Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, me sukses iu ka nënshtruar procedurave mjekësore të zemrës.Zëdhënësi i tij, Freddy Ford, tha se zotit Bush sot i është vendosur një stendë në zemër për ta pastruar arterien, gjatë procedurës në Teksas.Zëdhënësi Ford tha se bllokada ishte zbuluar të Hënën, gjatë kontrollit vjetor të ish-presidentit Bush, 67 vjeçar.Bllokada ishte hapur pa komplikime.Freddy Ford e ka përshkruar zotin Bush se ka qenë “në disponim të mirë” dhe me padurim e pret kthimin e tij në shtëpi, ditën e Mërkurë, për t’i vazhduar aktivitetet e parapara.George W. Bush ishte guvernator i shtetit Teksas, në periudhën 1995 – 2000, ndërsa president ishte në dy mandate, në periudhën 2001 – 2009.Ai tash jeton në Dallas të shtetit Teksas.Ish-president amerikan, në periudhën 1989 – 1993, ishte edhe babai i tij, George H. W. Bush.(BS)