• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

DOKUMENT-TESTAMENTI I LËSHUAR NGA GJYKATA E TETOVËS NË GJUHËN SHQIPE E VITIT 1943

August 22, 2013 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

 Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror jepej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe etj. Gjatë kësaj periudhë edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet.(Të vetmit që e rifituan shtetësinë e Shqipërisë ishin shqiptarët nga Çamëria të cilët u përzunë në vitin 1945 nga shtëpitë e tyre në Greqi).

Dokumenti i mëposhtëm tregon Testamentin e një sllavo-maqedonasit që është në gjuhën shqipe. Ky Testament rastësisht më ra në dorë dhe e pash të udhës që ta botoj me qëllimin e vetëm për ti treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vlera të larta.

Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Pirroku i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në Ish-Jugosllavi, ai vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës të cilin komunistët e zhukën në Shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderur këtë njeri të shquar).

Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e Taksave të Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës.

 

PËRMBAJTJA

Shteti Shqiptarë

Gjyqi Paqit Tetovë

Zyra e Noteris

Nr. Rep. 1209

Nr.Kol. 497

N’Emen të Shtetit Shqiptarë

T e s t a m e n t.

 

Viti nji mijë nëndë qindë e dyzet tre me nji zet e tre të muajt Tetuer, ditën e Shtunë, përpara meje Gjyqtari Paqtues të Tetovës, Nexhmedin Besimi bir i Besimit, nga katundi Pirok i Tetovës, i deleguer dhe me detyrë Noteri, u presentue testatori Arsa Serafimi Stefani, i lindun në katundin Varvar, tash me banim në Tetovë, rruga Fejzi Alizoti Nr.71, në prani të katër dëshmitarëve të poshtë shënuer: 1) Shajip Kamberi avokat, 2).Gjergje Avrami, furtar, 3). Hilmi Kamberi, dhe 4). Toma Ace, të gjithë nga Tetova, të njohur prej meje dhe pa ndonji ndalim tjetër ligjuer, t’aftë por pohim dhe nështetas Shqiptare, prej …me u vërtetue identiteti i testatorit si dhe për kapacitetin e tij juridik, i përmenduni Arsa Serafim Stefani, më kërkoj redaktimin e këtij testamenti me termat e poshtë shënëm: Unë zotëroj dhe posedoj pa pjestar tjetër pasunin e poshtë shënëme: 1).Nji Shtëpi e ndodhur në Tetovë rruga Fejzi Alizoti Nr.71 e kufizuer me Nazif Xhaferin, Dime Damjanin, Xhemile e veja e Ejyp Islamit, rruga Fejzi Alizoti, e Mustafa Selmanin, me vleftë prej (6000) gjasht mijë Franga Shqiptare, 2).Nji are prej 6 Dynymesh e ndodhur në rajonin e Tetovës, e kufizuer me Isa Dautin, Sulejman Ahmetin, Koço Andre dhe Shaban N. me vleftë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 3).Nji are prej 4 dynymësh e ndodhur në rajonin e katundit Poroj në vendin e quajtur “Drenovec” e kufizuer me Osman Rexhepin, Zeqir Seidin, të dy nga katundi Poroj, e Shuajib Jusufi, nga Tetova dhe me rrugën e katundit, me vlerë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 4).Nji are në rajonin e Tetovës, në vendin e quajtun “Taboshnica” prej1/2 dynymësh e kufizuer me Mate Serbinin, Mahmut Mehmetin, të dy nga Tetova, dhe me dy anë rruge, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 5).Nji livadh prej 1.1/2 dynymesh me nji copë pyell në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, Risto Misto, dhe rruga, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 6).Nji pyll prej 1 dynymi në vendin e quajtun “Bistrica” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, dhe Jazin, me vleftë prej (400) katërqind Franga Shqiptare. 7).1/4 e Furës dhe e dyqaneve të ndodhura në Beligrad rruga Kradujevaçki drum Nr.22 e kufizuer tansisht me rrugen e përdhenun, dhe me dyanë me pasunin e Kooperativën e Palillullës, e cila vlen (4000) katër mijë Franga Shqiptare.

Gjithë këto pasunija ia le për trashëgim bijës të tij Terpana e shoqa e Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të shoqit të saj Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të bijës tjetër Dankes e shoqja e Terpe Gjores, nga katundi Neproshten, i’a lë: 1).Nji arë prej 4.1/2 dynymesh në vendin e qujtun “Glladnia” në rajonin e katundit Ratai e kufizuer me Gligorije Mito, Jastre Jovani, Petre Bllazhe, Mihail So…, me vleftë prej (9000) nande mijë Fr.Shqiptare. 2).Nji livadh prej 2 dynymesh në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, i kufizuer me Gligorije Mito, Ilija Bobregu, Marko Andre, e Jazi, me vleftë (2000) dymijë Franga Shqiptare. Trashigimtarët me këtë testament, Terpana dhe Ace pasunin e shënuer ma sipër me nji do t’a trashëgojë në pjesat e njëjta-barabarta, dhe trashëgimtarja Dukja do ta trashëgojë vetë-personalisht, por mbas vdekjes së testorit, dhe të shoqes së tij. Ky asht vullneti t’em i mbramë dhe kështu dëshiroj që të respektohet. Mbasi testatori përfundoj deklaratën e tij në mynyrë të sipërme përshkruer u shkrue prej meje Noterit në nji faqe dhe në prani të testatorit dhe të dëshmitarëve të sipër shnuer u dhjin ndë konforme me deklaratën dhe vullnetin e tij të mbarmë të testatori nënshkruehet prej meje dëshmuesve dhe testatorit.

Dëshmuesit                                Testaroti                               Nd. Gjyq, Paqt. e si Noter

Sh. Kamberi                            Arsa S. Stefani                                 Nexhmedin Besimi

Gjorgji Avrami

H. Kamberi

Tomo Ace

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: me 1943, ne gjuhen shqipe, ne Gjykaten e tetoves, Testamenti i leshuar

KOMENTI I DIELLIT PËR PËRPLASJEN E KISHËS ME SHTETIN LIGJOR

August 21, 2013 by dgreca

FITOI APO HUMBI KISHA ORTODOKSE NGA PËRPLASJA KONFLIKTUALE ME SHTETIN LIGJOR NË PËRMET?/

*Shteti Shqiptar nuk duhet të tolerojë maskaradën që organizuan priftërinjët me besimtarë të marrë borxh nga qarqet Gjirokastër dhe Berat, e të sjellë me autobuzë në Përmet për të ”pushtuar” Pallatin e Kulturës ose Kishën e paligjshme.

*Po Shteti Grek ç’pati me ortodoksët shqiptarë të Përmetit? Ende vazhdon përralla e vjetër se çdo ortodoks është grek?!

*Qeveria Shqiptare duhet t’i hetojë veprimet e priftërinjëve antishqiptarë, përfshi edhe ish kafsharin e mushkave të fshatit, Agronin të kthyer në Vasil dhe  të konvertuar prift në Greqi, varrmihësin e Kosinës,  apo ish policin-prift,  që kërcënon me listat e adresuara drejt Athinës, si kërcënim për familjarët e emigrantëve përmetarë, të afërmit e të cilëve guxojnë të dalin kundër Kishës së Paligjshme.

*Ndërsa meshat që po udhëheq Thomollari në natyrë të hapur ngjajnë si mitingje të paligjshme dhe u ka ikur koha.

Fitoi apo humbi Kisha Ortodokse Shqiptare nga përplasja me shtetin në Përmet? Opinionet publike, përfshi dhe shumicën ortodokse, pohojnë se më shumë humbi se fitoi. Ç’ne, kisha duhet të përplaset me shtetin ligjor forcërisht, edhe nëse mendon se e drejta është me të? Përse Kisha nuk e vërtetoi pronësinë nëpër shkallët e gjykimit, por tani del para kamerave dhe pretendon se gjyqi është manipuluar? Përse nuk ndoqi rrugët ligjore por rrëmbeu hurin kundër shtetit? Çfarë predikimesh apo edukim fetar mund t’u bësh besimtarëve kur i ndërsen kundër shtetit të vet?

Ç’ne, kisha duhet të përplaset me shtetin ligjor forcërisht, edhe nëse mendon se e drejta është me të? Përse Kisha nuk e vërtetoi pronësinë nëpër shkallët e gjykimit, por tani del para kamerave dhe pretendon se gjyqi është manipuluar? Përse nuk ndoqi rrugët ligjore por rrëmbeu hurin kundër shtetit? Çfarë predikimesh apo edukim fetar mund t’u bësh besimtarëve kur i ndërsen kundër shtetit të vet?

Duket se shteti dhe Kisha Greke, përfshirë dhe priftërinjët shpirtshitur shqiptarë, e vuajtën më shumë se kushdo vapën e  nxehtë të gushtit. Konflikti Kishë-Bashki i kthyer në një përplasje fizike atë ditë të nxehtë gushti, ku më së fundi shteti ligjor shqiptar po tregonte se mund të funksiononte ligji, priftërinjët, duke i dhënë vetes të drejtë për ta kundërshtuar forcërisht shtetin ligjor, dolën jashtë misionit të Kishës, jashtë veshjes priftërore, jashtë misionit të shenjtë.

Natyrisht që është shumë vështirë që të bësh rolin e arbitrit gjakftohtë në distancë në atë ndeshje, ku secili i jep të drejtë vetes, por duke e ndjekur ngjarjen në kulmin e saj të shpërthimit, duke parë pamjet vizive,duke dëgjuar deklaratat e palëve,  kushdo shkon tek mendimi se priftërinjët e shkelën ligjin. Ata i dhanë të drejtë vetes që të kundërshtonin forcërisht shtetin ligjëror, të përfaqësuar në këtë rast nga Përmbarimi dhe Policia Private. Ndërsa ripushtimi i objektit duhet konsideruar kokëshkrepje skandaloze, veprim anarkik që mbjell trubullira dhe çon në ndeshje civile, si në vitin e mbrapshtë  ’97, kur Kisha zaptoi pallatin e Kulturës.    Ndoshta veprimi antiligjor duhet analizuar që në ndërtimin e paligjshëm të Kishës nën Pallatin Kulturës, edhe pse priftërinjët  shqiptarë që i marrin urdhërat nga Athina, e cilësojnë të ligjshëm ndërtimin e paligjshëm, nisur nga fakti se rreth 25 për qind të atij trualli mbi të cilin është ngritur Pallati i Kulturës ”Naim Frashëri”, i ndërtuar  që më 1962, para fushatës antifetare të shtetit Komunist,që i rrafshoi objektet e kultit, kishat, xhamitë dhe teqetë,-  i takoka Kishës! Edhe nëse ishte kështu, si mund të kërkosh një qind përqind të truallit, kur vërteton vetëm 25 përqind, ku e gjete të drejëtn që të rrëmbesh 75 përqindshin tjetër? Sido që të jetë e vërteta, prandaj janë Gjykatat, që të ndajnë të drejtën nga e padrejta, pretendimin nga fakti, të vërtetën nga e pavërteta, të ligjshmen nga e paligjshmja. Si mund të bëjë prifti i Përmetit rolin e Gjykatësit edhe pse e ka humbur çështjen në të gjitha shkallët e gjykimit?

Në të gjithë këtë histori tingëllon absurde qëndrimi i shtetit grek. Ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme Greke në këtë konflikt përbën një shkelje flagrante të të gjithë Kartve Ndërkombëtare, që cënon marrdhëniet mes dy shteteve, qofshin këto edhe fqinjë. Si mund të bëhet shteti grek arbitër në një çështje shqiptarësh, qoftë edhe pse njëra palë është Kisha ortodokse, që në këtë rast fatmirsisht është shqiptare dhe jo greke?

Duket se Greqia në kohë krizash i kthehet avazit të vjetër se pas çdo ortodoksi, qoftë ky dhe shqiptar, qëndron një grek dhe shteti Helen tenton të bëjë rolin e tutorit, pa ia ngarkuar kush. Reagimi me vonesë i Ministrisë së Jashtme Shqiptare i la grekët në avantazh duke na hedhur dorashkën  e shantazhit, me kërcënimin deklarativ se ne jemi duke e vëzhguar nga afër  situatën? Kush je ti, që kërkon të vëzhgosh pa të caktuar kush vëzhgues në një shtet tjetër anëtar i NATO-S?

Insinuata kastën e Ministrisë së Jashtme greke në notën e protestës për “mbylljen e ambienteve dhe heqjen me dhunë të simboleve fetare, ikonave dhe sendeve të shenjta nga ky ambient…Ato nuk kanë asnjë bazë ligjore. Respektimi i të drejtës së besimit, liria e besimit, ndërtimi i vendeve të faljes, janë në themel të një shteti dhe qëndrojnë si bazë e integrimit të tij europian… Ne shpresojnë se këto veprime janë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare”. Një deklartë kjo që është larg formulave të diplomacisë ndërkombëtare dhe kryekëput ndërhyrje në punët e  brendshme të një shteti tjetër.

Sikur të mos mjaftonte ky akt, të mërkurën e 21 gushtit, u krijua edhe një situatë e papërgjegjshme e palës Greke në pikën kufitare,(Kakavi) ku u ndal për orë të tëra kalimi i shqiptarëve me pasaporta biometrike drejt Greqisë. Hakmarrje primitive e një shteti në krizë. Të drejtën për të qarkulluar shqiptarët në vendet e rajonit dhe në mbarë Evropën e kanë fituar jo nga dashamirësia e Greqisë,por nga kontributet e veta dhe plotësimi i kushteve të Evropës, realizimi i reformave.

Tërheqja brenda ditës e diplomacisë greke, ndërhyrja e ambasadorit grek në Tiranë, hapja e trarit të doganës, e ka një domethënie: Edhe grekët tërhiqen kur u përplas këmbët. Qëndrimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare, thirrja në raport e ambasadorit grek në Tiranë, kthimi i kusurit me të  njëjtën monedhë nag autoritetet kufitare shqiptare-nëse ju nuk i lejoni shqiptarët të shkojnë në Greqi, edhe grekët nuk do të hyjnë në Shqipëri! Bukur, ky rast e dha një zgjidhje.

Nga ana e tij shteti shqiptar është koha që t’i tregojë vendin shtetit grek në marrdhëniet me Kishën Ortodokse Shqiptare, e cila është Autoqefale, edhe pse ka në krye një kryepeshkop  Grek, i ngecur në Shqipëri nga fajet ose mosdija e  shqiptarëve.

Po ashtu shteti shqiptar është e mira që t’i ketë në kontroll shtetasit e vet, qofshin këta dhe priftërinj. Vasil Thomollari, ish Agron Thomollari, dikur kafshari i mushkave të furrit të bukës të fshatit, i dorëzuar prift në rrethana misterioze, duhet hetuar. Ishte po ky njeri i veshur prift, që e vërdallosi Shqipërinë, me rivarrimet në Kosinë, duke i zhvarrosur shqiptarët për ushatrë grekë! Është po ky prift, i graduar për “merita” zhvarrimesh dhe kontribute të mistershme, që u ngjit në shkallët e hirarkisë priftërore. Natyrisht që kjo është punë e Kishës, por përleshja e tij me ligjin është e paligjishme dhe qoftë edhe vetëm për këtë fakt, ai duhet që të hetohet nga shteti.

Ato veprime të paligjshme që Thomollari po nxit në Përmet, bien ndesh me ligjin, prandaj shteti ligjor është e mira t’i tregojë vendin, paçka se një telefonatë e tij në Athinë mund t’i trembë shtetarët apo politikanët shqiptarë. Shteti shqiptar është e mira që të tregojë me vepra se Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare është ende  në fuqi! Ndërsa meshat që po udhëheq Thomollari në natyrë të hapur ngjajnë si mitingje të paligjshme dhe u ka ikur koha.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, me shtetin ligjor, perplasja e Kishes se Permetit

Europa Lige!Skenderbeu dhe Kukesi drejt endres se madhe.

August 21, 2013 by Administrator

Korcaret ne Ukrahine pa kapitenin Shkembi. Ne Tirane Kukesi gati per te bere suprizen.

Nga Albano Kolonjari

Dy skuadrat tona Skenderbeu dhe Kukesi do te luajne ndeshjet e para te vleveshme per takimet play-off ne Europa Lige. Kjo eshte hera e pare ne historine e futbollit shqiptar qe dy skuadra luajne ne keto nivele ne futbollin europian.

Cernomorest-Skenderbeu 20.30

Tek skuadra ukrahinase luajne dy shqiptare Kristi Vangjeli dhe Elvis Bakaj. 24 ore perpara takimit ende nuk dihet nese dy shqiptaret do te jene ne fushe perballe Skenderbeut. Elvis Bakaj nuk eshte aktivizuar ne kampionatin vendas per aresye demtimi, ndersa Vangjeli ndeshjen e fundit qendroi ne stolin e rezervave.

Per Skenderbeun nuk do te jete ne fushen e lojes kapiteni Blendi Shkembi, nderkohe qe eshte ne pikepyetje aktivizimi Renato Arapit i demtuar ne takimin e SuperKupes. Kapiteni Shkembi nuk ka udhetuar drejt Ukrahines, dhe ka qendruar ne Korce, duke shpresuar te jete gati per ndeshjen e kthimit. “Nuk ja dola dot, shpresoj te jem i gatshem ndeshjen e kthimit”. Te merkuren ne mbremje ekipi korcar zhvilloi seancen e fundit stervitore ne stadium in “Stadion Cernomorets” me kapacitet 34 mije vendesh. Skuadra Odesa Cernomores pas gjashte javesh kampionat renditet ne vendin e peste me 11 pike. Tekniku Josa shprehet:”te gabojme sa me pak keshtu mund tea dalim te marrim nje rezultat pozitiv”.

Kukesi-Trabzonspor.

Skuadra turke nuk do te kete te gatshem ne kete takim tre prej “yjeve” te saj, mbrojtesin Bosingua, mesfushorin Maluda dhe mesfushorin argjentinas Kolman. Mesohet se portugezi Bosingua dhe francesi Maluda kane probleme fizike, ndersa Kolman eshte i pezulluar per shkak te kartonave. Ne kete takim turqit jane favorite. Ata kane nje skuader me te mire se Kukesi dhe kane finacuar shume per te ndertuar nje skuader potente. Nga ana e tyre kuksianet ne kete takim do te luajne me nje formacion te ri. Blerjet e disa diteve me pare, Bartic, Cikalleshi, Hysa, Dragoi dhe Smajli pritet te jene ne fushen e lojes. Kuksianet pretendojne te bejne suprizen e radhes. Drejtori teknik Starova thotes se:”Kundershtaret sa vijne dhe behen me te veshtire. Skuadra e Trabzonsporit nuk duhet nenvleresuar por as nenvlesuar. Do te ishte mrekulli nese nuk pesojme gol ne ndeshjen e pare ne Tirane. Ne do te hyjme ne fushen e lojes per te arritur nje rezultat pozitiv”.

Filed Under: Sport

U dogj Kisha Shqiptare e Shën Janit në West Broadway, Boston

August 21, 2013 by dgreca

Ishte një betejë e vështirë që zjarrfikësit zhvilluan me flakët, por qe fare e pamundur që të shpëtohej Kisha e ndërtua me kontribute të komunitet më 1930. Në përleshje me flakët ëshët raportuar se janë plagosur gjashtë zjarrfikës.

Zjarrfikësit e Bostonit kanë luftuar me flakët që përfshinë një kishë ortodokse shqiptare në jug të qytetit. Shtëllungat e tymit që dilnin nga kisha mund të shiheshin deri në disa kilometra larg.
Pas betejës me zjarrin brenda ndërtesës, zjarrfikësit janë detyruar të dalin prej saj për shkak se tavani rrezikonte të shembej e shumë shpejt pasi kjo ndodhi vërtet, u rrëzuan edhe disa pjesë të brendshme të saj.
Zyrtarë të departamentit të zjarrfikësve u thanë gazetarëve në vendngjarje se flakët, me të gjitha gjasat, kanë nisur nga altari i kishës. Nuk dihet me siguri nëse shkak i tyre është bërë ndonjë qiri. Mbi arsyet e incidentit pritet të hedhë dritë hetimi i nisur nga autoritetet.
Mes zjarrfikësve ka pasur disa të lënduar lehtë, por nuk ka raporte për dëmtim të civilëve. Alarmi i zjarrit ka rënë 5 herë. Herën e fundit, për të kërkuar më shumë përforcime në ndihmë të zjarrfikësve të stërmunduar nga beteja e zgjatur me flakët, por edhe vapa e madhe.
Përfaqësuesit e kishës e përjashtojnë mundësinë e nisjes së flakëve nga qirinjtë e ndezur. Sipas tyre, qirinjtë ishin larguar nga pjesa e altarit pas meshës së të dielës ku morën pjesë rreth 150 vetë dhe atëhere askush nuk kishte hyrë më në godinë përveç rojes.
Ndërtesa është përdorur nga konkregacione prej 200 apo 300 vetësh që në vitin 1930, por si strukturë daton përpara kësaj date.

Filed Under: Kronike Tagged With: boston, digjet Kisha, Shen janit

Tungjatjeta nga Nebraska;Vendi i ftohte por me zemer te ngrohte

August 21, 2013 by dgreca

Nga Enkela Vehbiu/Nebraska/

OMAHA, NEBRASKA – Sa here qe me qellon te udhetoj e takohem me bashkeatdhetare sapo permend emrin e shtetit ku banoj, Nebraska, te gjithe e kane degjuar sepse zyrat e miratimit te dokumentave te emigrimit ndodhen ne shtetin tim.  Por pak dine te te thone me teper se aq.

Nebraska, gjendet ne qender te Amerikes dhe eshte shtepia e nje komuniteti te vogel shqiptar, kryesisht te perqendruar ne zone lindore te shtetit.  Omaha, qyteti me I madh ne shtet, eshte vendi ku banojne shqiptaret kryesisht nga Shqiperia.   Ndersa Linkolni, kryeqyteti I shtetit dhe qe shume prej jush e njohin nga “letrat,” eshte qendra e shqiptareve te Kosoves te vendosur atje pas luftes.

Eshte nje shtet I mire.  Pak  di te flas per Linkolnin sepse nuk e njoh, por Omaha me ka bere per vete.  Ne fillim kisha degjuar per Omahan ne dimrin e 2001-it.  Ish ambasadori amerikan ne Shqiperi, I ndjeri Jozef Limpreht, ishte nga vendi im tani.  Ne nje mbremje per gazetaret ne Tirane, e shoqja me tregoi disa foto te Nebraskes.  I ftohte mu duk ai vend.  Nuk e dija ne ate kohe qe po shikoja ne foto te ardhmen time.   Kur im shoq me tha per zhvendosjen ne Omaha me erdhen ne mendje pamjet lakuriqe te gureve te latuara nga era dhe thashe jo, nuk mundem.  Po gjerat nganjehere ndodhin, ja ashtu, pa kuptuar.

Sa kishim dale nga shkolla ne Nju Meksiko ku ne kampusin e vogel te Las Krusesit shqipja as nuk mendohej te degjohej.  Arrijme ne Omaha qe eshte e vendosur tamam ashtu sic thuhet ne zemer te Amerikes.  Eshte nje qytet mesatar qe me rrethinat shkon rreth nje milion banore, dhe per shkak edhe te vendndodhjes gjeografike, mjaft konservative.  Pas dy diteve ne qytet, me duhej te blija dicka dhe futem ne supermarketin Target.  Tek eci, degjoj nje tingull qe kisha kohe pa e degjuar – “Po ku shkoi ky…?!”  Mbajta kembet.  Jam ne enderr thashe apo cfare.  Kthehem.  Shoh nje vajze te re.  E pyes a jeni shqiptare.  Nuk kisha gabuar.  Dhe historia ime ne Omaha nisi tamam atje ne rreshtat e Targetit.  Brigita nga
Prishtina u be pika ime e pare e kontaktit me komunitetin shqiptar, me tingullin e gjuhes ame qe me nevoitej aq shume te rimbushja shpirtin here pas here.

Omaha, dhe ne pergjithesi Nebraska, njihen per miser e mish.  Dhe ia pelqej  te dyja produktet.  Por te them te drejten me shume u pelqej entuziasmin per jeten dhe detyrimin qe ndjejne ndaj shoqerise.  E thene ndryshe u pelqej mjaft harmonine e arritur mes te qenurit I lumtur si njeri dhe te qenurit I pergjegjshem si qytetar I kesaj bote.

Per lumturine, me duket se jane nder te paktet  njerez qe kam takuar dhe qe kane arritur ekuilibrin e deshiruar mendje-shpirt-fizik.  Mesojne dhe punojne shume.  Mbajne nje lidhje te forte me Zotin dhe besimin.  Ushqehen mire, kujdesen per trupin dhe nuk lene pas dore argetimin kurrsesi.  Ne shqiptaret mesojme.  Nuk behemi shume.  Nuk kam te dhena te sakta por me sa di une, nuk I kalojme te 50 ne nje qytet afer nje milionesh.  Ka zenka, ka merira edhe ne grupime te vogla si tonat, por pamvaresisht nga kjo, ne gjykimin tim e kemi kuptuar mire emigrimin.  Per ata qe interesohen dhe per sa me intereson mua, emrin Shqiperise ia kemi ngritur lart.  Te gjithe, te rinj e te vjeter, kemi treguar se nuk kemi frike sfidat.  Rinia ia ka dale balle shkolles me sukses te plote.  Te moshes se mesem, me perpjekje dhe sakrifice, ia kane dale te realizojne deri diku endrren e tyre.  Sa per argetimin e besimin, jemi ende ne rruge e siper, po kercejme ama.  Ne festa familjare jemi gjithmone prane, dhe oh sa kercejme.  Po shume, bre, shume si I thone kosovaret.

Por ajo qe personalisht me ben per vete ne kete vend eshte perulesia dhe pergjegjshmeria.  Ne letra Omaha eshte nje qytet me perqindje te larte milioneresh.  Kjo lidhet drejpersedrejti me emrin e Uoren Bafetit, miliarderit qe ende jeton ne shtepine modeste prane lagjes sime.  Thjesht, shume thjesht.  Dhe po aq thjesht jetojne dhe pjesa tjeter.  Eshte nje mesim per ne te dalet nga uria e varferia.  Shoqeria ne Omaha eshte ne nje faze tjeter.  Pas ngopjes, ata e kane kuptuar se te pasurit e nje shtepie te mire, makine apo te ardhurash nuk eshte gjithshkah.  Eshte nje dimension tjeter qe eshte me I rendesishem – dhe ai eshte te qenurit pjese e nje komuniteti qe tani biles ka dale nga perimetri i shtetit dhe eshte bere boteror.

Ne fillim, dhe ketu flas per veten time, e kisha te veshtire ta beja timen kete aspekt.  Me pas, turrbullia kaloi, fitova qartesi dhe kuptova qe eshte e drejte.  Dhe them se dhe ne te aneve tona, e kemi kuptuar mire kete.  Te gjithe shqiptaret ketu, me sa di une, nuk kane pasur asnjehere probleme me ligjin.  Jemi komunitare te mire.  Po thuajse te gjithe kemi shtepite tona dhe I mbajme mire ato.  Ne komunitet vleresohemi si njerez punetore, te zellshem dhe te besueshem.  Sidomos te rinjte, jane rritur ende me shume me ndjenjen e perkatesise ne komunitet.  Shume prej tyre bejne pune vullnetare dhe jane te integruar teresisht ne jeten amerikane.

Ketu thone “ruaje Omahan per vendalinjte.”   Edhe pse fanatike te komunitetit vendas, njerezit e Nebraskes na kane lejuar te jemi pjese e tyre.  Nuk jemi te perkryer, por them se me kontributin tone, ia kemi shperblyer mikepritjen Nebraskes.  Ndersa ne vete kemi arritur ne piken ku Shqiperia dhe Nebraska jane bere nje – jane te dyja vendet tona.

Omaha, Nebraska-20 Gusht 2013.

Filed Under: Featured Tagged With: Enkela Vehbiu, me zemer te nrohte, Nebraska, vendi i ftohte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT