• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Pse shqiptarët nuk revoltohen?

August 7, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

S’duhet harruar se shqiptarët ambientohen shumë shpejt me kushtet e mizërisë (fatkeqësisht) dhe, jo vetëm që s’u bie ndërmend të protestojnë, por as që mundohen të organizohen për të ndryshuar kushtet aty ku punojnë e jetojnë. Për mendimin tim, konstatimi i asaj të vërtete sot nuk është më i mjaftueshëm, ose më saktë nuk duhet të jetë.

Duhet vazhduar më tutje.

Çfarë duhet bërë?

Çfarë duhet bërë që ato nëna të thonë:

– Përse u dashka ta paguaj unë mungesën e energjisë së shtetit duke u sakrifikuar unë kurban…?

– Përse të rri jashtë orarit?

– Përse kam punuar gjithë jetën e jetës e akoma s’kam aq para sa të blej as ilaçet e mia?

– Përse…?

E ato i thonë të gjitha këto. Bile para pronarit i cili vë buzën në gaz, duke bërë ecejaket e tij po në këmbë, duke shtuar: “Edhe unë në punë jam rropatur si ju. E kini të lehtë t’jua rris pagën, po llogaritë e mia s’më dalin as mua …”!

E ato i thonë ato ankesa me zë. Nuk i thanë në rrugë? I ndanë me një të panjohur aty, ashtu siç i ndanë me sa të njohur e të panjohur çdo ditë.

Prandaj, unë si individ, nuk u mallëngjeva (mallëngjyer- ngashëryer (në fjalor), ndërsa mallëngjej- e prek thellë në zemër dikë duke i ngjallur një ndjenjë dhembshurie, keqardhje a mëshirë).

Mendoj, nëse një fjalë do ta përshkonte sado pak atë që mund të kem ndjerë e ndjej akoma, ka qenë dhe është fjala revoltë.

Në fjalorin tim jepet ky përkufizim:

Revoltë – zemërim ose ndjenjë pakënaqësie që shfaqet ose shprehet me forcë kundër dikujt a diçkaje. P.sh. revolta e shkrimtarit.

Tani e gjitha varet tek fjala “forcë”. Çfarë të nënkuptojmë me atë? Si e shpreha unë vallë atë “forcë”? A zgjodha rrugën e duhur? Apo thjesht u mjaftova me një justifikim: “Ja timen e bëra, për vete”! Me të drejtë pyetja do të ishte: Po çfarë bëre aman?

Përse ta shpreh me fjalë atë “revoltë” që u krijua brenda në shtypshkronjë? A thua se dua të mos humbasë diçka? A thua se dua të liroj vetveten nga gracka e diçkaje? A arritën fjalët ta shprehnin tamam “forcën” e revoltës?

Nëse po, ç’ndryshim të ketë? Vallë ku ta shohim tani atë forcë revolte të ndarë copa-copa në zemrat e disa individëve shqiptarë që jetojnë në katër cepat e botës e që janë mbledhur në një ekran kompjuteri për të bashkëndarë… Çfarë? A u bashkënda forca e revoltës?

Le të supozojmë për një moment sikur fjalët arritën të komunikojnë atë çfarë fshihej pas tyre; atë gjënë tejet të rëndë që e tërheqin akoma zvarrë në drejtime të ndryshme, të ngatërrueshme, anonime, joshëse, dykuptimëshe etj. Çfarë do të bëjmë atëherë ne me atë forcë?

Një përgjigje duket sikur imponon vetveten: Duhet shkuar më tutje! Shoqëria shqiptare nuk është memece. Po ta dëgjosh me vëmendje, aty zien revolta, e përderisa aty brenda zien revolta (e përderisa ne presim revoltën) do të thotë që jemi në rrugë të mbarë.

Por, në perëndim, ka domosdo një potencial “fuqie” që tregohet më i padurueshëm e më kërkues ndaj asaj “shoqërie shqiptare” me të cilin akoma identifikohet disi, diku… Ka gjithashtu mjetet për të mos i lënë fjalët të palosen mbi njëra-tjetrën e të kthehen vetëm në psherëtima…

Bashkimi i këtij potenciali të jashtëm me atë të brendshëm do të bëjë patjetër që forca e revoltës të shprehet në mënyrë më konstruktive, më frytdhënëse…

(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ”Lajm”)

Filed Under: Komente Tagged With: faik Krasniqi, Pese nuk revoltohen, shqiptaret

KONCESIONET VRASTARE

August 7, 2013 by dgreca

Duhet bere e qarte se serbet e Kosovës nuk mund te diktojnë edhe me tej politiken e Kosovës përmes bojkotit dhe krimit te organizuar ne veri, pa çka se Serbia  shfaqe interesin e saj nacional. Ne kemi interesin tone nacional ne secilën pëllumb te Kosovës e edhe serbet janë pjese integrative e shtetit tone ndaj nuk mund te krijojmë paradokse politike për hatër te një pakice qe ushtron terror dhe dhune te vazhdueshme./

  Shkrua nga Bekim Rexhepi/

Prej pas luftës koncesionet për Kosovën nuk janë ndalur fare, ato vazhdojne akoma te behen edhe pas 13 viteve me të njejtin intensitet në dem të qytetarëve dhe të Kosovës. Por pika e koncesioneve sa vije e behet me nevragjike, me plote dyshime se ato s’do te kene te ndalur ndohere, per aq sa kohe te jene ne fuqi segment te nje pushteti qe para interesit shteteror e qytetar kane ate interesin personal e fisnor. C’pas demilitarizimit te UCK-se, e deri te kerkesa e sotme Serbise qe te menaxhoj me liqenin e ujmanit dhe me Trepcen. Nese keto dy te fundit arrihen te behen koncesione definitivisht ato do te jene dhe do te mund te quhen koncesione vrastare per Kosoven.

Liqeni i Ujimanit (Gazivodës)

Pse Serbia synon qe ky liqe të futet nën juridiksionin apo nën kontrollin e asosacionit serb të komunave serbe në Kosovë, sepse përpos shkritores se xehes e metaleve të tjera syno të mbaj edhe shkritoren në Zveçan. Pra një gjysmë kontrollit i minierës së Trepçës në Stan Terg, i liqenit dhe i shkritores përfundimisht Serbin e bene te jete faktor i rëndësishëm në Kosove po aq sa edhe qeveria ne Prishtinë sepse defakto qeveria duke bere koncesione e defaktorizon vetveten dhe faktorizon Serbinë, sepse arrin te mbaj nen kontrolle tri asetet me te çmuara ne vend.

Me këto koncesione e fundit ne marrëveshjen me Serbin për Kosovën, Qeveria e Kosovës mund te shkoi edhe deri ne koncesionet e reja dhe vrastare për Kosovën sikur te lëshoi pe me liqenin dhe me Trepçën. Pra, Serbia me çdo kusht përpiqet qe për serbet e Kosovës, dhe qe janë edhe serb te Serbisë  sepse tashme është e qarte tendenca e Serbisë se për serbet e Kosovës dëshiron qe këta serb here tu thotë se ata janë qytetar te Kosovës dhe here te Serbisë. Por pavarësisht keti perceptimi Serbia ne Kosove synon qe për këta serb të krijoj një sistem të pavarur funksional dhe fare jashtë një varësie nga qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës. Më këtë duket se synohet qe definitivisht kjo pjesë e veriut të Kosovës të mund të shkëputur nga administrimi qendror, me qëllim që më pastaj ne kohe te tjera te mund të krijoj parakushte të një secesioni.

Sa për kujtesë në vitin 1981, një terrorist serb ishte nisur me një destinacioni terrori, pikërisht ne liqenin e Ujimanit. I mbushur një arkivol me përplot eksplozivi, qëllim për ta shpërthyer paranojën e liqenit, dhe me pas te mund te shkaktoi një dem te papare, të shkarkonte sasinë e pakontrolluar të ujit dhe të shkaktonte dëme të mëdha, të paparashikueshme për qytetin e Mitrovicës me rrethinë. Por, ky qëllimi i kriminelit serb, ishte përmbysur pasi një shofer taksie-shqiptar qe po e voziste automjetin me arkivol, pas te gjitha dyshimeve qe kishte, arriti që para aktit të krimit të paralajmëroj policin, dhe ishte kapur befas ky terrorist. Në memoria kjo ngjarje nuk mund te shlyhet lehte, por ç’mund të bëhet nëse qeveria e papërgjegjshme do tregohet ne bisedime me Serbin, e cila po planifikon një kontroll serb, lokal për Liqenin, akoma pa u bërë marrëveshja për kërkesën e qeverisë serbe, qeveria e Kosovës e njohur për lëshime marramendëse mund të tregohet edhe më shumë e papërgjegjshme, edhe më këtë rast ndaj një reagim i qytetareve do te duhej te ishte me i pranishëm.

Serbet qe mund ta kenë nën kontroll liqenin një ditë, mbase do të mund të luajnë me pjesën jugore të Mitrovicës me rrethinë, pasi që dihet se sasia e ujit qe lëshohet nga liqeni i Ujmanit është jetike edhe për pjesën jugore.

E nëse ky aset ekonomik i Kosovës, shpërdorohet, apo u epet në duart atyre që janë te stisur ta marrin, pa u shkëputur fare nga ato ngarkesa, dhe elemente raciste se nuk duan dhe nuk munden të jetojnë në një shtet ku shumice shqiptare, pra një minoriteti serb prej 4%, qe gjithnjë e më shumë synon të pavarësohet nga administrimi juridik i Kosovës përbën një rrezik të paimagjinueshëm për qytetin e Mitrovicës dhe rrethinën e saj por edhe për tërë Kosovën sepse rrënon perspektiven ekonomike te saj.

Trepça

Trepça është dhe mbete aseti me i rëndësishëm ne vend, ndaj këtu duhet pasur kujdes se çfarë te behet me te. Serbia mund te pretendoi qe ka aksionet e saja ne te. Por te gjitha këto aksione te saja janë bere ne kohe te paligjshme juridike dhe me dhune e arbitraritete politike ekonomike dhe nacionale. Pra Kuvendi i Kosovës apo edhe qeveria me vendimet e saja politike duhet t’i japi fund spekulimeve dhe tendencave te mëtutjeshme te arbitraritetit me Trepçën. Kuvendi apo Qeveria duhet ti shpalli te gjitha marrëveshjet e mëhershme inekzistenet sa i përket Trepçës ngase ato janë bere me arbitraritet te njëanshëm duke shkele te gjitha vendimet politike ekonomike dhe kushtetuese te Kosovës. Me dhune dhe me forma te tjera Trepça është kolapësuar me qellim qe te mund te vihet deri tek këto kontestime te cilat kanë vetëm një adrese serbe. Pra Trepça duhet te menaxhohet nga Qeveria me qellim qe te pushojnë te gjitha spekulimet rrethe saj. Qe te mund te rikthehet punësimi ne te dhe te kthehet gjendja fizike e popullsisë. Me këtë mund te kemi pastaj edhe rezultate ne shkolle me fëmijët, ulje ne kriminalitet, ndryshime brenda familjes dhe perspektiva me e madhe ne shtet dhe për shtet.

  Shkritorja në Zveçan

Kjo shkritore është e rëndësishme po aq sa vet miniera e Trepçës sepse aty behet shkrirja e metaleve dhe me këto shkrirje, ne mbase mund te kemi rritje ekonomike te brendshme te dobishme duke mos shpenzuar shkrirjen e metaleve ne vendet e tjera përreth. Nuk mund te epen këto asete ne duart e ekstremisteve serb qe veriun e mbaj te bllokuar me barrikada me tensione politike. Dhe ne emër te këtyre tensioneve te bëhen lëshime-koncesione qe ata kinse te mund te integrohen ne sistemin e shtetit te Kosovës. Duhet bere e qarte se serbet e Kosovës nuk mund te diktojnë edhe me tej politiken e Kosovës përmes bojkotit dhe krimit te organizuar ne veri, pa çka se Serbia  shfaqe interesin e saj nacional. Ne kemi interesin tone nacional ne secilën pëllumb te Kosovës e edhe serbet janë pjese integrative e shtetit tone ndaj nuk mund te krijojmë paradokse politike për hatër te një pakice qe ushtron terror dhe dhune te vazhdueshme.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bekim Rexhepi, Koncensionet vrastare

ME URTITE POETIKE TË ISMET HASANIT

August 7, 2013 by dgreca

   –  Në qoftë se eshtrat më mbesin këtu, shpirti do të më shkoj atje!/

Shkruan Sokol Demaku/

Isemt Hasani, vjen nga Pacaj i Gjakovës së bukurë, e cila shtrinë shtat mbi kurorën e Pashtrikut Legjendar. Shkollua e rritë në Junik e Gjakovë, por pjekur në Mitrovicë dhe ate si profesor në shkollat e mesme të ketij qyteti dhe në shumë ndërmarrje dhe fabrikat të qyteti të minatorëve.

Jeta është një sfidë,e për shqiptarët ishte edhe më tepër se sfida, kështu që edhe Ismeti me familjen e tij përjetoj shtypjen, gjenocidin dhe maltertimin e kohës, të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi soldatesk i kohës në ish Jugosllavi.

Por një fjalë e urtë filozofike shqipe shot:

“Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë”

Pra edhe Ismeti sikur edhe shumë shqiptar tjerë përjetoi pjesën Veriore të Mitrovicës dhe fati e deshi që të shpetoj nga më e keqja dhe të gjejë strehim dhe vazhdimin e  jetës së tij me familje në polin e veriut konkretisht në Suedi.

Ne do ndalemi tek përmbledhja e tij e fundit botuar në Bukuresht nga Bashkësia Kulturore e Shqiptareve të Rumansië “Albanezul”-”Shqiptari” me titull “URTI POETIKE”

Që në fillim në vargun e parë autori shprehet kështu në nën titullin e poezisë “Gjuhën shqipe mos e harroni”  ku thot:

Kushtuar të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe në Mërgatë me këtë porosi –Në qoftë se dëshiron ta njohësh dhe më shume atdheun tënd, jeto pak në atdhe të huaj!

Gjithëçka e thururë dhe e verë në penën e autorit në këtë vargim të bukur poetik të Ismet Hasnanit me titul “Urti poeti” janë vlera mbi vlera të popullit tonë të cilat me mjeshtri autori di ti përdorë dhe ve në përdorim të vargut të tij magjik ta quajm. Filozofia e të menduarit të drejtë dhe të pastër autorin e ve në piadestalin e vlerave te tij letrare duke përdorur drejt dhe me menquri shprehjet popollore, të cilat kanë vlerë dhe rendësi jetike në jetën e njerëzve, por që sot në kohët bashkëkohore sikur janë zbehur dhe kanë renë nga rëndësia e sidomos tek intelektualët tanë. Autori shprehet kështu në poezinë e tij të parë që e cekëm më lartë:

Ju shqiptar në diasporë,

Rrini me lapsa e libra n`dorë,

Shkruani, shkruani e lexoni

Gjuhën shqipe mos harroni!

Duke vazhduar me tutje:

Ju që jeni pak më të vjetër

Merrni vet e shkruani në letër

Dhe tregoni brezit tjetër:

“Gjuhën shqipe të shprehni në vepër”!

……

Nuk është mirë nënat t`ju mallkojnë,

Ato gjithherë për mirë ju mësojnë:

“Gjuhën shqipe mos harroni,

Kombin tuaj e lartësoni”

Vargjet e Ismetit janë thesar i vertetë i letrave dhe fjalëve  shqipe, të cilat kanë vlera studimi dhe mësimi. Përmes këtyre vargjeve njeriu arrin të krijoj respekt e krenari dhe të shprehë ndjenjë nderi ndaj të afërmit, nbaj atij që të ndihmon dhe respekton. Këtë më së miri ai e përshkruan tek poezia e tij e frymëzuar nga melsoi ynë popullor apo të themi më mirë nga shprehjet e popullit për mikun dhe ate që ta do të mirën. Poezia e ti mban titullin: “Suedia-vendlindja ime e dytë” e autori shprhet kështu dhe keshillon bashkëkombasit e tij urtë dhe menqurë:

Në qoftë se dëshrion

Ta njohesh e ta duash

Edhe më shume atdheun tënd,

Jeto pak në atdhe të huaj!

……

Nuk ka kohë të këqija,

Ka njerës të kësij…

…..

Nga te tillë u detyrova
të braktisë vendlindjen me pa dëshirë,

Shumë larg u largova…

Në suedi emigrova.

…..

Suedia, ah Suedia!
Këtu gjeta prehjen,

Me fol të vërtetën,

Mëtu jetova jetën.

Këta më mësuan se:

Syri zgjedh të bukurën,

Gjuha zgjedh të ëmblën,

Zemra zgjedh të mirën.

Prej tyre mësova se:
Për të krijuar miq,

Duhet, në radhë të parë,

Të jesh vet mik!

Dhe autori shprehë mendimin e tij duke thenë se : Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindë, ku jemi rritë, por edhe atë vend ku jetojmë të lirë e të barabart me nacionalitete tjera. Sa më shumë që afrohen njerëzit, aq më shumë largohen dallimet midis tyre.

Filozofija e Ismet Hasanit, ka burimin dhe rrënjët e saj në popull, brumi apo burimi i saj është vet populli, fjalët dhe mençurit që vin nga atje. Ai di të shfrytëzoj me mjeshtri fjalët e urta, fjalët e mençura dhe ti ve në vargun e tij i cili fiton madhështinë dhe lexuesit i jep njohuri dhe dije mbi jetën, mikun,të mirën e të keqën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, gjithnjë përmes vargut të huazuar popullor por me mjeshtri të thurur në varg vetiak.

Në peozinë e tij “E kaluara” ai shprehet me mjeshtrin e tij:

Duke lexuar të kaluarën,

E parashohim të ardhmen, 

E lëmë anash të zezëm,

E marrim të bardhën.

Dhe thot se: E kaluara është tmerr, të djeshmen do ta kuptoj nesër!

Ismet Hasani është ai i cili përmes vargut na sjelle në mednje gjerat të cilat ne duhet ti kemi në vetne tonë dhe ato të jenë mishrim i punes dhe ndërgjegjës sonë sepse përndryshe nuk nuk do kemi vlerë. Këtë do e hasim të përshkruar me mjeshtri tek vargjet qe poeti ia kushton veprave të njeriut të poezia e tij “Veprat flasin” kur thot:

Nuk janë të rrallët

Ata që thonë:

Veprat flasin

Më shumë se fjalët.

…..

 

Nuk është e vjetër,

Por as porosi e re,

Kur nuk ke atë që do

Duaje ate që ke!.

Lirika e tij ka në brendin e saj universalen e cila buron nga filozofia popullore, ajo filozofi të cilën, me mjeshtri prej vargëtari të rryer Ismet Hasani di ta përpunoj dhe përshtat për kohë dhe moshë. Kjo filozofi ma merr mendja se do jetë jetë gjatë sepse burimi i saj ia jep këtë mundësi, pasi që dihet se cdo gjë që ka burim e saj apo mbështjej në masat popullore ajo është jetë gjatë. E autori ndalet tek vet njeriu dhe këtij i kushton si ta quaj një himn me të cilin sikur eshre Rilindasit tanë që e hyjnizuan edhe Ismeti jep këshillat dhe kritikat  ne këtë drejtim tek peozia me titull “Njeriu” ku ai thot: Edhe pse njeriu udhëzohet në rrugë të drejtë, mund të jetë (mos)mirënjohës ose pëbuzës. Dhe thot:

Njeriu duhet të ketë urtësi:

Cilin me ndihmuar?

Cilin me e afruar?

E cilin ta mbajë në largësi?

         Kjo krijimtari shpirtërore thenë kështu na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, ndërnjerëzore dhe morale. Këtë më së miri autori i shprehë tek vjersha “Mashtrimi” ku thot se “Mos beso krejt çka dëgjon!Mos thuaj tërë atë që di!Mos bëj gjithëçka mundesh!

Duke shtuar në vargjet:

Njerzxit e mashtruar

Pas gjërave të dëmshme,

Ofendojnë, përqeshin e nëncmojnë,

Kurrë s`bëjnë punë të ndershme.

Të gjitha krijimet e Ismet Hasanit në këtë vëllim poetik i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e njeriut të ri për ta transformuar të keqen me të mire, vuajtjen ne lumturi, roberine me lirinë, sepse edhe vet autori është i vuajtur nga regjimi. Ai kështu e përshkruan krenarin e tij tek vjersha “Krenaria kombëtare”:

I takoj një populli të vjetër

Historia e ka treguar në letër,

Edhe ne si çdo popull tjetër,

E treguam veten në vepër.

…..

Jam krenar qe jam shqiptar,

Aq më tepër si kosovar,

Krenohem mne popullin e hisatorinë,

Duke derdhur gjak e arritem lirinë.

Poetin e mban fuqia e fjalës, shpresa në fuqin e poppulit dhe kombit në mënyrë që mos ta harrojmë të djeshmën e hidhur, vuajtjet, mos ti harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për liri e pavarësi, mos ta harrojmë historinë tonë, ta respektojmë ta çmojmë e ta duam njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmërin mbi themelet e shëndosha e jo mbi fatkeqësin e  njëri tjetrit se kjo na qonë në një humnerë.

Autori ka besim në vetëvete dhe në “Zotin”duke shprehë lutjen e tij kur thot:Të lutëm o Zot, më jep mend të kuptoj`,të ju besoj gjërave që s`mund t´i dalloj`!

Pasi që folklori bene pjese në jetën e gjallë të popullit ai është ngushtë i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe mënyrës së jetesës se popullit e këtë mudn ta verejmë dhe shofim sidomos tek këngët lirike nga edhe autori i këtyre vargjeve që përmendem merr insipirimin dhe gjenë muzën e tij poetike.

Do e përfundoj këtë shkrim nga krijimtaria e pasur e Ismet Hasanit me një thënje të tij tek peozia “Nënës sime” – Në qoftë se eshtrat më mbesin këtu, shpirti do të më shkoj atje! E këtu shofim se mërgimi ka lënë vrag në jetën dhe ndjenjen e autorit, ai e ka përjetua këtë, e di si ndihet në mërgim por e di edhe se cfarë do edhe në jetën e amshueshme dhe thot:

Tash fëmijeve të mi,

Ua la amanet:

Mos më leni në vetmi,

Mos më leni të vdes në Kurbet.

Pra e tham edhe më lart se poetin e mban në jetë fuqia e vargut, e besës, mirëqenjes, atdhedashurisë , ai e benë një thirrje që mos ta harrojmë të djeshmëne hidhurtë kujtohem hsitorinë tonë të vertetë ta duam  njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmerin mbi themelet e shëndosha se jeta është e ëmbël dhe ka vlerë për çdo njeri.

Filed Under: Kulture Tagged With: per Ismet Hasanin, Shaban Cakolli

ELIMINOHET NGA LIGA E KAMIONEVE EKIPI I SKËNDERBEUT

August 6, 2013 by dgreca

Korcarët nuk ditën ta administronin fitoren 3 me 0 që siguruan në 30 minutat e para të ndeshjes/

Ka marrë fund ëndrra për një tur të tretë për ekipin korcar, i cili edhe psee fitoi ndeshjen e kthimit i dha lamtumirën Ligës së Kampioneve. Ndeshja e dytë që u zhvillua në stadiumin Qemal Stafa me ekipin Shakhter Karagandy, ka përfunduar me rezultatin 3:2 për korcarët, por kazakët e patën siguruar fitoren kualifikuese me atë fitore të pastër 3 me 0 të siguruar në ndeshjen e parë në shtëpi. Korcarët nuk përfituan nga mundësitë që iu krijuan në fushën e lojës, kur që në 30 minutat e para patën arritur ta barazonin rezultatin duke befasuar kazakët me një rezultat të pastër 3 me 0 në tridhjetë minutat e para të ndeshjes, por ndeshja nuk zgjat 30 minuta, por 90.

Miqtë e Shakhter Karagandy e morën veten shpejt, ata shënuan golin e parë në minutën e 38 të pjesës së parë, duke hedhur shikimin tek turi tjetër i Ligës së kampioneve.

Ekipet kanë shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultatin 3 me 1. Golat për ekipin korcar  u shënuan nga Zeljko Tomic në minutën e 9-të dhe Blendi Shkëmbi në minutën e 20-të dhe të 29-të.

Për miqtë shënoi Sergey Khizhnichenko në minutën e 38-të.Pjesa e dytë nuk qe në favor të korcarëve, të cilët në minutën e 54-të kanë humbur një lojtar, duke luajtur me 10. Ishte pikërisht kroati Pejic, që u nxor me Karton të Kuq nga gjyqtari i ndeshjes. Balancat kaluan nga ekipi mik i cili në minutën e 66 arriti të shënonte dhe golin e dytë me anë të Makasat Bayzhanov. Kështu që ekipi i kazakëve kaloi në turin tjetër ndërsa Skënderbeu I Korcës u zgjua nga ëndrra.Gjithësesi

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: eliminohet, nga Liga e Kampioneve, Skenderbeu

Ish Presidentit Goerge W Bush iu bë një ndërhyrje në zemër

August 6, 2013 by dgreca

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, me sukses iu ka nënshtruar procedurave mjekësore të zemrës.Zëdhënësi i tij, Freddy Ford, tha se zotit Bush sot i është vendosur një stendë në zemër për ta pastruar arterien, gjatë procedurës në Teksas.Zëdhënësi Ford tha se bllokada ishte zbuluar të Hënën, gjatë kontrollit vjetor të ish-presidentit Bush, 67 vjeçar.Bllokada ishte hapur pa komplikime.Freddy Ford e ka përshkruar zotin Bush se ka qenë “në disponim të mirë” dhe me padurim e pret kthimin e tij në shtëpi, ditën e Mërkurë, për t’i vazhduar aktivitetet e parapara.George W. Bush ishte guvernator i shtetit Teksas, në periudhën 1995 – 2000, ndërsa president ishte në dy mandate, në periudhën 2001 – 2009.Ai tash jeton në Dallas të shtetit Teksas.Ish-president amerikan, në periudhën 1989 – 1993, ishte edhe babai i tij, George H. W. Bush.(BS)

Filed Under: Kronike Tagged With: ish presidenti Bush, nderhyrje ne zemer

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT