• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

KUR BASHKIA E GJIROKASTRËS I KËRKONTE VATRËS NDIHMË PËR VILËN E PRESIDENTIT AHMET ZOGU

September 4, 2013 by dgreca

Me 11 mars 1926, kryetari i Federatës Vatra, që në atë kohë ishte Aqile Tasi, që përfundoi në Burgun e Burrelit nga diktatura komuniste, pat marrë një letër nga kryetarët e Qarkut të Gjirokastrës. Letra nënshkruhej nga kryetarët e Bashkive të provincës së Gjirokastërs, Bajo Topulli, Arshi Sheh, Koco Harito, Ferdi Kumbaro, Islam Këlcyra, R. Muzalli, Fan Adhamidhi, Jani K. Foto dhe Ilias Zëri. Në fund të shkresës ishte vendosur vula e Bashkisë së Gjirokastrës.

Në letër shkruhej:Zoti Kryetar;

Të inspiruar prej dëshirës së popullit të  Gjirokastrës në të cilën muarën pjesë të gjithë kryetarët e Bashkive të Qarkut, dhe u vendos me një za si shenjë mirënjohje ndaj kryetarit të Parë të Republikës Ahmet Bej Zogu, shpëtimtarit t’Atdheut, t’i dedikohet një vilë presidenciale. Me këtë rast lusim nxehtësisht Kryesinë e Vatrës të ndërmjetësojë n’apelin tonë që u bëjmë mërgimtarëve të Qarkut të Gjirokastrës që ndodhen në Amerikë me lutjen që të na përkrahin me ndihmat materiale të tyre me këtë vepër të shkëlqyer. Ndihmat të mblidhen nga Kryesia e Vatrës dhe t’i dërgohen Bashkisë së Gjirokastrës jo më vonë se në muajin maj 1926.

Lutemi z. Kryetar të pranoni nderimet e të gjithë popullit të këtij qarku.

Filed Under: Histori Tagged With: Bashkia e Gjirokastres, Mbreti Zog I, Vatra

JO LUFTES- Shumica e amerikanëve kundër sulmeve ajrore ndaj Sirisë

September 4, 2013 by dgreca

Shumica e amerikanëve kundër sulmeve ajrore ndaj Sirisë

Presidenti Barack Obama dhe disa ligjvënës të rëndësishëm amerikanë po mbështesin hapur dhe me forcë një sulm ushtarak ndaj Sirisë, por duket se ata do të duhet të përpiqen më shumë për ta binduar publikun amerikan për këtë çështje.
Një anketë e përbashkët e gazetës Washington Post  dhe ABC News arrin në përfundimin se  59  e amerikanëve të përfshirë në anketë e kundërshtojnë një sulm me raketë ndaj qeverisë sirian, dhe 36 për qind e tyre e mbështesin sulmin.
Sipas anketës, mbështetja për sulm ajror rritej nga 36 për qind në 46 për qind, në se në këtë sulm do të përfshiheshin edhe Britania dhe Franca. Një tjetër anketë e kryer nga qendra kërkimore Pew, arrin në përfundimin se numri i personave që janë kundër  sulmit ajror është më i madh se i atyre që e mbështesin atë. 48 për qind  të anketuarve ishin kundër fillimit të sulmit ndaj Sirisë dhe  29 ishin në favor të tij, sipas anketës së Qendrës Kërkimore Pew.

 

Filed Under: Featured Tagged With: kudner luftes, ne Siri, Shumica e amerikaneve

Simon Sina, Ndërtuesi i Akademisë së Athinës

September 4, 2013 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Më 6 Shtator Konsullata greke në Korçë ka paralajmëruar se do të mbaj një akademi përkujtimore për Gjergj dhe Simon Sinën, për kontributin bamirës të tyre ndaj Greqisë. Por diplomatët grek duhet të thonë atë ditë se Sinajt ishin shqiptar dhe jo “vorio epirito”, andaj për tua kujtuar grekëve po ribotoj studimin tim rreth origjinës shqiptare të familjes Sina, burimet e këtij studimi janë marrë nga bibliografi greke.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitët kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës.

Që në vitet e para të Kryengritjes të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit.

U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë në Athinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1926 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendshme dhe detyrën e sotme.

Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori të veçantë sepse për ndërtimin e Akademisë të hollat i dhuroi një shqiptar nga Voskopoja, por me rrënjë nga Bithkuqi me emrin Simon Sina.

Më 1856 tregtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqisë, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i Greqisë në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morën në fillim me zhvillimin e tregtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis tyre urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze.

Gjergj Sina ishte nënkryetar i Bankës Austriake, kryetar i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Familja Sina është dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina ishte edhe qytetar nderi në disa qytete të Hungarisë. Ai vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa falas në Universitetet e Europës. Kështu Simon Sina për dhuratën që dëshironte të bënte në Athinë e bisedon me ambasadorin e Greqis në Austri, z.Skina dhe ai menjëherë i diktoi të ndërtojë pallatin e Akademisë. Sina e pranoi dhe i paraqiti planet inxhinierit Teofil Hanse, i cili na dha kryeveprën që është akoma sot ndërtesa e Akademisë.

Natyrisht punuan shumë artistë, mjeshtra ndërtimi, skluptorë dhe piktorë, por çelsi ishte Teofil Hanseni.

Më 1859 filluan punimet e para. Por më 1863 Sina ndërpreu punimet, sepse, siç thotë, erdhi në front mbreti Oton. Mërzia i kaloi pas disa vitesh, më 1868, vendosi të rifillojë punimet. Më 15 prill 1876 Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të trashëgimisë të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885. Kur u hapën portat e Akademisë më 1885, Ifigjenia Sina i dha si dhuratë kryeministrit Deljani 800.000 mijë dhrahmi, por ai nuk e pranoi dhuratën. Vitin tjetër Harrilla Trikupi u interesua për atë shumë tepër të madhe për kohën, por atëherë trashëgimtarët e Sinës ishin varfëruar.

Kështu, hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodoros Pangallos, që ishte atëherë në brendësi të punimeve, dhe arvanitasit tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: arben llalla, ndertuesi i akademise, se Athines, Simon Sina

DEBATI MBI NDËRHYRJEN NË SIRI

September 4, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Këtë javë, zyrtarët më të lartë të diplomacisë dhe të mbrojtjes të administratës  së Presidentit Barak Obama, u paraqitën para Kongresit Amerikan, për t’u bërë thirrje ligjëvenësve që të mbështesin planin e Presidentit Barak Obama për t’u hakmarrë kundër  regjimit dictatorial të Sirisë, për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë civile.   Zyrtarët e lartë të prirë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, përfshinin Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Çak Hejgël dhe kryetarin e Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura, Gjenerali Martin Dempsi.   Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, i tha Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit se rreziqet e mos ndërhyrjes janë më të mëdha se sa një sulm ushtarak i kufizuar që synon të dëmtojë rëndë aftësinë dhe kapacitetin e regjimit sirian të Asadit që  përdorë përsëri armët kimike, përdorimi i të cilave është shpallur ilegal me marrveshje ndërkombëtare, ç’prej Luftës së Parë Botërore.

Sekretari Kerri, i cili po kryeson përpjekjet e administrates Obama për të bindur jo vetëm Kongresin dhe publikun amerikan, por edhe botën se një sulm i tillë është i doemosdoshëm, i tha Komisionit të Punëve të Jashtëme të Senatit amerikan se tani, “Këjo nuk është koha që të jemi spektatorë të një masakre.  As vendi ynë dhe as ndërgjegja jonë nuk mund të tolerojnë këtë situatë, duke heshtur e duke mos bërë asgjë.”

Presidenti Obama, pas shumë debatesh mbrenda dhe jashtë vendit, është shprehur se ka ardhur në përfundimin se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin një sulm kundër Sirisë si ndëshkim për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë civile, duke vrarë muajin e kaluar mbi 1400 veta, përfshirë lartë nga 400-fëmijë.  Ai u shpreh fund javën e kaluar se Amerika duhet të zhvillojë këtë debat, sepse, sipas tij, këto janë çështje të një rëndësie të madhe.  Për këtë qëndrim , duket se presidenti Obama po bindë dal nga dalë edhe udhëheqsit më të lartë të të dy partive kryesore në Kongres, se një ndërhyrje e kufizuar në Siri është e doemosdoshme për të dëmtuar mundësitë dhe kapacitetin e regjimit të Asadit, që të përdorë rishtas armë kimike kundër popullit të vet.

Ndonëse disa senatorë, sidomos në radhët e Partisë Republikane, kanë shprehur dyshimin e tyre në lidhje me propozimin e administratës së Presidentit  Obama për një sulm kundër Sirisë, udhëheqësit më të lartë të Partisë Republikane në opozitë, kanë thënë se është e rëndësishme që të mbështetet Presidenti Obama kur dy dhomat e Kongresit të votojnë, javën që vjen, për të autorizuar presidentin që të ndërmarrë një sulm të tillë.  Presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit që ta autorizojë atë të ndërmarrë një sulm të tillë kundër regjimit sirian, duke thënë se, “Përfaqsuesit e popullit duhet të kenë një zë dhe të shprehen në lidhje me masat që Amerika ndërmerr jashtë vendit”, duke shtuar se, “ka ardhur koha t’i tregohet botës se Amerika e mban fjalën e dhënë për angazhimet tona.”

Sekretari Xhon Kerri, duke iu përgjigjur Senatorit  republikan Rand Pol, i cili është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Siri, tha se “Presidenti nuk është duke kërkuar prej jush autorizim për të shpallur luftë.  Thjeshtë, ai kërkon që të ndërmarrim një masë (të përkohëshme dhe të kufizuar) që do të dëmtojë rëndë mundësitë  dhe kapacitetin e një udhëheqsi despot, i cili është i gatshëm  të vrasë popullin e vetë,” me armë kimike, përdorimi i të cilave si një mjet lufte, është ndaluar nga e gjithë bota, pothuaj para 100-vjetëve.  Presidenti Obama, po kërkon autorizim nga Kongresi për një përgjigje të shpejtë dhe të kufizuar ndaj përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian i diktatorit Asad, ndërsa publiku amerikan dyshon nëse ndërhyrja e Amerikës në Siri është masa e duhur në këtë kohë, në një vend ku ndër të tjera, grupe të ndryshme militantësh islamikë, në bashkpunim me terroristë  po luftojnë kundër një diktatori, vet regjimi  i të cilit është i lidhur me terroristë të ngjyrave të ndryshme të Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, në një frymë bashkpunimi midis dy partive kryesore të këtij vendi, Senatori republikan dhe ish-kandidat i kësaj partie për president, Z. Xhon Mekejn, është deklaruar në mbështetje të presidentit Obama në lidhje me këtë çështje duke thënë se, “Nëqoftse Kongresi hedhë poshtë një rezolutë të tillë, pasi presidenti është zotuar publikisht për të ndërmarrë një sulm, pasojat do të ishin katastrofike.”   Ndërsa, Kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqsuesve, Nenci Pelosi, tha se “Autorizimi nga Kongresi për marrjen e masave që kërkon Presidenti, do të bëjë më të fortë vendin tonë, por edhe përgjigjen ndaj asaj që po ndodhë në Siri.”  Ajo shtoi se me përdorimin e armëve kimike, regjimi i Asadit e ka qitur veten jashtë, “rrethit të sjelljeve të botës së qytetëruar.”

Kryetari i Dhomës së Përfqsuesve, republikani Xhon Bejner, tha se “Shtetet e Bashkuara kanë armiqë anë e mbanë botës të cilët duhet ta kuptojnë se ne nuk do të tolerojmë sjellje të tilla.”   Edhe kongresisti Eliot Engel, nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtëme të Dhomës së Përfaqsuesve,  i cili  është i njohur mirë për lexuesin si përkrahës i shqiptarëve, tha me këtë rast se, “Të përdorësh armët kimike të shkatërrimit në masë kundër popullit tëndë, është gjëja më e urryer që mund të jetë.  Nëqoftse ne nuk i përgjigjemi këtij akti, atëherë  i themi çdo despoti, gangsteri  çdo diktatori, dhe grupi terrorist, anë e mbanë botës, se ju mund të kryeni krime lufte dhe të vrisni popullin tuaj pa asnjë ndëshkim dhe se asgjë nuk do tu ndodhë”, përfundoi Z. Eliot Engel.

Ndërkohë që në Kongresin amerikan duket se po shtohet përkrahja për një sulm kundër regjimit të Asadit në Siri, bota sikurë bën ser duke pritur, por kryesisht duke kritikuar  Shtetet e Bashkuara, si gjithmonë në raste të tilla, për të parë se ç’po bën Amerika.  Sekretari i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon paralajmëroi kundër përdorimit të forcës për të ndëshkuar  përgjegjësit e përdorimit të armëve kimike, duke thënë se një masë e tillë nuk është ligjore pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara.  Ban Ki Moon e bëri këtë deklaratë ndërkohë që organizata  botërore që ai kryeson, njoftoi se llogaritet që lartë nga 2 milionë refugjatë sirianë janë larguar nga vendi i tyre dhe kanë gjetur strehim në vendet fqinje.   Një komisioner i Kombeve të Bashkuara u citua nga rrjeti televiziv NBC  të ketë thënë se, “Siria është bërë tragjedia e madhe e këtij shekulli.”  Ndërsa  përfaqsuesi i vet OKB-ës që merret me refugjatët, e ka përshkruar situatën në Siri si, “një katastrofë e turpshëme humanitare”, duke i cilësuar vuajtjet dhe shpërnguljen e refugjatëve sirianë si të “pashembulltë në historinë botërore”.

Në mes të kësaj krize, Presidenti Obama është nisur të marrë pjesë në mbledhjen e vendeve anëtare të grupit 20, më të zhvilluara ekonomikisht të botës, që do të mbahet dy ditët e ardhëshme në Shën Petersburg të Rusisë.   Ndërkohë që parlamenti britanik nuk autorizoi javën e kaluar pjesmarrjen e forcave britanike në një sulm të mundëshëm kundër Sirisë, i vetmi përkrahës, tani për tani për një sulm të tillë, duket se është Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Natyrisht se Shtetet e Bashkuara do të preferonin  që ndërhyrja në Siri të ishte një ndërmarrje ndërkombëtare e autorizuar nga Kombet e Bashkuara.   Por këjo nuk do të ndodhë.  Si Rusia ashtu dhe Kina, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, kanë thënë se do përdornin veton ndaj çdo rezolute që do bënte thirrje për një sulm të tillë për të dëmtuar kapacitetin e regjimit të Asadit për të përdorur armët kimike.  Gazeta amerikane Çikago Tribune, sugjeron në një editorial se duke marrë parasyshë vrasjen e milionave njerëzve  të pafajshëm  gjatë dekadave nën regjimin komunist sovjetik,  a është e  mundur që Presidenti Obama të pyesë presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në Shën Petersburg, “nëse rusët kanë harruar tanimë përvojën e tyre me varsjet në masë”, gjatë periudhës komuniste.

Ndoshta bota duhet të mbajë përgjegjëse Rusinë dhe Kinën për skenat e vrasjeve barbare në Siri, sidomos ato të fëmijeve, trupat e pajetë, të fikur nga armët kimike të regjjimit Asad, e të cilëve ishin hedhur nepër korridoret e spitaleve, siç thane dëshmitarët, pa pikë gjaku në trupat e tyre të njomë.

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Debat, Frank shkreli, nderhyrje, Siri

,,AJC Global Jewish,,në Çikago e përkrah nismën e SHSHA-së për projektet investuese në Kosovë e Shqipëri

September 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Skënder KARAÇICA/ Çikago/

Aktiviteti politik dhe ekonomik i SHSHA-së në Çikago po intensifikohet me shumë asociacione të rrafshit global të marrëdhënieve shqiptaro-hebreje në Amerikë që kanë të bëjnë me politikat ekonomike të investimeve në projektet zhvillimore Kosovë-Shqipëri dhe në pjesët etnike shqiptare në Ballkan.Ky ishte konstatim gjatë takimit të djeshëm që patën përfaqësuesit e SHSHA-së me ,,AJC GLOBAL JEWISH,,që u mbajt në lokalet (Chicago Regional Office)në Monroe Street me ndihmës drejtorin Jonathan Schweitzer.

Në këtë takimin e Çikagos u shpaluan një varg dokumentesh arkivore historike që hedhin dritë për kohën kur populli shqiptar në Shqipëri e Kosovë,ndonëse edhe vetë ishin të rrezikuar nga fashizmi hitlerianë dhe kordinimi i orëve vrastare të çetnikëve të Serbisë,ata morën në mbrotje dhe shpetuan qindra familje hebreje që ishin shpërndarë nëpër Evropë nga çizmja fashiste e kohës.Tërë historia e pranisë dhe e shpetimit të hebrenjve është sistemuiliona irtarët e Muzeut Holokaust në Skokie të Çikagos,që janë publikime historike të institucioneve shkencore në Prishtinë e Tiranë si dhe të botimeve të fushave të lobimit në Amerikë nga LQSHA-ja Joe DioGuardi.

Për asociacionin ekonomik ,,AJC GLOBAL JEWVISH,,iu dorëzua projekti ekonomik i shtetit të Kosovës me tërë resurset të pasurisë nëntokësore dhe ato njerëzore të shetit të ri të Kosovës,që u mirëptën nga ndihmësdrejtori Schweitzer që nuk ngurroi të theksoj me gjuhën ekonomike,,Tërë këto pasuri që ka nëntoka e Kosovës dhe pasurinë me popullin më të ri në Evropë nuk e meriton që në fillim të shekullit të ri populli shqiptar të marrë udhën me varfërinë,,!Për nismat e SHSHA-së në Çikago tashmë është në dijeni Minsitria për Diasporën dhe segmnetet tjerë të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës,thekson sekretari Mahmut Skenderi.Duhet të theksojmë se Konferenca për investime ekonomike në Kosovë e Shqipëri tashti është bërë gati dhe presin projektet dhe delegacionet qeveritare të dyjave vendeve,thotë SHSHA-ja në Çikago.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Chicago Regional Office, kosova, Skender karcica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT