• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

SHBA: U zhvillua turneu i Futbollit të Vogël në salla të mbyllyra për Tri-Shtetshin në Nju Xhersi

December 28, 2013 by dgreca

Vllaznimi, i struganëve fitues i këtij turneut 2013, ishte skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar, Në vend të dytë Ekipi i Krajës me tranier Zija Cuka, i cili u dallua për shpirtin e fort të garës dhe ekip i disiplinuar

Nga Beqir SINA, New Jersey/

WAYNE NEW JERSEY :  Turneu i Mini-Futbollit – Futbollit të Vogël në salla të mbyllyra mes ekipeve vetëm shqiptare të komunitetit tonë, për Tri-Shtetshin në Nju Xhersi, i cili mbahet për të pestën herë, ka nisur me një ceremoni të thjeshtë dhe të bukur, të organizuar nga Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit dhe Klubi Futbollistik Vllaznimi nga Struga në Amerikë, të mërkurën më 25 Dhjetor 2013.

Skuadrat e 24 ekipeve të komunitetit shqiptarë, që përfaqësojnë vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të nxitura edhe nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, kanë shprehur vetëm fjalë miradie ndaj organizatorëve të veprimtarisë më të madhe sportive të vitit në komunitetin shqiptarë.

Udhëheqësit e këtij kampionati,stafi organizator(Arif Sela – kryetar, Hajri Hoxha, Kalosh Sela, Edip Ramadani, Nazif Vlashi, Berat Kaliqi, dhe Xhevat Borova) njëkohësisht dhe promotori i veprimtarisë sportive  të futbollit, Klubi Vllaznimi i struganëve, në fjalën e tyre përshëndetëse, thanë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të komuniteti shqiptar, gjithmon do të mbeten mjaft të rëndëssishme në jetën komunitare, dhe të dashura.

Veprimtaria sportive është mbështetur edhe nga ekipet pjesëmarrëse, të cilat mundësojn përzgjedhjen dhe organizimin e ndeshjeve si dhe dhe autoritetet e kompleksit sportiv “Turf City” të cilat vënë në dispozicion mjediset e tyre dhe fushat e futbollit për mbarvajtjen e kampionatit.

Në këtë turnir me ekipin United Albania luajti edhe futbollisiti i Ligës së Parë të SHBA në Futboll MLS, dibrani Dilaver Dilly Duka. Një i ri, mesfushor i talentuar me potencial të madh, në futbollin Amerikan. Duka është e ardhmja e këtij futbolli me 4 vjet vjet përvojë në MLS. Duka në Playoffs 2013 për MLS po luan me skuadrën Chicago Fire.

Kampionati u zhvillua në gjashtë grupe me nga gjashtë skuadra, në të njëjtin kompleks sportiv në dy fusha futbolli, përkatësisht fusha A-dhe fusha B-.

Turneu nisi me egzekutimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë si dhe një mirënojhje për futbollistin Avdo Gjoka për pjesmarrjen e tij në çdo kampionat.

Duke e hapur zyrtarshit kampionatin e 5të të Mini-Futbollit, kryetari i Fonditit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Zylfi Alla, u ka uruar të gjitha skuadrave pjesmarrëse suksesë dhe një “Fair Play”. Në emër të Fondit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, tha kryetari i saj zoti Alla, më lejoni t’ju faleminderojë të gjithë ju ekipeve për pjesmarjjen tuaj dhe të u dëshirojë suksesë se cilit prej ekipeve në këtë turnir kaq të bukur që mbahet për të pestin vit me rradhë”.

Më pasë nisën takimet në grupe: ku 24 skuadra të ndara në 4 grupe me nga gjashtë skuadra secila luajtën në mes tyre me eleminim me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Në grupe u zhvillaun 36 ndeshje. Ndërsa 4 takime u zhvilluan në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe një takim Final.

Në grupin A : luajtën Vllaznimi – Plisat – Brothers Albania – Koroshishta – Korabi NJ – Besa Kavaja. Në grupin B: Cemi – Vllaznimi U16 – Struga – Dollogozhda – Dardania  – Stanford . Në grupin C : United Albania – Korabi NY – Ulqini – FC Kosova – FC United – Plav & Gusi NY – Grupi D : Rumia – Prime Time Pizza – Besa e Kosovës – Kraja – FC Flamurtari dhe Koha.

Në Gjysmë-finale kaluan 8 ekipe. të cilat u ndeshën në mes tyre me eleminim në bazë rendtijes, Korabi i Neë Jerseyit, luajti kundra Stamfordit, ndërsa FC United kundra Krajës, Dollogozhda kundra Vllaznimit dhe Koha kundra United Albania.

Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet e Stamfordit me Vllaznimin e Struganëve, kurse Kraja lujti kundra skuardës United Albania, ku si Vllaznimi dhe Kraja u kualifikuan me penallti.

Në finale luajtën Kraja e krajanëve me Vllaznimin e struganëve, mbas 30 minutave lojë rezultati ishte i barabartë me golat e shënuar për secilin palë, ku për Vllaznimin shënoi i pari Besmir Xhila dhe barazoi për Krajën me një gjuajtje në distancë sulmuesi Halit Popi.

Vllazënimi, fitues i këtij turneri skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar, luajti të gjitha ndeshjet e saj me këtë formacion : Agron Osmani(portier), Adem Isa, Avdulla Sela, Egzon Zhuta, Elbrim Rrahmani (mbrojtje) Besmir Xhila, Dritan Sela, Ditmar Alijaj (mesufushor) Agim Bauta (kapiten, Endrit Korreshi (sulmues) trainer Reshat Qazimoski.

Ekipi i Krajës me tranier Zija Cuka, i cili u dallua për shpirtin e garës dhe ekip i disiplinuar laujti ndeshjet e saj me këtë formacion : kapiten Fatmir Cuka , poertier Suad Kraja, në mbrojtje Naser Agolli, Osman Vuka, Bledi Bardhi ish futbollist i Budeçnostit, Valdet Perashi, Lulëzim Pupi, Bekim Berjashi, Halit Popi dhe Suad Lekpepi.

Takimi final mes Krajës dhe Vllaznimit shënoi edhe mbylljen e këtij turneu ndarjen edhe të trofeve të cilat ekipeve përkatëse dhe lojtarëve respektivë, ua dorozojë Edip Ramadani në emër të organizatorit. Futbollistët e Vllaznimit, u nderuan me kupën e turnirit, kurse golashënuesi më i mirë me nga 7 gola u shpallën dy futbollista Andi Salijasi dhe Dritan Sela, ndërkohë, portieri më i mirë i Turneut 2013 u shpall krajani Suad Kraja.

 

Filed Under: Featured Tagged With: futboll, te mbyllura, turneu ne salla

ROJË PSHERËTIMASH

December 27, 2013 by dgreca

POETI QAZIM SHEHU NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT/

ÇUÇURITJE/

Siç çuçurit kroi me rrjedhën e paktë,/

Eja të rrimë bashkë këtë natë./

Ta ndiejmë si rrjedha ikën e zhduket në bar,/

Ashtu të rrjedhë te ne freskia e natës së parë./

Dhe duke çuçuritur të gazmuar/

Veten ta ndjejmë të rrëzuar,/

Në barin e jeshiltë të kujtesës,/

Në honet e ngrira të mbijetesës,/

Dhe të rrjedhim gjersa të shkojmë,

Tek deti i madh , mos harrojmë,

Atë rrjedhën e hollë mbi bar,

Fshikullin e ujit lozonjar,

Në thellësitë e errta ku do zbresim,

Marrëzitë trallisëse mos na përqeshin.

Ne s`jemi njerëz të mëdhenj,

Le të ngrihen ngjarjet si shkëmbej,

Na mjafton veç një çuçurimë ,

Të na flladisë dashurinë….

ATDHEU

Çdo ditë e ndërtojmë nga pak,

Për ta prishur dyfish kur duam,

Si të ngrinim një statujë në park,

Në një tokë që luan.

Dhe e sajojmë Itakë të shpikur,

Dhe mall e dhembje e dashuri,

Kozmopiltin më të çmeritur,

E bindim me rëndësinë etij.

Kur të joshur  jemi gjer në skaj,

Pa një dyshim ,pa hamendje,

Dhe pse e duam ,pse prandaj,

E mbajmë si diell nëpër mendje.

Dhe nuk e dimë kur do e sjellim,

Portretin e tij më të plotë,

Por e ndjejmë  se sado bredhim

Vetëm nga ikjet e mësojmë…

TIRANI E BUKURISË

Kjo botë ka shumë tirani,

Tirania më e madhe je ti, bukuri,

Se shkon pa aresye dhe shijohesh,

Në prehër të arrogantëve ngrohesh,

Dhe kur të kapim bëhesh më e madhe,

Më e mistershme ,më lozonjare.

Duke kujtuar se të kemi ,na ik,

Dhe duke na ikur na tërheq,

Si një mirazh me vesë për dreq.

Dhe ne s`ngopemi me ty kurrë,

Grua qoftë apo burrë.

Dhe ti faj s`ke aspak,

Për dobësinë tonë merr hak.

Në botë ka shumë tirani,

Veç tirania jote meriton lavdi…

DEGË E THYER

Një vijë e drejtë ku fillon me të qara,

Segmentet e jetës ngjiten me pikëza rrufeje.

Si vijat e horizontit i vizatojnë malet

Me një kryeneçësi me brerore reje.

Nëse kjo jetë do vazhdonte drejt pa segmente

Shpesh thyerlarguar nga dorë e fatit,

Atëhere jeta s`dihej ku do na gjente,

Braktisur prej nesh nga monotonia e flashkët…

PSHERËTIMA

Një psherëtimë me një ndjesi falje midis,

I ngjan një hapësire ku një filiz buis.

Një psherëtimë pa keqardhje të thellë,

I ngjan tronditjes së kokrrës së mbjellë.

Dhe sa lule do çelin pastaj, sa fruta e bukuri,

Kaq të mundura pa psherëtimën ku falja si brilant i rri

KJO PEMË

Kjo pemë dhe pema tjetër,

Dhe tjetrën që shkuli stuhia,

Na kujtojnë një trini të vjetër,

Një herioglif shpirti sa dashuria.

Dy të parat në këmbë,

Njëra tjetrën dot s`ndihmojnë,

E nga kjo qajnë rëndë,

Lotët e gjetheve lëshojnë.

Mbi trotuarin pllakashkulur,

Dhe mbi asfaltin e vjedhur,

E mbi rrëkezat ku loti i pemëve,

Të tjera, është derdhur…

MJALTI I BUZËVE

Ti mjalt i mjaltit ,ëmbëlsirë,

Që turbullon, ofshan e shkon,

Një pikë helm me plot dëshirë,

E derdh në fjalë plot pasion.

Dhe kur kujtohesh të gjesh fjalën

Ajo diku është marrosur

Dhe gjithë imazhet që u ngjallën,

Në shtrate ikjesh për t`u sosur.

Në shtrate ikjesh plot me gjemba.

Ti mjaltë i mjaltit me mjaltë brenda,

E thua fjalën edhe shkon,

Po mjalti i buzëve s`të mjafton…

 

I FLAS ERËS

I flas erës fjalë dhembshurie,

Kështu duhet të ketë folur edhe Lasgushi.

Ai i kërkonte fjalë dashurie,

Në cep të gjolit si gushkuqi.

Dhe era sillet kapedane

Pa ndjerë keqardhje për askënd,

I sheh kufijtë si burg, hapsane

E ngaqë si shemb veten çmend…

MASKA

Gjithnjë më pëlqen të vë një maskë,

Duke kujtuar se shëmtisë ia hodha,

Pa u kujtuar se në prehër të saj rashë,

Kur veten se njoha e tradhtova.

Pataj kujtohem e maskën hedh,

Gjithë neveri, i penduar,

Si në një kanal mbuluar me gjeth,

E hedh një hap bie i rrëzuar

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Ne sofren poetike et Diellit, Qazim Shheu, Roje psheretimash

NEGATIVIZMI I FUQISË VETMITARE!

December 27, 2013 by dgreca

“Në varrezën e iluzioneve të botës le të gatitet një pllakë përkujtimore për ëndrrën dhe sprovën e shuar të Shteteve të Bashkuara të Europës”./

Shkruan:Rexhep KASUMAJ/ Berlin/

1 Boris Johnson-i, prefekt i Londrës, ëndërron të ribëj lavdinë. Parathotë se britët e tij, në pak vite e dhjetëvjeçarë, do të bëhen një e tillë mbifuqi demografike, e rrjedhimisht, politike, që kryeqyteti i tyre ta kalojë Nju-Jorkun, kurse Britania e tërë, ta lë pas – Gjermaninë!  Mirëpo ky nuk është i pari e, as do jetë i fundmi vegim për shtegëtim vetmitar. Kombet e Europës, ndonëse të nyjëtuar në një traktat të çlirët, akoma endin, ndaras e nënujshëm, fije të madhështisë: për të shtuar popullsinë a rinovuar armët dhe për të sofistikuar intrigat a për të ekspanduar influencat e tyre. Asgjë e huaj për natyrën klasike të shteteve, sikur individualizmi negativ që ruan rudimente rivalitetesh të vjetra, të mos binte ndesh me fizionominë dhe aspiratën komunitare.

Prej nga rivjen ky ngazëllim për shtetin kombëtar? Këtë pyetje reflektuese bënte një gazetë gjermane, duke nënvizuar se vetëm në faqen e 156 të Kontratës koalicioniste, gjendet fjalia e kursyer se “Bashkimi i Europës është detyra më e rëndësishme e Gjermanisë”! Pse kaq poshtë e kaq shkurt? Ndjesia e zhgënjimit a lodhjes sikur sëmbon të gjithë. Një palë kalojnë krizë dhe, në kulmet e saj, sikur pëshpërisin se pa kupolën e epërme dhe monedhën unike, do të rikuperoheshin shpejtësisht. Kurse një tjetër, për të cilët “kriza e mirë” është shndërruar në shans flatrimi prosperues, nuk duan të shpenzojnë mjete e fantazi për bllokun e “shpejtësisë së dytë”!  Dhe  ky është, me ç’duket, vetë mëkati i zanafillës (i fajshmi Maastricht): historia e qenja, kujtesa e shpirti dhe vatra e interesi, mbeten përjetë tipare prijëse, të pashkrifta e ekzistenciale.

E pra, 28 Kombe, 28 Guverna dhe poaq Armata, shenjojnë po të njëjtin objektiv: mirëqenjen, sigurinë dhe shkëlqimin e Europës. Porse leksioni i Ukrajinës (ndoshta pajtesa e ngutshme për datënisje negociatash me Sërbinë është një përpjekje kompensimi për këtë) që, e dorëzuar para shantazhit rus, i ktheu krahët turpshëm, dha kumtin që meriton ti bëhet një lexim historik. 28 pushtetet, ekonomitë dhe ushtritë e tyre, dëshmojnë shkathtësi mahnitëse për ndërkëmbëza të ndërsjella në mikroplanin e shtëpisë që zvoglohet ngaherë e vazhdimisht. Jashtë saj, ndërkaq, shumica syresh gjenden vështirë dhe në hartën e botës.

Pikërisht ky lloj dyzimi përjashtimor midis shteteve me politikat nacionale në lidhjen e tyre, akoma të brishtë dhe intencës qendërzuese të Brukselit, që  idealistët do deshnin ta shihnin të inkarnuar në sajesën federale të quajtur, shpesh, me mallëngjimin e t’pambërritshmes – Shtetet e bashkuara të Europës, është honi që greminos përjetshëm ripërtrirjen e  “perandorisë universale” atërore të Karlit të madh! Madje, më tej se kaq. Vullnetet dhe vizionet ngjajnë dëndur të pakonformueshëm dhe, ndonjëherë, të përballur pa shpresë. Një pol landesh ndërkallet emocionesh të turmës (ndjekur, jorrallë,  demagogjie të klasës politike) për të hyrë nën kulmin e Shtëpisë Europë, një tjetër, tutje, duke qenë tashmë nën strehën e saj, refuzon bjerrjen e ingerencave nacionale, kurse një i tretë, skeptik prore, kumton ndërdyshas një deklarim referendar për dalje prej saj. Të parit i përkasin ballkanësit e harruar ndër shekujt e gjatë, të dytit i prinë Vacllav Klausi i çekëve, që ka marrë mundin të krijojë një bosht solidarësie vëndesh që, të vogla siç janë, i trëmben majorizimit poshtërues dhe, të tretin fare, e përfaqësojnë britët e vetmuar me lojën e dyfishtë: përplasen me familjarë kontinentalë për formulën e bashkëjetesës, tek ndërkohë vjelin partneritetin natyral me Amerikën që bën gjthnjë ligjin ndërkombëtar. Ndërkaq, si tendencë e pamirë që përhihet kudo, madje dhe aty ku politika i bën apologjinë rituale, është ngritja mbi 50 përqind e ndjesisë qytetare joentuziaste për Europën e njësuar.

2.

Shkurorëzimi i ishullorëve, qoftë dhe si ide a shakullimë kalimtare, do t’kurajonte grupe dytësore politike që qyshmoti i bëjnë asaj gjyqin përfundimtar. Këtë  komocion ua jep atyre dhe gjeopolitika pozitive: janë larg zonave të përskajuara si tiranike, eruptive dhe antiperëndimore, e pra, rrezikprurëse për sigurinë e tyre.

Po a është krejt kjo e përligjur?

Koncepti i sigurisë, tashmë, ka ndërruar dhe ajo nuk cënohet vetëm së jashtmi, por poaq së brëndshmi nga tenja përbluese në vetë strukturën societare. Sidoqoftë, britët, si mesazhon plot vaktësi kryebashkiaku i metropolit të tyre (transmetuar nga “SZ”), planizojnë aventurën e vetmuar të fuqisë. Dhe, po tu besohet tumirësve të rrëmbyer, predispozitat nuk janë të papërfillshme. Trualli e tradita, kultura e gjuha e mbarëfolur, sikur premtojnë jetësimin e dalldisë. Por, njëkohësisht, dyshimtarët gjykimftohtë që pretendojnë realizmin, shprehen të kenë të drejtë dhe, sipas tyre, zhvillimet venë vështirshëm hullisë dëshirake. Përkundrazi: përvijimet dëshmojnë një prirje tjetër.

 

Si do arrihej a restaurohej ky rang madhnues?

 

Nga lindshmëria hovmarrëse e nënave angleze? Apo prej emigrantësh të ish-kolonive që sjellin me vete barqet pjellore të grave, varfërinë e injorancën lapidare – në një anë dhe – në anën tjetër, prej oligarkësh të kamur nga Rusia a vendet e Golfit, që pushtojnë zonat e bukura të qyteteve, duke shtyrë e zhvendosur vendësit dorëhollë të Mbretërisë së bashkuar? Recesioni ekonomik, braktisja e mundshme e Bashkimit Europian, pastaj lokomotiva e ardhësve të pandalshëm, zvetnimi i “Leit-kulturës” (çdo i dyti qytetar nuk e flet, tashmë, anglishten si gjuhë amtare) dhe mëvetësimi i mundshëm (pas 300 vitesh kaohabitimi) i Skocisë, bëjnë një piketë fundore që rrah ta thërmojë projekt-ëndrrën, për ta kthyer Anglinë  në një vend të vogël, margjinal dhe me shfytyrim të thellë identitar!

3.

Në fakt, pothuajse të gjithë vuajnë idhujtarinë e tillë vetanake dhe, njëherësh, limitet e liga gjakmpikëse. Kriza e diferencuar finansiare, dështimi i multikulturalitetit, e pra e kryevlerës së civilizimit demokratik, mandej, si një hije vrugtane, tymi i konfliktit midis, si thuhet, “kulturës së mirëseardhjes” dhe “populizmit të djathtë” shkaktuar nga ikanakët e hershëm apo arratiakët e vonë të skamjes (gjysma jovëndore e banorësisë së vetë kryeqendrës, 16 milionë gjermanët me prejardhje të huaj, karvani i pambarimtë i veriafrikanëve në Francë, tregtimi fitimprirës paradoksal i shtetësisë malteze) – janë pamje që drynojnë prapa vetes po atë brejcë largvajtëse. Po ato janë, poashtu, gurëprova që do të duhej ti këndellte ithtarët e idesë së skifterëve të vetëmjaftuar, për ti kthyer vrullshëm në frymën e ideatorëve të hershëm të përbashkësisë. Vegëzat që do të duhej ti mbanin europianët sedërhollë në njëshmërinë e tashme simbolike, apo ti çonin drejt një shtetërie federale – më shumë se glorifikimet egoiste, janë pellgjet e dikurshme të gjakut pa ngadhnjimtarë, vlerat e reja egalitare, pastaj droja nga teatri i vjetër armiqësive totale dhe, veçanërisht tani, nga gogolë të konsoliduar a të posashfaqur në arenën e madhe të botës.

Megjithatë, qasjet e afinitetet kolizive vrujojnë, ballas e dorëfshehtas, me shkallëzim e horizonte ndryshmërisht të largët: nga ata që janë frustruar pritmërish të papërmbushura dhe deri tek ata (rënja e euros do të shuante 200 mijë vënde pune në Gjermani) që eurozonën e përjetojnë si një mrekulli për aftësinë e tyre kompetitive dhe që kërkojnë klauzolë suspendimi për  “delikuentët” e zonës mesdhetare.

Nga kjo arsye i nxitur, një admirues i përkorë i bashkimit, Prof. Winkler (nga Universiteti Humboldt i Berlinit), përpiqej të gjente pikëqendrën e ekulibruar të përafrimit të tyre: pa ofenduar të mëdhenjtë dhe pa lënduar të vegjëlit e saj! I ndërgjegjshëm për sensibilitetet etnike, ai pledonte për një përbashkësi shtetesh postklasike, e kurrsesi shtetesh postnacionale, që do të thoshte – sa më shumë politika harmonike, por pa dorëzuar asnjëherë substancën e sovraniteteve kombëtare. Sado i matur e i baraspeshuar, ky përceptim sikur nuk joshte dot nihilistët e kryehershëm. Ndoshta balansimi artificial – është gropa e tij vetë. Mosdashësit refuzojnë një mbishtet përbindshor dhe, thjeshtë, nuk e besojnë ardhmërinë e tij. Dhe ata, nga ana e tyre, betohen në dashurinë për Europën. Veçse me një dashuri ndryshe. Çdokush të jetë zot në shtëpi të vet. Që në vitin e 1946 W. Churchill-i fliste për kombet e federuara të Europës, po natyrisht, pa Britaninë në radhët e tyre. Mbase anglezëve do tu voliste alternimi i principit të federalizmit me atë të subsidiaritetit (vetëpërgjegjësisë) dhe, që këtej, nëse ata hezitojnë, aherë përse frëngjët duhet të delegojnë pjesë të sovranitetit në supershtet? Pse, poashtu, gjermanët që, si shprehet filozofi Hermann Lübbe, ende kujtojnë trishtëm tundimin e De Golit për të coptuar edhe atë Gjermani të ngelur perëndimore sipas kartave të Napoleonit? Për bashkëkombësit e tij ai thotë se, në punë të një instance madhore shteti të legjitimuar të Europës, janë iluzionistë të përsosur dhe nga ky cen i ruajnë, faltlumnisht, vetëm fqinjët e mirë. Njëri prej tyre nga galeria e mohimtarëve, Henryk M. Broker-i, shtron diskursin se a mund të profilohet fare identiteti i njeriut europian? E vijon mëtej: a mund të ngrihet e mbijetojë një krijesë shtetesh të federuara pa këtë identitet? Vështirë, pohon ai dhe, pa rezervuar as gjasën teorike të së kundërtes, pyet sërish se a nuk provuan këtë marrëzi sovjetët, Pol-Potët zymtorë dhe e dëgjuara shkollë e Odenwaldit në Heppenheim? Dhe a nuk dështuan të gjithë me laboratorin e krijimit të njeriut të ri? Biles, ata patën rrethana më të pllenueshme e instrumente më efektive për këtë. Kishin tiranitë e ideologjitë dhunëtare për të tretur e mekur “njeriun e keq të vjetër”. Dyshimtar i pandreqshëm, Broker propozon, prandaj, që në varrezën e iluzioneve të botës të gatitet një pllakë përkujtimore për ëndrrën dhe sprovën e shuar të Shteteve të Bashkuara të Europës!

 

Kujt do i përkasë e ardhmja? Vetë Lübbe shfaq bindjen se e keqja po izolohet dhe e ardhmja nuk do jetë pronë e saj. Po, fundja, për ç’nëvojitet zindjellja? Dhe ç’fillesë tejpamësie ka koston më të lartë: caksynimi ngulmëtar apo paragjykimi negacionist? E kaluara ishte e mnershme. Forca dhe inteligjenca nuk ishin gjithherë bashkë. Kohët prodhonin zinxhirë e skllevër edhe për mëmëdheun e Brokerit, Poloninë e vajtueshme. Europianët ndajnë një truall, një kulturë e një fat dhe çdo projeksion mbifuqie kundër njërit, si ëndrra e vetmore e prefektit londinez, shndërrohet ligjshmërisht në strall përdjegës për të gjithë.

 

Ndaj, anipse duket një romantikë iluministe, Europa duhet të vijëzojë njëherë kufijtë – gjeografikë e vleftorë, e, mbi këtë definim të ri, të kultivojë jetikisht njësinë e kombeve dhe të ruajë paprekshmërisht emrin e saj: si gurrë e pashuar e dijes dhe djep i barazisë së jetës!

R. Kasumaj/ Berlin, dimër 2013

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Negativizmi i fuqise, Rexhep Kasumaj, vetmitare

BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARE

December 27, 2013 by dgreca

SHKRUAN: ARTUR VREKAJ/

Shqiptarët e Ballkanit edhe pse me dy shtete Shqiptare, me prani të OKB, EULEX, NATO në Kosovë dhe një monitorim Amerikano-Europian në Shqipëri nuk kanë arritur të marrin akoma mbështetjen e plotë të të gjithë Diasporës së Bashkuar me mundësitë që me të vërtetë mund të japin Shqiptarët e Amerikës të gjithë së bashku me biznesmenë, shoqata atdhetare e organizatat fetare.

Pse? Sepse nuk kemi një ende një bashkëkuvendim për një platformë kombëtare të përbashkët të të gjithë faktorëve të Mërgatës në Amerikë. Edhe sepse Shqipëria e ka harruar fare këto 23 vjet demokraci sikundër e luftoi dhe e përndoqi për 46 vjet me Hoxhën.

Kosova ka një qasje më të mirë me Draft-Strategji për Mërgatën dhe një program në vazhdimësi për të forcuar lidhjet Vëndlindje-Mërgatë jo vetëm në Europë por edhe duke e parë Mërgatën Shqiptare një e të pandarë me Shqiptarët e trojeve Shqiptare.

Rasti më i fundit këtë Dhjetor 2013 është projekti që u bashkëkuvendua nga Ministria e Diasporës së Kosovës për rrjetëzimin e bizneseve me pronësi të origjinës Shqiptare në Europë dhe Amerikë. Janë shembuj realë dhe frymëzues. Që Mërgata Shqiptare të investojë më mirë në çdo qytet Shqiptar të Shqipërisë Natyrale.

Ne në Amerikë rrojmë me orën e Shqipërisë Natyrale! Na vjen shumë keq për çka ndodh keq me Shqiptarët edhe kur fajin më shumë e kanë shtetarët Shqiptarë edhe kur e kanë fqinjët apo edhe faktori ndërkombëtar. Sepse edhe diplomacia Europiane nuk është e kulluar, apo edhe sepse ne Shqiptarët e sotëm nuk dimë të bëjmë diplomaci për Shqipëri e komb, sepse sillemi si provincialë si në Bruksel dhe New York apo Uashington ku përcaktohen fate të Shqiptarëve të Ballkanit.

Ndërkohë, në New York shoqatat e Dibrës më 20 Dhjetor 2013 i ftuan dhe bashkuan në protestë para Kombeve të Bashkuara drejtues dhe Shqiptarë veprimtarë të shoqatave më në zë të Shqiptarëve të Amerikës si të Dibrës, VATRA, AACL, Albanian Roots, Ana e Malit, Forumi për Demokraci etj, për ti bërë të qartë opinionit ndërkombëtar se po shkelen Konventa Ndërkombëtare për devijimin e rrjedhës së lumit Radika nga derdhja në Adriatik.

Fill pas kësaj në Shqipëri më datën 26 dhe 27 Dhjetor 2013 sipas të përditshmeve Panorama, Dita dhe Tema deputeti Bogdani nxori një material sekret nga mbledhja e komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me kërkesën e Maqedonisë dhe Greqisë e devijimit të lumenjve Radikë dhe Vjosë nga shtetet fqinje?! Duke mos cekur rëndësinë e sekretit, u pa se sekreti kishte dalë për këtë projekt anti-Shqiptar që disa javë më parë, sepse në rrjetet sociale Shqiptarët e Amerikës ndjeheshin të shqetësuar për fatin e vëndlindjes së tyre, (Dibrës).

Protesta e Mërgatës në New York për këtë qëllim e dha efektin e saj edhe si një thirrje për qeveritë Shqiptare apo Shqiptarët shtetformues në Maqedoni që të mos lëshojnë pe në dëm të interesave kombëtare.

Por, nga ana tjetër është edhe mbështetje e pastër për shtetarët Shqiptarët lokalë apo qëndrorë të Shkupit dhe Dibrës.

Si ka mundësi që media Shqiptare në Tiranë nuk e vë në dijeni publikun Shqiptar për çdo të mirë që manifeston apo prosteston Mërgata Shqiptaro-Amerikane? Ku është misioni kombëtar i medies?

Apo ju duken pak TV-ve apo gazetave të financuara nga pushteti i Tiranës veprimtaritë përfaqësuese të Mërgatës në Amerikë? Pra, çalon dhe shumë bile promovimi i Mërgatës. Herë-herë biem në siklet se më shumë vlerësohet nga klasa politike e Tiranës klientela e biznesit në Amerikë se sa ndonjë shoqatë atdhetare që nuk ta mbush shumë synë se nuk ka emër në Shqipëri. Sepse mirëorganizimi dhe përbashkimi me bashkëkuvendim apo veprimtari të përbashkëta të Mërgatës e rrit frymëzimin për një qëndrim të pastër kombëtar të shteteve Shqiptare.

Ne e shohim mbështetjen me media dhe njëherësh vetëveprimin si një lloj fryti të bashkëkuvendimit të përditshëm, të hapur e të lirë midis Mërgatës së Amerikës dhe Shqiptarëve kudo.

Disa syresh mund të thonë që Shqiptarët e Ballkanit kanë dy shtete tani e më ndryshe duket sensibilizimi për bashkëpunim. Unë prapë them se nuk  e ka në axhendë Shqipëria Mërgatën e Shqiptarëve të Amerikës. Herë-herë zë vënd folklorizmi dhe ahengu në Amerikë ku janë të pranishëm dhe shtetarët Shqiptarë si mundësi promovimi e përfitimi personal të tyre. Por, po u ftoh kombëtarizmi Shqiptar në Amerikë prej asimilimit e keqdrejtimit a mosprogramimit të një platforme programore të përbashkët edhe ndihma morale dhe diplomatike e Mërgatës Shqiptare për vëndlindjen do të jetë e pakët dhe e vakët.

Historikisht Mërgata ka bërë më shumë për Shqipërinë edhe ka patur hallet e saj bashkuese e ndarëse, që kur hyri Zogu e Hoxha në pushtet.

Por nuk duhet të harrojmë se Amerika e merr në konsideratë mendimin dhe vetëveprimin e Shqiptarëve të Amerikës për fatet e kombit Shqiptar. Dhe kjo nuk do fakte. Por ajo që shohim në realitet se çfarë ndodh me Mërgatën dhe me vëndlindjen duken gati-gati po njëlloj.

Ka më shumë vendnumëro dhe përgjumje kur bie fjala për të rizgjuar fuqinë e përbashkimit të Mërgatës në Amerikë. Kjo do të ndodhë kur vetë Mërgata e Amerikës të ulet këmbëkryq me të gjithë faktorët e saj aktivë, individë apo organizata kombëtarë dhe fetare e të sjellë në skenën e së ardhmes Kuvendin e parë të Shqiptarëve të Amerikës për të përcaktuar qartë prioritetet e këtij shekulli për fuqizimin e saj dhe të Identitetit Kombëtar.

Sepse do të frymëzojmë më shumë një ardhmëri më të kthjellët për fatin e përbashkuar të kombit Shqiptar që i kërcënohen me ligj e presion policor simbolet në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Nëse duam që me të vërtetë të jemi në krah të Shqiptarëve të Ballkanit me aksion të plotë kombëtar, bashkëkuvendues e bashkëveprues duhet të reflektojmë të gjithë njeherësh në New York, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Filed Under: Komunitet Tagged With: artur vrekaj, bukuria e perbashkimit

SHBA: Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës në Borë 2014

December 27, 2013 by dgreca

Duke ndjekur rrugën e mëparshme këta sifidantë kanë krijuar vepra mbresëlënëse dhe të mrekullueshme të cilat me siguri edhe këtë vit do të jenë të këtilla. Të “armatosur” me thika,”sopata dhe lopata” të mprehta dhe të veshur si alpinistët për t’u mbrojtur nga të ftohtit, dhe bora ata kanë nisur për të realizuar vepra unike dhe të rralla të cilat fund javën e muajit janar 2014 do ti ekspozojnë për konkurim/

Nga BEQIR SINA, New York/

Breckenridge – Colorado :   Në Kolorado të SHBA për dy dekada me radhë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës në Borë . Skulptorët e nga mbarë bota të pasionuar pas këtij arti të bukur natyror do të vihen përsëri në provë për të krijuar një art ndryshe, në kushte ndryshe dhe temperatura ndryshe.

Duke ndjekur rrugën e mëparshme këta sifidantë kanë krijuar vepra mbresëlënëse dhe të mrekullueshme të cilat me siguri edhe këtë vit do të jenë të këtilla. Të “armatosur” me thika,”sopata dhe lopata” të mprehta dhe të veshur si alpinistët për t’u mbrojtur nga të ftohtit, dhe bora ata kanë nisur për të realizuar vepra unike dhe të rralla të cilat fund javën e muajit janar 2014 do ti ekspozojnë për konkurim.

Janari vjen në Kolorado – SHBA, gjithmonë këto vitet e fundit me Festivalin e Skulpturave me Borë. Festivali i 20të “Snow Sculpture 2014″, thuhet se do të mbahet në malet Breckenridge në Colorado, ku punimet më pas kanë për të u vendosura në zonën rreth qendrës atraktive dimërore Riverwalk, e cila ndodhet breg lumit në segmentin e rrugës 150 West Adams Avenue. Skulpturat e konkursit janë të vendosura në Riverwalk Center dhe një pjesë e tyre janë vendosur mbi ” lëndinën”  e mbuluar me borë, në veri të Qendrës Riverwalk përtej bregut të lumit Blue Plaza – ngjitur në Main Street . .   Ky festival është një kujtim i përhershëm dhe nostaligjik, i cili zbulon artin e bukur të skulpturave në borë. Ajo na kjuton pakëz edhe atë fëmijërinë tonë, përfshirëjen tonë në atë gëzimin për të luajtur me topa bore dhe skalitur Babagjyshin e Vitit të Ri, në oborrin e shtëpisë tonë.

Kurse në lidhje me ekipet pjesëmarrse dhe shumë të dhëna të tjera interesante ju do të njoftoheni shkruan organizatori në faqen e tyre të internetit do ti gjeni në flet-palosjet e qendrës atraktive Qendra Riverwalk . Për më shumë informacion shikoni edhe informacionin vendosur në www.townofbreckenridge.com selinë e kësaj ekspozite e cila zbulon 20 vitet e fundit të kampionatit Ndërkombëtar të Skulpturave në Borë.  Por, thuhet në njoftim “Mos harroni të votoni- vota juaj është përcaktuese!”. Votoni për skulpturën tuaj të preferuar në “Choice Vote of People” . Votimi ndodh gjatë gjithë javës së ekspozimit të skulpturave duke filluar nga dita e diel, 27 janar 2014 . 1 dollar donacion merr një votë dhe shkon direkt në mbështetjen kampionatit Ndërkombëtar të Skulpturave në Borë dhe qendrës atraktive dimërore Riverwalk – Kolorado   .
Kjo qender spektakolare Qendra Riverwalk, është quajtur Fshati i Akullt. Çdo gdhendje është ndërlikuar dhe është një art më vete, ka janë të skalitura, kështjella, pamje nga qytet, kafshë, statuja dhe figura të tjera gjigande me ngjyra të ndezura dhe kombinuar në disa raste me pak blu. Skulptura përfaqësojnë shumë nga vendet e mbështetësve të kampionatit.   Nga që numëri është i madh i vizitorëve të gjithë duhet të zabatojnë me shumë përpikmëri rregullat që ofrojnë organizatorët në qendrën atraktive Qendra Riverwalk . Ata thonë :”Ju lutemi të jeni kur të vini këtu të vetëdijshëm se kjo qendër është një mjedis me shtresë të lartë me dëborë alpine . Vishuni me rroba të ngrohta dhe në mënyrë të përshtatshme me këpucë të larta jo rrëshkitëse .

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT