën e ndritur të Mbretërisë shqiptare,Abedin Mulosmani thirret në Spanjë prej NMT Leka i Parë.Do të mjaftonin aty dy vjet pune dhe veprimtarie të madhe antikomuniste dhe atdhetare,që biri i Krasniqes,të ngjitej (gusht 1979) në funksionin e Ministrit të Oborrit,Abedin Mulosmani nuk do t’i kushtohej punës në zyrat komode.I pasur me guxim dhe energji të mëdha,në pranverën e vitit 1978,për 4 muaj me radhë,Abedini do të qëndronte në një anije të vogël ushtarake fare pranë brigjeve shqiptare,duke nisur nëpër disa thas¨üe plasmasi mijëra e mijära trakte,nëpërmjet të cilave,njoftoheshin shqiptarët se ishin formuar Këshilli Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë Etnike,me në krye NMT Leka i Parë, dhe ku pos të tjerave,apelohej edhe kundër komunizmit enverian.E vërteta është se shteti shqiptar i asaj kohe,vuri në lëvizje forca të mëdha të rojeve bregdetare,për të rënë në gjurmët e kësaj anijeje,por asnjë grackë nuk mund të zërë burrin e Krasniqes.Ndërsa batalione të tëra ushtarësh,në vijën bregdetare Sarandë-Borsh,çdo mëngjez si në luftë kanë pritur traktet,i kanë mbledhur dhe djegur në fshehtësi,duke u trembur nëse do të binin në duart e popullit të thjeshtë,të prangosur në shpirt prej dogmave komuniste.Pas këtij akti,Abedin Mulosmani shkon në Spanjë dhe përgadit të tjera materiale propagandistike.Ai ka dhënë me dhjetra intervista nëpër radio,televizione dhe gazeta evropiane,duke iu bërë thirrje kombeve të qytetëruara,që të ndërhyjnë energjikisht dhe jo të bëjnë sehir,lidhur me dhinimin e të drejtave elementare të bashkëkombasve të vet në Kosovë,Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.Dhe sërish në vitet e mëpastajme,ai është shfaqur në brigjet e Adriatikut, hedhur trakte në gjuhë të pastër shqipe dhe duke i bërë thirrje të hapura bashkëatdhetarëve të vet për t’u ngritur me armë në dorë kundër klikës komuniste.Ndonëse lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit kishte ligjet e veta të hekurta,Abedin Mulosmani,nëpërmjet këtyre trakteve ( ku shpesh i rrezikohej jeta) donte të përcillte nëpër Europë,mesazhin e madh se komunizmi ishte shndrruar nga një shpresë,në një realitet të tmerrshëm për popullin e vet.E trembur prej ringjalljes së imazheve mbretërore,klika komuniste e Tiranës,ndërmori një varg aksionesh diplomatike kundër egzistencës së Oborrit Mbretëror Shqiptar.Ishin pikërisht këto lëvizje diplomatike të Tiranës dhe Beogradit,të cilat çuan në vitin 1979,në refuzimin e qeverisë Spanjolle për rezidencën e NMT Leka i Parë,në Mdrid.Edhe në këto momente tensioni të madh,Abedin Mulosmani nuk u përkul.Krejt besnikërisht ai përballoi diplomatikisht e fizikisht shpërnguljen e Oborrit Mbretërorë,i bindur se kjo ishte një tjetër grackë midis zbulimeve lindore,për të mbajtur peng NMT Leka i Parë,si edhe krejt lavdinë mbretërore shqiptare.Ai ishte plotësisht i bindur se me largimin e Oborrit tonë Mbretërorë nga Spanja,kërkohej t’i jepej një goditje e fortë veprimtarisë nacionaliste shqiptare,por koha që rodhi më pas vërtetoi të kundërtën.

Me t’u instaluar në Afrikën e Jugut,Ministri i Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani,nuk vonoi të shkëmbejë informacione ide dhe protesta me familje të tjera mbretërore,duke kërkuar ndihmën e këtyre të fundit,lidhur me përpjekjet diplomatike dhe propagandistike kundër qeverisë Spanjolle. Duhet të them se ende ajo masë ekstreme e marrë prej Madridit,mbetet ende njollë e zezë e vetë mbretërisë spanjolle.Vitet 80 të shekullit që lamë pas.,mbeten vite intensive të Abedin Mulosmanit,sa në rrafsh të veprimeve propagandistike kundër komunizmit në Shqipëri,aq edhe ate diplomatik për të zbuluar dhunën e egër fizike nda Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.

Natyrisht përmbysja e regjimit totalitar,në shtetin amë,në marsin e vitit 1992,do të përcillej përmes emocionesh të mëdha edhe në Oborrin Mbretëror,në Afrikën e Jugut.Qindra telegrame urimi mbërritën ato ditë prej besnikëve të monarkisë nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia shqiptare,Franca, Belgjika dhe Amerika,duke i kujtuar NMT Leka i Parë,se rrugët për në atdheun e tij të dahsur ishin hapur përgjithmonë.Gjatë viteve 1992-1993,Abedin Mulosmani u ndodh përballë problemeve të mëdha,për të sjellë në Shqipëri,Mbretin e ri,duke anashkaluar me urtësi dhe pjekuri një varg mentalitetesh shqiptare të indoktrinuara prej diktaturës pesë deceniesh.Do të desha tju sjell në ke¨to radhë,një prej prononcimeve të tij,në prillin e vitit 1997,në Tiarnë,kur Agjencia Telegrafike Shqiptare,iu drejtua burrit të Krasniqes,të fliste diçka për 7 prillin e vitit 1939,pos të tjerave,në këtë fjalë,Abedin Mulosmani do të kumtonte : “Më 6 prill 1939,Italia fashiste kishte paraqitur kërkesat ultimative për nënshtrimin pa luftë të Shqipërisë.Zugu i Parë dhe qeveria shqiptare,përpara këtij ultimatumi të shemtuar të një shteti aleat,kishte dy rrugë : pranimin e ultimatumit dhe deklarimin e luftës kundër pushtuesit.Ai thirri Parlamentin,i parqiti qëndrimin e tij kundër këtij ultimatumi,gjë që parlamenti e miratoi njëzëri dhe kështu zgjodhën rrugën e nderit,që nuk mund të shmangte disfatën,mirëpo,shpëtonte nderin dhe krenarinë kombëtare”. ( Nga  fjala e  z.Abedin  Mulosmani i  dhënë  ATSH,  dt, 6 prill 1997 ).

Në turrin e madh veri jug,që NMT Leka i Parë,organizoi në pranverën e vitit 1997,shkëlqeu veç të tjerave,fjala dhe mendimi i pjekur i Ministrit të Oborrit Mbretërorë,Abedin Mulosmani.Kryemotivi i ligjërimeve të tij,nga Delvina në Koplik,nga Zerqani në Himarë,ishin fjalët paqë,bashkim,vllazërim. Rrebeshet e duartrokitjeve nuk do të pushonin sigurisht,kur në fund të çdo ligjerate,ai do të përmendete me veneracion lirinë e krejt trevave etnike shqiptare.Mendimi i tij për Shqipërinë Etnike,jo vetëm nuk do të zbehej,por gjithmonë e më shumë do të ndrinte nëpër çdo situatë.Në çdo moment,kur evokonte të kaluarën e familjes mbretërore,Abedin Mulosmani,në mënyrë të qartë,u kujtonte bashkëbiseduesve të vet,se lëvizja lineare e kohës,jo vetëm që nuk e zbehte shkëlqimin e Monarkisë Shqiptare,por përkundrazi ftonte rilindjen e asaj epoke të madhe në historinë tonë.E shoh të udhës,të nënvizojë këtë shkrim,dy tri pasazhe të fjalës së Ministrit të Oborrit mbretëror,në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretit Zogu i Parë.

“Më 9 prill të vitit 1961,Zogu i Parë,ndërroi jetë në Paris të Francës dhe ai la për trashëgimtar të Dinastisë Zogiste,birin e tij,NMT Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve,i cili po ate ditë bëri betimin dhe mori mbi supet e tija barrën e rëndë të legjitimitetit të Monarkisë Shqiptare sipas Kushtetutës së vitit 1928, e cila në mënyrë të pakontestueshme shpreh dhe ruan Legjitimitetin dhe vullnetin e Kombit brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë politike,duke ja kushtuar jetën e tij Shqipërisë Etnike mirëqenies dhe të ardhmes,si dhe lumturisë së popullit shqiptar,për të qenë Zot dhe krenar në trojet e tyre Iliro-Dardane.Sovrani Ynë August,Mbreti Leka i Parë,duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën Kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe duke parë rreziqet që u kërcënohen trojeve tona etnike, apelon për vigjilencë dhe kujdes për t’iu ruajtur rrezikut të marrjes së Qeverisë nga forcat e vjetra komuniste,duke u bërë thirrje mbarë bashkëkombasve,të mbështesin Lidhjen e Djathtë Shqiptare si edhe të gjitha forcat e djathta demokratike,për një mirëkuptim kombëtar në mesin e tyre.Gjendja e vajtueshme që po kalojnë motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë,mal të Zi dhe Maqedoni,si edhe në çamërinë martire,duhet të jetë  preokupim kryesorë i yni.Ky ka qenë qëndrimi i Mbretit Zog i parë,gjatë epokës zogiste në Atdhe,dhe gjatë viteve të mërgimit,dhe ky ka qenë dhe është aktualisht ideali dhe përkushtimi i NMT Mbreti Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve.

Duke përfunduar,ju shpreh kënaqësinë dhe përgëzimet më të sinqerta për këtë jubile të 100 vjetorit të Mbretit Zog i Parë,dhe ju sjell edhe njëherë përgëzimet dhe përshëndetjet më vëllezërore të NMT Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve.

Rroftë Shqipëria Etnike dhe rroftë populli shqiptar !

( Gazeta  “ Atdheu “ – Tiranë më 14 – 10 – 1998 ).

Hallet,vështirësitë e jetës,veprimtaria e përditshme intensive,do ta lodhnin zemrën bujare të Abedin Mulosmanit.Por për turp të historisë,ate do ta lodhte së tepërmi edhe një vendim i organeve gjyqësore shqiptare ( në duart e bollshevikëve të rinj shqiptarë) të cilët duke ecur në gjurmët e etërve,nëpërmjet një gjyqi farsë, e dënojnë në mungesë Ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar,për kinse pjesmarrje në kryengritje të armatosur.Birin e kullës së famshme të Binak Alisë,të asaj kulle që u kriste ksulën shkijeve,që e rrethuan e dogjën turqit,që e bombarduan italianët,që i vunë dinamitit komunistët e Tiranës ,tanimë e kërkojnë ta prangosin,eurosocialistët,bashkëkombas të vet.

Por burri i Krasniqes nuk është friguar aspak.Ai sërish është bërë gati për  marrshim,si ushtar i mirë i Shqipërisë Etnike,ai është nisur,por vdekja se ka lënëAjo ka marrë në gjoks të saj të zi,personalitetin e paepur të lëvizjes mbertërore dhe legaliste në Shqipëri e diasporë,duke lënë në pikëllim reshtat e gjatë të mbretërorëve,të gatshëm të sakrifikohen për lirinë e trojeve etnike të tyre.

Bern-Zvicër

Filed Under: Komente Tagged With: Abedin Mulosmani, Eugen Shehu, Naltmadhnia Lek I

“LUTJET E MËNGJESIT” DHE “MYSAFIRI” I PAFTUAR

June 5, 2013 by dgreca

Shkruan: Fadil LUSHI/

Lexuesit e mi të nderuar do të më ndjejnë nëse titullit të vështrimit tim të radhës do t’i bëj një retrospektivë të shkurtër, me qëllim që t’i ndërtoj një lidhje logjike me përditshmërinë tonë. Unë që kam këtë moshë mentale e fizike, gjithsesi se kam leken që të respektoj institucionin ‘mendim ndryshe’ dhe rrjedhimisht të ndërroj mendje…, por jo edhe veset, lëkurën e huqet. Retrospektiva e shkurtër e titullit të këtij opinioni a vështrimi gazetaresk mund të ketë këtë shpjegim: “Thonë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjegjësisht në Uashington, të martën e parë të muajit shkurt, në hotelin Hilton organizohet për çdo vit ceremonia a takimi tradicional “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve-National Prayer Breakfast” (që nga viti 1980, mbështetur a me një vendim të Kongresit Amerikan nga viti 1970), ku marrin pjesë shtetas, diplomatë, kryeministra, presidentë nga më shumë se 100 vende të botës. Bartës i këtij evenimenti është presidenti i shtetit…, ndonëse  në këto aktivitete nuk përfshihet drejtpërdrejt Shtëpia e Bardhë. Historia thotë se ideator i këtij evenimenti është norvegjezi Abraham Vereide, përndryshe pastor i kishës protestante, i cili në moshën 21-vjeçare ishte shpërngulur në Amerikë”!

Në ceremoninë a takimin e parë të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve (të atij moti) liderët politikë kishin diskutuar çështje të moralit të denigruar amerikan, papunësinë, ndërgjegjen nacionale, korrupsionin, si dhe çështje të tjera sociale. Në vitet e mëvonshme, në këtë eveniment u nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe burrështetasit e Gadishullit Ilirik. “Ndoshta” pjesëmarrja e tyre është një përvojë më shumë për ta si dhe për qytetarët që i përfaqësojnë. Në një përvojë të tillë u përfshi edhe Republika e Kosovës respektivisht kryeqendra e saj. Kjo u konceptua si “Lutjet e Mëngjesit” (!??)…, ku morën pjesë liderë partiakë, presidentja e Kosovës, prijësit e komuniteteve fetare, kongresistë amerikanë, biznesmenë kosovarë dhe mysafirë të  tjerë. Në “Lutjet e Mëngjesit”, mori fjalën edhe kryetarja Atifete Jahjaga, e cila tha edhe këto: “Kosova sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Është model se si funksionon një shtet shumetnik dhe si shembull konkret se si diversiteti është vlerë e një shoqërie…” Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha: “Me marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk ka humbës. Me të fitoi paqja, fituan popujt e të dyja vendeve, fitoi Kosova, fitoi Serbia, fitoi rajoni, fitoi BE-ja, investimi i saj…“ (!??)

Këto prononcime “nuk ka njeri që do t’i kontestojë”. Se në kuadër të evenimentit në fjalë (nuk) u organizuan lutjet e mirëfillta, mua nuk më jepet e drejta që ta diskutoj a së fundi edhe ta hetoj, aq më tepër kur ke parasysh se evenimenti në fjalë ishte një kopje tërësisht e zbehtë, e dalë nga “Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare” (amerikane). Se në “Lutjet e Mëngjesit të Prishtinës” (dyditore),  (nuk) u prek a nuk u llafos fenomeni i tolerancës ndërfetare te shqiptarët, edhe kjo nuk më vë në “siklet”…, se në “Lutjet e Mëngjesit” nuk u prek çështja e varfërisë tej mase që ka zaptuar gati çdo qytetar të Kosovës, edhe kjo nuk do të na “interesojë”, por ama të mos i kthehesh “logjikës së retorikes” të kryeministrit, do ishte vërtet jokorrekte. Në gjithë atë “fjalim a lutje” të mos prekësh çështjen e të humburve kosovarë, është jashtë çdo logjike të  shëndoshë…, të mos përmendësh shpirtrat e njerëzve të cilët Kosovës ia sollën lirinë e munguar, është njësoj sikur të bësh namaz pa avdes…, të mos thuash asnjë fjalë apo edhe të mos bësh një lutje paksa më të veçantë për nënat kosovare, është njësoj sikur të thuash se ato nëna më kot (sot e kësaj dite të Perëndisë) bredhin maleve të Kosovës, në kërkim të një guri për një varr të humbur të birit a bijës së saj…!? Të mos thuash asnjë fjalë a të mos bësh një dua për ushtarakun, i cili mundohet të lëvizë me ndihmën e patericave (të dhuruara nga një organizatë bamirëse a edhe joqeveritare), është njësoj sikur t’i thuash: “ç’të të bëjmë se ke lindur i dehur dhe i marrë”. (!???)

A mos vallë në “agjendën” e kësaj “Lutjeje të Mëngjesit” të Prishtinës nuk kishte vend të diskutohet problemi i papunësisë, çështja e ekonomisë kosovare, që të duket si një i sëmurë që nuk kurohet dot kollaj. Pse në atë “Lutje Mëngjesi” nuk u tha një llaf serioz për korrupsionin që është ulur ashtu këmbëkryq dhe rehatshëm në çdo cep të Kosovës…, pse nuk u tha asnjë fjalë për ca politikanë të korruptuar dhe për moralizimet e tyre të mërzitshme, të kota dhe mbi të gjitha të thata! Po, të nderuar lexues, këto fjalë thuhen troç çdo mot në “Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të SHBA-ve”… dhe, nëse kjo është e vërtetë, atëherë ç’i duhet ky shtrembërim “Mëngjesit” të Prishtinës, aq më tepër nëse ke parasysh se ky “është një shembull” i bartur nga kultura amerikane! (ky shembull a  kjo kopje nuk të bën vetvetja, nuk të bën as amerikan e as evropian…, nuk të bën të mençur, thjesht të detyron të ndërrosh lëkurën, fytyrën, mendjen e bajrakun). Në instancë të fundit, a mos vallë, kështu siç u organizua ky ‘Mëngjes’, nuk është një gënjeshtër e radhës e politikanëve, a nuk është iluzion a edhe produkt i një zhgënjimi për qytetarët e rëndomtë të Kosovës… pse vallë në ditën e “Lutjeve të Mëngjesit” nuk u “dëgjua” së paku një gjysmë fjale për shqiptarët e Luginës, a edhe një çerek fjale për shqiptarët e Malit të Zi dhe atyre të Maqedonisë!?… Ç’u duhej njerëzve të atij evenimenti ta çarmatosin (pa)përgjegjësinë, qoftë individuale a kolektive… Ç’u duhej të çarmatosen nga historia dhe trashëgimia e tyre… A mos vallë rendi i ditës i kësaj ceremonie ishte shkruar në “defterin e bakallit nga Tavuk Bahçeja” e Prishtinës!??… A mos vallë prezenca e politikanëve dhe biznesmenëve kosovarë duhej të kuptohej vetëm si çallën, apo edhe si një rast i veçantë në jetën e tyre, për t’u takuar e për t’u fotografuar me politikanë a edhe me kongresistë amerikanë dhe…,  hiç tjetër.

A mos vallë ky eveniment për ca politikanë kosovarë (hiq mënjanë ata të Vetëvendosjes) (nuk) ishte një rast i veçantë që duke tundur “tespihet” të llafosin  folkpatriotizmin, provincializmin dhe politikën e tyre katundareske. Një politikan kosovar gjegjësisht një opozitar i rebeluar disa kohë më pare kishte mëtuar të merret me teologji. Pos të tjerash kishte parafrazuar historinë e krijimit të natyrës si dhe  historinë e Havës dhe Ademit!? Kishte parashtruar pyetjen se pse Perëndia ca njerëzve u “dha” varfërinë e ca të tjerëve pasurinë e mendjes. Miqtë e tij thonë se asnjëherë nuk mori përgjigje nga që kundërshtarët e kishin vënë në gjumë…, gabimisht i kishin dhënë ujë të ftoftë për mendjen e tij të vakët!?

 

 

 

Filed Under: Komente, Opinion Tagged With: Fadil Lushi, Lutjet e Mengjesit, mysafiri i paftuar

KËNDVËSHTRIMI I SOTËM SI REFLEKSION PËR NGJARJEN HISTORIKE TË LUFTËS SË VLORËS, 1920

June 5, 2013 by dgreca

Në rrafshin historik flasin faktet/

Nga Albert HABAZAJ/ Studiues*/

Lufta e Vlorës shpërtheu e mbushur edhe me flakën e zemërimit popullor të kryengritjes së Kurbinit (shtator 1906 – maj 1907) kryengritjeve të kundërosmane të v. 1909 (maj – tetor), të valës tjetër kundërosmane të v.1910, të furisë kundërosmane  me kryengritjen e Malësisë së Madhe që filloi më 23 mars 1911, të ortekut të kryengritjes së përgjithshme kumdërosmane të v. 1912, sikurse edhe  me valën e zemërimit të ligjshëm popullor nga Lufta tremujore për Janinën nga vjeshta e v. 1912 deri më 6 mars 1913, kur Janina shqiptare ra në duart e ushtrisë greke, kryendritjes kundërserbe të shtatorit 1913, kryengritjeve të v. 1914 – 1915 në Kosovë, të kryengritjes së dibrës (nëntor 1917 – shkurt 1918, kryengritjes legjendare të Rrafshit të Dukagjinit (1919). Në këto kryengritje shkëlqeu mjeshtëria e të luftuarit shqiptarisht për Atdhe e strategëve popullorë Isë Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Elez Isufi, Ded Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Çerçiz Topulli, Idriz Seferi, Themistokli Gërmenji, Sali Butka, Muharrem Rushiti, Azem Galica, trimëresha si Tringë Smajlja (e Grudës) Norë Luli (e Hotit), Shota (Qerime Galica) dhe udhëheqës të tjerë të të qëndresës së armatosur të popullsisë shqiptare të  Veriut e të Jugut kundër ekspeditave të rënda ndëshkuese ushtarake osmane, bullgare, greke, serbe, malazeze, austrohungareze, italiane. Këto kryengritje përgatitën truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga burrat e kombit kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora. Dhe kur i humbën betejat shqiptarët nuk e ulën kokën, nuk u nënshtruan, se luftonin në të drejtë të tyre dhe u ngritën përsësi në këmbë, si dikur Araniti e Gjergj Kastriot Skënderbeu i Motit të Madh Arbëror. Kurorëzimi i dufit dhe dëshirave të larta liridashëse të shqiptarëve erdhi si Dafinë Lavdie, në Vlorën e asaj vere të Njëzetës,  kur kastërnipërit e Pirro Mollosit  dhe stërnipërit e Skënderbeut “e balosën bajlozin e zi të detit…”. LV shpërtheu kur 20 vjeçari i parë i shek. XX po i linte stafetën një periudhe  më të thukët shqiptare, siç është fakti i pranimit të Shqipërisë anëtare në Lidhjen e Kombeve, më 17 dhjetor 1920; kur po  ravijëzoheshin përpjekjet për demokratizimin dhe stabilizimin e shtetit shqiptar; ndërkohë që situata në rajon ishte e turbullt. Qielli ballkanik ishte i ngarkuar me re e suferinë dhe fuçisë ballkanike akoma nuk i kishte ikur era e barutit nga Lpb e Lidhjes Ballkanike (tetor 1912 – maj 1913), kundër Perandorisë Osmane, nga Ldb (29 qershor 1913 – 31 korrik 1913), ku Bullgaria sulmoi Greqinë dhe Serbinë, por humbi. LV ishte pararendëse frymëzuese për shqiptarët që në korrik të v. 1920 filluan luftimet dy mujore kundër ndërhyrje së armatosur jugosllave në Koplik dhe në 14 gusht të po atij viti filluan luftën kundër pushtuesve jugosllavë në Peshkopi. LV shpërtheu se, edhe pse gjatë LPB Shqipëria nuk kishte qenë shtet ndërluftues (por asnjanës), Italia imperialiste, duke abuzuar me statusit e të madhit dhe më tej duke shpërdoruar ekstremisht të qenit një nga pesë FM fituese të LPB, i theu rregullat e lojës dhe kishte pretendime aneksioniste, gjë që u duk qysh me zbarkimet militare, me armatimet më të sofistikuara të kohës, për ta bërë Vlorën e rrethinat plasdarmë të sajën në Adriatik, Jon, në Mesdhe.  Nga historia marrim një tabelë kronologjike, nga e cila telegrafisht nxjerrim këtë hartë kronologjike të ngjarjeve që fokusuan Vlorën: Më 25 dhjetor  1914 Italia pushtoi Vlorën, ndërsa qeveria greke qysh më 27 tetor të atij viti shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut e tre ditë më vonë, më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin. Më shtator – tetor 1916 ushtritë italiane pushtuan Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin. Ndizet një fitil në tetor të atij viti: Ushtritë franceze pushtuan Korçën, por më 10 dhjetor formohet Krahina autonome shqiptare e Korçës. Fillojnë pazaret me lojërat e fëlliqura më 23 janar 1917, kur pushtuesit austro – hungarezë shpallën “autonominë” e Shqipërisë nën protektoratin e tyre. Hidhet topi tek pushtuesit italianë që më 3 qershor të atij viti shpallën “autonominë” e Shqipërisë nën “mbrojtjen” italiane, duke pushtuar dy muaj më vonë, në gusht dhe Çamërinë. Më 28. 11. 1918 në Vlorë u zhvillua një protestë antiimperialiste, ndërkohë që LPB përfundoi, siç dihet, më 11 nëntor, vetëm dy javë më parë (kishte filluar që më 4  gusht 1914). Më 29 korrik 1919 kemi marrëveshjen famëkeqe Tittoni- Venizellos për ndarjen e Shqipërisë dhe përkrahjen e pretendimeve të njëri – tjetrit para Konferencës së Paqes, për të dalë atje me një gjuhë të përbashkët[1]. Traktati i zi i ministrit italian të Punëve të Jashtme Tomasso Tittoni  me kryeministrin grek Eleftherios Venizelos u pasua me marrëveshjen kapitulluese të 20 gushtit midis qeverisë së Durrësit dhe qeverisë italiane, që sillnin rreziqe për të ardhmen e vendit. Për diplomacinë e Romës dhe vetë kryeministrin F. Niti, kishte rëndësi kryesisht zotërimi i Vlorës nga Italia dhe nuk u bënte përshtypje që po loznin ortakërinë me fqinjët grabitqarë ballkanikë që donin ta bënin Shqipërinë “copa- copa, sikur s’ka njeri”. Në Shqipëri përmbajtja e marrëveshjes, që Roma dhe Athina, verbuar nga lakmitë pushuese, e cilësuan “triumf”, bëri përshtypje të thellë dhe tronditi qarqet atdhetare. Rrebeshi i zemëratës popullore u shfaq në manifestimet antiimperialiste, të zhvilluara në mbarë vendin, veçanërisht në Vlorë, ditën simbolike të Pavarësisë, më 28. 11. 1919. Memorandumi i SHBA-së, Anglisë dhe Francës që cenonte tërësinë tokësore të Shqipërisë mban datën 9 dhjetor 1919 nuk mund të paraqitej pa gatishmërinë e përfaqësuesit të Uashingtonit për t’i njohur Italisë “të drejtën për zotërimin e portit të Vlorës” që në prill të ‘19 – ës dhe më “ dorëlëshuar” akoma në kurriz të Shqipërisë më shtator të atij viti, kur amerikanët “ pranuan që sovraniteti Italian të shtrihej mbi të gjithë krahinën e Vlorës”[2]!!! Viti 1920 agoi tronditshëm e më i zi për shqiptarët. Më 13 janar 1920 u bë kompromisi i FM në KP për copëtimin e Shqipërisë. Kompromisi anglo – franko – italian i 13 – 14 janarit për copëtimin e Shqipërisë midis tre shteteve fqinje ngriti peshë shtresat e ndryshme të popullit dhe qarqet atdhetare radikale. “Flet një komb mijra vjeçarësh/ moj, Evropë, që na preve!” – regjistron EH me këngën që ndezte zemrat për zjarr shqiptarie, duke kujtuar dhe mesazhin me thuprat në porosinë skënderbejane për bashkim. President amerikan U. Uillson e hodhi poshtë këtë pazar matrapazësh, duke deklaruar prerazi se “nuk do të pranonte asnjë plan që do t’i jepte Jugosllavisë një kompesim tokësor në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që kësaj do t’i merrej gjetiu”[3].. Por “kishin pjellë ato nëna/ kishin pjellë e bërë drëra”- thotë kënga. Trimëria kur ka në krahë dijen e kulturën- shpirtin e Mëmëdheut, e ngre përsëri në këmbë Atdheun e rrëzuar. Çelet një dritare atdhetarie, nga ku shqiptarët gjejnë busullën e udhëtimit kombëtar. U hap Kongresi  Kombëtar i Lushnjës më 21 janar, punimet nisëm më dt. 28 dhe vijuan deri më 31 janar. Më 11 shkurt u vendos në Tiranë qeveria që doli nga KKL dhe Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë. Më 11 mars Shkodra bashkohet me qeverinë e Tiranës, më 26 maj Korça, ndërkohë që gjatë prillit 1920 formohet KMK, i cili, edhe me mbështetjen e qeverisë së Tiranës, do të drejtonte denjësisht LV, e cila, kushtëzuar edhe nga rrethanat e jashtme, ndikuar edhe nga faktori i brendshëm, do të shpërthente pashmangshmërisht. Më 28 maj u nënshkrua protokolli  shqiptaro – grek i Kapshticës, ku, edhe pse kryeministri grek iu përgjigj negativisht kërkesës për ndihmë në “aksionin e Shqipërisë kundër pranisë së italianëve në Vlorë”, nga nënshkruesit Josif Koçi i qeverisë së Tiranës dhe guvernatori i përgjithshëm i Epirit Kalevras u kuptua se Athina nuk do ta shfrytëzonte luftën e armatosur me italianët, për t’u rënë shqiptarëve prapa krahëve e për të ndërmarrë ndonjë sulm mbi Gjirokastrën, gjë që i shqetësonte shumë shqiptarët.

Dështuan dhe bisedimet diplomatike të imzot Luigj Bumçit, ish – kryetar i delegacionit shqiptar në KP dhe tani anëtar i këshillit të Lartë me ministrin e Jashtëm Italian, Karlo Sforcën në takimin që patën për Çështjen e Vlorës. Përgjigja mohuese se Vlora përbënte “një pikëmbështeteje të politikës italiane”, s’kishte rrugë tjetër për palën mbrojtëse veç zgjidhjes me armë të së drejtës tokësore, pronësore e kombëtare. Deri këtu EHLV nuk na jep informacion, ndoshta shkalla dhe mundësia e njohjes, apo niveli arsimor i krijuesve të folklorit nuk mund t’i kapte këto probleme, se ata nuk dinin, nuk kishin njohuri për këto zhvillime diplomatioke e politike të FM apo dhe të qeverisë së Tiranës apo pak u interesonte atyre, shumica e të cilëve ishin banorë të pashkolluar e me mentalitet rural. Më 29 maj 1920 u mbajt kuvendi i Barçallasë (Vlorë).

Këtu kthen faqja e historisë. Këtu hapet sipari i lavdisë për bijtë e vendit të shqipeve. Gurgullima e EHLV, si rrallë herë më parë shpërthen me gjithë shkëlqimin e kulluar të gurrës popullore.  Më 3 qershor KMK, i dorëzon komandës së ushtrive italiane në Vlorë Ultimatumin. Më 5 qershor filloi lufta e Vlorës. Më 6 u asgjësua disa përqëndrime trupash italiane në Vlorë. Më 11 filluan luftimet për çlirimin e qytetit të Vlorës. Më 12 qershor u zhvilluan në qytetet e Italisë manifestime kundër luftës imperialiste në Vlorë, ndërsa të nesërmen, më 13 qershor Avni Rustemi vrau në Paris Esat pashë Toptanin, kurse më 21 qershor  u dorëzua garnizoni italian i Tepelenës. Më 2 gusht u nënshkrua Protokolli shqiptaro – italian, me të cilin Italia njohu pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, ndërsa më 17 gusht forcat shqiptare hyjnë në qytetin e çliruar të Vlorës. Më 3 shtator u festua fitorja e LV dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Kënga “Nuk e bëjmë kabull na,/ Të jemi për nën – ë botë,/ Ne kala përmbi kala,/ Historia ashtu thotë”  është thurur e kënduar nga Mato Hasani më 3 shtator 1920, ditën e fitores, në shesh të Flamurit.  Xha Matua, i lindur në Brataj, më 12 dhjetor 1866, është dhe vëllai i madh i xha Selimit të Brate, siç e quan Dritëroi.  Ai ka marrë pjesë në kryengritjet antiosmane të viteve 1911-’12; në mbrojtje të qeverisë së Vlorës me armë dhe këngë; në epopenë e Njëzetës, në krah të Osmën Haxhiut e Halim Xhelos me shokë; ndihmoi djemtë e vashat kundër pushtimit  fashist të ’39-ës, se ishte i moshuar; mbas Çlirimit mbajti qëndrim burrëror, përparimtar e vizionar. Ka thurur mbi 200 këngë dhe 40 valle. Nga kontributi i tij njihet në Labëri “kënga dhe vallja Mato Hasançe”, e cila bën akoma jetë folkorike.  Luftëtari dhe këngëtori Mato Hasani respektohet  për kontribut të shquar në zhvillimin e traditave krijuese, kulturore e zakonore, si një vjershëtor i spikatur i krijimtarisë popullore e humorit në trevën e Labërisë e më gjerë. Tablo të gjalla, tablo të pasura na sjell EHLV me saktësi deri në imtësira e detaje, që asaj i pëlqejnë t’i rrok në gjirin e saj brilant. Tablo të tilla nuk janë të stisura, ato janë dëshmi jetësore, vlera madhore të një kombi dhe të një populli të tërë që për busull kemi fjalët e Naimit tonë: “Tek është vëllazërija/ atje është është Perëndija”.

L V tregoi se edhe Perandoria e re Romake, sikurse Perandoria e vjetër Osmane, nuk ishte e paprekshme, e pacenueshme, e pamundur për t’u shporrur, për t’u turpëruar me turp mbuluar. Në vijimësi kemi paraqitur se si forcat vullnetare, trupat kombëtare po përparonin nga Tepelena, Gjormi, Kota, Llogoraja, Kanina, Vreshtat e Mëdha, Babica, qafat e Ullijve, qafa e Koçiut, Vlora, Skela, ku forcat e LV po bluanin ç’ kishte mbetur nga ushtria kapitullante, e pakësuar numerikisht dhe e demoralizuar. Forcat e LV ishin inferiore në numër, por shumë më superiore në njohjen e terrenit. Në  librin “Historia e Artit Ushtarak Botëror” është dhe ky ky paragraf i shkruar për ushtrinë italiane, e cila “kishte përgatitje të dobët për luftë në kushtet e terrenit malor, si rrjedhim në këtë teatër veprimet luftarake morën mjenjëherë karakter pozicional”[4]. Gjithashtu, marrim informacion se që në mbrojtjen e Sevastopolit, para se të binte, (tetor 1854 – shtator 1855) gjatë  Luftës së Krimesë, (1853 – 1856)  është përdorur me sukses fortifikimi xhenjer fushor dhe organizimi i mbrojtjes së thellë, ku filloi aplikimi i metodave pozicionale të zhvillimit të luftës. Për të lehtësuar manovrën dhe komunikimin këmbësorët shfrytëzonin strehimet, krijonin për vete grumbuj dheu (ledhe për t’u mbrojtur) e çerdhe pushkatare. Këto çerdhe u lidhën me njëra – tjetrën, duke formuar kështu ndërtimin e ri xhenier, llogoren pushkatare. Përveç  kundërsulme të herpashershme, u përdorën në shkallë të gjerë edhe sulmet e befasishme, sidomos natën me reparte të vogla në pozicionete e armikut, të cilat në disa raste  patën shumë sukses, duke e detyruar armikun t’i linte pozicionet e zëna çetave të organizuara luftarake. Po kështu përvoja e Garibaldit, nëmesin e shek. XIX, sidomos me lavdinë që fitoi në Palermo, me mësymjen e guximshme, me sulme të guximshme, energjike e manovrime të shpejta, me ndërthurjen mjeshtërore të veprimeve luftarake mbrojtëse me ato mësymëse, me bashkëveprimin e trupave vullnetare me popullatën brenda në qytet, na njeh me përvoja të luftrave të drejta në botë, të cilat lehtësojnë dhe shpejtojnë fitoren. Metoda e analogjisë na ndihmon të heqim paralele ngjashmërie të këtyre superluftrave titanike e shumë të tjerave me luftën heroike të popullit tonë të vogël. Nuk jemi vetëm ne që kemi luftuar, nuk jemi vetëm ne që jemi pushtuar, nuk jemi vetëm ne që kemi heronj, nuk jemi vetëm ne që u këndojmë trimave. Edhe vendet e tjerë të botës kanë luftuar e janë pushtuar, u kanë kënduar trimave të tyre dhe e kanë të shenjtë kujtimin e të rënëve. Pra, shqiparët janë banorë të vendit të tyre në rajon, në siujdhesë, në continent e në botë si gjithë banorët e tjerë përqark nesh, si gjithë popujt e tjerë, me dritat tona historike dhe patjetër me hijet tona historike. Sipas  HAUB, vetëm në LPB morëm pjesë 36 shtete, numri i përgjithshëm i forcave të armatosura arriti 70 milionë vetë, 12 % e të gjithë popullsisë së shteteve  më të mëdha kapitaliste në luftë dhe zgjati 4 vjet e 3 muaj e 3 muaj e gjysmë. Humbjet e përgjithshme gjatë luftës arritën 10 milionë të vrarë dhe 20 milionë të plagosur. Historia na mëson se LPB pati shumë pasoja edhe për shtetin shqiptar që sapo kishte fituar pavarësinë, por që ende s’ishte konsoliduar politikisht. Nga njëra anë të dy blloqet ndërluftuese u përpoqën ta përdorninShqipërinë me pozitën e saj të favorshme gjeostrategjike, si object të planeve të tyre luftarake e politike, nga ana tjetër, shtetet fqinjë që lakmonin tokat tona, u munduan të shfrytëzonin kushtet q ëu kijoi lufta. Që në prag të luftës Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, në dhjetor 1914 Italia pushtoi Vlorë, gjatë v. 1915 trupat serbe dhe malazeze hynë në Shqiërinë Veriore dhe në atë Qendrore. Në fillim të v. 1916, si rezultat i disfatës serbe  në frontin ballkanik, ushtritë austro – hungareze, në ndjekje të tyre, hynë në Shqipëri, ndërsa më vonë ushtritë franceze dhe italiane pushtuan Shqipërinë e Jugut. Në këtë mënyrë Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte imperialiste, duke i sjellë vendit shkatërrime të mëdha. Në fillim të v. 1917 e deri nga mbarimi i LPB fronti ndërmjet dy blloqeev për territorin tonë kalonte përafërsisht në vijën: Vlorë – Berat – Pogradec. Lëvizja kombëtare shqiptare, duke kuptuar mirë qëllimet grabitqare të të dy blloqeve imperialiste ndaj vendit tonë, mbajti qëndrim asnjanës. U bënë përpjekje të mëdha për anullimin e TFL, sidomos pas denoncimit që i bëri Lenini më 1917 me botimin public të përmbajtjes së tij dhe mbështetje së fuqishme të Uillsonit ndaj zgjidhjes së çështjes shqiptare në tërësi. Lufta  për sigurimin e lirisë, të pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të vendit mori përpjestime të gjera nga Vlora, Shkodra, Dibra e gjithandej. Në LV u përdorën nga forcat pushtuese për herë të parë lloje të reja armësh dhe mjetesh luftarake për kohën si aviacioni, tanket etj.

Disfata kritike e Kotës ishte turpërim për ata, që vinin të blinduar dhe të armatosur gjer në dhëmbë. Nga rrëfimet e bashkëkohësve dhe më moshatarëve të mundshëm që kemi marrë informacionet e nevojshme për plotësimin e strukturës historike dhe folklorike të kësaj ngjarjeje, sidomos nga libri “Lufta e Vlorës në kujtimet e mia” i Gani Iljaz Abazit, (që është nga më autentikët, sepse autori ka luftuar dhe ka shkruar drejtpërdrejtë nga fronti i Luftës, si korespodent i gazetës “Drita” që botohej në atë periudhë në Gjirokastër nga Veli Harshova, sepse qe edhe mësues dhe shoqërues i Kryqit të Kuq Amerikan dhe gazetarët), kujtesa regjistron fakte të panjohura më parë, ose të njohura pjesërisht. Edhe nga ai botim mësojmë se peshën kryesore të luftës e mbajtën fshatarët e lumit të Vlorës e Labërisë, sepse ishin pikërisht hapësirat, trojet, vatrat e tyre që pushtoi armiku. Mësojmë gjithashtu se jo më pak kontribuan krahinat e tjera jo labe; se vullnetarët që vinin edhe nga treva të tjera shqiptare si Berati e Skrapari, Korça e Kolonja, Elbasani e Kavaja, Tirana e Durrësi, krahas gjirokastritëve e sarandiotëve, luftonin për Vlorën, Himarën e Tepelenën si për shtëpitë e tyre, si për vatrat e tyre, sepse i thirri zëri i Atdheut në luftë për liri. Harta e pjesëmarrjes së forcave vullnetare në Luftën e Vlorës pasurohet edhe trimat shqiptarë të Çamërisë. Vijnë trupa vullnetarë dhe nga larg: 120 shqiptarë të Amerikës nën drejtimin e Aqif Përmetit, vatranët e zjarrtë kompozitorin patriot Thoma Nassi. Sipas studiuesit B. Gaçe poezia e Ali Asllanit “Vlora – Vlora”, kompozuar prej Thoma Nashit dhe e kzekutuar prej bandës muzikore “Vatra” u bë një ndër këngët më popullore, jo vetëm në çaste të vështira kushtrimi e lufte, por edhe në festa e gëzime, si ditën e Bajramit më 18 qershor. Sikurse kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu” e patriotit korçar M. Grameno, edhe “Vlora – Vlora” ka qenë himn i përpjekjeve shqiptare për lirinë e vendit dhe Ali Asllani mbetet poeti i kësaj lufte epope. Thirrja e vullkanit popullor: “O do bëhet Vlora Jona,/ o do bëhet shkrumb e hi…!  U bë simbol i një kuptimi të thellë të nëndheshëm, të uturimave të brendshme të tokës shqiptare. Jepen në këtë këngë dhe disa nga karakteristikat luftarake e liridashëse të vlonjatit, por e dhe të shqiptarit në përgjithësi: “s’duron burri zgjedhë kurrë”, “rreth flamurit di e des”, “domosdo do rroj i lirë” etj. Në përfytyrimin poetik të autorit të këngës së LV ngrihet ndërgjegja kombëtare, përforcohet besimi në fuqinë e kombit, në të ardhmen e tij. Tetërrokshi luftarak, me ritme marshi, derdh shpirtin e poetit të frymëzuar dhe krenar për populin e tij, për qytetin heroik të lindjes. LV zhvillohej vetëm  8 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kombëtare, kështu që dhe kjo këngë është pjellë e ngjarjeve të mëdha kur periudhës së pavarësisë dhe nismave për krijimin e shtetit të ri shqiptar. Luftëtari, kryetari i bashkisë, poeti atdhetar A. Asllani frymëzimin e mori në popull, i dha dimensione të reja, ia ktheu me bujari estetike, me zjarr të dlirtë patriotik, me ritme kumbuese luftarake, sa që shumë krijues popullorë e të kultivuar gjetën frymëzimin në ato vargje të mbushura me idealizëm romantik dhe krijuan e kënduan duke u hedhur si rrufe vetë e luftëtarët e tjerë në llogoret e luftës kundër armikut. Sipas Mitrush Kutelit tre kulmet e historisë shqiptare janë “Epopeja Skënderbejane, Lidhja e Prizrenit dhe Lufta e Vlorës[5]. Ndihmojnë edhe vllehët, çobanët e Selenicës, që sipas paleontologut Luan Hasanaj, janë shqiptarë të latinizuar e, pa ndihmën e të cilëve, arteria e luftës nuk do të funksiononte. Vërejmë se, po bëjmë një klasifikim të përgjithshëm, mund të themi që në LV pati përfaqësim me pjesëmarrje aktive nga të dy krahinat kryesore etnografike shqiptare. Në këtë epope, nuk u përfshi vetëm Shqipëria e Jugut, apo TOSKËRIA, si i thonë në gjuhën e trashëguar popullore, kësaj krahine të madhe etnografike, me Toskëri (Shqipëri Juglindore), me Myzeqe (krahinë e papërcaktuar në mënyrë të qartë në pjesën verioro – qendrore të Shqipërisë së Jugut), me Çamëri (krahinë e papërcaktuar në mënyrë të qartë në pjesën më jugore të Shqipërisë dhe me Labëri (Shqipëri Jugperëndimore), por pati prurje të dukshme kombëtare me pjesëmarrje edhe nga GEGËRIA ose Shqipëria e Veriut. Vërtet nuk pati përfaqësim nga Leknia ose Dukagjini (në jug të lumit Drin), nga Fushat Lindore (Rrafshi i Dukagjinit së bashku me Fushën e Kosovës), nga Fushat Bregdetare të Shqipërisë së Veriut (që nga Bregu i majtë i liqenit të Hotit në veri, deri në të djathtë të lumit Shkumbin në jug, por pati pjesëmarrje efektive nga nënndarja Gegëri (në veri të lumit Shkumbin). Për të hedhur dritë mbi këtë që themi, përveç memories kolektive, na ndihmojnë edhe dokumentet, si dëshmi e gjallë informacioni. Janë të regjistruar realitetet folkoriko – historikë që vërtetojnë këtë fakt. Janë të mjafta dokumentet zyrtare, të cilat kanë vlerën si dëshmi historike, që na informojnë për këtë solidaritet për të çliruar krahinat e pushtuara të Vlorës, Himarës e Tepelenës me rrethinat.

Shtrohet pyetja: Përse morën pjesë në LV me armë në dorë krahinat e tjera më të largëta me “skelën e parë në Evropë”?  Përveç vlonjatëve apo edhe tepelenasve, që ishin zotërit e vatrave të pushtuara, apo dhe mallakatriotëve, sarandiotëve e gjirokastritëve, që si fqinjë natyrorë motivoheshin, sipas të drejtës juridike të pashkruar (kanunet trashëguar e transmentuar nga brezi në brez) për ta mbështetur njëri – tjetrin në rast rreziku nga hasmi, të tjerët përse erdhën, kush i thirri?  Ngjizja e realitetit të ndjenjës kombëtare fillon e ravijëzohet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10.06.1878) Ka dhe një cikël këngësh për LSHP, ku gëlon lufta për autonomi ndaj pushtimit turk. Po të bëjmë një retrospektivë kronologjike të EH në tërësi, qysh nga këngët e Pushtimit Osman (me Shqiptarë në pesë shtete) e te Pashallëqet që kanë cikle këngësh, apo te cikli vijues i Tanzimatit, me reformat osmane, ku jepen përplasjet e shqiptarëve kundër sunduesve të huaj turq (1830 – 1847), vërejmë se nuk u ngjiz dot ndjenja e lartë kombëtare. Cikli I LSHP është shumë i madh, i pasur, i gjerë, sepse LSHP qe mbarëkombëtare dhe, në kryerje të misionit të saj kjo ngjarje kombëtare, na vjen edhe nëpërmjet këngës, sepse kënga historike është kronikë e ngjarjeve ngapopulli. Cikli i këngëve për mbrojtjen e trojeve shënoi një shkallë më e lartë zhvillimi, sepse përvoja e hidhur me Berlin, Bismark e soj e sorollop, “pa din e pa iman” si ata, e shndërruan Shqipërinë plaçkë tregu, sepse trojet shqipare u janë falur të tjerëve padrejtësisht. Një dukuri e re u lind në këto troje: ndërgjegjësimi atdhetar – kombëtar, njohja e kombit  nga ajo bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqej në bashkësinë e kulturës të përbërë nga shqiptarë. Mashkulli i aftë për luftë, burri shqiptar, na tregon kënga, nga Kavaja shkon në Ulqin. Është një batalion me kavajas që lufton për Ulqinin. Pra, një dukuri e re lind ndër shqiptarë: Shtëpia  e madhe kombëtare është e barabartë me shtëpinë e vogël të familjes. Kjo traditë përcillet brezash tashmë e tutje si stafetë lirise. Kështu ndodh edhe me LV. Vërtet lufta u zhvillua në Vlorë, por pjesëmarrësit ishin gati nga të gjitha trevat shqiptare. Edhe cikli i EHVL është shumë i pasur e interesant, sepse nxjerr në pah shpirtin luftarak e liridashës të shqiptarit, që u ngrit kundër perandosisë. E thotë qartë kënga: “ Breshkaman i breshkamanit,/ dil steresë, jo limanit!” Është logjika kombëtare, është referenca morale, që i bashkoi shqiptarët në luftë kundër të huajit që kishte zaptuar vatrën. Është një sistem vlerash morale i kodifikuar nga burra gjykimi e me peshë në hapësirat e mundshme, relativisht të gjera  të një grupimi banorësh me doke, mënyrë jetese, tradita, dialekt e folklore të përafërt, që vinte brezash, i pa shkruar, i  transmentuar gojë më gojë, por i detyruar për t’u zbatuar rreptësisht. Vatra ishte për ta metafora e Atdheut. Vatra dhe pragu i shtëpisë janë të shenjta, jo vetëm ndër shqiptarë, por kudo në botë. Ndaj kanë thënë banorët e vjetër në Shqipëri, në Ballkan, në trevat mesdhetare, ndër popujt e Europës dhe të kontinenteve të tjerë të botës; “ mos e nga x gjë se ndodh gjëma, hataja, të pret vdekja (sepse x apo y gjë (fjala vjen, vatra, zjarri, tymi, oxhaku, nderi, morali) është e shenjtë, e paprekshme, tabu.

Për luftën kanë ndihmuar shumë edhe gratë. Kjo nuk përbën ndonjë risi, sepse është aplikuar si praktikë e nevojshme, e domosdoshme edhe në luftërat e mëparshme, që nga Nora e Kelmendit (Nora e Bukur), Maro Kondi, Miro Tërbaçja, Nora Luli (gruaja e Ded Gjo Lulit), ashtu sikurse dhe më Njëzetën, heroina Sado Koshena nga Dukati, Rubì Hosi nga Matohasanaj, (gruaja e heroit Toto Hosit), Hanko Metja e shumë e shumë të tjera, se dushmani po u shkelte vatrën. Vatra është metafora e Atdheut për shqiptarin dhe atdhe shqiptari ka vetëm një. Ndihma e grave për luftën është një traditë e trashëguar nga të parët, kur atdheu lëshon Kushtrimin. Edhe në LV gratë kontribuan duke siguruar ushqim për trupat kombëtare, furnizim me municion për ta, shtresa e mbulesa për të plagosurit në front dhe haje për kafshët e luftës. Jeta sociale e malësorëve të Labërisë ishte komplekse. Sipas traditës, “Mikun do ta prisnin siç pritej miku, me të gjitha nderet, ta dinte se nesër hante hi”, siç na ka treguar edhe Xhebro Gjika, luftëtar dhe këngëtar i LV, të cilin kemi patur fatin ta takojmë e të marrin informacion të hollësishëm për atë epope gjëmimtare në Europë. Xha Xhebrua na ka thënë se banorët që u ngritën me “sëpata me hanxharë, me dyfekët lidhur me gjalmë” artin e pritës e përdorën edhe gjatë dy – tre muajve të verës që bënë LV dhe aplikimi i pritave qe efikas, sidomos në terenin malor e të panjohur për zaptuesit e urryer. LV pati këto avantazhe për fitorene arritur: Luftëtarët aplikuan suksesshëm luftimin natën dhe të rrufeshëm, falë mundësisë që s’e kishte kundërshtari, se tanët ishin mjeshtër në njohjen e terrenit.

Për LV pati ndikim faktori i jashtëm, por qe koherenca e brendshme motori që ndezi lëvizjen çlirimtare në krahinat e pushtuara, për shpëtimin e mëmëdheut. Ishte identiteti absolut i cilësive të larta dhe karakterit shqiptar në momente madhore, që  pruri dhe shpejtoi fitoren. Identitetin shqiptar e përcaktoi dhe më Njëzetën gjuha, feja, tradita, kultura, territori (uniteti territorial), se ditët e mira paskëtaj vinë dhe për shqiptarët dhe shqipërinë, se ndërkomunikimet janë përbashkime, se bashkimi bën fuqinë, se fuqia korr fitoren. Na vlen paraqitja identitare në familjen europiane, që të mos jemi letargjikë, por të krijojmë vetëdijen mbi vetveten, të reflektojmë, që të mos përsëriten gabimet. Logjika na këshillon të mos i shikojmë vrëngër fqinjët matanë Adriatikut për shumë arsye me ndikim pozitiv ndaj shqiptarëve, por edhe për faktin se italianët e sotëm nuk kanë faj për ç’ka ndodhur më 1920 – n.

[1]Shënim: Lidhur me Shqipërinë Roma angazhohej të mbështeste në Konferencë kërkesat greke për aneksimin e Korçës e të Gjirokastërs, ndërsa Greqia do të përkrahte mandatin italian mbi Shqipërinë, e cunguar territorialisht, si dhe aneksimin italian të Vlorës. Kjo marrëveshje do të ishte e vlefshme edhe nëse SHBA do të vazhdonin të kërkonin që Korça të mbetej brenda kufijve të shtetit shqiptar dhe për pasojë Greqia do të mund të merrte vetëm trevën e Gjirokastërës. Në çdo rast Greqia pranonte t’i lëshohej Italisë për 50 vjet një pjesë e portit të Sarandës, duke u zotuar të ruante gjithashtu asnjanësinë e kanalit të Korfuzit.

Bibliografia

2 Histori e Popullit Shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena, Tiranë, f. 134.

3 Po aty, f. 149.

4 HISTORIA e Artit Ushtarak Botëror, bot. i Akademisë Ushtarake. Tiranë, 1987, f. 163.

5 ASLLANI, Ali: Vidi, vidi pëllumbeshë, Tiranë, Toena, 1999, f. 265.

 

*) drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 



[5] ASLLANI, Ali: Vidi, vidi pëllumbeshë, Tiranë, Toena, 1999, f. 265.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Habazaj, Lufta e Vlores, n errafshin historik

KOMUNITETI SHQIPTAR NË NEW YORK KREU HOMAZHE NË NDERIM TË MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA

June 4, 2013 by dgreca

Të martën pasdite nga ora 2 deri në 4 dhe në mbrëmje  nga ora 7 deri në orën 9.00, Komuniteti shqiptar në New York kreu homazhe pranë arkivolit të së ndjerës Manjola Mirkaj Libohova në Shtëpinë Mortore  Moloney’s Hauppauge Funeral Home në Long Island. Ishin qindra pjesmarrës të cilët kishin ardhë jo vetëm nga New Yorku, por dhe nga shtetet e tjerë, që i shprehën ngushëllime familjeve Mirakaj dhe Libohova.Lutjen fetare e kreu dom Gjergj Meta i ardhur nga Shqiperia.

Kishin ardhë ish bashkëvuajtësit e Lekës dhe Dolorezit, moshatarë të Manjolës, që qenë rritë bashkë në kampet e internimit dhe të përlotur i jepnin lamtumirën, nënës të dy vajzave të parritura, Manjolës, që iku në një moshë shumë të re nga kjo jetë, duke i lënë të pikëlluara bijat e saj, prindërit Lek dhe Dolorez, bashkëshortin, motrën, vëllanë, të gjithë familjen dhe të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin.

Të mërkurën në orën 11 para dite do të organizohet ceremonia e varrimit. Varrimi do të bëhet në varrezat Saint Charles, që ndodhen në adresën :

Saint Charles Cemetery at 2015 Wellëood Ave Farmingdale, NY 11735 .

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, homazhe, Manjola Mirakaj, u percoll me nderime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT